❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bilanci i pagesave, T I 2025

Investimet e huaja direkte në vend po mbahen në këmbë vetëm nga blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt, që në fakt, përveç valutës që sjellin në Shqipëri nuk ndikojnë në krijimin e vendeve të punës apo në vlerën e shtuar të ekonomisë.
Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit të pas...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bilanci i pagesave, T I 2025 appeared first on Revista Monitor.

Si të shmangni tatimin e aksioneve

InvestitorĂ«t amerikanĂ« nuk kanĂ« nevojĂ« pĂ«r kĂ«shilla — njĂ« industri nĂ« lulĂ«zim po u vjen nĂ« ndihmĂ«
 
DĂ«shira e investitorĂ«ve pĂ«r tĂ« ulur barrĂ«n tatimore nuk Ă«shtĂ« gjĂ« e re. “Shmangia e taksave, - thoshte John Maynard Keynes, - Ă«shtĂ« ndoshta i vetmi veprim qĂ« sjell ende pĂ«rfitime tĂ« prekshme”.
Ajo që ka ndryshuar është shkalla dhe shpejtësia me të cilat kjo dëshirë po transformon ndërmjetësit f...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si të shmangni tatimin e aksioneve appeared first on Revista Monitor.

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

Keqardhje për Tommy Norris dhe homologët e tij në botën reale, shkruan The Economist
 
Tommy Norris, njĂ« personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, Ă«shtĂ« njĂ« ekspert i industrisĂ« sĂ« naftĂ«s, me njĂ« jetĂ« personale tĂ« ndĂ«rlikuar.
Sipas tij, çmimi ideal për një fuçi nafte është 78 dollarë. Në këtë nivel, prodhuesit kanë fitime të mjaftueshme për kërkime gjeologjike, ndërsa ko...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve appeared first on Revista Monitor.

Si ta kuptoni që industria e makinave në Perëndim është vërtet në telashe

Furnitorët, dikur më fitimprurës se vetë prodhuesit e makinave, po hasin vështirësi, shkruan The Economist
 
Furnitorët në industrinë e automobilave kanë qëndruar gjithmonë në hije krahasuar me prodhuesit e makinave. Panelet e komandimit, sistemet e amortizimit dhe komponentët e tjerë që ata prodhojnë fshihen nën pamjen e jashtme të makinës.
Megjithatë, kompani si Bosch, Continental apo Denso shp...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si ta kuptoni që industria e makinave në Perëndim është vërtet në telashe appeared first on Revista Monitor.

A mund të jenë burrat dhe gratë thjesht miq?

Përgjigjja ka më shumë rëndësi sesa mendoni. Shkruan The Economist
 
“Nuk mund tĂ« ketĂ« miqĂ«si mes burrave dhe grave, sepse gjithmonĂ« ndĂ«rhyn tĂ«rheqja fizike”.
Ky mendim pesimist, i shprehur nga personazhi Harry nĂ« filmin “When Harry met Sally” (Kur Harry takoi Sally-n), nĂ« vitin 1989, vazhdon tĂ« pĂ«rqafohet gjerĂ«sisht edhe sot.
Autoriteti fetar shtetëror i Turqisë e ka formuluar edhe më ashpë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A mund të jenë burrat dhe gratë thjesht miq? appeared first on Revista Monitor.

Rumani, fond i përbashkët investimi për energjinë nga fitimet e kompanive shtetërore

Qeveria e re e Rumanisë planifikon të shfuqizojë rregulloren aktuale, që kërkon nga kompanitë shtetërore të shpërndajnë shumicën e fitimeve vjetore si dividentë, sipas strategjisë zyrtare të qeverisjes të nënshkruar nga koalicioni katërpartiak.
Në vend të kësaj, fitimet e gjeneruara nga kompanitë shtetërore të energjisë do të riinvestohen nëpërmjet një fondi të ri të përbashkët për investime në en...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, fond i përbashkët investimi për energjinë nga fitimet e kompanive shtetërore appeared first on Revista Monitor.

Rumania, në vendin e 49-të në renditjen globale të konkurrueshmërisë

Rumania renditet në vendin e 49-të në edicionin 2025 të "World Competitiveness Yearbook", një raport i përpiluar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD) mbi konkurrueshmërinë botërore dhe i publikuar në Rumani nga CIT-IRECSON, Qendra për Informacion Teknologjik.
Sipas një njoftimi për shtyp të cituar nga agjencia e lajmeve Agerpres, tre vendet më konkurruese në botë janë Zvicr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumania, në vendin e 49-të në renditjen globale të konkurrueshmërisë appeared first on Revista Monitor.

Mali i Zi, ekonomi blockchain prej 2 miliardë eurosh

NĂ« foto - Milojko Spajić
NĂ«n drejtimin e kryeministrit Milojko Spajić, qeveria e Malit tĂ« Zi synon ta shndĂ«rrojĂ« kĂ«tĂ« shtet tĂ« vogĂ«l ballkanik nĂ« njĂ« fuqi tĂ« teknologjisĂ« blockchain qĂ« shkon pĂ«rtej madhĂ«sisĂ« sĂ« vet.
Në prapaskenë, Agile Dynamics po luan një rol të madh në formësimin dhe nxitjen e ambicieve kombëtare.
Jo shumĂ« kohĂ« pas marrjes sĂ« postit, Milojko Spajić, ish-bankier investimesh dhe ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Mali i Zi, ekonomi blockchain prej 2 miliardë eurosh appeared first on Revista Monitor.

Faktet dhe mitet për tranzicionin e Bullgarisë drejt Eurozonës në vitin 2026

Teksa Bullgaria i afrohet gjithnjë e më shumë anëtarësimit në Eurozonë më 1 janar 2026, pas mbështetjes unanime nga ministrat e Financave dhe krerët e shteteve të Eurozonës në qershor 2025, valë dezinformimi vazhdojnë të qarkullojnë.
Narrativa të rreme, që nga paniku ekonomik deri te teoritë konspirative, po përhapen në rrjete sociale, forume dhe madje edhe në disa kanale mediatike.
Ekipi i verifi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Faktet dhe mitet për tranzicionin e Bullgarisë drejt Eurozonës në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Si do të ndryshojë forca punëtore globale nga emigrantët e Afrikës?

Deri në vitin 2030, afërsisht gjysma e punëtorëve të rinj që hyjnë në fuqinë punëtore globale, do të jenë nga Afrika Nënsahariane.
 
“MbarĂ« bota do tĂ« pĂ«rfshihet nga njĂ« ‘valĂ« e re’ e rĂ«nies sĂ« popullsisĂ« nĂ« moshĂ«n e punĂ«s”, shkruan revista “The Economist” nĂ« shkrimin me titull “Emigrimi nga Afrika do tĂ« ndryshojĂ« botĂ«n.
NdĂ«rsa vendet e tjera plaken, do tĂ« kenĂ« nevojĂ« pĂ«r tĂ« rinj afrikanĂ«â€.
D...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si do të ndryshojë forca punëtore globale nga emigrantët e Afrikës? appeared first on Revista Monitor.

Bizneset “hapin dyert” pĂ«r punonjĂ«sit e huaj nga Afrika

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante. Ekspertët e burimeve njerëzore parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit. Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend tranzit për kalimin drejt BE-së, ekspertët bëjnë thirrje për hartimin e politi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bizneset “hapin dyert” pĂ«r punonjĂ«sit e huaj nga Afrika appeared first on Revista Monitor.

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje rreth 15% këtë vit, shifrat zyrtare e kanë zbehur ketë optimizëm, madje operatorët turistikë presin që sezoni veror 2025 të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara. Operatorët turistikë druhen se vlerësimet jo shumë të mira që Shqipëria po merr së fundmi nga turistët që sjellin agjencitë e huaja mund të na çojnë një hap pas. Pavarësisht investimeve dhe masave të marra, sektori vuan nga infrastruktura e dobët, trafiku, mbetjet, zhurmat dhe kantieret e ndërtimit aktive në zonat turistike, ndërkohë që së fundmi po shfaqen edhe probleme bazë si mungesa e ujit, kryesisht në Golem.

 

Nertila Maho

Në fillim të vitit, operatorët turistikë prisnin që turizmi të kishte një rritje 15% në raport me vitin 2024.

Pritshmëria optimiste buronte nga disa faktorë, ku më kryesori është fakti që Shqipëria mbetej një destinacion i promovuar gjerësisht.

Muaj pas muaji, kĂ«to pritshmĂ«ri janĂ« zbehur disi dhe kĂ«saj ia vunĂ« “vulĂ«n” zyrtarisht shifrat e LĂ«vizjes sĂ« Shtetasve, ku nĂ« maj ishin 1.9% mĂ« shumĂ« tĂ« huaj se maji 2024. NĂ« total 5-mujori ka shĂ«nuar rritje me vetĂ«m 3.9% tĂ« hyrjes sĂ« tĂ« huajve.

Kur u duk se ngadalësimi i rritjes ishte e keqja më e vogël, në fakt kjo mund të përshkallëzohet më tej.

Operatorët turistikë presin që vera 2025 të jetë më e dobët se ajo e vitit të shkuar duke marrë si referencë rezervimet paraprake të korrikut dhe gushtit që janë dukshëm më të ulëta, ndërkohë që edhe qershori ka qenë i dobët.

“Qershori, nga kontaktet qĂ« kam me hotelet, nuk ka pasur ecuri tĂ« mirĂ«. Ka pasur mĂ« pak rezervime se vitin e kaluar.

Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, pra të parapaguara dhe po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët.

Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024.

Kjo Ă«shtĂ« mĂ« e dukshme sidomos nĂ« VlorĂ« dhe nĂ« SarandĂ«â€, – tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

 

Burimi: INSTAT

 

VerĂ« mĂ« e dobĂ«t, por vitin pritet ta shpĂ«tojĂ« “vjeshta”

Teksa vera pritet të ketë një numër më të ulët vizitorësh si efekt i një Diaspore më të tkurrur dhe një Kosove më pak të pranishme, në total, viti 2025 parashikohet të ketë ecuri më të mirë, e kompensuar nga pranvera, edhe pse me rritje modeste, por edhe nga turet kulturore të vjeshtës.

