Reading view

Përplasje e dhunshme në Sarandë, goditet me mjete të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër.

Sipas policisë, administratori 27-vjeçar i një subjekti që jepte me qira biçikleta është goditur me mjete të forta gjatë një konflikti për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e një çelësi biçiklete.

I riu ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për plagosje të rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike. Në hetim janë përfshirë edhe tre persona të tjerë që dyshohet se morën pjesë në konflikt.

Policia bën me dije se në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe A. H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, si dhe S. Ç., 20 vjeç.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, vëllai i tij, 45-vjeçari A. H., shtetasi S. Ç., si dhe administratori i subjektit, A. L., janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

The post Përplasje e dhunshme në Sarandë, goditet me mjete të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira appeared first on Albeu.com.

  •  

Ronaldo lë pas dhimbjen e Botërorit, i rikthehet buzëqeshja në krah të Georginës

✇Albeu
By: M C

Cristiano Ronaldo duket se ka gjetur mënyrën më të mirë për të kaluar zhgënjimin e eliminimit nga Kupa e Botës 2026.

Ylli portugez po shijon disa ditë pushimi larg presionit të futbollit, krah të fejuarës së tij, Georgina Rodríguez.

Sulmuesi 41-vjeçar u largua nga Botërori me shumë emocione, pasi Portugalia u eliminua në fazën e 1/8-ave nga Spanja me rezultatin minimal 1-0 në Dallas Stadium.

Pamjet e Ronaldos duke lënë fushën me lot në sy prekën shumë tifozë, pasi ai e kishte cilësuar këtë turne si mundësinë e fundit për të triumfuar në Kupën e Botës.

Pas eliminimit, kapiteni portugez zgjodhi të largohej nga atmosfera e kompeticionit dhe të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.

Georgina Rodríguez publikoi në rrjetet sociale një fotografi pranë Ronaldos, ku çifti shfaqej i buzëqeshur duke shijuar pushimet dhe momentet e qeta së bashku.

Pas ndeshjes së fundit me Portugalinë, Ronaldo pranoi se kishte nevojë për kohë për të reflektuar mbi të ardhmen e tij.

“Jam i trishtuar që largohem kështu nga Kupa e Botës. Dhurova gjithçka dhe bëra maksimumin tim. Ishte Kupa ime e fundit e Botës, por tani do të kem kohë të mendoj dhe të jem me familjen time. Nuk do të marr vendime të nxituara”, deklaroi ai.

Në Botërorin 2026, Ronaldo shënoi tre gola, por nuk arriti të realizojë ëndrrën për të fituar trofeun më të madh me Portugalinë.

Pavarësisht zhgënjimit, ai mbrojti kontributin e tij në historinë e kombëtares, duke kujtuar trofetë dhe vitet e shumta të shërbimit me fanellën portugeze.

Marrëdhënia me Georginën ka qenë një pikë mbështetjeje për Ronaldon gjatë viteve të fundit të karrierës.

Çifti u njoh në vitin 2016 në Madrid dhe prej atëherë kanë ndërtuar një familje së bashku.

Tashmë, pas përfundimit të aventurës së tij në Botëror, kanë nisur edhe spekulimet se Ronaldo dhe Georgina mund të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë në të ardhmen e afërt.

The post Ronaldo lë pas dhimbjen e Botërorit, i rikthehet buzëqeshja në krah të Georginës appeared first on Albeu.com.

  •  

Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA sulmon sërish pranë portit të Bandar Abbas dhe ishullit Qeshm të Iranitt

✇Albeu
By: M C

Ushtria amerikane ka ndërmarrë një valë të re sulmesh kundër sistemeve iraniane të mbrojtjes raketore dhe ajrore, si dhe ndaj anijeve të vogla ushtarake, në disa zona përreth Ngushticës së Hormuzit.

Mediat iraniane raportojnë se një seri shpërthimesh është regjistruar në portin e Bandar Abbas, në jug të Iranit, si dhe në zonën detare përreth ishullit Qeshm. Sipas të njëjtave burime, janë kryer 11 sulme.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për dëme materiale, të plagosur apo viktima.

