Reading view

Miri tregon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdh*nie

✇Albeu
By: M C

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka qenë së fundmi i ftuar në kanalin Andale Media, ku është përballur me disa pyetje mjaft pikante dhe sfidën e ngrënies së specit djegës.

Gjatë intervistës, moderatorët i kanë drejtuar pyetjen direkte për të zbuluar vendin më të çuditshëm ku ai ka kryer marrëdhënie seksuale.

Ndryshe nga personazhet e tjerë që shpesh zgjedhin të hanë specin djegës për t’u shpëtuar përgjigjeve të tilla, Miri u tregua plotësisht i hapur.

Përpara se të jepte përgjigjen, ai komentoi me humor se pyetje të tilla nuk duhen shmangur:

“Është e thjeshtë… Të tjerët kanë ngrënë specin të gjithë që mos t’i përgjigjen kësaj pyetjeje… Sepse kanë komplekse me veten. Nuk e tregojnë. Kjo është një gjë shumë e thjeshtë sepse nëse ti nuk ke arritur të bësh në një vend të çuditshëm për ty atë marrëdhënie seksuale, do të thotë që ti s’ke jetuar! Kështu mendoj unë”.

Pas këtij argumenti, këngëtari zbuloi se për të, ky vend ka qenë thjesht “në makinë”, duke e kaluar situatën me shumë sportivitet dhe pa komplekse përpara kamerave.

The post Miri tregon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdh*nie appeared first on Albeu.com.

  •  

Zjarret në vendin tonë, Ministria e Mbrojtjes bën publik bilancin ditor: 5 vatra vijojnë të jenë aktiv

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në vend, e cila shfaqet si tepër problematika në disa zona.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë ditës së sotme ka pasur 16 vatra zjarri aktive në vend, ku 5 prej ture vijojnë të jenë ende aktive. Edhe pse janë vënë nën kontroll dhe se po punohet për shuarjen përfundimtare të flakëve.

Po ashu për shuarjen e 5 vatrave, u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore..

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit. Pesë vatrat që vijojnë të jenë aktive janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në operacionet e zhvilluara në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe vatra të tjera u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.

Një falënderim të veçantë për pilotët dhe ekuipazhet e helikopterëve të Forcave të Armatosura, si dhe për efektivët e Forcave të Armatosura që mbështetën operacionet nga toka, duke ndërhyrë në kushte të vështira dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e situatës.

Mirënjohje edhe për zjarrfikësit e bashkive Fier, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Elbasan, Divjakë, Rrogozhinë, Lushnjë, Durrës dhe Kamëz, të cilët, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera operacionale, vepruan me profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

The post Zjarret në vendin tonë, Ministria e Mbrojtjes bën publik bilancin ditor: 5 vatra vijojnë të jenë aktiv appeared first on Albeu.com.

  •  

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

✇Albeu
By: M C

Dashi

Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift do jete shume me e mire. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do mundin dot te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Duhet te prisni edhe pak kohe. Financat do vazhdojnë te mbeten te paqëndrueshme dhe goxha delikate. Mos tentoni te shlyeni borxhet sepse nuk është momenti.

Demi

Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje gjerat do ecin për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo sekonde dhe shprehini sa te mundni ndjenjat. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës dhe do mund ta gjejnë shpejt një person me te cilin te krijojnë lidhje. Buxheti do filloje dalëngadalë te stabilizohet nëse nuk merrni masa sa me shpejt qe te mundeni.

Binjaket

Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do jeni gati për te vazhduar me tej. Beqaret do jene shume te vëmendshëm ndaj çdo ftese dhe do maten mire para se te hedhin hapa. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm nëse nuk doni te keni asnjë te papritur.

Gaforrja

Te dashuruarit do dashurohen si gjithmonë me atë qe kane ne krah dhe as qe do ju shkoje ne mendje te pranojnë ftesat e disa personave te tjerë. Nëse jeni ende vetëm, duhet te dilni me shume dhe te njiheni me persona te rinj. Kjo është e vetmja mënyrë për te ndryshuar statusin. Gjendja e financave do ketë ndryshime te menjëhershme duke qene se do dini çfare hapash te hidhni.

Luani

Venusi do ketë influence te madhe ne jetën tuaj ne çift, por fatkeqësisht jo shume pozitive. Do ngrini shume pikëpyetje mbi te ardhmen prandaj edhe gjerat nuk do ju ecin si e kishit ëndërruar. Beqaret me ne fund do jene me fat dhe do takojnë personin ideal. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm, por nëse shpenzoni kuturu situata mund t’iu dale shpejt jashtë kontrollit.

Virgjeresha

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete me harmonike nga sa mendonit. Do e dashuroni me më shume pasion partnerin dhe e ardhmja do jete me e bukur. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe sot sepse po pranuan ftesat qe do ju bëhen ka rrezik te fillojnë lidhje te trazuara. Financat do dobësohen për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

Peshorja

Te dashuruarit do jene me te organizuar. Ata do mendojnë për çaste romantike dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene largpamës dhe do i shohin gjerat me një sy tjetër. Për ta nuk është me e rëndësishmja krijimi i një lidhjeje për momentin. Ne planin financiar gjendja do ekuilibrohet tej mase. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë.

Akrepi

Ju qe jeni ne një lidhje do jeni shume me autoritare gjate kësaj dite dhe ka mundësi qe here pas here te përballeni me mosmarrëveshje. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do mund te realizojnë edhe një lidhje goxha te qëndrueshme. Për financat nuk do keni aspak për çfarë te frikësoheni. Gjendja do jete e qëndrueshme dhe aspak problematike.

