❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan

Ashtu si dy vite më parë në muajin korrik 2023, kur qeveria miratoi rritjen e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës deri në 76%, nga Ministria e Financave janë propozuar çmimet e reja të referencës për të gjitha rrethet në rang vendi deri në 3-fishim të tyre në Durrës.

NĂ« projektligjin “PĂ«r miratimin e metodologjisĂ«, rregullave dhe procedurave pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme “ndĂ«rtesa”, llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e saj”, propozohet ndryshimet e çmimeve tĂ« referencĂ«s pĂ«r tĂ« gjitha qarqet e ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rjashtuar 32 zonat kadastrale tĂ« TiranĂ«s dhe njĂ«sitĂ« administrative, çmimet e tĂ« cilave ndryshuan nĂ« muajin korrik 2023.

Projektligji është publikuar në konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe parashikohet të nisë zbatimin nga 1 janari 2026.

Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për Qarkun e Durrësit në vlerën e 200,000 lekëve për metër katror për zonën kadastrale nr.13 nga 67,500 që ishte më parë çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës. Kjo zonë është në Portin e Durrësit, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve.

DurrĂ«s Marina arkĂ«toi 22 milionĂ« euro nĂ« vitin 2023 nga shitja e apartamenteve “nĂ« ajĂ«r”

Referuar tabelave të publikuara në projektligj dhe referuar çmimeve të referencës të miratuara në 2019, në Durrës çmimet e referencës janë deri trefishuar.

PĂ«r DurrĂ«sin dhe shumĂ« qytete kryesore tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Ministria e Financave ka propozuar pĂ«r disa ndarje zonash kadastrale me çmime tĂ« ndryshme, nga njĂ« çmim tĂ« vetĂ«m qĂ« kishin mĂ« parĂ« tĂ« gjitha rrethet. Diferenca bĂ«hej vetĂ«m me kryeqytetin, i cili Ă«shtĂ« i ndarĂ« nĂ« 32 zona kadastrale. Çmimi mĂ« i lirĂ« nĂ« DurrĂ«s Ă«shtĂ« propozuar pĂ«r zonĂ«n kadastrale 8 nĂ« vlerĂ«n 45 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror.

Ndërsa në zonën 6 është propozuar çmim 140 mijë lekë për metër katror, për zonën 1 çmimi i propozuar është 124 mijë për metër katror dhe zona 10 kadastrale do të jetë me referencë 100 mijë lekë.

Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamëz. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.

Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që variojnë nga 45 mijë, 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me 2019.

Ndërsa krahasuar me çmimin e zonës së re përfshihet më vetë për herë të parë siç është ishulli i Sazanit (ku për Vlorën çmimi i propozuar në Sazan është më i larti), rritja rezulton 223%. Në Sazan pritet të ndërtohet projekti prej1.4 miliard euro, nga kompania Affinity Partners e sipërmarrësit Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump.

Projekti i Sazanit merr statusin Investitor Strategjik, resorti 1.4 mld euro, shteti pjesëmarrës

Ndërsa çmimi i propozuar për Rradhimën është 90 mijë lekë për metër katror me rritje 45,6% nga çmimi i mëparshëm që ka pasur Vlora. Në Orikum çmimi i ri propozohet 61 mijë lekë për metër katror me rritje 2%.

Saranda propozohet tĂ« ndahet nĂ« 5 zona kadastrale nga njĂ« tĂ« vetĂ«m qĂ« kishte mĂ« parĂ«. Çmimet e reja variojnĂ« nga 65 mijĂ« deri nĂ« 100 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror nga 60 mijĂ« qĂ« ishte mĂ« parĂ«. Rritje rreth 79%.

Në Fier, rritja e çmimeve varion nga 8 në 22%.

Në Elbasan referenca janë shtrenjtuar nga 5 deri në 20%.

Në Korçë, Zona 1 ka shtrenjtimin më të lartë me 44.3%, duke arritur në 70 mijë lekë, nga 48,500 lekë që ishte më parë referenca për gjithë Korçën.

Në Shkodër, Zona 6 është rritur me gati 30% në 70 mijë lekë për metër katror.

Për hatën e zonave kliko në link: https://albania-satellit.maps.arcgis.com/apps/dashboards/0c30f657437240d1820039d914a88e85

 

 

The post Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan appeared first on Revista Monitor.

Rivlerësimi i pronave me tatim 5%, Ministria e Financave hedh për konsultim projektligjin

Ministria e Financave ka hedhur pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurisĂ« sĂ« paluajtshme”, qĂ« pritet tĂ« fillojĂ« vitin e ardhshĂ«m.

Projektligji parashikon që gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme kanë të drejtë që, nga data 1 Janar 2026 deri në datën 30 shtator 2026, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut.

Kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë procesuar brenda datës 30 shtator 2026, do të konsiderohen si objekt rivlerësimi, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet deri në datë 31 dhjetor 2026.

Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi propozohet të jetë sa 5% e bazës së tatueshme, e shprehur si diferenca mes vlerës së mëparshme të pronës dhe vlerës së re të saj, që do të dalë nga rivlerësimi.

Rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.

Zyrat vendore tĂ« AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s do tĂ« pĂ«rllogarisin bazĂ«n e tatueshme, e cila llogaritet si diferencĂ« ndĂ«rmjet vlerĂ«s sĂ« pasqyruar nĂ« akt ekspertimi, e cila nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« e vogĂ«l se çmimet minimale fiskale nĂ« fuqi nĂ« momentin e vlerĂ«simit, dhe vlerĂ«s sĂ« regjistruar tĂ« pasurisĂ« ose vlerĂ«s sĂ« rivlerĂ«suar sipas ligjeve tĂ« mĂ«parshme tĂ« rivlerĂ«simit dhe pĂ«r tĂ« cilin Ă«shtĂ« paguar tatimi. Çmimi minimal fiskal do tĂ« llogaritet sipas dispozitave tĂ« UdhĂ«zimit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t mes ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r financat dhe AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s, nr. 34, datĂ« 29.12.2023 “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat nga tjetĂ«rsimi i pasurive tĂ« paluajtshme”. ASHK gjithashtu do tĂ« llogarisĂ« vlerĂ«n e tatimit qĂ« duhet tĂ« paguajĂ« individi pĂ«r ta regjistruar kĂ«tĂ« rivlerĂ«sim.

Në rast se individi zgjedh që rivlerësimi të kryhet nga ASHK, me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt duhet të shprehet në formularin që i bashkëlidhet aplikimit të tij për rivlerësim.

Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë, si vlerë regjistrimi, në ASHK, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë.

PĂ«r rastet e kalimit tĂ« sĂ« drejtĂ«s sĂ« pronĂ«sisĂ« mbi pasuritĂ« e paluajtshme, nĂ« zbatim tĂ« ligjit “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat”, tĂ« bĂ«rĂ« pas rivlerĂ«simit, tatimi do tĂ« llogaritet sipas normave nĂ« fuqi mbi fitimin e realizuar, si diferencĂ« e vlerĂ«s, nĂ« momentin e kalimit tĂ« sĂ« drejtĂ«s sĂ« pronĂ«sisĂ«, me vlerĂ«n e rivlerĂ«suar, pĂ«r tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« paguar tatimi.

Gjithashtu, personat juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda datës 30 shtator 2026, rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive.

Diferenca ndërmjet vlerës që rezulton nga rivlerësimi, me vlerën kontabël të pasurisë, do të reflektohet në pasqyrat financiare të vitit 2026.

Shkalla e tatimit edhe për personat juridikë, do të jetë sa 5% e diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.

Objekt i këtij ligji  do të jetë edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuara. Megjithatë, procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për këtë kategori të pronave do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme ka ngelur pezull prej më shumë se një viti. Në maj të vitit të kaluar, deputetja Blerina Gjylameti pati depozituar në Kuvend një projektligj, ku propozonte rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me një tatim prej 3%.

Megjithatë, ky propozim nuk gjeti mbështetjen e qeverisë që vendosi se rivlerësimi do të bëhet me një tatim prej 5%, por vetëm pas miratimit të çmimeve të reja të referencës.

The post Rivlerësimi i pronave me tatim 5%, Ministria e Financave hedh për konsultim projektligjin appeared first on Revista Monitor.

Udhëtoni në zemrën e qytetërimeve të lashta

Nga piramidat e Egjiptit te rrënojat e mbuluara nga xhungla në Angkor Wat, nga qyteti-shkëmb i Petra-s në Jordani te jeta e përditshme romake e ruajtur në Pompeii, këto vende të lashta nuk janë thjesht mrekulli arkeologjike.

Ata na kujtojnë kush kemi qenë dhe çfarë mund të mësojmë për të ardhmen. Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë për destinacionet e jashtëzakonshme që ia vlejnë të vizitohen të paktën një herë.

1. Piramidat e Gizës, Egjipt

Monumente madhështore të shekullit XXVI p.e.s. që ndodhen pranë qendrës urbane të Kairos. Vizitojini herët në mëngjes për të shmangur nxehtësinë dhe turmat.

Merrni një udhërrëfyes për të kuptuar më mirë historinë dhe për të shmangur shitësit informalë. Përfshini në vizitë edhe Muzeun e ri Egjiptian të sapohapur.

2. Chichén Itzå, Meksikë

Një nga vendet e ruajtura më mirë të qytetërimit Maja. Piramida e Kukulkån është një kalendar prej guri me 365 shkallë.

Vizita bëhet më domethënëse kur përqendroheni te simbolika dhe mënyra e jetesës së banorëve të dikurshëm.

3. Angkor Wat, Kamboxhia

Kompleksi më i madh fetar në botë, i shekullit XII. Vizitoni tempullin Bayon në mesditë për qetësi, dhe Ta Prohm në pasdite për dritën magjike mes xhunglës.

Blerja e një bilete tre-ditore dhe marrja me qira e një biçiklete është mënyra më e mirë për të eksploruar të gjithë parkun.

4. Akropoli, Greqi

Qendra simbolike e qytetërimit perëndimor. Parthenoni dhe muzeu përballë tij sjellin në jetë demokracinë, filozofinë dhe arkitekturën klasike.

Vizitojeni nĂ« mĂ«ngjes ose nĂ« mbrĂ«mje pĂ«r tĂ« shmangur temperaturat e larta. NjĂ« udhĂ«rrĂ«fyes vendas do t’ju ndihmojĂ« tĂ« kuptoni mitet dhe historinĂ«.

5. Pompeii, Itali

Një dritare në jetën e përditshme romake të vitit 79 të erës sonë. Mund të ecni mes rrugëve me kalldrëm, të shihni mure të dekoruara me afreske, furrat e bukës dhe tregjet.

Një përvojë unike që sjell në jetë përditshmërinë e një qyteti romak, me detaje që rrallë gjenden gjetkë. Vizitoni herët për të shmangur turmat dhe për të shijuar qetësinë e rrënojave.

6. Petra, Jordani

Qyteti i lashtë i Nabateanëve është një mrekulli e gdhendur në shkëmb. Përvoja e parë përballë Thesarit (al-Khazneh) është e paharrueshme.

Vizitoni Manastirin nĂ« mbrĂ«mje pĂ«r ndriçim pĂ«rrallor. Mund tĂ« hyni edhe pĂ«rmes “derĂ«s sĂ« pasme”, njĂ« shteg qĂ« zgjat 2-3 orĂ« nga Little Petra.

7. Machu Picchu, Peru


Qyteti inka në majë të Andeve është një kryevepër arkitekturore e harmonizuar me natyrën dhe kozmosin. Me ndërtesa prej guri të përpunuar me saktësi, terasa bujqësore dhe sistem ujësjellës, ai dëshmon për mjeshtërinë arkitekturore dhe inxhinierike të civilizimit inka.

Pozicionimi i tij sipas orientimeve kozmike e shton misterin dhe madhështinë. Për një përvojë më të plotë, përfshini edhe vizitën në Cusco dhe Luginën e Shenjtë përreth. / NatGeo, Shqip.al

The post Udhëtoni në zemrën e qytetërimeve të lashta appeared first on Revista Monitor.

