❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Goditjet në tru, Ministria e Shëndetësisë kërkon 26 mln euro shtesë për pajisje

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që në buxhetin 2026-2 të financojë rreth 26 milionë euro shtesë, të cilat nevojiten për pagat e stafeve mjekësore dhe blerjen e disa pajisjeve që lehtësojnë ndërhyrjet ndaj personave me mpiksje gjaku, nga e cila rrezikohet hemorragjia cerebrale.

Sipas propozimit një fond prej 400 milionë lekësh është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë për të implementuar politikën e re të pagave, që synon të unifikojë përllogaritjen e vjetërsisë në punë të stafit mjekësor me atë të nëpunësve civilë.

Ministria ka parashikuar gjithashtu investime për shërbimet specifike spitalore. Për trombektominë në QSUT, një shërbim që pritet të përfitojë rreth 300 pacientë në vit, janë kërkuar fonde ekstra 480 milionë lekë ose rreth 4.8 milionë euro.

Trombektomia është një procedurë mjekësore që përdoret për heqjen e mpiksjes së gjakut nga një arterie. Kjo është zakonisht e nevojshme kur mpiksja shkakton bllokim të qarkullimit të gjakut, gjë që mund të çojë në goditje cerebrale (stroke) ose infarkt të zemrës.

Në fushën e shpenzimeve kapitale, për vitin 2026 janë kërkuar fonde shtesë për blerje pajisjesh 250 milionë lekë ose 3.5 milionë euro për Gamma Knife në neurokirurgjinë e QSUT dhe 200 milionë lekë për pajisje biomjekësore të tjera.

Gamma Knife është një pajisje mjekësore shumë e specializuar që përdoret për kirurgji të saktë të trurit pa nevojën për një operacion të hapur. Punon me rreze të fokusuar të rrezatimit që shkatërrojnë qelizat e dëmtuara ose tumorale në tru dhe përdoret për tumoret e trurit, malformacionet vaskulare dhe disa probleme neurologjike.

Në krahasim me rajonin dhe BE-në, pajisjet shëndetësore në spitalet publike shqiptare janë të pakta dhe të vjetruara.

Shqipëria është ndoshta ndër vendet e vetmë në Europë e cila ende nuk ka një Pet-scaner në spitalet publike pajisje MRI ose aparate moderne laboratorike, të cilat konsiderohen standarde bazë edhe në vendet e rajonit. Kjo ndikon direkt në kapacitetin diagnostikues dhe shërbimin ndaj pacientëve.

Shumë aparatura funksionojnë ende me teknologji të vjetruar, duke kufizuar precizitetin dhe shpejtësinë e diagnozës.
Edhe kur ekzistojnë pajisje moderne, mungon personeli i trajnuar ose fondet për mirëmbajtje, gjë që rrit rrezikun e ndërprerjes së shërbimit./ B.Hoxha

The post Goditjet në tru, Ministria e Shëndetësisë kërkon 26 mln euro shtesë për pajisje appeared first on Revista Monitor.

Pas rritjes së referencave, profesionistët e lirë letër Malajt: Përjashtoni banesën e parë nga taksa

Ashtu siç ndodhi në Tiranë në vitin 2023, rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve në rrethe të propozuara së fundmi nëpërmjet ndryshimeve në projektvendimin e Ministrisë e Financave, pritet të rrisë detyrimin për taksën e ndërtesës si për qytetarët dhe bizneset.

Pas publikimit për konsultim publik të projektvendimit të metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës ku propozohet rritje e çmimeve të referencës në rrethe, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) i është drejtuar me një letër ministrit të Financave Petrit Malaj ku rekomandojnë që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohet nga taksa e ndërtesës.

Sipas tyre, njĂ« ndryshim i tillĂ« ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« shtresat e mesme dhe nĂ« familjet qĂ« zotĂ«rojnĂ« vetĂ«m njĂ« pronĂ« pĂ«r banim. “Propozimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« banesa kryesore tĂ« pĂ«rjashtohet nga tatimi mbi ndĂ«rtesat ose tĂ« tatohet me njĂ« normĂ« simbolike”, theksohet nĂ« letĂ«r.

APL propozon që tatimi për ndërtesën të jetë i diferencuar sipas destinacionit dhe qëllimit ekonomik të pasurisë, duke shmangur barazimin e padrejtë midis një prone të dytë të trashëguar dhe një portofoli investimesh të qëllimshëm në pasuri të paluajtshme. Kjo qasje siguron drejtësi fiskale, shmang penalizimin e familjeve dhe parandalon spekulimet e tepruara në treg.

“Diferencimi i pasurive sipas destinacionit dhe origjinĂ«s. NjĂ« sistem tatimor i drejtĂ« duhet tĂ« bĂ«jĂ« dallim mes: Pasurive tĂ« destinuara pĂ«r pĂ«rdorim vetjak; Pasurive tĂ« destinuara pĂ«r aktivitet ekonomik (qira, zhvillim, shitje); Pasurive tĂ« trashĂ«guara pĂ«r motive familjare dhe tĂ« pĂ«rdorura nĂ« mĂ«nyrĂ« sporadike (p.sh. shtĂ«pi pushimi)”, propozon APL.

ProfesionistĂ«t gjithashtu rekomandojmĂ« qĂ« baza tatimore tĂ« pĂ«rcaktohet mbi vlerĂ«n e tregut tĂ« pasurisĂ«, tĂ« vlerĂ«suar nga tregu i lirĂ« dhe burime tĂ« besueshme tĂ« tĂ« dhĂ«nave. “Referencat tatimore duhet tĂ« pĂ«rdoren vetĂ«m si mjet alternativ nĂ« kĂ«to raste”.

Nga Ministria e Financave është hedhur për konsultim publik edhe projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Në draft për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme Ministria e Financave ka propozuar normë tatimi 5% nga 15% që është aktualisht.

Profesionistët e lirë propozojnë që rivlerësimi i pronave për familjarët të zbatohet me tatim nën 3%, pasi sipas tyre bazuar në analizën e praktikave të kaluara, një normë tatimore jo më e lartë se 3% mbi ndërtesat dhe tokën e zëna është optimale për: rritjen e të ardhurave buxhetore përmes zgjerimit të bazës tatimore; uljen e nivelit të informalitetit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe Nxitjen e transaksioneve dhe formalizimit të pronësisë.

Të dyja draftet e propozuara nga Ministria e Financave pas miratimit parashikohet të nisin zbatimin nga 1 janari 2026.

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E FINANCAVE, KRYEMINISTRIA, MEDIA

Drejtuar: Ministrit të Financave

Për Dijeni: Zyra e Kryeministrit, Media

Nga: Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL)

 

Lënda: Propozime dhe rekomandime për reformimin e tatimit mbi pasuritë e paluajtshme

 

TĂ« nderuar,

Në kuadër të procesit të konsultimit publik mbi reformimin e tatimit mbi pasuritë e paluajtshme, dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe vendeve të OECD-së, paraqesim për shqyrtim propozimet e mëposhtme. Qëllimi ynë është që politika tatimore në këtë fushë të balancojë interesin fiskal të shtetit me mbrojtjen e shtresave të mesme e të ulëta dhe të stimulojë një zhvillim të qëndrueshëm të tregut të pasurive të paluajtshme.

  1. Mbrojtja e banesës kryesore dhe lehtësimi fiskal për strehimin bazë

Në shumicën e vendeve të BE-së, banesa kryesore e tatimpaguesit përjashtohet plotësisht ose i nënshtrohet një reduktimi të konsiderueshëm të tatimit mbi ndërtesat (deri në 80%). Ky model garanton mbrojtjen e strehimit bazë si e drejtë themelore sociale.

Propozimi ynë është që:

  1. Banesa kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi ndërtesat ose të tatohet me një normë simbolike.
  2. Fitimi nga shitja e banesës kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital, duke ndjekur modelin e OECD dhe shumicës së vendeve anëtare të BE-së.
  3. Për pasuritë e tjera, tatimi mbi fitimin kapital të aplikohet në mënyrë progresive, por i korrigjuar për efektet e inflacionit dhe kostove të justifikuara financiare (p.sh. interesat hipotekore, shpenzimet e rikonstruksionit), për të siguruar që tatohet vetëm fitimi real dhe jo vlera e fryrë artificialisht nga tregu ose faktorë makroekonomikë.

 

  1. Diferencimi i pasurive sipas destinacionit dhe origjinës

Një sistem tatimor i drejtë duhet të bëjë dallim mes:

  1. Pasurive të destinuara për përdorim vetjak.
  2. Pasurive të destinuara për aktivitet ekonomik (qira, zhvillim, shitje).
  3. Pasurive të trashëguara për motive familjare dhe të përdorura në mënyrë sporadike (p.sh. shtëpi pushimi).

 

Propozojmë që tatimi të jetë i diferencuar sipas destinacionit dhe qëllimit ekonomik të pasurisë, duke shmangur barazimin e padrejtë midis një prone të dytë të trashëguar dhe një portofoli investimesh të qëllimshëm në pasuri të paluajtshme. Kjo qasje siguron drejtësi fiskale, shmang penalizimin e familjeve dhe parandalon spekulimet e tepruara në treg.

  1. Përcaktimi i bazës tatimore mbi vlerën reale të tregut

Rekomandojmë që baza tatimore të përcaktohet mbi vlerën e tregut të pasurisë, të vlerësuar nga tregu i lirë dhe burime të besueshme të të dhënave. Referencat tatimore duhet të përdoren vetëm si mjet alternativ në këto raste:

  1. Kur nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme të tregut.
  2. Kur çmimi i deklaruar është qartësisht fiktiv.

Kjo shmang diskriminimin tatimor dhe situatat ku pasuri me cilësi e vendndodhje të ndryshme tatohen në mënyrë identike.

  1. Stimuj fiskalë për riinvestimin e të ardhurave

Për të nxitur qarkullimin e kapitalit dhe zhvillimin e sektorit të ndërtimit, propozojmë:

  1. Rimbursim të plotë të tatimit mbi fitimin kapital kur të ardhurat nga shitja e pasurisë riinvestohen brenda 12 muajve nga transaksioni.
  2. Ky mekanizëm, i zbatuar në Hungari, Itali, Gjermani dhe SHBA, ka gjeneruar rritje të ndjeshme të transaksioneve dhe punësimit në sektorin e ndërtimit.

 

  1. Norma tatimore optimale dhe forcimi i mekanizmave të kontrollit

Bazuar në analizën e praktikave të kaluara, një normë tatimore jo më e lartë se 3% mbi ndërtesat dhe tokën e zëna është optimale për:

  1. Rritjen e të ardhurave buxhetore përmes zgjerimit të bazës tatimore.
  2. Uljen e nivelit të informalitetit në tregun e pasurive të paluajtshme.
  3. Nxitjen e transaksioneve dhe formalizimit të pronësisë.

 

Paralelisht, kërkohet forcimi i mekanizmave të kontrollit mbi burimin e të ardhurave të përdorura në blerjen e pasurive të paluajtshme, për të parandaluar pastrimin e parave dhe për të mbrojtur integritetin e tregut.

