NĂ« pamje tĂ« parĂ« koncepti âdiktaturĂ« liberaleâ duket paradoksal pasi per ne Ă«shtĂ« e pamundur ta ndajmĂ« liberalizmin, si respekt pĂ«r procedurĂ«n, pĂ«r liritĂ« personale dhe tĂ« drejtat e njeriut, pĂ«r opozitĂ«n (pakicat), pĂ«r ndarjen e pushteteve, dhe pĂ«r zgjedhjet e lira, nga demokracia.
E megjithatë këto dy koncepte jo gjithmonë janë ngjizur bashkë. Përkundrazi, mendimtarë të rëndësishëm të liberalizmit, si Xhon Stjuart Mill apo Tokvili, e shikonin me frikë demokracinë si burim të tiranisë së shumicës dhe varrosëse të liberalizmit. Ndaj liberalizmi dhe demokracia në shekullin e 19 shiheshin ende si dy fenomene apo ideologji politike të ndryshme. Në fakt Britania e shekullit të 19-të ishte një sistem politik mjaft liberal por pak demokratik. Aty ekzistonte respekti për disa liri personale, liria e shtypit, ndarja e pushteteve, një sistem gjygjësor i pavarur nga ekzekutivi, por demokracia ishte e kufizuar tek një elektorat shumë i ngushtë.
Sot sistemi ynë politk ndodhet në një situatë të ngjashme, edhe pse jo identike, ku demokracia po jep shpirt tek pragu i Republikës Kryeministrore, duke lënë jetim një liberalizëm që në mungesë të demokracisë i shërben thjesht konsolidimit të diktaturës kryeministrore. Jemi pra në situatën paradoksale të një Shqipërie që kurrë nuk ka pasur kaq shumë liberalizëm dhe kaq pak demokraci sa sot. Të kuptohemi, kur them se Shqipëria kurrë nuk ka pasur kaq shumë liberalizëm sa sot nuk dua të them se liberalizmi në Shqipëri ka triumfuar në politikë apo në shoqëri (apo se Rama është më liberal se Fatos Nano). Shkelja e të drejtave të njeriut nga administrata jonë shtetërore, në punë, në jetë, në paraburgim apo në pronë vazhdon të jetë shumë shqetësuese. Arbitrariteti vazhdon të sundojë jetën e qytetarit shqiptar dhe liria mbetet ende një ëndërr.
E megjithatë krahasuar me të kaluarën e afërt, pa përmendur komunizmin, Shqipëria ka bërë hapa të konsiderueshëm drejt një sistemi politik më liberal. Ndarja e pushtetit ekzekutiv nga gjygjësori, dhe pavarësia e këtij të fundit nga politika, ndonëse jo perfekte, është sot shumë më e madhe se dje. Arrestimi i një numri kaq të lartë dhe të rëndësishëm zyrtarësh të partisë në pushtet nuk ka ndodhur kurrë më parë nga një sistem gjygjësor që mund të akuzohet për shumëcka por jo se është thjesht një zgjatim i ekzekutivit.
Respekti për opozitën, protestën opozitare dhe qytetare, apo edhe liria e shprehjes dhe mundësia për të kritikuar pushtetin, ndonëse ende me probleme, janë sot shumë më të konsoliduara se dje. Idea që opozitarët apo qytetarët që protestojnë në shesh kundër qeverisë mund të dhunohen nga pushteti është pothuajse e paimagjinueshme sot, edhe pse dje ishte një realitet tragjik. Ashtu sikurse edhe procesi zgjedhor sot është në shumë aspekte i pakrahasueshëm jo vetëm më atë të viteve 1990 por edhe me proceset zgjedhore të shekullit 21. Mjafton të shikosh hapjen e kutive të votimit në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ta krahasosh me zgjedhjet e vitit 2009 kur qeveria refuzoi hapjen e një pjese të vogël të kutive që mund të ndryshonin rezultatin. Natyrisht që proceset tona zgjedhjore kanë ende shumë probleme, që nga përdorimi i administratës, presioneve, krimit apo klientelizmit. Ama fakti që në zgjedhjet e fundit parti të vogla dhe pa komisioner arritën të marrin mbi një qind mijë vota tregon se proceset zgjedhore në Shqipëri, të paktën nga ana formale dhe procedurale, janë sot shumë më mirë se dje kur vota e partive të vogla vidhej në bashkëpunim nga dy partitë e mëdha. E thënë shkurt përmirësimet formale apo procedurale të sistemit tonë politik, që kanë të bëjnë me dimensionin e tij liberal, janë sot një realitet i prekshëm.