Shigjetari

Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift pas një periudhe delikate dhe problematike. Do bashkëpunonin çdo moment me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një jete sociale mjaft aktive dhe do kenë njohje te shumta. Financiarisht nuk do keni probleme serioze, megjithatë mire është qe çdo lloj shpenzimi ta kryeni me përkujdes dhe maturi.

Bricjapi

Do i jepni rëndësinë e duhur jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe do përjetoni ndjesi akoma me te veçanta se me pare. Dashuria për njeri-tjetrin do jete e zjarrte. beqaret jo veten qe do fillojnë një lidhje, por ajo do jete mjaft pasionante. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje mire sepse kohet e fundit keni ditur si t’i menaxhoni te ardhurat. As borxhe nuk do keni për te shlyer.

Ujori

Dite shume e turbullt dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret nuk duhet ta humbin shpresën deri ne momentin e fundit. Gjithçka mund te ndodhe sot. Për financat do përkujdeseni mjaft dhe do arrini te ruani një gjendje goxha te qëndrueshme.

Peshqit

Konfigurimi i yjeve nuk do jete shume i mire sot për jetën tuaj ne çift. Mund te keni here pas here edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa takime impresionuese. Mundohuni t’i merrni gjerat si t’iu vijnë. Financat do varen tërësisht nga mënyra se si ju do i menaxhoni. Tregohuni te kujdesshëm dhe te matur.

The post Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Albeu.com.

  •  

Diaspora ngre ‘në këmbë’ Tiranën, flakadanë gjatë marshimit, protestuesit krijojnë atmosferë në rrugët e kryeqytetit

✇Albeu
By: M C

“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë për largimin e kryeministrit Rama. Me një pjesëmarrje historike, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë tubimit, protestuesit theksuan se protesta është paqësore dhe se synimi i tyre është dorëheqja e kreut të qeverisë.

“Nuk jemi për dhunë. Jemi vetëm për dorëheqjen e Ramës. Patronazhistët që janë këtu të largohen”, u shprehën disa prej pjesëmarrësve.

Protestës mbarëkombëtare i janë bashkuar edhe shqiptarë të Diasporës, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në tubim, me një pjesëmarrje si ndër më të lartat deri më tani.

The post Diaspora ngre ‘në këmbë’ Tiranën, flakadanë gjatë marshimit, protestuesit krijojnë atmosferë në rrugët e kryeqytetit appeared first on Albeu.com.

  •  

Bllokohet pika kufitare e Morinës, kolona kilometrike në kufirin me Shqipërinë

✇Albeu
By: M C

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës njoftoi se në pikën kufitare të Morinës janë krijuar kolona të gjata automjetesh këtë të shtunë, në një ditë kur në Tiranë do të mbahet protesta mbarëkombëtare.

Sipas njoftimit, radhët në dalje të Kosovës kanë arritur deri në 3.5 kilometra, ndërsa shkak i vonesave janë procedurat e regjistrimit të hyrjes së qytetarëve nga autoritetet shqiptare.

“Ju informojmë se sot, nga ora 04:00 e në vazhdim, në dalje të Republikës së Kosovës janë krijuar kolona të gjata, afërsisht 3.5 kilometra, pasi autoritetet shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve”, njoftoi Qendra për Menaxhim Kufitar.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me arsyet e këtyre kontrolleve apo vonesave. Ndërkohë, pritjet në kufi kanë prekur qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë, si për pjesëmarrje në protestë, ashtu edhe për arsye të tjera.

The post Bllokohet pika kufitare e Morinës, kolona kilometrike në kufirin me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

  •  

Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

✇Albeu
By: M C

Dashi

Në dashuri do të përballeni me probleme, por gjithçka do të varet nga mosha dhe vendi ku jetoni. Sa i takon punës, apo për ata që studiojnë, duhet të shfaqin përqendrim maksimal.

Demi

Hëna dhe Saturni janë në anën tuaj dhe kjo do të thotë që duhet të sqaroni disa situata të mbetura pezull. Sa i takon punës, ka ardhur momenti që të ndërroni kapitull. Nuk është e lehtë, sidomos për një natyrë si e juaja, që është shumë e lidhur me të kaluarën.

Binjakët

Do të përballeni me zhvillime të reja interesante. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme për ata që janë vetëm. Lëreni veten të lirë në dashuri. Sa i takon punës, pavarësisht vështirësive, diçka do të lëviz.

Gaforrja

Bëni kujdes në dashuri, pasi kjo e premte do të jetë mjaft e çuditshme. Probleme do të keni me të lindurit e shenjës së bricjapit, peshores dhe dashit. Sa i takon punës, ka ardhur momenti që të shkëputeni. Nga ana tjetër keni një sërë konfliktesh që kërkojnë zgjidhje.

Luani

Tensionet në dashuri mund të rikthehen gjatë së shtunës, por gjatë së premtes mundohuni që të rrini të qetë. Sa i takon punës, kjo është një periudhë gjatë së cilës prireni të shpenzoni pak më shumë për shtëpinë, për një riparim apo rregullim.

Virgjëresha

Ju pret një ditë pozitive dhe premtuese për dashurinë, ndaj mundohuni që të mos e kaloni në izolim. Në punë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të marrin konfirmimet e shumëpritura.

Peshorja

Disa persona mund t’iu nervozojnë ndaj mundohuni që të ruani distancën. Edhe në punë, mundohuni të jeni të kujdesshëm. Mundësi të reja do të vijnë me afrimin e fundit të vitit.

Akrepi

Mos i shtyni për më vonë diskutimet, pasi gjatë së premtes situata mund të ekuilibrohet. Në punë, mundohuni që të shmangni konfliktet, shkruan noa.al. Shumë shpejt do të ketë të reja premtuese.