Shfrytëzimi i tokës bujqësore në rënie, Kosova humbi mbi 450 hektarë në 2024

Gjatë vitit 2024, sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore të shfrytëzuar në Kosovë ishte 420 228,67 hektarë, përfshirë edhe tokën e përbashkët. Krahasuar me vitin paraprak 2023, kur kjo sipërfaqe ishte 420 688,21 hektarë, vërehet një rënie prej 456,3 hektarësh.

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore për vitin 2024, të cilat tregojnë një rënie në sipërfaqen e tokës bujqësore të shfrytëzuar krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat përfshijnë edhe ndryshimet në strukturën e prodhimit bimor dhe blegtoral, duke pasqyruar zhvillimet më të fundit në sektorin bujqësor të vendit.

Rënie e sipërfaqes së tokës në shfrytëzim

Sipas ASK-së, gjatë vitit 2024 janë shfrytëzuar gjithsej 420 228,67 hektarë tokë bujqësore, përfshirë edhe tokën e përbashkët.

Krahasuar me vitin 2023, kur kjo sipërfaqe ishte 420 688,21 hektarë, vihet re një rënie prej 456,3 hektarësh.

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore të shfrytëzuar është e dedikuar për livadhe dhe kullosa, që në vitin 2024 kanë zënë 216 534,33 hektarë apo 51,53% të sipërfaqes së përgjithshme, krahasuar me 216 979,55 hektarë në vitin 2023.

ASK njofton se kjo rënie lidhet me uljen e numrit të kafshëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në përdorimin e tokës së përbashkët.

Rritje e lehtë te drithërat dhe kulturat industriale

Toka e punueshme (arat) përbën 44,93% të tokës bujqësore, ndërsa kopshtet zënë vetëm 0,22%. Brenda kësaj sipërfaqeje, kultura kryesore mbetet drithi, i cili kultivohet në 125 274,35 ha (66,4%).

Përveç drithërave, të dhënat tregojnë këtë ndarje të kulturave të tjera:

  • BimĂ« foragjere – 37 117,13 ha (19,7%)
  • Perime nĂ« fushĂ« dhe serra – 8 914,65 ha (4,7%)
  • Patate – 3 806,07 ha (2,0%)
  • Bishtajore – 2 929,40 ha (1,6%)
  • BimĂ« industriale – 1 689,82 ha (0,9%)
  • Kultura tĂ« tjera – 2 633,81 ha (1,4%)
  • TokĂ« djerrinĂ« – 6 429,78 ha (3,4%)

Sipërfaqe të ujitura dhe të trajtuara me pesticide

Të dhënat e AEB tregojnë se në vitin 2024 janë ujitur të paktën një herë gjithsej 34 070,28 hektarë tokë, ndërsa me pesticide janë trajtuar 122 570,50 hektarë.

Kjo paraqet një shkallë të lartë të ndërhyrjes për ruajtjen dhe mbrojtjen e prodhimit bujqësor.

Rënie e lehtë e fondit blegtoral

Në sektorin e blegtorisë, vërehet një rënie e lehtë në numrin e gjedheve. Në vitin 2024, numri i tyre ishte 240 848, krahasuar me 247 493 në vitin 2023.

Në anën tjetër, është shënuar rritje e lehtë te numri i deleve, që arriti në 211 220 në vitin 2024, nga 207 123 në vitin paraprak.

Të dhëna gjithëpërfshirëse dhe metodologji europiane

Ky publikim përmbledh të dhëna për:

  • shfrytĂ«zimin e tokĂ«s bujqĂ«sore,
  • prodhimtarinĂ« bimore dhe blegtorale,
  • pĂ«rdorimin e inputeve bujqĂ«sore (plehra, pesticide),
  • therjet dhe shitjet nĂ« blegtori,
  • si dhe shpenzimet nĂ« ekonomitĂ« bujqĂ«sore.

ASK bën të ditur se metodologjia e përdorur në këtë anketë është në përputhje me rekomandimet e Eurostat-it, duke siguruar krahasueshmëri dhe standarde të larta në përpunimin e të dhënave statistikore.

“Rezultatet e vitit 2024 konfirmojnĂ« disa lĂ«vizje tĂ« lehta nĂ« sektorin bujqĂ«sor tĂ« KosovĂ«s, si nĂ« pĂ«rdorimin e tokĂ«s ashtu edhe nĂ« fondin blegtoral. RĂ«nia e tokĂ«s sĂ« shfrytĂ«zuar dhe e numrit tĂ« gjedheve, pĂ«rballĂ« njĂ« rritjeje modeste nĂ« kultura bujqĂ«sore dhe tek delet, pasqyron njĂ« situatĂ« qĂ« kĂ«rkon vĂ«mendje mĂ« tĂ« madhe institucionale pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« dhe zhvillimin rural nĂ« vend”.

 

The post Shfrytëzimi i tokës bujqësore në rënie, Kosova humbi mbi 450 hektarë në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Uria e nxitur nga ndryshimet klimatike do të ushqejë krizën e ardhshme të emigracionit

Nga Hermione Dace*

Në gjysmën e parë të vitit 2025, gati 20 mijë persona kaluan Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar me varka të vogla, një rritje 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Greqi, mbërritjet nga Libia janë rritur me 173% që nga fillimi i vitit 2024.

PĂ«r tĂ« frenuar emigracionin, udhĂ«heqĂ«sit perĂ«ndimorĂ« po forcojnĂ« kontrollet kufitare dhe po arrijnĂ« marrĂ«veshje me vendet transit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka kĂ«rkuar kontrolle mĂ« tĂ« forta nĂ« kufijtĂ« e kontinentit, ndĂ«rsa Kryeministri britanik, Keir Starmer, Ă«shtĂ« zotuar tĂ« “shkatĂ«rrojĂ« bandat” qĂ« mundĂ«sojnĂ« kalimet e paligjshme.

Ndërkohë që numri i emigrantëve ndërkombëtarë është dyfishuar që nga viti 1990, presionet aktuale të emigrimit janë vetëm një paralajmërim i asaj që pritet në të ardhmen, ndërsa ndryshimet klimatike rrezikojnë të përshpejtojnë ndjeshëm zhvendosjet. Udhëheqësit e alarmuar nga këto prirje duhet ta kuptojnë se këto janë vetëm dridhjet e para. Masat reaktive dhe afatshkurtra nuk do të jenë aspak të mjaftueshme për të ndalur valën në rritje të njerëzve të zhvendosur nga konfliktet dhe fatkeqësitë e shkaktuara nga klima.

Në vend të kësaj, qeveritë duhet të përballen me shkaqet rrënjësore të emigracionit. Më kryesorja është pasiguria ushqimore, e cila është në rritje në mbarë botën pasi ndryshimet klimatike po tronditin rëndë prodhimin bujqësor. Askund kjo situatë nuk është më kritike sesa në Afrikë, e cila sapo ka përjetuar dekadën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Në vitin 2023, Kenia pësoi thatësirën më të rëndë në 40 vjet. Vitin pasues, Afrika Jugore u përball me thatësirën më të keqe në të paktën një shekull, duke reduktuar prodhimin e misrit në Zambi dhe Zimbabve me më shumë se gjysmën. Ndërkohë, përmbytje shkatërrimtare në Sudanin e Jugut zhdukën mbi 30 milionë kafshë ferme në vitin 2024.

Këto ndërprerje janë pararendëse të një të ardhmeje më të paqëndrueshme, të karakterizuar nga goditje klimatike gjithnjë e më të shpeshta dhe më të ashpra. Nëse prirjet aktuale vazhdojnë, rendimentet e të korrave në Afrikë mund të bien me 18% deri në vitin 2050, ndërkohë që popullsia e kontinentit parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2070. Edhe në vende të tjera, produktiviteti bujqësor po bie pikërisht kur duhet të rritet ndjeshëm për të përmbushur kërkesat në rritje.

Efektet zinxhir të ndryshimeve klimatike nuk do të ndalen në kufijtë kombëtarë. Pasiguria ushqimore e shkaktuar nga klima është tashmë një nga forcat kryesore, që nxit emigrimin rekord nga zonat rurale drejt qyteteve. Me dështimin e të korrave dhe shkatërrimin e mjeteve të jetesës nga fenomenet ekstreme të motit, gjithnjë e më shumë njerëz do të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë, stabilitetit dhe mundësive. Konkurrenca në rritje për burimet në tkurrje pritet të ndezë paqëndrueshmëri politike dhe konflikte të dhunshme, duke forcuar më tej presionet e emigrimit.

Me sistemet ushqimore në kolaps, që tashmë po e vënë në provë qeverisjen dhe po testojnë qëndrueshmërinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, investimi në bujqësinë e qëndrueshme ndaj klimës është mënyra më efektive për të garantuar stabilitetin global. Për udhëheqësit perëndimorë, kjo do të thotë të ndërmarrin hapa konkretë për të zgjeruar bujqësinë e qëndrueshme ndaj klimës jashtë vendit, duke filluar nga vendosja e sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe zgjerimi i kulturave rezistente ndaj thatësirës, deri te promovimi i praktikave agro-ekologjike që ofrojnë mbrojtje nga fenomenet ekstreme të motit.

Por pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« qĂ« kĂ«to zgjidhje tĂ« jenĂ« gjerĂ«sisht tĂ« qasshme, do tĂ« nevojitet çmontimi i barrierave financiare dhe teknike qĂ« lĂ«nĂ« fermerĂ«t pa mjetet, njohuritĂ« dhe kapitalin qĂ« u nevojitet pĂ«r t’u pĂ«rshtatur.

Për këtë qëllim, politikëbërësit dhe institucionet financiare ndërkombëtare duhet të fokusohen në ndërhyrje që mund të përshkallëzohet shpejt. Për shembull, ndarja e të dhënave satelitore dhe meteorologjike do të forconte sistemet e paralajmërimit të hershëm, një burim jetik që u mundëson fermerëve dhe qeverive të ndërmarrin veprime parandaluese në kohë për të mbrojtur të korrat.

Megjithatë, këto sisteme mbeten të paarritshme për rreth 60% të popullsisë së Afrikës. Për të mbyllur këtë boshllëk, komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë qendrat rajonale të trajnimit dhe fermat-model, që kryejnë praktikat agro-ekologjike të përshtatshme. Pajisja e fermerëve me ekspertizë të tillë do të rrisë qëndrueshmërinë lokale dhe do të ndihmojë në uljen e rrezikut të investimeve private në teknologjitë bujqësore inovative, veçanërisht kur kombinohet me instrumente financimi të përzier dhe garanci publike.

Në të njëjtën kohë, qeveritë perëndimore dhe organizatat shumëpalëshe duhet të përmbysin rënien dhjetëvjeçare të financimeve publike për kërkimin dhe zhvillimin në bujqësi, që ka dobësuar zinxhirin global të inovacionit pikërisht kur rreziqet klimatike po rriten. Siç thekson dokumenti më i fundit i Institutit Tony Blair, megjithëse kërkimi për kultivarë të qëndrueshëm ndaj klimës ka përparuar në vendet me të ardhura të larta, ai rrallëherë arrin te fermerët në ekonomitë në zhvillim, ku stimujt tregtarë janë të kufizuar.

NjĂ« zgjidhje premtuese janĂ« angazhimet pĂ«r tregje tĂ« sigurta, njĂ« mekanizĂ«m qĂ« u mundĂ«son qeverive dhe institucioneve ndĂ«rkombĂ«tare si Banka BotĂ«rore, tĂ« krijojnĂ« njĂ« treg pĂ«r produkte tĂ« caktuara duke u zotuar t’i blejnĂ« ose subvencionojnĂ« sapo tĂ« zhvillohen. Zbatimi i kĂ«tij modeli pĂ«r kulturat e qĂ«ndrueshme ndaj klimĂ«s mund tĂ« ndihmojĂ« nĂ« çlirimin e investimeve tĂ« nevojshme pĂ«r zgjerimin e tyre, duke u dhĂ«nĂ« pĂ«rfitime fermerĂ«ve nĂ« AfrikĂ« dhe mĂ« gjerĂ«.