Përfundim
Këto rekomandime synojnë të ndërtojnë një sistem tatimor mbi pasuritë e paluajtshme që është socialisht i drejtë, ekonomikisht nxitës dhe administrativisht i zbatueshëm e transparent. Besojmë se procesi i reformës duhet të zhvillohet me transparencë të plotë, me kohë të mjaftueshme për konsultim dhe me përfshirjen aktive të të gjithë aktorëve kryesorë: profesionistëve të fushës, qytetarëve, biznesit dhe administratës publike.

Në pritje të një procesi konsultimi konstruktiv, shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në mënyrë aktive dhe për të qenë pjesë e dialogut publik. Mbetemi në dispozicion për çdo sqarim teknik dhe diskutim të mëtejshëm, me synimin e përbashkët për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë.

Me respekt,

Adela Kanani

Drejtor Ekzekutiv

 

[i] Referenca kryesore për propozimet tona:

 

The post Pas rritjes së referencave, profesionistët e lirë letër Malajt: Përjashtoni banesën e parë nga taksa appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia e Kinës humbet vrullin ndërsa presionet tregtare rëndojnë

Prodhimi industrial dhe shitjet me pakicë zgjerohen me ritmin më të ngadaltë këtë vit, ndërsa politikëbërësit luftojnë kërcënimin e deflacionit

 

Dy nga treguesit ekonomikë të Kinës u ngadalësuan ndjeshëm në korrik, ndërsa presionet e brendshme dhe tregtare nxitën shqetësimin për shëndetin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Prodhimi industrial u rrit me 5.7 % muajin e kaluar, treguan të dhënat zyrtare nga Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS), ritmi më i ngadaltë i rritjes që nga nëntori dhe duke lënë pas normën e qershorit prej 6.8 %. Shitjet me pakicë u shtuan me 3.7 % në muaj, nga 4.8 % në qershor.

Të dhënat e zymta vijnë ndërsa një ngadalësim katërvjeçar në tregun e banesave dhe pasojat e luftës tarifore të Presidentit të SHBA-së Donald Trump rëndojnë mbi ekonominë e Kinës, ku qeveria e udhëheqësit Xi Jinping po lufton kërcënimin e deflacionit dhe shqetësimet në rritje për mbiprodhimin industrial.

Çmimet e shtĂ«pive tĂ« reja nĂ« 70 qytete tĂ« mĂ«dha ranĂ« mesatarisht me 0.3 % muajin e kaluar, treguan tĂ« dhĂ«nat e NBS tĂ« premten, pas njĂ« serie rĂ«niesh tĂ« kohĂ«ve tĂ« fundit qĂ« kanĂ« ulur shpresat pĂ«r njĂ« rimĂ«kĂ«mbje tĂ« shpejtĂ« tĂ« sektorit tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme.

Pekini nĂ« javĂ«t e fundit ka intensifikuar njĂ« fushatĂ« tĂ« ndjekur nga afĂ«r kundĂ«r “involucionit”, ose kapacitetit tĂ« tepĂ«rt nĂ« tĂ« gjithĂ« peizazhin e gjerĂ« industrial dhe prodhues tĂ« vendit, tĂ« cilin politikĂ«bĂ«rĂ«sit e fajĂ«sojnĂ« pĂ«r nxitjen e mbiprodhimit dhe rĂ«nien e çmimeve.

Të dhënat zyrtare të publikuara javën e kaluar treguan se çmimet e konsumit ishin të pandryshuara nga viti në vit në korrik, ndërsa çmimet e prodhimit u tkurrën me 3.6 %.

Autoritetet kanë kërkuar të rrisin shpenzimet e konsumatorëve, duke ofruar subvencione për prindërit e rinj dhe skema shkëmbimi për pajisjet shtëpiake.

Ting Lu, kryeekonomisti i KinĂ«s nĂ« Nomura, tha se dobĂ«sia e sektorit tĂ« pronave ishte “fajtori kryesor” pĂ«r presionet deflacioniste tĂ« KinĂ«s.

Ai vuri nĂ« dukje perspektivĂ«n e tronditjeve tĂ« kĂ«rkesĂ«s, pritjet e ulĂ«ta pĂ«r “programe mega stimuluese” dhe “hapĂ«sirĂ«n e kufizuar pĂ«r tĂ« frenuar fondet e investimeve qeveritare”.

Tregu i pronave, një burim i rëndësishëm i aktivitetit ekonomik dhe pasurisë familjare, është treguar rezistent ndaj përpjekjeve të qeverisë për të rivendosur besimin. Politikëbërësit kanë ndërmarrë përpjekje duke përfshirë uljen e normave të kredive hipotekore, një premtim për të kthyer apartamentet e papërdorura në strehim social dhe heqjen e kufizimeve në blerje.

Investimi në prona tani ka rënë me 12% gjatë shtatë muajve të parë të vitit. Të dhëna të veçanta nga Banka Popullore e Kinës të enjten treguan një rënie të papritur të kredive të reja në përgjithësi.

Kina është mbështetur në eksportet për të mbështetur rritjen në vitet e fundit, të cilat kanë mbetur të forta në muajt e fundit, duke shtuar 7.2 % në korrik.

SHBA-të dhe Kina ranë dakord për një pauzë të mëtejshme 90-ditore në luftën e tyre tregtare këtë javë, por ekonomistët kanë paralajmëruar për rrezikun e një tregtie më të dobët në gjysmën e dytë të vitit.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i NBS-sĂ« tĂ« premten pĂ«rmendi ndikimin e “motit ekstrem” nĂ« korrik, duke pĂ«rfshirĂ« temperaturat e larta dhe pĂ«rmbytjet.

Autoritetet kanĂ« vendosur njĂ« objektiv rritjeje vjetore prej rreth 5% pĂ«r vitin 2025, nĂ« pĂ«rputhje me vitin e kaluar. PBB-ja u rrit me 5.2% nĂ« tremujorin e dytĂ« krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«. NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i NBS-sĂ« pĂ«rmendi tĂ« premten ndikimin e “motit ekstrem” nĂ« korrik, duke pĂ«rfshirĂ« temperaturat e larta dhe pĂ«rmbytjet.

Autoritetet kanë vendosur një objektiv rritjeje vjetore prej rreth 5 % për vitin 2025, në përputhje me vitin e kaluar. PBB u rrit me 5.2 % në tremujorin e dytë krahasuar me një vit më parë. / FT

The post Ekonomia e Kinës humbet vrullin ndërsa presionet tregtare rëndojnë appeared first on Revista Monitor.

Investimet për linjë të re 35 kV, OSSh 7.7 mln euro për dy tendera

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes parashikon të investojë në linjë të re tensioni 35 kV, si dhe në një nënstacion të ri në veri të vendit. Procedurat e prokurimit, me vlerë totale 7.7 milionë euro, u çelën këtë të premte.

Konkretisht, kontrata e parĂ« parashikon: “NdĂ«rtim i linjĂ«s sĂ« re 35 kV N.St. Vukpalaj – TamarĂ« dhe NĂ«nstacion i ri 35/10 kV nĂ« TamarĂ«â€, kurse e dyta: “NdĂ«rtim i linjĂ«s 35 kV N.St. Koplik 220 kV – N.St. Vukpalaj me dy qarqe”.

Kontrata e parë, sipas relacionit teknik, ka si qëllim ndërtimin e një linje të re elektrike 35 kV në dalje të Nënstacionit Vukpalaj/Hani i Hotit deri në zonën e Tamarës, në Malësinë e Madhe, si dhe ndërtimin e një Nënstacioni të ri elektrik 35/10 kV në Tamarë me fuqi 7.5 MVA.

“Linja do tĂ« jetĂ« e re me njĂ« qark 35 kV, me shtylla me konstruksione metalike tĂ« reja, model 110 kV (izolacion 110 kV nĂ« perspektivĂ«), me njĂ« gjatĂ«si totale rreth 19–20 km, sipas projekt-idesĂ« sĂ« mĂ«poshtme, e mbrojtur me pĂ«rcjellĂ«s trosi OPGW gjatĂ« gjithĂ« gjatĂ«sisĂ« sĂ« saj, dhe NĂ«nstacioni i ri 35/10 kV, 1 x 7.5 MVA nĂ« TamarĂ« qĂ« do tĂ« jetĂ« i kompletuar me pajisje klasike tĂ« reja”, thuhet nĂ« dokument.

Të dhënat kryesore të projektit:
a) LinjĂ« e re 35 kV nga degĂ«zimi i linjĂ«s NĂ«nstacioni Vukpalaj – Hani i Hotit deri nĂ« NĂ«nstacionin e ri TamarĂ«, me njĂ« qark, me gjatĂ«si rreth 20 km.
b) Nënstacion i ri 35/10 kV, 1 x 7.5 MVA në Tamarë.

Kontrata e dytë ka si qëllim ndërtimin e një linje të re elektrike 35 kV me dy qarqe nga Nënstacioni 220 kV Koplik në Vukpalaj dhe degëzimi drejt Hanit të Hotit.

“Linja do tĂ« jetĂ« e re me dy qarqe 35 kV, me shtylla me konstruksione metalike tĂ« reja, model 110 kV (izolacion 110 kV nĂ« perspektivĂ«), me njĂ« gjatĂ«si totale rreth 15 km, sipas projekt-idesĂ« sĂ« mĂ«poshtme, e mbrojtur me pĂ«rcjellĂ«s trosi OPGW gjatĂ« gjithĂ« gjatĂ«sisĂ« sĂ« saj.

Të dhënat kryesore të projektit:
1.   LinjĂ« e re 35 kV me dy qarqe nga NĂ«nstacioni 220 kV Koplik deri nĂ« degĂ«zimin e linjĂ«s NĂ«nstacioni Vukpalaj – Hani i Hotit. Linja do tĂ« jetĂ« me shtylla 110 kV (perspektivĂ« izolacioni pĂ«r kalim nĂ« nivel tensioni 110 kV) dhe pĂ«rçjellĂ«s ACSR 120/20 mmÂČ pĂ«r tĂ« dy qarqet”, thuhet nĂ« dokument.

The post Investimet për linjë të re 35 kV, OSSh 7.7 mln euro për dy tendera appeared first on Revista Monitor.

Bullgari/ Projektligji për Euron rrezikon tregun e lirë

Shoqata e Tregtarëve të Produkteve Joushqimore (NFTA) ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Adoptimin e Euros në Republikën e Bullgarisë, duke kritikuar mungesën e konsultimeve publike dhe procesin e përshpejtuar legjislativ. Organizata paralajmëron për pasoja serioze në ekonominë bullgare dhe për shtimin e pasigurisë në treg.

Shqetësimi kryesor i shoqatës lidhet me ndalimin e propozuar për rritjen e çmimeve gjatë periudhës së shfaqjes së çmimeve të dyfishta, e cila pritet të zgjasë rreth 18 muaj.

NFTA e konsideron këtë një ndërhyrje të papranueshme të shtetit në tregun e lirë, të ndërmarrë pa debat publik dhe pa një vlerësim të ndikimit. Drejtori Ekzekutiv i NFTA, Galin Popov, deklaroi se kjo ndërhyrje bie ndesh me parimet themelore të ekonomisë së tregut.

