❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka. Ngrihen dronët Bayraktar!

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të përballuar vatrat aktive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri me dije se që në orët e para të mëngjesit, dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar fluturime monitoruese mbi 18 vatra aktive për të vlerësuar nivelin e riskut dhe për të koordinuar më mirë ndërhyrjen nga toka dhe ajri.

“QĂ« nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit dronĂ«t Bayrakatar TB2 tĂ« Forca Ajrore kanĂ« realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar nivelin e riskut. Ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivĂ«t tanĂ« nĂ« terren nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« kudo nĂ« territor, me pĂ«rparĂ«si nĂ« zonat e banuara”, shkruan Vengu.

Delvina mbetet vatra më problematike, ku tre fshatra, Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, janë evakuuar për shkak të përhapjes së flakëve dhe erës së fortë që ka favorizuar zjarrin. Deri më tani raportohen disa banesa të djegura, dëme në bagëti dhe në sipërfaqe të mëdha me pemëtari. Vatra ka krijuar një vijë zjarri mbi 10 kilometra të gjatë, duke e bërë ndërhyrjen jashtëzakonisht të vështirë.

Një tjetër grup i Forcave të Armatosura ndodhet mbi tunelin e Skërficës, ku punohet për të izoluar vatrat që janë përhapur nga zona e Delvinës, me synim bllokimin e flakëve që rrezikojnë të arrijnë në Gjirokastër.

Vatra e zjarrit është ende aktive edhe në Dukat, ku ndërhyrja është bërë nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa në malin e Shpiragut, pranë Beratit, një tjetër zjarr masiv ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre, bimësi dhe pisha, duke rrezikuar zonat përreth.

Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e banorëve për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë ose përkeqësojë situatën e zjarreve, ndërsa u bëjnë thirrje për kujdes dhe raportim të menjëhershëm të çdo vatre të re.

The post Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka. Ngrihen dronët Bayraktar! first appeared on JavaNews.al.

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares! Kush është burri që e ndihmoi

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës, ngjarje që ndodhi më 23 korrik në fshatin Frashër.

Policia e Fierit njoftoi se ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e vajzës së tij 26-vjeçare, Emanilda Rama. Bëhet fjalë për një 55-vjeçar nga fshati Rapaj i Roskovecit.

“Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkĂ«punuar me shtetasen E. R., nĂ« vrasjen e babait tĂ« saj nĂ«pĂ«rmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke pĂ«rdorur sende tĂ« forta dhe mjete prerĂ«se”, njoftoi policia.

The post Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares! Kush është burri që e ndihmoi first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / “Ku janĂ« tatimorĂ«t?”, denoncimi i Braçes: Buka si kashtĂ« ose si dru! Me çfarĂ« e bĂ«jnĂ«?!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar cilësinë e bukës, që sipas pamjeve që ka publikuar vetë, ditën e dytë është tërësisht e pakonsumueshme.

Braçe ka shtruar edhe një pyetje për autoritetet shtetërore që kanë për detyrë të kontrollojnë sigurinë ushqimore.

“Kam njĂ« pyetje: Me çfarĂ« e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« bukĂ«n qĂ« ditĂ«n e dytĂ« Ă«shtĂ« ose kashtĂ«, ose dru? Besoj gjithĂ« kjo ushtria e tatimorĂ«ve-administrata tatimore kanĂ« nĂ« kurriz, qĂ« ka dalĂ« tĂ« na sigurojĂ« ushqimin do e ketĂ« njĂ« pĂ«rgjigje; U bĂ« dy javĂ« qĂ« bĂ«jnĂ« betejĂ« pĂ«r ushqimin e sigurt apo jo”, thotĂ« Erjon Braçe.

Kujtojmë se prej rreth 2 javësh ka nisur aksioni në mbarë vendin për sigurinë ushqimore.

Nga ky aksion, janë sekuestruar tonelata produkte ushqimore pa faturë, përfshirë qumësht, djathë e mish.

The post VIDEO / “Ku janĂ« tatimorĂ«t?”, denoncimi i Braçes: Buka si kashtĂ« ose si dru! Me çfarĂ« e bĂ«jnĂ«?! first appeared on JavaNews.al.

DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës

Vatrat e zjarrit kanë rrezikuar banesat dhe jetët njerëzore në fshatrat e Delvinës. Një situatë e jashtëzakonshme në kufijtë e apokaliptikes mund të cilësohet situata pasditen dhe mbrëmjen së premtes në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Palavli, e Vergo të Delvinës. Për shkak se zjarri ishte thuajse jashtë kontrollit fshatrat Palavli dhe Vergo u evakuuan për të garantuar jetën e banorëve.

Në zonë, forca të shumta të zjarrfikësve, pushtetit lokal, vullnetarëve dhe drejtuesve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, janë përpjekur të mbajnë nën kontroll situatën.

Ndërsa banorët përjetuan ndoshta momentet më të vështira që kishin kaluar ndonjëherë.

Sakaq vatra të fuqishme zjarri ka patur edhe në Senaster në bashkinë e Selenicës, ndërsa në afërsi të qytetit të Beratit një vatër në vijë të gjerë u përhap edhe në malin e Shpiragut, çka angazhoi forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile të prefekturës si dhe bazën ajrore.

Sakaq dita e sotme parashikohet gjithashtu e vështirë për këto zona që kanë patur vatra masive zjarresh, pasi temperaturat pritet të jenë mbi 40 gradë duke favorizuar riaktivizmin e flakëve.

The post DETAJE / Evakuohen banorët, situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Delvinës first appeared on JavaNews.al.