Me rritjen e popullsisë që shton kërkesën për tokë bujqësore, sistemet ushqimore të sotme nuk mund të përmbushin nevojat e së nesërmes pa inovacion të guximshëm dhe vullnet politik. Kuadrot rregullatore duhet të bëhen më të përshtatshëm dhe të ndryshojnë më shpejt, duke lejuar miratimin dhe adoptimin më të shpejtë të teknologjive të gjeneratës së ardhshme si bujqësia e saktë, kulturat e modifikuara gjenetikisht dhe ushqimet alternative për kafshët. Me kërkesën globale për zgjidhje në rritje, vendet që veprojnë shpejt do të jenë më të pozicionuara për të përfituar ekonomikisht.

Forcimi i qëndrueshmërisë bujqësore nuk është thjesht një çështje zhvillimi; në një epokë katastrofash gjithnjë e më të shpeshta të lidhura me klimën, është një domosdoshmëri gjeopolitike. Forcimi i kufijve përballë rritjes së emigracionit dhe kërkesave për azil, mbetet një zëvendësim i kushtueshëm dhe joefikas për përballimin e shkaqeve të thella të zhvendosjes, paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë ushqimore. Pa një qasje thelbësisht ndryshe, presionet aktuale të emigracionit do të përshkallëzohen në një krizë, që asnjë qeveri nuk do të mund ta përballojë.

 

*Hermione Dace është këshilltare për politika në Institutin Tony Blair për Ndryshim Global.

 

Copyright: Project Syndicate, 2025.

[www.project-syndicate.org](http://www.project-syndicate.org)

The post Uria e nxitur nga ndryshimet klimatike do të ushqejë krizën e ardhshme të emigracionit appeared first on Revista Monitor.

Përdorimi i internetit për qëllime kulturore në Shqipëri i kufizuar, shohin kryesisht vetëm lajmet

Edhe pse interneti është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, përdorimi i tij për qëllime kulturore dhe blerje të përmbajtjeve dixhitale në Shqipëri mbetet relativisht i kufizuar krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se shqiptarët janë më aktivë në leximin e lajmeve online (73%) dhe në dëgjimin e muzikës në internet (54%), ndërsa përdorimi për argëtim vizual apo interaktiv, si shikimi i videove (50%) apo lojërat online (28%), është më i ulët se mesatarja europiane.

Kur bëhet fjalë për blerjen e produkteve apo shërbimeve kulturore në internet, përqindjet janë edhe më modeste. Vetëm një numër i vogël përdoruesish paguan për abonime në platforma muzikore apo televizive, për të shkarkuar lojëra apo për të blerë bileta për evente. Megjithatë, vërehet një interes disi më i lartë për shërbimet e transmetimit të lojërave (gaming), ku Shqipëria lë pas disa vende të rajonit.

Bazuar në të dhënat e Eurostat në Shqipëri 73% e përdoruesve të internetit në Shqipëri lexojnë lajme online, faqe gazetash ose revista informative. 28% luajnë ose shkarkojnë lojëra në internet. 54% dëgjojnë muzikë online, përfshirë radio në internet ose platforma streaming. 50% shikojnë TV apo video të transmetuara përmes internetit.

Shifrat tregojnë se shqiptarët kanë një përfshirje të kufizuar në tregun dixhital të produkteve kulturore, veçanërisht në krahasim me mesataren e BE-së, ku 30% e përdoruesve kanë abonime për filma ose sporte, dhe 21% për muzikë.

Vetëm një përqindje e vogël e përdoruesve raportoi blerje të tilla:

  • 7% blenĂ« bileta pĂ«r evente.
  • 5% paguan pĂ«r abonim nĂ« platforma muzikore streaming.
  • 6% paguan pĂ«r abonim nĂ« platforma pĂ«r filma, seriale ose sporte.
  • 5% paguan pĂ«r akses nĂ« faqe lajmesh online, gazeta elektronike ose revista.
  • 7% paguan pĂ«r njĂ« shĂ«rbim streaming tĂ« lojĂ«rave (gaming).

Në Europë

Në vitin 2024, njerëzit në Bashkimin Europian përdorën gjerësisht internetin për qëllime kulturore. Aktiviteti më i zakonshëm ishte shikimi i TV-së ose videove online, i raportuar nga 79% e përdoruesve të internetit. Më pas vinin leximi i faqeve të lajmeve online, gazetave apo revistave informative (70%), dëgjimi ose shkarkimi i muzikës (65%) dhe luajtja apo shkarkimi i lojërave (34%).

Përqindjet më të larta të përdoruesve të internetit që shikonin TV ose video online u regjistruan në Holandë dhe Finlandë (të dyja me 96%) dhe në Qipro (94%), ndërsa më të ulëtat u vunë re në Rumani (44%), Bullgari (55%) dhe Sllovaki (63%).

Leximi i lajmeve online (nga faqe interneti, gazeta apo revista) u raportua nga 91% e pĂ«rdoruesve tĂ« internetit nĂ« Çeki, 90% nĂ« FinlandĂ« dhe 89% nĂ« Qipro. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, pĂ«rqindjet mĂ« tĂ« ulĂ«ta ishin nĂ« Rumani (50%), FrancĂ« (56%) dhe Itali (62%).

Më shumë se një e treta e përdoruesve blenë produkte dhe shërbime kulturore online
Në vitin 2024, 36% e përdoruesve të internetit në Bashkimin Europian blenë një formë të caktuar të produkteve apo shërbimeve kulturore online.

Abonimet ishin veçanërisht të përhapura, sidomos ato për filma, seriale dhe shërbime transmetimi sportiv (30%) si dhe për platforma muzikore streaming (21%).

Një në katër përdorues interneti (25%) bleu bileta për evente.

Sa i përket zakoneve të leximit, librat, revistat dhe gazetat e printuara (16%) ishin më të preferuara sesa librat elektronikë dhe audiolibrat (7%).

Gjithashtu, përdoruesit e internetit paguan për të shkarkuar programe kompjuterike (11%), lojëra (10%) dhe një pjesë më e vogël bleu kopje fizike të përmbajtjeve të tjera audiovizive si muzikë, filma apo seriale (6%)./ E.Zito

 

The post Përdorimi i internetit për qëllime kulturore në Shqipëri i kufizuar, shohin kryesisht vetëm lajmet appeared first on Revista Monitor.

Bujqësia në krizë, por fondet në ulje deri në 2027 në raport me madhësinë e buxhetit

Sektori i bujqësisë ka hyrë në vitin e pestë të krizës më 2025, me rënie të prodhimit, punësimit dhe për më tepër duke dhënë ndikim negativ zinxhir në çmimet e produkteve jetike, ushqimeve të shportës.

Të dhënat nga Ministria e Financave në buxhetin afatmesëm 2025-2027 tregojnë një panoramë shqetësuese për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri.

Edhe pse ky sektor është një ndër më të rëndësishmit për ekonominë shqiptare, si burim i punësimit, ushqimit dhe zhvillimit të zonave rurale, trendi i financimit buxhetor nuk e pasqyron këtë peshë. Por përkundrazi kanë tendencë të qartë rënëse.

Fondet e parashikuara për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rriten lehtësisht nga 14.1 miliardë lekë në vitin 2024 në 15.5 miliardë lekë në vitin 2027, por ndërkohë ka një ulje progresive të përqindjes së shpenzimeve për bujqësinë si pjesë e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe totalit të shpenzimeve buxhetore.

Nga 0.58% të PBB që ishin shpenzimet për bujqësinë më 2024 ato do të jenë  0.54% të PBB-së në vitin 2027. E njëjta tendencë vihet re edhe në raport me shpenzimet e përgjithshme të qeverisë, ku shpenzimet për bujqësinë  nga 1.92% e totalit te shpenzimeve buxhetore me në 2024, do të bien në 1.75% në vitin 2027.

Rënia e fondeve për Bujqësinë në raport me madhësinë e buxhetit është problematike, duke pasur parasysh se bujqësia në Shqipëri po përballet goditjet e klimës, mungesa të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.

Ndërkohë që qeveria e Shqipërisë sinjalizon një mungesë vëmendjeje për sektorin, vende të tjera të rajonit po investojnë ndjeshëm për ta përforcuar atë si një bazë të qëndrueshme ekonomike dhe sociale.

Nënfinancimi i vazhdueshëm rrezikon jo vetëm të thellojë krizën e bujqësisë në Shqipëri, por edhe të zbehë mundësitë për zhvillim rural të qëndrueshëm, frenimin e emigrimit nga zonat rurale dhe garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë 15.5% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 32 % të totalit me 2023, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale.

Rënia e bujqësisë po krijon varësi më e madhe nga importet e ushqimeve, çka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale.

Ky zhvillim lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Bujqësia në krizë, por fondet në ulje deri në 2027 në raport me madhësinë e buxhetit appeared first on Revista Monitor.

SHBA dhe Japonia bien dakord për një marrëveshje tregtare

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba thotĂ« se do tĂ« “shqyrtojĂ« detajet”, ndĂ«rsa presidenti amerikan shpall tarifĂ«n 15%

 

Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanĂ« rĂ«nĂ« dakord pĂ«r kushtet e njĂ« marrĂ«veshjeje tregtare “gjigante” me JaponinĂ«, qĂ« do tĂ« vendosĂ« tarifa 15% pĂ«r mallrat e importuara nĂ« SHBA nga ekonomia e katĂ«rt mĂ« e madhe nĂ« botĂ«.

Tarifa 15% është më e ulët se 25%, që ai kishte kërcënuar më herët këtë muaj, por më e lartë se norma 10 % që ishte në fuqi gjatë negociatave mes vendeve.

Këto tarifa më të larta tregojnë se Trump është i gatshëm të mbajë tarifa të ngritura edhe për aleatë të mëdhenj të SHBA-së, ndërsa përshkallëzon politikën e tij agresive tregtare. Dhjetëra vende kanë afat deri më 1 gusht për të arritur një marrëveshje, pas së cilës Trump ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa më të larta.

Japonia do tĂ« ishte ekonomia mĂ« e madhe, qĂ« ka arritur njĂ« marrĂ«veshje me SHBA-nĂ« qĂ« nga shpallja e tarifave “reciproke” tĂ« Trump nĂ« prill.

Presidenti amerikan tha se Japonia do tĂ« “hapĂ«â€ tregjet e saj pĂ«r makinat dhe orizin amerikan, çështje kĂ«to qĂ« kishin qenĂ« pengesa gjatĂ« negociatave mes dy aleatĂ«ve tĂ« ngushtĂ«.

“Sapo pĂ«rfunduam njĂ« marrĂ«veshje gjigante me JaponinĂ«, ndoshta marrĂ«veshja mĂ« e madhe e bĂ«rĂ« ndonjĂ«herĂ«,” shkroi Trump nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social tĂ« martĂ«n vonĂ«. “Japonia do tĂ« hapĂ« vendin e saj pĂ«r tregti, pĂ«rfshirĂ« makina dhe kamionĂ«, oriz dhe disa produkte tĂ« tjera bujqĂ«sore, si dhe gjĂ«ra tĂ« tjera. Japonia do t’i paguajĂ« SHBA-sĂ« tarifa reciproke 15%.”

Trump nuk sqaroi nëse Japonia do të përfitonte ndonjë lehtësim për importet e makinave apo për tarifën 50% që SHBA-ja ka për çelikun dhe aluminin.

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba tha se JaponisĂ« do t’i ulen tarifat pĂ«r makinat nĂ« 15%, nga 25%, pa ndonjĂ« kuotĂ« pĂ«r sasinĂ« e importeve.

“Kemi arritur tĂ« sigurojmĂ« uljen e tarifave pĂ«r automjetet dhe pjesĂ«t e automjeteve pa kufizime sasiore, pĂ«rpara pjesĂ«s tjetĂ«r tĂ« botĂ«s,” tha ai.

Një zyrtar amerikan konfirmoi se SHBA do të ulte tarifën për automjetet dhe pjesët japoneze në 15%.

Sektori automobilistik është shtyllë e ekonomisë japoneze dhe përbën pjesën më të madhe të suficitit tregtar prej 63 miliardë dollarësh që Japonia ka me SHBA-në.

