Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë zbarkur mëngjesin e sotëm për pastrimin e e territorit. Një tregtar u shpreh se aksioni është paralajmëruar prej 4 ditësh nga Bashkia.

Disa tregtarë kanë shfaqur pakënaqësi duke u shprehur se në këtë treg punojnë për bukën e gojës.

 “S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët në shtëpi. Duam të bëhet një punë e mirë e rregullt, votën e dhamë”, tha një një qytetar.

“Ne me këtë vend në buzë të malit nuk pengojmë asnjë këtu. Na lini të shesim, se vetëm bukë duam”, tha një tjetër./kb

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e bashkisë së Korçës dhe 3 të Kolonjës  kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të bashkive respektive.

Ndërkohë të kontaktuar me telefon Sotiraq Filo dhe Erion Isai thanë se nuk do të ketë largime të Zv/kryetarëve.

Nga ana tjetër ende nuk ka ndodhur një proces i tillë në  tre bashki si Pogradeci, Maliqi dhe Devolli, sipas komunikimit me këto institucione ato u shprehën se janë në proces vlerësimi për të zbatuar të gjithë kuadrin ligjor mbi këtë kërkesë për pozicionet drejtuese.

Asnjë zv.kryetar në juglindje të vendit nuk është shkarkuar, apo dorëhequr deri më tani. Burimet shtojnë se brenda pak ditëve Rama pritet të jetë në këtë qark/kb

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje tregtare, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të shtunën se do të vendosë tarifa prej 30% për importet nga Meksika dhe Bashkimi Evropian, nisur nga 1 gushti, pasi negociatat disajavore me partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së dështuan të sjellin marrëveshje.

Duke folur për gazetën Il Messaggero, Tajani tha gjithashtu se, për të ndihmuar ekonominë e Eurozonës, Banka Qendrore Evropiane duhet të shqyrtojë një program të ri për blerjen e bonove dhe ulje të reja të normave të interesit.

Bashkimi Evropian tha të dielën se do të shtyjë marrjen e masave hakmarrëse kundër SHBA-së deri në fillim të gushtit, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje përmes negociatave.

Tajani tha se paketa prej 21 miliardë eurosh tarifa, që BE-ja ka përgatitur, mund të pasohet me një rund të dytë masash, nëse nuk ka marrëveshje me SHBA-në.

Megjithatë, ai tha se beson se mund të ketë përparim në negociata.

“Tarifat i dëmtojnë të gjithë, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara”, tha Tajani.

“Nëse tregjet e aksioneve bien, një gjë e tillë do t’i vinte në rrezik pensionet dhe kursimet e amerikanëve”, shtoi ai.

Sipas tij, qëllimi duhet të jetë “zero tarifa” dhe një treg i hapur mes Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Evropës.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të dielën se do të punojë në mënyrë intensive me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të zgjidhur konfliktin tregtar me Shtetet e Bashkuara.

Te konflikti i tillë vjen kur dy ose më shumë vende vendosin tarifa ose barriera të tjera tregtare ndaj mallrave dhe shërbimeve që importohen nga njëri-tjetri, për të mbrojtur prodhimet vendore ose për të fituar avantazh ekonomik. REL/kb

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

Nga Eduard Zaloshnja

Në Shqipëri vetëm 350 kilometra rrugë janë të nivelit autostradë (me katër korsi). Treçereku i tyre janë në Ultësirën Perëndimore (çereku përshkon Malësinë Verilindore – nga Rrësheni në Morinë të Kukësit).

Udhëtimi më i gjatë në autostradë pa ndërpreje mes dy qyteteve është ai Tiranë-Vlorë (152 km), që lidh qendrën e Ultësirës Perëndimore me skajin e saj jugor. Kurse në gjysmën veriore të Ultësirës Perëndimore, udhëtimi më i gjatë me autostradë është ai Tiranë-Milot (47 km). Për ta lidhur me autostradë Milotin me Shkodrën (skajin verior të Ultësirës Perëndimore) duhen edhe vetëm 50 km të tjera. Që nuk po bëhen dot…