Rama po bën përshesh në sheshin elektoral që ka gjetur

Nga Eduard Zaloshnja

PD-ja dhe LSI-ja morĂ«n sĂ« bashku vetĂ«m 38 mijĂ« vota mĂ« pak se PS-ja mĂ« 2021. Kurse sivjet, ato morĂ«n plot 328 mijĂ« vota mĂ« pak se PS-ja. Dhe me 81-vjeçarin qĂ« ka nĂ« krye koalicioni i tyre, kjo diferencĂ« vetĂ«m mund tĂ« thellohet nĂ« vijim


I ndodhur në një situatë të tillë komode, Rama ka filluar ta përdorë penelin e vet qeverisës pa e vrarë mendjen për kostot elektorale.

I pataksur nga katrahura në Lungomaren e tij të dashur dhe në administratën e Bashkisë Vlorë, Rama filloi një furtunë spastrimi në administratën e të gjitha bashkive të vendit, si dhe në trotuaret e qyteteve. Dhe çdo ditë ai njofton për furtuna të reja që do të përmbyllen (sipas tij) me një paketë ligjore të re për administrimin e territorit (kur të mblidhet Kuvendi në shtator).

TĂ« gjitha furtunat e RamĂ«s kanĂ« kosto elektorale. KĂ«shtu, drejtuesit “e dorĂ«hequr” tĂ« bashkive ishin aktivĂ« nĂ« mbledhjen e votave pĂ«r PS-nĂ«; shumĂ« nga pronarĂ«t dhe punonjĂ«sit e lokaleve qĂ« janĂ« prekur e do tĂ« preken nga spastrimi i trotuareve janĂ« votues tĂ« PS-sĂ«; shumĂ« nga pronarĂ«t dhe punonjĂ«sit e beach bar-eve dhe dyqankave qĂ« pengojnĂ« pamjen e detit/liqenit nĂ« buzĂ« tĂ« pedonaleve nĂ« plazhe janĂ« votues tĂ« PS-sĂ«; shumĂ« nga pronarĂ«t dhe punonjĂ«sit e bizneseve nĂ« buzĂ« tĂ« rrugĂ«ve nacionale janĂ« votues tĂ« PS-sĂ«; shumĂ« nga “trimat” qĂ« bllokojnĂ« hapĂ«sirat publike nĂ«pĂ«r lagje janĂ« votues tĂ« PS-sĂ«; shumĂ« nga shitĂ«sit e vegjĂ«l qĂ« tregĂ«tojnĂ« bulmet, mish, etj pa faturĂ« janĂ« votues tĂ« PS-sĂ«.

Kur tĂ« pĂ«rfundojnĂ« furtunat ramore (dikur nga vjeshta), Rama do tĂ« ketĂ« bĂ«rĂ« tĂ« pakĂ«naqur jo pak aktivistĂ« dhe votues tĂ« PS-sĂ«. Por 81-vjeçari qĂ« ka pĂ«rballĂ« (armik i tij politik qysh nga dhjetori 1990) ia ka bĂ«rĂ« tĂ« pĂ«rballueshme çdo kosto elektorale – me njĂ« jastĂ«k elektoral prej 328 mijĂ« votash, Rama mund ta bĂ«jĂ« gjumin rehat.

Dhe gjasat janĂ« qĂ« furtunat ramore nuk do tĂ« jenĂ« vetĂ«m territoriale. Furtunat mund tĂ« jenĂ« edhe kuvendore. MeqĂ«nĂ«se Rama mund t’i sigurojĂ« 3/5 e votave nĂ« Kuvend me njĂ« tĂ« fishkĂ«llyer, Kodi Penal, Kodi Rrugor, ndarja administrative e bashkive, paketa antikorrupsion, etj mund tĂ« bĂ«hen siç i do ai.

Gjithashtu, furtunĂ« pritet edhe nĂ« kabinetin qeveritar dhe nĂ« administratĂ«n qendrore. TĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« kontribuar deri mĂ« sot pĂ«r sjelljen e votave nĂ« terren janĂ« tĂ« skarcueshĂ«m pĂ«r RamĂ«n – ai mund tĂ« sjellĂ« njerĂ«z tĂ« rinj nĂ« qeveri dhe nĂ« administratĂ«n qendrore, pa patur frikĂ« pĂ«r koston elektorale (me njĂ« jastĂ«k elektoral prej 328 mijĂ« votash, ai mund ta bĂ«jĂ« gjumin rehat).

Duke perifrazuar një shprehje të urtë popullore, mund të thuhet se Rama ka gjetur elektoralisht shesh dhe po bën përshesh


The post Rama po bën përshesh në sheshin elektoral që ka gjetur first appeared on JavaNews.al.

Temperaturat e larta, MM thirrje qytetarëve për kujdes: Sot rrezik maksimal për zjarre

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ditën e sotme, 26 korrik, pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

Për këtë arsye Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Po ashtu i bëhet thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë te autoritetet.

Kujtojmë se sot sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius maksimumi. Bëhet fjalë për zonën e Shëngjinit.

Megjithatë sipas hartave të Ministrisë së Mbrojtjes, në të gjitha qarqet rreziku për zjarre është i lartë.

The post Temperaturat e larta, MM thirrje qytetarëve për kujdes: Sot rrezik maksimal për zjarre first appeared on JavaNews.al.

Berisha mbron Veliajn?/ Avokati: PD nuk do zgjedhje nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s, s’ështĂ« e pĂ«rgatitur

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Edicioni i Fundit” nĂ« ABC News, avokati Edmond Petraj analizoi situatĂ«n aktuale politike duke u ndalur te dorĂ«heqja e mundshme e kryebashkiakut tĂ« TiranĂ«s, Erion Veliaj, si dhe raportet brenda PartisĂ« Demokratike.