Përshkallëzimi i fundit vjen pasi Irani goditi objektiva ushtarake amerikane në Katar, Oman, Bahrein, Kuvajt, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në orët e fundit, Omani njoftoi se kishte thirrur ambasadorin iranian për t’i paraqitur një protestë zyrtare lidhur me sulmet.

Edhe Ministria e Jashtme e Katarit reagoi përmes një deklarate, duke i cilësuar sulmet ndaj territorit të saj si një shkelje të hapur të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve të Katarit, vazhdimi i këtyre veprimeve agresive përbën një përshkallëzim të rrezikshëm që rrezikon të minojë përpjekjet për uljen e tensioneve në rajon.

Katari shtoi se e konsideron Iranin ligjërisht përgjegjës për sulmin dhe për çdo pasojë që mund të rrjedhë prej tij.

The post Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA sulmon sërish pranë portit të Bandar Abbas dhe ishullit Qeshm të Iranitt appeared first on Albeu.com.

  •  

“Kur t’ju vënë këmbën në fyt, mos bëni zë”/ Këngëtarja, Enxhi Nasufi reagon ashpër për koncertin e Kanye West

✇Albeu
By: M C

Lidhur me debatin e madh rreth dhënies të katër milionë eurove nga buxheti i shtetit për koncertin e yllit ndërkombëtar Kanye West në Tiran, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi ka bërë një reagim tejet të fortë dhe pa doreza në rrjetet sociale.

Enxhi ka shpërthyer hapur ndaj asaj që ajo e konsideron si një hipokrizi të madhe shoqërore, ku nga njëra anë vendi përballet me vështirësi të shumta dhe nga ana tjetër ekziston një entuziazëm i madh për të marrë pjesë në një koncert luksoz të paguar me paratë e taksapaguesve, e madje nga fondet e emergjencave.

Përmes një mesazhi në Instastory, ajo ka goditur drejtpërdrejt apatinë dhe mungesën e reagimit apo dinjitetit kolektiv nga ana e qytetarëve.

Ajo ka shkruar fjalë për fjalë në reagimin e saj:

“Po mire me falni e po pak respekt keni per veten ? 4 milion e ca euro nga leket e emergjences dhe ju hidheni per Kanye? Po jashte shtetit se shihnit dot e nje here te vetme ne jeten tuaj te tregonit pak dinjitet dhe vetedije kolektive? Jo eeee me siguri dy kenge i dinit Kanyes .

Mos u merzisni kur ju thone dele pastaj dhe pyesni pak se ndoshta disave aty akoma su kane dhene shtepite e termeteve! E kur tiu bjere zjarri ne vere e permbytjet ne vjeshte se mos beni gek mek! E kur te madherishmit e te plotfuqishmit tiu vene kemben ne fyt me fort se mos beni ze! Sust!”.

Me këtë deklaratë të fortë, Enxhi ka lënë të kuptohet se pranimi në heshtje i shpenzimeve të tilla marramendëse, ndërkohë që problemet jetike të popullit lihen pas dore, është një dorëzim përpara shtypjes.

Ajo ka kritikuar ashpër faktin se si njerëzit zgjedhin të qëndrojnë indiferentë ndaj situatës së vështirë në vend, por vrapojnë të bëhen pjesë e eventeve që shërbejnë si fasadë.

The post “Kur t’ju vënë këmbën në fyt, mos bëni zë”/ Këngëtarja, Enxhi Nasufi reagon ashpër për koncertin e Kanye West appeared first on Albeu.com.

  •  

Dita e 43-të e revoltës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

✇Albeu
By: M C

Qytetarët janë mbledhur sërish sot në ditën e 43-të të revoltës së tyre. Ata kanë nisur organizimin në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa pas kësaj pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

The post Dita e 43-të e revoltës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi! appeared first on Albeu.com.

  •  

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Motoçikleta përplaset me maunen, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku një motomjet është përplasur me një kamion. Si pasojë e kësaj është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili ka humbur njërën këmbë.

Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë hyrja e motorrit në korsinë ku po qarkullonte mjeti i rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Motoçikleta përplaset me maunen, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë appeared first on Albeu.com.

  •  

Mbajti koncertin madhështor në Tiranë, reagon reperi Kanye West/ Ja çfarë shkruan për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama

✇Albeu
By: M C

Reperi amerikan Kanye West ka reaguar pasi mbajti koncertin e tij madhështor mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë.

Në një postim në platformën “X”, artisti amerikan ka shprehur falënderimet e tij për kryeministrin Edi Rama dhe gjithë Shqipërinë për pritjen e rezervuar. Për Shqipërinë, artisti shkruan se ajo është një vend i bukur.

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Kanye West.

Kujtojmë se koncerti i Kanye West në Tiranë është kthyer në një nga temat më të diskutuara të politikës së ditës në Shqipëri, pasi qeveria akordoi 4 milionë euro për organizimin e eventit muzikor.

Pas kritikave dhe akuzave, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur dhënien e këtij fondi, duke argumentuar se ishte e nevojshme për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë.

The post Mbajti koncertin madhështor në Tiranë, reagon reperi Kanye West/ Ja çfarë shkruan për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama appeared first on Albeu.com.

  •  

Zjarr mes dy fshatrave në Finiq, era rrezikon përhapjen e flakëve

✇Albeu
By: M C

Një zjarr ka përfshirë pasditën e kësaj të diele një zonë malore pranë fshatrave Zminec dhe Karroq, në bashkinë Finiq.

Bëhet me dije se nga flakët kanë përfshirë bimësi, ndërsa terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Po ashtu raportohet se zjarri ka një sipërfaqe të madhe, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej nëse favorizohet nga era.

Ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë, për shkak të terrenit të thyer.

The post Zjarr mes dy fshatrave në Finiq, era rrezikon përhapjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

  •  

“SHBA goditi Iranin shumë fort mbrëmë”, Trump: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për transportin tregtar

✇Albeu
By: M C

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara goditën Iranin shumë fort mbrëmë. Ai deklaroi se Ngushtica e Hormuzit, është e hapur për anijet tregtare, pavarësisht nga fakti se SHBA dhe Irani vazhdojnë sulmet nga të dyja palët.

Mediat shkruajnë se sulmet po ngrenë shqetësime për sigurinë e një prej kalimeve më të rëndësishme detare në botë.

“Këta njerëz, ka diçka që nuk shkon me ta. Ne kishim një marrëveshje me ta dje. Ata po hiqnin dorë nga gjithçka, dhe pastaj krejt papritur, dy orë pas kësaj, ata goditën një anije me një dron,” i tha Trump Jake Tapper të CNN gjatë një interviste.

Ushtria amerikane tha se goditi 140 objektiva ushtarake iraniane në sulmet e saj të fundit, pas një sulmi në një anije tregtare që kalonte nëpër ngushticën e Hormuzit. Ai shënon raundin e tretë të sulmeve amerikane brenda një jave dhe vjen pasi udhëheqësit e të dy vendeve lëshuan kërcënime publike.

The post “SHBA goditi Iranin shumë fort mbrëmë”, Trump: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për transportin tregtar appeared first on Albeu.com.

  •  

Koncerti i Kanye West në Tiranë/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

✇Albeu
By: M C

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West i cili u zhvillua në Tiranë. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ai shprehet se ngjarja u bë një motiv ndasie shumë i egër, ku një grup njerëzish u lëshua kundër tij.

Kryeministri theksoi se ka dëgjuar refrene si “populli s’ka bukë” dhe “varfëria është në kulm”. Në lidhje me këtë, ai tha se ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend.

“Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. Kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Kjo qasje duket sikur ha debat. Ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend. Zhvillimi nuk është bukë me madhësi fikse”, theksoi ai.

The post Koncerti i Kanye West në Tiranë/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm appeared first on Albeu.com.

  •  
❌