Në mandatin e saj të fundit, qeveria Berisha siguroi fonde të mëdha për akset Tiranë-Elbasan, Fier-Vlorë e Qukës-Qafë Plloçë – por asnjë fond për autostradën Milot-Shkodër. Dhe ideja e kësaj autostrade jetike për Shkodrën ka mbetur jetime edhe në 12 vitet e qeverisë Rama…

Për nostalgji familjare, e vizitoj herë pas here Shkodrën – një nga perlat tona historike, gjeografike dhe urbanistike. Por në një ditë të zakonshme, udhëtimi me makinë për atje nga Tirana zgjat rreth 2 orë të vështira (duhet të nisesh herët, pa gëdhirë, që të arrish atje për 1 orë e 30 minuta). Kurse me ndërtimin e autostradës Milot-Shkodër, udhëtimi me makinë nga Tirana në Shkodër mund të realizohet pa vështirësi për vetëm 1 orë…

Po kur do të ndërtohet autostrada Milot-Shkodër?/kb

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara ndër vite.

Thuajse çdo vit kompania ofron akt-marrëveshje me abonentët, të cilët ndahen në tre kategori, familjet në nevojë dhe pensionistët, familjet dhe bizneset.

Enea Karakaçi, administrator i përgjithshëm i “OSHEE Grup”, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus dha disa detaje mbi këtë skemë.

“Skema e re vlen për çdo abonent që ka një debi të akumuluar ndër vite. Ne i japim mundësi që sipas kushteve financiare të paguajë detyrimet me këste deri në 20 vite, duke ulur deri në 70% kamatëvonesat. Kushti për të arritur këtë skemë është që abonenti të mos ketë detyrime të reja të vitit 2024-2025”, sqaroi Karakaçi.

Thuajse çdo vit kompania ofron skema lehtësuese për abonentët. Por a kanë ato rezultat?

“Vitin që shkoi ne arritëm të lidhnim 7 mijë aktmarrëveshje me klientë familjarë dhe biznese. Ka një reagim pozitiv të qytetarëve dhe për herë të parë detyrimet e papaguara në vitin që lamë pas u ulën. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që nga ky muaj të përfitojnë nga skemat e pagesave me këste”, tha Karakaçi./kb

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat punuqn për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja u veshtirësua për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor, që e bënte të vështirë ndërhyrjen./kb

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica në katër shtetet më të mëdha anëtare të BE-së do të mbështesnin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar – por jo me të njëjtat kushte që kishte më parë.

Sondazhi i realizuar nga YouGov në gjashtë vende të Evropës Perëndimore, përfshirë edhe Britaninë, konfirmon gjithashtu se një shumicë e qartë e votuesve britanikë tani mbështesin rikthimin në bllok – por vetëm nëse mund të ruajnë përjashtimet që kishin më parë.

Sipas sondazhit, kjo përbën një “ngërç të opinionit publik”, edhe pse aktualisht duket shumë e pamundur që qeveria laburiste e Mbretërisë së Bashkuar – e cila këtë vit negocioi një “riformatim” të marrëdhënieve me BE-në – të tentojë një rikthim në BE sipas The Guardian.

Sondazhi EuroTrack i YouGov tregoi se të paktën gjysma e të pyeturve në katër vendet më të mëdha të BE-së – Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë – mbështesnin lejimin e Britanisë për t’u ribashkuar me BE-në. Përqindjet varionin nga 51% në Itali, 53% në Francë, 60% në Spanjë dhe 63% në Gjermani.

Por kur u pyetën nëse Britanisë duhet t’i lejohet të rikthehet me të njëjtat kushte që kishte kur doli – përfshirë jo-përdorimin e euros dhe qëndrimin jashtë zonës Shengen – shifrat ndryshuan ndjeshëm.

Vetëm rreth një e pesta e të anketuarve në katër vendet më të mëdha të BE-së – nga 19% në Itali dhe Francë, në 21% në Spanjë dhe 22% në Gjermani – mendonin se Britania duhet të lejohet të rikthehet me ato kushte, ndërsa 58-62% thonin se ajo duhet të jetë pjesë e të gjitha fushave kryesore të politikave të BE-së.