Sipas Petraj, nuk ka asnjë vendim gjyqësor të formës së prerë apo ndonjë arsye ligjore që ta detyrojë Veliajn të japë dorëheqjen vendimi mbetet politik dhe personal.

Ai shtoi se Sali Berisha po e mbron Veliajn pĂ«r tĂ« forcuar narrativĂ«n kundĂ«r kryeministrit si “diktator” dhe pĂ«r tĂ« shmangur zgjedhje nĂ« TiranĂ«, pĂ«r tĂ« cilat, sipas Petrajt, PD nuk Ă«shtĂ« e pĂ«rgatitur.

Avokati vlerësoi gjithashtu se mungon një nismë e brendshme për largimin e Berishës nga drejtimi i PD-së, duke theksuar se, në mungesë të një reagimi të qartë, ai do të vazhdojë të udhëheqë partinë, pavarësisht mosnjohjes së zgjedhjeve.

“Nuk ka njĂ« vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« dhe njĂ« arsye qĂ« Veliaj tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen. Nuk janĂ« bĂ«rĂ« pezullime. Jemi nĂ« njĂ« situatĂ« qĂ« varet vetĂ«m nga Veliaj, do apo nuk do ai qĂ« tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen. Berisha e merr nĂ« mbrojtje Veliajn, sepse kĂ«rkon qĂ« tĂ« formalizojnĂ« portretin si diktator tĂ« kryeministrit. ËshtĂ« njĂ« element qĂ« Berisha nuk do zgjedhje nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s pĂ«r momentin sepse nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rgatitur dhe do tĂ« ishte njĂ« goditje e dytĂ«, pas zgjedhjeve.

Kjo Ă«shtĂ« ajo marrĂ«dhĂ«nie pĂ«r tĂ« cilĂ«n mendoj unĂ«. Berisha nuk do tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen, nuk i njeh zgjedhjet pavarĂ«sisht se do tĂ« hyjĂ« nĂ« Kuvend. KĂ«rkon tĂ« justifikojĂ« humbjen. Besoj se pjesa e nenit Basha nuk Ă«shtĂ« funksionale, sepse nĂ«se nuk ka njĂ« shkĂ«ndijĂ« tĂ« brendshme brenda PD, Berisha nuk ikĂ«n. Deri tani nuk ka asnjĂ« person brenda PD qĂ« tĂ« ngrejĂ« njĂ« grup deputetĂ«sh apo anĂ«tarĂ«sh tĂ« kryesisĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« largimin e BerishĂ«s. NĂ«se ikĂ«n Berisha, PD ikĂ«n fund, nĂ«se nuk do tĂ« ishte Berisha nuk do tĂ« mblidhnin aq vota. NĂ«se nuk ka njĂ« reagim tĂ« brendshĂ«m PD, ai do tĂ« vazhdojĂ«, por PD nuk i njeh zgjedhjet”, tha avokati Petraj.

The post Berisha mbron Veliajn?/ Avokati: PD nuk do zgjedhje nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s, s’ështĂ« e pĂ«rgatitur first appeared on JavaNews.al.

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

Ditën e sotme (26 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era do tĂ« fryj me drejtim juglindje–veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 6 m/s, nĂ« bregdet dhe lugina hera-herĂ«s do tĂ« arrijĂ« 7- 9 m/s. Deti do tĂ« jetĂ« i valĂ«zimit me forcĂ« 1-2 ballĂ«.

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 22 deri 40 °C

Në zonat e ulëta 26 deri 41 °C

Në bregdet 26 deri 40°C

The post Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius first appeared on JavaNews.al.

Zjarr në nënstacionin e Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona: Po punojmë deri në normalizimin e plotë të situatës

Një zjarr ka rënë të premten në transformatorin e fuqisë 110/10kV të nënstacionit Ibë në Tiranë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) njoftoi se zjarri ishte pasojë e regjimit të sforcuar të funksionimit të pajisjeve për shkak të temperaturave të larta që kanë arritur nivelin e 40°C.

Reagimi i menjëhershëm i brigadave të zjarrfikëses dhe stafit të Drejtorisë së Tensionit të Lartë të OSSH mundësoi shuarjen e shpejtë të flakëve, duke minimizuar dëmet. Fatmirësisht, nuk ka asnjë të lënduar nga personeli.

Stakimi i nënstacionit Ibë ndikoi në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për zonat e Bërzhitës, Mulletit, Baldushkut, Ibës dhe Krrabës. Megjithatë, OSSH theksoi se energjia u rikthye brenda një kohe të shpejtë në një pjesë të këtyre zonave, falë lidhjeve në unazë me fidera të tjerë që dalin nga nënstacioni i Farkës.

OSSH ka shtuar grupet e punës në objekt dhe është angazhuar të punojë pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit për zgjidhjen e plotë të avarive dhe normalizimin e furnizimit.

Për shkak të rritjes së temperaturave në shkallë vendi, OSSH ka rritur masat e gatishmërisë për të shmangur problematikat në rrjetin shpërndarës. Në disa zona, prania e zjarreve ka detyruar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes të stakojë energjinë elektrike si një masë e domosdoshme sigurie për të parandaluar dëme më të mëdha.

Grupi OSHEE kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për ndërprerjet e energjisë elektrike, të cilat janë të ndikuara nga faktorë natyrorë, dhe siguron se po vijon të jetë i angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e shpejtë të problematikave në rrjetin e shpërndarjes.

The post Zjarr në nënstacionin e Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona: Po punojmë deri në normalizimin e plotë të situatës first appeared on JavaNews.al.

7 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, Policia e Shtetit kontrolle në disa qytete

Policia e Shtetit është duke ushtruar kontrolle në disa qytete të ndryshme, si në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, pas disa urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK. Sipas burimeve të A2 mësohet se bëhet fjalë për të paktën 7 masa sigurie.