Shigjetari

Fundjava do të jetë mjaft e favorshme për takime dhe surpriza të bukura. Sa i takon punës, mundohuni që ta jetoni këtë periudhë në mënyrë intensive por pa u mbingarkuar.

Bricjapi

Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj. Do të jeni të mbushur me energji dhe pozitivizëm në dashuri. Edhe në punë ju pret një ditë shumë e mirë, për të bërë ndonjë marrëveshje. Bëni kujdes me paratë, pasi mund t’iu duhet të bëni ndonjë shpenzim më shumë.

Ujori

Ka ende situata me të cilat duhet të përballeni me kujdes. Në punë, mund të përballeni me momente pozitive në ditët në vijim. Jeni të vendosur në nismat tuaja.

Peshqit

Hëna ka ndikim mjaft të favorshëm në dashuri, duke stimuluar lidhjet sentimentale. Në punë, nëse keni një profesion kreativ, do të keni kontakte mjaft pozitive.

The post Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme, 3 Korrik 2026 appeared first on Albeu.com.

  •  

Blero dhe Eronita zbulojnë për herë të parë emrin e djalit

✇Albeu
By: M C

Disa javë pasi këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, çifti ka përjetuar një tjetër moment të ëmbël.

Lindja e djalit u krye me sukses në Sarajevë, ndërsa tashmë nëna dhe foshnja janë rikthyer në shtëpi. Për të festuar këtë kthim, familja kishte përgatitur një pritje përrallore të mbushur me tullumbace blu e të bardha, arushë pellushi dhe detaje të kuruara me shumë dashuri.

Përmes disa postimeve në profilin e saj në Instastory, Eronita ka zbuluar për herë të parë edhe emrin tejet të veçantë që kanë përzgjedhur për djalin e tyre.

Në këndin dekorativ të përgatitur për mirëseardhjen e vogëlushit, vihet re qartë emri i tij i shkruar në tabelat mirëpritëse: Areej.

The post Blero dhe Eronita zbulojnë për herë të parë emrin e djalit appeared first on Albeu.com.

  •  

Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

✇Albeu
By: M C

Dashi

Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete. Me Hënën në fushën e dhjetë ju do të ndjeni disa lëkundje megjithatë, arsye serioze për panik, është vetëm çështje e pritjes për ardhjen e sinjaleve të reja. Asnjë hap i gabuar në punë, disa oferta duken të dobishme, por poshtë tyre ato mund të fshehin gracka. Partneri i shkëputur nga ju ështe duke marrë me situata të tjera.

Demi

Ju keni energjinë e duhur për t’i bërë gjërat me shumë shpejtësi! Përvoja juaj në fushën e biznesit do t’ju bëjë që të keni vetëm suksese. Ju do të jeni në gjendje të menaxhoni disa ngjarje të vogla të papritura. Në fushën e dashurisë do të shihni më shumë pasion dhe lumturi me partnerin tuaj.

Binjakët

Përshtypjet e mira do të fitohen në një mënyrë fluide. Me Hënën në Bricjap ju do të jeni në gjendje të kuptoni ata që vërtet nuk janë miqtë tuaj dhe ja u kanë me të keq. Gjatë një bisede mjaft delikate me një nga familjarët tuaj ju do të mërziteni.Largohuni për një kohë dhe rivendosni mendjen dhe energjitë tuaja. Kërkoni më lehtë të riktheheni në rrugën e duhur! Momente të bukura për ata që do i shprehin dashurinë dikujt.

Gaforrja

Disa re të zeza kalojnë në Qiellin tënd. Disa dëshira janë shumë të larta dhe ato ju kujtojnë sesa e vështirë është sot të meritoni një lidhje dashurie ose një sukses profesional. Nuk do të jetë e mjaftueshme periudha që do të kaloni afër partnerit për të kuptuar ndjenjat tuaja. Sidoqoftë, gjithçka do të jetë e dobishme me kritika, kundërshtim dhe mohim do të kuptoi rëndësinë e lidhjes tuaj.

Luani

Lëvizja që ndjeni në frontin profesional është për shkak të krijimtarisë dhe energjisë suaj. Hëna kalon në Fushën e gjashtë dhe ju fton të bëni gjëra të reja. Argëtimi gjatë punës do t’ju bëjë të ndjeheni të çlodhur. Sidoqoftë, në frontin e dashurisë, ndieni një dëshirë të fortë për të riorganizuar kartat.Prisheni rutinën dhe nëse jeni çift jeni në momentin e duhur për të rizbuluar emocionet e të kaluarës.

Virgjëresha

Shikoni me kujdes përreth, kjo ditë mund të jetë plot me ide dhe mundësi të reja. Nëse jeni duke pritur për disa ndryshime, disa lajme, jeni me fat pasi shumë shpejt do t’ju vijnë. Ata që janë në një lidhje çift do të kenë ndihmën e Uranit dhe Hënës, ata do të stimulojnë krijimtarinë dhe do t’ju mundësojnë të krijoni mënyra të reja dhe argëtuese për të qenë me të dashurin tuaj.

Peshorja

Hëna të shikon gabim dhe ju do të rrezikoni të bëni një gafë, duke thënë diçka që nuk duhet. Asgjë serioze, për hir të parajsës, por është më mirë të parandalosh shfaqjen e mundshme të situatave të pakëndshme. Zgjidhja e një problemi nuk është e vështirë. Ju keni një mendje të shkëlqyer, kur dëshironi, dhe mund t’i përgjigjeni me korektësi çdo situate.

