❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve

Kostot e investimeve në Shqipëri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian janë ende të lira për shkak të pagave të ulëta të burimeve njerëzore, por inputet që përdoren për investime janë shumë më shtrenjtë se në BE sipas të dhënave të Eurostat.

Sipas tabelës krahasuese të Eurostat mbi çmimet e investimeve në kategori të ndryshme (ku mesatarja e BE-së është vendosur në 100), Shqipëria ka një indeks prej vetëm 67.8 për investimet në përgjithësi, një nga më të ulëtit në EUropë, pas Maqedonisë së Veriut (66.5) dhe në linjë me Kosovën dhe Bosnjën kryesisht nga vlera e ulët e fuqisë punëtore.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për kategori si produktet metalike dhe makineritë elektrike e optike, Shqipëria shfaqet me çmime dukshëm më të larta se Europa dhe Rajoni.

Çmimet e “produkteve metalike dhe makinerive janĂ« sa 108.7 e mesatares europiane me 2014, mĂ« i larti nĂ« Ballkan dhe ndĂ«r mĂ« tĂ« lartĂ«t nĂ« EUropĂ«, duke kaluar edhe vende si Belgjika (100.9) dhe Holanda (100).

Gjithashtu grupi “ Pajisje elektrike dhe optike” ka çmime 111.3 mĂ« tĂ« larta se mesatarja e BE dhe gjithashtu mĂ« e larta nĂ« Rajonin e Ballkanit dhe mĂ« i lartĂ« edhe se Gjermania (96.4) apo Franca (97.9).

Me një indeks prej 112%, Shqipëria rezulton i shtrenjtë në krahasim me Europën për mjete transporti. Ky tregues përbën një pengesë serioze për sektorët e logjistikës dhe transportit, apo për çdo industri që kërkon automjete të specializuara.

Vetëm softueri kushton pak më lirë me një indeks sa 86.6% e mesatares së BE sipas Eurostat, por më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut (81.3), Serbia (79.5) apo Bosnja (82.2).

Këto disbalanca tregojnë se, ndonëse Shqipëria mbetet tërheqëse për investimet që lidhen me ndërtimin dhe infrastrukturën për shkak të kostove të ulëta, ajo përballet me barriera të konsiderueshme për investime në teknologji dhe industri prodhuese me vlerë të shtuar.

Çmimet mĂ« tĂ« larta pĂ«r pajisje teknologjike tĂ« dekurajojnĂ« investitorĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« zhvillojnĂ« sektorĂ« tĂ« avancuar si prodhimi elektronik, transporti inteligjent apo teknologjia e informacionit./ B.Hoxha

The post Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve appeared first on Revista Monitor.

Sektori bankar vazhdon rritjen, totali i aktiveve arrin në më shumë se 22 miliardë euro

Sektori bankar vijoi rritjen edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave paraprake dhe të paaudituara të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) totali i aktiveve të sistemit bankar në mesin e vitit arriti në 2.161 trilionë lekë ose rreth 22 miliardë euro, në rritje me 3.1% (rreth 66 miliardë lekë) që nga fillimi i vitit dhe me 8% (160 miliardë lekë) krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Banka më e madhe për nga vlera e aseteve ngelet Banka Kombëtare Tregtare (BKT), me 23.9% të tregut. Megjithatë, pjesa e tregut të BKT pësoi rënie nga niveli prej 24.6% i një viti më parë.

Ndjek Credins Bank, me 16.6% të aktiveve, në rritje nga niveli prej 16.2% i një viti më parë.

Raiffeisen Bank mban vendin e tretë, me 14.7% të tregut, por banka e grupit austriak ka pësuar rënie të ndjeshme të pjesës së tregut nga niveli prej 14.8% i një viti më parë.

Intesa Sanpaolo gjithashtu ka rënë në 9.9% të aseteve totale të tregut, ndërsa një vit më parë mbante 10.5%.

Vijon Banka OTP Albania me 8.9% të aktiveve, duke ruajtur të njëjtën pjesë tregu që mbante edhe në mesin e vitit të kaluar.

Tirana Bank ngelet banka me rritjen më të lartë të pjesës së tregut edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Banka e grupit Balfin arriti në 7.6% të totalit të aktiveve, nga 7% që zotëronte në mesin e vitit 2024.

Ndjek Banka Amerikane e Investimeve, me 6.7% të tregut, me një rënie të vogël nga niveli prej 6.8% i një viti më parë.

Edhe Union Bank ka fituar terren, me 5.2% të tregut, nga 5.1% që mbante në mesin e vitit të kaluar.

Ndjek Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 3%, edhe kjo në rritje nga niveli 2.9% i një viti më parë.

ProCredit Bank Albania është rritur në 2.4%, nga 2.2% që mbante në mesin e vitit 2024.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) mbyll renditjen me 1.1% të tregut, por me një rritje nga niveli prej 1% i një viti më parë.

Edhe 6-mujori 2025 konfirmoi një tendencë të mëtejshme të rritjes së tregut të bankave me kapital vendas dhe rënien e atyre me kapital të huaj. Së bashku, bankat me kapital vendas arritën në 37.2% të aktiveve totale të tregut, nga 36.1% që mbanin një vit më parë.

Rritja e aktiveve të sektorit u mbështet sidomos në zgjerimin e kreditimit. Portofoli i kredisë arriti vlerën e 875 miliardë lekëve, në rritje me 7.8% (rreth 63 miliardë lekë) që nga fillimi i vitit dhe me 13.3% (103 miliardë lekë) krahasuar me një vit më parë. Shifrat sipas standardeve IFRS konfirmojnë rritjen më të shpejtë të kreditimit në 15 vjet dhe një oreks më të madh për rrezik nga sektori bankar në vend.

Tregu i kredisë vazhdon të kryesohet nga Credins Bank, me 18.1% të portofolit total të sektorit (në rënie nga niveli prej 19.1% i një viti më parë), e ndjekur nga Raiffeisen Bank, me 15.7% (nga 15.4% një vit më parë), BKT, me 13.1% (nga 12.8% në mesin e vitit 2024), OTP Albania, me 13.1% (nga 12.6% një vit më parë), Tirana Bank, me 9.5% (nga 9% një vit më parë), ABI Bank, me 7.5% (nga 8% një vit më parë), Intesa Sanpaolo, me 6.9% (nga 7% një vit më parë), Union Bank, me 6.3% (nga 6.4% një vit më parë),  ProCredit Bank, me 4% (po aq sa një vit më parë), Fibank me 4% (nga 3.9% një vit më parë dhe UBA, me 1.7% (nga 1.8% një vit më parë). / E.Shehu

Burimi: BSH

The post Sektori bankar vazhdon rritjen, totali i aktiveve arrin në më shumë se 22 miliardë euro appeared first on Revista Monitor.

Dhoma Amerikane kërkon zbatimin e një vizioni strategjik për turizmin

Dhoma Amerikane nëpërmjet Komitetit të Turizmit dhe Mikpritjes ka ndjekur me interes zhvillimet në sektorin e turizmit dhe hartimin e Strategjisë afatgjatë, si një dokument strategjik i domosdoshëm për zhvillimin e sektorit, sipas një deklarate zyrtare.

Ka qenë një kërkesë e hershme e AmCham zhvillimi dhe zbatimi i një vizioni strategjik, që i jep përparësi qëndrueshmërisë afatgjatë duke ndërmarrë masat e nevojshme me zhvillimin e një kuadri të ri rregullator dhe përcaktimin e qartë të metodave të menaxhimit të destinacioneve.

“AmCham kĂ«mbĂ«ngul nĂ« mendimin e vet se vetĂ«m pĂ«rmes kĂ«saj qasje qĂ« kĂ«rkon ndryshime themelore, mund tĂ« zhvillojmĂ« njĂ« sektor tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m qĂ« respekton trashĂ«giminĂ« natyrore e kulturore, duke promovuar praktika qĂ« mbĂ«shtesin mjedisin dhe komunitetet.

Kjo do të mundësojë që Shqipëria të bëhet një destinacion i rëndësishëm turistik në Evropë ku çmimet dhe cilësia ofrojnë pushime për të gjithë.

Vizioni për turizmin 2030, i hartuar edhe me pjesëmarrjen e grupeve të interesit të industrisë, përbën themelin mbi bazën e të cilit do të ndërtohen dhe harmonizohen të gjitha nismat strategjike.

Dhoma Amerikane do tĂ« ndjekĂ« me mjaft interes zbatimin e kĂ«saj strategjie nĂ« vijim edhe tĂ« rekomandimeve tĂ« hartuara nga Komiteti i Turizmit dhe Mikpritjes qĂ« prekin fushat e Akomodimit, UdhĂ«timit &Transportit, Agroturizmit, si dhe KonsulencĂ«n &Trajnimet”, pĂ«rfundon njoftimi.

Më herët, Dhoma Amerikanë shprehu shqetësimin për situatën e krijuar për turizmin në vend, veçanërisht për mungesën e ujit të pijshëm, keqmenaxhimin e ujërave të zeza si dhe problematikën e fuqisë punëtorë në vend.

Të gjitha këto po dëmtojnë aktivitetin e turizmit dhe cilësinë e shërbimeve, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese.

Informacionet e përcjella nga anëtarët e Dhomës, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.

Dhoma kĂ«rkoi vĂ«mendjen e QeverisĂ«, pushtetit lokal dhe institucioneve pĂ«rkatĂ«se pĂ«r t’i adresuar kĂ«to problematika, duke ndihmuar kĂ«shtu jo vetĂ«m bizneset, por edhe fuqizimin e kĂ«tij momentumi pozitiv pĂ«r imazhin e ShqipĂ«risĂ« si njĂ« destinacion turistik nĂ« rritje.

