Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“KF Tirana” zyrtarizon blerjen e mbrojtësit të majtë, Georgios Valerianos

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ “KF Tirana” ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të majtë Georgios Valerianos.

Valerianos ka një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare.

Sipas klubit, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës.

“Zyrtare: Georgios Valerianos është bardheblu! KF Tirana mirëpret mbrojtësin e majtë Georgios Valerianos, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri! Me një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës sonë. Mirë se erdhe Georgios! Bardheblutë janë shtëpia jote e re”, shkruan klubi bardheblu.

/gj.m/j.p/

The post “KF Tirana” zyrtarizon blerjen e mbrojtësit të majtë, Georgios Valerianos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trainerët më të suksesshëm në karrierën si lojtarë

Drejtuesit teknikë në Londër, Liverpool apo Manchester në Premier League kanë përshkuar udhëtime të ndryshme në karrierën si lojtarë. Të punosh si trainer në Premier League nuk është kaq e thjeshtë dhe një rrugë e shkurtër. Fitues të Champions League apo futbollistë amatorë, në sezonin 2025-26 në Premier League mund të gjesh trainerë me karrierë të larmishme që sa i përket sukseseve si lojtarë klasifikohen si më poshtë:

20. Tottenham – Thomas Frank
19. Wolves – Vitor Pereira
18. Brighton – Fabian Hurzeler
17. Sunderland – Regis Le Bris
16. Fulham – Marco Silva
15. West Ham – Graham Potter
14. Leeds United – Daniel Farke
13. Aston Villa – Unai Emery
12. Newcastle – Eddie Howe
11. Liverpool – Arne Slot
10. Everton – David Moyes
9. Crystal Palace – Oliver Glasner
8. Bournemoth – Andoni Iraola
7. Brentford – Keith Andrews
6. Arsenal – Mikel Arteta
5. Chelsea – Enzo Maresca
4. Burnley – Scott Parker
3. Nottingham Forest – Nuno Espirito Santo
2. Manchester United – Ruben Amorim
1. Manchester City – Pep Guardiola

The post Trainerët më të suksesshëm në karrierën si lojtarë appeared first on Gazeta Si.

Kush do ta fitojë Këpucën e Artë në Bundesliga?

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane kryesoi klasifikimin e shënuesvë në Bundesliga për dy sezonet e fundit dhe është sërish favoriti kryesor për ta bërë edhe në sezonin 2025/26. Por ashtu si në cdo fushë tjetër edhe në futboll, cdo vit sjell një rritje të konkurencës dhe Serhou Guirassy apo dhe Patrik Schick do të provojnë ti rrëmbëjnë Këpucën e Artë rivalit anglez. Kandidatë të tjerë i shohim në vijim…

Harry Kane (Bayern Munich)
Vdekja, taksat dhe golat e Kane janë të sigurtë. Sezonin e kaluar ai shënoi 26 herë (10 më pak se në debutim). 62 gola në 63 ndeshje në Bundesliga i dhanë atij cmimin e Lojtarit më të mirë të sezonit me një mesatare, gol për cdo 84.41 minuta!

Serhou Guirassy (Borussia Dortmund)
Guirassy ishte pranë rekordeve të Kane me 28 gola për VfB Stuttgart në sezonin 2023/24 dhe 21 në sezonin debutues te Dortmund. Sulmuesi nga  Guine shënoi edhe 13 gola të tjerë në UEFA Champions League  2024/25. 

Patrik Schick (Bayer Leverkusen)
Schick barazoi Guirassy me 21 gola në Bundesliga-n e fundit cka do të thotë se bomber-i i Leverkusen ishte në sezonin e tim më të mirë me 24 gola në 2021/22.

Jonathan Burkardt (Mainz)
Zotat e fitness-it ndihmuan Burkardt të linte pas dëmtimet për ta mbyllur sezonin 2024/25 si gjermani që shënoi më shumë me 18 gola në 29 ndeshje.

Tim Kleindienst (Borussia Mönchengladbach)
Burkardt nuk ishte gjermani i vetëm që u shfaq në listën e shënuesve më të mirë në kampionat, duke tërhequr vëmendjen e trainerit të Kombëtares, Julian Nagelsmann. Kleindienst u bë shpejt zgjedhja e parë e Gjermanisë me të cilën debutoi në Tetor 2024. Përpara se të dëmtohej, sulmuesi Gladbach shënoi 16 gola në sezonin e dytë pas 12 në të parin në Bundesliga.