Akrepi

Aktivitetet tuaja do të marrin stimuj, si nga pikëpamja financiare, sociale dhe njerëzore. Ajo që duhet të bësh është t’i menaxhosh me vendosmëri dhe pasionin më të madh! Nuk mjafton të bësh gjithçka siç duhet, është e nevojshme të vendosësh diçka më shumë në të, një detaj i vogël mund të bëjë ndryshimin. Takimet e dashurisë janë premtuese. Midis jush dhe atyre përreth jush ka mirëkuptim, tërheqje fizike, qartësi dhe sinqeritet.

Shigjetari

Nëse e kuptoni sot që ndonjë projekt nuk ka shans për sukses, lëreni mënjanë menjëherë. Nëse gjeni dobësi te vetja forcojini ato dhe mos i tregoni para të tjerve. Nëse ka pengesa dhe jeni i sigurt që ajo që keni ndërmend të arrini është brenda mundësive tuaja, përballeni me ta pa frikë, pasi rekomandohet të vendosni dorën për gjithçka që është zvarritur për disa kohë.

Bricjapi

Gjithmonë është e mundur të gjesh kredencialet e duhura, si për zgjidhjen, ashtu edhe për problemet e momentit, për të cilat kërkon sukses ose meritë. Ju doni të shijoni popullaritetin dhe famën. Siguria financiare nuk është problem, për sa kohë që keni agjencinë e duhur ose planifikoni të merrni një të tillë. Kërkoni falje, bëni lëvizjen e parë në dashuri, dhe gjithçka do të funksionojë.

Ujori

Mos kini frikë nga përgjegjësitë që duket se ju bien të gjitha ju. Keni aftësi, këmbëngulje, shpatulla të forta për të përballuar të papriturat që jeta të ofron. Hëna në shenjën tuaj, jo vetëm që do t’ju ndihmojë për të mbajtur gjithçka në kontroll por edhe për të shfrytëzuar në maksimum çdo situatë. Dashuri shume e mire dhe partneri sot do bëjë gjithçka që t’ju kënaqë.

Peshqit

Qielli i sotëm është tamam i duhuri për ju pasi do t’ju ndihmojë të plotësoni dëshirat që keni. Nëse duhet të falesh për ndonjë mëkat të vogël, do të jetë shumë më lehtë! Një buzëqeshje verbuese do të jetë e denjë për reklamën më të mirë të pastave të dhëmbëve. Buzë qeshja është sekreti juaj i veçantë! Rrjedha e lumturisë i pret të gjithë ata që janë çift. Shoqëria e partnerit përfaqëson kënaqësitë më të mëdha në të gjitha kohërat.

The post Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme, 2 Korrik 2026 appeared first on Albeu.com.

  •  

Me bikini dhe plot stil, Keisi “rrëmben” vëmendjen e ndjekësve nga pushimet

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja Keisi ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e saj në Instagram.

Kejsi po shijon ditët e nxehta të verës, duke u shfaqur me bikini, e buzëqeshur dhe në një atmosferë relaksi.

Krahas fotografive të publikuara, Keisi ka ndarë edhe një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “E dashur verë, të dua!”

Postimi është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar pamjen dhe energjinë pozitive që ajo përcjell.

The post Me bikini dhe plot stil, Keisi “rrëmben” vëmendjen e ndjekësve nga pushimet appeared first on Albeu.com.

  •  

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ndan momente nga pushimet familjare

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet familjare.

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, artistja shfaqet duke shijuar ditët e verës në shoqërinë e familjes, në një atmosferë të qetë dhe relaksuese.

Fotot kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar pamjet dhe momentet e ndara nga këngëtarja.

The post Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ndan momente nga pushimet familjare appeared first on Albeu.com.

  •  

Cara Delevingne konfirmon romancën me Amber Heard

✇Albeu
By: M C

Modelja e njohur Cara Delevingne ka konfirmuar për herë të parë se ajo dhe aktorja Amber Heard kanë pasur një marrëdhënie romantike, duke hedhur dritë mbi thashethemet që qarkullojnë prej vitesh për lidhjen e tyre.

Në një intervistë në “Louis Theroux Podcast”, 33-vjeçarja u shpreh se ajo dhe Heard ishin “shumë të afërta për një kohë të gjatë” dhe se marrëdhënia e tyre u bë më e komplikuar gjatë periudhës kur Heard po kalonte divorcin nga aktori Johnny Depp.

“Ne ishim shumë të afërta për një kohë të gjatë. U bëmë më të përfshira në një moment kur ajo po kalonte divorcin,” tha Delevingne, duke përdorur termin “të ndërlidhura” për të përshkruar raportin e tyre.

Deklaratat e saj kanë rikthyer në vëmendje edhe zërat e mëparshëm për një lidhje të mundshme mes Delevingne, Heard dhe biznesmenit Elon Musk, të cilat u përfolën gjatë vitit 2020, por që Musk i ka mohuar kategorikisht, duke deklaruar se nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie intime me modelen.

Heard dhe Delevingne njihen si mike që prej vitit 2014, ndërsa gjatë verës së vitit 2016 ato janë parë shpesh në publik së bashku, gjë që në atë kohë ndezi spekulime për natyrën e raportit të tyre.

Në intervista të mëparshme, Delevingne ka folur edhe për eksplorimin e seksualitetit të saj, duke thënë se marrëdhëniet me miqtë e kanë ndihmuar të kuptojë më mirë veten.

Ndërkohë, Amber Heard u martua me Johnny Depp në vitin 2015, ndërsa divorci i tyre u finalizua në vitin 2017, mes një beteje ligjore të bujshme që vazhdoi edhe në vitet në vijim.

The post Cara Delevingne konfirmon romancën me Amber Heard appeared first on Albeu.com.