The post Dhoma Amerikane kërkon zbatimin e një vizioni strategjik për turizmin appeared first on Revista Monitor.

ÇfarĂ« mund tĂ« sjellin udhĂ«tarĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri pa taksa doganore?

Udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mund të sjellin me vete mallra për përdorim personal ose si dhurata, pa detyrime doganore, për sa kohë respektojnë kufijtë e përcaktuar nga autoritetet.

Sipas Doganës Shqiptare vlera maksimale e mallrave që mund të sillni me vete pa paguar taksa ndryshon sipas mënyrës së udhëtimit dhe moshës së udhëtarit:

  • 300 euro – pĂ«r ata qĂ« hyjnĂ« me tokĂ«
  • 430 euro – pĂ«r udhĂ«timet me ajĂ«r apo det
  • 150 euro – pĂ«r udhĂ«tarĂ«t nĂ«n 15 vjeç

Këto kufij vlejnë për produkte që nuk kanë qëllim tregtar dhe që janë të destinuara për përdorim personal.

Brenda kufijve të mësipërm, këto janë sasitë e lejuara për disa prej produkteve më të zakonshme:

Duhan:

200 cigare OSE 100 cigarillo OSE 50 puro OSE 250g duhan.

Pije alkoolike:

  • Deri nĂ« 1 litĂ«r pije me pĂ«rmbajtje alkooli mbi 22%
  • OSE 2 litra pije me ≀22% alkool
  • Plus: 2 litra verĂ« pa gaz dhe 10 litra birrĂ«

Kafe:

  • Deri nĂ« 3 kilogramĂ«

⚠ Personat nĂ«n 17 vjeç nuk kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« pĂ«rjashtim pĂ«r produktet e duhanit dhe pijet alkoolike.

Në rast se sillni mallra përtej kufijve të lejuar, keni detyrim deklarimi në doganë. Për produkte që nuk kanë karakter tregtar, zbatohet procedura e deklarimit të thjeshtuar.

Autoritetet doganore rezervojnë të drejtën për të kontrolluar mallrat që mbani me vete dhe për të marrë masa nëse konstatojnë shkelje të rregullave.

Për të shmangur vonesa ose penalitete në pikën kufitare, udhëtarët këshillohen që të informohen paraprakisht për rregullat në fuqi dhe të sigurohen që mallrat që mbajnë me vete nuk i tejkalojnë kufijtë e përjashtuar nga detyrimet doganore.

 

 

The post ÇfarĂ« mund tĂ« sjellin udhĂ«tarĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri pa taksa doganore? appeared first on Revista Monitor.

Prishtina, përfitime ekonomike nga Sunny Hill

Festivali Sunny Hill ka sjellë më shumë se muzikë në Prishtinë, ka sjellë para, imazh ndërkombëtar dhe jetë për ekonominë lokale. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, përfitimi ekonomik vetëm për kryeqytetin është mbi 22 milionë euro. Festivali u zhvillua për tri net me radhë në Prishtinë.

 

Yjet botërore si Dua Lipa, Shawn Mendes, DJ Peggy Gou dhe Anitta, që kanë mbi 210 milionë ndjekës të përbashkët në rrjetet sociale, e kthyen për disa ditë Kosovën në qendër të vëmendjes globale.

Miliona adhurues të tyre, ndonëse jo fizikisht, e kanë dëgjuar emrin e Kosovës përmes këtij festivali.

Por përtej famës, festivali solli ndikim konkret në jetën ekonomike të Prishtinës e disa qyteteve tjera të Kosovës.

Taksistët përshkonin pa pushim rrugët drejt Bërnicës, ndërsa hotelet, restorantet dhe dyqanet ishin të mbushura përplot.

“PĂ«rfitime kanĂ« pasur tĂ« gjithĂ« – jo vetĂ«m hotelet, por edhe gastronomia, ushqimi dhe shitĂ«sit e veshmbathjeve”, deklaroi Hysen Sogojeva nga Oda e HotelerisĂ« dhe Turizmit.

Sipas tij përfitimet sillen nga 22 milionë euro.

“PĂ«rmbi 22 milionĂ« sillet qĂ« veç Prishtina i ka fitu kĂ«tu kanĂ« fitu tĂ« gjithĂ«, nuk ka fitu veç Prishtina me Hotele por tĂ« gjithĂ«, ai i ushqimit ai i gastronomisĂ«, ai i veshmbathjes”.

Edhe sipas Dukagjin Lipës, organizator i festivalit, vetëm për një javë, Prishtina arkëton rreth 20 milionë euro. Këto të dhëna, sipas tij janë të bazuara në matjet e një kompanie britanike, që vlerëson ndikimin ekonomik të eventeve të mëdha.

“Nuk ka biznes nĂ« KosovĂ« qĂ« ia sjell PrishtinĂ«s 20 milionĂ« euro pĂ«r njĂ« javĂ«â€, – u shpreh Lipa, duke theksuar se promovimi qĂ« Dua Lipa i bĂ«n vendit nuk mund tĂ« blihet me para.

Ai tha se rreth 45% e pjesëmarrësve janë nga jashtë, përfshirë edhe diasporën, duke shtuar kështu ndikimin e festivalit në turizëm dhe në ndërkombëtarizimin e imazhit të Kosovës.

Për më tepër, organizatorët e vlerësojnë shumë edhe sjelljen e publikut.

“QĂ« nga viti 2016, kur kemi filluar me koncertin e parĂ« tĂ« Duas, nuk kemi pasur asnjĂ« incident. Kjo Ă«shtĂ« mburrje pĂ«r KosovĂ«n. E kemi rininĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« qĂ« kam hasur ndonjĂ«herĂ«â€.

Edhe ministĂ«r i KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportit nĂ« KosovĂ«, Hajrulla Çeku thotĂ« se me zhvillimin e kĂ«tij festivali çdo vit Prishtina bĂ«het skenĂ« ndĂ«rkombĂ«tare.

“Me vizionin e Dua LipĂ«s dhe pĂ«rkushtimin e ekipit tĂ« saj, Sunny Hilll ka krijuar njĂ« hapĂ«sirĂ« ku muzika, arti dhe rinia jonĂ« bashkohen me energjinĂ« e botĂ«s. Çdo vit, Prishtina bĂ«het skenĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, ku Kosova shihet, dĂ«gjohet dhe vlerĂ«sohet pĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ«: e talentuar, krijuese dhe e hapur pĂ«r botĂ«n. Dua Ă«shtĂ« shembulli mĂ« i mirĂ« se si dashnia pĂ«r vendin mund tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« veprim me ndikim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m. Faleminderit, Dua Lipa. Faleminderit Sunny Hill Festival. Kosova Ă«shtĂ« mĂ« e ndritshme edhe falĂ« jush”, shprehet Çeku nĂ« rrjete sociale.

Sunny Hill Festival është një nga ngjarjet më të mëdha muzikore dhe kulturore në Kosovë dhe në rajon, i cili zhvillohet çdo vit në Prishtinë. Themeluar nga Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, dhe babai i saj Dukagjin Lipa, festivali ka për qëllim të sjellë yje ndërkombëtarë në zemër të Ballkanit, duke promovuar Kosovën si një qendër të rëndësishme artistike dhe turistike.

Festivali mbledh mijëra pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe diaspora, duke sjellë ndikim të madh në ekonominë lokale, turizëm, gastronomi dhe kulturë. Përveç muzikës live nga emrat më të njohur botërorë dhe vendorë, Sunny Hill shërben edhe si platformë për promovimin e të rinjve, artit modern dhe kreativitetit urban.

Sunny Hill Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« festival – Ă«shtĂ« njĂ« lĂ«vizje kulturore qĂ« lidh PrishtinĂ«n me botĂ«n dhe e bĂ«n KosovĂ«n njĂ« destinacion atraktiv pĂ«r artdashĂ«sit ndĂ«rkombĂ«tarĂ«.

The post Prishtina, përfitime ekonomike nga Sunny Hill appeared first on Revista Monitor.

Individët po investojnë më pak në bono dhe obligacione

Investimet e individëve në ankandet e bonove dhe obligacioneve të qeverisë janë në rënie për të dytin vit radhazi.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 6-mujorin 2025, individët investuan 14.6 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me një rënie prej 20.3% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 4224, me një rënie vjetore prej 30.3%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.

Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 11.24 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 23.4%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 3.34 miliardë lekë, 7.7% më pak krahasuar me 6-mujorin I 2024.

Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.

Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së mëtejshme të yield-eve.

Kjo situatë është ndikuar nga disa faktorë. Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm financiar këtë vit ka ardhur në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, huamarrja e re neto e qeverisë në tregun e brendshëm ra me 6.5 miliardë lekë në tre muajt e parë të vitit, në reflektim të strukturës së maturitetit që kishte portofoli i titujve dhe të strategjisë së huamarrjes së qeverisë përgjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër, kërkesa për këto instrumente ka vazhduar të jetë e lartë, për shkak të gjendjes së mirë të likuiditetit në tregun financiar. Një faktor shtesë që ka rritur kërkesën dhe ka shtuar konkurrencën për instrumentet e borxhit të qeverisë ka qenë edhe pjesëmarrja në rritje e investitorëve nga jashtë vendit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë e shtuan portofolin e titujve qeveritarë, me rreth 5.3 miliardë lekë në tremujorin e parë 2025.

Ndërkohë, tendenca rënëse e investimeve të individëve këtë vit po shtrihet edhe në tregun dytësor. Sipas statistikave të AMF-së, individët blenë vetëm 974 milionë lekë tituj nga portofolet e bankave. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, investimet e individëve në tregun dytësor janë tkurrur me pothuajse 69%.