Shoqata gjithashtu ka kritikuar ashpër gjobat e propozuara, të cilat mund të arrijnë deri në 1% të xhiros vjetore të një kompanie për shkelje të përsëritura, duke përfaqësuar një barrë të rëndë financiare për tregtarët e mëdhenj.

Bizneset do tĂ« detyrohen tĂ« provojnĂ« se çdo rritje çmimi Ă«shtĂ« “e justifikuar nga faktorĂ« objektivĂ« ekonomikĂ«â€, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« thuajse e pamundur nĂ« kushte inflacioni dhe me kosto furnizimi qĂ« ndryshojnĂ« vazhdimisht nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare.

NFTA kundërshton gjithashtu ndryshimet në moment të fundit në një ligj që ishte miratuar një vit më parë, pas muajsh konsultimesh publike dhe që pritej të hynte në fuqi së shpejti. Popov theksoi se bizneset kanë investuar tashmë shumë në përputhje me ligjin ekzistues dhe ndryshimet e propozuara do të kërkonin rietiketim urgjent të produkteve.

Shoqata paralajmëroi gjithashtu se kërkesat e reja për etiketim, si përdorimi i detyrueshëm i madhësisë së barabartë të shkronjave për të dyja monedhat, mund të eklipsojnë qartësinë e çmimeve në etiketa të vogla, veçanërisht kur përfshihen centët e Euros, duke krijuar konfuzion te konsumatorët.

Projektligji gjithashtu i jep Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit (CPC) kompetenca të paprecedenta për të mbikëqyrur të gjitha çmimet në vend për 17 muaj. NFTA tha se kjo masë i ngjan një planifikimi qendror në stilin para vitit 1989 dhe minon parimet e tregut të lirë.

CPC do të ketë autoritetin për të vlerësuar në mënyrë të njëanshme, nëse një rritje çmimi është e justifikuar për çdo biznes në Bullgari, me qasje të plotë në të dhënat tregtare. Kjo, sipas shoqatës, do ta bëjë mbijetesën e bizneseve të varur nga gjykimi subjektiv i komisionit dhe përbën një ndërhyrje të papranueshme të shtetit.

Po ashtu, kërkesa që tregtarët e mëdhenj të publikojnë çmimet e tyre online shihet si një barrë shtesë burokratike.

Shoqata argumentoi se projektligji u jep gjithashtu CPC-së dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave fuqi të pakufizuara për të kërkuar çdo informacion nga bizneset pa mbikëqyrje gjyqësore dhe pa mbrojtje të sekretit tregtar, duke përbërë një shkelje të të drejtave kushtetuese dhe standardeve të BE-së për lirinë ekonomike dhe mbrojtjen e të dhënave.

 

The post Bullgari/ Projektligji për Euron rrezikon tregun e lirë appeared first on Revista Monitor.

Ndër vendet më pak të populluara të Amerikës së Jugut, por më i vetë-mjaftueshmi në botë

Një studim i publikuar në maj 2025 në Nature Food ka renditur vendet që mund të ushqejnë popullsinë e tyre bazuar vetëm në prodhimin vendas.

Analiza krahasoi prodhimin kombëtar me udhëzimet ushqimore Livewell në shtatë kategori kryesore: fruta, perime, bishtajore, drithëra, mish, peshk dhe produkte bulmeti.

Vetëm një vend arriti vetë-mjaftueshmërinë e plotë në të gjitha kategoritë, ndërsa shumica kanë mangësi të theksuara në disa grupe ushqimore dhe varen nga importet.

Guyana, kampionja absolute

Guyana Ă«shtĂ« njĂ« vend i vogĂ«l nĂ« AmerikĂ«n e Jugut, me rreth 900 mijĂ« banorĂ« dhe njĂ« sipĂ«rfaqe prej 215 mijĂ« kmÂČ. ËshtĂ« i vetmi vend i Komonuelthit nĂ« AmerikĂ«n e Jugut dhe gjuha zyrtare Ă«shtĂ« anglishtja.

Ekonomia e saj, dikur e mbështetur kryesisht te bujqësia dhe minierat, vitet e fundit ka përjetuar rritje të shpejtë falë zbulimeve të mëdha të naftës në det të hapur. Përveç prodhimit të bollshëm ushqimor, vendi njihet për biodiversitetin e pasur, pyjet tropikale dhe ujëvarën Kaieteur, një nga më të lartat në botë.


Guyana është i vetmi vend që plotëson 100% nevojat për të shtatë grupet ushqimore, madje me tepricë për eksport. Fushat pjellore, peshkimi i bollshëm dhe kullotat kanë siguruar prodhim më të madh se kërkesat e popullsisë prej rreth 900 mijë banorësh. Pas saj, Vietnami dhe Kina plotësojnë gjashtë grupe ushqimore, ndërsa 23 vende të tjera pesë.

Mangësitë e Europës në fruta dhe perime
Edhe pse raftet e supermarketeve europiane duken plot, shumë vende nuk prodhojnë mjaft fruta dhe perime për tregun e brendshëm. Rusia plotëson vetëm 33% të nevojave për fruta, Letonia 13% dhe Estonia vetëm 3%. Për perimet shifrat janë po aq të ulëta. Përjashtim bën Europa Jugore, Spanja prodhon katër herë më shumë fruta dhe perime se ka nevojë, duke eksportuar pjesën tjetër në veri.

Deficiti i vazhdueshëm i bulmetit në Azi
Në shumicën e vendeve aziatike, qumështi dhe djathi mbeten kryesisht produkte importi. Vietnami dhe Kina arrijnë nivele të larta vetë-mjaftueshmërie në pesë grupe ushqimore, por për bulmetin shifrat janë vetëm 14% dhe 29%.

Klima tropikale, mungesa e kullotave të mëdha dhe traditat ushqimore kufizojnë tufat e mëdha të bagëtive për prodhimin e qumështit. Përjashtime të rralla janë Kirgistani dhe Uzbekistani, që tejkalojnë nevojat e tyre për bulmet duke shfrytëzuar kullotat malore.

Pozicioni i Shqipërisë
Shqipëria nuk renditet ndër vendet me vetë-mjaftueshmëri të lartë në të gjitha grupet ushqimore, por shifrat tregojnë disa avantazhe të dukshme. Prodhimi i mishit arrin 156% të nevojave vendase dhe ai i bulmetit është veçanërisht i lartë, në rreth 501% të kërkesës së brendshme.

Nga ana tjetër, prodhimi i drithërave mbulon vetëm 25% të nevojave dhe peshku 18%, çka tregon varësi të konsiderueshme nga importet për këto produkte. Kjo e bën të vështirë arritjen e një diete të balancuar sipas udhëzimeve Livewell vetëm me prodhimin vendas, pavarësisht tepricave në disa kategori.

/ Visual Capitalist, Shqip.al

The post Ndër vendet më pak të populluara të Amerikës së Jugut, por më i vetë-mjaftueshmi në botë appeared first on Revista Monitor.

Përmirësim i situatës nga zjarret, vijon puna në disa vatra aktive

Situata e zjarreve në vend paraqitet më e përmirësuar në 24 orët e fundit, me rënie të numrit të vatrave aktive dhe angazhim të gjerë të forcave operacionale për izolimin dhe shuarjen e tyre. Pavarësisht përparimit, disa zona mbeten problematike dhe vijon puna intensive në terren me mbështetje nga mjetet ajrore dhe forcat ushtarake.

Aktualisht po punohet me intensitet në këto zona:

* TĂ«rnovĂ« (Bashkia BulqizĂ«) – Zjarri vazhdon tĂ« zhvillohet nĂ« kurorĂ« me pyje tĂ« dendura nga qafa e malit nĂ« drejtim tĂ« qytetit tĂ« vjetĂ«r BulqizĂ«. NĂ« operacion janĂ« angazhuar 8 efektivĂ« tĂ« MZSH tĂ« bashkisĂ« BulqizĂ«, 4 forca bashkiake, 6 forca tĂ« pyjores, 3 forca policore, tĂ« mbĂ«shtetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet pĂ«r izolimin e zjarrit.

* Xeth (Bashkia FushĂ«-ArrĂ«z) – Vijon puna pĂ«r izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, tĂ« ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakĂ«ve Ă«shtĂ« ulur, por puna pĂ«r shuarjen vazhdon.

* VelĂ« (Bashkia MirditĂ«) – Zjarr nĂ« njĂ« masiv me pisha, me rreth 6.5 ha tĂ« pĂ«rshkruara nga flakĂ«t. NĂ« terren janĂ« 3 automjete zjarrfikĂ«se me 6 efektivĂ« tĂ« MZSH tĂ« bashkisĂ« MirditĂ«, 12 forca bashkiake, 6 forca tĂ« pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet pĂ«r shuarjen e plotĂ« tĂ« zjarrit.

Vatra në monitorim:

* Mali me Gropa – BizĂ« (Bashkia BulqizĂ«) – Zjarri zhvillohet nĂ« zonĂ« shkĂ«mbore, pa rrezik. Angazhuar 2 forca AdZM dhe 5 vullnetarĂ«.

* ZhapokikĂ«, Plashnik (lagja Lugas) dhe RehovĂ« (Bashkia Poliçan) – Vatra nĂ«n kontroll nga ndĂ«rhyrja e forcave, 2 helikopterĂ«ve, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.

* Velçan (Bashkia Berat) – Situata nĂ«n kontroll pas ndĂ«rhyrjes sĂ« 25 efektivĂ«ve MZSH, 2 helikopterĂ«ve dhe favorizuar nga reshjet e shiut.

* Mali i BĂ«rzhitĂ«s, IbĂ« (Bashkia TiranĂ«) – Vatra nĂ«n kontroll nga 3 automjete zjarrfikĂ«se, 5 forca APR dhe policia.

* Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Bashkia TiranĂ«) – NĂ«n kontroll pas ndĂ«rhyrjes sĂ« MZSH, APR dhe PolicisĂ«.

* Ferraj dhe Zall-Herr (Bashkia TiranĂ«) – Intensitet i ulĂ«t, nĂ«n kontroll dhe pa rrezik pĂ«r banesat.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të FA. Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia.

The post Përmirësim i situatës nga zjarret, vijon puna në disa vatra aktive appeared first on Revista Monitor.

Siguruesit fituan 10.5 milionë euro nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve vitin e kaluar

Sigurimi i detyrueshëm për përgjegjësitë ndaj palëve të treta (TPL) solli më shumë se një miliard lekë fitime në llogarinë teknike të shoqërive të sigurimit vitin e kaluar.

Të dhënat e raportit të mbikëqyrjes nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se bilanci i llogarisë teknike për produktin e brendshëm TPL ishte pozitiv në vlerën e 1.03 miliardë   lekëve ose rreth 10.5 milionë eurove. Megjithatë, fitimi nga ky produkt pësoi rënie me 35.6% krahasuar me vlerën rekord prej 1.61 miliardë lekësh të vitit 2023.

Efektin kryesor në rënien e fitimeve nga sigurimi TPL e ka dhënë rritja e dëmeve të paguara neto, me afërsisht 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, për një shumë totale prej 3.77 miliardë lekësh. Raporti dëme-prime neto u rrit në 42%, nga 36.14% që kishte qenë në vitin 2023.