E megjithatë, që nga rënia e komunizmit, kurrë nuk kemi pasur më pak demokraci në Shqipëri se sa sot, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal, qoftë brenda partive politike. Ky është paradoksi i diktaturës liberale që ka ndërtuar kryeministri Rama, kuptohet me ndihmën e çmuar të berishizmit dhe të sistemit tonë mediatik.
Koncepti i diktaturës vjen nga fjala latinishte dictare, diktoj në shqip. Sot qeverisja në Shqipëri diktohet pothuajse tërësisht nga kryeministri Rama, qoftë në nivel qendror qoftë në nivel lokal. Vendim i fundit i Ramës për të shkarkuar të gjithë drejtorët e bashkive ku ka fituar PS-ja, dhe largimi i tyre nga detyra, tregoi se në Shqipëri nuk kemi më pushtet vendor, apo demokraci lokale, por vetëm pushtetin e Ramës.
Bëhet fjalë për një pushtet tërësisht të pakontrolluar dhe të pakufizuar jo vetëm nga pushteti vendor por edhe nga parlamenti apo Partia Socialiste. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe me listat e mbyllura të deputetëve Parlamenti dhe Partia Socialiste janë kthyer në masha të kryeministrit Rama. Pa përmendur Presidencën apo Këshillin e Ministrave që janë tashmë institucionet më anonime të Republikës Rama. As Paralamenti, as Partia Socialiste dhe aq më pak Këshilli i Ministrave, nuk e luajnë tashmë rolin e tyre të mëparëshëm si forume ku diskutoheshin, debatoheshin por edhe korrigjoheshin politikat e pushtetit. Ndaj sot qeverisja socialiste është reduktuar tek diktati i kryeministrit Rama. Po të kemi parasysh pushtetitn e gjerë parlamentar dhe lokal që kanë socialistët sot, i bie që jemi de facto në një qeverisje autoritare dhe për pasojë aspak demokratike, kolegjiale apo transparente.
Problemi mĂ« shqetĂ«sues Ă«shtĂ« se qeverisja autoritare po transformohet tashmĂ« nĂ« diktaturĂ« politike sepse ka betonizuar atĂ« qĂ« Klaud Lefort e quante âvendi bosh i pushtetitâ. Sipas Lefort karakteristika e demokracisĂ«, ndryshe nga regjimet totalitare, autoritare apo monarkike, Ă«shtĂ« se pushteti Ă«shtĂ« njĂ« vend bosh qĂ« nuk Ă«shtĂ« identik me pushtet-mbajtĂ«sin, sepse ai mbushet dhe zbrazet vazhdimisht dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« periodike nga pushtet-mbajtĂ«s tĂ« ndryshĂ«m. NĂ« ShqipĂ«ri sot vendi bosh i pushtetit jo vetĂ«m Ă«shtĂ« mbushur plot por edhe trupĂ«zohet tashmĂ« nga kryeministri Rama, sot dhe nesĂ«r. Pas zgjedhjeve tĂ« fundit parlamentare dhe refuzimit tĂ« PartisĂ« Demokratike tĂ« reformohet vazhdimĂ«sia nĂ« pushtet e RamĂ«s edhe pĂ«r njĂ« mandat tjetĂ«r duket gjithnjĂ« e mĂ« tepĂ«r e paevitueshme. Shumica qĂ« e solli RamĂ«n nĂ« pushtet nĂ« zgjedhjet e fundit Ă«shtĂ« transformuar gradualisht nga njĂ« shumicĂ« fluide, sic duhet tĂ« jenĂ« shumicat nĂ« demokraci, nĂ« njĂ« shumicĂ« tĂ« ngrirĂ« qĂ« nuk lĂ«viz dhe as nuk tranformohet nga zgjedhja nĂ« zgjedhje.
