Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ultimatumi i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive, japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Pas disa orësh diskutimesh që zgjatën deri në orën 17:30 të kësaj të hëne edhe në Bashkinë e Librazhdit është zbatuar ultimatumi i Kryeministrit Edi Rama, për dorëheqje në funksion të ristrukturimit të administratës vendore apo siç e cilësoi ai, procesi i “vetëpastrimit”. Në përfundim të mbledhjes, kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë, administratorët e njësive administrative […]

The post Ultimatumi i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive, japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative appeared first on FaxWeb.

Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takaur sot me presidentit amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Në takim janë të pranishëm edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Sipas burimeve zyrtare, presidenti amerikan shprehu zhgënjimin e tij për sjelljen e Rusisë në lidhje me luftën në […]

The post Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë appeared first on FaxWeb.

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Presidenti amerikan pritet të njoftojë orët në vijim planin për armatimin e Ukrainës me raketa Patriot, për të cilat thotë se do të paguajë BE-ja. I dërguari special i Presidentit Trump për Ukrainën u takua sot me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Keith Kellogg, i cili është ngarkuar me detyrën për të ndihmuar në ndërmjetësimin e përfundimit të […]

The post Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore appeared first on FaxWeb.

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

Drejtoria e Policisë Rrugore ka zhvilluar gjatë javës së fundit një seri kontrollesh intensive në akset nacionale, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Në këtë operacion janë përdorur 2 dronë dhe 3 radarë të teknologjisë së avancuar Poliscan, që monitorojnë në kohë reale shkeljet e rrezikshme në trafik. Kontrollet janë përqendruar […]

The post Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar appeared first on FaxWeb.

💾

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

Komisioni Europian ka paraqitur sot, të hënën (14 korrik), një listë të dytë me kundërmasa të mundshme tregtare ndaj Shteteve të Bashkuara, me vlerë rreth 72 miliardë euro, në rast se dështojnë bisedimet aktuale për tregtinë mes dy palëve. Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri Europian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, pas përfundimit të takimit […]

The post BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave appeared first on FaxWeb.

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Franca po kremton festën e saj kombëtare, Ditën e Bastijës, me avionë ushtarakë, një shfaqje dritash me dronë mbi Kullën Eiffel dhe fishekzjarrë në pothuajse çdo qytet. Rreth 7,000 njerëz po marshojnë mbi kuaj ose në automjete të blinduara, përgjatë kalldrëmit të rrugës ikonike Champs-Élysées në Paris. Në fjalimin e tij tradicional drejtuar ushtrisë, Presidenti […]

The post E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës appeared first on FaxWeb.

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Ka përfunduar dëshminë vëllai i Liridonës Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023. Leonard Ademaj, gjatë dëshmisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka treguar se si e kanë përjetuar fëmijët e Liridonës, pasi i takoi në Suedi. “Kur kam shkuar në Suedi, kam kërkuar takim me fëmijët, takimi me ta ishte shumë […]

The post Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli appeared first on FaxWeb.

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Kryeministri britanik Keir Starmer do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump në fund të muajit korrik, sipas një njoftimi nga zyra e tij në Downing Street. Takimi do të mbahet në Skoci, gjatë një vizite private të Trump, i cili zotëron dy fusha golfi në këtë zonë. “Deri tani, Shtëpia e Bardhë […]

The post Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator appeared first on FaxWeb.

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën Truth Social, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë “mashtruar” për dekada të tëra në fushën e tregtisë dhe shpenzimeve ushtarake, duke u kushtuar amerikanëve triliona dollarë. “Vendet e tjera duhet të thonë: ju falënderojmë për gjithë këto vite që na lejuat të […]

The post Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën appeared first on FaxWeb.

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Një konflikt mes fqinjëve në fshatin Dobraç mund të kishte përfunduar në tragjedi, por ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë një 41-vjeçar, pasi qëlloi me armë zjarri […]

The post Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç appeared first on FaxWeb.