Aksionet e prodhuesve japonezë të makinave u rritën ndjeshëm, me Toyota dhe Honda që fituan 9%, ndërsa Subaru, Mitsubishi Motors dhe po ashtu Subaru shënuan mbi 12% rritje.

Jeni u dobësua me 0.1% në 146.8 jen për dollar pas njoftimit të Trump, pasi ishte rritur më parë gjatë ditës. Indeksi kryesor i Japonisë, Topix, u rrit me 2.1% në fillim të tregtimit në Tokio.

“Prodhuesit amerikanĂ« tĂ« automjeteve ende duhet tĂ« shqyrtojnĂ« detajet e marrĂ«veshjes SHBA-Japoni, por çdo marrĂ«veshje qĂ« vendos tarifa mĂ« tĂ« ulĂ«ta pĂ«r importet japoneze me pĂ«rmbajtje thuajse zero amerikane sesa pĂ«r automjetet e ndĂ«rtuara nĂ« AmerikĂ«n e Veriut me pĂ«rmbajtje tĂ« lartĂ« amerikane, Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje e keqe pĂ«r industrinĂ« dhe punĂ«torĂ«t amerikanĂ«,” tha Matt Blunt, president i KĂ«shillit tĂ« Politikave tĂ« Automjeteve Amerikane, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son Ford, GM dhe Stellantis.

Negociatori kryesor japonez, Ryosei Akazaëa, ka zhvilluar tetë raunde bisedimesh me homologët e tij, përfshirë Sekretarin amerikan të Tregtisë Howard Lutnick dhe Sekretarin e Thesarit Scott Bessent, për të arritur një marrëveshje.

SHBA njoftoi një marrëveshje me Britaninë e Madhe më herët këtë verë dhe javën e kaluar tha se kishte arritur një marrëveshje me Indonezinë. Po ashtu, ka rënë dakord për uljen e tarifave me Kinën dhe ka njoftuar marrëveshje me Vietnamin dhe Filipinet, ndonëse nuk është publikuar ndonjë tekst i shkruar për këto të fundit.

Trump tha të martën se Japonia do të investojë mbi gjysmë trilion dollarë në SHBA, pa dhënë detaje se kush do ta bëjë investimin dhe në çfarë afati kohor.

“Japonia do tĂ« investojĂ«, sipas udhĂ«zimeve tĂ« mia, 550 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara,” tha ai, duke pretenduar se kĂ«to hyrje do tĂ« krijonin qindra mijĂ«ra vende pune.

Ishiba tha se marrëveshja përfshin investime nga Japonia në SHBA për të ndërtuar zinxhirë furnizimi të qëndrueshëm në fusha si gjysmëpërçuesit, ndërtimi i anijeve, aviacioni, energjia dhe inteligjenca artificiale.

Në deklarata nga Shtëpia e Bardhë pas njoftimit, Trump shtoi se SHBA dhe Japonia do të ndërmarrin një sipërmarrje të përbashkët për gazin natyror të lëngshëm (LNG) në Alaskë.

“I thashĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tregtarĂ« japonezë  ‘tani do tĂ« mbyllim njĂ« tjetĂ«r marrĂ«veshje’,“ tha Trump. “Ata po krijojnĂ« njĂ« sipĂ«rmarrje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me ne nĂ« AlaskĂ« pĂ«r LNG-nĂ«.”

Marrëveshja tregtare vjen pak ditë pasi Partia Liberal Demokrate e Ishibës pësoi një goditje në zgjedhjet për dhomën e sipërme të parlamentit, çka e dobësoi ndjeshëm aftësinë e tij për të udhëhequr vendin dhe kaluar ligje.

NdĂ«rsa Trump tha se SHBA ka njĂ« “marrĂ«dhĂ«nie tĂ« shkĂ«lqyer” me JaponinĂ«, marrĂ«veshja vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur marrĂ«dhĂ«niet mes dy aleatĂ«ve janĂ« tensionuar pĂ«r shkak tĂ« shpenzimeve tĂ« mbrojtjes, pĂ«r tĂ« cilat Uashingtoni po i kĂ«rkon Tokios tĂ« rrisĂ« kontributin. / FT

 

The post SHBA dhe Japonia bien dakord për një marrëveshje tregtare appeared first on Revista Monitor.

Hapet tenderi 20 milionë euro për By-pass-in e Sarandës, gjurma ku kalon segmenti 3.8 km

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« tenderin me objekt “NdĂ«rtim By-pass SarandĂ«, Faza I”, me njĂ« fond limit prej 1.99 miliardĂ« lekĂ«sh, apo rreth 20 milionĂ« euro.

Rruga e re parashikohet të ketë një gjurmë kryesisht të re dhe synon të devijojë trafikun bregdetar në perëndim të qytetit. Ky projekt, sipas dokumenteve, vjen në kushtet kur trafiku është kthyer në një problem të vazhdueshëm, sidomos në pikun e sezonit turistik për qytetin bregdetar.

“Nisur nga nevoja e pĂ«rmirĂ«simit sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe efikas tĂ« infrastrukturĂ«s rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur procedurĂ«n pĂ«r By-pass-in e SarandĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim, me qĂ«llim lehtĂ«simin e trafikut tĂ« rĂ«nduar pĂ«rmes devijimit tĂ« tij nĂ« bypass-in e qytetit, duke mundĂ«suar kĂ«shtu lĂ«vizjen e automjeteve larg zonĂ«s sĂ« qendrĂ«s ku aktualisht kalon trafiku.

QĂ«llimi i kĂ«tij projekti Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«simi i infrastrukturĂ«s rrugore dhe asaj urbane nĂ« qytetin e SarandĂ«s, si dhe devijimi i trafikut tranzit larg qendrĂ«s sĂ« qytetit. Rruga “By-pass SarandĂ«â€ do tĂ« jetĂ« njĂ« rrugĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« gjurmĂ« tĂ« re, herĂ« pas here nĂ« gjurmĂ« ekzistuese aksesesh, tĂ« cilat janĂ« rrugĂ« dheu dhe shumĂ« tĂ« ngushta pĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« 500 metrĂ«t e parĂ«. Pas kĂ«saj, rruga do tĂ« shtrihet pĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« zonĂ« tĂ« pabanuar, edhe pse sipas planeve urbanistike tĂ« BashkisĂ« SarandĂ«, zona ka perspektivĂ« pĂ«r zhvillim.

Terreni i vështirë në të cilin do të shtrihet rruga përbën një sfidë për projektuesin, pasi kushtet e përgjithshme kufizojnë shumë zgjidhjet dhe gjithashtu vështirësojnë mundësinë e respektimit të parametrave projektues për llojin e rrugës që do të ndërtohet, thuhet në raportin teknik të projekt-zbatimit.

Sipas tĂ« njĂ«jtit dokument, aksi rrugor nĂ« studim Ă«shtĂ« By-pass-i i SarandĂ«s, i cili fillon nĂ« kryqĂ«zim me rrugĂ«n SkĂ«nderbeu, nĂ« hyrje tĂ« SarandĂ«s, dhe pĂ«rfundon nĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« kodrĂ«s, ku lidhet me rrugĂ«n nacionale SH8 Sarandë–HimarĂ«. PĂ«r zgjidhjen e kĂ«saj rruge, konsulenti ka propozuar 2 variante, si nĂ« foton mĂ« poshtĂ«.

“Pas vendimit tĂ« KĂ«shillit Teknik pranĂ« autoritetit kontraktor (Vendim nr. 3, datĂ« 03.03.2025, prot. nr. 1274/1), u miratua si variant final aksi si mĂ« poshtĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« dhe aksin qĂ« lidh bypass-in me rrugĂ«n Kardhiq–DelvinĂ«, i cili do tĂ« trajtohet si mundĂ«si lidhjeje me kĂ«tĂ« rrugĂ« dhe do tĂ« zhvillohet mĂ« vete nĂ« fazĂ«n Projekt Ideje nga Konsulenti. Ky aks rrugor Ă«shtĂ« i gjatĂ« rreth 3.08 km. Projekti pĂ«rfshin njĂ« tunel me gjatĂ«si 760 m. Dalja nga tuneli Ă«shtĂ« zgjidhur duke zbritur nĂ«pĂ«r serpentinĂ« derisa arrin nĂ« njĂ« nyje me rrethrrotullim qĂ« do tĂ« lidhĂ« rrugĂ«t nĂ« fjalĂ«.

Rruga do tĂ« kalojĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« terren tĂ« pjerrĂ«t, me seksion gjysmĂ« mbushje – gjysmĂ« gĂ«rmim. Pothuajse nĂ« tĂ« gjithĂ« gjatĂ«sinĂ« e saj do tĂ« ketĂ« mure mbajtĂ«se nĂ« anĂ«n e mbushjes, kryesisht mure me dhe tĂ« armuar. PĂ«r shkak se deri nĂ« km 1+700 zona Ă«shtĂ« e pabanuar, por ka perspektivĂ« zhvillimi sipas planeve urbanistike tĂ« BashkisĂ« SarandĂ«, nĂ« anĂ«n e majtĂ« tĂ« rrugĂ«s do tĂ« montohet barrierĂ« metalike H2W4 pĂ«r arsye sigurie nĂ« bankinĂ«â€, thuhet nĂ« dokument.

The post Hapet tenderi 20 milionë euro për By-pass-in e Sarandës, gjurma ku kalon segmenti 3.8 km appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e obligacioneve po ringrihen pasi prekën fundin në tremujorin e dytë

Yield-et obligacioneve të qeverisë shqiptare po shënojnë një ringritje të pjesshme në ankandet e fundit, pasi kishin zbritur pranë niveleve minimale historike në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në ankandin e kësaj jave obligacionet 10 vjeçare u emetuan me një yield uniform dhe kupon prej 5.05%, nga 4.7% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve.

Kërkesa në ankand u paraqit relativisht e ulët, me një shumë totale të kërkesave prej 2.47 miliardë lekësh, nga 3.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave.

Kjo e fundit pranoi një shumë edhe më të vogël të kërkesave, pak më shumë se dy miliardë lekë, për shkak se yield-et e kërkuara, me sa duket, rezultuan ndjeshëm më të larta se pritshmëritë.

Më herët këtë muaj, edhe yield-i i obligacioneve 7-vjeçare u rrit për të dytin ankand radhazi, në 4.29%, nga 3.97% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Edhe në këtë ankand, kërkesa rezultoi mjaft e ulët, me vetëm 1.34 miliardë lekë, kundrejt një shume totale të ofruar nga Ministria e Financave prej 3.5 miliardë lekësh.

Ekspertët e tregut financiar mendojnë se një korrektim në rritje i yield-eve ishte i pritshëm, duke pasur parasysh se ato në muajt e mëparshëm ato kishin rënë në nivele shumë të ulëta.

Rënia e yield-eve i detyrohej likuiditetit të lartë në treg, duke përfshirë një rol në rritje edhe nga investitorët jorezidentë, që në dy vitet e fundit kanë investuar shuma të konsiderueshme në tituj borxhi në lekë të qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, ulja e borxhit publik dhe përmirësimi i vlerësimit të kreditit nga agjencitë e specializuara kanë ulur primet e rrezikut dhe i kanë titujt e qeverisë shqiptare më të kërkuara nga investitorët.

Megjithatë, duket se rënia e ndjeshme e yield-eve ka dhënë efektin e pritshëm balancues, duke ulur pjesëmarrjen e investitorëve në ankande. Kjo ka ndikuar në një korrigjim në rritje të yield-eve, të paktën për instrumentete afatgjata.

Ndërkohë, tregu i instrumenteve afatshkurtra vazhdon të karakterizohet nga yield-e të ulëta, duke qenë se është më i ndikuar në mënyrë direkte nga lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%, në përgjigje të inflacionit poshtë objektivit dhe një rritjeje ekonomike disi më të ulët se pritshmëritë për tremujorin e parë të vitit. Kjo bëri që në ankandin e fundit, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore të bjerë në 2.68%, niveli më i ulët në tre vitet e fundit./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Yield-et e obligacioneve po ringrihen pasi prekën fundin në tremujorin e dytë appeared first on Revista Monitor.