Nick Woltemade (VfB Stuttgart)
Eshtë një tjetër shembull i shënuesve që kanë rënë në sytë e Nagelsmann. 22 vjecari luajti dy herë si zëvendësues i Kleindienst në UEFA Nations League, duke debutuar në Kombëtare si njeriu që udhëhoqi Stuttgart në fitimin e “DFB Cup  2024/25”. 5 golave në Kupë ai ju shtoi 12 në kampionat si dhe 6 të tjerë në “UEFA U21 Euros”.

The post Kush do ta fitojë Këpucën e Artë në Bundesliga? appeared first on Gazeta Si.

Shpresë për Decic dhe Partizanin në Conference League

Fitore e merituar e shqiptarëve të Malit të Zi përballë rivalëve nga Maqedonia e Veriut. Bajovic (39’) dhe Ndiaye (71’) për çdo pjesë mjaftuan që Decic të të zhbllokonte sfidën dhe më pas ta fitonte atë. Favorizuar edhe nga inferioriteti i miqve pas kartonit të kuq të Mirchevski-t (50’). Edhe statistikat e kësaj përballjeje konfirmuan dominimin e shqiptarëve në “Tusko Polje” të Tuzit.

Barazim me gola në Estoni dhe Partizani kthehet me shpresa të mëdha për kualifikim një javë më pas në kryeqytet në Conference League. Sfidë që u vendos në pjesën e dytë pas të parës që nuk e zhbllokoi rezultatin. Dy minuta pas pushimit, Mannilaan realizoi golin e parë por festa e Kalju nuk do zgjaste shumë. I kthyer tek të kuqtë, Skuka shleu besimin me golin e barazimit.

Nomme Kalju-Partizani

Dramë në “Elbasan Arena” ku Vllaznia u mund vetëm në fund nga Daugavpils në një ndeshje to dominuar në fushë. Rastet dhe goditjet nga këndi e konfirmojnë diçka të tillë por kuqeblutë çaluan përpara portës ku nuk arritën të konvertonin epërsinë në lojë. Miqtë kaluan në avantazh me Lizunovs në 85’. Një gol me peshë duke pasur parasyësh që një javë më pas e presin Vllazninë në Lituani.

Vllaznia-Daugavpils

E barabartë në fushë por jo në rezultat ishte përballja mes Malishevës dhe islandezëve të Vikingur që u zhvillua në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 8-11 rastet për shënim dhe 6-6 goditjet nga këndi u ç’ekuilibruan nga goli i Hansen në minutën e dytë shtesë, përpara pushimit. Pjesa e dytë nuk iu mjaftoi “vendasve” të gjenin barazimin dhe kthimi pritet të jetë akoma më i vështirë.

Dështon Prishtina në Moldavi ku vendasit e Sheriff Tiraspol duket se e kanë siguruar kalimin në turin tjetër të Europa League. Diçka e tillë pas pokerit të një mbrëmjeje më parë ku protagonist ishte Bayala me 3 golat e tij në minutat 11, 19 dhe 74. Pesë minuta më pas ishte dhe Odede që shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve. Edhe në statistikat e ndeshjes, dominues ishin moldavët përballë dardanëve që morën dy kartona të verdhë më shumë.

The post Shpresë për Decic dhe Partizanin në Conference League appeared first on Gazeta Si.

Conference League, ‘Vllaznia” humb 0-1 ndeshjen e parë ndaj letonezëve të “BFC Daugavpils”

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ “Vllaznia” ka luajtur ndeshjen e parë të raundit të parë në ‘UEFA Conference League’ ndaj “BFC Daugavpils”.

Kuqeblutë u mposhtën në “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 0-1.

Trajneri Edi Martinaj e nisi me këtë formacion titullar: Qarri (GK), Gurishta, Kouros, Bajrami, Yago, Qato, Krymi, Sala, Dodaj, Balaj (C), Kruja.

Shkodranët ishin të pafat, pasi dominuan të gjithë takimin, krijuan raste të shumta shënimi, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.

Në fundin e takimit, në minutën e 85-të, ‘Daugavpils’ shënoi golin e fitores me Lizunovs dhe ndeshja u mbyll 0-1.