Në Shqipëri veprojnë aktualisht dhjetë shoqëri komisionere që mundësojnë investimin në titujt e qeverisë shqiptare, prej të cilave nëntë janë banka tregtare. Në segmentin e individëve, shërbimi i pjesëmarrjes në ankandet e bonove dhe obligacioneve dominohet nga Raiffeisen dhe Banka Kombëtare Tregtare, me pothuajse 77% të vlerës totale.

Ndërkohë, tregtimi dytësor në raport me individët (shitja e titullit për individët nga portofoli i bankës) dominohet në pjesën dërrmuese nga Raiffeisen Bank, me pothuajse 99% të volumit të përgjithshëm të tregut./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Individët po investojnë më pak në bono dhe obligacione appeared first on Revista Monitor.

Trump kërcënon BE-në me tarifa 35% nëse nuk plotësohet angazhimi për 600 mld $ për investime

Një angazhim i debatueshëm për investime, që bën pjesë në marrëveshjen tregtare BE-SHBA, do të duhet të respektohet nga ana e BE-së, përndryshe ndaj bllokut do të vendosen tarifa të përgjithshme 35%, ka paralajmëruar Presidenti amerikan, Donald Trump.

TĂ« martĂ«n, Presidenti Trump u pyet lidhur me marrĂ«veshjen qĂ« ai ka arritur me njĂ« shtrĂ«ngim duarsh me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nĂ« Skoci mĂ« 27 korrik, gjatĂ« njĂ« interviste telefonike pĂ«r emisionin “Squawk Box” tĂ« CNBC.

Ai pĂ«rforcoi pozicionin amerikan – i pĂ«rmendur edhe nĂ« njĂ« dokument zyrtar tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« – sipas tĂ« cilit marrĂ«veshja pĂ«rfshin njĂ« angazhim nga ana e BE-sĂ« pĂ«r tĂ« investuar 600 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara deri nĂ« fund tĂ« mandatit tĂ« tij tĂ« dytĂ« presidencial.

“KĂ«to investime tĂ« reja vijnĂ« pĂ«rveç mĂ« shumĂ« se 100 miliardĂ« dollarĂ«ve qĂ« kompanitĂ« e BE-sĂ« tashmĂ« investojnĂ« çdo vit nĂ« Shtetet e Bashkuara,” thuhet nĂ« dokumentin zyrtar tĂ« publikuar pas marrĂ«veshjes.

Komisioni Europian nuk ka mundësi të hartojë dhe zbatojë investime në emër të sektorit privat. Shuma prej 600 miliardë dollarësh është përshkruar nga Komisioni si një tregues i bazuar në kontaktet e institucionit me industrinë.

“Ky nuk Ă«shtĂ« diçka qĂ« BE-ja, si njĂ« autoritet publik, mund ta garantojĂ« – Ă«shtĂ« diçka qĂ« bazohet nĂ« synimet e kompanive private,” tha njĂ« zyrtar i lartĂ« javĂ«n e kaluar.

I pyetur nĂ« Squawk Box se çfarĂ« garancish ka pjesa e angazhimit pĂ«r investime nĂ« kĂ«tĂ« marrĂ«veshje, Trump tha se, nĂ«se nuk ndodh, “atĂ«herĂ« ata do tĂ« paguajnĂ« tarifa prej 35%”.

Trump deklaroi se ky angazhim për investime ishte një nga arsyet pse ai i kishte ulur tarifat në një normë të përgjithshme prej 15%, kështu që nëse ai nuk përmbushet, tarifat më të larta do të rikthehen automatikisht.

BE-ja është kontaktuar për një koment.

Komisioni, të martën, pezulloi një paketë masash hakmarrëse tregtare që synonte mallra amerikane me vlerë 93 miliardë euro, e cila ishte planifikuar të hynte në fuqi më 7 gusht, ndërsa vazhdojnë negociatat për një deklaratë të përbashkët që do të formalizojë marrëveshjen e arritur mes von der Leyen dhe Trump në Skoci./ Euronews

The post Trump kërcënon BE-në me tarifa 35% nëse nuk plotësohet angazhimi për 600 mld $ për investime appeared first on Revista Monitor.

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit me 600 mijë ndjekës

“ShqipĂ«ria po digjet! Dhe jo, nuk Ă«shtĂ« thjesht zjarr, Ă«shtĂ« njĂ« paralajmĂ«rim. UnĂ« nuk jetoj kĂ«tu, jam njĂ« kalimtare. Ndalova! VĂ«zhgova! Dhe zemra mu thye.

Kjo sepse ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« vend i bukur, por kjo bukuri Ă«shtĂ« e mbuluar me plehra. Kudo! NĂ«n ura, pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«ve, nĂ« kanale, nĂ« shkurre. Shishe, plastika, gota,  tĂ« hedhura kudo dhe askush nuk bĂ«n asgjĂ«. Tani ka marrĂ« flakĂ« dhe mos thoni qĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m nga i nxehti, nga koha apo klima. Po, kĂ«to ndikojnĂ«, por arsyeja e vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« neglizhenca juaj.”

Ky është një koment që Iwona Alex Gray postoi në ditën e parë të gushtit në faqen Visit Albania, një faqe që ka rreth 600 mijë ndjekës që duan të dinë për Shqipërinë, pyesin, informohen, kanë kuriozitet. Statusi shoqërohet me një foto që ndoshta të huajve u vret sytë më shumë se ne shqiptarëve, të cilët e shohim shpesh dhe na është zbehur reagimi. Postime të tilla në rrjete sociale, platforma të udhëtimeve apo të vlerësimit të destinacionit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Kjo situatë u duket të huajve e pakonceptueshme. Për ta kuptuar mjafton të shohësh mijëra komente që postohen çdo ditë në Google Review, ashtu siç u mbush me komente edhe postimi që turistja e huaj bëri në grupin Visit Albania.

Michael T komentoi: “Ke shumĂ« tĂ« drejtĂ«. Shohim kaq shumĂ« fshatra, sidomos nĂ« zonat malore, ku pas shtĂ«pive ka male me mbeturina. Ka mungesĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s sĂ« mbetjeve nĂ« kĂ«tĂ« vend. Por pĂ«r mĂ« tepĂ«r, ka shumĂ« pak ose aspak ndĂ«rgjegjĂ«sim pĂ«r natyrĂ«n dhe mbrojtjen e saj. ËshtĂ« zakonisht e neveritshme tĂ« endesh nĂ«pĂ«r parkime makinash nĂ«se te duhet tĂ« pushosh. Vendi Ă«shtĂ« i bukur dhe do tĂ« ishte edhe mĂ« shumĂ«, nĂ«se s’do tĂ« kishte kĂ«tĂ« ‘anĂ« tĂ« shĂ«mtuar’ tĂ« ShqipĂ«risĂ«.”

Veronica W konfirmon gjithashtu se kjo Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. “NĂ« kĂ«to vite njerĂ«zit po hedhin gjĂ«ra nĂ«pĂ«r rrugĂ«, plazhe, male. Por nuk ka infrastrukturĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, me pĂ«rjashtim tĂ« qyteteve tĂ« mĂ«dha. Shumica e njerĂ«zve nĂ« fshat duhet tĂ« kujdesen vetĂ« pĂ«r mbetjet e tyre dhe nĂ« disa raste edhe i djegin. NjerĂ«zit pĂ«rpiqen tĂ« marrin pĂ«rgjegjĂ«si, por duhet bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ«. Por mund tĂ« them se e njĂ«jta gjĂ« vlen edhe pĂ«r MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar,” thotĂ« ajo.

Aida H pohon se kjo është tipike për vendet e Ballkanit dhe nuk e kupton pse njerëzit urrejnë vendet e tyre, ndërkohë që një komentues tjetër i huaj shprehet se më shumë se urrejtje, bëhet fjalë për mungesë ndërgjegjësimi.

PavarĂ«sisht se mbetjet nuk duket tĂ« jenĂ« problemi mĂ« i madh qĂ« ka ShqipĂ«ria, pĂ«r tĂ« huajt kjo duket tĂ« jetĂ« çështja kryesore. Turizmi dhe rritja e interesit pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« kanĂ« çuar tĂ« huajt nĂ« çdo cep tĂ« saj dhe shumica, teksa magjepsen nga bukuritĂ« natyrore, ngrejne zĂ«rin nĂ« platforma online pĂ«r ndĂ«rgjegjĂ«sim. PĂ«rtej tĂ« mirĂ«s qĂ« mund tĂ« sjellĂ« kjo pĂ«r rritjen e vĂ«mendjes, ajo vjen edhe me koston e “marketingut negativ”, ku ShqipĂ«ria identifikohet si njĂ« vend i mbuluar nga plehrat./ N.Maho

 

Nga bukuritë natyrore te kaosi, plehrat e shtrenjtimi içmimeve; Shqipëria turistike në syrin e botës

The post Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit me 600 mijë ndjekës appeared first on Revista Monitor.

Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për 6-mujorin 2025

Të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme janë në rritje për gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Shoqatën Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Të ardhurat nga ky tatim janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e të ardhurave mund të jetë një tregues i tërthortë i ecurisë së shitjeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e të ardhurave tregon rritjen e bazës së tatueshme, që mund të vijë nga rritja e transaksioneve të shitblerjes, por edhe nga rritja e çmimeve.

Të ndara sipas drejtorive, në masën dërrmuese të ardhurat prej këtij tatimi vijnë nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Për 6-mujorin 2025, pothuajse 99% e të ardhurave i takonin kësaj drejtorie. Kjo nënkupton se tatimi buron kryesisht nga shitjet e firmave të ndërtimit.