Sipas burimeve, masë sigurie është caktuar edhe për dy persona të njohur të botës së krimit që mbahen të izoluar për vepra të rënda penale.

Hetimet nisën pas të dhënave të përftuara nga zbërthimi i mesazheve në aplikacionin SkyECC.

Mësohet se personat e dyshuar trafikonin kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Bashkimit Europian.

 

The post 7 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, Policia e Shtetit kontrolle në disa qytete first appeared on JavaNews.al.

BombĂ« nĂ« banesĂ«n e Elvis Demçes, kush po e kĂ«rcĂ«non “Mbretin” e mafias shqiptare?

Një mjet shpërthyes i improvizuar, i gjetur më 15 korrik vetëm pak metra larg banesës së familjes së Elvis Demçes, ka ndezur sërish alarmet në kryeqytetin italian. Bomba, e cila për fat nuk shpërtheu, u zbulua nga bashkëshortja e Demçes dhe është parë menjëherë si një mesazh i qartë: Armëpushimi mes bandave rivale në Romë ka përfunduar.

Demçe, i njohur si një nga figurat më të errëta të mafies shqiptare në Itali, ndodhet aktualisht i burgosur në Ascoli, por vijon të jetë një emër kyç në zhvillimet e botës së krimit në kryeqytet. Vetëm një ditë para incidentit, Njësia Hetimore e Karabinierëve kishte goditur rrjetin e tij, duke zbuluar se ai, nga burgu, jepte urdhra për rrëmbime personash me qëllim shantazhimin e ish-bashkëpunëtorëve.

Në fokus të konfliktit që po përshkallëzohet është Fabrizio Fabietti, një ish-aleat i Demçes, sot rival. Sipas hetimeve, grupet që ai po përdor për të realizuar këto rrëmbime përfshijnë edhe elementë të rrezikshëm nga Amerika Latine dhe Shqipëria, të njëjtët që më 11 maj 2024 tentuan të eliminojnë Giancarlo Tei, një figurë e njohur e trafikut të drogës në Tor Bella Monaca.

Përplasjet janë përshkallëzuar muaj pas muaji. Dy muaj pas atentatit ndaj Teit, një tjetër bombë tronditi lagjen Borghesiana, duke shkatërruar apartamentin e një tuniziani me lidhje me grupin shqiptar.

Gjithçka duket si njĂ« vazhdim i luftĂ«s sĂ« brendshme brenda asaj qĂ« dikur ishte struktura e fuqishme e Ponte Milvios, e drejtuar nga famĂ«keqi Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, i vrarĂ« nĂ« gusht 2019. Pas vrasjes sĂ« tij, ekuilibrat kriminalĂ« nĂ« RomĂ« u thyen dhe aleancat filluan tĂ« shpĂ«rbĂ«hen me dhunĂ«.

Prokuroria Antimafia po heton në heshtje, duke mbajtur nën vëzhgim zhvillimet e fundit. Emri i Demçes përmendet shpesh në lidhje me ngjarje të dhunshme, nga rrëmbimet, tek atentatet dhe ekzekutimet ende të pazbardhura. Ai vetë mohon çdo përfshirje dhe ka distancuar veten nga përplasjet me rivalët, përfshirë edhe Giuseppe Molisso-n, i lidhur me klanin e Michele Senese-s.

Por lista e armiqve të tij është e gjatë. Në të përfshihet edhe Ermal Arapaj, një tjetër shqiptar, dikur aleat, sot kundërshtar, si dhe emra të tjerë të botës së nëndheshme që rivalizojnë për kontrollin e rrjeteve të drogës në kryeqytet.

NĂ« qendĂ«r tĂ« dyshimeve Ă«shtĂ« sĂ«rish Giancarlo Tei – njĂ« figurĂ« qĂ« pĂ«rfaqĂ«son nyjen mes grupeve kalabreze dhe shqiptarĂ«ve nĂ« RomĂ«. TĂ« njĂ«jtĂ«t njerĂ«z qĂ« tentuan atentatin ndaj tij, tani rezultojnĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« rrĂ«mbimet e urdhĂ«ruara nga Demçe.

Në rrugë, mjafton një emër i përfolur ose një aleancë e prishur për të nisur një hakmarrje. Këtë herë, sinjali ishte një bombë përpara derës së një shtëpie ku jetojnë edhe fëmijët e bosit shqiptar.

Roma, edhe një herë, ndodhet mbi një fuçi baruti. Dhe heshtja është vetëm pamja e jashtme e një lufte që vijon në hije.

The post BombĂ« nĂ« banesĂ«n e Elvis Demçes, kush po e kĂ«rcĂ«non “Mbretin” e mafias shqiptare? first appeared on JavaNews.al.

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato jo vetëm që na bëjnë të ndihemi keq, por mund të përshpejtojnë plakjen tonë biologjike. Kërkimet e reja dhe në rritje tregojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtësisë mund të dëmtojë qelizat dhe indet tona, duke sjellë pasoja afatgjata shëndetësore.

Mosha kronologjike Ă«shtĂ« thjesht kohĂ«zgjatja e jetĂ«s, por mosha biologjike (epigjenetike) mat funksionimin real tĂ« qelizave dhe indeve. NjĂ« moshĂ« biologjike e pĂ«rshpejtuar shĂ«rben si njĂ« “kanarinĂ« nĂ« minierĂ«n e qymyrit” pĂ«r rrezikun e ardhshĂ«m tĂ« sĂ«mundjeve tĂ« tilla si kanceri, demenca dhe diabeti, si dhe vdekjen e hershme, shpjegon Jennifer Ailshire, profesoreshĂ« e gjerontologjisĂ« dhe sociologjisĂ«. NdĂ«rsa ndryshimi i klimĂ«s sjell valĂ« tĂ« nxehti mĂ« tĂ« rĂ«nda dhe mĂ« tĂ« gjata, Ă«shtĂ« urgjente tĂ« kuptojmĂ« se si nxehtĂ«sia po dĂ«mton shĂ«ndetin e njeriut nĂ« nivel qelizor.