Sondazhi gjithashtu testoi qëndrimet duke pyetur nëse, nëse Britania do të pranonte të rikthehej vetëm nëse mund të ruante përjashtimet e mëparshme, a duhej t’i lejohej kjo. Disa (33-36%) mendonin se kjo do të ishte e pranueshme, por më shumë (41-52%) ishin kundër.

Në Britani, ndërkohë që 54% e britanikëve mbështesnin ribashkimin me BE-në kur pyetja u bë në mënyrë të përgjithshme, kjo shifër ra në vetëm 36% nëse ribashkimi nënkuptonte heqjen dorë nga përjashtimet e mëparshme. Në këto kushte, 45% e britanikëve ishin kundër rikthimit./kb

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi

Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur , sidomos në shoqërinë e njerëzve të veçantë. Kjo ditë është e përkryer për diskutime miqësore .

Demi

Sot do të jetë një ditë e mirë për të ndryshuar mjedisin rreth jush. Megjithatë , Demi nuk duhet të ndryshojë planet  në momentin e fundin vetëm pse ato  nuk rrinë mirë për ju. Natyra juaj konservatore është e tërhequr për risi sot , por ky interes mund të largohet shpejt  madje edhe të zhduket .

Binjakët

Binjakët janë njerëz të shoqërueshëm dhe sot do të kenë  mundësi të shfaqin anën e tyre intelektuale. Interesat dhe njohuritë tuaja do t’ju interesojnë shumë njerëzve që ju rrethojnë apo bashkëpunëtorëve tuaj.  Ju mund të merrni disa lajme nga jashtë. Fati i mirë do t’ju shoqërojë në shumicën e aktiviteteve tuaja sot .

Gaforrja

Do të mendoni se gjerat do ti keni të vështira sot, por jo, do të jetë një ditë e qetë dhe do të ndiheni rehat e të përkëdhelur nga njerëzit tuaj të dashur deri në mbrëmje.  Nuk i keni shumë qejf ndryshimet e papritura, doni të llogarisni çdo gjë.

Luani

Krenaria juaj mund të lëndohet sot, madje edhe dështimi më i vogël, perceptohet si katastrofë nga ana juaj.  Ju nuk pëlqeni asnjë ndryshim që vjen në mënyrë të menjëhershme.  Nuk do të jetë një ditë e mirë pasi nuk pëlqeni të takoni shumë njerëz.

Virgjëresha

Nuk është një ditë për aventura të reja.  Shumë nga ju nuk do t’ju pëlqeje argëtimi në lokale të zhurmshme  apo me muzikë të lartë.  Në disa takime mund ta ndieni veten në siklet, gjëja më e mirë është ti lini gjërat në rrjedhjen e tyre.

Peshorja

Ana krijuese kërkon vëmendje sot . Bazuar në karakterin tuaj, ju mund të tregoni interes në diskutimet e lajmeve, takimeve  publike, udhëtimeve , komunikimit të mrekullueshëm me njerëz interesantë .

Akrepi

Ditën e sotme do ta ndieni veten të kufizuar.  Ju jeni tip impulsiv, por sot duhet të qëndroni urtë në disa situata, për të përfituar më të mirën prej tyre.  Duhet ti rezervoni vetes të drejtën për pak punime. Duhet të shmangni ngarkesat  dhe mos harxhoni shumë kohë në internet.

Shigjetari

Jeni i prirur të zhvilloni takime dhe biseda më njerëz të tjerë. Do të zhvilloni disa takimet tek të afërmit tuaj dhe do të organizoni festa të ndryshme.  Nuk do të harroni edhe miqtë që i keni larg, me të cilët do të zhvilloni biseda të gjata.

Bricjapi

Nuk ju pëlqen të bisedoni për gjerat personale.  Do të ndiheni të lodhur dhe do të keni dëshirë për pak pushim, është një ide e mirë dhe duhet ta vini në zbatim.  Një mik i mirë, bisedat me të por edhe të lexuarit e një libri do të jete shoqëruesi juaj për pasditen e sotme.

Ujori

Ju jeni i vërtetë në ato që bëni dhe thoni, dhe për ju kjo është e rëndësishme.  Rrethanat dhe zhvillimet e ditës do t’ju nxjerrin në pah juve rreptësinë dhe rregullin që keni gjatë të punuarit. Pasdite mund të mos ndiheni mirë, por yjet ju këshillojnë të merrni çdo gjë me qetësi.