Ndërkohë, një efekt shtesë ka dhënë edhe rritja e shpenzimeve operative të lidhura me produktin. Ato arritën në 5.3 miliardë lekë, në rritje me 12.6% krahasuar me një vit më parë.

Shpenzimet operative vazhdojnë të kenë një vlerë ndjeshëm më të lartë krahasuar me shpenzimet për dëme.

Duke filluar nga 1 janari i kĂ«tij viti, ka nisur zbatimin rregullorja e AMF-sĂ«â€œPĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”. Rregullorja parashikon se nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit tĂ« sigurimit, kompanitĂ« duhet tĂ« zbatojnĂ« disa faktorĂ« kryesorĂ« risku, si historiku i dĂ«meve, pĂ«rfshirĂ« edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk Ă«shtĂ« i shĂ«nuar nĂ« policĂ«n e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e tĂ« siguruarit; eksperienca nĂ« drejtimin e mjetit motorik; pĂ«rdorimi i mjetit nga njĂ« subjekt apo nga njĂ« individ; qarku i regjistrimit tĂ« mjetit; vjetĂ«rsia e mjetit.

Aplikimi i primeve të diferencuara mbi këta faktorë rreziku në tema mesatarë ka sjellë një rritje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve me 7%-8% krahasuar me një vit më parë. Shtrenjtimi i primit mesatar pritet të rrisë më tej fitimet e tregut të sigurimeve nga ky produkt.

Gjithnjë sipas të dhënave të AMF-së, edhe produkti tjetër i sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësi ndaj palëve të treta, kartoni jeshil, pësoi rënie të fitimeve vitin e kaluar. Rezultati teknik nga ky produkt zbriti në 234 milionë lekë, 49% më pak krahasuar me një vit më parë. Edhe në këtë rast, rënia erdhi paralelisht nga rritja e shpenzimeve neto për dëme dhe e shpenzimeve operative neto, të lidhura me produktin.

Kartoni Jeshil apo Çertifikata NdĂ«rkombĂ«tare e Sigurimit Motorrik mbulon tĂ« gjitha pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« civile (dĂ«met materiale dhe shĂ«ndetĂ«sore), qĂ« mund tĂ« shkaktohen nga pĂ«rdorimi i mjetit motorik jashtĂ« vendit. Çdo drejtues i njĂ« mjeti me targa shqiptare duhet tĂ« pajiset detyrimisht me njĂ« policĂ« sigurimi Karton Jeshil kur udhĂ«ton jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Ndërkohë produkti tjetër i sigurimit të detyrueshëm motorik, sigurimi kufitar, vitin e kaluar solli fitime në vlerën e 157 milion lekëve, në rënie me 20% krahasuar me një vit më parë.

Sigurimet e detyrueshme motorike kanë një peshë shumë të lartë në strukturën e primeve të shkruara bruto në sigurimet e Jo-Jetës. Për vitin 2024, sigurimi i brendshëm TPL, Kartoni Jeshil dhe Polica Kufitare përbënin më shumë se 67% të primeve të shkruara bruto të këtij tregu. Edhe fitimi i këtyre produkteve ka një rëndësi përcaktuese në ecurinë e rezultatit total të tregut.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në total fitimi i tregut të sigurimeve vitin e kaluar arriti vlerën e 2.27 miliardë lekëve ose 23.1 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, fitimi i siguruesve shqiptarë pësoi rënie me pothuajse 18%./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Siguruesit fituan 10.5 milionë euro nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Strehimi social, gati udhëzuesi për bashkitë, çfarë duhet të mbajnë parasysh në planet 5-vjeçare

Bashkitë në të gjithë vendin do të duhet të kenë parasysh një sërë elementësh të rëndësishëm gjatë hartimit të planeve të reja 5-vjeçare të lidhura me strehimin social.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit publikoi udhëzuesin që do të shërbejë si orientues për drejtoritë që kanë në ngarkim këtë çështje në bashki. Dokumenti mban parasysh kontekstin aktual të strehimit në vend, si dhe politikat e lidhura me identifikimin e nevojave reale që kanë bashkitë, grupet përfituese, mënyrat e financimit, buxhetimin e drejtë sipas gjetjeve reale nga terreni.

Dokumenti, që mund të përdoret nga bashkitë, por edhe nga ekspertët e planifikimit urban apo edhe palë të tjera të treta, bën një përmbledhje të programeve aktuale për strehimin social. Konkretisht, këto programe përfshijnë: banesa sociale me qira; përmirësimi i kushteve të banesave ekzistuese; banesa me kosto të ulët; zhvillimi i zonës me qëllim strehimi; banesa të përkohshme; banesa të specializuara për grupe të veçanta (të moshuar, PAK, viktima dhune/trafikimi, etj.).

Kategoritë që mund të përfitojnë aktualisht janë: strehimi (p.sh. të pastrehë, banesa që paraqesin rrezik, banesa të mbipopulluara); familjare (familje njëprindërore, të moshuar, familje me shumë fëmijë); sociale (PAK, jetimë, viktima dhune/trafikimi, komuniteti rom/egjiptian, LGBTI+ etj.); ekonomike (të ardhura të ulëta sipas përcaktimeve ligjore).

Rezultati i pritshëm i respektimit të parimeve që evidenton ky udhëzues është që bashkitë të hartojnë plane realiste, të përshtatura me territorin, për të siguruar akses të drejtë dhe të përballueshëm në strehim, duke u bazuar në diagnozë të saktë të nevojave lokale dhe në bashkëpunim me sektorin privat.

Udhëzuesi parashikon disa hapa për hartimin e Programit 5-vjeçar të Strehimit Social, ku i pari është ngritja e grupit të punës & plani i punës, së dyti vendosja e kontekstit. Së treti, analiza e thelluar, e cila ndalet në elementë si: Demografi & ekonomi: trende të popullsisë, profile sociale-ekonomike, grupet vulnerabël; tregu i banesave: çmimet, disponueshmëria, qiratë; nevojat për strehim social/të përballueshëm; dhe në fund oferta & trojet: inventari i stokut të banesave, tokat potenciale për ndërtim. Një tjetër hap janë projektet & monitorimi dhe më pas miratimi & zbatimi.

 

The post Strehimi social, gati udhëzuesi për bashkitë, çfarë duhet të mbajnë parasysh në planet 5-vjeçare appeared first on Revista Monitor.

ShqiptarĂ«t nuk po “martohen” mĂ«, celebrimet bien 7.7%, zbresin nĂ« minimum historik

Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se numri i martesave në Shqipëri ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2024, duke arritur në 16,120 çifte të regjistruara zyrtarisht, niveli më i ulët historik që nga viti 1990.

Sipas të dhënave krahasuar me një vit më parë, kur ishin regjistruar 17,467 martesa, rënia është rreth 7.7%, ndërsa në raport me vitin 2021, që shënoi kulmin e dekadës së fundit me gati 19,709 martesa, tkurrja arrin në mbi 18%.  Në vitin 1990, para ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike, në vend regjistroheshin 28,992 martesa, gati dyfish më shumë se sot.

TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se rĂ«nia e martesave nuk ka qenĂ« lineare, por ka ndjekur cikle tĂ« lidhura me zhvillimet shoqĂ«rore dhe ekonomike. Fillimi i viteve ’90 solli njĂ« tkurrje tĂ« fortĂ« pĂ«r shkak tĂ« emigracionit masiv dhe pasigurisĂ« ekonomike. Pas njĂ« rimĂ«kĂ«mbjeje tĂ« lehtĂ« nĂ« fund tĂ« viteve ’90 dhe fillim tĂ« viteve 2000, kur shifrat qĂ«ndruan mbi 25 mijĂ« martesa nĂ« vit, tendenca ra sĂ«rish pas vitit 2010, duke zbritur nĂ«n 24 mijĂ«.

Goditja e pandemisë në 2020 uli ndjeshëm numrin e martesave në 17,473. Në 2021 u shënua një rritje e përkohshme në 19,709 të tilla, si pasojë e shtyrjes së ceremonive nga pandemia. Pas kësaj, rënia rifilloi me shpejtësi nga 18,781 martesa në 2022 në 17,467 në 2023 dhe 16,120 të tilla në vitin 2024.

Arsyeja kryesore lidhet e emigracionin e vazhdueshëm, i cili ka zvogëluar numrin e të rinjve në moshë martese. Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë të rinj shtyjnë ose shmangin martesën për shkak të pasigurive ekonomike dhe kostos së lartë të jetesës, apo avancimit në karrierë.

Ulja e martesave automatikisht përkthehet në më pak fëmijë në të ardhmen. Me më pak martesa bie edhe numri i lindjeve. Edhe në rastet kur çiftet bashkëjetojnë pa martesë, studimet tregojnë se ato priren të kenë më pak fëmijë ose të shtyjnë lindjen për më vonë.

Ulja e martesave është sinjali më i hershëm demografik se vendi po lëviz drejt një cikli me më pak lindje, popullsi më të vjetër dhe me më pak burime njerëzore për zhvillim ekonomik. Të dhënat e fundit treguan se në 6 mujorin e parë 2025 lindjet ranë me 6.5% dhe shtesa natyrore po shkon drejt zeros. Në disa qytete, tkurrja ishte më e lartë se 35%.

Shqipëria në dekadën e tretë të tranzicionit po përjeton zhvillime të forta demografike, me emigracion të fortë të të rinjve, rënie të lindjeve dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ndërkohë vendi nuk ka një plan të qartë se mund të frenohet përkeqësimi mëtejshëm.

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk ka paketa ndihme financiare ose mjete lehtësuese për familjet e reja. Teksa çmimeve banesave, qirave dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se dyfishi gjatë dekadës së fundit, gjithnjë e më shumë të rinj zgjidhin të largohen nga vendi në kërkim të pagave më të mira dhe një ambienti me suportues për familjen e tyre të ardhshme./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post ShqiptarĂ«t nuk po “martohen” mĂ«, celebrimet bien 7.7%, zbresin nĂ« minimum historik appeared first on Revista Monitor.

BSH: Çmimet e karburantit u ulĂ«n nĂ« EuropĂ«, por jo nĂ« ShqipĂ«ri

Banka e Shqipërisë vëren se çmimet e karburanteve në vend nuk po reflektojnë ecuri të njëjtë me tregjet e Bashkimit Europian.

Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka Qendrore vëren se çmimet e karburanteve pësuan rënie të dukshme në vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e dytë të vitit, veçanërisht në muajin maj. Por, kjo lëvizje e çmimeve nuk gjeti pasqyrim në tregun vendas.

Në fakt, çmimet e karburantit në pikat e shitjes me pakicë në Shqipëri janë praktikisht të ngrira qysh prej vitit të kaluar. Tregu nuk po reflekton më as lëvizjet afatshkurtra të çmimit të naftës dhe as luhatjet e kursit të këmbimit.

Aktualisht, çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është pranë nivelit të 66 USD për fuçi, në rënie me më shumë se 18% krahasuar me një vit më parë.