Si nxihet plakja nga nxehtësia?

ADN-ja jonĂ«, plani bazĂ« i funksionimit tĂ« trupit, Ă«shtĂ« i pandryshueshĂ«m. MegjithatĂ«, mĂ«nyra se si shprehet ADN-ja mund tĂ« ndikohet nga faktorĂ« tĂ« jashtĂ«m qĂ« shkaktojnĂ« modifikime kimike – duke i “ndezur” ose “fikur” gjenet. NdĂ«r kĂ«ta faktorĂ« pĂ«rfshihen sjelljet si pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve, dhe faktorĂ«t mjedisorĂ« si nxehtĂ«sia.

NxehtĂ«sia e streson trupin, duke e detyruar atĂ« tĂ« punojĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r t’u ftohur, gjĂ« qĂ« mund tĂ« dĂ«mtojĂ« qelizat. NdĂ«rsa njĂ«farĂ« stresi nga nxehtĂ«sia mund tĂ« jetĂ« i dobishĂ«m pĂ«r rritjen e rezistencĂ«s, ekspozimi i zgjatur e sforcon trupin dhe sjell pasoja afatgjata.

Hulumtimet mbi kafshët kanë treguar lidhje të forta midis nxehtësisë dhe plakjes së përshpejtuar. Studimi i parë në shkallë popullsie mbi njerëzit, i realizuar nga Ailshire dhe Eunyoung Choi dhe i publikuar në shkurt, analizoi mostra gjaku nga mbi 3,600 persona në SHBA, të moshës 56 vjeç e lart. Ata zbuluan se njerëzit që përjetuan të paktën 140 ditë me nxehtësi ekstreme në vit (kur indeksi i nxehtësisë ishte mbi 90 gradë Fahrenheit) plakeshin deri në 14 muaj më shpejt se ata në vende me më pak se 10 ditë nxehtësie ekstreme.

Forca e kësaj lidhjeje ishte domethënëse: nxehtësia ekstreme kishte të njëjtin ndikim në plakje si pirja e duhanit ose përdorimi i tepërt i alkoolit. Këto gjetje mbështeten nga studime të tjera, përfshirë një studim të vitit 2023 në Gjermani, i cili zbuloi se ndikimet ishin veçanërisht të theksuara tek gratë dhe personat me diabet ose obezitet. Madje, efektet mund të fillojnë para lindjes, siç tregoi një studim i vitit 2024 mbi fëmijët në Kenia të ekspozuar ndaj thatësirës si fetuse.

Si të mbrohemi?

Edhe pse kĂ«to gjetje janĂ« shqetĂ«suese, Ailshire thekson se nuk nĂ«nkupton qĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« jetojnĂ« nĂ« vende tĂ« nxehta do tĂ« plaken mĂ« shpejt. Çdo person ka faktorĂ« rreziku individualĂ« dhe ka mĂ«nyra pĂ«r t’u pĂ«rshtatur.

Mënyra thelbësore për të mbrojtur veten përfshijnë aksesin në ajër të kondicionuar ose mjedise të freskëta, shmangien e ushtrimeve fizike gjatë pjesëve më të nxehta të ditës, si dhe një ushqyerje të mirë dhe aktivitet fizik të rregullt (në oraret më të freskëta). Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se disa ilaçe, si metformina dhe Ozempic, mund të ngadalësojnë plakjen.

Ailshire sugjeron se nĂ«se njerĂ«zit mund tĂ« ndryshojnĂ« ose gjejnĂ« mĂ«nyra pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me nivelet e tyre tĂ« ekspozimit ndaj nxehtĂ«sisĂ«, mund tĂ« jetĂ« e mundur tĂ« ngadalĂ«sohet ose tĂ« pĂ«rmbyset procesi i pĂ«rshpejtuar i plakjes. “Ky nuk Ă«shtĂ« dĂ«mtim i pĂ«rhershĂ«m; Ă«shtĂ« njĂ« tregues i potencialit pĂ«r dĂ«mtim tĂ« pĂ«rhershĂ«m. Nuk do tĂ« thotĂ« domosdoshmĂ«risht se ky dĂ«m Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«,” shpjegoi ajo.

Fusha e studimit Ă«shtĂ« ende shumĂ« e re, por ndĂ«rsa temperaturat vazhdojnĂ« tĂ« rriten, shkencĂ«tarĂ«t do tĂ« kenĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« dhĂ«na pĂ«r tĂ« kuptuar ndikimin e nxehtĂ«sisĂ« nĂ« trupin tonĂ« dhe kush Ă«shtĂ« mĂ« i prekshĂ«m. “NĂ«se nuk mund tĂ« bĂ«jmĂ« asgjĂ« pĂ«r rritjen e temperaturave, atĂ«herĂ« tĂ« paktĂ«n duhet tĂ« rrisim ndĂ«rgjegjĂ«simin dhe tĂ« gjejmĂ« strategji,” pĂ«rfundoi Ailshire, “Duhet tĂ« ketĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ta kalojmĂ« kĂ«tĂ«.”

The post Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike first appeared on JavaNews.al.

Avionin e mbushĂ«n me ilaçe dhe ushqime! Si u ‘rrahĂ«n’ belgĂ«t nĂ« TiranĂ« 41 vite mĂ« parĂ«?