Peshqit

Mos lejoni të huaj dhe kalimtarët e rastit që të prekin shpirtin tuaj. Për ju sot është një ditë e qetë. Do të keni shumë dëshirë të merreni me aktivitete sportive dhe fizike për të djegur energjitë negative. Shumë prej jush do të merren me aktivitete sociale./kb

 

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe João Pedro.

Parisienët dukeshin skuadra perfekte deri sot, por ja që Chelsea tregon sërish se di të fitojë (thuajse) gjithmonë në finalet e mëdha.

I pranishëm në “MetLife Stadium” sot ishte edhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Ky turne ishte i pari i këtij lloji dhe do të luhet një herë në katër vite. m.p.

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i një ndërtese.

Sipas mediat vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në Terni të Italisë, ku gruaja është hedhur nga lartësia.

Si pasojë foshnja nuk arriti të mbijetonte, ndërkohë që nëna ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje policia po heton disa pista, ku një prej tyre është dhe ajo e vetëvrasjes. Nga hetimet e deritanishme rezulton se gruaja identiteti i të cilës ende nuk dihet trajtohej për një sërë problemesh të tjera shëndetësore. m.p.

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si domosdoshmëri për mbrojtjen, por edhe si një formë edukimi dhe forcimi të ndjenjës së patriotizmit.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Moisiu solli shembuj konkretë nga vendet perëndimore dhe Lindja e Mesme.

“Gjermania ka për ta rikthyer. Është popull 80 milionë ai, duhet të ketë ushtri. Me vullnetarë nuk bëhet kjo punë. Shërbimi ushtarak është edukim.”

Ish-presidenti përmendi edhe Izraelin si një model që duhet të merret parasysh:

“Shihni Izraelin, është vetëm 8 milionë, por 100 milionë arabë i vë përpara ai. Ai banon në Amerikë, por është izraelit, vjen dhe bën shërbimin ushtarak, vajza ose djali.”

Sipas Moisiut, shërbimi ushtarak lidhet ngushtë edhe me rënien e ndjenjës së atdhedashurisë në Shqipëri: “Kjo ka të bëjë edhe me patriotizmin, por këtu te ne patriotizmi ka rënë. Gomarin nga balta e nxjerr i zoti, kemi ne këtë fjalën tonë popullore.” m.p.

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se këtë të diel, rreth orës 20:05, shtetasi A.GJ, ka njoftuar Sallën Operative se kishte gjetur të atin të pajetë. Deri më tani dyshohet se 81-vjeçari i ka dhënë fund jetës me mjet prerës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.p.

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste drejtpërdrejt industrinë eksportuese të Gjermanisë, ekonominë më të madhe të Evropës, nëse nuk arrihet një marrëveshje përmes negociatave gjatë javëve në vijim.

Sipas mediave gjermane, Mertz deklaroi se në rast se tarifat do të hyjnë në fuqi, qeveria gjermane mund të detyrohet të ndryshojë pjesërisht politikat e saj ekonomike.

Mertz shtoi se po mban kontakte të ngushta me liderët e tjerë evropianë për të shmangur një përshkallëzim tregtar me Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se është thelbësore që Bashkimi Evropian të veprojë i bashkuar dhe të ruajë kanale të hapura komunikimi me presidentin amerikan.

“Kjo do të errësonte çdo zhvillim tjetër dhe do të godiste në thelb industrinë tonë eksportuese,” tha kancelari.

Ai bëri të ditur se gjatë fundjavës ka diskutuar gjerësisht mbi këtë çështje me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. m.p.

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar.

Merkato është një vend ideal për drama verore. Disa i emocionojnë tifozët, të tjerë sjellin zhgënjim të hidhur.

Si ai që pësoi Milan në marrëveshjen e Archie Brown, e cila dukej të ishte një marrëveshje e kryer derisa Fenerbahçe u fut dhe rrëmbeu mbrojtësin e Gent. Kjo çështje i ka lënë tifozët kuqezinj të tronditur dhe të hidhëruar, veçanërisht pas videos tallëse të postuar nga klubi turk në rrjetet sociale.