“Mendoj qĂ« nĂ« sezonin veror, shifrat do tĂ« jenĂ« mĂ« pak se vjet nĂ« lidhje me turistĂ«t. Si total, viti 2025 pres qĂ« tĂ« jetĂ« mĂ« mirĂ« se viti 2024. KĂ«tĂ« diferencĂ« mund ta bĂ«jnĂ« turet kulturore tĂ« vjeshtĂ«s.

Rritja gjithsesi do tĂ« jetĂ« mĂ« e ulĂ«t se ajo qĂ« ne prisnim nĂ« fillim”, tha z. Kasa.

Golemi mbetet edhe këtë vit destinacioni më i konsoliduar i lidhur me segmentin e turizmit të organizuar, edhe pse individët janë edhe këtu më dobët.

Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, struktura me kapacitetin akomodues mĂ« tĂ« madh nĂ« kĂ«tĂ« bregdet, por edhe ndĂ«r mĂ« tĂ« mĂ«dhatĂ« nĂ« vend, shprehet se pavarĂ«sisht se maji nisi dobĂ«t, sezoni pritet tĂ« jetĂ« i mirĂ« pĂ«r Golemin.

“Nisur nga rezervimet qĂ« kemi te struktura jonĂ«, por nĂ« tĂ«rĂ«si edhe pĂ«r Golemin, mendoj se kjo verĂ« do tĂ« jetĂ« pak mĂ« e mirĂ« se vera e vitit tĂ« shkuar.

Pra do të kemi shifra në rritje.

PavarĂ«sisht se sezoni nisi vonĂ«, mendoj qĂ« korriku dhe gushti do tĂ« bĂ«jnĂ« kompensimin dhe po kĂ«shtu edhe shtatori qĂ« tani Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« muaj qĂ« mĂ« shumĂ« llogaritet te vera se te vjeshta, sa i takon turizmit tĂ« verĂ«s”, shprehet z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Problemeve të mëdha u shtohen edhe ato bazë, Golemi mbetet pa ujë

Në prill, operatorët turistikë u përballën me faktin se nuk do të kishte fluturime nga Aeroporti i Vlorës, siç ishte premtuar, dhe kontratat me garanci të parapaguara do të duhet të rinegocioheshin duke i mbajtur ata kostot për ndryshimet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, infrastruktura rrugore në disa zona turistike është e pamjaftueshme apo jashtë standardit, ndërsa zonat e plazhit janë kthyer në kantiere ndërtimi.

Kjo duket se ka përkeqësuar vlerësimin e agjencive të huaja për Shqipërinë duke vënë në pozitë të vështirë marrëdhënien me operatorët vendës.

“ShumĂ« grupe kanĂ« ardhur nga fundi i majit e nĂ« vazhdim dhe pĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s vlerĂ«simet e tyre nuk kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« mira.

Ankesat ishin mĂ« sĂ« shumti pĂ«r ndĂ«rtimin, por tani sĂ« fundmi Ă«shtĂ« shtuar dhe uji. Flas vetĂ«m pĂ«r Golemin”, – tha z. Kasa.

Për shkak të rikonstruksionit të një nyjeje në rezervuarin e Manskurisë që furnizon me ujë zonën e Golemit, liqeni në këtë zonë është tharë. Kjo ka detyruar bizneset të gjejnë zgjidhje të furnizimit me ujë me bote apo me hapje pusesh.

“PunĂ« tĂ« mira janĂ« bĂ«rĂ« plot por ka shumĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« duke nisur qĂ« nga lidhjet me aeroporte, te rrugĂ«t qĂ« duhet tĂ« sillen nĂ« parametra tĂ« pranueshĂ«m, flas kĂ«tu pĂ«r TiranĂ«-DurrĂ«s, apo rrugĂ«t dytĂ«sore nĂ« Plepa-Golem.

Tani, së fundmi, është shtuar edhe problemi i ujit në zonën e Golemit për shkak të riparimit të rezervuarit. Nëse kjo gjë vazhdon gjatë, mungesa e ujit do të jetë shqetësimi ynë kryesor këtë sezon.

Kemi nisur tĂ« hapim puse dhe po punojmĂ« me ujin e tyre, por duhet thĂ«nĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« ujĂ« shumĂ« i mirĂ«. Duhet gjetur njĂ« zgjidhje pĂ«r kĂ«tĂ« me ndihmĂ«n e tĂ« gjithĂ« palĂ«ve”, – thotĂ« z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Polakët mbeten grupi kryesor i organizuar, por nuk shkojnë përtej kontratave aktuale

Një vit më parë, pavarësisht rezervimeve paraprake me kontrata garancie, agjencitë polake rritën kërkesën edhe brenda sezonit për vende shtesë. Ky vit duket se nuk ka të njëjtin ritëm.

Strukturat akomoduese shprehen se agjencitë po respektojnë rezervimet që kanë dhe po sjellin rregullisht chartera.

“AgjencitĂ« e huaja, qĂ« kanĂ« kontrata garancie, kanĂ« sjellĂ« grupet e organizuara sipas rezervimeve paraprake. Nuk kanĂ« shumĂ« kĂ«rkesa pĂ«r shtim tĂ« kapacitetit si vitin e shkuar.

Mesa kemi kontakte dhe nga ajo qĂ« shohim, ShqipĂ«ria mbetet njĂ« destinacion i mirĂ« qĂ« ata po vazhdojnĂ« ta shesin sipas planit qĂ« kanĂ« pasur, sepse charterat dhe dhomat kanĂ« qenĂ« tĂ« plotĂ«suara sipas kalendarit”, tha z. Çerenishti.

Sipas tij është rritur interesi nga agjencitë e huaja franceze, të cilat po e shohin Shqipërinë si një mundësi për të hyrë me ture të organizuara, por ende nuk ka asgjë të finalizuar.

Një tjetër treg që po rritet në mënyrë të qëndrueshme në segmentin e turizmit të organizuar është edhe ai spanjoll.

“SpanjollĂ«t kanĂ« njĂ«farĂ« rritje dhe Ă«shtĂ« njĂ« treg qĂ« po ecĂ«n ngadalĂ«, por nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe kjo Ă«shtĂ« diçka e mirĂ«.

Po vijnĂ« si te hotelet qĂ« janĂ« marka qĂ« ata i njohin, edhe nĂ« hotele tĂ« tjera me standard qĂ« DurrĂ«sit dhe Golemit nuk i mungojnĂ«, por edhe nuk kanĂ« gjetur shumĂ« hapĂ«sira pasi vendet ishin parablerĂ« nga tregje tĂ« tjerĂ«â€, – tha z. Kasa.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexoni edhe: 

“Ka mĂ« pak rezervime individuale”

“Golemi, mirĂ« me shifrat e turistĂ«ve, por mungesa e ujit po bĂ«het problem serioz”

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

 

The post Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar appeared first on Revista Monitor.

“Ka mĂ« pak rezervime individuale”

Flet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar

 

Teksa viti 2025 mund të regjistrojë në total rritje më të madhe të vizitorëve të huaj sesa ai që lamë pas, vera e këtij viti pritet të bëjë një hap pas.

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, tha se janë disa tregues që e bëjnë parashikimin disi pesimist për periudhën e verës dhe kjo ka të bëjë me rezervimet paraprake individuale që janë më të ulëta se një vit më parë në gjithë bregdetin e vendit, kryesisht në Vlorë e Sarandë, por edhe në mungesë të Kosovës dhe Diasporës që po bie në sy.

 

Si është ecuria e sektorit të turizmit deri më tani nga ajo që shihni, por edhe nga kontaktet që keni me strukturat hoteliere në vend?

Ecuria deri në maj mund të thuhet se ka qenë e mirë, por jo brenda pritshmërive që ne kishim.

Thënë kjo, rritja me 3.9% e të huajve në janar-maj është më pak sesa ajo që ne prisnim. Edhe qershori, nga kontaktet që kam më hotelet, nuk ka pasur ecuri të mirë.

Ka pasur më pak rezervime se vitin e kaluar. Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, të parapaguara, që po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët.

Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024. Kjo është më e dukshme sidomos në Vlorë dhe në Sarandë.

 

Meqë jemi te Vlora, ju kishit kontratat e para me garanci për këtë rajon të cilat u vunë në rrezik për shkak të mosnisjes së fluturimeve nga Aeroporti i Vlorës. Si e keni zgjidhur këtë gjë duke qenë se do të negocionit për një zgjidhje alternative nga Tirana? A pati anulime?

Na u desh të negocionim gjatë me agjencitë e huaja por edhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës të cilët na mundësuan disa slote (vende/orare) për të ulur charterat sipas kërkesave.

Ishte pak e vështirë për shkak të fluksit të lartë të fluturimeve, por bëmë çmos për të mos humbur rezervimet që kishim.

Sipas kontratës me agjencitë e huaja dhe klientët, ata kanë të drejtë të anulojnë rezervimin pa penalitet në rast se ti nuk respekton atë që keni rënë dakord.

Pavarësisht përpjekjeve tona për të marrë përsipër kostot e transportit deri në Vlorë dhe për të siguruar një udhëtim sa më të lehtë për turistët që do të ulen tani në Tiranë dhe jo në Vlorë, anulime ka pasur.

Të paktën 15% e vendeve janë anuluar që do të thotë vende bosh në charter dhe dhoma bosh në hotele.

 

Cilat janë grupet kryesore që ju vini re se kanë rritje të interesit për Shqipërinë në lidhje me turizmin e organizuar. Si janë shifrat e polakëve, spanjollëve dhe francezëve që po duken si një grup i ri potencial?

Numri i turistëve polakë këtë vit është në rritje në raport me vitin 2024 sa u takon grupeve të organizuara dhe ne këtë e kishim të qartë që vitin e shkuar kur lidhëm kontratat paraprake.

Këtë vit, kërkesa e tyre është sërish në rritje për vende brenda këtij sezoni, por kjo rritje është e lehtë jo si vitin e shkuar kur ne e kishim të pamundur të gjenim hapësira.

Turistët spanjollë, nga ana tjetër, kanë njëfarë rritjeje dhe është një treg që po ecën ngadalë por qëndrueshëm dhe kjo është diçka e mirë.