Krahas Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë në 2024-n

PĂ«r 2024, nĂ« rang vendi 61 bashkitĂ« arkĂ«tuan 18,5 mld lekĂ« apo rreth 42,3% mĂ« shumĂ« se nĂ« 2023 nga taksa e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« pĂ«r lejet e reja qĂ« jepen pĂ«r ndĂ«rtim, sipas raportit tĂ« Institutit tĂ« Bashkive tĂ« ShqipĂ«risĂ« “Qeverisja Vendore nĂ« ShqipĂ«ri – Raport mbi situatĂ«n aktuale”.

Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të totalit të arkëtimeve me 72% e ndjekur nga bashkitë Kamzë me 8%, Durrësi 3%, dhe Vlora, Saranda dhe Himara me nga 2% secila.

Në Tiranë, arkëtimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për vitin 2024 arritën 14,3 miliardë lekë, apo rreth 140 mln euro sipas raportit të Institutit të Bashkive. Për 2023, arkëtimet arritën 9,3 miliardë lekë. Krahasuar me 2023 arkëtimet u rritën rreth 53% (pothuajse rreth 5 mld lekë më shumë).

Rritja e arkëtimeve në Tiranë është ndikuar nga shtimi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit dhe ndryshimet në çmimet e referencave që nisin zbatimin nga muaji gusht 2023.

Mbi këto çmime llogariten edhe detyrimet e ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë. Në kryeqytet në 2024-n u dha një rekord prej 1.9 milionë metrash katroleje ndërtimi, me rritje 36% me bazë vjetore.

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat

Pas Tiranës, vendin e dytë për nivelin e arkëtimeve e mban Kamza, e ndjekur më pas nga Kavaja, Vlora, Shkodra, Vora, Elbasani, Korça, Lezha etj.

Bashkia e Kamzës ka një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kjo taksë, si në vlerë absolute dhe në %. Arkëtimet për 2024 arritën në vlerën e 1,3 mld lekëve apo 23% më shumë sesa viti paraardhës. Në Kamzë, kryesisht në zonën e Paskuqanit po ndërtohen komplekse pallatesh, që janë më të leverdishme se në kryeqytet, duke u luhatur nga 800-1200 euro/m2, nga mbi 1400 euro/m2 që fillojnë në Tiranë.

 

Bien arkĂ«timet nĂ« VlorĂ« e SarandĂ«; “ShpĂ«rthen” Lezha e Golemi

Kavaja është bashkia e tretë që ka pasur nivelin më të lartë të ndërtimeve në 2024-n, me Bashkinë që ka arkëtuar 584 milionë lekë në 2024-n, me rritje 54% me bazë vjetore.

Në zonën e Golemit (që i përket Kavajës duke nisur nga Përroi i Agait), ndërtimet janë intensifikuar me hotele e komplekse banimi, duke ulur më tej hapësirat e gjelbra, ashtu siç ndodhi vite më parë në Plazh apo në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në bregdetin e Durrësit e Golemit ka kërkesë për blerje nga të huajt, duke nxitur dhe rritjen e çmimeve, që fillojnë nga 1400 euro/m2.

“Nxehen” çmimet nĂ« bregdet, stepen blerĂ«sit e huaj

Bashkia që ka shënuar rritjen më të fortë të arkëtimeve është Lezha. Për 2024-n, kjo bashki arkëtoi 460,4 mln lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë apo 256% më shumë se në 2023. Në zonën e Shëngjinit po ndërtohen pallate e hotele, duke shfrytëzuar çdo hapësirë të lirë të mundshme, e nxitur nga kërkesa e shtetasve të Kosovës, që duan të blejnë shtëpi pushimi, por edhe e polakëve.

Bashkitë pranë zonave bregdetare, si: Durrësi dhe Vlora edhe pse janë ndër 10 bashkitë me vlerën më të lartë të arkëtimeve nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, kanë ulje të ardhurash krahasuar me 2023.

Në Durrës u arkëtuan 231 mln lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rreth 38% më pak se 2023.

Në Vlorë u arkëtuan 203 mln lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për 2024 apo rreth 27% më se 2023. Edhe në Sarandë arkëtimet arritën në vlerën e 179,4 mln lekëve rreth 39% më pak se 2023.

Shkodra shënoi rritje të fortë me mbi dyfishin e të ardhurave. Nga 65,7 mln lekë në 2023, arkëtimet për 2024 arritën në vlerën e 140,7 mln lekëve rreth 114% më shumë se 2023.

Burimi: Instituti i Bashkive të Shqipërisë

The post Krahas Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë në 2024-n appeared first on Revista Monitor.

Izraelitët e Big Shopping Centers do të hyjnë në Shqipëri, në partneritet me grupin BALFIN

Grupi i biznesit nga Izraeli, Big Shopping Centers, do të hyjë në tregun shqiptar, në një ndërmarrje të përbashkët me grupin shqiptar të biznesit Balfin. Izraelitët do të bëhen aksionarë në një nga sipërmarrjet më të reja të Balfin, kompaninë Retail Park Shkodra.

NĂ« muajin qershor, palĂ«t kanĂ« njoftuar nĂ« Autoritetin e KonkurrencĂ«s pĂ«r krjimin e shoqĂ«risĂ« sĂ« pĂ«rbashkĂ«t CEE – BIG – BALFIN Holding Development, njĂ« shoqĂ«ri investuese, e themeluar sipas legjislacionit tĂ« HungarisĂ« dhe qĂ« zotĂ«rohet bashkĂ«risht nga Balfin dhe CEE – BIG, me qĂ«llim zhvillimin, pronĂ«sinĂ« dhe administrimin e investimeve nĂ« parqe tregtare nĂ« ShqipĂ«ri.

CEE – BIG B.V. Ă«shtĂ« njĂ« shoqĂ«ri e regjistruar nĂ« HolandĂ«, e themeluar sipas legjislacionit tĂ« HolandĂ«s dhe pĂ«rfaqĂ«son degĂ«n evropiane tĂ« grupit izraelit BIG Shopping Centers.

BIG Shopping Centers është një kompani e listuar në bursën e Tel Avivit, me një vlerë neto prej afërsisht 3 miliardë eurosh. Grupi është i pranishëm në Europë nëpërmjet BIG Europë dhe filialeve të saj.

Sipas informacionit në faqen e internetit të kompanisë, degët e BIG Europe dhe kompanitë simotra (kryesisht CEE-BIG dhe AFI Properties) zotërojnë dhe menaxhojnë një portofol prej afër 50 projektesh aktive në Evropën Qendrore-Lindore (parqe shitjeje me pakicë, qendra tregtare dhe parqe zyrash) dhe 10 ndërtesa të industrisë së lehtë në Francë.

Përveç kësaj, portofoli i CEE përfshin 20 projekte shitjeje me pakicë dhe zyrash në ndërtim e sipër, dhe toka shtesë në fazat e hershme të zhvillimit, duke përfshirë energjinë e rinovueshme.

BIG Europe themeloi selinë e saj të re evropiane në verën e vitit 2023, me qëllimin e qartë për të investuar kapital dhe për të rritur kompaninë.

Fokusi i saj kryesor do të vazhdojë të jetë në tregjet e Europës Lindore.

ShoqĂ«ria objekt i kĂ«tij transaksioni, Retail Park Shkodra ka si objekt aktiviteti parĂ«sor zhvillimin dhe dhĂ«nien me qira tĂ« hapĂ«sirave pĂ«r shitje me pakicĂ« dhe shĂ«rbime komerciale nĂ« njĂ« format tĂ« konceptuar si “retail park”.

Parqet do tĂ« pĂ«rbĂ«hen nga njĂ«si komerciale, tĂ« cilat do t’u jepen me qira operatorĂ«ve tĂ« pavarur tĂ« shitjes me pakicĂ«, pĂ«rmes marrĂ«veshjeve tĂ« posaçme tĂ« qirasĂ«.

Retail Park Shkodra u themelua nĂ« muajin prill tĂ« kĂ«tij viti dhe aktualisht ka si aksioner tĂ« vetĂ«m grupin Balfin, deri nĂ« finalizimin e transaksionit pĂ«r kontrollin e pĂ«rbashkĂ«t me CEE – BIG.

Retail Park Shkodra Ă«shtĂ« shoqĂ«ria e parĂ« qĂ« do tĂ« kontrollohet nga CEE – BIG – BALFIN Holding Development Ltd. dhe pĂ«rfaqĂ«son projektin e parĂ« konkret tĂ« zbatuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet Balfin dhe BIG.

Nga ana tjetër, grupi Balfin vazhdon ta ketë si pjesë të rëndësishëm të portofolit të saj zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, kryesisht qendrave dhe parqeve tregtare dhe industriale.

Aktualisht, Balfin zotëron qendrat tregtare QTU dhe TEG në Shqipëri, parkun e biznesit West Park në Korçë dhe qendrën e biznesit East Gate Mall në Shkup të Maqedonisë së Veriut, si edhe parqet logjistike Tirana Logistic Park në Tiranë dhe East Gate Business në Shkup. / E.Shehu

The post Izraelitët e Big Shopping Centers do të hyjnë në Shqipëri, në partneritet me grupin BALFIN appeared first on Revista Monitor.

Me qira pĂ«r 20 vjet, ambientet qĂ« do t’i jepen privatit nĂ« KalanĂ« e LĂ«kurĂ«sit dhe RozafĂ«s

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe atë të Lëkurësit në Sarandë është parashikuar që të kalojnë tek privati për një shfrytëzim me qira 20 vjeçare dy ambiente shërbimi.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë të ditur se kjo procedurë që parashikon dhënien në përdorim të pasurisë kulturore publike bën pjesë në atë që njihet si rijetësim.

Lidhur me kalanë e Lëkurësit në Sarandë njoftimi saktëson se bëhet fjalë për një sipërfaqe 862 m2.

“Ambient shĂ«rbimi nĂ« KalanĂ« e LĂ«kurĂ«sit, SarandĂ«, me sipĂ«rfaqe prej 862 m2. Kalaja e LĂ«kurĂ«sit ndodhet midis rrĂ«nojave tĂ« fshatit LĂ«kurĂ«s tĂ« braktisur nĂ« vitin 1878, mbi majĂ«n e njĂ« kodre tĂ« lartĂ« qĂ« ngrihet nĂ« formĂ«n e njĂ« piramide.

Kalaja gĂ«zon statusin “pasuri kulturore” rikonfirmuar me urdhĂ«r nr. 482, datĂ« 1.8.2023 tĂ« ministrit tĂ« KulturĂ«s, si dhe VKM-sĂ« nr. 730, datĂ« 13.12.2023, “PĂ«r deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme e zonave arkeologjike A dhe B tĂ« qytetit tĂ« SarandĂ«s, KalasĂ« sĂ« LĂ«kurĂ«sit e Manastirit tĂ« 40 ShenjtorĂ«ve, dhe miratimin e zonimit e tĂ« planit pĂ«r ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre” thuhet nĂ« dokument.

Lidhur me sipërfaqen në kalanë e Rozafës përcaktohet se bëhet fjalë për një ambient shërbimi në oborrin e tretë të Kalasë me sipërfaqe prej 196.2 m2.

Kalaja gĂ«zon statusin “pasuri kulturore” shpallur nga vendimi i Institutit i Shkencave (botuar nĂ« GazetĂ«n Zyrtare nr. 95, datĂ« 16.10.1948), Rektorati i Universitetit ShtetĂ«ror tĂ« TiranĂ«s nr. 6, datĂ« 15.1.1963, Ministria e Arsimit dhe KulturĂ«s me nr. 1886, datĂ« 10.6.1973, si dhe objekt i VKM-sĂ« nr. 788, datĂ« 18.12.2024, “PĂ«r deklarimin “pasuri kulturore e paluajtshme” tĂ« zonave arkeologjike A dhe B tĂ« qytetit tĂ« ShkodrĂ«s, miratimin e zonifikimit dhe tĂ« planit pĂ«r ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre”.