Si u “rrahĂ«n” belgĂ«t nĂ« TiranĂ« 41 vite mĂ« parĂ«? Avionin e mbushĂ«n me ilaçe dhe ushqime! Eksluzive nĂ« EsencĂ«

Shqipëri-Belgjikë, 41 vite nga fitorja e famshme e jona. Rrëfimi i përkthyesit dhe shoqëruesit Bujar Lybesha: Si erdhën belgët në Tiranë me avionin e mbushur me ushqime e ilaçe dhe çfarë na dhuruan ata? Esencë, çdo të premte ora 21:00 në Report Tv.

Eljan Tanini: -Lybesha, Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«naqĂ«si qĂ« ju kemi sot nĂ« “EsencĂ«â€. Ju jeni ndoshta shqiptari qĂ« ka qenĂ« mĂ« afĂ«r KombĂ«tares Belge gjatĂ« asaj vizite historike nĂ« TiranĂ« nĂ« dhjetor tĂ« ’84-Ă«s. ÇfarĂ« kujtoni mĂ« parĂ« nga ajo eksperiencĂ«?

Bujar Lybesha: -Kënaqësia është e imja. Po, ishte një përjetim i veçantë. Belgët erdhën me një çarter të tyre më 22 dhjetor. U caktova si përkthyes sepse isha frëngjishtfolës, dhe ndonëse nuk ishte pjesë direkte e profilit tim të punës, dashuria për sportin e sidomos për futbollin më shtyu të pranoja. Erdhi gjithçka papritur, por më la mbresa përjetë.

Eljan Tanini: -Kishit pasur eksperienca të tjera të ngjashme, më parë?

Bujar Lybesha: -Po, kam shoqĂ«ruar edhe skuadra si Limozh e FrancĂ«s, KanĂ«n nĂ« basketboll, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« UEFA-s apo FIFA-s qĂ« flisnin frĂ«ngjisht. Por Belgjika ishte ndryshe. Sepse ishte KombĂ«tarja dhe erdhi si nĂ«nkampione e EuropĂ«s, me emra tĂ« mĂ«dhenj si Pfaf, Shifo, Kulemans


Eljan Tanini: -Kur i takuat për herë të parë belgët, si ishte përshtypja e parë?

Bujar Lybesha: -Të hutuar. Po shikonin me kureshtje gjithçka nga dritaret e autobusit. Shqipëria për ta ishte si një territor i panjohur. Dhe kur zbarkuan në 15-katëshin e famshëm, kishin me vete çanta të mëdha plot me ushqime, barna, tavolina masazhi, pra kishin marrë gjithçka me vete. Madje, komandën nuk e kishte trajneri, por stafi mjekësor.

Eljan Tanini: -Po, ka një moment interesant,  kërkesa për të parë kuzhinën?

Bujar Lybesha: -Po. Mjeku i ekipit donte tĂ« shihte çfarĂ« do hanin lojtarĂ«t. E çova te Taku,  kryekuzhinieri i famshĂ«m. I bĂ«ri njĂ« biftek tĂ« vogĂ«l dhe djathĂ« tĂ« bardhĂ«. Mjeku e nuhati, e provoi dhe tha: “ËshtĂ« i mrekullueshĂ«m”. U habit, por edhe kĂ«rkoi ndjesĂ« qĂ« nuk kishin njohuri pĂ«r gatimet tona.

 Eljan Tanini: -Ka dhe njĂ« tjetĂ«r episod shumĂ« njerĂ«zor – vizita mjekĂ«sore pĂ«r sportistĂ«t shqiptarë 

 Bujar Lybesha: -Ishte kërkesë e Kryetarit të Komitetit të Sporteve, Mehdi Bushatit. Ekipi belg pranoi. Ishte Arben Ibro, lojtari i Dinamos me paterica. Mjeku e pa, i bëri një masazh dhe e ngriti në këmbë. Më përqafoi nga gëzimi. Edhe sot, kur takohemi, më falënderon. Pastaj ishte edhe gjimnastja Mimoza Risto që për fat të keq, e humbi sportin pas dëmtimit. Dhe atleti Gjergj Ruli, me një problem më të lehtë.

Eljan Tanini: -A ishin belgët të surprizuar nga përgatitja e ndeshjes?

Bujar Lybesha: -Shumë të kujdesshëm. Madje në ditën e ndeshjes, dreka e tyre ishte vetëm një omletë, pak bukë dhe djathë. E kishin të llogaritur çdo kalori. E dinin që stadiumi nuk kishte ndriçim, por nuk prisnin një atmosferë kaq të zjarrtë nga publiku.

 Eljan Tanini: -Nëse do zgjidhnit një emër nga ajo skuadër belge, kush ishte ai që ju la më shumë mbresa?

 Bujar Lybesha: Portieri Zhan Mari Pfaf. NjĂ« tip i hareshĂ«m, shumĂ« miqĂ«sor. MĂ« dha njĂ« tufĂ« fotosh pĂ«r t’i shpĂ«rndarĂ« nĂ« hotel. Pas viteve, kur u transferua nĂ« Turqi, tha se shqiptarĂ«t i kujtonin njerĂ«zit e ngrohtĂ« tĂ« atjeshĂ«m.

 Eljan Tanini: -Po trajneri Gi Tis? E njihte futbollin tonë?

Bujar Lybesha: -Po. Madje mĂ« tha diçka qĂ« nuk e harroj: “Ju pashĂ« nĂ« ndeshjen me PoloninĂ«, e meritonit fitoren”. Kishte respekt pĂ«r ekipin tonĂ«.