Po vijnë si te hotelet që janë marka që ata i njohin, edhe në hotele të tjera me standard që Durrësit dhe Golemit nuk i mungojnë, por edhe nuk kanë gjetur shumë hapësira pasi vendet ishin parablerë nga tregje të tjerë.

Francezët kanë shfaqur interes por nuk shoh ndonjë qëndrim të vendosur të agjencive. Më shumë duket si studim i tregut dhe jo ndonjë hap konkret.

 

Një nga problemet e raportuara këtë vit, të paktën në zonën e Golemit, është mungesa e ujit. Si e kanë zgjidhur këtë bizneset?

Ky është një tjetër problem shumë i madh këtë sezon në Golem. Bizneset po sajohen, sepse nuk kanë zgjidhje.

Po furnizohen me bote, kanë zbrazur pishinat e kanë mbushur depozitat. Problemi ynë është që një situatë si kjo mund të bëhet problem i madh te vlerësimet e turistëve.

Dikujt qĂ« ka ardhur me pushime nuk i intereson se ç’po ndodh me digĂ«n e ManskurisĂ«.

Kërkon kushtet dhe vlerësimet këtë vit nuk kanë nisur mirë qoftë nga kjo, por edhe nga punimet që bëhen në zonat turistike ku ka beton, zhurmë, punime e mbetje.

Nuk mund të mbash aktiv një kantier ndërtimi në një zonë turistike në sezon.

 

Si kanë qenë vlerësimet e grupeve të para që kanë ardhur këtë sezon, sepse në deklaratën që ju bëtë si Union pak ditë më parë referonit që agjencitë kishin ankesa?

Shumë grupe kanë ardhur nga fundi i majit e në vazhdim dhe për hir të së vërtetës, vlerësimet e tyre nuk kanë qenë shumë të mira.

Më së shumti, ankesat ishin për ndërtimin, por tani së fundmi është shtuar dhe uji. Flas vetëm për Golemin këtu.

 

Si ka qenë vlerësimi i klientëve për rajonet e tjera në agjencitë e huaja?

Në total nuk ka qenë mirë për bregdetin në vend. Edhe për Vlorën ka pasur ankesa për ndotjen dhe djegien e mbetjeve, që është diçka që përsëritet në sezon. Janë ankuar për trafikun, sepse mbetet problem në segmente të caktuara.

Janë ankuar për hotelet që në Jug, në disa raste, nuk ishin gati. Me të drejtë hotelet nuk arritën të përgatiten në kohë, sepse moti nuk ishte i favorshëm, kërkesa ishte e ulët në maj, por gjithsesi edhe kjo është parë me rezerva nga agjencitë.

 

Cili është aktualisht modeli më i qëndrueshëm këtë vit në turizëm dhe zhvillimet që ka sektori?

Golemi vazhdon të mbetet më i qëndrueshmi. Pavarësisht vlerësimeve dhe problemeve që kanë dalë, ai ka kërkesën më të lartë të kontratave me garanci por rezervimet individuale janë të ulëta kudo.

 

Si e prisni të jetë këtë vit sezoni veror nga ajo që shihni duke qenë se tashmë ka kaluar një e treta e tij?

Mendoj se shifrat në këtë sezon veror do të jenë më pak se vjet sa u takon turistëve. Si total, viti 2025 pres që të jetë më mirë se viti 2024.

Këtë diferencë mund ta bëjnë turet kulturore të vjeshtës. Rritja gjithsesi do të jetë më e ulët se ajo që ne prisnim në fillim.

 

Cilat janë grupet që mendoni se do të ndikojnë në këtë lëkundje të sezonit veror?

 

Diaspora po duket më pak e interesuar në rezervime dhe mendoj se do të ketë ndikimin e saj negativ. Kosova, nga ana tjetër, nuk ka kërkesën që ka pasur dikur.

ËshtĂ« nĂ« rĂ«nie pĂ«r shkak tĂ« çmimeve, pasi zhvlerĂ«simi i Euros e ka bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« shtrenjtĂ« ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r ta.

Shqiptarët e Kosovës po kërkojnë alternativa të tjera në rajon. Të dyja këto zhvillime mendoj se do të kenë ndikim te shifrat që do të regjistrojë sezoni veror.

 

Si paraqiten çmimet këtë vit, a ka ndryshime?

Çmimet kanĂ« ndryshuar thuajse nĂ« tĂ« gjithĂ« bregdetin nĂ«n argumentin e rritjes sĂ« kostove, ku mĂ« shumĂ« e ku mĂ« pak, por mund tĂ« them qĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si kjo rritje Ă«shtĂ« mesatarisht 5%.

Kuptohet në raste të izoluara, kryesisht në Jug, mund të jetë edhe pak më shumë, por kjo është mesatarja.

 

Lexoni edhe:

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

 

The post “Ka mĂ« pak rezervime individuale” appeared first on Revista Monitor.

“Golemi, mirĂ« me shifrat e turistĂ«ve, por mungesa e ujit po bĂ«het problem serioz”

Flet Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”

 

Golemi ka vijuar të mbetet destinacioni kryesor për turizmin e organizuar dhe agjencitë e huaja po respektojnë kontratat e tyre duke sjellë rregullisht chartera sipas marrëveshjeve, ku grupi kryesor mbeten polakët.

Pavarësisht ecurisë së mirë të këtij segmenti të turizmit duket se ky sezon ka nisur me probleme, që e zbehin shkëlqimin turistik të vendit, të cilat lidhen me mungesën e ujit.

Fatos Çerenishti, nga “FAFA Group”, shprehet se nĂ«se kjo nuk zgjidhet, mungesa e ujit do tĂ« jetĂ« shqetĂ«simi kryesor i bizneseve kĂ«tĂ« sezon.

 

Si ka qenë ecuria e sezonit turistik për periudhën e majit, por në vazhdim edhe për qershorin, apo rezervimet për muajt e tjerë?

Muaji maj filloi jo shumë mirë. Grupet e organizuara që ne kishim, kanë ardhur të gjitha sipas kontratave, por rezervimet individuale të shqiptarëve të Kosovës, vendësve por edhe diasporës, kanë pasur rënie në raport me një vit më parë.

 

Vitin e kaluar, brenda sezonit pati kërkesë për rritje të kapacitetit nga agjencitë që sjellin turistë të organizuar. A ka kërkesë për rritje të rezervimeve?

Agjencitë e huaja me kontrata garancie kanë sjellë grupet e organizuara sipas rezervimeve paraprake. Nuk kanë shumë kërkesa për shtim të kapacitetit si vitin e shkuar.

Mesa kemi kontakte dhe nga ajo që shohim, Shqipëria mbetet një destinacion i mirë që ata po vazhdojnë ta shesin sipas planit që kanë pasur, sepse charterat dhe dhomat kanë qenë të plotësuara sipas kalendarit.

 

Si është shfaqur Kosova këtë vit në turizmin e fundjavave?

Në strukturën tonë, shqiptarët e Kosovës ka qenë më të pranishëm këtë vit se viti i kaluar, kur ishte edhe viti i parë i liberalizimit të vizave.

 

A ka grupe të reja që kanë interes për Golemin për turizmin e organizuar? Si shfaqet interesi i tyre, flasim këtu për gjermanët apo francezët, që kanë rritje të përgjithshme të hyrjeve në vendin tonë. Po turistët nordikë?

Shifrat e turistĂ«ve nordikĂ« prej tre vjetĂ«sh janĂ« ulur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme dhe praktika qĂ« parapĂ«lqejnĂ« pĂ«r rezervimet e tyre Ă«shtĂ« ajo “allotment”, pra paguaj sa sjell.

Francezët duken si një grup që ka interes për të hyrë në vendin tonë me kontrata garancie në vitin 2026.

Ka shumĂ« agjenci franceze qĂ« po interesohen nĂ« bregdetin e Golemit, edhe pse ende janĂ« nĂ« negociata fillestare dhe mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se do tĂ« finalizohen.

 

Cilat janë ato elemente që e bëjnë tërheqëse Shqipërinë në sytë e tyre?

NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« çmimet, u pĂ«lqen fakti qĂ« janĂ« struktura tĂ« reja. Ushqimi Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r pikĂ« e fortĂ« dhe paketat “all inclusive” (tĂ« gjitha tĂ« pĂ«rfshira) janĂ« njĂ« ofertĂ« qĂ« atyre u duket me leverdi.

 

NĂ« lidhje me rezervimet qĂ« keni me kontrata garancie, a janĂ« tĂ« gjitha me paketa “all inclusive”?

TĂ« paktĂ«n 90% e tyre janĂ« “all inclusive”, ndĂ«rsa njĂ« pjesĂ« mĂ« e vogĂ«l janĂ« vetĂ«m me mĂ«ngjes.

 

Si e prisni që do të jetë ky vit për ecurinë e përgjithshme të sezonit veror nga ajo që shihni deri më tani?

Nga rezervimet që kemi në strukturën tonë, por në tërësi edhe për Golemin, mendoj se kjo verë do të jetë pak më e mirë se vera e vitit të shkuar.

Pra do të kemi shifra në rritje. Pavarësisht se sezoni nisi vonë, mendoj se korriku dhe gushti do të bëjnë kompensimin dhe po kështu edhe shtatori, që tani është kthyer në një muaj që më shumë llogaritet te vera se te vjeshta, sa i takon turizmit të verës.

 

Cili mendoni se do të jetë grupi që do të mbajë peshën kryesore të turizmit të organizuar këtë vit?

Mendoj që sërish polakët dhe besoj që do të jenë po ata që do të negociojnë të parët për kontratat e vitit tjetër. Kjo ndoshta si një formë për të mos lejuar strukturat që të devijojnë në tregje të tjera që mund të kenë interes.

 

Ka pasur gjithashtu një rritje të vizitorëve gjermanë, a e shihni të reflektuar këtë në strukturën tuaj? Po italianët?

Tregu gjerman është rritur në numër dhe nga ajo tendenca që ka qenë në pranverë po bëhet i qëndrueshëm tani edhe në verë. Italianët, nga ana tjetër, janë një treg masiv në Shqipëri, por nuk janë te grupi që ka interes gjithëvjetor.

Pra janë të kufizuar, si ne shqiptarët që pushimet i vendosim në ato 60 ditët e korrik-gusht.