Kjo u pa nga shumë si një poshtërim i vërtetë, duke reflektuar realitetin e një klubi, Milan, që po dështon të afirmohet në skenën ndërkombëtare dhe thuhet se po grumbullon refuzime dhe një humbje besueshmërie.

E gjithë kjo përkthehet në komente të reja, helmuese rreth gjendjes brenda klubit të Djallit.

Edhe një herë, nivelet e larta të klubit janë kapur në mes të një stuhie. Shumë po sulmojnë paaftësinë e supozuar të Cardinale-s, të bombarduar me mesazhe të ashpra në “X”. Ja disa:

“@acmilan, a e kupton që ky lojtar, që deri dje luante për Gent-in, po tallet me ne së bashku me ekipin e dytë të Stambollit? E kupton këtë apo jo?”

“Ne i kemi sjellë famë ndërkombëtare një lojtari dhe një klubi, për ekzistencën e të cilëve bota nuk ishte në dijeni”.

“Brenda një jave, janë tallur publikisht nga drejtuesit e Brugge-s, janë tallur nga Fenerbahce dhe dy negociata kanë dështuar… Urime, Giorgio & Co. Nuk kam parë kurrë një paaftësi dhe pamjaftueshmëri të tillë të kombinuar. Por a mund të bëni diçka?”

“Ke një vit që planifikon ta shesësh Theon dhe po bën këto gabime duke u përpjekur të gjesh një zëvendësuesin… Me këtë pronësi dhe Furlanin në krye, Milani do të ketë gjithmonë vështirësi. Allegri do të duhet të bëjë një mrekulli”.

“E gjithë kjo falë Gerry Cardinale dhe Giorgio Furlani, të cilët hynë në një sektor, futbollin, për të cilin nuk dinë asgjë… dhe pas poshtërimeve dhe dështimeve të vazhdueshme, ata as nuk kanë guximin të tërhiqen më në fund. Milani i poshtëruar kështu është i papranueshëm”.

“Jemi katandisur në barcaletë për Europën. Faleminderit Cardinale, faleminderit Furlani”. m.p.

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey në praninë e Donald Trump.

Minutat e para të supersfidës kanë qenë më të mira për anglezët, të cilët kanë dominuar lojën dhe kanë pasur më shumë raste.

Goli i parë i finales është shënuar në minutën e 22-të nga Cole Palmer. Në minutën e 29-të, ishte sërish Cole Palmer që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë të londinezëve, që u finalizua në mënyrën e duhur.

Joao Pedro në të 43′ shënoi golin e tretë të Chelsea, praktikisht duke mbyllur fatin e takimit që në pjesë të parë. m.p.

Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor, që e bën të vështirë ndërhyrjen. m.p.

Ish-nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’: Dhashë dorëheqjen nga roli, por do vazhdoj në parti

Etleva Merko tregoi për herë të parë detaje në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti i nënkryetares së partisë “Shqipëria Bëhet”.

Ajo konfirmoi se ka dhënë dorëheqjen, por pohoi se do të vazhdojë aktivizmin e saj. Po ashtu Merko sqaroi dhe polemikat në portale që pretendonin se nëna e saj kërkonte mandatin si deputete.

“Po, është lajmi i vërtetë, unë kam dhënë dorëheqjen si nënkryetare e partisë ‘Shqipëria Behet’. Sa i përket largimit tim nga pozicioni politik, kjo erdhi në zbatim të statutit të partisë, sepse normalisht kur dikush ka një pozicion politik si unë që isha nënkryetare partie, duhet të ketë dhe dinjitetin të dorëhiqet nga pozicioni pas humbjes së vet. Dua që të jem një ndër mesazhet e pakta në politikën shqiptare, ku shohim se edhe pas humbjes, në të njëjtat pozicione drejtuese mbeten të njëjtat figura. Unë nuk dua të jem një shembull i tillë dhe mendoj se ka ardhur koha që kjo politikë të ndryshojë. Unë tani nuk do të mbaj pozicion politik, por do të jem aktiviste, siç kam qenë gjithmonë, edhe kur nuk kam pasur statuset e ndryshme politike, duke qenë një zë opozitar”, tha Merko. m.p.