Eljan Tanini: -Dhe pastaj, ndeshja. 2-0 ndaj njĂ« super skuadre. ÇfarĂ« ndodhi nĂ« atĂ« 90 minutĂ«sh?

Bujar Lybesha: -NjĂ« fitore qĂ« nuk kishte ndodhur mĂ« parĂ«. Golat e JosĂ«s dhe MingĂ«s, stadiumi shpĂ«rtheu. Nuk ishte thjesht njĂ« ndeshje futbolli, por njĂ« shfaqje krenarie kombĂ«tare. BelgĂ«t ishin tĂ« shokuar. NĂ« autobus dhe nĂ« aeroport heshtje. VetĂ«m Pfaf bĂ«nte shaka me mua: “Na keni zhdĂ«pur!”.

Eljan Tanini: -Bujar, si dëshmitar i gjallë i asaj dite, çfarë mbani më shumë mend, çfarë nuk do ta harroni kurrë?

 Bujar Lybesha: -Ndjenja që për herë të parë, në sytë e Europës, Shqipëria tregoi se edhe një vend i izoluar, i vogël, mund të përmbysë një gjigand. Ishte më shumë se një fitore, ishte një mesazh.

Eljan Tanini: -Zoti Lybesha, faleminderit për këtë rrëfim që sjell shumë më shumë se sa futboll. Sjell kujtesë, njerëzillëk dhe atë Shqipërinë e vjetër që shpesh harrojmë.

Bujar Lubesha: -Faleminderit juve, Eljan. E ndjej si detyrë ta ndaj këtë kujtim me brezat.

The post Avionin e mbushĂ«n me ilaçe dhe ushqime! Si u ‘rrahĂ«n’ belgĂ«t nĂ« TiranĂ« 41 vite mĂ« parĂ«? first appeared on JavaNews.al.

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave.

Dy prej tyre akuzohen edhe për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve të zjarrit dhe municionit.

Mes të akuzuarve janë Ivan Matoviç, një opozitar nga qyteti i Kralevës, Novica Antiç, ish-kryetar i Sindikatës Ushtarake të Serbisë, si dhe të paktën dy veteranë të luftës që kanë shprehur mbështetje për protestat studentore.

Sipas komunikatës së Prokurorisë serbe, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 qershor, të akuzuarit janë takuar në një lokal në Kralevë ku kanë planifikuar kryerjen e një vepre penale, përkatësisht janë dakorduar dhe organizuar me të tjerë për të ndërmarrë veprime që synonin cenimin e rendit kushtetues të Serbisë.

Prokuroria e Beogradit ka publikuar edhe një transkript të bisedës, që sipas saj, është regjistruar në lokalin ku ishin mbledhur të akuzuarit. Në të flitet për organizimin e një proteste më 28 qershor në Beograd, për mënyrën e udhëtimit, numrin e pjesëmarrësve dhe veprimet që duhej ndërmarrë.

Sipas ProkurorisĂ«, njĂ«ri nga tĂ« akuzuarit thuhet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ«: “Hyn, e pushton ndĂ«rtesĂ«n e QeverisĂ«, e bllokon dhe nuk del prej saj”.

Po ashtu, më 25 qershor, Ivan Matoviç dyshohet se ka kontaktuar me një person të quajtur Sërxhan G. për të diskutuar udhëtimin drejt protestës dhe hapat që do të ndërmerreshin.
Në të njëjtën ditë, policia ndaloi automjetin e drejtuar nga Ivan Matoviqi dhe gjatë kontrollit gjeti një pistoletë të llojit CZ 765 me numër serik të fshirë, e ngarkuar me 7 plumba, si dhe një kuti me 25 fishekë të njëjtë.

The post Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd first appeared on JavaNews.al.

“Takimi Putin-Zelensky, hapi i fundit i marrĂ«veshjes”

Takimi midis presidentit rus, Putin, dhe presidentit ukrainas, Zelensky, mund të ndodhë vetëm si një hap i fundit për të nënshkruar një marrëveshje paqeje, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.

Ai nënvizoi se një takim i tillë nuk ka gjasa të ndodhë deri në fund të gushtit, siç ka propozuar Ukraina. Ndërkohë, delegacionet e dy vendeve kanë zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, por deri më tani pa sukses.

Nga ana tjetër, Rusia nuk i ka ndalur sulmet ndaj Ukrainës. Dronët rusë goditën spitalin e Kharkivit, duke lënë të plagosur 14 persona dhe duke shkatërruar infrastrukturën.

The post “Takimi Putin-Zelensky, hapi i fundit i marrĂ«veshjes” first appeared on JavaNews.al.

Begaj viziton shefin e Komisariatit që u lëndua nga zjarri: Shembulli i tij, frymëzim për ne

Presidenti Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në Delvinë.

Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit.

“VlerĂ«soj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikĂ«se, emergjencave civile, forcave tĂ« armatosura dhe pushtetit vendor nĂ« pĂ«rballimin e kĂ«saj situate tĂ« vĂ«shtirĂ« me temperatura shumĂ« tĂ« larta. Ftoj qytetarĂ«t tĂ« tregojnĂ« kujdes dhe pĂ«rgjegjĂ«si – parandalimi fillon nga secili prej nesh. BashkĂ«punimi dhe kontributi me kĂ«to struktura Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r sigurinĂ« e jetĂ«s dhe tĂ« pronĂ«s. Çdo akt zjarrvĂ«nieje Ă«shtĂ« i dĂ«nueshĂ«m dhe sjell pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r jetĂ«n dhe pasurinĂ«â€, tha Begaj.

Presidenti Begaj theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit.

The post Begaj viziton shefin e Komisariatit që u lëndua nga zjarri: Shembulli i tij, frymëzim për ne first appeared on JavaNews.al.