Njoftimet përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë subjektet që janë të interesuar për këto procedura si për personat fizikë edhe për ata juridikë të lidhura me element si kapacitetet tekniko-ligjore, gjendja financiare, ajo gjyqësore.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« dokumentacioni duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« edhe : i propozimin pĂ«r marrjen nĂ« pĂ«rdorim tĂ« pasurisĂ« kulturore; i. projektin e rijetĂ«simit, sipas nenit 185, tĂ« ligjit nr. 27/2018, “PĂ«r trashĂ«giminĂ« kulturore dhe muzetĂ«â€, i ndryshuarit. analizĂ«n e detajuar tĂ« projektit; iv. planin e zhvillimit tĂ« territorit; v. dokumentacionin pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« projekte tĂ« mĂ«parshme; vi. garancinĂ« pĂ«r miradministrimin e pronĂ«s, nĂ« formĂ«n e njĂ« vĂ«rtetimi bankar, tĂ« 3 (tre) muajve tĂ« fundit nga data e dorĂ«zimit tĂ« dokumentacionit, nĂ« vlerĂ«n jo mĂ« pak se 10 (dhjetĂ«) % tĂ« projektit tĂ« propozuar; vii. vĂ«rtetim pĂ«r xhiron mesatare vjetore tĂ« 3 (tre) vjetĂ«ve tĂ« fundit, nĂ« vlerĂ«n prej minimalisht 50 (pesĂ«dhjetĂ«) % tĂ« vlerĂ«s sĂ« investimit tĂ« parashikuar nĂ« projektin e propozuar./N.Maho

 

The post Me qira pĂ«r 20 vjet, ambientet qĂ« do t’i jepen privatit nĂ« KalanĂ« e LĂ«kurĂ«sit dhe RozafĂ«s appeared first on Revista Monitor.

Impianti 50 MW i KESH në Belsh, nënshkruhet huaja dhe granti me BERZH

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar financimin për ndërtimin e impiantit fotovoltaik të Belshit me një kapacitet të instaluar 50 MW dhe këtë të martë u nënshkruan marrëveshja për kredinë dhe grantin e këtij projekti.

Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se pjesa e grantit u sigurua falë pjesëmarrjes së Shqipërisë në një thirrje të Bashkimit Europian dedikuar projekteve energjetike të rinovueshme.

“Kjo thirrje rezultoi e suksesshme pĂ«r ne, pasi arritĂ«m tĂ« pĂ«rfitojmĂ« njĂ« mbĂ«shtetje financiare pĂ«r zhvillimin e kĂ«tij projekti nĂ« Parkun Fotovoltaik tĂ« Belshit, njĂ« mbĂ«shtetje qĂ« vjen nga Bashkimi Europian nĂ« formĂ«n e grantit me 9.58 milionĂ« euro, qĂ« Ă«shtĂ« rreth 23% e vlerĂ«s sĂ« investimit, ndĂ«rkohĂ« e shoqĂ«ruar me njĂ« hua nga Banka Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim, qĂ« ekuivalon nĂ« 30 milionĂ« euro. BERZH-i, qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« njĂ« partner i yni i konsoliduar nĂ« sektorin energjetik”, tha Balluku.

Në fjalën e saj nënvizoi se projekti do të ketë afate të mirëpërcaktuara dhe se tashmë me sigurimin e financimit do të hapet thirrja ndërkombëtare për ndërtimin.

“Projekti ka afate tĂ« mirĂ«caktuara. MenjĂ«herĂ« pas nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjes ne do tĂ« pĂ«rgatitemi pĂ«r thirrjen ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« kĂ«tij parku, dhe nĂ« njĂ« periudhĂ« gjashtĂ«mujore kompania fituese duhet tĂ« dorĂ«zojĂ« projektin e detajuar dhe mĂ« pas 12 muaj janĂ« tĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r ndĂ«rtimin e kĂ«saj vepre”, tha zv.Kryeministrja.

Impianti fotovolatik i Belshit është projekti më i madh i deritanishëm i KESH sa i takon energjisë diellore. Aktualisht Korporata ka zbaruar dhe po zbaton edhe një sërë projektesh të tjera por të një shkalle më të ulët dhe të vendosura në kaskadën e Drinit.

Impianti në Belsh synon ndërtimin e një parku fotovoltaik në bregun verior të liqenit të Thanës. Ky park do të ofrojë energji për 16 mijë e 100 abonentë ndërkohë që kapacitetet e tij vjetore do të jenë 79 gigavat.

 

The post Impianti 50 MW i KESH në Belsh, nënshkruhet huaja dhe granti me BERZH appeared first on Revista Monitor.

OP-ED: “MundĂ«sia e kohĂ«s: Fuqizimi i epokĂ«s sĂ« energjisĂ« sĂ« pastĂ«r”

Nga António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Energjia ka formĂ«suar rrugĂ«n e njerĂ«zimit – nga zotĂ«rimi i zjarrit, nĂ« shfrytĂ«zimin e avullit, deri nĂ« ndarjen e atomit. Sot, ne jemi nĂ« agim tĂ« njĂ« ere tĂ« re. Dielli po lind pĂ«r njĂ« epokĂ« tĂ« energjisĂ« sĂ« pastĂ«r.

Vitin e kaluar, pothuajse tĂ« gjitha kapacitetet e reja tĂ« energjisĂ« erdhĂ«n nga burimet e rinovueshme. Investimet nĂ« energjinĂ« e pastĂ«r arritĂ«n nĂ« 2 trilionĂ« dollarĂ« – 800 miliardĂ« dollarĂ« mĂ« shumĂ« se karburantet fosile.

Dielli dhe era tani janĂ« burimet mĂ« tĂ« lira tĂ« energjisĂ« nĂ« TokĂ«, dhe sektorĂ«t e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r po krijojnĂ« vende pune, po shpejtojnĂ« rritjen ekonomike dhe po nxisin progresin – pavarĂ«sisht se karburantet fosile ende marrin subvencione shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha.

Vendet qĂ« ende po mbajnĂ« fort karburantet fosile nuk po mbrojnĂ« ekonomitĂ« e tyre, ato po i sabotojnĂ« ato – duke minuar konkurrencĂ«n dhe duke humbur mundĂ«sinĂ« ekonomike mĂ« tĂ« madhe tĂ« shekullit tĂ« 21-tĂ«.

Energjia e pastër sjell sovranitet dhe siguri energjetike. Tregjet e karburanteve fosile janë në mëshirën e goditjeve të çmimeve, ndërprerjeve të furnizimit dhe turbullirave gjeopolitike, siç pamë kur Rusia pushtoi Ukrainën. Por rritje çmimesh për dritën e diellit nuk ka, as mund të ketë embargo për erën, dhe pothuajse çdo komb ka mjaft burime të rinovueshme për të qenë i vetë-mjaftueshëm me energji.

PĂ«rfundimisht, energjia e pastĂ«r nxit zhvillimin. Ajo mund tĂ« arrijĂ« qindra miliona njerĂ«z qĂ« jetojnĂ« ende pa energji elektrike – shpejt, me kosto tĂ« ulĂ«t dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, veçanĂ«risht pĂ«rmes teknologjive diellore jashtĂ« rrjetit dhe nĂ« shkallĂ« tĂ« vogĂ«l.

Gjithë kjo bën që epoka e energjisë së pastër të jetë e pandalshme. Por tranzicioni nuk është ende aq i shpejtë ose i drejtë sa duhet. Vendet në zhvillim po mbeten prapa. Karburantet fosile ende dominojnë sistemet e energjisë, dhe emetimet po rriten ende kur ato duhet të bien për të shmangur krizën më të rëndë të klimës. Për të rregulluar këtë, ne kemi nevojë për veprime në gjashtë fronte.

SĂ« pari, qeveritĂ« duhet tĂ« angazhohen plotĂ«sisht pĂ«r tĂ« ardhmen e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r. NĂ« muajt e ardhshĂ«m, çdo vend ka premtuar tĂ« paraqesĂ« plane tĂ« reja kombĂ«tare tĂ« klimĂ«s – tĂ« njohura si Kontribute tĂ« PĂ«rcaktuara KombĂ«tare – me objektiva pĂ«r dekadĂ«n e ardhshme. KĂ«to plane duhet tĂ« jenĂ« nĂ« pĂ«rputhje me kufizimin e rritjes sĂ« temperaturĂ«s globale nĂ« 1.5 gradĂ« Celsius, tĂ« mbulojnĂ« tĂ« gjitha emetimet dhe sektorĂ«t, dhe tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« qartĂ« drejt energjisĂ« sĂ« pastĂ«r. Vendet e G20, pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r rreth 80% tĂ« emetimeve globale, duhet tĂ« udhĂ«heqin.

Së dyti, ne duhet të ndërtojmë sisteme energjetike të shekullit të 21-të. Pa rrjete dhe magazinime moderne, energjia e rinovueshme nuk mund të realizojë potencialin e saj. Por për çdo dollar të investuar në energjinë e rinovueshme, vetëm 60 centë shkojnë për rrjete dhe magazinime. Kjo raport duhet të jetë një me një.

Së treti, qeveritë duhet të synojnë të plotësojnë kërkesën në rritje për energji në botë me burime të rinovueshme. Kompanitë e mëdha të teknologjisë gjithashtu duhet të luajnë rolin e tyre. Deri në 2030, qendrat e të dhënave mund të konsumojnë aq shumë energji sa konsumon Japonia sot. Kompanitë duhet të angazhohen të i fuqizojnë ato me burime të rinovueshme.

SĂ« katĂ«rti, ne duhet tĂ« vendosim drejtĂ«si nĂ« tranzicionin e energjisĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« tĂ« mbĂ«shtesim komunitetet qĂ« ende varen nga karburantet fosile pĂ«r t’u pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« ardhmen e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r. Dhe do tĂ« thotĂ« tĂ« reformojmĂ« zinxhirĂ«t e furnizimit tĂ« mineraleve kritike. Sot, ato janĂ« tĂ« mbushura me abuzime tĂ« tĂ« drejtave dhe shkatĂ«rrim mjedisor, dhe vendet nĂ« zhvillim janĂ« tĂ« bllokuara nĂ« fund tĂ« zinxhirĂ«ve tĂ« vlerĂ«s. Kjo duhet tĂ« marrĂ« fund.

Së pesti, ne duhet të bëjmë tregtinë një mjet për transformimin e energjisë. Zinxhirët e furnizimit të energjisë së pastër janë shumë të përqëndruar dhe tregtia globale po fragmentohet. Vendet të angazhuara për erën e re të energjisë duhet të punojnë për të diversifikuar furnizimet, për të ulur tarifat mbi materialet e energjisë së pastër dhe për të modernizuar traktatet e investimeve që ato të mbështesin tranzicionin.

SĂ« gjashti dhe pĂ«rfundimisht, ne duhet tĂ« drejtojmĂ« financimet drejt vendeve nĂ« zhvillim. Afrika mori vetĂ«m dy pĂ«r qind tĂ« investimeve pĂ«r tĂ« rinovueshmet vitin e kaluar, pavarĂ«sisht se ka 60% tĂ« burimeve mĂ« tĂ« mira tĂ« energjisĂ« diellore nĂ« botĂ«. Ne kemi nevojĂ« pĂ«r veprim ndĂ«rkombĂ«tar – pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« pagesat e borxhit tĂ« thajnĂ« buxhetet e vendeve nĂ« zhvillim, dhe pĂ«r tĂ« mundĂ«suar bankat multilaterale tĂ« zhvillimit tĂ« rrisin ndjeshĂ«m kapacitetin e tyre tĂ« huamarrjes dhe tĂ« pĂ«rdorin shumĂ« mĂ« tepĂ«r financa private. Ne gjithashtu kemi nevojĂ« qĂ« agjencitĂ« e vlerĂ«simit tĂ« kreditit dhe investitorĂ«t tĂ« modernizojnĂ« vlerĂ«simet e rrezikut, pĂ«r tĂ« marrĂ« parasysh premtimin e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r, kostot e kaosit tĂ« klimĂ«s dhe rrezikun e aseteve tĂ« karburanteve fosile tĂ« mbetura.