Ndeshja e kthimit ‘BFC Daugavpils’ – ‘Vllaznia’ do të luhet më 17 korrik, në orën 17:00, në stadiumin “LNK Sporta Parks” në Riga, ku kuqeblutë do të kërkojnë përmbysjen e madhe për t’u kualifikuar në raundin e dytë të Conference League. /j.p/

The post Conference League, ‘Vllaznia” humb 0-1 ndeshjen e parë ndaj letonezëve të “BFC Daugavpils” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA Conference League, “Partizani” barazon 1-1 me “Kalju” në transfertë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ “Partizani” ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të raundit të parë të UEFA Conference League ndaj “Kalju”.

Sfida e luajtur në “Kadrioru Staadion” në Talin të Estonisë nuk pati fitues, teksa golin e vetëm për ‘Partizan’-in e shënoi Xhuliano Skuka.

Trajneri Skënder Gega e nisi me formacionin titullar: Qirko (GK), Buxhelaj, Mehmeti, Preka, Martinez, Malaj, Saliou, Kote, Keko, Skuka (C), Garcia.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk pati asnjë gol dhe u mbyll 0-0. Fraksioni i dytë nisi më mirë për ekipin e Kalju, që mori avantazhin me Mattias Mannilaan.

Megjithatë, avantazhi zgjati shumë pak, pasi Partizani barazoi rezultatin me Skukën.

Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Ndeshja e kthimit Partizani – Kalju, ku do të vendoset gjithçka për kualifikimin, do të luhet më 17 korrik, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:00. /j.p/

The post UEFA Conference League, “Partizani” barazon 1-1 me “Kalju” në transfertë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja shqiptare humb dy vende në renditjen e FIFA-s

TIRANË, 10 korrik /ATSH/  Shqipëria humbet dy vende në renditjen botërore të muajit qershor, të publikuar nga FIFA.

Barazimet kundër Serbisë në shtëpi dhe me Letoninë në trasfertë, gjatë kualifikueseve të Botërorit 2026 në Grupin K, janë reflektuar me rënien në vendin e 68-të.

Kuqezinjtë janë lënë mbrapa nga Gjeorgjia dhe Hundurasi, me këta të fundit që kanë rikuperuar nëntë pozicione në klasifikimin special.

Ngjitje historike ka edhe për Kosovën. Dardanët kanë fituar dy vende, pas fitoreve në miqësoret me Armeninë dhe me Ishujt Komore. Tashmë ata e shohin veten të 95-tët në botë, ç’ka përbën pozicionimin më të mirë në renditjen e FIFA-s.

Për sa i takon kreut, në vendin e parë mbetet Argjentina. Në 5 më të mirat asgjë nuk ka ndryshuar, me renditjen e skuadrave si Spanja, Franca, Anglia dhe Brazili.

Pas triumfit në ‘Nations League’, Portugalia është ngjitur në vendin e gjashtë, duke zbritur Holandën.

/gj.m/j.p/

 

The post Kombëtarja shqiptare humb dy vende në renditjen e FIFA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Tirana” zyrtarizon mesfushorin Kleandro Lleshi

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ “KF Tirana” vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në këtë merkato vere, duke forcuar ndjeshëm organikën për sezonin e ri.

Tirana ka zyrtarizuar sot afrimin e mesfushorit Kleandro Lleshi, i cili së fundmi ka qenë pjesë e “Laçit”, ndërsa më herët ka luajtur edhe për “Kukësin”.

“Lleshi është një mesfushor i ri dhe premtues, me aftësi të spikatura teknike dhe disiplinë taktike. Ai i bashkohet ekipit me ambicie të qarta për të dhënë maksimumin dhe për të kontribuar në objektivat e klubit më të madh në vend”, njofton “KF Tirana”.

Lleshi është afrimi i pestë në vetëm dy ditë për klubin më të titulluar të Shqipërisë, pas mesfushorëve Tsotne Patsatsia e Serxho Vogli, sulmuesit Serge Tabekou dhe portierit Angelos Tafas.

/gj.m/j.p/

The post “Tirana” zyrtarizon mesfushorin Kleandro Lleshi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Botërori i klubeve, Chelsea-PSG për një Finale ëndërrash!