Çmimi i naftĂ«s dhe nĂ«nprodukteve nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare kuotohet zakonisht nĂ« DollarĂ« AmerikanĂ«. Aktualisht, monedha amerikane tregtohet pranĂ« nivelit tĂ« 83 lekĂ«ve, nĂ« rĂ«nie me mĂ« shumĂ« se 8% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Në fillim të luftës në Ukrainë, çmimi i naftës u përball me një goditje të fortë. Në tregun e karburanteve në Shqipëri kjo shkaktoi një situatë të paprecedentë, ku çmimet lëviznin (kryesisht në rritje) me ditë, madje në disa raste me orë.

Në përgjigje të kësaj situate, qeveria krijoi një Bord për kontrollin e çmimeve, që veproi deri në stabilizimin e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Por, edhe pas shfuqizimit të Bordit, në treg nuk duket të ketë më shenja të një funksionimi normal të konkurrencës. Ndryshimet e çmimeve janë shumë të rralla. Edhe në rastet kur çmimet ndryshojnë, kjo ndodh pothuajse në mënyrë të njëkohshme në të gjitha pikat e shitjes me pakicë.

Ky treg ka një shkallë të lartë përqendrimi në rrjedhën e sipërme, të importit dhe tregtimit me shumicë.

Tregu i karburanteve ka qenĂ« disa herĂ« objekt i hetimeve tĂ« Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s, por ky institucion nuk ka gjykuar se nĂ« kĂ«tĂ« treg janĂ« provuar shkelje tĂ« ligjit “PĂ«r Mbrojtjen e KonkurrencĂ«s”. Hetimi i fundit paraprak nĂ« kĂ«tĂ« treg u mbyll nĂ« fund tĂ« vitit 2022. / E.Shehu

 

The post BSH: Çmimet e karburantit u ulĂ«n nĂ« EuropĂ«, por jo nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Revista Monitor.

Mundësi investimi, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rihapjen e ankandit të obligacioneve 15 vjeçare. Shuma e planifikuar e emetimit të obligacioneve për ankandin e datës 18 gusht është 2 miliardë lekë.

Yield-i i këtyre instrumenteve ka ardhur në rënie gjatë vitit në vazhdim, ashtu siç ka ndodhur në përgjithësi me të gjitha instrumentet e borxhit të qeverisë. Në ankandin e fundit, të muajit maj, yield-i uniform i pranuar zbriti në 5.57%, nga 5.59% në ankandin e mëparshëm të muajit shkurt dhe nga 6.41% që kishte qenë në ankandin e muajit nëntor 2024.

MegjithatĂ«, duke filluar nga muaji qershor, yield-et e instrumenteve afatgjata tĂ« qeverisĂ« shqiptare kanĂ« shfaqur njĂ« tendencĂ« nĂ« rritje. ËshtĂ« e pritshme qĂ« edhe yield-i i obligacioneve 15 vjeçare tĂ« regjistrojĂ« rritje, duke ndjekur tendencĂ«n e obligacioneve 10-vjeçare dhe 20-vjeçare.

Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e dytë më afatgjatë të emetuara nga qeveria shqiptare (pas atyre 20-vjeçare, që u emetuan për herë të parë këtë vit) dhe zakonisht synohen sidomos nga investitorët që duan kthime të larta kundrejt investimeve financiare afatgjata ose që në përgjithësi duan të rrisin kthimet mesatare të portofolit të tyre të investimit, duke e diversifikuar atë në afate më të gjata maturimi.

Kjo vlen veçanërisht për investitorë të veçantë institucionalë, si fondet private të pensioneve. Megjithatë, obligacionet 15-vjeçare mund të jenë një alternativë e mirë për kthime të larta nga kursimet të investitorëve të vegjël.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 6-mujorin 2025, individët investuan 14.6 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me një rënie prej 20.3% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 4224, me një rënie vjetore prej 30.3%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.

Investimi në obligacione arriti në 3.34 miliardë lekë, 7.7% më pak krahasuar me 6-mujorin I 2024.

Ndërsa vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 11.24 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 23.4%.

Prej tetorit të vitit 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të ulë shumën minimale të pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve në 300 mijë lekë, nga 500 mijë lekë që ishte më parë.

Pjesëmarrja në ankandet e obligacioneve mund të bëhet nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj. Bankat e licencuara për këtë shërbim aktualisht janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank.

Për shuma deri në 50 milionë lekë, investitorët mund të paraqiten në ankande me kërkesa konkurruese ose jo konkurruese, por çdo kërkesë vlera e së cilës kapërcen shumën 50 milionë lekë klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në ankand. Kërkesat jokonkurruese pranohen me yield-in mesatar të kërkesave të pranuara konkurruese.

Sipas udhëzimit, shuma e ofruar e obligacioneve ndahet me 20% për kërkesat jokonkurruese dhe 80% për kërkesat konkurruese. Në rast se shuma totale e kërkesave jokonkurruese nuk e plotëson masën 20%, atëherë diferenca e paplotësuar ofrohet për kërkesat konkurruese.

Në rastin kur shuma totale e kërkesave jokonkurruese e kalon kufirin e përcaktuar të 20%, atëherë mbi këtë shumë zbatohet pro rata (përpjestimi). Në rast se shuma e kërkesave konkurruese të kërkuara nuk e plotëson masën 80%, atëherë diferenca e paplotësuar u ofrohet kërkesave jokonkurruese./ E.Shehu

The post Mundësi investimi, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare appeared first on Revista Monitor.

Europa Jugore përballet me zjarre në pyje, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit

Europa Jugore përballet me zjarre pyjore, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit

 

Zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra zjarri në Greqi, ndërsa një valë përvëluese e të nxehtit po shkakton dëme të mëdha në gjithë Europën Jugore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë shënuar mbi 152 vatra të reja zjarri dhe mijëra persona janë evakuuar. Rreth 4,850 zjarrfikës janë angazhuar në një betejë në disa fronte për të vënë flakët nën kontroll.

TĂ« paktĂ«n tre persona kanĂ« humbur jetĂ«n nĂ« SpanjĂ«, ShqipĂ«ri dhe Turqi, ndĂ«rsa dhjetĂ«ra tĂ« tjerĂ« – pĂ«rfshirĂ« zjarrfikĂ«s – janĂ« dĂ«rguar nĂ« spital me probleme nga thithja e tymit dhe djegie.

Temperaturat kanë kaluar 40°C në disa zona më herët gjatë javës, ndërsa në Francë dhe Slloveni janë regjistruar rekorde të reja të të nxehtit.

Në Greqi, mijëra persona janë evakuuar nga ishujt turistikë Hios dhe Zakintos.

Në Peloponezin perëndimor, flakët hynë gjatë natës në qytetin e Patrasit, duke shkatërruar banesa, biznese dhe automjete. Në Zakintos, tre fronte të ndara zjarri, që shtrihen në mbi 15 km, vazhdojnë të jenë të pakontrolluara, duke shkaktuar dëme në banesa, struktura turistike dhe toka bujqësore.

TĂ« paktĂ«n 13 zjarrfikĂ«s janĂ« trajtuar pĂ«r djegie dhe lĂ«ndime tĂ« tjera, bĂ«ri tĂ« ditur tĂ« mĂ«rkurĂ«n zĂ«dhĂ«nĂ«si i shĂ«rbimit zjarrfikĂ«s, Vasilis Vathrakogjannis, i cili paralajmĂ«roi se kushtet mund tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohen edhe mĂ« shumĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim. “Sot do tĂ« jetĂ« njĂ« tjetĂ«r ditĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, pasi rreziku nga zjarret nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« vendit do tĂ« jetĂ« shumĂ« i lartĂ«,” tha ai.

Anijet e shpëtimit kanë evakuuar pushuesit e bllokuar nga flakët në Hios, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë me avionë zjarrfikës nga vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Në Spanjë, mbi 4,000 persona u evakuuan gjatë natës në provincën veriperëndimore të León-it. Një zjarrfikës vullnetar humbi jetën në të njëjtën zonë. Po ashtu, një punonjës i një qendre hipizmi ndërroi jetë nga djegiet e rënda të pësuara në Tres Kantos, pranë Madridit, ku erërat mbi 70 km/h shtynë flakët pranë banesave, duke detyruar qindra persona të largohen.

Qeveria spanjolle ka ngritur nivelin e reagimit kombĂ«tar ndaj emergjencĂ«s. “Jemi nĂ« rrezik ekstrem nga zjarret pyjore. Ju lutem, tregohuni shumĂ« tĂ« kujdesshĂ«m,” deklaroi kryeministri Pedro Sanchez.

Në zona të tjera të Europës, paralajmërimet për temperatura ekstreme mbeten në fuqi në Francë, Spanjë, Portugali, Itali dhe Ballkan, me temperatura që pritet të kalojnë 40°C në disa rajone.

Sllovenia raportoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura që në një port nuk ranë nën 28°C.

Në Itali, një fëmijë humbi jetën nga goditja e të nxehtit të hënën, ndërsa temperatura deri në 40°C pritet të godasë vendin më vonë gjatë javës. Paralajmërime të kuqe për temperatura ekstreme janë dhënë për të paktën 10 qytete italiane, përfshirë Romën, Milanon dhe Firencën. Një djalë 4-vjeçar nga Rumania, i cili u gjet pa ndjenja brenda një makine në Sardenjë, u transportua me helikopter në një spital në Romë, por ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të parikuperueshëm të trurit, i shkaktuar, sipas autoriteteve mjekësore, nga goditja e të nxehtit.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, deklaroi se spitalet janë në gatishmëri për pasojat e valës së dytë të të nxehtit brenda vetëm disa javësh.

Në Mal të Zi, një ushtar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë kur cisterna e ujit me të cilën po luftonin flakët në kodrat në veri të Podgoricës u përmbys.

Në Portugali, zjarrfikësit po përballen me tre zjarre të mëdha, përfshirë një vatër të fuqishme në Trankoso, në qendër të vendit.

Turqia ka arritur tĂ« vĂ«rĂ« nĂ«n kontroll disa prej zjarreve mĂ« tĂ« mĂ«dha, pĂ«rfshirĂ« ato nĂ« Çanakale dhe Izmir, pasi qindra persona u evakuuan dhe u mbyllĂ«n Ngushtica e Dardaneleve dhe aeroporti i Çanakales.

Në Mbretërinë e Bashkuar, disa zona po përjetojnë valën e katërt të të nxehtit për këtë vit, me temperatura deri në 33°C dhe paralajmërime shëndetësore portokalli dhe të verdha për të gjithë Anglinë. Dy zjarre në zona me barishte shpërthyen të martën në kryeqytet, një në Ealing dhe një tjetër në Wanstead Flats, duke djegur mbi 17 hektarë tokë në total.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ngrohja globale po e bën verën mesdhetare më të nxehtë dhe më të thatë, duke nxitur sezone zjarresh më të gjata dhe më intensive./ BBC

 

The post Europa Jugore përballet me zjarre në pyje, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit appeared first on Revista Monitor.