NjĂ« epokĂ« e re e energjisĂ« Ă«shtĂ« thuajse e prekshme – njĂ« epokĂ« ku energjia e lirĂ«, e pastĂ«r dhe e bollshme fuqizon njĂ« botĂ« tĂ« pasur me mundĂ«si ekonomike, ku kombet kanĂ« sigurinĂ« e autonomisĂ« energjetike, dhe dhurata e energjisĂ« elektrike Ă«shtĂ« njĂ« dhuratĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

Ky është momenti ynë i mundësisë për të përshpejtuar ndryshimin global. Le ta shfrytëzojmë atë.

 

The post OP-ED: “MundĂ«sia e kohĂ«s: Fuqizimi i epokĂ«s sĂ« energjisĂ« sĂ« pastĂ«r” appeared first on Revista Monitor.

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike.

Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 97.55 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.

Agjentët e tregut valutor shprehen se efekti i sezonit veror ka forcuar më shumë presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros, që janë të qëndrueshme prej vitesh në ekonominë shqiptare. Një rritje e këtyre presioneve në këtë periudhë ishte e pritshme, duke pasur parasysh se pjesa e dytë e korrikut dhe fillimi i gushtit shënojnë edhe pikun e sezonit veror.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë që prej muajit maj ka ndërhyrë në treg, me blerje të herëpashershme të valutës, përsëri kursi i këmbimit ka pësuar një rënie të lehtë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke regjistruar minimume të reja historike.

Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vazhduar blerjet, madje ndërhyrja e fundit ka qenë jo më larg se dita e hënë. Megjithatë, në rastin më të mirë kjo ndërhyrje e ka ngadalësuar rënien e Euros, por nuk ka mjaftuar për ta ringritur kursin e monedhës europiane.

Kursi i Euros pati rënë lehtë poshtë nivelit të 98 lekëve qysh në qershor, por ishte ringritur përsëri, kryesisht falë blerjeve periodike të Bankës së Shqipërisë.

Megjithatë, gjatë muajit korrik Euro ka rënë në mënyrë të qëndrueshëm poshtë këtij kufiri, që deri para pak javësh kishte qenë si një lloj objektivi kufi (megjithëse i padeklaruar ndonjëherë zyrtarisht), poshtë të cilit Banka e Shqipërisë nuk kishte lejuar rënien e kursit të Euros.

Duket se presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po vazhdojnë të jenë të pranishme edhe këtë vit, madje në një masë më të madhe se pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë.

Megjithëse forcimi i Lekut me bazë vjetore është ngadalësuar ndjeshëm, kjo edhe falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, sërish vlerësohet se kursi i këmbimit mund të vazhdojë të ndikojë në ecurinë e inflacionit të importuar dhe në objektivin e përgjithshëm të inflacionit, të Bankës së Shqipërisë. Vazhdimi i forcimit të Lekut besohet të ketë qenë një nga faktorët që shtynë Bankën Qendrore të ulë normën bazë të interesit në 2.5%, në fillim të këtij muaji.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore, ka ndikuar në uljen e ofertës së Lekut dhe në forcimin e monedhës vendase. Të dhënat paraprake treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.5 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 35% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve appeared first on Revista Monitor.

Moti ekstrem i shkaktuar nga ndryshimet klimatike po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën

Kushtet meteorologjike ekstreme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike po nxisin rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në të gjithë botën dhe po krijojnë rreziqe më të gjera për shoqërinë, sipas një studimi të ri.

Kostoja e njĂ« game tĂ« gjerĂ« mallrash, nga perimet nĂ« Kaliforni deri te kafeja nĂ« Brazil, ka pasur rritje tĂ« forta nĂ« vitet e fundit si pasojĂ« e kushteve tĂ« motit “kaq ekstreme sa kanĂ« tejkaluar çdo precedent historik pĂ«rpara vitit 2020”, sipas studimit tĂ« udhĂ«hequr nga Maximillian Kotz i QendrĂ«s sĂ« SuperkompjuterĂ«ve nĂ« BarcelonĂ«.

Studimet e mëparshme kanë analizuar sesi temperaturat e larta ndikojnë në kostot e ushqimit në plan afatgjatë, përmes efekteve në rendiment dhe në zinxhirët e furnizimit. Por kërkimi i ri shqyrton 16 raste të çmimeve që janë rritur në mënyrë të menjëhershme si pasojë e të nxehtit ekstrem, thatësirës apo reshjeve të dendura në 18 vende të botës midis viteve 2022 dhe 2024.

Në nëntor 2022, çmimet e perimeve në Kaliforni dhe Arizona u rritën me 80% krahasuar me nëntorin e mëparshëm, pasi shtetet e Perëndimit të SHBA përjetuan valë të nxehti dhe mungesa uji gjatë verës së atij viti.

Në Korenë e Jugut, çmimi i lakrës ishte 70% më i lartë në shtator të kaluar krahasuar me një vit më parë, pas një vale të nxehti në gusht.

Në janar 2024, çmimi i vajit të ullirit në Europë u rrit me 50% pas një thatësire të zgjatur në Itali dhe Spanjë gjatë viteve 2022 dhe 2023, ndërsa një nga thatësirat më të ashpra që ka përjetuar Meksika gjatë dekadës së fundit çoi në një rritje prej 20% të çmimeve të frutave dhe perimeve në të njëjtin muaj.

Në Japoni, çmimi i orizit u rrit me 48% në shtator 2024 pas një vale të nxehti, më e madhja që nga fillimi i matjeve rajonale në vitin 1946, përjashtuar vetëm verën po aq të nxehtë të vitit 2023.

Gana dhe Bregu i Fildishtë përbëjnë gati 60% të prodhimit botëror të kakaos. Prandaj, një valë të nxehti në fillim të vitit 2024 në këto dy vende, që shkencëtarët thonë se ishte 4 gradë Celsius më e nxehtë për shkak të ndryshimeve klimatike, çoi në një rritje marramendëse prej 280% të çmimeve globale të kakaos në prill të atij viti.

Ushqimet e shĂ«ndetshme kanĂ« tendencĂ«n tĂ« kushtojnĂ« mĂ« shumĂ« sesa alternativat mĂ« pak tĂ« shĂ«ndetshme, ndaj njĂ« rritje e çmimeve tĂ« ushqimit mund tĂ« shkaktojĂ«, qĂ« familjet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta tĂ« reduktojnĂ« blerjen e ushqimeve tĂ« shĂ«ndetshme si frutat dhe perimet, thekson studimi. Kjo pĂ«rkthehet nĂ« “rreziqe zinxhir pĂ«r shoqĂ«rinĂ«â€, pasi çmimet e goditura nga moti mund tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« komplikime shĂ«ndetĂ«sore si kequshqyerja, diabeti i tipit 2 dhe sĂ«mundjet kardiovaskulare.

Duke nxitur rritjen e çmimeve të ushqimit, kushtet ekstreme të motit gjithashtu mund të përkeqësojnë inflacionin e përgjithshëm, çka mund të nxisë pasiguri politike dhe trazira sociale, theksojnë studiuesit.

“Deri sa tĂ« arrijmĂ« emetimet neto-zero, moti ekstrem vetĂ«m do tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet, dhe tashmĂ« po dĂ«mton tĂ« korrat dhe po rrit çmimet e ushqimit nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n”, tha Kotz, i cili punon gjithashtu pĂ«r Institutin Potsdam pĂ«r KĂ«rkimin e Ndikimit Klimatik nĂ« Gjermani.

“NjerĂ«zit po e ndiejnĂ« kĂ«tĂ«: rritja e çmimeve tĂ« ushqimit Ă«shtĂ« ndikimi i dytĂ« mĂ« i pĂ«rmendur i klimĂ«s nĂ« jetĂ«n e tyre, pas tĂ« nxehtit ekstrem,” shtoi ai.

Gjetjet përforcojnë literaturën gjithnjë e në rritje mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi në mbarë globin, tha Tim Benton, profesor i ekologjisë së popullsisë në Universitetin e Leeds në Angli, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Mungesat nĂ« furnizim ndikojnĂ« nĂ« tregje dhe rrisin çmimet pĂ«r ata qĂ« blejnĂ« ushqim. FatkeqĂ«sisht, ky ndikim pĂ«rkeqĂ«sohet nga njĂ« botĂ« gjithnjĂ« e mĂ« e tensionuar dhe e ndarĂ«, ku tregtia globale Ă«shtĂ« nĂ«n presion pĂ«r shkak tĂ« konflikteve apo mosmarrĂ«veshjeve tregtare,” tha ai.

“Duke parĂ« pĂ«rpara, po pĂ«rballemi gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« me njĂ« botĂ« ku paqĂ«ndrueshmĂ«ria bĂ«het normĂ«, duke sjellĂ« njĂ« krizĂ« tĂ« pĂ«rhershme tĂ« kostos sĂ« jetesĂ«s. Sa mĂ« shumĂ« vonojmĂ« tĂ« pĂ«rballemi me ndryshimet klimatike me urgjencĂ«n qĂ« kĂ«rkojnĂ«, aq mĂ« shumĂ« do tĂ« ndikojnĂ« kĂ«to pasoja mbi tĂ« gjithĂ« ne,” pĂ«rfundoi ai.

Publikimi i studimit vjen pak ditë përpara Samitit të Sistemeve Ushqimore të OKB-së që do të mbahet të dielën në Addis Ababa, Etiopi, ku udhëheqësit botërorë do të mblidhen për të diskutuar kërcënimet ndaj sistemit global ushqimor. / CNN

The post Moti ekstrem i shkaktuar nga ndryshimet klimatike po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën appeared first on Revista Monitor.

Kur qiraja tejkalon pagën: Qytetet më të përballueshme dhe më të shtrenjta në Europë

Strehimi zë një pjesë të konsiderueshme të buxheteve familjare, dhe kjo pjesë po rritet në të gjithë Europën, sipas Eurostat.

Çmimet e larta tĂ« qirave nĂ« qendrat urbane shtojnĂ« mĂ« shumĂ« presion, veçanĂ«risht pĂ«r punonjĂ«sit me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe pĂ«r ata qĂ« punojnĂ« me pagĂ« minimale.

Në disa shtete dhe qytete europiane, qiraja mund të jetë pothuajse sa e gjithë paga mujore. Në fakt, në disa raste, paga mesatare neto nuk mjafton për të mbuluar qiranë e një apartamenti me një dhomë gjumi në qendër të qytetit, sipas Institutit Kërkimor të Deutsche Bank.

Po cilat janĂ« vendet dhe qytetet nĂ« EuropĂ« me raportin mĂ« tĂ« mirĂ« qira – pagĂ«? Ku Ă«shtĂ« qiraja e papĂ«rballueshme? Dhe si krahasohen qytetet europiane me ato globale pĂ«r sa i pĂ«rket kostove tĂ« banimit dhe pagave?

Raporti “Mapping the World’s Prices” krahason pagat mujore neto dhe qiratĂ« pĂ«r apartamente me njĂ« dhomĂ« gjumi nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit nĂ« 69 qytete anembanĂ« botĂ«s. Euronews Business shqyrton nga afĂ«r 28 qytetet europiane tĂ« pĂ«rfshira nĂ« raport, si dhe disa tĂ« tjera pĂ«r krahasim mĂ« tĂ« gjerĂ«.

Ku janë pagat më të larta në Europë?

Në vitin 2025, pagat mesatare mujore neto variojnë nga vetëm 151 euro në Kajro në 7,307 euro në Gjenevë, me Zyrihun të renditur menjëherë pas me 7,127 euro. Kjo e bën Zvicrën vendin me pagat më të larta në botë.

Në Europë, Stambolli ka pagën më të ulët me 855 euro, i ndjekur nga Athina me 1,044 euro. Qytetet e Europës Veriore dhe Perëndimore kanë paga të larta. Pagat neto tejkalojnë 4,000 euro në Luksemburg, Amsterdam, Kopenhagen dhe Frankfurt.

Roma ka pagën mesatare më të ulët ndër kryeqytetet e pesë ekonomive më të mëdha të Europës, me 2,046 euro. Madridi renditet pak më lart me 2,193 euro.