Më të pranishëm ndërkohë kam vënë re që janë edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova, dhe mendoj se kanë provuar tregje të reja dhe kanë parë që Shqipëria, përveçse është ekonomike, ofron edhe lehtësinë e komunikimit, sepse merremi vesh shqip.

 

Zhvlerësimi i Euros ishte një kosto ekstra që shpeshherë i ka vështirësuar negociatat me agjencitë e huaja për kontratat e garancisë. Si e shihni situatën aktualisht?

Zhvlerësimi i Euros i ka krijuar vështirësi industrisë sonë, për ne që punojmë me kontrata garancie.

Teksa forcimi i Lekut është 20%, ne nuk i rrisim dot çmimet tona të kontratave për të kompensuar këtë zhvlerësim të Euros, me më shumë se 4-6% sepse është e papranueshme për ta.

Ata e dinë realitetin, por punojnë me klientë që të ardhurat i kanë në Euro dhe paketat i shesin në Euro dhe rritja e vazhdueshme na bën jokonkurrues.

Ne marketohemi si destinacion i lirë dhe na duhet ta ruajmë këtë, nëse duam që të vazhdojmë të kemi marrëdhënien me agjencitë, por do të jetë një problem edhe në vazhdim.

 

Cilat mendoni se janë sfidat e këtij sezoni?

PunĂ« tĂ« mira janĂ« bĂ«rĂ« plot, por ka shumĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« duke nisur qĂ« nga lidhjet me aeroporte, te rrugĂ«t qĂ« duhet tĂ« sillen nĂ« parametra tĂ« pranueshĂ«m flas kĂ«tu pĂ«r TiranĂ«-DurrĂ«s, apo rrugĂ«t dytĂ«sore nĂ« Plepa-Golem.

Tani së fundmi është shtuar edhe problemi i ujit në zonën e Golemit, për shkak të riparimit të rezervuarit. Nëse kjo gjë vazhdon gjatë, mungesa e ujit do të jetë shqetësimi ynë kryesor këtë sezon.

Kemi nisur të hapim puse dhe po punojmë me ujin e tyre, por duhet thënë që nuk është ujë shumë i mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për këtë me ndihmën e të gjitha palëve.

 

Lexoni edhe:

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

 

 

 

The post “Golemi, mirĂ« me shifrat e turistĂ«ve, por mungesa e ujit po bĂ«het problem serioz” appeared first on Revista Monitor.

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

NĂ« janar tĂ« kĂ«tij viti, Agjencia KombĂ«tare e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizimeve njoftoi se kishte shpallur fituesin, kompaninĂ« “Alba Konstruksion”, pĂ«r njĂ« procedurĂ« me vlerĂ« 4 milionĂ« euro qĂ« synonte ndĂ«rhyrjen nĂ« nyjĂ«n hidroteknike tĂ« rezervuarit tĂ« ManskurisĂ«.

Rezervuari ndodhet mbi zonën e Golemit në Kavajë dhe shërben për nevojat e furnizimit me ujë të bashkisë. Në atë kohë pakkush mendoi se kjo ndërhyrje do të kthehej në dhembjen e kokës së të gjithë zonës, sidomos në pikun e sezonit turistik.

Ndërhyrja që në fakt ishte e nevojshme për të rritur sigurinë e rezervuarit për shkak të një defekti të vitit 2015 duket se kapi të papërgatitur familjet dhe bizneset e kësaj zone.

Teksa punimet vazhdojnë, gjasat janë  që rezervuarit të mos jetë në funksion para vjeshtës.

Referuar dokumenteve në atë kohë raportohej se në skarpatën e poshtme të digës afër aksit të ujëlëshuesit ekzistues, rreth 2 metra poshtë kurorës së digës ishte hapur një pus, gryka e të cilit kishte dalë në sipërfaqe të skarpatës.

Nga ana tjetër, ishte identifikuar një rrjedhje uji në formë burimi në anën e poshtme të digës.

“QĂ« nga koha e identifikimit tĂ« kĂ«tij pusi kur ai doli nĂ« sipĂ«rfaqe nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« veprim i mĂ«tejshĂ«m duke ia lĂ«nĂ« kĂ«tĂ« njĂ« projekti tĂ« plotĂ« tĂ« rehabilitimit dhe jo ndĂ«rhyrjeve pjesore nĂ« tĂ«â€, thuhet nĂ« dokumentet e AKUK.

Lidhur me këtë, plani është për një ndërhyrje në seksionin e plotë të digës duke e çarë atë sipas aksit të ujëlëshuesit dhe duke e zëvendësuar ujëlëshuesin me një të ri.

Çarja e digĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kontrolluar me njĂ« teknologji specifike, sipas institucioneve, do tĂ« ndihmojĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« mirĂ« arsyet dhe shkaqet e defektit tĂ« ndodhur si dhe do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« korrigjimin e masave tĂ« parashikuara nĂ« kĂ«tĂ« projekt si:

(1) Rehabilitimin e drenazheve të digës.

(2) Eliminimin e gropave të tjera që mund të jenë krijuar në këtë seksion, por që nuk kanë dalë ende në sipërfaqe.

(3) Rehabilitimin e skarpatĂ«s fundore tĂ« digĂ«s nĂ« anĂ«n e poshtme tashmĂ« tĂ« prekur nga ndĂ«rtimi i impiantit tĂ« pastrimit tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m”, thuhej nĂ« dokumente.

 

Lexoni edhe:

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

 

 

 

 

The post Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin appeared first on Revista Monitor.

Editorial / Turizmi mes kontrasteve

Ndryshe nga Italia, Spanja apo Portugalia – ku banorĂ«t po ngrihen nĂ« protestĂ« pĂ«r tĂ« frenuar fluksin e turistĂ«ve qĂ« po rrit çmimet e qirasĂ«, po mbingarkon qytetet dhe po rrezikon cilĂ«sinĂ« e jetesĂ«s – ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ende njĂ« vend qĂ« u hap dyert turistĂ«ve me entuziazĂ«m.

Në fakt, në një vend ku sektorë të tjerë ekonomikë po ngadalësohen, si industria apo bujqësia, turizmi është shndërruar në një nga burimet kryesore të rritjes.

Mijëra biznese të vogla jetojnë nga sezoni turistik. Rritja e numrit të turistëve ndër vite ka ndikuar drejtpërdrejt në konsum, ka nxitur investime në struktura hoteliere, në rrjetin e restoranteve, në transport, në ofertat turistike lokale dhe në rritjen e numrit të apartamenteve për qira ditore.

Panairet jashtë vendit kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria, krahas lajmeve për projekte të mëdha zhvilluese si marinat, hyrja e markave të njohura të hotelerisë dhe investimet mbi 1 miliard dollarë në Ishullin e Sazanit, që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e mediave botërore.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur mbi 3.5 milionë vizitorë, një numër që vazhdon trendin e rritjes së viteve të fundit, ndonëse i ngadalësuar në krahasim me bumin që u pa në vitin 2024.

OperatorĂ«t turistikĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« e kanĂ« pĂ«rfshirĂ« vendin nĂ« katalogĂ«t e tyre, ndĂ«rkohĂ« qĂ« plazhet shqiptare po shfaqen nĂ« renditjet e portaleve tĂ« huaja si “perlĂ« e fshehur” e Ballkanit.

Megjithatë, përtej statistikave dhe propagandës zyrtare, realiteti që përjeton një turist gjatë qëndrimit në Shqipëri nuk është aq miqësor sa do të duhej.

Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një problem serioz. Në zonat bregdetare si Golemi, Dhërmiu apo Ksamili, një pjesë e njësive akomoduese dhe e shtëpive nuk kanë furnizim të rregullt me ujë.

Edhe mĂ« shqetĂ«suese Ă«shtĂ« situata me ndotjen e ujĂ«rave detare. Sipas raportit tĂ« fundit tĂ« AgjencisĂ« Europiane tĂ« Mjedisit (EEA), ShqipĂ«ria renditet nĂ« fund tĂ« EuropĂ«s pĂ«r cilĂ«sinĂ« e ujĂ«rave tĂ« plazheve, me vetĂ«m 16% tĂ« tyre tĂ« kategorizuara si “tĂ« shkĂ«lqyera”.

Kryefajtore për këtë janë derdhjet e ujërave të zeza pa trajtim në det, mungesa e impianteve funksionale të përpunimit dhe kontrolli i dobët i ndotjes.

Kjo jo vetëm dëmton përvojën e pushuesve, por cenon drejtpërdrejt shëndetin publik dhe imazhin e vendit.

Për më tepër, infrastruktura mbështetëse vazhdon të mbetet e dobët, ndonëse ka pasur investime dhe përmirësime, kryesisht në zonën e Jugut, por trafiku në qendër vijon të mbetet problem.

Plehrat që digjen në Elbasan apo Vlorë po kthehen në kërcënim serioz për shëndetin e popullatës, por po krijojnë edhe një imazh aspak serioz për një shtet që është shumë aktiv në panairet ndërkombëtare duke ftuar të huajt ta vizitojnë.

Kjo situatë ka filluar të reflektohet. Rezervimet individuale janë në rënie në zonat bregdetare si Vlora e Saranda, ndërkohë që operatorët turistikë raportojnë se agjencitë e huaja kanë filluar të shfaqin rezerva ndaj ofertës shqiptare për shkak të këtyre problematikave.

Përballë këtij realiteti, fokusi i qeverisë nuk duhet të jetë vetëm numërimi i turistëve që hyjnë në kufi.

Por as shifrat dhe as propagandat nuk mund ta fshehin mungesën e politikave të qëndrueshme për zhvillimin e turizmit.

Në një ekonomi që po bëhet gjithnjë e më e varur nga ky sektor, shteti nuk mund të mbetet spektator.

Duhet njĂ« investim serioz nĂ« infrastrukturĂ«n bazĂ« – ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, kanalizime, rrugĂ«, ndriçim, trajtim tĂ« mbetjeve – por edhe njĂ« vizion afatgjatĂ« pĂ«r menaxhimin e ofertĂ«s turistike, me fokus te cilĂ«sia dhe jo vetĂ«m te numrat.

Nëse Italia po ngre pankarta kundër turistëve dhe Portugalia e Spanja po kufizojnë qiratë afatshkurtra, Shqipëria ka ende një avantazh të madh: mikpritjen dhe një imazh të paprishur të një vendi autentik.