Lamtumirë punëve 165 mijë dollarë në teknologji: studentët kërkojnë punë në shërbim dhe shitje

Gjatë viteve 2010, figura të njohura të politikës dhe teknologjisë, përfshirë miliarderë, drejtues kompanish dhe presidentë amerikanë, promovuan idenë se të mësuarit e kodimit dhe një diplomë në shkencat kompjuterike garantonin paga të larta dhe mundësi të shumta punësimi, duke nxitur një rritje të madhe të numrit të studentëve në këtë fushë që në vitin 2023 kaloi 170,000, mbi dyfishin e vitit 2014.

Sot tregu ka ndryshuar ndjeshëm, pasi përhapja e mjeteve të inteligjencës artificiale për programim, të cilat gjenerojnë dhe kontrollojnë kode shumë shpejt, po redukton kërkesën për inxhinierë softueri të nivelit fillestar, ndërsa valët e shkurtimeve në kompani të mëdha si Amazon, Microsoft, Intel dhe Meta kanë ulur mundësitë e punësimit.

Papunësia për të diplomuarit e rinj në shkencat kompjuterike ka arritur 6.1% dhe në inxhinieri kompjuterike 7.5%, më shumë se dyfishi i disa fushave të tjera, dhe shumë të diplomuar raportojnë se kanë aplikuar për qindra apo mijëra vende pune, duke kaluar teste të kodimit dhe intervista të gjata, por pa oferta konkrete, shpesh të refuzuar automatikisht nga algoritmet e filtrimit të aplikimeve.

NjĂ« e diplomuar nĂ« Purdue nĂ« maj, nuk mori oferta pune pas njĂ« viti aplikimesh, ndĂ«rsa e vetmja intervistĂ« ishte pĂ«r njĂ« vend pune nĂ« Chipotle, tĂ« cilin nuk e fitoi, por aktiviteti i saj si influencuese nĂ« TikTok i hapi derĂ«n pĂ«r njĂ« rol nĂ« shitjet teknologjike. Zach Taylor, i diplomuar nĂ« 2023 nga Oregon State, ka aplikuar pĂ«r 5,762 vende pune, ka marrĂ« vetĂ«m 13 intervista dhe asnjĂ« ofertĂ«, madje Ă«shtĂ« refuzuar edhe nga McDonald’s pĂ«r “mungesĂ« pĂ«rvoje”.

NdĂ«rsa Audrey Roller theksoi aftĂ«sitĂ« “njerĂ«zore” nĂ« aplikime, por mori refuzim automatik brenda tre minutash. Jamie Spoeri, e diplomuar nga Georgetown, aplikoi pĂ«r mbi 200 vende pune nĂ« sektorin publik, privat dhe jofitimpruruĂ«s, por u pĂ«rball me shkurtime, ngrirje punĂ«simi dhe konkurrencĂ« nga mjetet IA.

Ekspertët paralajmërojnë se pozicionet që preken më shumë nga automatizimi janë pikërisht ato të nivelit fillestar që zakonisht merren nga të diplomuarit e rinj, ndërkohë që kompanitë dhe universitetet po nisin programe trajnimi në IA për të përgatitur studentët për rolet e reja që kërkojnë këto aftësi.

Disa figura të njohura po zhvendosin fokusin drejt inteligjencës artificiale, si ish-presidenti Trump që publikoi një plan kombëtar për IA dhe Microsoft që po investon 4 miliardë dollarë në trajnime për studentë dhe punonjës.

Ideja kryesore Ă«shtĂ« se premtimi i “punĂ«s sĂ« artĂ«â€ pĂ«r tĂ« diplomuarit nĂ« shkencat kompjuterike po zbehet. IA po automatizon njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« punĂ«s sĂ« nivelit fillestar dhe shkurtime masive e konkurrenca e lartĂ« po e bĂ«jnĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« punĂ«simin, ndĂ«rsa tĂ« rinjtĂ« duhet tĂ« pĂ«rshtaten me aftĂ«si tĂ« reja, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e IA, pĂ«r tĂ« gjetur hapĂ«sira tĂ« reja nĂ« tregun e punĂ«s. / NY Times, Shqip.al

The post Lamtumirë punëve 165 mijë dollarë në teknologji: studentët kërkojnë punë në shërbim dhe shitje appeared first on Revista Monitor.

Euro prek miminum të ri, më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëve

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten monedha europiane u këmbye me 97.15 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.

Kursi vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore. Krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek është në rënie me 2.7%.

Sipas ekspertëve të këmbimit valuator, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektet sezonale të lidhura me turizmin. Muajt e verës shoqërohen me ofertë të shtuar valutore, për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve të huaj.

Oferta e lartë valutore në treg vazhdon të zhvendosë kursin e Euros në rënie, pavarësisht madje edhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë. Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit, Banka Qendrore ka rifilluar blerjet e valutës për të frenuar mbiccmimin e monedhës vendase. Megjithatë, as kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Shifrat e blerjeve në tregun valutor publikohen me një tremujor vonesë dhe për momentin nuk ka një informacion lidhur me volumin e valutës që po tërheq Banka e Shqipërisë nga tregu. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë pati blerë 176 milionëeuro, blerje që mjaftuan vetëm për ta mbajtur kursin pak më lart kufirit të 98 lekëve.

Për tremujorin e parë të vitit, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite buxhetore, vlerësohet se po vazhdon të luajë një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.1 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 36% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku i fortë vazhdon të jetë një faktor me ndikim në nivelete ulëta të inflacionit të ulët të importuar në ekonominë shqiptare. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë evidenton se inflacioni i ulët në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë kryesisht efekt i faktorëve të jashtëm, ndërsa presionet rritëse mbi çmimet në ekonominë e brendshme ngelen të larta.

Nga ana tjetër, forcimi i vazhdueshëm i Lekut vazhdon të ndikojë negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve, duke filluar nga turizmi, që po bëhet gjithnjë e më shumë sektor themelor për ekonominë shqiptare.

Burimi: BSH

Burimi: BSH

 

 

The post Euro prek miminum të ri, më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëve appeared first on Revista Monitor.

Qëndrueshmëria klimatike është një investim strategjik

Nga Pepukaye Bardouille dhe Mahmoud Mohieldin*

Për tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim (EMDE), investimi në qëndrueshmëri nuk është luks; është një domosdoshmëri. Fatkeqësitë natyrore dhe degradimi ekologjik po pengojnë perspektivat ekonomike dhe po rëndojnë mbi financat e tyre. Ndoshta edhe më e rëndësishme, këto goditje po përkeqësojnë barrët e paqëndrueshme të borxhit, në një kohë kur vendet donatore po shkurtojnë ndihmën për zhvillim, duke e bërë më të vështirë për EMDE-të financimin e investimeve në përshtatjen me ndryshimet klimatike.

Gjatë dy dekadave të fundit, 74 ekonomitë që përbëjnë Forumin e Vendeve të Rrezikuara nga Ndryshimet Klimatike dhe Grupin e Vendeve të Rrezikuara G20 kanë pësuar mbi 525 miliardë dollarë humbje, ekuivalente me rreth 20% të PBB-së së tyre kolektive, për shkak të goditjeve klimatike. Këto përfshijnë fatkeqësi të menjëhershme si përmbytjet, uraganët dhe thatësirat, si dhe ngjarje me lëvizje më të ngadaltë si tharja e tokës dhe erozioni bregdetar.

NdĂ«rkohĂ«, degradimi i ekosistemeve natyrore, pĂ«rmes shpyllĂ«zimit dhe humbjes sĂ« biodiversitetit, ka pĂ«rkeqĂ«suar pasiguritĂ« ushqimore dhe tĂ« ujit dhe ka rritur rreziqet klimatike duke eliminuar “burimet” natyrore tĂ« karbonit. KĂ«to dinamika krijojnĂ« pengesa tĂ« mĂ«dha, kryesisht hapĂ«sirĂ« tĂ« kufizuar fiskale dhe kosto tĂ« larta tĂ« kapitalit, qĂ« e mbajnĂ« vendin tĂ« bllokuar nĂ« njĂ« cikĂ«l tĂ« rrezikshĂ«m tĂ« cenueshmĂ«risĂ«. ShkĂ«putja nga ky cikĂ«l kĂ«rkon njĂ« zgjerim tĂ« ndjeshĂ«m tĂ« financimeve pĂ«r pĂ«rpjekjet e pĂ«rshtatjes klimatike.

Për këtë arsye, Agjenda e Përshtatjes Sharm El-Sheikh, e nisur në vitin 2022, propozon 30 objektiva të përshtatjes në sektorë kyç si bujqësia, shëndetësia publike dhe infrastruktura, me synimin për të nxitur veprime gjithëpërfshirëse, efektive dhe të drejta deri në vitin 2030. Rezultatet e propozuara nuk janë thjesht mbrojtëse; ato krijojnë vende pune, rrisin produktivitetin dhe përmirësojnë besueshmërinë kredituese. Fatkeqësisht, këto përfitime nuk pasqyrohen në kuadrot makroekonomike aktuale.

Problemi është strukturor. Mjetet ekzistuese makro-fiskale, si kuadrot e qëndrueshmërisë së borxhit të përdorura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe, si rrjedhojë, edhe vlerësimet e kredisë sovrane, marrin parasysh rreziqet klimatike dhe ato natyrore, por nuk njohin mjaftueshëm përfitimet ekonomike të reduktimit të këtyre rreziqeve. Fatkeqësitë natyrore trajtohen si kërcënime për stabilitetin fiskal. Por investimet e nevojshme për të zbutur efektet e tyre shihen vetëm si një barrë shtesë borxhi, në vend që të konsiderohen kritike për reduktimin e humbjeve ose si nxitëse të zhvillimit të aseteve strategjike që rrisin rritjen. Për shembull, investimet në infrastrukturë të qëndrueshme ndaj përmbytjeve në Vietnam jo vetëm që kanë ulur kostot e dëmeve, por gjithashtu kanë rritur vlerën e tokës, kanë përmirësuar shëndetin publik dhe kanë rritur produktivitetin e punëtorëve. Po ashtu, investimet në zgjidhje të bazuara në natyrë mund të adresojnë njëkohësisht sfidat klimatike, ushqimore dhe të ujit, si dhe të rrisin performancën e infrastrukturës.

Si rrjedhojë, ndërhyrje me ndikim të lartë si mbrojtjet bregdetare, linjat nëntokësore të energjisë dhe rikthimi i bimësisë tropikale në bregdete shpesh lihen mënjanë në favor të projekteve më konvencionale të infrastrukturës, si rrugët, urat dhe portet.

Këto stimuj të shtrembëruar pasqyrohen edhe në proceset e planifikimit dhe buxhetimit të EMDE-ve. Ministritë e mjedisit, që mbikëqyrin Kontributet e Përcaktuara Kombëtare (NDC) dhe Planet Kombëtare të Përshtatjes (NAP) sipas marrëveshjes së Parisit për klimën, priren të mos bashkëpunojnë në mënyrë sistematike me ministritë e financave, që do të thotë se këto strategji qëndrueshmërie nuk integrohen plotësisht në planifikimin financiar kombëtar afatmesëm dhe afatgjatë. Kjo i lë NDC-të dhe NAP-et të rrezikuara të mbeten aspirative, në vend që të jenë të zbatueshme.