  •  

Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme, 30 Qershor 2026

✇Albeu
By: M C

Dashi

Ka ardhur koha te merrni masa serioze sot ne mënyrë qe ta ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj. Ne fakt edhe partneri do jete i te njëjtit mendimi dhe gjerat do ecin ashtu si duhet. Beqaret do kenë ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale. Ne planin financiar do mund te hidhni hapat e duhura dhe gjendja do vije duke u stabilizuar. Do ju ndihmojnë edhe disa familjare.

Demi

Jeta juaj ne çift do jete tejet e trazuar sot. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe takime mbresëlënëse. Shfrytëzojini deri ne maksimum. Ne planin financiar çdo gjë do ju ece ashtu si e keni dëshiruar gjithmonë. Do kryeni te gjitha investimet e dëshiruara prej kohesh.

Binjaket

Yjet do sjellin rehatinë sot ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni pa menduar për asgjë tjetër. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te mos i kalojnë limitet e joshjes sepse nëse e bëjnë do krijojnë përshtypje te keqe për veten. Çështjet e financave nuk do jene aq te mira sa ju mendonit. Kujdesuni për çdo shpenzim qe do kryeni.

Gaforrja

Dite tërësisht e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do ju ecin me se miri dhe shpesh do ju duket sikur jeni vërtet ne ëndërr. Beqaret do kenë vështirësi te mëdha për te joshur personin e duhur dhe me shume gjase do vazhdojnë te mbeten vetëm. Ne planin financiar mund te keni edhe ndonjë problem te vogël për shkak te shpenzimeve te nevojshme qe do ju duhet te kryeni.

Luani

Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor dhe nuk do mërzitet ne asnjë çast. Beqaret do e takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë me te një histori dashurie te mrekullueshme. Financat do jene goxha te mira, kështu qe përfitoni për te shlyer borxhet qe keni pasur qysh herët.

Virgjeresha

Do jete e pamundur te ruani një komunikim te ngrohte me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite. Planetët nuk do jene ne anën tuaj dhe mund te shkaktojnë probleme. Beqaret do jene te sigurte për hapat qe duhet te hedhin dhe nuk do ngurrojnë ta bëjnë këtë. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te kujdesshëm ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme.

Peshorja

Do jeni shume idealiste gjate gjithë kësaj dite dhe do e ngrini ne qiell personin qe keni ne krah. Edhe ai nga ana tjetër do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju ngrejë ne kupe te qiellit para te gjithëve. Beqaret do kenë veçse mundësi për disa aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa kaq. Financat nuk do jene aq te mira sa për te kryer investime te tejskajshme.

Akrepi

Mos u tregoni mediokër ne jetën tuaj ne çift sot dhe mos kërkoni ta gënjeni atë qe keni ne krah. Ne këtë mënyrë do prishni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot dhe do krijoni edhe një përshtypje te keqe. Beqaret do bëjnë mire t’i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë pa këmbëngulur shume. Ne planin financiar duhet te tregoheni gjithë kohës te matur qe te mos keni probleme.

Shigjetari

Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe marrëdhënia ne çift do ece ne rrugën e duhur. Do merrni edhe vendime me rëndësi te madhe. Beqaret do ja kalojnë mire me miqtë e tyre dhe nuk do ndiejnë nevoje madhore për një partner. Financat do jene goxha delikate. Do ju duhet patjetër ndihma e familjareve ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë.

Bricjapi

Pas një periudhe te turbullt, jeta juaj ne çift do filloje te stabilizohet sot. Do jeni me te hapur dhe me tolerante me parterin. Beqaret do jene shume te ngarkuar me pune dhe angazhime, prandaj nuk do kenë as kohe te mendojnë për krijimin e një lidhjeje. Marsi do jete planeti qe do ju ndihmoje ne planin financiar. Do kryeni te gjitha investimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Ujori

Dite me e begate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim me te mire dhe do merreni vesh për çdo gjë me partnerin. Beqaret do ndihmohen nga planetët dhe me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. Nëse nuk merrni masa sa me pare ka rrezik te përballeni me vështirësi te njëpasnjëshme.

Peshqit

Shume planetë do ndikojnë njëherësh sot ne jetën tuaj ne çift. Lumturia ju pret, kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment. Beqaret nga ana tjetër do jene me shume fat dhe ne momentin qe me pak e presin do takojnë princin e kaltër. Ne planin financiar nuk do keni aspak vështirësi dhe kjo fale perkujdesit te treguar kohet e fundit. Do ndiheni te qete.

The post Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme, 30 Qershor 2026 appeared first on Albeu.com.

  •  

Madonna: Isha ‘paksa xheloze’ ndaj këtij ylli të pop-it, ja arsyeja e papritur

✇Albeu
By: M C

Madonna është mishërimi i vetëbesimit, por edhe “Material Girl” nuk është imune ndaj një ndjenje të vogël xhelozie herë pas here.

Në një intervistë të re me Graham Norton, këngëtarja e hitit “Vogue” tregoi se ka qenë njëkohësisht “paksa xheloze” dhe “paksa e dashuruar” me Kylie Minogue.

Minogue, e cila iu bashkua Madonna-s dhe Norton për një pjesë të intervistës, përflitet se mund të jetë pjesë e albumit më të ri të Madonna-s, “Confessions II”.

Gjatë intervistës, Graham Norton e pyeti Madonna-n se si lindi ideja e bluzës së famshme me emrin e Kylie Minogue, të cilën ajo veshi në MTV Europe Music Awards në Stokholm, në vitin 2000.