Por ky kapital mund të humbasë shumë shpejt, nëse shteti vazhdon ta trajtojë turizmin si një vetëmbështetje spontane.

E vërteta është se bojkotin nuk po e bëjnë qytetarët ndaj turistëve, por institucionet ndaj vetë sektorit.

Dhe kjo është rruga më e shkurtër për të humbur një mundësi historike.

Ashtu siç erdhĂ«n, tĂ« joshur nga rrjetet sociale, ku ShqipĂ«ria u bĂ« trend, po aq shpejt antireklama nga vetĂ« turistĂ« mund t’i largojĂ«.

Lexoni edhe:

“Aventura me turizmin”, kur shteti zgjedh forcĂ«n, jo vizionin

 

The post Editorial / Turizmi mes kontrasteve appeared first on Revista Monitor.

Ndryshimet klimatike do të godasin si fermerët më të pasur, edhe ata më të varfër

Edhe në skenarin më realist të përshtatjes me ndryshimet klimatike, rendimenti bujqësor do të ulet, ndërsa temperaturat rriten, shkruan The Economist

 

QĂ« nga momenti kur ndryshimet klimatike u njohĂ«n gjerĂ«sisht si problem nĂ« vitet ‘80, ndikimi i tyre nĂ« bujqĂ«si ka qenĂ« njĂ« fushĂ« aktive studimi.

Një studim i ri, i publikuar në revistën Nature, ofron një pamje veçanërisht gjithëpërfshirëse, por edhe zhgënjyese.

NĂ« pĂ«rpjekjen e parĂ« pĂ«r tĂ« parashikuar se si fermerĂ«t do t’iu pĂ«rshtaten klimĂ«s sĂ« re, duke u bazuar nĂ« mĂ«nyrĂ«n si po veprojnĂ« aktualisht, autorĂ«t arrijnĂ« nĂ« pĂ«rfundimin se prodhimi ushqimor nĂ« zonat mĂ« pjellore tĂ« botĂ«s do tĂ« jetĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« goditurit, megjithĂ«se disa rajone mĂ« veriore dhe aktualisht mĂ« pak produktive, si Kanadaja, Kina dhe Rusia, mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« disi.

Dhe megjithĂ«se pĂ«rshtatja do tĂ« zbusĂ« disi humbjet globale, ajo nuk do tĂ« mjaftojĂ« pĂ«r t’i shmangur ato.

Projekti është rezultat i tetë viteve punë nga Climate Impact Lab, një grup studiuesish kryesisht amerikanë.

Ai është përqendruar te gjashtë kulturat kryesore bujqësore, që përbëjnë dy të tretat e kalorive të konsumit global: kasava, misri, orizi, melekuqja, soja dhe gruri.

Me pĂ«rjashtim tĂ« orizit – qĂ« pritet tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga rritja e reshjeve nĂ« rajonet ku kultivohet dhe qĂ« reagon mĂ« mirĂ« ndaj masave tĂ« pĂ«rshtatjes – studimi konstaton se temperaturat mĂ« tĂ« larta dhe moti ekstrem gjithnjĂ« e mĂ« i shpeshtĂ«, do tĂ« çojnĂ« nĂ« ulje tĂ« rendimentit pĂ«r tĂ« gjitha kulturat kryesore deri nĂ« fund tĂ« kĂ«tij shekulli.

Autorët arrijnë në përfundimin se për çdo gradë shtesë në temperaturën mesatare globale, sasia e ushqimit në dispozicion për konsum do të ulet me 120 kalori për person në ditë (rreth 4.4% e nevojës ditore të rekomanduar).

“KĂ«to gjĂ«ra janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u llogaritur”, thotĂ« Timothy Searchinger, ekspert pĂ«r bujqĂ«sinĂ« dhe ekonominĂ« nĂ« Universitetin Princeton, i cili nuk ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« studim.

Ai e vlerëson analizën e ekipit, por thekson se ende ka pasiguri të mëdha.

Studimi përfaqëson një përmirësim ndaj përpjekjeve të mëparshme, të cilat zakonisht supozonin se fermerët ose nuk do të përshtateshin aspak, ose do të përshtateshin në mënyrë të përkryer, duke zbatuar teknologji dhe strategji të reja pa vështirësi, pavarësisht kostove apo aksesit në to.

Asnjëri prej këtyre skenarëve nuk është realist.

Në praktikë, fermerët bëjnë më të mirën që mundin me burimet që kanë, duke ndërruar varietete kulturash apo duke shtuar vaditjen artificiale kur është e mundur.

 

Projeksioni

Studiuesit e Climate Impact Lab janĂ« pĂ«rpjekur ta pĂ«rfshijnĂ« kĂ«tĂ« realitet. Duke qenĂ« se kufizimet me tĂ« cilat pĂ«rballen fermerĂ«t ndryshojnĂ« shumĂ« sipas vendndodhjes dhe nivelit ekonomik, modelimi i pĂ«rgjigjeve individuale do tĂ« ishte “thuajse i pamundur”, thotĂ« Andrew Hultgren, autori kryesor i studimit dhe ekonomist nĂ« Universitetin e Illinois nĂ« Urbana-Champaign.

Ata ndërtuan një model statistikor të përshtatjes aktuale, bazuar në mënyrën se si rendimenti në më shumë se 12,000 rajone në 54 vende ka ndryshuar tashmë për shkak të rritjes së temperaturave. Më pas, këtë model e shtrinë në projeksione për një klimë edhe më të ngrohtë.

Ata vlerësojnë se, në një skenar ku bota redukton emetimet pak më shpejt se sa trajektorja aktuale, përpjekjet për përshtatje do të zbusin vetëm në mënyrë të lehtë uljen e rendimentit.

Në një të ardhme pa përshtatje, rendimenti do të binte me 8.3% deri në vitin 2050 dhe me 12.7% deri në vitin 2098, krahasuar me një skenar hipotetik ku klima nuk ndryshon. Me përshtatje, këto shifra bëhen përkatësisht 7.8% dhe 11.2%.

Autorët parashikojnë se pasojat do të ndihen më fort në ekstremet e spektrit të të ardhurave.

Për 10% të rajoneve më të varfra (të matur sipas PBB-së për frymë), reduktimi i përgjithshëm i kapacitetit për prodhim ushqimor deri në fund të shekullit, parashikohet të jetë rreth 13% në një skenar me ulje emetimesh dhe deri në 28% në një skenar me emetime të larta.

Ndërkohë, 10% e rajoneve më të pasura parashikohet të përballen me reduktime përkatësisht mbi 19% dhe 41%.

Rënia në rajonet më të varfra mund të shpjegohet me faktin se atje fermerët kultivojnë kultura me rendiment të ulët dhe nuk kanë mundësi të përshtaten në mënyrë efektive.

Autorët vlerësojnë se përshtatja mund të jetë edhe më e vështirë në rajonet e pasura. Bujqësia në zonat e SHBA-së ku dominojnë plantacionet e misrit (corn belt), mbështetet në sipërfaqe të mëdha të mbjella vetëm me një kulturë.

Kjo e bën përshtatjen shumë të vështirë dhe humbjet mund të jenë jashtëzakonisht të mëdha. (Policat e shtrenjta të sigurimit, të cilat kanë ndihmuar në mbrojtjen e këtyre fermerëve nga probleme të papritura si thatësira apo valë të nxehti, mund të bëhen të papërballueshme me përparimin e ngrohjes globale.)

Edhe pse fermerët në të dy skajet e spektrit të të ardhurave do të pësojnë humbje, do të jenë më të varfrit ata që do të mbeten të uritur.

Mënyra më e mirë për të zbutur këtë problem është që tregtia e ushqimit të jetë sa më e hapur që të jetë e mundur, thotë Solomon Hsiang, drejtor i Global Policy Lab në Doerr School of Sustainability në Universitetin Stanford (dhe një nga autorët kryesorë të studimit).

“Numri i rasteve tĂ« urisĂ« ka rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m krahasuar me tĂ« shkuarĂ«n dhe shpesh kjo i atribuohet globalizimit tĂ« tregtisĂ« ushqimore dhe heqjes sĂ« shumĂ« barrierave politike”, – thotĂ« ai. “Rritja e liberalizimit tĂ« tregtisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga strategjitĂ« mĂ« tĂ« mira pĂ«r pĂ«rshtatje.”

 

 

 

 

The post Ndryshimet klimatike do të godasin si fermerët më të pasur, edhe ata më të varfër appeared first on Revista Monitor.

Amerika vazhdon e kapur pas ëndrrës industriale

Puna në fabrikë nuk është më rruga drejt mirëqenies. Punët e së ardhmes janë diku tjetër, shkruan The Economist

 

Të gjithë njerëzit e afërt me Trump janë në një mendje: Amerikës i duhen fabrika.

Presidenti flet sesi punĂ«torĂ«t “kanĂ« parĂ« me dhimbje teksa udhĂ«heqĂ«s tĂ« huaj na kanĂ« vjedhur vendet e punĂ«s, mashtrues tĂ« huaj kanĂ« plaçkitur fabrikat tona dhe grabitqarĂ« tĂ« huaj kanĂ« thyer Ă«ndrrĂ«n tonĂ« amerikane dikur tĂ« mrekullueshme”.

KĂ«shilltari i tij pĂ«r TregtinĂ«, Peter Navarro, thotĂ« se tarifat doganore do tĂ« “mbushin tĂ« gjitha fabrikat qĂ« tani janĂ« gjysmĂ« bosh”. Sekretari i TregtisĂ«, Howard Lutnick, ofron shembullin mĂ« ekstrem: miliona njerĂ«z qĂ« shtrĂ«ngojnĂ« vida pĂ«r tĂ« prodhuar iPhone nĂ« SHBA.

Prej vitesh, politikanët dhe disa ekonomistë e kanë lidhur rënien afatgjatë të prodhimit me pagat e pandryshuara, boshatisjen e qyteteve dhe madje edhe me krizën e opioideve. Vetëm në vitet 2000, SHBA humbi gati 6 milionë vende pune në industri. Kjo punë shpesh u ofronte maturantëve një rrugë drejt një jete të qëndrueshme dhe të qetë, me mirëqenie modeste.