Pagat janë dukshëm më të larta në Berlin (3,565 euro), Paris (3,630 euro) dhe Londër (3,637 euro), me diferenca minimale mes Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.

Pagat janë gjithashtu të larta në qytetet amerikane, të cilat janë pesë nga 11 qytetet më të mira globalisht.

Cilat qytete europiane kanë qiratë më të larta?

Qiratë për apartamente me një dhomë gjumi në qendrat urbane ndryshojnë ndjeshëm, duke nisur nga vetëm 189 euro në Kajro deri në 3,792 euro (4,143 dollarë) në Nju Jork. Qytetet amerikane dominojnë në pjesën e sipërme të renditjes.

Në Europë, qiraja më e lartë është në Londër me 2,732 euro (2,365 £), ndërsa më e ulëta është në Athinë, vetëm 595 euro.

Në Zyrih, Dublin, Amsterdam dhe Gjenevë, qiratë gjithashtu tejkalojnë 2,000 euro, ndërsa në Stamboll dhe Budapest mbeten nën 900 euro.

Lisbona dhe Stambolli: Paga nuk e mbulon qiranë

PĂ«rqindja e pagĂ«s qĂ« shkon pĂ«r qira Ă«shtĂ« njĂ« tregues mĂ« domethĂ«nĂ«s. Ajo tregon sa tĂ« ardhura tĂ« disponueshme mbeten pas pagesĂ«s sĂ« banesĂ«s. Raporti qira – paga varion nga 24% nĂ« Bangalore deri nĂ« 125% nĂ« Kajro.

NjĂ« raport 100% nĂ«nkupton se e gjithĂ« paga shkon pĂ«r qira. Çdo gjĂ« mbi kĂ«tĂ« nivel tregon se nuk mbetet asgjĂ« nĂ« xhep ose nevojiten tĂ« ardhura shtesĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar qiranĂ«.

Në Europë, raporti më i lartë është në Lisbonë me 116%, ndjekur nga Stambolli me 101%. Kjo do të thotë që paga mesatare neto nuk mjafton për të paguar qiranë në asnjë prej këtyre qyteteve.

Punonjësit që jetojnë vetëm duhet të shpenzojnë tre të katërtat e pagës për qira në Londër (75%), si dhe në Barcelonë dhe Madrid (të dyja 74%). Në Milano, raporti është gjithashtu i lartë, 71%.

Më shumë se gjysma e pagës mesatare shkon për qira në disa qytete të tjera: Roma (65%), Dublini (62%), Athina (57%), Varshava (56%), Praga (54%) dhe Budapesti (52%).

Ku janĂ« raportet mĂ« tĂ« ulĂ«ta qira – pagĂ«?

Gjeneva (29%) është i vetmi qytet europian ku raporti është nën 30%. Më pas vijnë pesë qytete të tjera europiane ku punonjësit shpenzojnë më pak se 40% të pagës për qira: Luksemburgu dhe Frankfurti (të dy me 34%), Zyrihu dhe Helsinki (të dy me 35%) dhe Vjena (38%).

Përveç Helsinkit, këto raste nuk do të thonë se qiratë janë të ulëta, por se pagat janë më të larta, duke ulur përqindjen e të ardhurave që shkojn për shpenzimet e banimit.

NdĂ«r kryeqytetet e pesĂ« ekonomive mĂ« tĂ« mĂ«dha europiane, Berlini ka raportin mĂ« tĂ« ulĂ«t qira – pagĂ«, me banorĂ«t qĂ« shpenzojnĂ« 40% tĂ« tĂ« ardhurave. Parisi renditet pas me 45%. Londra ka raportin mĂ« tĂ« lartĂ« (75%), ndjekur nga Madridi (74%) dhe Roma (65%).

Raportet në qytete të tjera kryesore janë si më poshtë: Dublini (62%), Athina (57%), Amsterdami (49%), Stokholmi (46%), Edinburgu (44%), Kopenhagen (43%) dhe Oslo (42%).

Në listën globale, qytete të tjera ku paga nuk mjafton për qiranë janë Bogotå (120%), Mexico City (118%) dhe São Paulo (102%).

NĂ« disa qytete, ndonĂ«se qiraja mund tĂ« paguhet, nuk mbetet pothuajse asgjĂ« nga paga — kjo ndodh nĂ« Rio de Janeiro (100%), Manila (94%), Buenos Aires (88%) dhe Mumbai (84%).

NĂ« Nju Jork, raporti qira – pagĂ« Ă«shtĂ« 81%, mĂ« i larti nĂ« SHBA.

Sa mbetet pas pagesës së qirasë?

Globalisht, të ardhurat më të larta të disponueshme pas pagesës së qirasë janë në dy qytete zvicerane: Gjenevë (5,174 euro) dhe Zyrih (4,638 euro).

Më të ulëtat janë po në Europë, në Lisbonë 202 euro, që do të thotë se paga nuk mjafton për qira. Në Stamboll, një punonjësi të vetëm i duhen edhe 13 euro shtesë për të mbuluar qiranë.

Përveç dy qyteteve zvicerane, të ardhurat e disponueshme pas pagesës së qirasë tejkalojnë 2,000 euro edhe në gjashtë qytete të tjera europiane: Luksemburg (3,725 euro), Frankfurt (2,726 euro), Kopenhagen (2,421 euro), Amsterdam (2,194 euro), Oslo (2,140 euro) dhe Helsinki (2,021 euro).

Një raport i OECD tregon se qytetet e mëdha sjellin kosto më të larta për banesat. Shpenzimet për strehim dhe shërbime komunale janë rritur në dy dekadat e fundit në BE. / Euronews

The post Kur qiraja tejkalon pagën: Qytetet më të përballueshme dhe më të shtrenjta në Europë appeared first on Revista Monitor.

Barcelona do të mbyllë dy terminale të anijeve turistike për të frenuar fluksin e vizitorëve

Porti i kroçerave në Barcelonë do të mbyllë dy nga terminalet e tij vitin e ardhshëm, duke i ulur ato në pesë gjithsej, si pjesë e një marrëveshjeje me bashkinë për të frenuar mbingarkesën turistike në qytet.

Marrëveshja përfshin gjithashtu financimin e një studimi mbi mënyrën se si lëvizin pasagjerët e kroçerave në qytet, hap i parë drejt një plani për mobilitet të qëndrueshëm.

Po ashtu, do të modernizohen infrastrukturat portuale, përfshirë ndërtimin e linjave të energjisë elektrike të gjelbër për kroçerat që qëndrojnë në port, në mënyrë që të mos përdorin motorët dhe të reduktojnë ndotjen.

Investimi total për këtë plan arrin në 185 milionë euro, fond publik dhe privat.

Barcelona është përballur vitet e fundit me protesta të banorëve kundër turizmit masiv, i cili konsiderohet si shkaktar i mbipopullimit dhe mungesës së banesave të përballueshme për vendasit, për shkak të dhënies me qira për turistët afatshkurtër.

Një protestë e famshme në korrik 2024 përfshiu edhe sulme me ujë ndaj turistëve.

Porti i Barcelonës, më i madhi në Europë për kroçera, priti 1.6 milionë pasagjerë në tranzit gjatë vitit 2024.

Shumica e tyre zbresin në mëngjes për të vizituar qytetin dhe kthehen pasdite për të vazhduar udhëtimin, duke shkaktuar mbipopullim në rrugë si La Rambla dhe lagjen e vjetër Gotike.

Ky vendim vjen pas një sërë masash të mëparshme: në tetor 2023 u mbyll terminali verior i portit për anijet turistike, ndërsa në marrëveshjen e vitit 2018 u vendos zhvendosja e aktivitetit të kroçerave larg qendrës urbane për qëllime të qëndrueshmërisë.

Terminali Maremagnum tashmë është shndërruar në një hapësirë për restorante, dyqane, një marinë dhe akuarium. / CNN, Shqip.al

The post Barcelona do të mbyllë dy terminale të anijeve turistike për të frenuar fluksin e vizitorëve appeared first on Revista Monitor.

Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE

Një rregullore e rishikuar për sigurinë kibernetike të infrastrukturave kritike në sektorin e energjisë elektrike, vendoste detyrimin e certifikimit me një standard ISO 270001 brenda 18 mijave të disa subjekteve.

Bëhet fjalë për kompani publike dhe private mes të cilave edhe gazsjellësi TAP. Por së fundmi Shoqëria TAP AG, iu drejtua Entit Rregullator me një shkresë duke kërkuar që ky certifikim të mos kryhet nga ana e kompanisë duke argumentuar se projekti që kalon edhe në Greqi dhe Itali i nënshtrohet kërkesave që ka direktiva e Bashkimit Europian dhe mbikëqyret nga rregullatorët e tyre.

“ShoqĂ«ria TAP AG, me shkresĂ«n e saj nr. 1940 prot., datĂ« 25.06.2025, i Ă«shtĂ« drejtuar ERE me njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r moszbatimin e detyrimit pĂ«r t’u certifikuar sipas standardit ISO/IEC 27001, tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« Rregulloren pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike tĂ« InfrastrukturĂ«s Kritike nĂ« Sektorin e EnergjisĂ«. – TAP AG ka argumentuar se, pĂ«r shkak tĂ« karakterit ndĂ«rkufitar tĂ« veprimtarisĂ« sĂ« saj dhe klasifikimit tĂ« saj si subjekt thelbĂ«sor nĂ« kuadĂ«r tĂ« DirektivĂ«s (BE) 2022/2555 (NIS2), ajo i nĂ«nshtrohet mbikĂ«qyrjes nga autoritetet kompetente tĂ« GreqisĂ« dhe ItalisĂ«, dhe zbaton tĂ« gjitha detyrimet qĂ« burojnĂ« nga kjo direktivĂ«, nĂ« pĂ«rputhje edhe me garancitĂ« ligjore tĂ« parashikuara nĂ« MarrĂ«veshjen me QeverinĂ« e Vendit PritĂ«s, ratifikuar me ligjin nr. 102/2013” thuhet nĂ« njĂ« vendim tĂ« 8 korrikut 2025.

Duke pasur parasysh këtë argument Enti ka vendosur që TAP të mos certifikohet me ISO-n specifike që përcakton rregullorja duke qenë se përmbush kërkesat e direktivës së BE-së.

“Duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« e sistemit tĂ« menaxhimit tĂ« sigurisĂ« kibernetike tĂ« TAP AG me kĂ«rkesat e DirektivĂ«s NIS2, dhe nĂ« pĂ«rmbushje tĂ« angazhimeve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, vlerĂ«sojmĂ« tĂ« pranojmĂ« kĂ«rkesĂ«n e TAP AG” thuhet nĂ« vendim.

 

Subjektet që duhet të certifikohen

Në respektim të kërkesave të rregullores së rishikuar nga ERE janë disa subjekte që duhet të certifikohen për sigurinë kibernetike në infrastrukturat e tyre që konsiderohen kritike.

“Infrastrukturat e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« informacionit janĂ« persona juridikĂ«, publikĂ« ose privatĂ«, qĂ« administrojnĂ« infrastrukturĂ«n e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« informacionit dhe operojnĂ« nĂ« sektorin e energjisĂ« elektrike.

Këto përfshijnë: Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) me Data Center Primary, Data Center Disaster Recovery, Data Center Business Continuity, rrjetin midis Data Center PR, DR dhe BC, si dhe rrjetin midis qendrës së të dhënave dhe pikave të komandimit; Termocentralin Vlorë sh.a me Sistemin DCS; dhe HEC Vlushe me Sistemin SCADA.

OperatorĂ«t e Infrastrukturave Kritike tĂ« Informacionit, pĂ«rfshirĂ« Kurum International sh.a, Dragobia Energy, Prell Energy sh.p.k, PoĂ«er Elektrik Slabinje, Seka HydropoĂ«er, Devoll HydropoĂ«er sh.a dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), detyrohen tĂ« pajisen me certifikimin sipas standardit tĂ« sigurisĂ« ISO 27001 brenda 18 muajve nga hyrja nĂ« fuqi e kĂ«tyre ndryshimeve tĂ« rregullores” thuhet nĂ« rregullore./ N.Maho

The post Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE appeared first on Revista Monitor.

❌