“Serbia do kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do ishte fortifikuar veriu”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte më shumë motive politike sesa nevoja reale për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme.

Në një intervistë në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu tha se as NATO, as Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishin sulmuar Shqipërinë në atë kohë.

“As NATO dhe as Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishin sulmuar kurrë Shqipërinë pavarësisht fortifikimit që bënte koha. Ajo ka qenë edhe për qëllime politike ai fortifikim tepër masiv që është bërë në komunizëm, edhe për të mbuluar boshllëqet e kohës.”

Ai theksoi nivelin e lartë të militarizimit të vendit gjatë regjimit komunist: “Ne ishim të militarizuar deri në kulm. Brenda 48 orësh, Shqipëria vinte nën armë gjysmë milioni ushtarë dhe nuk është pak. Morëm modelin e Zvicrës, të Izraelit, por problemi është se ne avionë kishim, por jo të kohës, tanket i kishim, megjithatë për rajonin ishin tamam ata. Ne nuk kishim pak, por 1200 tanke kishte ushtria shqiptare, 1500 kishte Jugosllavia që kishte të gjithë atë kufi. Këto ne tani i bëmë skrap. Nuk dua të hyj në këto gjëra se më prishet gjaku!”

Ndërkohë, Moisiu lëshoi edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se nëse nuk do të ishte fortifikuar veriu gjatë luftës së Kosovës, Serbia do të kishte ardhur deri në Drin. “U teprua me fortifikimin, por ishte i domosdoshëm. Kur u bë lufta e Kosovës, po të mos ishte fortifikuar veriu, serbët do të kishin hyrë deri në Drin. Bota nuk do të merrej më me Kosovën”, tha Moisiu duke shtuar më tej se tashmë ushtria nxirret për të pastruar plazhet. m.p.

Golem, dy ‘jet ski’ përplasen në det, një person i plagosur

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e quajtur “Manhatan”, Kavajë.

Sipas informacionit paraprak, një nga mjetet drejtohej nga S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, ndërsa tjetri nga P. B., 31 vjeç, nga Kosova.

Si pasojë e përplasjes, P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital nga shërbimet e Policisë Kufitare, që po monitoronin zonën detare. Mësohet se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi. m.p.

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

ALBAN DACI – Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë edhe Politikën! Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë e të ngjashme me atë që Ataturku bëri në Turqi! Pa modernizuar konceptet bazë të shoqërisë dhe politikës nuk mund të bëjmë asgjë të gjashme!

Komunizmi e pengojë deformimin e shoqërisë dhe po ashtu me Luftën e Klasave e forcojë edhe më shumë bajraktarizmin duke e shëndruar nga ajo që lidhej me pronën dhe prestigjin e burrnisë e krijojë bajraktarizmin komunist!

Pra, e bëri bajraktarizmin nga shoqëror në politikë! Këtë e mbajtën të pandryshuar edhe pas viteve ’90! Liderët politik e pas viteve ’90 e forcuan edhe më shumë bajraktarizmin politik duke e indetifikuar me kultin e individit!

Bajraktarizmi politik e ka zhveshur qytetarin nga çdo të drejtë pa folur për privilegje! Ligjet bëhet nga politika! Shumica politike shpesh nuk përfaqëson e mbron interesat e shumicës të qytetarëve! Kuvendi është kthyer një sallë e mbushur me kartona që ligjet diktohen e bëhet nga interesa të mirëfillta politikën qytetari shqiptar është ndër të vetmët që guxon as të drejtën e Referendumit!

Çështja e pronës mbetet plaga më rëndë e vendi! Puna mbetet një privilegj i lidhur ngushtë me bajraktarizmin politik! Nuk ka mbetur gjë tjetër që edhe drejta e jetës të konsiderohet privilegj politik!

Në fakt nëse qytetarit i heq të drejtën e shenjtë të pronës e të punës, në fakt i ke hequr edhe të drejtën për jetën! Sepse, një jetë pa provë e punë, nuk është gjë tjetër veçse një version i skllavërisë moderne!

Qytetarët kanë kushte të ngjashme me skllavërinë e dikurshme e skllavopronarët janë politikanët që gëzojnë të drejta e privilegje në emër të tyre nën imunitetin e pushtetit politik. m.p.

❌