Ajo mbante gjallĂ« qytete tĂ« tĂ«ra, duke i dhĂ«nĂ« Pittsburgut nofkĂ«n “Qyteti i Çelikut” dhe Akronit titullin “Kryeqyteti i GomĂ«s”. Nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur, qĂ« politikanĂ«t nĂ« tĂ« dy krahĂ«t e spektrit politik kĂ«rkojnĂ« rikthimin e kĂ«tyre vendeve tĂ« punĂ«s.

NĂ« fakt, edhe Presidenti Joe Biden ndan tĂ« njĂ«jtin vizion me paraardhĂ«sin e tij, edhe pse synon ta arrijĂ« nĂ«pĂ«rmjet mĂ«nyrave tĂ« ndryshme. “Ku Ă«shtĂ« e shkruar, – pyet ai, – qĂ« nuk do tĂ« jemi mĂ« kryeqyteti botĂ«ror i prodhimit?”

Megjithatë, ka një problem: edhe nëse industria rikthehet, vendet e vjetra të punës nuk do të kthehen me të.

Prodhimi industrial sot arrin nivele më të larta se në të kaluarën, por me më pak punëtorë, një transformim i ngjashëm me atë që ka ndodhur në bujqësi.

Vendet e dikurshme të punës, të arritshme për shtresat pa arsim të lartë dhe që dikur tërhiqnin turma njerëzish në portat e fabrikave gjatë periudhës së lulëzimit industrial të Amerikës në shekullin XX, janë zhdukur pothuajse tërësisht.

Puna mĂ« e krahasueshme me atĂ« tĂ« fabrikave tĂ« viteve ‘70 nuk ndodhet mĂ« brenda fabrikave, tĂ« cilat sot janĂ« tĂ« automatizuara, por nĂ« profesionet si elektricist, mekanik ose oficer policie. TĂ« gjitha kĂ«to ofrojnĂ« paga tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r punonjĂ«sit pa diplomĂ« universitare.

NdĂ«rsa nĂ« vitet ’70-tĂ«, gati njĂ« e katĂ«rta e punĂ«torĂ«ve amerikanĂ« ishin tĂ« punĂ«suar nĂ« prodhim, sot kjo shifĂ«r Ă«shtĂ« mĂ« pak se njĂ« nĂ« dhjetĂ«.

Për më tepër, gjysma e vendeve të punës në sektorin e prodhimit janë në role mbështetëse si burimet njerëzore dhe marketingu, ose në role profesionale si dizajni dhe inxhinieria. Më pak se 4% e punëtorëve amerikanë punojnë në linjën e prodhimit. Amerika nuk është rast i veçantë.

Edhe Gjermania, Japonia dhe Koreja e Jugut, vende që kanë suficit tregtar të lartë në mallra të prodhuara, kanë parë rënie të qëndrueshme të pjesës së popullsisë së punësuar në industri.

Kina, ndërmjet viteve 2013 dhe 2023, ka humbur mbi 20 milionë vende pune në fabrika, më shumë se gjithë fuqia punëtore industriale e SHBA.

NjĂ« kĂ«rkim nga Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) e cilĂ«son kĂ«tĂ« prirje si “rezultat i natyrshĂ«m i zhvillimit ekonomik tĂ« suksesshĂ«m”.

Ndërsa vendet bëhen më të pasura, automatizimi rrit prodhimin për punonjës dhe konsumi zhvendoset nga mallrat drejt shërbimeve, ndërkohë që prodhimi me intensitet të lartë pune zhvendoset jashtë.

Por kjo nuk do tĂ« thotĂ« se prodhimi bie. NĂ« terma realĂ«, prodhimi industrial i SHBA-sĂ« Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se dyfish krahasuar me fillimin e viteve ’80-tĂ«; vendi prodhon mĂ« shumĂ« mallra sesa Japonia, Gjermania dhe Koreja e Jugut sĂ« bashku.

Siç thekson Instituti Cato, fabrikat e Amerikës, nëse do të përbënin një ekonomi më vete, do të renditeshin të tetat në botë për nga madhësia.

Edhe një përpjekje heroike për rikthimin e prodhimit në vend, duke eliminuar deficitin tregtar prej 1.2 trilionë dollarësh, do të bënte pak për punësimin.

Për prodhimin e kësaj sasie mallrash, rreth 630 miliardë dollarë në vlerë të shtuar do të vinin nga industria (pjesa tjetër nga lëndët e para, transporti, etj.).

Robert Lawrence, profesor në Harvard, llogarit se, me çdo punonjës të industrisë që gjeneron afërsisht 230,000 dollarë në vlerë të shtuar, rikthimi i prodhimit për të mbyllur këtë deficit do të krijonte rreth 3 milionë vende pune, gjysma në linjat e prodhimit.

Kjo do të rriste pjesën e fuqisë punëtore në prodhim me vetëm rreth një pikë përqindjeje.

NĂ«se kjo do tĂ« arrihej nĂ«pĂ«rmjet tarifave efektive mesatare prej 20% mbi 3 trilionĂ« dollarĂ« importe, kostoja shtesĂ« do tĂ« ishte 600 miliardĂ« dollarĂ«, ose 200,000 dollarĂ« pĂ«r çdo vend pune “tĂ« shpĂ«tuar” nĂ« industri.

Kjo është një kosto e lartë për vende pune që nuk janë më aq tërheqëse sa dikur. Shtatë dekada më parë, puna në fabrika ofronte një paketë përfitimesh të kënaqshme: pagë të mirë, siguri në punë, mbrojtje nga sindikatat, punësim të qëndrueshëm dhe mungesë kërkese për diplomë.

Edhe nĂ« vitet ‘80, punĂ«torĂ«t e industrisĂ« fitonin 10% mĂ« shumĂ« sesa kolegĂ«t nĂ« sektorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« krahasueshĂ«m, ndĂ«rsa produktiviteti i tyre rritej mĂ« shpejt.

Sot, puna në linjën e prodhimit renditet prapa roleve jodrejtuese në sektorin e shërbimeve për sa i përket pagës për orë. Edhe kur merren në konsideratë faktorë si mosha, gjinia, përkatësia etnike e të tjera, përparësia në pagë që kishte industria është zhdukur.

Duke pĂ«rdorur metoda tĂ« ngjashme me ato tĂ« Departamentit tĂ« TregtisĂ« dhe Institutit tĂ« PolitikĂ«s Ekonomike, vlerĂ«sohet se deri nĂ« vitin 2024, diferenca pozitive nĂ« pagĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rgjysmuar krahasuar me vitet ‘80.

Për ata pa diplomë universitare, ajo është zhdukur plotësisht, edhe pse në sektorë si ndërtimi apo transporti vazhdon të ekzistojë.

Rritja e produktivitetit ka rĂ«nĂ« gjithashtu: prodhimi pĂ«r punonjĂ«s nĂ« industri po rritet mĂ« ngadalĂ« sesa nĂ« sektorin e shĂ«rbimeve, çka sugjeron se edhe rritja e pagave do tĂ« jetĂ« e dobĂ«t. NjĂ« element kyç i argumentit “puna nĂ« industri Ă«shtĂ« punĂ« e mirĂ«â€ nuk qĂ«ndron mĂ«.

NjĂ« vend pune nĂ« industri Ă«shtĂ« gjithashtu mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u arritur. Fabrikat moderne operojnĂ« nĂ«pĂ«rmjet proceseve tĂ« automatizuara dhe tĂ« kompjuterizuara, tĂ« menaxhuara nga inxhinierĂ« dhe teknikĂ«.

NĂ« fillim tĂ« viteve ’80-tĂ«, punĂ«torĂ«t me kualifikim tĂ« ulĂ«t, si montues, operatorĂ« makinash dhe riparues, pĂ«rbĂ«nin mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e fuqisĂ« punĂ«tore nĂ« industri.

Sot ata përfaqësojnë më pak se një të tretën. Profesionistët me kualifikime të larta i tejkalojnë me një diferencë të madhe punonjësit e linjës së prodhimit.

Edhe kur sigurohet njĂ« vend pune nĂ« fabrikĂ«, ai Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« pak i mbrojtur nga sindikatat sesa dekada mĂ« parĂ«, anĂ«tarĂ«simi ka rĂ«nĂ« nga njĂ« nĂ« katĂ«r punonjĂ«s nĂ« vitet ’80, nĂ« mĂ« pak se njĂ« nĂ« dhjetĂ« sot.

Për të gjetur ekuivalentin modern të këtyre vendeve të punës, janë analizuar sektorët që ofrojnë të njëjtat karakteristika: pagë të mirë, mundësi për anëtarësim në sindikata, pa kërkesë për diplomë dhe me aftësi për të punësuar një numër të madh burrash.

Rezultati: mekanikë, teknikë riparimi, punonjës sigurie dhe profesione të tjera teknike.

Më shumë se 7 milionë amerikanë punojnë si marangozë, elektricistë, instalues të paneleve diellore dhe në profesione të ngjashme; pothuajse të gjithë janë meshkuj pa diplomë universitare.

Paga mesatare është e qëndrueshme, 25 dollarë në orë, anëtarësimi në sindikata është mbi mesataren dhe kërkesa për këto profesione pritet të rritet, ndërsa Amerika modernizon infrastrukturën.

Rreth 5 milionë të tjerë punojnë si teknikë mirëmbajtjeje, për shembull, në sistemet e kondicionimit apo instalimin e rrjeteve telefonike dhe si mekanikë, me paga më të larta se mesatarja e sektorit industrial.

Edhe punonjësit e shërbimeve të urgjencës dhe sigurisë kanë karakteristika të ngjashme; më shumë se një e treta janë anëtarë të sindikatave.

 

Ekonomia moderne nuk ka më qendra industriale

MegjithatĂ«, kĂ«to vende pune ndryshojnĂ« nga puna tradicionale nĂ« industri nĂ« njĂ« aspekt tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m: nuk ekziston njĂ« “qytet i sistemeve tĂ« ajrit tĂ« kondicionuar”.

Fabrikat dikur mbështesnin qytete të tëra, duke gjeneruar kërkesë për furnitorë, logjistikë dhe shërbime të shumta.