Anglezët e Chelsea-t dhe francezët e Paris Saint-Germain u kualifikuan për Finalen e “FIFA Club World Cup” në New Jersey. Sfidë që për të parën herë do të luhet në këtë nivel ndërsa dy gjigandët evropianë kanë patur edhe përballje të tjera në të shkuarën. Në total do të jetë ndeshja e 9 ndërsa kanë luajtur 6 herë në periudhën 2014-2016. Gjithmonë ka qënë një sfidë e ekuilibruar që ka rezultuar në dy fitore për londinezët dhe 3 për parizienët (3 barazime plotësojnë serinë). Gola të paharruar janë shënuar nga kampionë të tillë si Didier Drogba, Javier Pastore, Ibrahimovic dhe Edinson Cavani.

Mars 2016, Ibrahimovic shënonte golin e fitoresh së parizienëve në Londër

Shtator 2004: PSG 0-3 Chelsea
Nëntor 2004: Chelsea 0-0 PSG
Prill 2014: PSG 3-1 Chelsea
Prill 2014: Chelsea 2-0 PSG
Shkurt 2015: PSG 1-1 Chelsea
Mars 2015: Chelsea 2-2 PSG (aet)
Shkurt 2016: PSG 2-1 Chelsea
Mars 2016: Chelsea 1-2 PSG

Mauricio Pochettino dhe Carlo Ancelotti

Në të njëjtën kohë Chelsea dhe Paris Saint-Germain kanë ndarë mes tyre disa prej lojtarëve dhe trainerëve më të mirë në historinë e futbollit. Fillimisht në Londër, për tu transferuar në Paris dhe anasjelltas. Rrugë që e kanë përshkuar duke fituar emra si Thiago Silva, George Weah, Claude Makelele, David Luiz, Nicolas Anelka në fushë si dhe Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino dhe Carlo Ancelotti në stol.

The post Botërori i klubeve, Chelsea-PSG për një Finale ëndërrash! appeared first on Gazeta Si.

Tirana firmos me portierin Angelos Tafas

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Tirana ka gjetur portierin e ri. Katërkëndori i bardhebluve i është besuar një emri të njohur në kampionatin shqiptar, siç është Angelos Tafas.

Portieri 25-vjeçar është prezantuar nga kryeqytetasit, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me Kukësin dhe Teutën në Shqipëri.

“Klubi i Futbollit Tirana prezanton afrimin më të ri në radhët e saj, portierin Angelos Tafas.

Me një profil serioz dhe të konsoliduar në portë, Tafas vjen si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri, duke sjellë siguri, përvojë dhe karakter në prapavijën bardheblu. I njohur për refleksin e shpejtë dhe përqendrimin maksimal në momente kyçe, ai është gati të bëhet një mur i pakalueshëm përballë çdo kundërshtari.

Portieri 25-vjeçar ka zhvilluar një karrierë solide në Greqi dhe në Shqipëri, ndërsa tani sfida e radhës e pret në kryeqytet, aty ku pritshmëritë janë të mëdha, ashtu si historia jonë. Mirë se erdhe në klubin më me shumë trofe në Shqipëri, Angelos Tafas”, shkruan klubi i Tiranës.

/gj.m//a.f/

The post Tirana firmos me portierin Angelos Tafas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Adrion Pajaziti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit, kontratë deri në vitin 2029

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti është zyrtarisht pjesë e ‘HNK Hajduk Split’ në Kroaci.

Klubi kroat ka arritur marrëveshje me anglezët e ‘Fulham’ për transferimin e 22-vjeçarit, i cili ka firmosur një kontratë afatgjatë që e mban në Kroaci deri në verën e vitit 2029, me pagë 300 mijë euro në sezon.

Pajaziti u bashkua dje me ekipin në stërvitje dhe do të mbajë fanellën me numër 4, teksa pritet të prezantohet zyrtarisht përpara medieve në një konferencë për shtyp.

Transferimi i tij shihet si një lëvizje ambicioze nga Hajduku, që ka si synim forcimin e mesfushës me një lojtar me cilësi teknike.

Pajaziti është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar shqiptar dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të brezit të ri.

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi kalimi nga Premier League në një klub me histori si Hajduku i jep më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në fushë.

/gj.m//a.f/

The post Adrion Pajaziti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit, kontratë deri në vitin 2029 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ardian Ismajli prezantohet me shqiponjën dhe flamurin shqiptar te “Torino”

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është prezantuar te skuadra e “Torino”-s në Serinë A.