Me investimet kritike të përshtatjes të përjashtuara nga buxhetet dhe me mungesë të fondeve në formën e granteve ose financimeve koncesionare për të mbuluar boshllëqet që pasojnë, shumëkush po kërkon ndryshime në trajtimin e borxhit, përfshirë reformat në kuadrot fiskale në mënyrë që investimet në qëndrueshmëri klimatike dhe të natyrës të trajtohen si produktive. Një dokument i fundit i Nismës së Bridgetown paraqet katër hapa që qeveritë mund të ndërmarrin për ta arritur këtë qëllim.

SĂ« pari, EMDE-tĂ« duhet tĂ« matin rreziqet klimatike dhe natyrore, akute dhe kronike. NjĂ« kuptim mĂ« i mirĂ« i efekteve tĂ« mundshme makroekonomike mund tĂ« ndihmojĂ« nĂ« drejtimin e vlerĂ«simeve pĂ«r financimin e nevojshĂ«m pĂ«r t’i reduktuar kĂ«to rreziqe.

Pasi politikëbërësit të kenë identifikuar investimet e nevojshme, ata duhet të vlerësojnë ndikimin e tyre në ecurinë e rritjes së ekonomisë. Shpenzimet për masa qëndrueshmërie mund të reduktojnë humbjet e ardhshme nga fatkeqësitë klimatike, të rrisin produktivitetin dhe të shtojnë të ardhurat. Këto përfitime duhet të përfshihen në modelet parashikuese, ashtu siç bëhet tashmë për investimet tradicionale të infrastrukturës.

Përfitimet afatgjata të rritjes nga projektet kapitale të përqendruara te qëndrueshmëria mund të përfshihen më pas në analizat e qëndrueshmërisë së borxhit. Kjo do të tregonte se këto investime janë, në fakt, fiskalisht të mençura, me kushtet e duhura të financimit, duke forcuar kështu argumentin për huamarrje më koncesionare dhe afatgjatë.

Së fundi, me një kuptim më të plotë të efekteve makroekonomike të ndërhyrjeve të bazuara në qëndrueshmëri, EMDE-të mund të hartojnë plane investimi dhe strategji financimi të besueshme, të cilat përputhen me politikat fiskale dhe buxhetore.

Integrimi i qëndrueshmërisë klimatike në planifikimin makroekonomik duhet të forcojë, jo të dobësojë, narrativën e rritjes së një vendi. Kur bëhet si duhet, kjo u jep ministrive të financave mundësinë të angazhohen në mënyrë më efektive me donatorët, agjencitë e vlerësimit të kredisë, tregjet dhe institucionet financiare ndërkombëtare, të gjitha këto me një rol kritik, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në mbështetjen e përpjekjeve për qëndrueshmëri dhe përshtatje.

Me FMN-në dhe Bankën Botërore që po shqyrtojnë Kuadrin e Qëndrueshmërisë së Borxhit për Vendet me të Ardhura të Ulëta, ky është një moment i përshtatshëm që EMDE-të të përditësojnë metodologjitë e tyre për të pasqyruar përfitimet e masave të përshtatjes. Goditjet klimatike dhe ato të natyrës janë tashmë një realitet ekonomik, jo një kërcënim i largët. Ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj këtyre goditjeve do të jetë themeli i zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabilitetit fiskal për vitet që vijnë.

* Pepukaye Bardouille, Drejtoreshë e Nismës Bridgetown dhe Këshilltare e Posaçme për Qëndrueshmërinë Klimatike në Zyrën e Kryeministres së Barbadosit, ka qenë CEO themeluese e Agjencisë së Zbatimit të Qëndrueshmërisë Klimatike për Dominikën. Mahmoud Mohieldin, i Dërguar i Posaçëm i OKB-së për Financimin e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 dhe bashkëkryetar i Grupit të Ekspertëve për Borxhin, është ish-ministër i investimeve i Egjiptit (2004-2010), ish-nënkryetar i lartë i Bankës Botërore dhe ish-drejtor ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Copyright: Project Syndicate, 2025.
www.project-syndicate.org

The post Qëndrueshmëria klimatike është një investim strategjik appeared first on Revista Monitor.

Mallrat nga Amerika hyjnë pa tarifë doganore në Kosovë, kriteret që duhet plotësuar

Kosova ka hequr tarifën doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi, që hyri në fuqi më 1 gusht 2025, ka për qëllim lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e tarifës doganore për mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dogana e Kosovës ka dhënë disa sqarime se çfarë duhet kriteresh duhet të plotësohen, në mënyrë që mallrat të importohen pa pagesë të tarifës doganore.

“Ky vendim ndonĂ«se pĂ«rfaqĂ«son njĂ« masĂ« tĂ« njĂ«anshme nga ana e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, i cili qĂ«llim primar ka lehtĂ«simin e tregtisĂ« me pĂ«rfitime konkrete si pĂ«r bizneset ashtu dhe pĂ«r konsumatorĂ«t e vendit, Ă«shtĂ« i njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« veçantĂ« edhe sa i pĂ«rket forcimit dhe avancimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve nĂ« sferĂ«n tregtare dhe ekonomike nĂ« raport me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”.

Tutje, theksohet se vendimi për aplikimin e tatimit doganor me normë zero për mallrat e importuara me origjinë nga SHBA është i bazuar në Ligjin Nr. 04/L-163 dhe në Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, andaj mbi këtë bazë, mallrat të cilat importohen nga SHBA e të cilat plotësojnë kriteret e origjinës preferenciale, që nga data e hyrjes në fuqi të vendimit dhe publikimit të tij në gazetën zyrtare 01.08.2025, mund të importohen në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa pagesë të tarifës doganore.

Në mënyrë qe këto mallra të përfitojnë nga ky trajtim favorizues, të njëjtat me rastin e importit duhet të shoqërohen me:

‱ CertifikatĂ« tĂ« vlefshme tĂ« origjinĂ«s preferenciale tĂ« lĂ«shuar nga autoritetet amerikane

‱ Deklarata pĂ«r origjinĂ«n nĂ« faturĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me ligjin nĂ« fuqi tĂ« tĂ« dyja vendeve.

“TĂ« gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nga data 01.08.2025, tĂ« cilat pĂ«rmbushin kriteret pĂ«r t’u trajtuar si mallra me origjinĂ« preferenciale, por qĂ« nĂ« momentin e importit nuk kanĂ« pĂ«rfituar kĂ«tĂ« trajtim, do t’u nĂ«nshtrohen procedurave pĂ«r rimbursim tĂ« detyrimeve doganore, nĂ« pĂ«rputhje me dispozitat nĂ« fuqi”, bĂ«het e ditur nĂ« komunikatĂ«.

Për më shumë informacione rreth mënyrës së aplikimit të trajtimit preferencial dhe dokumentacionit të nevojshëm, të gjithë operatorët ekonomikë që importojnë mallra nga SHBA ftohen të kontaktojnë Doganën e Kosovës për udhëzime të mëtejshme.

Dy javë më parë Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kurti tha se të gjitha produktet e SHBA-së që do të hyjnë në Kosovë do të kenë tarifë 0 për qind.

“Vendim tjetĂ«r i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« po marrim sot Ă«shtĂ« largimi i tarifĂ«s doganare me SHBA-tĂ«. Tani e tuje tĂ« gjitha produktet me origjinĂ« nga SHBA do tĂ« kenĂ« tarifĂ« 0 pĂ«r qind kur tĂ« hyjnĂ« nĂ« KosovĂ«. Kosova i mirĂ«pret produktet amerikane nĂ« tregun e saj
 Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i radhĂ«s qĂ« dĂ«shmon pĂ«r marrĂ«dhĂ«nie shumĂ« tĂ« mira ndĂ«rmjet dy vendeve”.

Ndryshe, heqja e tarifës doganore vjen disa muaj pas propozimit që kishte bërë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

 

 

The post Mallrat nga Amerika hyjnë pa tarifë doganore në Kosovë, kriteret që duhet plotësuar appeared first on Revista Monitor.

BSH: Inflacioni i ulët vjen nga jashtë, ekonomia e brendshme ushtron presione mbi çmimet

Inflacioni i ulët në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë kryesisht efekt i faktorëve të jashtëm, ndërsa presionet rritëse mbi çmimet në ekonominë e brendshme ngelen të larta.

Në raportin e fundit të politikës Monetare, Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni vazhdon të jetë nën objektivin prej 3%, i ndikuar nga rënia e inflacionit nga jashtë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe goditjet e përsëritura të ofertës.

Këto të fundit janë reflektuara në nivele të ulëta të inflacionit të ushqimeve, të cilat zënë rreth 1/3 e shportës së konsumit të familjeve shqiptare. Por, nga ana tjetër presionet e brendshme inflacioniste mbeten të qëndrueshme, duke sugjeruar se aktiviteti ekonomik është pranë potencialit.

Inflacioni shënoi rritje në tremujorin e dytë, duke u luhatur pranë nivelit 2.3%. Inflacioni arriti 2.4% në qershor, vlera më e lartë e regjistruar nga fillimi i vitit 2024.

Inflacioni i brendshëm u rrit dukshëm në tremujorin e dytë në 2.3%, nga 1.8% në tremujorin e parë të këtij viti. Kontributi i tij në formimin e inflacionit total mbeti mbizotërues, duke përbërë rreth 81% të tij.

Rritja e inflacionit të brendshëm e afroi atë pranë inflacionit total, duke zgjeruar ndikimin e presioneve të brendshme inflacioniste në inflacionin total. Inflacioni i importuar shënoi normën 2.4%, lehtësisht më poshtë se një tremujor më parë, por më lart se e njëjta periudhë e vitit të kaluar (1.8%). Nivelet më të larta të inflacionit të importuar në krahasim me një vit më parë janë ndikuar nga mbiçmimi më i zbutur i kursit të këmbimit dhe nga ngadalësimi i ritmit rënës

së çmimit të naftës në vend. Pavarësisht kësaj ecurie, vlerat dhe kontributet e inflacionit të importuar në atë total mbeten relativisht të ulëta.

Inflacioni bazë vijoi të mbetet mbi inflacionin total dhe mbi mesataren e vet të dekadës së fundit, ndërkohë që inflacioni i brendshëm kaloi vlerën e inflacionit total në muajin qershor dhe vijon të mbetet mbi mesataren respektive, duke filluar nga muaji mars i këtij viti. Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Këto vlerësime konfirmojnë qëndrueshmërinë e presioneve të brendshme inflacioniste.

Në fillim të korrikut, Banka e Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Ulja e normës bazë duket se u nxit nga vijimësia e inflacionit të ulët të importuar (ku një ndikim vijon të ketë edhe Leku i fortë në kursin e këmbimit), por ndoshta edhe rritja ekonomike më e dobët se pritshmëritë e Bankës Qendrore në tremujorin e parë të vitit.

Megjithatë, analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se presionet më të qëndrueshme inflacioniste, ato që lidhen me shërbimet dhe produktet joushqimore, mund të jenë në rritje.

Duke pasqyruar rritjen më të fortë të inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave me afat të gjatë përdorimi, Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni bazë e zgjeroi kontributin në formimin e inflacionit total në pjesën e parë të këtij viti.