“Isha në fazën time ‘western’, po zbukuroja gjithçka me gurë dekorativë dhe po mendoja për këngëtaret me të cilat isha paksa e dashuruar. Natyrisht që mendova për Kylie-n dhe bëra një bluzë me emrin e saj,” tha Madonna.

Minogue kujtoi reagimin e saj kur e pa për herë të parë atë bluzë.

“Mendoj se për pak sa nuk më ra të fikët. Ishte e jashtëzakonshme,” tha ajo.

“Në fakt, isha paksa xheloze për ty,” ndërhyri Madonna, duke bërë që Graham Norton ta pyeste menjëherë:

“Pse?”

“Sepse ishte shumë e bukur,” u përgjigj Madonna.

Duke iu referuar ish-bashkëshortit të saj, Guy Ritchie, Madonna vazhdoi:

“Mendoj se në atë kohë ish-bashkëshorti im kishte simpati për të. Unë mendoja: ‘Nuk do të jem kurrë aq e bukur sa Kylie!'”

Më pas, Norton i pyeti nëse Kylie Minogue do të jetë pjesë e “Confessions II”, por të dyja shkëmbyen një buzëqeshje dhe refuzuan të konfirmonin apo mohonin thashethemet.

“Pse duhet t’i dish të gjitha?” i tha Madonna moderatorit. “Je shumë kureshtar.”

Kur Norton kujtoi performancën e tyre të përbashkët gjatë turneut “Celebration Tour” në vitin 2024, ku interpretuan “I Will Survive” të Gloria Gaynor dhe “Can’t Get You Out of My Head” të Kylie Minogue, këngëtarja australiane tha:

“Çfarë momenti! Më pëlqeu pafund.”

Këtë herë ishte Kylie ajo që kishte veshur një bluzë të zbukuruar me gurë dekorativë, ku shkruhej emri i Madonna-s.

The post Madonna: Isha ‘paksa xheloze’ ndaj këtij ylli të pop-it, ja arsyeja e papritur appeared first on Albeu.com.

  •  

Sherr në Durrës, plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

✇Albeu
By: M C

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku si pasojë një 45-vjeçar me shtetësi sllovene ka mbetur i plagosur. Blutë sqarojnë se rreth orës 21:30, shtetasi me inicialet M. M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gjatë konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës. Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

The post Sherr në Durrës, plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve appeared first on Albeu.com.

  •  

Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

✇Albeu
By: M C

Një nga lajmet që pak kush e priste ishte “ndarja” mes avokatit Kujtim Cakrani dhe ish-presidentit Ilir Meta. Vetëm pak kohë më parë, Cakrani deklaronte publikisht se ishte i gatshëm të shkrinte të gjithë pasurinë e tij, vetëm e vetëm që Ilir Meta të dilte nga qelia, megjithatë ajo që dikur dukej si një raport i ndërtuar mbi besim dhe vendosmëri, mesa duket nuk i rezistoi kohës.

Studio Ligjore “Cakrani” njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënies profesionale me kreun e Partisë së Lirisë, duke argumentuar se vendimi erdhi si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit mes palëve.

Lidhur me këtë vendim, ish-avokati i Ilir Metës ka folur në një intervistë për Top Channel, ku është pyetur nga gazetarja Anila Hoxha nëse deklarata e tij pas një prej seancave gjyqësore, ku mohoi ekzistencën e një komploti ndaj Metës, ishte momenti që solli përçarjen përfundimtare mes tyre.

Cakrani sqaroi se qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë të bazuara mbi provat dhe faktet që ndodhen në dosjen hetimore, e jo mbi perceptime apo emocione.

“Duhet të kuptojmë diçka, unë nuk flas në bazë të emocioneve unë flas në bazë të provave dhe fakteve që ndodhen në dosje. Edhe pse duke njohur mirë me detaje dosjen unë nuk mund të flas për komplote që nuk ekzistojnë. Nuk ka komplote, nuk ka dëshmi, nuk ka fakte, nuk ka asgjë dhe unë nuk besoj që nga pamja procedural nuk ka asnjë komplot ndaj ish-presidentit”, tha avokati, teksa më tej shtoi se mund të ketë pasur zhvillime dhe komploto para arrestimit të Metës, por jo elementë proceduralë që mbështesin pretendimet për një komplot në procesin penal.

“Nuk e di, ka komplote të tjera, ka komplote politike, në menaxhimin e asaj situate para arrestimit e kështu me radhë. Nuk ka asnjë komplot ndaj tij nga pikëpamja procedurale, apo nga pikëpamja e dëshmitarëve apo provave që janë aty”, tha ai ndër të tjera.

The post Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja? appeared first on Albeu.com.

  •  

Zgjodhi të bëhet nënë përmes metodës IVF, Juliana Nura flet për herë të parë për shtatzëninë dhe donatorin: Është shqiptar!

✇Albeu
By: M C

Juliana Nura, e njohur nga edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, pasi është në pritje të fëmijës së parë dhe ndodhet në muajin e 7-të.

Ajo u shfaq për herë të parë publikisht me barkun e rrumbullakosur, në një event në Kosovë, duke konfirmuar zyrtarisht se është në pritje të ëmbël.

Juliana ka vendosur ta përjetojë këtë rrugëtim si nënë e vetme, duke zgjedhur procedurën e Fekondimi in Vitro ose IVF, një vendim që ka ngjallur shumë diskutime. Interesi i publikut u përqendrua menjëherë te identiteti i babait biologjik të foshnjës dhe në rrjet qarkulluan aludime të ndryshme.

Megjithatë, në një intervistë për Prive by Liberta Spahiu, Juliana vendosi t’i japë fund çdo spekulimi dhe sqaroi edhe origjinën e donatorit.