Ismajli është prezantuar me flamurin shqiptar si dhe me simbolin e shqiponjës te skuadra e re.

28-vjeçari ishte lojtar i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së “Empoli”-t, kurse më herët ka mbrojtur ngjyrat edhe të “Spezia”-s, po ashtu në Itali.

Ismajli ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me torinezët, me mundësi edhe për një vit tjetër shtesë.

Ky është një tjetër hap i madh në karrierë për futbollistin shqiptar.

1 nga 3

/gj.m//a.f//r.e/

The post Ardian Ismajli prezantohet me shqiponjën dhe flamurin shqiptar te “Torino” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Tirana” nis lëvizjet në merkato, prezanton dy mesfushorë dhe një sulmues

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Klubi i Futbollit “Tirana” ka nisur lëvizjet në merkato, duke zyrtarizuar tre përforcime për këtë verë.

Pas afrimit të mesfushorit gjeorgjian Tsotne Patsatsia, bardheblutë kanë nënshkruar me sulmuesin kamerunas Serge Tabekou dhe mesfushorin e akademisë, Serxho Vogli.

28-vjeçari Serge Tabekou vjen nga kampionati qipriot, ku ishte pjesë e skuadrës së “Nea Salamis”, ndërsa më parë ka zhvilluar një karrierë të pasur në Evropë, me eksperienca të rëndësishme në Belgjikë (Gent, Union SG, Mouscron), si dhe në Turqi me “Manisa FK”.

Tabekou ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Tiranën dhe pritet të sjellë dinamizëm në lojën sulmuese, falë profilit të tij.

Ndërsa Tsotne Patsatsia do të jetë përforcimi për repartin e avancuar pasi lojtari nënshkroi një kontratë 2-vjeçare. 25-vjeçari u aktivizua në sezonin e fundit me klubin e “Torpedo Kutaisi”, me të cilët zhvilloi 18 ndeshje duke shënuar 2 gola e dhënë 2 asist.

“KF Tirana” pritet që të zyrtarizojë edhe Tefik Osmanin, si drejtorin e ri sportiv. Pas tij do jetë edhe koha për trajnerin e ri.

1 nga 3

/gj.m//r.e//a.f/

The post “Tirana” nis lëvizjet në merkato, prezanton dy mesfushorë dhe një sulmues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Refuzoi sheikët, prezantohet në Torino

Nga Gazeta Si – Empoli zbriti një kategori më poshtë por Ardian Ismajli jo. Pas 100 ndeshjeve në 4 sezone ai u transferua tek Torino duke qëndruar në Serie A. Një ndër mbrojtësit më luftarakë dhe me rendimentin më të lartë në sezonin e kaluar, Ismajli refuzoi ofertën faraonike nga Al Ain që i garantoi 7 milionë euro për 3 sezonet e ardhshme në futbollin katariot. Prezantimi si shqiponja e rradhës në qytet ishte një transferim fitimprurës për të dy palët. Torino nuk shpenzoi asnjë euro për shqiptarin (transferim në parametra zero) i cili qëndroi në një nga 5 kampionatet më të fortë në Botë.

The post Refuzoi sheikët, prezantohet në Torino appeared first on Gazeta Si.

Egnatia dhe Drita fituan në shtëpi, Shkëndija barazoi në transfertë

Nga Gazeta Si – Shqiptarët e nisën me këmbën e mbarë edicionin e ri në UEFA Champions League. Këtej dhe andej kufirit, në shtëpi dhe në transfertë, tre skuadrat e para shqiptare evituan humbjen duke hedhur një hap të rëndësishëm për kalimin e turit. Kampionët e Shqipërisë iu falën blerjes së fundit përpara sfidës për fitoren ndaj Breidablik. Ildi Gruda (që prishi marrëdhëniet mes shkodranëve dhe kampionëve) zhbllokoi rezultatin në minutën e 2 shtesë përpara se Regi Lushkja të merrte të verdhën e dytë duke humbur në këtë mënyrë ndeshjen e kthimit. Vërtetë sfida u mbyll me fitore minimale por Egnatia tentoi 13 herë ndaj 3 të miqve për ta zhbllokuar ndeshjen. Goditjet nga këndi ishin 5-6 për miqtë ndërsa 9 kartonat e verdhë (6-3) konfirmojnë një përballje të ashpër në fushë.