Ndërkohë, të ardhurat nga drejtoritë rajonale rezultojnë në nivele shumë të ulëta.

Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat totale nga drejtoritë tatimore, duke përjashtuar DTM, ishin vetëm 54 milionë lekë ose sa 1.3% e të ardhurave totale. Këto të ardhura paraqiten në rënie me 26% krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat e vogla nga transaksionet e rishitjes, të kryera nga individët, mund të shpjegohen me rivlerësimet e kryera në vitet e mëparshme, që kanë tkurrur bazën e tatueshme, por ndoshta në një masë të madhe edhe me kryerjen e një pjese të madhe të transaksioneve me çmime fiktive.

Por, nga ana tjetër, agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se procesi i rivlerësimit që pritet prej më shumë se një viti nga ndikuar negativisht në tregun e rishitjes së pronave. Një pjesë e pronarëve preferojnë ta shtyjnë nxjerrjen e pronave në shitje, deri në kryerjen e rivlerësimit, për të përfituar një vlerë më të ulët tatimi.

Në këtë kuptim, rënia e të ardhurave nga tatimi i pronave të shitura prej individëve duket se konfirmon një tendencë rënëse të transaksioneve në këtë segment të tregut.

Sipas ligjit në fuqi, të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme, e llogaritur si diferenca mes çmimit të shitjes së pronës dhe çmimit të blerjes (ose atij të rivlerësuar) së saj, tatohen në masën 15%.

Megjithatë, qeveria ka aplikuar rivlerësime të herëpashershme të pronave me një shkallë më të ulët tatimore. Rivlerësimet u mundësojnë pronarëve ta sjellin vlerën e pronës së tyre në nivelet e tregut, duke ulur vlerën e tatimit të paguar në rast të shitjes së saj.

Muajin e kaluar, qeveria shqiptare hodhi pĂ«r konsultim publik projektligjin pĂ«r rivlerĂ«simin e radhĂ«s sĂ« pasurive tĂ« paluajtshme. Projektligji pritet t’u mundĂ«sojĂ« individĂ«ve dhe bizneseve tĂ« rivlerĂ«sojnĂ« pronat e tyre me njĂ« tatim prej 5%, duke filluar nga 1 janari 2026./ E.Shehu

 

The post Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për 6-mujorin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë në dy vite, rekord në rajon

Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve për studentët dhe kërkuesit shqiptarë gjatë viteve të fundit.

Eurostat raportoi se në vitin 2023 dhe 2024 ka dhënë përkatësisht 2,278 dhe 2,218 leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë, ose rreth 4.5 mijë në total për dy vjet.

Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është e fortë. Në vitin 2021 ishin dhënë rreth 1.5 mijë leje dhe në 2019, e dhëna më e hershme rreth 1.15 mijë.

Rritja e lejeve ka ardhur për shkak të hyrjes në lojë të Gjermanisë. Në vitin 2022 ky shtet dha 1387 leje për studentët e kërkuesit shqiptarë, ose 60% të totalit të shteteve të BE-së.  Në 2023-n u dhanë 1,417 leje, ose 63% e totalit.

Në vend të dytë për lejet për studentë e kërkues është Franca (191 në 2022 dhe 225 në 2023). Pas saj renditet Austria (169 në 2022 dhe 132 në 2023), Spanja (104 në 2022 dhe 82 në 2023), Holanda (103 dhe 72). Leje ka dhënë dhe Rumania, me rreth 50 në vit.

Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor

Shqipëria mbante rekord në 2023-n për numrin e lartë të lejeve që morën shtetasit e saj në BE, duke lënë pas Serbinë (2179), Bosnjë Hercegovinën (1,111), Maqedonisë së Veriut (958), Kosovës (342) dhe Malit të Zi (278).

Gjermania është bërë vitet e fundit një destinacion i preferuar jo vetëm i profesionistëve nga Shqipëria, por dhe atyre që duan të studiojnë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2023, shqiptarët renditeshin në vendin e 21 për lejet për studentë e kërkues të dhëna nga Gjermania në nivele të ngjashme me shtetasit nga Brazili, Ukraina, Kolumbia, Meksika, që janë shtete me popullsi shumë më të lartë sesa ne.

Studentët shqiptarë kanë marrë nga Gjermania më se dyfishin e lejeve në krahasim me Serbinë (728), që renditet e dyta pas nesh (shiko grafikun në fund).

Lejet për studentë e kërkues në BE

Sipas Eurostat, lidhur me lejet e qëndrimit të dhëna për shtetasit e jo-BE që dëshirojnë të studiojnë ose të bëjnë kërkime shkencore, në vitin 2023 vendet e Bashkimit Europian dhanë gjithsej 451 000 leje.

Gjermania ishte vendi që lëshoi më shumë leje të tilla (144 000 ose 32% e totalit në BE), e ndjekur nga Franca (117 000 ose 26%) dhe Spanja (55 000 ose 12%).

Përfituesit kryesorë ishin shtetasit e:
-IndisĂ« – 50 000 leje ose 11% e totalit nĂ« BE,
-KinĂ«s – 47 000 leje ose 10%,
-Marokut – 22 000 leje ose 5%,
-Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s – 21 000 leje ose 5%.

The post Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë në dy vite, rekord në rajon appeared first on Revista Monitor.

Arsimi Digjital 2025–2030, internet tĂ« shpejtĂ« nĂ« shkolla dhe 5500 laptopĂ«

Deri nĂ« vitin 2029 shkollat shqiptarĂ« publike do tĂ« kenĂ« internet tĂ« shpejtĂ«, laboratorĂ« smart dhe laptopĂ« nĂ« dispozicion tĂ« mĂ«simdhĂ«nies. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar pĂ«r konsultim publik projektvendimin pĂ«r miratimin e Planit tĂ« Veprimit tĂ« Arsimit Digjital pĂ«r periudhĂ«n 2025–2030, i cili synon tĂ« vendosĂ« themelet pĂ«r njĂ« sistem arsimor bazuar nĂ« digjitalizim.

Ndërhyrjet më konkrete përfshijnë zgjerimin e rrjetit të SMART-lab-eve në të gjitha shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm, një projekt tashmë i mbështetur nga Banka Botërore. Kjo nismë, parashikohet të ketë një kosto totale prej rreth 3.47 miliardë lekësh. Financimi për këtë projekt është planifikuar të shpërndahet në mënyrë të barabartë në tri faza gjatë viteve 2026, 2027 dhe 2028, me nga rreth 1.16 miliardë lekë për secilin vit.

Synohet blerja e 5,500 kompjuterĂ«ve portativĂ« (laptopĂ«) pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«suesit, si pjesĂ« e Programit Operacional ShumĂ«vjeçar “Ekonomia dhe ShoqĂ«ria Digjitale 2024–2027”, tĂ« financuar nga fondet e IPA iII. Kjo ndĂ«rhyrje ka njĂ« kosto prej 550 milionĂ« lekĂ«sh, Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« realizohet nĂ« dy faza, nĂ« vitin 2026 dhe 2027, me nga 275 milionĂ« lekĂ« secili vit. PĂ«r kĂ«tĂ« projekt financimi mbulohet tĂ«rĂ«sisht nga buxheti i shtetit.

Gjithashtu synohet zgjerimi i aksesit në rrjetin broadband dhe Wi-Fi me shpejtësi të lartë, për të siguruar lidhje të qëndrueshme dhe të barabartë në të gjitha institucionet para-universitare dhe të arsimit të lartë në vend. Kostoja totale e kësaj nisme është 325 milionë lekë, e planifikuar të ndahet në mënyrë të barabartë përgjatë viteve 2026, 2027 dhe 2028. Edhe kjo ndërhyrje do të financohet vetëm nga buxheti i shtetit.

Përveç investimeve në infrastrukturën digjitale, plani thekson edhe nevojën për zhvillimin e standardeve për kompetencën digjitale, përmirësimin e kapaciteteve profesionale të mësuesve dhe krijimin e mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit të progresit në digjitalizim.

Ministria e Arsimit në relacionin që shoqëron konsultimin publik të strategjisë sqaron se ky plan synon të adresojë hendekun digjital mes zonave urbane dhe rurale, por edhe të mbështesë objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm në arsim, në përputhje me prioritetet strategjike të Bashkimit Europian.

Niveli i ulët i infrastrukturës digjitale në shkolla është bërë shkak për rezultate të ulëta të nxënësve shqiptare në testet globale të PISA. Nxënësit dhe mësuesit shqiptarë u përballen me vështirësi gjatë pandemisë për të zhvilluar mësimin online. Humbjet në nxënien e dijeve të reja ishin më të mëdha se në vendet e tjera në të njëjtat kushte zhvillimi.

The post Arsimi Digjital 2025–2030, internet tĂ« shpejtĂ« nĂ« shkolla dhe 5500 laptopĂ« appeared first on Revista Monitor.

Sektori i kujdesit shëndetësor në Europën Qendrore dhe Lindore mbetet tërheqës

Dy dekada pasi fondet e kapitalit privat nisën të investonin fuqishëm në kujdesin shëndetësor privat në Europën Qendrore, sektori vazhdon të jetë një magnet për investitorët, që kërkojnë të rrisin asetet dhe të nxisin konsolidimin, edhe në kushtet e një klime makroekonomike më të pasigurt.

Kujdesi shëndetësor privat lulëzoi krahas rritjes së klasës së mesme në Europën Qendrore dhe Juglindore. Popullsia me të ardhura në rritje zgjodhi shërbimet private kundrejt atyre shtetërore, që në vitet e para të tranzicionit ishin prapa atyre perëndimore. Skandalet në vende si Rumania, Bullgaria dhe Kroacia minuan më tej besimin në sistemet publike.