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

NjĂ« grup prej njĂ«mbĂ«dhjetĂ« senatorĂ«sh demokratĂ« nĂ« SHBA i ka dĂ«rguar njĂ« letĂ«r Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetĂ«sim pĂ«r abuzimin e dukshĂ«m tĂ« pushtetit” pĂ«rmes kĂ«rcĂ«nimit pĂ«r njĂ« luftĂ« tregtare me Brazilin.

Në letrën zyrtare, ata e cilësojnë tarifat e propozuara si një përpjekje për të ndikuar në sistemin gjyqësor brazilian në favor të ish-presidentit Jair Bolsonaro.

“NdĂ«rhyrja nĂ« sistemin ligjor tĂ« njĂ« vendi tjetĂ«r sovran krijon njĂ« precedent tĂ« rrezikshĂ«m, nxit njĂ« luftĂ« tregtare tĂ« panevojshme dhe vĂ« nĂ« rrezik qytetarĂ«t dhe kompanitĂ« amerikane ndaj hakmarrjeve,” thuhet nĂ« letrĂ«n e senatorĂ«ve.

Ata theksojnë se Bolsonaro është një shtetas brazilian që po përballet me akuza në vendin e tij për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, dhe se çdo ndërhyrje në këtë proces mund të dëmtojë ndikimin amerikan në rajon dhe interesat strategjike dhe ekonomike të SHBA-së në Amerikën Latine.

Sipas demokratëve, një përplasje tregtare me Brazilin do të kishte pasoja të rënda ekonomike, duke goditur konsumatorët dhe bizneset amerikane. Ata shtojnë se shkëmbimet tregtare me Brazilin mbështesin afro 130 mijë vende pune në Shtetet e Bashkuara.

The post Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti first appeared on JavaNews.al.

Zjarri masiv përfshin malin Shpirag në Berat, operacion i vështirë shuarjeje për shkak të terrenit

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme në mbrëmje malin Shpirag në qytetin e Beratit, duke shkaktuar djegie të konsiderueshme dhe duke vënë në alarm autoritetet. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë me shkurre, bimësi dhe pisha, duke rrezikuar zonën përreth.

Më shumë se 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra forca të Mbrojtjes Civile janë angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit. Megjithatë, ndërhyrja është ndërlikuar ndjeshëm nga terreni i thyer malor dhe era e fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve.

Autoritetet kanë kërkuar forca shtesë nga rrethet fqinjë për të ndihmuar në përballimin e situatës. Deri tani, nuk raportohet për banesa apo jetë njerëzish të rrezikuara drejtpërdrejt nga zjarri.

Zjarri në malin Shpirag shërben si një tjetër kujtesë e gjendjes alarmante të zjarreve në vend gjatë sezonit të verës, duke nënvizuar nevojën për vigjilencë dhe masë parandaluese.

The post Zjarri masiv përfshin malin Shpirag në Berat, operacion i vështirë shuarjeje për shkak të terrenit first appeared on JavaNews.al.

Hakmarrja serbe? Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin

Lulzim Halili, shqiptari i arrestuar në Serbi është dënuar nga Gjykata e Lartë në Beograd me 30 ditë paraburgim.

NĂ« pĂ«rgjigjen e kĂ«saj gjykate thuhet se Halili dyshohet “pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« organizimit dhe nxitjes sĂ« kryerjes sĂ« gjenocidit dhe krimeve tĂ« luftĂ«s”, shkruan A2.

Lulzim Halili është arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe rreth 100 kilometra larg nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me Halilin.

Ministria pati njoftuar se sapo tĂ« konfirmohet nĂ«se Halili do t’i nĂ«nshtrohej masĂ«s sĂ« paraburgimit dhe do tĂ« iniciohet procedurĂ« penale ndaj tij, Zyra NdĂ«rlidhĂ«se do tĂ« parashtrojĂ« kĂ«rkesĂ« zyrtare pĂ«r vizitĂ« nĂ« QendrĂ«n e Mbajtjes.

The post Hakmarrja serbe? Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin first appeared on JavaNews.al.

Takimi mes von der Leyen dhe Trump, çfarë pritet të ndodhë të dielën në Skoci

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë këtë të diel në Skoci, ku do të zhvillojë takimin e saj të parë zyrtar dypalësh me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Në qendër të bisedimeve pritet të jenë marrëdhëniet tregtare mes dy anëve të Atlantikut, dhe shumëkush pret që të dy liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për vendosjen e një tarife bazë prej 15% për produktet europiane.

Detajet pĂ«r sektorĂ«t e prekur ende nuk janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditura nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ«, ndĂ«rsa nga tĂ« dyja palĂ«t nuk ka shumĂ« koment publik. Edhe vetĂ« presidenti amerikan, pĂ«rpara nisjes drejt MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, Ă«shtĂ« shprehur me rezervĂ«: “Ka 50 me 50, ndoshta edhe mĂ« pak, gjasa pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje tregtare me Bashkimin Europian”.

Lajmi pĂ«r takimin Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nga vetĂ« von der Leyen pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social X: “Pas njĂ« telefonate tĂ« mirĂ« me presidentin e SHBA-sĂ«, kemi vendosur tĂ« takohemi tĂ« dielĂ«n nĂ« Skoci pĂ«r tĂ« diskutuar mbi marrĂ«dhĂ«niet tregtare transatlantike dhe se si mund t’i ruajmĂ« ato tĂ« forta”.

Nga ana e Komisionit Europian Ă«shtĂ« sqaruar se takimi zhvillohet “me ftesĂ«â€ tĂ« presidentit Trump.

The post Takimi mes von der Leyen dhe Trump, çfarë pritet të ndodhë të dielën në Skoci first appeared on JavaNews.al.

❌