“Personi që ka dhënë pjesën e 49% të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba. Puro shqiptar”, u shpreh Juliana.

Gjatë intervistës, ajo tregoi se vendimi për t’u bërë nënë në këtë mënyrë nuk ishte impulsiv, por i menduar me kujdes. Sipas saj, kjo ishte zgjedhja më e mirë për të mos rrezikuar qetësinë e saj dhe të fëmijës me marrëdhënie që mund të mos funksiononin në të ardhmen.

Juliana iu përgjigj edhe kritikave të atyre që e konsiderojnë këtë vendim egoist. Ajo theksoi se askush nuk mund ta gjykojë pa qenë në vendin e saj dhe shtoi se komentet negative, sipas përvojës së saj, vijnë kryesisht nga burrat, ndërsa gratë e kanë mbështetur dhe e kanë përgëzuar për guximin.

The post Zgjodhi të bëhet nënë përmes metodës IVF, Juliana Nura flet për herë të parë për shtatzëninë dhe donatorin: Është shqiptar! appeared first on Albeu.com.

  •  

Horoskopi 28 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

✇Albeu
By: M C

Dashi

Sot do afroheni me shume se kurrë me atë qe keni ne krah dhe do flisni edhe për disa te fshehta te se kaluarës. Do gjeni mirëkuptimin. Beqaret do kenë me tepër se kurrë besim tek vetja dhe do e gjejnë princin e kaltër. Shume gjera kane për te qene ndryshe tashme. Me financat do jeni kurdoherë te matur dhe situata nuk do jete aspak problematike.

Demi

Do bëni çdo gjë qe te keni ne dore sot vetëm qe marrëdhënia ne çift te mbetet sa me e mire. ne mbrëmje mund te provoni edhe eksperienca te reja. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do jete i trishtë. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni operacione te rrezikshme sepse gjendja do përkeqësohet. Qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke.

Binjaket

Dite shume e zakonshme dhe pa te papritura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret nuk duhet t’i refuzojnë personat qe do iu vijnë rreth e rrotull edhe sikur me ta te kenë vetëm aventura kalimtare. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Perspektivat janë te mira për sektorin e financave.

Gaforrja

Ka rrezik te ëndërroni për dike tjetër sot dhe me mendje mund ta tradhtoni partnerin. Ne fakt pas pak kohesh do ndihen keq për këtë qe keni bere. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do arrijnë te bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Sektori i financave do jete goxha me i qëndrueshëm se kohe me pare. Do i shlyeni edhe borxhet qe keni pasur.

Luani

Yjet do ju krijojnë kushtet e përshtatshme qe ju te ndiheni sa me mire ne krahët e partnerit tuaj. Do dashuroheni si kurrë me pare dhe do ndiheni mjaft mire. Beqareve do ju duhet te presin edhe pak kohe për te ndryshuar statusin. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe gjendja do vije duke u përmirësuar. Me ne fund mund te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Virgjeresha

Do mahniteni sot kur te zbuloni disa cilësi te reja te partnerit tuaj dhe do e dashuroni me më shume pasion atë. Beqaret do i kushtojnë vëmendjen e duhur atij qe pëlqejnë dhe ai pak nga pak do afrohet me ta. Mbrëmja do jete me e këndshme. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Nuk do keni aspak frike kur te shpenzoni për gjerat e nevojshme.

Peshorja

Ndikimi i madh i Plutonit do sjelle probleme serioze ne jetën tuaj ne çift sot. Nuk do merreni vesh për asgjë dhe do kërkoni me ngulm gjera te pamundura. Beqaret ka mundësi te afrohen shume me një person qe nuk do ju përputhet ne asnjë pike. Kujdes! Ne planin financiar gjendja do jete disi me e mire, megjithatë çdo shpenzim duhet kryer me kujdes.

Akrepi

Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe me ne fund do i zgjidhni problemet e vogla qe ju kishin dale me herët. Beqaret do jene nen presion dhe ka rrezik te mos përfitojnë fare nga mundësitë qe do iu jepen. me financat duhet te merreni me tepër. Shpenzimet kryen\jini me kujdes dhe vetëm për gjera te domosdoshme.

Shigjetari

Kjo do jete një dite e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju përgatisë surpriza marramendëse te cilat do ju bëjnë te ëndërroni gjithë kohës. Beqaret do kenë shume pretendente dhe do e kenë paksa te vështirë te bëjnë zgjedhjen e duhur. Ne planin financiar do keni sukses dhe gjendja do ndryshoje rrënjësisht ne pak kohe. Do ndiheni mjaft mire.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje do merren vesh mire me personin qe kane ne krah. Do jeni tolerante dhe mjaft te kuptueshëm. Beqaret do lëvizin çdo lloj guri ne mënyrë qe te gjejnë dike qe t’iu përshtatet. Do e kenë paksa te vështirë, por gjithsesi bëjnë mire te mos ndalen. Me financat do jeni impulsive dhe ka rrezik te bëni gabime te pafalshme. Kujdes!

Ujori

Te dashuruarit do vazhdojnë te kenë një dite normale dhe pa gjera te jashtëzakonshme. Beni atë qe do ju duket juve me e arsyeshmja. Fati i beqareve do jete i përcaktuar nga yjet. Përgatituni për emocione te papërshkrueshme dhe për ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar do keni fat dhe sukses. Te gjithë do habiten sesi gjendja e te ardhurave tuaja do ndryshoje menjëherë.

Peshqit

Kjo dite nuk do jete aspak e favorshme për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do ndiheni mire. Beqaret do qëndrojnë me disa miq te vjetër dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e një partneri. Për te përmirësuar financat do mbështeteni tek te afërmit. Ata do ju japin ndihme te pakushtëzuar. Gjithsesi mendoni pak se çfarë do bëni nesër.