Gjithashtu, për shkak të konkurrencës së fortë për talent në rajon, veçanërisht në sektorët e IT-së dhe teknologjisë, sistemi shëndetësor privat është kthyer në një nga përfitimet kryesore që kompanitë ofrojnë për të tërhequr dhe për të ruajtur punonjësit.

Ndërkohë që investitorët e kapitalit privat vazhdojnë të fokusohen te sistemi shëndetësor, ka pasur gjithashtu një valë marrëveshjesh edhe në sektorët e lidhur si kujdesi dentar dhe ai veterinar, tregje që po rriten në përputhje me përmirësimin e nivelit të jetesës.

Sipas një raporti të Bain & Company, vlera globale e marrëveshjeve në sektorin e kujdesit shëndetësor me kapital privat arriti në 115 miliardë dollarë në vitin 2024, niveli i dytë më i lartë ndonjëherë. Europa kaloi volumin e marrëveshjeve të vitit 2021, me investitorë që ndjekin transaksione në bioteknologji dhe pajisje mjekësore. Edhe pse aktiviteti total i kapitalit privat në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) ra vitin e kaluar, kujdesi shëndetësor dhe bioteknologjia mbetën sektori i tretë më aktiv në rajon.

NĂ« Rumani, njĂ« nga tregjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« rajonit, njĂ« anketĂ« nga Roland Berger zbuloi se fondet e kapitalit privat qĂ« veprojnĂ« nĂ« vend do t’u japin pĂ«rparĂ«si investimeve nĂ« shĂ«ndetĂ«si dhe shĂ«rbime IT nĂ« vitin 2025, me mbi 40% qĂ« shohin mĂ« shumĂ« mundĂ«si tĂ«rheqĂ«se sesa nĂ« 2024, pavarĂ«sisht klimĂ«s makroekonomike. NĂ« fund tĂ« 2024-s, portofolat e kapitalit privat nĂ« Rumani pĂ«rfshinin rreth 80 kompani me tĂ« ardhura tĂ« kombinuara prej 2.5 miliardĂ« eurosh, ku dominuese ishin shĂ«ndetĂ«sia, energjia dhe mallrat e konsumit.

Gjigantët e kapitalit privat, përfshirë MidEuropa Partners, Enterprise Investors dhe Innova Capital, kanë luajtur rol qendror në formësimin e peizazhit të kujdesit shëndetësor në CEE, duke mbështetur platforma të mëdha dhe ofrues më të vegjël specialistë, si dhe duke u zgjeruar në sektorët si kujdesi dentar dhe veterinar.

 

Marrëveshja më e madhe në shëndetësi në rajon

Në marrëveshjen më të madhe të firmosur ndonjëherë në sektorin e kujdesit shëndetësor në rajon, grupi finlandez MehilÀinen, i mbështetur nga firma globale CVC, njoftoi në prill se do të blejë ofruesin e dytë më të madh të shërbimeve mjekësore private në Rumani, Regina Maria, nga MidEuropa Partners, një marrëveshje me vlerë të raportuar 1.3 miliardë euro.

Regina Maria operon 300 njësi në Rumani me 11,000 profesionistë që shërbejnë mbi 2 milionë pacientë çdo vit dhe zotëron gjithashtu MediGroup në Serbi, që u shërben edhe 1 milion pacientëve të tjerë. Të dyja së bashku raportuan të ardhura rreth 550 milionë euro në vitin 2024, sipas CVC.

“Ky investim pasqyron besimin e grupit MehilĂ€inen nĂ« zhvillimin ekonomik tĂ« rajonit
 Jemi tĂ« entuziazmuar tĂ« hyjmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« re, ku synojmĂ« tĂ« transformojmĂ« sĂ« bashku peizazhin europian tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor privat”, – tha Fady Chreih, CEO i Regina Maria dhe kryetar i bordit tĂ« MediGroup, siç citohet nĂ« njoftimin pĂ«r shtyp tĂ« CVC.

 

Ndërtimi i kampionëve kombëtarë dhe rajonalë

Shitja e Regina Maria nĂ«nvizon strategjinĂ« afatgjatĂ« tĂ« MidEuropa pĂ«r tĂ« krijuar “kampionĂ« kombĂ«tarĂ«â€ nĂ« tregjet e fragmentuara tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor nĂ« EuropĂ«n Qendrore. GjatĂ« 25 viteve tĂ« fundit, firma ka ndĂ«rtuar platforma si Lux Med Group nĂ« Poloni, Alpha Medical nĂ« Sllovaki dhe Optegra Eye Health Care nĂ« fushĂ«n e oftalmologjisĂ«. SĂ« fundmi ka blerĂ« edhe FAMAR, njĂ« kompani kontraktuese pĂ«r prodhim farmaceutik (CDMO).

Në Poloni, Diagnostyka, e mbështetur nga MidEuropa, u listua në Bursën e Varshavës në shkurt 2025 në një nga IPO-të më të mëdha të pesë viteve të fundit, duke mbledhur mbi 400 milionë euro dhe duke arritur një kapitalizim tregu mbi 1 miliard euro. Të ardhurat e kompanisë janë rritur 15 herë nën menaxhimin e MidEuropa, duke mbuluar 99% të territorit të Polonisë nëpërmjet 128 blerjeve dhe zhvillimeve të reja.

“Kemi njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« thellĂ« nĂ« shĂ«ndetĂ«si qĂ« na ndihmon tĂ« ndĂ«rtojmĂ« strategji tĂ« forta investimi dhe, sĂ« bashku me pĂ«rvojĂ«n 25-vjeçare nĂ« kapital privat, na mundĂ«son tĂ« identifikojmĂ« mundĂ«si tĂ«rheqĂ«se konsolidimi nĂ« sektor”, – tha Matthew Strassberg, partner dhe drejtues i sektorit tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« nĂ« MidEuropa.

 

Enterprise Investors aktive në sektor

NĂ« dhjetor 2024, firma polake e kapitalit privat Enterprise Investors nisi njĂ« fushatĂ« pĂ«r konsolidimin strategjik tĂ« sektorit tĂ« kujdesit ambulator nĂ« Poloni, duke angazhuar deri nĂ« 25 milionĂ« euro nga fondi EIF IX pĂ«r modernizimin dhe konsolidimin e klinikave nĂ« qytete tĂ« mesme. Iniciativa nisi me blerjen e NZOZ ÚrĂłdmieƛcie-BiaƂy KamieƄ nĂ« WaƂbrzych dhe pĂ«rfshin blerje tĂ« tjera nĂ« vijim.

Po ashtu, nĂ« vitin 2024 firma shiti Nu-Med, ofrues i kujdesit pĂ«r kancerin, tĂ« cilin e rriti nga njĂ« qendĂ«r e vetme nĂ« katĂ«r njĂ«si, tek Affidea. Partneri menaxhues i saj, MichaƂ Rusiecki, deklaroi: “Nga njĂ« qendĂ«r e vetme radioterapie, e kthyem Nu-Med nĂ« njĂ« ofrues kryesor tĂ« trajtimit tĂ« kancerit”.

Abris Capital Partners mbështeti grupin polak Scanmed në vitin 2020, duke e rritur përmes blerjes së kompanive si Centrum Rehabilitacji Sp. z o.o. Scanmed,     që u shit te American Heart of Poland në dhjetor 2024.

 

Sektori dentar, në fokus

Një sektor tjetër tërheqës është ai i kujdesit dentar, ku fondet e kapitalit privat po shfaqin interes në rritje për klinikat dhe laboratorët dentarë në Europën Qendrore, për shkak të tregjeve të fragmentuara dhe kërkesës së qëndrueshme.

Innova Capital ka marrë pjesë në kapitalin e Medicadent Stomatologia dhe Dentaurus Clinics në Poloni, ndërsa Morphosis Capital ka mbështetur rrjetin më të madh dentar në Rumani, Dr. Leahu Dental Clinics.

BaltCap, aktor kyç në Baltik, investoi në Dental Invest Estonia (DIE), duke blerë një pjesë prej 56%. Abris Capital Partners ka realizuar tre blerje në sektorin dentar, përfshirë Dentstore në Rumani, si pjesë e një strategjie rajonale konsolidimi.

Enterprise Investors gjithashtu ka investuar në Scan Lab, laboratorin më të madh të protezave dentare dixhitale në Poloni, duke reflektuar kërkesën në rritje për zgjidhje inovative në stomatologji në të gjithë rajonin. / BNE.intellinews

 

The post Sektori i kujdesit shëndetësor në Europën Qendrore dhe Lindore mbetet tërheqës appeared first on Revista Monitor.

SHBA do të propozojë që disa aplikantë për viza të depozitojnë një garanci deri në 15 mijë dollarë

Program pilot njëvjeçar do të synojë vizitorët nga vendet me probabilitet më të lartë për të qëndruar përtej afatit të autorizuar

Shtetet e Bashkuara do të propozojnë, që disa aplikantë për viza turistike dhe biznesi të depozitojnë një garanci deri në 15,000 dollarë, si pjesë e një përpjekjeje për të frenuar vizitorët që qëndrojnë përtej afatit të autorizuar të vizës, njoftoi qeveria.

Departamenti i Shtetit bëri të ditur se programi pilot njëvjeçar do të nisë më 20 gusht dhe do të synojë individë nga vende, ku një numër i lartë personash kanë tejkaluar qëndrimin e tyre të autorizuar me vizë.

Ky vendim përfaqëson një zgjerim të mëtejshëm të politikave anti-emigracion të administratës, të cilat ishin një nga shtyllat kryesore të platformës elektorale të Presidentit Donald Trump.