Drita-Differdange 1-0

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Drita (e rikthyer në Champions League) ndaj Differdange. Arb Manaj ishte autori i golit të vetëm dhe ashtu si në Rrogozhinë, edhe në Prishtinë ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë. Kampionët e Kosovës tentuan 14 herë të gjenin rrjetën ndërsa miqtë nga Luksemburgu vetëm 4 herë. Goditjet nga këndi ishin 6-2 për vendasit ndërsa kartonat e verdhë 1-2 për miqtë.

TNS-Shkëndija 0-0

Barazim pa gola në transfertën e Shkëndijës ndaj The New Saints në  “Park Hall” të Oswestry në Uells. Përballje e barabartë që konfirmohet nga rezultati ku vendasit e kërkuan portën në 11 raste por edhe kuqezinjtë nuk mbetën pas. Kampionët e Maqedonisë së Veriut kërkuan në 9 raste zhbllokimin e rezultatit. 4-5 për miqtë goditjet nga këndi dhe 4 kartona të verdhë (3-1) plotësuan panoramën e kësaj përballjeje. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen në datën 15 Korrik.

The post Egnatia dhe Drita fituan në shtëpi, Shkëndija barazoi në transfertë appeared first on Gazeta Si.

‘Ai dëshiron të vijë te Milan’

Nga Gazeta Si – Igli Tare zbulon pak nga tratativa për Ardon Jasharin – “Nuk më duket e udhës të flasim për merkaton sot. Por siç e dini, presim që Jashari ti bashkohet Milan-it. Kjo është edhe dëshira e tij. Por duhet të respektojmë lëvizjet e merkatos. Kemi bërë një ofertë shumë të mirë për klubin e tij dhe uroj që kjo tratativë të ketë një fund të gëzueshëm” – përfundoi deklaratën e tij, Drejtori Sportiv kuqezi.

The post ‘Ai dëshiron të vijë te Milan’ appeared first on Gazeta Si.

Drita e favorizuar ndaj kundërshtarëve nga Luksemburgu

Nga Gazeta Si – Pas fitores së parë në Champions League në 2018, Drita e Zekirija Ramadani-t do të luajë ndeshjen e parë në kompeticion në 5 vitet e fundit. “Intelektualë” fituan titullin e katërt në vend me një diferencë prej 12 pikësh nga Ballkani. Për të qënë gati për sezonin e ri, dardanët barazuan 2-2 me FK Sileks dhe mundën rumunët e Farul Constanta-s. në total Drita ka humbur 2 nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi prej muajit Prill duke fituar 3 të fundit mes tyre. Në paraqitjen e fundit në Evropë, ajo humbi në shtëpi dhe transfertë në shifrat 3-0 ndaj Legia Warsaw në Conference League, Gushtin e kaluar. Ndërsa Differdange ëndërron të shkojë në fazën e Ligës në Champions League, pas titullit të dytë në vend që prej sezonit 2003-04 kur Red Boys Differdange dhe AS Differdange u bashkuan në një klub të vetëm. Rivalët luksemburgezë zhvilluan 3 miqësore përgatitore dhe rregjistrojnë 9 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në transfertë gjatë këtij viti kalendarik.

Formacionet e mundshme
Drita: Maloku; Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Ovouka; Dabiqaj, R Broja; Zulfiu, Kostyshyn, Ajzeraj; Manaj
FC Differdange: Felipe; Franzoni, Bei, D’Anzico, Lempereur; Leandro, Silva; Ribeiro, Idrissi, Abreu; Buch

The post Drita e favorizuar ndaj kundërshtarëve nga Luksemburgu appeared first on Gazeta Si.