Vendet e reja të punës janë më të shpërndara dhe, për këtë arsye, më pak të afta për të mbajtur gjallë ekonomitë lokale. Megjithatë, edhe pse përfitimet janë më të shpërndara, ato mbeten pothuajse po aq të mëdha.

Gati po aq njerĂ«z janĂ« tĂ« punĂ«suar sot nĂ« kĂ«to kategori sa ishin nĂ« industri nĂ« vitet ’90-tĂ«.

Me paga më të mira, më pak kërkesa për kualifikime formale dhe mbështetje më të fortë nga sindikatat, këto profesione mund të jenë më tërheqëse për punëtorët amerikanë sesa vendet moderne të punës në fabrika.

E ardhmja po largohet gjithnjë e më shumë nga fabrikat. Profesionet teknike dhe mirëmbajtjes pritet të rriten me 5% në dekadën e ardhshme, sipas parashikimeve zyrtare; ndërsa numri i vendeve të punës në prodhim pritet të bjerë.

Kategoritë me rritjen më të shpejtë për punonjës pa diplomë janë në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe kujdesit personal, me parashikime për rritje përkatësisht 15% dhe 6%.

Këto përfshijnë role si ndihmës infermierë dhe kujdestarë fëmijësh, që nuk ngjajnë aspak me punët e dikurshme në industri, për shkak të pagave të ulëta.

Sipas Dani Rodrik nga Harvard, sfida është të rritet produktiviteti në vendet e punës që realisht po zgjerohen.

Kjo mund të përfshijë edhe zbatimin e Inteligjencës Artificiale, për shembull në administrimin e ilaçeve apo diagnostikim.

Në fund të shekullit XVIII, Thomas Jefferson e shihte bujqësinë si themelin e një republike të vetëqëndrueshme. I ndikuar nga fiziokratët francezë, që e konsideronin bujqësinë si burimin më të lartë të pasurisë kombëtare, ai besonte se ishte rruga drejt lirisë dhe begatisë.

Në shekullin XX, këtë rol simbolik e trashëgoi puna në industri. Por, si bujqësia dikur, edhe punësimi industrial zbehet me rritjen e zhvillimit dhe produktivitetit. Sot, zemra e klasës punëtore amerikane rreh në tjetër vend.

 

 

 

The post Amerika vazhdon e kapur pas ëndrrës industriale appeared first on Revista Monitor.

“Aventura me turizmin”, kur shteti zgjedh forcĂ«n, jo vizionin

Editorial / Aktori Liam Neeson e “bĂ«ri tĂ« njohur” ShqipĂ«rinĂ« duke ndjekur Markon nga Tropoxha (Tropoja).

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale si “Blacklist” apo “Bones” kanĂ« pĂ«rfshirĂ« sekuenca ku shqiptarĂ«t pĂ«rshkruhen si rrĂ«mbyes, trafikantĂ« apo terroristĂ«.

Për dekada, Shqipëria ka luftuar me imazhin e një vendi të rrezikshëm, të lidhur me krimin, trazirat dhe paqëndrueshmërinë.

Edhe vetĂ« qeveria shqiptare pĂ«rdori nĂ« njĂ« reklamĂ« sloganin “takenbyalbania”, duke “ftuar” aktorin Neeson tĂ« vizitonte njĂ« ShqipĂ«ri ndryshe nga sa pĂ«rshkruhej nĂ« film.

U desh qĂ« vendi i shqiponjave tĂ« “zbulohej” nga turistĂ«t qĂ« ky imazh tĂ« ndryshonte tĂ«rĂ«sisht. Ishin vetĂ« tĂ« huajt, qĂ« gjetĂ«n njĂ« ShqipĂ«ri tjetĂ«r, qĂ« po zhvillohej me shpejtĂ«si, me diversitet natyror e kulturor, çmime tĂ« lira, traditĂ«, njerĂ«z miqĂ«sorĂ«.

Dalëngadalë Shqipërisë po i largohet stigma e të qenët një vend i rrezikshëm, nga krimi i organizuar dhe turistët janë në fakt ata që po i ndryshojnë imazhin vendit, duke e bërë atë viral për mirë në rrjete sociale.

Vendi madje renditet si një ndër pesë më të mirët për të udhëtuar vetëm nga platformat e specializuara për udhëtime.

MegjithatĂ«, zhvillimet e fundit tregojnĂ« se ky imazh Ă«shtĂ« ende i brishtĂ« – dhe mund tĂ« dĂ«mtohet lehtĂ«sisht.

Pamjet e fundit nga Thethi – njĂ« ndĂ«r perlat natyrore tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe njĂ« destinacion gjithnjĂ« e mĂ« i promovuar – treguan njĂ« skenĂ« krejt tjetĂ«r: pĂ«rplasje fizike mes policisĂ« dhe banorĂ«ve, nxjerrjen e armĂ«ve nĂ« mes tĂ« sezonit turistik, njĂ« shfaqje force qĂ« ngjalli frikĂ« dhe pasiguri te turistĂ«t e huaj dhe vendas.

Kjo nuk ishte më një skenë filmi, por një realitet shqetësues që mund të kthejë mbrapa vite përpjekjesh për përmirësimin e imazhit të vendit.

Sigurisht, shteti ka të drejtë të luftojë ndërtimet pa leje dhe paligjshmërinë, jo vetëm në Theth por në çdo cep të vendit, por ndërhyrja në Theth nxorri në pah dy problematika kryesore:

1.Mungesa e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« institucionale – aksioni nxori zbuluar vetĂ« institucionet shtetĂ«rore, qĂ« me dashje (para zgjedhjeve) apo pa dashje (nga paaftĂ«sia) kishin lejuar qĂ« tĂ« bĂ«heshin kudo ndĂ«rtime pa leje.

Ndërtimet pa leje janë toleruar për vite, shpesh në periudha zgjedhore apo për shkak të mungesës së planeve rregulluese.

2.Metoda e ndĂ«rhyrjes dĂ«mton imazhin – aksionet me fadroma nĂ« kulmin e sezonit krijojnĂ« pasiguri dhe dĂ«mtojnĂ« edhe ata qĂ« operojnĂ« ligjĂ«risht.

Shqipëria nuk po kalon një sezon të lehtë turistik as pa këto episode. Probleme si furnizimi me ujë, ndotja e detit nga ujërat e zeza, menaxhimi i mbetjeve, djegia e plehrave, infrastruktura rrugore, apo trafiku i rënduar kanë krijuar një mjedis stresues për operatorët turistikë dhe pushuesit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë, në një deklaratë të drejtpërdrejtë, paralajmëroi për ndikimin negativ që këto probleme po sjellin në cilësinë e jetesës dhe në funksionimin e strukturave akomoduese.

Bumi i sektorit turiztik i erdhi Shqipërisë në një moment kritik, duke amortizuar pasojat e rënies së popullsisë në konsum dhe duke nxitur një sërë sektorësh ekonomikë.

Interesi i lartë e kapi qeverinë disi të papërgatitur, pa një model të qartë të politikave të zhvillimit dhe kjo është e dukshme në mënyrën se si po menaxhohet sektori.

Në disa zona, zhvillimi iu la rastësisë, si në veri, ku banorët ndërtuan pasi nuk po zgjidhnin as problemin e pronësisë dhe as po merrnin dot leje në mungesë të planeve të zhvillimit.

Në disa zona, si në jug, kodrat po betonohen me leje strategjike. Në disa të tjera, zonave natyrore po u hiqet mbrojtja.

Turizmi nuk zhvillohet me aksione policore apo me “fushata” sezonale. Ai kĂ«rkon strategji afatgjata, planifikim tĂ« integruar, bashkĂ«punim institucional dhe respekt pĂ«r komunitetin lokal. Aty ku mungon shteti, lind kaosi. Dhe aty ku kaosi bĂ«het normĂ«, turisti largohet.

Nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara si një destinacion i qëndrueshëm dhe konkurrues, duhet të kuptojë se zhvillimi turistik nuk është çështje force, por çështje vizioni.

Pa njĂ« plan kombĂ«tar pĂ«r zhvillimin e zonave turistike, pa rregullime ligjore pĂ«r pronĂ«sinĂ«, pa standarde ndĂ«rtimi, pa infrastrukturĂ« dhe shĂ«rbime publike funksionale, vendi rrezikon qĂ« ky “aventurizĂ«m turistik” tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« njĂ« histori tĂ« palumtur – jo vetĂ«m pĂ«r turistĂ«t, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« ekonominĂ«.

Turizmi, njĂ«soj si ekonomia nĂ« tĂ«rĂ«si, nuk ndĂ«rtohet me aksione, por me institucione funksionale, me politika tĂ« qĂ«ndrueshme dhe plane tĂ« qarta zhvillimi. PĂ«rndryshe, “imazhi i ri” i ShqipĂ«risĂ« do tĂ« jetĂ« po aq i rrezikshĂ«m sa nĂ« filma – vetĂ«m se kĂ«tĂ« herĂ«, i vĂ«rtetĂ«.

 

 

 

 

The post “Aventura me turizmin”, kur shteti zgjedh forcĂ«n, jo vizionin appeared first on Revista Monitor.

Netflix, Airbnb dhe Booking, nĂ« “rrjetĂ«n” e TVSH-sĂ«

Tatimet kanĂ« nisur arkĂ«timin e TVSH-sĂ« nga kompanitĂ« e mĂ«dha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, qĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbime pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ«. KĂ«to kompani tani janĂ« tĂ« detyruara tĂ« regjistrohen dhe tĂ« paguajnĂ« taksa nĂ« ShqipĂ«ri. Por a do tĂ« rriten çmimet pĂ«r pĂ«rdoruesit? ÇfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« me qiradhĂ«nĂ«sit e pronave nĂ« Booking.com dhe AirBnb

 

Dorina Azo

Kush pĂ«rdor platformĂ«n Netflix dhe paguan pĂ«r shembull njĂ« tarifĂ« prej 9.99 euro nĂ« muaj, tarifa nuk do t’i ndryshojĂ« edhe pse Netflix ka hapur filialin tatimor nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« i paguan 20% TVSH shtetit shqiptar pĂ«r tĂ« ardhurat qĂ« gjeneron nga pĂ«rdoruesit vendas. Edhe njĂ« prind qĂ« blen lojĂ«ra elektronike pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« platformĂ«n Roblox do tĂ« vijojĂ« tĂ« paguajĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n tarifĂ« prej 3.49 euro pĂ«r shĂ«rbimin.