 

 

The post BSH: Inflacioni i ulët vjen nga jashtë, ekonomia e brendshme ushtron presione mbi çmimet appeared first on Revista Monitor.

Serbia 5 miliardë euro eksporte në sektorin e ICT

Serbia parashikon që eksportet nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) të arrijnë në 5 miliardë euro gjatë vitit 2025, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga drejtuesit e industrisë pas vendimit të qeverisë, për të ndërprerë skemën e incentivave për punësimin e profesionistëve të huaj.

Ana Brnabić, presidente e Kuvendit KombĂ«tar, deklaroi nĂ« rrjetin social X se eksportet e sektorit kanĂ« kaluar tashmĂ« shifrĂ«n 1.8 miliardĂ« euro gjatĂ« pesĂ« muajve tĂ« parĂ« tĂ« vitit, njĂ« rritje 17% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

“VetĂ«m 13 vite mĂ« parĂ«, eksportet vjetore tĂ« sektorit ICT ishin 375 milionĂ« euro, 13 herĂ« mĂ« pak”, – shkroi Brnabić, duke theksuar rritjen e shpejtĂ« tĂ« industrisĂ«.

Sektori i ICT në Serbi është kthyer në një prej motorëve kryesorë të ekonomisë, me eksportet vjetore që janë rritur nga 375 milionë euro në vitin 2012 në mbi 4 miliardë euro në vitin 2024. Qeveria ka mbështetur në mënyrë aktive këtë sektor përmes projekteve të infrastrukturës dixhitale dhe politikave për nxitjen e start-upeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Megjithatë, shfuqizimi i fundit i skemës kryesore të incentivave për punësimin e shtetasve të huaj ka ngjallur shqetësime te të punësuarit në sektor. Rregullorja për Incentivat për Punësimin e të Huajve, e miratuar në vitin 2022 për të tërhequr talente ndërkombëtare në teknologji, u ndërpre në fillim të korrikut. Qeveria e justifikoi vendimin me rritjen e ndjeshme të aplikimeve nga të huajt dhe shtimin e qëndrueshëm të punëtorëve ndërkombëtarë në vend.

Drejtues të industrisë e kritikuan vendimin, duke paralajmëruar për një largim të mundshëm të talenteve të huaja dhe kompanive teknologjike nga vendi. Shoqata Serbe e Teknologjisë së Informacionit (SITA) vlerëson se ky hap mund të cenojë statusin e Serbisë si një qendër teknologjike rajonale.

Rregullorja e shfuqizuar kishte në fokus punonjësit e huaj të kualifikuar, që nuk kishin qëndruar në Serbi për më shumë se 180 ditë gjatë dy viteve të fundit dhe që punësoheshin në pozicione të përhershme me paga mujore mbi 300,000 dinarë (2,560 euro). Kjo politikë ishte veçanërisht tërheqëse për profesionistët rusë të teknologjisë, shumë prej të cilëve u zhvendosën në Serbi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Me gjithë ndryshimet në politikë, analistët mbeten optimistë, por të matur. Sektori i ICT në Serbi punëson mbi 115,000 persona, dhe pagat mesatare janë ndër më të lartat në vend. Në mars të vitit 2025, zhvilluesit e softuerëve fitonin mesatarisht 310,417 dinarë në muaj, më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare.

Brnabić njoftoi gjithashtu plane pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur rritjen e mĂ«tejshme tĂ« sektorit nĂ«pĂ«rmjet vizitave parlamentare nĂ« qendrat shkencore dhe teknologjike nĂ« Kragujevac, Çaçak, Nish dhe Krushevac, pjesĂ« e njĂ« pĂ«rpjekjeje mĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«r tĂ« zgjeruar infrastrukturĂ«n dixhitale tĂ« vendit.

Edhe pse disa ekonomistë argumentojnë se skemat e incentivave nuk janë të qëndrueshme në afatgjatë, drejtuesit e sektorit të ICT paralajmërojnë se ndryshimet e papritura në politika cenojnë parashikueshmërinë dhe atraktivitetin e peizazhit teknologjik në Serbi.

Në vitin 2024, eksportet ICT arritën në 4.13 miliardë euro, një rritje 20% krahasuar me një vit më parë. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, objektivi 5 miliardë euro duket i arritshëm, edhe pse në një klimë më të pasigurt.

The post Serbia 5 miliardë euro eksporte në sektorin e ICT appeared first on Revista Monitor.

Kostot e huamarrjes të Francës i afrohen të Italisë, investitorët shqetësohen për borxhet

Rritet ankthi për financat publike të Francës, ndërsa Roma përmirëson pozicionin e saj me mbajtësit e obligacioneve

Kostot afatgjata të huamarrjes së Francës po konvergojnë me ato të Italisë për herë të parë që nga kriza financiare globale, ndërsa investitorët e shqetësuar të obligacioneve e pozicionojnë ekonominë e dytë më të madhe të BE-së në një nivel me një vend që ka qenë një nga huamarrësit e saj më të vështirë.
Yield-et e obligacioneve qeveritare franceze 10-vjeçare janë rritur mbi 3 për qind gjatë vitit të kaluar, ndërsa muajt e paqëndrueshmërisë politike dhe shqetësimet për financat publike kanë lënë gjurmën e tyre. Kjo ka sjellë kostot e huamarrjes referuese të Francës në vetëm 0.14 pikë përqindjeje më pak se ato të Italisë, rendimentet e obligacioneve të së cilës janë ulur, pasi kujdesi fiskal i treguar nga administrata e Giorgia Melonit ka fituar investitorët.
Konvergjenca ka pĂ«rmbysur pikĂ«pamjet e mbajtura prej kohĂ«sh mbi pozicionin e FrancĂ«s si njĂ« nga huamarrĂ«sit mĂ« tĂ« sigurt tĂ« rajonit dhe ItalinĂ« si njĂ« nga mĂ« tĂ« rrezikshmit, me njĂ« stok tĂ« madh borxhi publik tĂ« barabartĂ« me rreth 140 pĂ«r qind tĂ« PBB-sĂ«. “Spread”-i i ItalisĂ« ndaj FrancĂ«s – diferenca midis rendimenteve tĂ« obligacioneve tĂ« tyre – u rrit nĂ« mĂ« shumĂ« se 4 pikĂ« pĂ«rqindjeje gjatĂ« krizĂ«s sĂ« borxhit tĂ« EurozonĂ«s tĂ« viteve 2010.
Disa borxhe afatshkurtra franceze janë tregtuar tashmë në të njëjtin nivel me obligacionet italiane në javët e fundit.
Muajin e kaluar, kryeministri i FrancĂ«s, François Bayrou, zbuloi njĂ« paketĂ« fiskale pĂ«r vitin 2026 qĂ« pĂ«rmbante 44 miliardĂ« euro nĂ« rritje taksash dhe shkurtime shpenzimesh. Ai e quajti atĂ« njĂ« “moment tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s”, tĂ« hartuar pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« krizĂ« borxhi tĂ« ngjashme me atĂ« qĂ« pĂ«rjetoi Greqia nĂ« dekadĂ«n deri nĂ« vitin 2018.
Megjithatë, pasi nuk ka shumicën në parlament, Bayrou do të ketë vështirësi në miratimin e paketës dhe përballet me rrëzimin nga opozita. Paraardhësi i tij si kryeministër, Michel Barnier, u rrëzua për shkak të planit të tij buxhetor dhjetorin e kaluar, duke e lënë Francën në një pozicion të paprecedentë pa buxhet për rreth një muaj.
Raporti i borxhit ndaj PBB-sĂ« sĂ« FrancĂ«s u zgjerua nĂ« 113 pĂ«r qind vitin e kaluar, sipas Eurostat. Pritet tĂ« arrijĂ« nĂ« 118 pĂ«r qind deri nĂ« vitin 2026. Agjencia e vlerĂ«simit Moody’s uli vlerĂ«simin e kreditit tĂ« vendit dhjetorin e kaluar. RivalĂ«t S&P Global dhe Fitch e kanĂ« atĂ« nĂ« njĂ« perspektivĂ« negative.
NĂ« Itali, koalicioni trepartiak i krahut tĂ« djathtĂ« i Melonit ka sjellĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« rrallĂ« stabiliteti politik dhe ka qetĂ«suar tregjet e obligacioneve fillimisht tĂ« paqĂ«ndrueshme me pĂ«rmbajtjen e tij fiskale. Dy vjet mĂ« parĂ«, pĂ«r shembull, filloi heqjen graduale tĂ« njĂ« skeme kontroverse “superbonus” qĂ« u dha pronarĂ«ve tĂ« shtĂ«pive 110 pĂ«r qind tĂ« kostos sĂ« rinovimeve me efikasitet energjetik dhe i ka kushtuar thesarit publik mĂ« shumĂ« se 200 miliardĂ« euro.
Giancarlo Giorgetti, ministri i financave i Italisë ka punuar për të ulur deficitin buxhetor, i cili ishte i barabartë me 4.3 për qind të PBB-së në vitin 2024 dhe pritet të bjerë në 2.8 për qind vitin e ardhshëm. Kjo do ta çonte atë nën kufirin prej 3 për qind të BE-së.
Meloni e ka cilësuar vazhdimisht rënien e vazhdueshme të diferencës së vëzhguar nga afër midis rendimenteve referuese italiane dhe gjermane si një nga arritjet e rëndësishme të qeverisë së saj.
Diferenca u rrit në 2.5 pikë përqindjeje në fitoren e saj zgjedhore në vitin 2022. Që atëherë ka rënë dhe tani është 0.8 pikë përqindjeje, më e vogla që nga para krizës së borxhit të Eurozonës, kur kaloi 5 pikë përqindjeje.
Në dallim nga kufizimet fiskale të Italisë, deficiti buxhetor i Francës u rrit në ekuivalentin e 5.8 për qind të PBB-së në fund të vitit 2024, sipas Eurostat. Qeveria shpreson ta ulë atë në 3 për qind deri në fund të vitit 2029.
Deficiti u zgjerua pasi Franca shpenzoi shumë për të mbrojtur kompanitë dhe konsumatorët gjatë pandemisë dhe krizës pasuese të energjisë. Uljet e taksave që synojnë nxitjen e rritjes ekonomike nuk kanë dhënë mjaftueshëm nxitje.
Me perspektiva mĂ« tĂ« mira pĂ«r ItalinĂ« dhe vende tĂ« tilla si Greqia, dallimi i investitorĂ«ve midis njĂ« “periferie” europiane tĂ« vendeve me borxhe mĂ« tĂ« larta, me kosto shumĂ« mĂ« tĂ« larta huamarrjeje dhe njĂ« “bĂ«rthame” huamarrĂ«sish mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m qĂ« pĂ«rfshinte FrancĂ«n, Ă«shtĂ« zbehur.
Vendet periferike tani janĂ« “politikisht tĂ« qeta”, tha strategu i Barclays, Rohan Khanna, ndĂ«rsa “e gjithĂ« zhurma dhe kaosi politik Ă«shtĂ« zhvendosur nĂ« tregjet kryesore”. / FT

The post Kostot e huamarrjes të Francës i afrohen të Italisë, investitorët shqetësohen për borxhet appeared first on Revista Monitor.

❌