Pas 3 sezoneve, Shkëndija sërish në UCL

Nga Gazeta Si – Pas fazës së Ligës në Conference League 2024-25, New Saints duan të bëjnë më mirë këtë sezon në UEFA Champions League. Uellsianët nuk fituan asnjë nga 3 ndeshjet përgatitore por ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut do të provojnë të shfrytëzojnë forcën e tyre në shtëpi. Edhe një sezon më parë ata fituan 3-1 ndaj FK Decic në shtëpi por u mundën në turin eleminator të Europa League nga Ferencvaros dhe në nga Petrocub Hincesti. Shkëndija nga ana tjetër është një skuadër luan rregullisht në raundet kualifikuese të kompeticioneve UEFA, por e para herë në Champions League nga sezoni 2021-22. “Ballistët” siç quhen ndryshe, vijnë në këto eleminatore pas titullit të 5 kampion në Maqedoninë e Veriut. Nëse Shkëndija eviton humbjen në “Park Hall”, do të provojë të shfrytëzojë faktorin fushë në shtëpi, ku sezonin e kaluar u eleminuan vetëm nga 11 metërshat prej Haverfordwest County në Conference League.

Formacionet e mundshme
The New Saints: Roberts; Park, McGahey, Bodenham, Redmond; Smith, Williams; Wilson, Holden, Brobell; Clarke
Shkëndija: Amzai; Trumci, Cake, Meliqi, Webster; Alhassan, R Ramdani; Tamba, Krasniqi, Latifi; Ademi

The post Pas 3 sezoneve, Shkëndija sërish në UCL appeared first on Gazeta Si.

Egnatia provon të shkojë larg në Champions League

Nga Gazeta Si – Egnatia kthehet në eleminatoret e Champions League pas titullit të dytë rradhazi në Kategorinë Superiore. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare pas muajit Maj me një rekord negativ të ndeshjeve në shtëpi ku nuk fitoi asnjë ndeshje në 7 të fundit në të gjitha kompeticionet (1 fitore në 10 të fundit). Egnatia luajti gjatë kësaj periudhe dy ndeshje miqësore, fitoi 2-0 ndaj CSKA 1948 dhe 1-0 ndaj Farul. Egnatia-Breidablik do të jetë përballja me parë mes këtyre dy skuadrave. Breidablik vjen si kampione e Islandës ndërsa më herët është kualifikuar në turin e dytë në sezonet 2011-12 dhe 2022-23. Sezoni i ri në “The Besta deild karla” ka zhvilluar 14 javë dhe Breidablik është në vendin e 3 me 27 pikë duke mos humbur asnjë nga 5 ndeshjet e fundit (3F, 2B). Skuadra islandeze nuk ka shënuar vetëm në 1 nga 15 ndeshjet e fundit.

Formacionet e mundshme
Egnatia: Dajsinani; Sota, Aliyev, Fangaj; Xhemaijli, Meideiros, Aleksi, Zejnullani; Ujka; Lushkja, Bakayoko
Breidablik: Einarsson; Valgeirason, Margeirsson, Orrason, Yeoman; Johnson; Steindorsson, Einarsson, Omarsson, Thorsteinsson; Thomsen 

The post Egnatia provon të shkojë larg në Champions League appeared first on Gazeta Si.

Liga e Kampionëve, “Egnatia” sfidon islandezët e “Breidablik”

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Kampionët e Shqipërië të “Egnatias” sfidojnë të martën (nesër) në  “Arena Egnatia”, islandezët e “Beridablik”, e vlefshme për turin e parë eliminator.

Ndeshja do të nis në ora 21:00′ dhe sipas parashikimeve pritet që shkallët e stadiumit të jenë të mbushura me rreth 4000 tifozë vendas. Kjo do jetë hera e parë që “Egnatia” luan një ndeshje të një turneu madhor në shtëpi, me Rrogozhinën që nga një ëndërr, tanimë bën realitet të dëgjojë himnin e Ligës së Kampionëeve. Këtë duel e gjykon boshnjaku Antoni Bandić.

Trajneri Tetova dhe të tijtë kërkojnë një fitore në shtëpi, për të qenë më të qetë në ndeshjen e kthimit.

Lista e futbollistëve të Egnatias të gatshëm për këtë duel:

Portierët: Klajdi Kuka, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Amer Duka, Zamig Aliyev, Anio Potsi, Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Elion Sota, Abdurraman Fangaj

Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Daniel Dingzang Uotlai, Regi Lushkja, Serxho Ujka, Flamur Ruçi

Sulmues: Soumaila Bakayoko, Leonardo Rezende Flores De Melo, Kastriot Selmani, Mohammed Yahaya, Ildi Gruda, Saliou Guindo

Trajner: Edlir Tetova

/e.i/a.f/

The post Liga e Kampionëve, “Egnatia” sfidon islandezët e “Breidablik” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