The post Horoskopi 28 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri appeared first on Albeu.com.

  •  

Protestuesit vijojnë marshimin rrugëve të Tiranë, thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne

✇Albeu
By: M C

Protestuesit po vijojnë marshimin rrugëve të kryeqytetit, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit ata u kanë bërë thirrje qytetarëve tu bashkohen, duke theksuar se do të vijojnë mobilizimin deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Gjatë marshimit protestuesit ftonin qytetarët t’i bashkoheshin tubimit me thirrje “Bashkohuni me ne”, “Çohuni nga kafja”. Një tjetër slogan që u përsërit vazhdimisht “Rama, jep dorëheqjen”, duke e cilësuar këtë si kërkesën kryesore të protestës.

KËRKESAT E PROTESTUESVE:

Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

The post Protestuesit vijojnë marshimin rrugëve të Tiranë, thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne appeared first on Albeu.com.

  •  

Ish-bashkëshortja e reperit Eminem shpallet në kërkim, çfarë ka ndodhur?

✇Albeu
By: M C

Kim Scott, ish-bashkëshortja e reperit të famshëm Eminem, është shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane pasi nuk u paraqit në një seancë gjyqësore që lidhet me akuzat për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Sipas mediave amerikane, 51-vjeçarja duhej të paraqitej në Gjykatën e Qarkut Macomb në Michigan, por mungesa e saj bëri që gjykata të lëshonte një urdhër arresti ndaj saj.

Raportohet se për Kim Scott ishte caktuar një garanci prej 10 mijë dollarësh, ndërsa prokurorët kërkuan menjëherë lëshimin e urdhër-arrestit dhe konfiskimin e shumës së garancisë pasi ajo nuk u paraqit në seancë.

Deri më tani, autoritetet kanë bërë të ditur se Scott ende nuk është arrestuar. Çështja lidhet me një incident të ndodhur më 14 maj në Michigan, kur Kim Scott u ndalua nga policia pas një aksidenti automobilistik. Sipas hetimeve, ajo dyshohet se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike.

Mediat amerikane raportojnë se më herët ajo ishte përfshirë edhe në një përplasje me një automjet të parkuar, ku sipas policisë forca e goditjes ishte aq e madhe sa kamioni i goditur u zhvendos disa metra.

Kim Scott dhe Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers III, kanë pasur një nga marrëdhëniet më të komentuara në botën e showbiz-it. Ata u martuan për herë të parë në vitin 1999, por u divorcuan në vitin 2001.

Çifti u ribashkua dhe u martua sërish në vitin 2006, por martesa e dytë zgjati vetëm disa muaj para ndarjes përfundimtare.

Së bashku ata janë prindër të Hailie Jade, ndërsa reperi ka adoptuar edhe dy vajza të tjera nga familja e ish-bashkëshortes së tij.

The post Ish-bashkëshortja e reperit Eminem shpallet në kërkim, çfarë ka ndodhur? appeared first on Albeu.com.

  •  

Harry dhe Meghan pranojnë ofertën, do qëndrojnë në pronën mbretërore gjatë vizitës në Britani

✇Albeu
By: M C

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë pranuar një ofertë për të qëndruar në një rezidencë mbretërore me dy fëmijët e tyre kur të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm.

Harry dhe Meghan, si dhe djali i tyre Archie, shtatë vjeç, dhe vajza Lilibet, pesë vjeç, do të jenë mysafirë të Mbretit në një pronë mbretërore për udhëtimin e tyre të parë si familje në Britani në katër vjet.

Rezidenca mbretërore që ata do të përdorin nuk është bërë publike.

Familja do të jetë në Mbretërinë e Bashkuar për disa ditë dhe gjithashtu do të qëndrojë në akomodim privat gjatë udhëtimit të tyre.

Princi Harry po viziton Britaninë për të filluar numërimin mbrapsht njëvjeçar për Lojërat Invictus për personelin ushtarak të plagosur, që do të mbahen në Birmingham korrikun e ardhshëm.

Ai pritet gjithashtu të vizitojë organizata të tjera bamirësie me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që ai ka vazhduar të mbështesë që nga zhvendosja e tij në Kaliforni.

Në vizitat e mëparshme, Princi Harry ka refuzuar ofertën për të qëndruar në Pallatin Buckingham për shkak të shqetësimeve të sigurisë për përdorimin e një ndërtese kaq të profilit të lartë dhe të dukshme.

Vitin e kaluar, ai humbi një betejë ligjore për të pasur mbrojtje policore gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar.

Rregullat e sakta të sigurisë për udhëtimin e muajit të ardhshëm nuk janë bërë publike, por kuptohet se nuk është ofruar asnjë masë shtesë sigurie nga Pallati i Buckingham-it.

Çdo masë shtesë sigurie do të jetë çështje e Ministrisë së Brendshme.

Herën e fundit që Mbreti i pa nipërit e mbesat e tij personalisht ishte gjatë festimeve të Jubileut të Platinit të Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022.

Shtatorin e kaluar, Princi Harry piu çaj me të atin në Clarence House, që ishte takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga shkurti i vitit 2024.

As Buckingham Palace dhe as përfaqësuesit e Dukës dhe Dukeshës së Sussex nuk do të komentojnë mbi mundësinë që Mbreti të takojë të birin, nusen dhe nipërit e mbesat e tij, duke e përshkruar atë si një çështje private familjare.

The post Harry dhe Meghan pranojnë ofertën, do qëndrojnë në pronën mbretërore gjatë vizitës në Britani appeared first on Albeu.com.

  •  
❌