💾

Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama ndan pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve! Angazhim për sekuestrimin e këtyre mallrave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga Administrata Tatimore për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të mosfaturimit të produkteve ushqimore, veçanërisht të atyre të ndjeshme si qumështi, mishi dhe bulmeti i freskët. Në postimin e tij, Rama e cilësoi këtë fenomen jo vetëm si një […]

The post Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama ndan pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve! Angazhim për sekuestrimin e këtyre mallrave appeared first on FaxWeb.

I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtor Gazmir Preçin

GJKKO vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, ish-shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim. Sipas akuzës, Preçi ka kërkuar dhe marrë një shumë prej 10,000 eurosh nga një […]

The post I akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtor Gazmir Preçin appeared first on FaxWeb.

Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë, thotë se respekton integritetin territorial të Ukrainës, e, në anën tjetër, thekson nevojën për të adresuar shqetësimet e Rusisë për sigurinë. Por, prapa skenave, kjo mund të jetë duke ndryshuar. Sipas disa zyrtarëve të Bashkimit […]

The post Lufta në Ukrainë, Kina ‘del’ nga neutraliteti: Nuk e duam humbjen e Rusisë appeared first on FaxWeb.

Trump i shpalli luftë tregtare, Europa në alarm: Tarifat e reja do të ndalojnë tregtinë SHBA-BE

Kërcënimi i Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30%ndaj produkteve të importuara europiane, praktikisht do të ndalonte tregtinë transoqeanike. Kështu paralajmëroi kryenegciatori i BE me SHBA, Marosh Sefoviç. Në prag të një takimi të ministrave europianë të tregtisë ai tha se një tarifë prej 30 përqind apo më e lartë, do të kishte një […]

The post Trump i shpalli luftë tregtare, Europa në alarm: Tarifat e reja do të ndalojnë tregtinë SHBA-BE appeared first on FaxWeb.

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

Një 40-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të nxirrte përmes pikës kufitare të Kakavijës 14 000 euro, pa i deklaruar. Paratë e gjetura pas kontrolleve të kryera u sekusetruan si provë materiale. “Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në […]

The post Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin appeared first on FaxWeb.

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i gjetur fajtor për krime lufte, të kryera në vitin 1999. Paneli rrëzoi shumicën e pikave të ankesës së Shalës, por gjeti shkelje në aktgjykimin e Themelores. Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare […]

The post Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala appeared first on FaxWeb.

Belinda Balluku mbështet përzgjedhjen e profesionistëve të rinj në sektorin e naftës dhe gazit

Në funksion të politikave të zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin e energjisë dhe burimeve natyrore, kompania Albpetrol sh.a., në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga znj. Belinda Balluku, organizon testimin e profesionistëve të rinj që vijnë nga fushat e naftës, gazit dhe gjeologjisë. Ky testim synon të identifikojë dhe përzgjedhë specialistë […]

The post Belinda Balluku mbështet përzgjedhjen e profesionistëve të rinj në sektorin e naftës dhe gazit appeared first on FaxWeb.

Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky pret në Kiev të dërguarin e SHBA-ve, Kellogg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është takuar me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, në Kiev. Udhëheqësi ukrainas tha në një postim në Telegram: “Diskutuam rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë praktikisht së bashku për ta afruar atë. “Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën, prodhimin e përbashkët dhe blerjen e armëve […]

The post Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky pret në Kiev të dërguarin e SHBA-ve, Kellogg appeared first on FaxWeb.

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri

Tre vatra aktive zjarri vijojnë të përbëjnë rrezik në zonën e Drenovës në Mallakastër, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, të favorizuara edhe nga era e fortë. Zjarri, i cili u riaktivizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, është duke djegur aktualisht një masiv pyjor me pisha. Shërbimet […]

The post Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri appeared first on FaxWeb.

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi rajonin e Ishujve Tanimbar në Indonezi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC). Deri më tani nuk është lëshuar asnjë kërcënim për cunami. Ishujt Tanimbar janë një grup prej rreth 30 ishujsh të vendosur në Indonezinë lindore, brenda provincës Maluku.  Ato shtrihen në Detin Arafura, midis Timorit në perëndim […]

The post Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar appeared first on FaxWeb.

❌