Njoftimi i qeverisĂ« saktĂ«sonte se ata qĂ« mund tĂ« jenĂ« subjekt i kĂ«tij programi pĂ«rfshijnĂ« “shtetas tĂ« vendeve tĂ« identifikuara nga departamenti si me norma tĂ« larta tĂ« qĂ«ndrimit tĂ« paligjshĂ«m tĂ« vizitorĂ«ve, ku informacionet e kontrollit dhe verifikimit konsiderohen tĂ« pamjaftueshme, ose qĂ« ofrojnĂ« nĂ«nshtetĂ«si pĂ«rmes investimit, nĂ«se i huaji e ka pĂ«rfituar nĂ«nshtetĂ«sinĂ« pa pasur kĂ«rkesĂ« pĂ«r qĂ«ndrim tĂ« pĂ«rhershĂ«m”.

Zyrtarët konsullorë do të kenë tre opsione për shumën e garancisë: 5,000, 10,000 dhe 15,000 dollarë, por pritet që në shumicën e rasteve, shuma të vendoset 10,000 dollarë.

NĂ« qershor, Trump ndaloi hyrjen nĂ« SHBA tĂ« qytetarĂ«ve nga 12 vende, nĂ« njĂ« veprim qĂ« ngjalli kujtimet e “ndalimit tĂ« myslimanĂ«ve” tĂ« implementuar gjatĂ« mandatit tĂ« tij tĂ« parĂ«.

Lista e vendeve që do të përfshihen në këtë program të vizave do të publikohet në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit dhe mund të ndryshohet gjatë kohës që programi është në zbatim.

Administrata e parë e Trump kishte vendosur një program pilot për garanci vizash me kohëzgjatje gjashtëmujore në vitin 2020, por ai nuk u zbatua për shkak të reduktimit global të udhëtimeve gjatë pandemisë së Covid-19, sipas Departamentit të Shtetit.

Skema e re Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjigje ndaj njĂ« urdhri ekzekutiv qĂ« Trump firmosi ditĂ«n qĂ« u kthye nĂ« detyrĂ« nĂ« janar, me titull “Mbrojtja e popullit amerikan kundĂ«r pushtimit”, njoftoi departamenti.

Ky urdhĂ«r i kĂ«rkon Sekretarit tĂ« Thesarit, sĂ« bashku me SekretarĂ«t e Shtetit dhe tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare, tĂ« “krijojnĂ« njĂ« sistem pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar administrimin e tĂ« gjitha garancive” nĂ« bazĂ« tĂ« dispozitave tĂ« Aktit pĂ«r Emigracionin dhe ShtetĂ«sinĂ«.

Departamenti i Shtetit e pĂ«rshkroi programin si njĂ« “mjet diplomatik”, duke shtuar se ai synon tĂ« “nxisĂ« qeveritĂ« e huaja, qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrin masa tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« ulur normat e qĂ«ndrimit tĂ« tejzgjatur tĂ« shtetasve tĂ« tyre kur udhĂ«tojnĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara pĂ«r vizita tĂ« pĂ«rkohshme”. / FT

The post SHBA do të propozojë që disa aplikantë për viza të depozitojnë një garanci deri në 15 mijë dollarë appeared first on Revista Monitor.

OECD paralajmëron se investimet e dobëta në biznes kërcënojnë rritjen globale

Vendet nuk do të jenë në gjendje të mbështesin rritjen nëse kompanitë nuk fillojnë të hapin rubinetet

 

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka paralajmëruar se investimet e dobëta në biznes po kërcënojnë rritjen globale. Shpenzimet e korporatave në shumicën e ekonomive të përparuara nuk po rikthehen në ritmet e mëparshme pas krizës financiare dhe pandemisë.

Investimet neto në të gjitha vendet e OECD-së kanë rënë mesatarisht nga 2.5 % e PBB-së para krizës së vitit 2008 në 1.6 % të PBB-së, me pandeminë që po dha një goditje të mëtejshme, sipas shifrave të organizatës.

NĂ«se shpenzimet e korporatave pĂ«r projekte dhe objekte tĂ« reja nuk rriten, vendet “nuk do tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« mbĂ«shtesin rritjen”, tha Álvaro Pereira nga OECD.

Vetëm dy ekonomi të përparuara nga 34 që OECD analizoi kishin tejkaluar trendet e tyre të investimeve neto para krizës financiare që nga viti i kaluar: Izraeli dhe Portugalia. Vetëm gjashtë vende janë mbi trendet e tyre të investimeve para Covid-it, përfshirë Kanadanë, Italinë dhe Australinë. Investimi mesatar midis grupit është 20 % nën nivelet që do të kishin mbizotëruar nëse tendencat para krizës financiare do të kishin vazhduar.

Javën e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar përmirësoi parashikimin e saj për rritjen globale mes shenjave se lufta tregtare e Presidentit të SHBA-së Donald Trump do të shkaktojë më pak dëme sesa ishte parashikuar fillimisht.

Megjithatë, parashikimi i saj për rritje 3 % këtë vit shënoi një ngadalësim nga shifra e vitit 2024 3.3 % dhe mesatarja 3.7 % para pandemisë.

FaktorĂ« tĂ« shumtĂ« po luajnĂ« njĂ« rol nĂ« kĂ«tĂ« fenomen, por pasiguria “e pĂ«rhapur” e politikave Ă«shtĂ« njĂ« shkak kryesor ndĂ«rsa bizneset goditen nga tronditje tĂ« pĂ«rsĂ«ritura, paralajmĂ«roi Pereira, i cili u shpall sĂ« fundmi si guvernatori i ardhshĂ«m i BankĂ«s sĂ« PortugalisĂ«.

Vendosja kaotike e tarifave të Trump ka shtuar një arsye të re për korporatat që të përmbahen nga vendimet e mëdha për shpenzime, tha OECD, duke shtuar se investimet e biznesit kishin rënë në të gjitha industritë kryesore. Një rritje në pasigurinë e politikave ekonomike zvogëlon rritjen e investimeve të biznesit me një pikë përqindjeje pas një viti, zbuloi analiza e OECD-së.

Kjo ndodh sepse firmat bëhen më të matura për të investuar në projekte afatgjata kur nuk janë të qarta në lidhje me perspektivën e kërkesës globale, rregullores ose politikës tregtare.

Ndërsa ka pasur një rritje të fortë në investimet dixhitale dhe të bazuara në njohuri, ajo nuk ka arritur të kompensojë ndikimin e amortizimit më të lartë dhe investimeve të dobëta në asete fizike, duke çuar në rënie të vazhdueshme të investimeve neto të biznesit si pjesë e ekonomive.

Nëse mbizotërojnë nivelet aktuale të larta të pasigurisë, investimet reale mund të shkurtohen me 1.4 pikë përqindjeje deri në fund të vitit të ardhshëm, shtoi OECD-ja.

NdĂ«rsa kostoja e kapitalit ra pas krizĂ«s financiare, studimi zbuloi se firmat nuk po arrijnĂ« tĂ« ndĂ«rmarrin “investimet marxhinale fitimprurĂ«se”, me kompanitĂ« nĂ« njĂ« numĂ«r vendesh qĂ« rrisin pagesat e aksionerĂ«ve krahasuar me tendencat para krizĂ«s.

Tensioni midis kthimeve të aksionerëve dhe investimeve ka qenë më i mprehtë në sektorin problematik të ujit në Mbretërinë e Bashkuar. Kompanitë angleze të ujit kanë paguar 83 miliardë paund dividentë që nga privatizimi 34 vjet më parë, më shumë se një e treta e 230 miliardë paundëve që shpenzuan gjatë tre dekadave për infrastrukturën.

Por konflikti ka qenë i dukshëm edhe në shumë industri të tjera. Kompania kryesore e naftës BP është vënë nën presion nga investitorët për të bërë shkurtime të thella në shpenzime për të mbrojtur pagesat e aksionerëve. / FT

The post OECD paralajmëron se investimet e dobëta në biznes kërcënojnë rritjen globale appeared first on Revista Monitor.

Euro “fundoset” mĂ« tej, arrin nivelin e 97.3 lekĂ«ve

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Ndërkohë, gjatë fundjavës, këmbimet në tregun valutor kishin shënuar madje vlera edhe më të ulëta. Kursi mesatar në pikat e këmbimit valutor zbriti poshtë nivelit të 97 lekëve, por megjithatë vlera e fundjavës nuk reflektohen në kursin zyrtar të këmbimit, që publikohet vetëm ditët e punës.

Agjentët mendojnë se piku i sezonit turistik edhe këtë po sjell prurje të mëdha valutore, veçanërisht gjatë fundjavave, duke forcuar presionet rënëse mbi kursin e këmbimit euro-lek. Këto prurje vazhdojnë të jenë të mëdha, pavarësisht se anketimet e operatorëve tregojnë një numër pushuesish më të ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Në javët e fundit, as ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë nuk po mjaftojnë për ta shmangur rënien e mëtejshme të kursit.

Banka Qendrore edhe këtë vit po realizon blerje të drejtpërdrejta periodike për të ulur sasinë e valutës në treg. Shifrat e blerjeve në tregun valutor publikohen me një tremujor vonesë dhe për momentin nuk ka një informacion lidhur me volumin e valutës që po tërheq Banka e Shqipërisë nga tregu. Në periudhën korrik-gusht të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë pati blerë 176 milionë euro, blerje që mjaftuan vetëm për ta mbajtur kursin pak më lart kufirit të 98 lekëve.

Për tremujorin e parë të vitit, statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime.

Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Përveç efektit të zakonshëm sezonal, të lidhur me pushimet verore, flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta edhe nga investimet e huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga subjektet nga jashtë vendit vazhdojnë të jenë të larta, veçanërisht në zonat bregdetare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja në pasuri të paluajtshme po rriten edhe këtë vit. Për tremujorin e parë, ato arritën vlerën e 104 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë, e karakterizuar nga suficite  buxhetore, vlerësohet se po vazhdon të luajë një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.

Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se buxheti e mbylli 6-mujorin 2025 me suficit në shumën e 33.1 miliardë lekëve, në rënie sidoqoftë me 36% krahasuar me suficitin e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Euro “fundoset” mĂ« tej, arrin nivelin e 97.3 lekĂ«ve appeared first on Revista Monitor.

Pesë kompanitë e derivateve në Kosovë gjeneruan 78 mln euro fitim neto në katër vite

Pesë nga kompanitë më të mëdha të tregtimit të derivateve në Kosovë kanë realizuar një fitim neto prej rreth 78 milionë eurosh në periudhën katërvjeçare. Të dhënat financiare tregojnë një rritje të ndjeshme të përfitimeve të këtyre operatorëve.

Instituti GAP ka prezantuar të dhëna lidhur me fitimin neto të pesë pompave më të mëdha të derivateve në Kosovë përgjatë katër viteve.

Të dhënat janë prezantuar për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024, ndërsa GAP për burim të të dhënave ka Këshillin e Kosovës për Raportim Financiar.

Në vitin 2021 pesë pompat më të mëdha të derivateve kanë pasur fitim neto 18.1 milionë euro, në vitin 2022 fitim i tyre neto ishte 14.5 milionë, në vitin 2023 fitimi ishte 18.8 milionë, ndërkaq fitim rekord është regjistruar në vitin 2024 ku pesë pompat më të mëdha të derivateve kishin fituar 26.6 milionë euro.

2021 – 18.1 milionĂ« euro

2022 – 14.5 milionĂ« euro

2023 – 18.8 milionĂ« euro

2024 – 26.6 milionĂ« euro (fitim rekord)

Në total, pesë kompanitë kanë përfituar 78 milionë euro nga viti 2021 deri më 2024.

Nga gjithsej 338.5 milionë litra karburante të importuara në Kosovë që nga janari i këtij viti, 130.6 milionë kanë ardhur nga Arabia Saudite. Përderisa në janar një litër kushtonte mesatarisht 74.8 centë, në qershor ky çmim u rrit. Një litër i importuar në qershor ka kushtuar mesatarisht 80.8 centë.

Çmimi mesatar i importit pĂ«r litĂ«r ka shĂ«nuar rritje

Në janar: 74.8 centë për litër

Në qershor: 80.8 centë për litër

Çmimet e derivateve nĂ« vendin tonĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mbesin ende tĂ« larta, pĂ«rkundĂ«r ndalimit tĂ« konfliktit mes Izraelit dhe Iranit nĂ« qershor. Çmimet e aktuale tĂ« naftĂ«s nĂ« tregun e KosovĂ«s janĂ« 1.18 euro deri 1.30 euro pĂ«r litĂ«r. Derisa para konfliktit mes kĂ«tyre dy shteteve, çmimet e derivateve ishin rreth 1.15 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, mohon se çmimi i naftës vazhdon të jetë i lartë edhe për shkak të sezonit korrje-shirje dhe ardhjes së bashkatdhetarëve.

“Çmimet e derivateve nĂ« KosovĂ« sillen pĂ«rafĂ«rsisht, Dizel 1.18 euro deri 1.30 euro, benizna 1.19 deri nĂ« 1.29 euro. KĂ«to janĂ« çmimet aktuale nĂ« tregun e KosovĂ«s. QytetarĂ«t tanĂ« janĂ« duke u shĂ«rbyer me çmimet ma te lira ne regjion. Çmimin e pĂ«rcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. KĂ«to çmime tĂ« cilat janĂ« nĂ« treg mbi dy javĂ« nuk ka lĂ«vizje me pakicĂ«. Diaspora nuk e rrit çmimin e derivateve nĂ« KosovĂ« dhe as korrja e fshirja. Por, lus qytetarĂ«t, i kanĂ« rreth 800 pika karburanti dhe mund tĂ« shĂ«rbehen ku e kanĂ« ma lirĂ« e mĂ« mirĂ«. S’ka nevojĂ« pĂ«r panik, sepse nĂ« KosovĂ« çmimet janĂ« mĂ« tĂ« lira se nĂ« EvropĂ«â€.

Çmimet nĂ« KosovĂ«, ndryshojnĂ« varĂ«sisht nga pikat e shitjes, lokacioni apo edhe qyteti.

Kompanitë, të cilat kanë ndikim të ndjeshëm në treg kanë çmime më të larta, e që sipas deklarimit të tyre lejon zbritje nga 3 centë deri në 5 centë për litër, kurse kompanitë e vogla nuk kanë çmime zbritëse, çmimet e tyre janë fikse, dhe i kanë çmimet më të ulëta se sa kompanitë, të cilat kanë ndikim më të madh në treg, sepse marzha e tyre e fitimit sillet nga 7 deri 10 centë për litër.

Qeveria e Kosovës, dy muaj më parë pati vendosur Udhëzim Administrativ, që rregullon marzhën e fitimit nga bizneset që merren me tregtinë me shumicë dhe pakicë të karburanteve.

Sipas këtij vendimi një biznes që merret me këtë tregti, nga shumica, nuk mund të fitojë më shumë se dy centë për litër, kurse me pakicë, i lejohet të fitojë deri në 12 cent për litër.

Fitimi me shumicë: maksimum 2 centë për litër

Fitimi me pakicë: maksimum 12 centë për litër

NjĂ« gjĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« e specifikuar nĂ« nenin 4 ku pĂ«rcaktohet rregullimi i çmimeve – marzha tregtare.

Në pikën 1.1 shkruan se marzha e fitimit është dy (2) euro centë për litër të produktit të shitur me shumicë kurse në atë 1.2 shkruan se fitimi është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër të produktit të shitur me pakicë.

Kosova Ă«shtĂ« e varur nga importi i karburanteve tĂ« naftĂ«s. Çmimi vendoset varĂ«sisht nga furnizimet nĂ« rajon apo nĂ« EvropĂ«.

Përveç çmimit të blerjes, në Doganën e Kosovës, kompanitë importuese paguajnë akcizë në vlerë 0.35 euro për një litër naftë, pastaj këtu shtohet Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) prej 18 për qind, transporti dhe shpenzimet tjera.

The post Pesë kompanitë e derivateve në Kosovë gjeneruan 78 mln euro fitim neto në katër vite appeared first on Revista Monitor.

Albpetrol nxjerr në ankand 100 mijë tonë naftë bruto

Kompania shtetĂ«rore “Albpetrol” sha ka shpallur ankandin e hapur pĂ«r shitjen e 100,971 tonĂ«ve naftĂ« bruto.

Sipas njoftimit, ankandi do të mbahet më 8 gusht 2025, ora 11:00, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Procesi i shitjes do tĂ« kryhet pĂ«rmes formulĂ«s sĂ« miratuar, ku çmimi minimal pĂ«r njĂ«si Ă«shtĂ« 77.45% i çmimit ndĂ«rkombĂ«tar Brent + K, ndĂ«rsa nĂ« pikat e lĂ«vrimit çmimi llogaritet 77.45% e çmimit Brent – 4.04 USD/bbl + K, duke mbuluar kostot e transportit dhe magazinimit. Diferenca “K” mbetet ofertĂ« e lirĂ« nga pjesĂ«marrĂ«sit dhe do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« fituesin e ankandit.

Nafta që do të dalë në treg ndodhet në disa pika magazinimi të Albpetrol, përfshirë Usojë, Visokë, Gorisht, Zharrëz, Kuçovë dhe Amonicë, ndërsa afati i evadimit është 12 muaj nga nisja e procedurës.

Për herë të fundit, Albpetrol zhvilloi një ankand të ngjashëm vitin e kaluar, kur arriti të siguronte një ofertë të suksesshme për shitjen e 159 mijë tonëve naftë bruto me vlerë rreth 70 milionë euro.

NĂ« atĂ« ankand, oferta fituese u dha nga bashkimi i operatorĂ«ve “Europetrol DurrĂ«s Albania” dhe “R.B.H. BelinĂ«â€ sha.

Albpetrol prodhoi në vitin 2024 mbi 70 mijë tonë naftë, me një rritje modeste prej 1.8% në raport me vitin paraardhës.

Aktualisht, kompania ka pesë vendburime kryesore të naftës:

Kuçovë: Rreth 950 puse në punë, me prodhim prej 15.9 mijë tonësh në vitin 2024.

Patos: Nga 888 puse në inventar, vetëm 22 janë aktive. Prodhimi në vitin 2024 ishte 4,147 tonë.

Cakran – Mollaj: 63 puse nĂ« total, 32 aktive, me prodhim prej 14 mijĂ« tonĂ«sh gjatĂ« vitit 2024.

Gorisht – Kocul: 284 puse nĂ« total, 142 aktive, me prodhim prej mbi 32.4 mijĂ« tonĂ«sh nĂ« vitin 2024.

Amonicë: 59 puse në inventar, 23 aktive, me prodhim prej 3,218 tonësh në vitin 2024./ N.Maho

 

 

The post Albpetrol nxjerr në ankand 100 mijë tonë naftë bruto appeared first on Revista Monitor.

NAREA dhe CEPI: Blerja e shtëpisë së parë po bëhet e vështirë, masa për strehim të përballueshëm

Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI) ka përgatitur një dokument ku u bën thirrje politikëbërësve të Bashkimit Europian, të shteteve anëtare dhe shteteve kandidate të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të trajtuar problemin e përballueshmërisë së strehimit.