Netflix, përfshirë kompanitë e tjera ndërkombëtare të qiradhënies, si: AirBnb apo Booking.com, janë ndër të parët që tashmë kanë regjistruar përfaqësitë tatimore në Shqipëri, me qëllim pagimin 20% të TVSH-së mbi të ardhurat që sigurojnë prej përdoruesve shqiptarë.

TVSH-ja për shtetin shqiptar llogaritet mbi komisionet apo tarifat që paguajnë përdoruesit vendas të këtyre platformave dhe paguhet nga vetë kompania, nëpërmjet një përfaqësuesi tatimor të regjistruar në Shqipëri.

Pra konsumatori nuk do të ngarkohet me tarifë shtesë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) pohon se gjatë fazës së parë të procesit synohet regjistrimi i përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët. Për evidentimin e tyre, Administrata Tatimore pohon se ka përdorur vetëm  burime të hapura, si interneti dhe media.

DPT sqaron se nga regjistrimi i filialeve me qëllim arkëtimin e TVSH-së, përdoruesi shqiptar nuk do të preket nga rritja e tarifave. Për rastin e Netflix, nga regjistrimi i përfaqësuesit tatimor të kompanisë në Shqipëri, nuk pritet të ndodhë edhe në të ardhmen rritje tarifash të pajtimit mujor që paguhet nga përdoruesit, pasi TVSH-ja që arkëton shteti shqiptar, është e paracaktuar dhe depozituar nga kompania.

“PĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« njĂ« pĂ«rfaqĂ«sie tatimore nĂ« ShqipĂ«ri, Administrata Tatimore ka ndĂ«rmarrĂ« hapa pĂ«r t’i detyruar kĂ«to subjekte tĂ« regjistrohen pĂ«r qĂ«llime tatimore, me synim rritjen e formalizimit dhe mbledhjen e tĂ« ardhurave qĂ« rrjedhin nga aktiviteti i tyre ekonomik nĂ« territorin shqiptar. Edhe pse disa kompani tĂ« huaja janĂ« regjistruar pĂ«r tĂ« paguar taksa nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«rdoruesit nuk do tĂ« paguajnĂ« mĂ« shumĂ«.

Nuk do tĂ« rritet çmimi pĂ«r ata qĂ« kanĂ« pajtim mujor nĂ« Netflix apo shĂ«rbime tĂ« ngjashme. Tarifa mujore mbetet po ajo, pĂ«r shembull 9.99 euro pĂ«r Netflix. Edhe nĂ« tĂ« ardhmen nuk pritet rritje e tarifave, pasi kjo TVSH Ă«shtĂ« e paracaktuar dhe e depozituar nga kompania”, sqaroi Drejtoria e PĂ«rgjithshme Tatimore.

Nga Tatimet deri tani janë evidentuar 24 kompani ndërkombëtare, të cilat sigurojnë të ardhura nga përdoruesit shqiptarë, për të cilët po merren masa për të regjistruar filialet e tyre në Shqipëri, me qëllim arkëtimin e TVSH-së. Sipas Tatimeve kompanitë operojnë në sektorin e turizmit, teknologjisë së argëtimit dixhital, punësimi i pavarur dhe edukimi online.

Masat e marra pĂ«r vjeljen e TVSH-sĂ« mbĂ«shteten nĂ« zbatimin tĂ« ligjit “PĂ«r procedurat tatimore” dhe pĂ«r Tatimin mbi VlerĂ«n e Shtuar. Vijimi i saj po ndĂ«rmerret edhe nĂ« kuadĂ«r tĂ« implementimit tĂ« prioriteteve dhe masave tĂ« StrategjisĂ« Afatmesme tĂ« tĂ« Ardhurave 2024–2027, si dhe StrategjisĂ« sĂ« AdministratĂ«s Tatimore 2024–2028.

Një nga prioritetet kryesore është ulja e hendekut të TVSH-së, një nga masat për arritjen e këtij objektivi është formalizimi i tregtisë dhe shërbimeve online.

Më herët, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë, Tatimet rikujtuan kompanitë ndërkombëtare për përmbushjen e detyrimit të regjistrimit të filialit tatimor në Shqipëri.

 

Tatimet, projekt pilot për identifikimin e qiradhënësve të pronave në Booking dhe AirBnb

Pas përfundimit të fazës së parë për regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët, më tej Tatimet do të marrin nisma për identifikimin e plotë të numrit të qiradhënësve shqiptarë që gjenerojnë të ardhura nëpërmjet AirBnb apo Booking.com.

Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave nëpërmjet përfaqësuesve tatimorë në Shqipëri, që japin prona me qira në platformat Booking apo AirBnb.

Projekti parashikon që numri i qiradhënësve të identifikuar nëpërmjet komisioneve të paguara, për formalizimin të kryqëzohen me një sërë të dhënash, përfshirë deklarimet në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për 2024, me qëllim mbajtjen 15% të tatimit në burim për të ardhurat e patatuara.

Për 2024, risi ishte detyrimi i deklarimit në DIVA, edhe të ardhurat mbi 50 mijë lekë që një individ ka realizuar gjatë vitit, për të cilat nuk është mbajtur tatim përfundimtar në burim.

Edhe në rast se ky individ nuk kishte realizuar një total të ardhurash vjetore mbi 1,2 mln lekë (vetëm nëse të ardhurat janë mbi 1,2 mln lekë individi ka detyrim për plotësim e DIVA), por kishte realizuar mbi 50 mijë lekë në vit të ardhura të cilat nuk ishin tatuar, kishte detyrimin për plotësimin e DIVA-s.

Pra mund të mos kenë realizuar një total të ardhurash mbi 1,2 milionë lekë, por kanë realizuar mbi 50 mijë lekë dhe nuk janë të tatuara, në këtë rast do të duhet të deklarojnë DIVA-n.

Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim.

 

Si funksionon skema për pagesën e TVSH-së nga përfaqësitë tatimore?

Kompanitë ndërkombëtare që fitojnë të ardhura nga përdoruesit në Shqipëri (si Netflix, Airbnb, Booking etj.) duhet të paguajnë 20% TVSH mbi të ardhurat që marrin këtu.

Sipas Tatimeve, TVSH nuk merret nga qytetari, por nga vetë kompania ndërkombëtare, nëpërmjet një përfaqësuesi të regjistruar në Shqipëri. Tatimet sqarojnë se TVSH paguhet mbi komisionin apo tarifën e siguruar si e ardhur nga përdoruesi shqiptar.

P.sh. individët shqiptarë që publikojnë banesat apo apartamentet për qiradhënie në Booking.com, për shërbimin e ofruar i paguajnë kompanisë një komision prej 12% mbi totalin e arkëtuar mujor prej qiradhënies.

Pra nëse të ardhurat mujore nga qiradhënia janë 524 euro, vlera e komisionit që i paguhet Booking.com llogaritet 62.8 euro. Ndaj këtij komisioni të siguruar nga përdoruesit shqiptarë, kompania Booking.com është e detyruar të paguajë 20% TVSH për Tatimet shqiptare, pas regjistrimit të përfaqësisë tatimore në vend.

“PĂ«r shĂ«rbimet e ofruara nga kompanitĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, individĂ«t shqiptarĂ« paguajnĂ« njĂ« tarifĂ« ose komision. Administrata Tatimore kĂ«rkon 20% TVSH ndaj totalit tĂ« kĂ«tij komisioni tĂ« paguar, qĂ« pĂ«rbĂ«n tĂ« ardhurĂ«n qĂ« kompania siguron nĂ« ShqipĂ«ri.

Komisioni ose tarifa paguhet nga individĂ«t brenda vendit. TVSH-ja llogaritet çdo muaj nga pĂ«rfaqĂ«suesit tatimorĂ« tĂ« regjistruar nĂ« vend, bazuar nĂ« tĂ« ardhurat e arkĂ«tuara nga ShqipĂ«ria mbi bazĂ«n e komisioneve ose tarifave tĂ« pajtimit”, sqaron administrata.

 

Të ardhurat nga TVSH të arkëtuara nga përfaqësitë tatimore

Sipas të dhënave të DPT-së në total për 4 vitet e fundit, përkatësisht nga 2021 deri në 2024, është arkëtuar 1,8 miliardë lekë, apo rreth 18,5 milionë euro TVSH nga përfaqësitë tatimore të kompanive të huaja.

Për vitin 2024 është arkëtuar TVSH me vlerë 748 milionë lekë. Krahasuar me 2023, arkëtimet janë rritur me 55%.

Nga të dhënat konstatohet rritje e ndjeshme e detyrimeve tatimore të paguara nga kompanitë ndërkombëtare që arkëtojnë të ardhura nëpërmjet përdoruesve shqiptarë, duke reflektuar efektin e masave që po ndërmerren.

“GjatĂ« kĂ«tij procesi janĂ« arritur rezultate pozitive, veçanĂ«risht nĂ« regjistrimin e pĂ«rfaqĂ«suesve tatimorĂ« tĂ« kompanive ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« merren me qiradhĂ«nien e banesave.

Kompanitë si Booking.com dhe Airbnb tashmë janë të regjistruara me përfaqësues tatimor në Shqipëri.

Ndër të parët që është regjistruar ka qenë AirBnb, Booking.com është regjistruar që dy vite më parë. Netflix gjithashtu ka përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe ushtron aktivitet të rregullt.

Gjithashtu, së fundmi administrata i është drejtuar edhe kompanisë TripAdvisor për regjistrim.

Kemi gjithashtu tatimpagues qĂ« na kanĂ« njoftuar dhe kĂ«rkojnĂ« qĂ« t’u jepet kohĂ« pĂ«r t’i regjistruar me njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tatimor nĂ« ShqipĂ«ri, por ka edhe tatimpagues qĂ« ende nuk janĂ« pĂ«rgjigjur”, sqaron DPT.

 

Burimi: DPT

 

 

 

 

The post Netflix, Airbnb dhe Booking, nĂ« “rrjetĂ«n” e TVSH-sĂ« appeared first on Revista Monitor.

❌