Pjesë e organizatës është edhe Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA).

Anëtarët e CEPI-t shprehin shqetësimin se blerja e një shtëpie po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për blerësit për herë të parë dhe ata me të ardhura më të ulëta.

Në disa vende, këto sfida janë veçanërisht të theksuara në zonat urbane me kërkesë të lartë, ku migrimi i brendshëm, emigracioni, tatimet mbi transaksionet dhe barrierat financiare e theksojnë më tej krizën me të cilën përballen individët me të ardhura mesatare që përpiqen të hyjnë në tregun e banesave.

Në disa vende, theksohet se paqëndrueshmëria ekonomike dhe inflacioni e kanë vështirësuar edhe më shumë blerjen e një banese, ndërkohë që fondet publike shpesh janë të orientuara drejt prioriteteve të tjera, si rimëkëmbja nga fatkeqësitë natyrore ose mirëqenia sociale, në vend të iniciativave të strehimit.

Në dokument, sugjerohet që shtetet duhet të reduktojnë kostot e transaksioneve të pronave, veçanërisht për blerësit për herë të parë dhe blerësit e shtëpisë së parë, si dhe duhet të inkurajohet pronësia afatgjatë për të siguruar stabilitet në tregjet e strehimit.

Qeveritë duhet të shqyrtojnë lehtësimin ose heqjen e kufizimeve dhe kontrollit të qerasë (aty ku aplikohen) për të inkurajuar më shumë investime në Skemat e Ndërto-për të dhënë me-Qira, investime të cilat mund të ndihmojnë në stabilizimin e paqëndrueshmërisë së qirave me kalimin e kohës.

Një qasje bashkëpunuese midis autoriteteve publike dhe zhvilluesve privatë është thelbësore për të rritur ofertën e Strehimit të Përballueshëm, duke përfshirë Strehimin Social dhe Qiranë në Kosto, si dhe për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë.

CEFI shprehet se BE-ja duhet të promovojë në mënyrë aktive PPP-të përmes Programeve të

Financimit të Strukturuar që inkurajojnë investimet private në Strehimin e Përballueshëm. Instrumentet e Financimit të BE-së si Banka Evropiane e Investimeve (EIB), Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal (ERDF), Fondi Social Evropian (ESF+) dhe Fondet e Strukturuara dhe të Investimeve Evropiane (ESIF) duhet të shfrytëzohen për ndërtimin e banesave në shkallë të gjerë në zonat me mungesa akute.

Sipas CEPI, një përgjigje e koordinuar në nivel europian është thelbësore për të nxitur investimet, për të përmirësuar aksesin në financa, për të reduktuar kompleksitetin rregullator dhe për të zgjeruar ofertën e strehimit.

CEPI dhe Anëtarët e saj shprehen të angazhuar të bashkëpunojnë me institucionet e BE-së në Shtetet Anëtare (MS) dhe Shtetet Kandidate (CS), politikëbërësit dhe palët kyçe të interesit për të shkëmbyer ekspertizë, njohuri dhe pikëpamje mbi politikat efektive të strehimit që pasqyrojnë realitetet e tregut.

CEPI përfaqëson 35 Organizata Kombëtare Profesionale të Agjentëve të Pasurive të Paluajtshme dhe Menaxherëve të Pronave, mbi 200 mijë Profesionistë me bazë në 26 vende europiane.

CEPI synon të rrisë standardet në profesionet e pasurive të paluajtshme, duke promovuar që ndërmjetësimi i pasurive të paluajtshme dhe menaxhimi i pronave të kryhet nga profesionistë të kualifikuar me standarde të larta etike.

The post NAREA dhe CEPI: Blerja e shtëpisë së parë po bëhet e vështirë, masa për strehim të përballueshëm appeared first on Revista Monitor.

BERZH, 30 mln euro për modernizimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Banka Evropiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI) njoftuan se po forcojnĂ« mbĂ«shtetjen e tyre pĂ«r infrastrukturĂ«n hekurudhore tĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rmes njĂ« investimi tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r rindĂ«rtimin dhe elektrifikimin e linjĂ«s hekurudhore DurrĂ«s–RrogozhinĂ«.

BERZH-i do të akordojë një hua sovrane deri në 30 milionë euro në favor të Shqipërisë, për llogari të ndërmarrjes shtetërore Hekurudha Shqiptare. Ky financim vjen në përputhje me një hua të barabartë prej 30 milionë eurosh nga BEI, si dhe me një paketë prej 60 milionë eurosh nga BE-ja në formën e granteve investuese dhe asistencës teknike përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e nënshkruar më herët gjatë këtij viti.

Ky projekt strategjik parashikon rehabilitimin dhe elektrifikimin e rreth 34 kilometrave hekurudhĂ« midis qytetit portual tĂ« DurrĂ«sit dhe RrogozhinĂ«s nĂ« ShqipĂ«rinĂ« e mesme, pĂ«rfshirĂ« edhe rindĂ«rtimin e stacioneve hekurudhore pĂ«rgjatĂ« kĂ«tij segmenti. Projekti pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap kyç nĂ« pĂ«rpjekjet e vendit pĂ«r tĂ« modernizuar rrjetin hekurudhor, pĂ«r tĂ« forcuar lidhjet rajonale dhe pĂ«r t’u pĂ«rafruar me standardet evropiane tĂ« transportit dhe mjedisit.

Donald Mishaxhiu, Drejtues Rajonal për Infrastrukturën në BERZH për Ballkanin Perëndimor, Rumaninë dhe Bullgarinë, deklaroi:

“Ky investim pasqyron mbĂ«shtetjen tonĂ« tĂ« vazhdueshme pĂ«r transformimin hekurudhor tĂ« ShqipĂ«risĂ«. SĂ« bashku me partnerĂ«t tanĂ«, po kontribuojmĂ« nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« rrjeti transporti modern, tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« ndĂ«rlidhur, qĂ« do t’i shĂ«rbejĂ« brezave tĂ« ardhshĂ«m.”

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh:

“Ky projekt shĂ«non njĂ« moment transformues nĂ« zhvillimin e infrastrukturĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«. Ai jo vetĂ«m qĂ« do tĂ« forcojĂ« ndĂ«rlidhjen kombĂ«tare dhe rajonale, por do tĂ« ketĂ« gjithashtu njĂ« rol jetik nĂ« zhvillimin afatgjatĂ« tĂ« vendit dhe integrimin e tij nĂ« rrjetin mĂ« tĂ« gjerĂ« evropian tĂ« transportit. Jemi mirĂ«njohĂ«s ndaj partnerĂ«ve tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r mbĂ«shtetjen dhe bashkĂ«punimin e vazhdueshĂ«m nĂ« realizimin e kĂ«saj vizioni.”

Linja hekurudhore DurrĂ«s–RrogozhinĂ« bĂ«n pjesĂ« nĂ« Korridorin VIII Pan-Evropian, njĂ« rrjet prej 1,500 kilometrash rrugĂ«, hekurudhe dhe tragetesh qĂ« lidh ItalinĂ« e Jugut me portet nĂ« Detin e Zi tĂ« BullgarisĂ«. Ky projekt do tĂ« mundĂ«sojĂ« lidhjen e parĂ« hekurudhore tĂ« ShqipĂ«risĂ« me MaqedoninĂ« e Veriut, duke pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m lĂ«vizshmĂ«rinĂ« ndĂ«rkufitare dhe integrimin ekonomik nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.

The post BERZH, 30 mln euro për modernizimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë appeared first on Revista Monitor.

ShqiptarĂ«t “konsumuan” 2 miliardĂ« GB internet nĂ« 2024

Trafiku i internetit nga rrjetet fikse dhe celulare arriti vitin e kaluar volumin rekord të rreth 2 miliardë GB (gigabajt).

Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se konsumi i internetit shënoi rritje të shpejtë në të dyja rrjetet.

Trafiku i internetit me brez të gjerë (broadband) nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB ose rreth 41% më shumë se viti 2023. Ndërsa trafiku i internetit nga rrjetet celulare arriti në 223 milionë GB, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë.

Sipas AKEP, këto shifra dëshmojnë rritjen e rolit të internetit në për të aksesuar shërbimet e tyre, financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj.

Rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit, ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband më shpejtësi dhe cilësi të lartë.

Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).

Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.

Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të

parashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.

Të dhënat e raportuara nga sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve fikse tregojnë së përveç rritjes së numrit të pajtimtarëve, zhvillim mjaft pozitiv ka pasur edhe në drejtim të zhvendosjes drejt shpejtësive më të larta, duke i ofruar këto shërbime me rrjet teknologjik të aftë që mundësojnë transmetim me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë (kryesisht nëpërmjet fibrave).

Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike.

Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse për tremujorin e parë arriti në afërsisht 681 mijë, në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare ka arritur në afërisht 2.1 milionë, në rritje të lehtë vjetore me 0.4%. AKEP vlerëson se shqiptarët konsumojnë mesatarisht rreth 9 GB internet në muaj nga rrjetet celulare.

Që prej fundit të vitit të kaluar, operatorët celularë kanë nisur ofrimin e shërbimit të internetit 5G në kryeqytet dhe në pika të veçanta të vendit. Rrjetet 5G kanë kapacitete më të larta transmetimi dhe pritet të sjellin rritje të volumit të të dhënave nëpërmjet rrjeteve celulare. / E.Shehu

 

The post ShqiptarĂ«t “konsumuan” 2 miliardĂ« GB internet nĂ« 2024 appeared first on Revista Monitor.

❌