Ndërkohë Rama ka ngrirë si në rolin e kryetarit të PS-së edhe në rolin e kryeministrit. Aq më tepër kur shfarosja e demokracisë lokale dhe e pushtetit vendor redukton shumë mundësinë e lindjes së liderëve apo forcave të reja politike. Në një pjesë të mirë të vendeve demokratike forcat e reja shpesh lindin dhe konsolidohen në nivel lokal përpara se të synojnë pushtetin qendror. Vetvendosja fitoi Bashkinë e Prishtinës përpara se të fitonte pushtetin qendror. Vetë Edi Rama e krijoi profilin e tij politik në Bashkinë e Tiranës përpara së të synonte pushtetin qendror. Në këtë aspekt pushteti vendor shërben si paradhoma e pushtetit qendror, si për testimin, formatimin edhe për konsolidimin e forcave dhe të liderëve të rinj politik.
Me shkatĂ«rrimin e demokracisĂ« lokale dhe tĂ« pushtetit vendor Rama ka shĂ«mbur njĂ« nga hapĂ«sirat mĂ« pjellore tĂ« rinovimit tĂ« politikĂ«s shqiptare. Sot edhe nĂ«se njĂ« forcĂ« e re politike fiton njĂ« bashki tĂ« rĂ«ndĂ«sishme (si Tirana, DurrĂ«si, Shokdra, Vlora apo Elbasani) e ka tĂ« pamundur tĂ« krijojĂ« njĂ« model qeverisje aty sepse kompetencat e pushtetit vendor janĂ« zeruar tashmĂ«, sikurse e ka theksuar me tĂ« drejtĂ« kolegu Mero Baze. KĂ«shtu mungesa e demokracisĂ« vendore kombinuar me mungesĂ«n e demokracisĂ« partiake riprodhojnĂ« shkretĂ«tirĂ«n tonĂ« politike ku kryeministri Rama dikton i qetĂ« nga oazi i tij privat socialist. Nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si qĂ« Rama ka shembur pikĂ«risht dy urat qĂ« e lejuan atĂ« tĂ« transformohej nga figurĂ« publike nĂ« lĂder politik, demokracianĂ« lokale dhe demokracianĂ« partiake, pĂ«r tu transformuar nĂ« njĂ« lider tĂ« pakonkurrueshĂ«m si brenda edhe jashtĂ« PS-sĂ«.
Në këto kushte reformat liberale që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit të së drejtës (rule of law) jo vetëm nuk e kërcënojnë por e legjitimojnë diktaturën politike të Ramës, e cila përdor rëndom propagandën por jo mekanizmat tipike diktatoriale të dhunës dhe intimidimit ndaj opozitës, mediave apo gjygjësorit. E thënë ndryshe, dhuna dhe intimidimi ndaj opozitës, gjygjësorit apo mediave nuk janë mjetet kryesore me të cilat mbahet në këmbë pushteti aktual, edhe pse ka raste të përdorimit të tyre, sic ishte përplasja me pronarët e Gazetës Panorama.
Kjo është veçantia e diktaturës politike të Edi Ramës, dimensioni i saj liberal, çka e bën atë të paperceptueshme nga Bashkimi Evropian dhe të ndryshme nga Maduro në Venezuelë, nga Orbanizmi në Hungari apo nga Erdoganizmi në Turqi. Ajo nuk fut në burg gazetarë, nuk bën ndryshime kushtetuese për të kapur gjygjësorin (si në Venezuelë, Hungari dhe Turqi). Përkundrazi e ndryshon Kushtetutën për ta bërë gjygjësorin më të pavarur nga ekzekutivi. Diktatura politike e Ramës nuk dhunon haptas të drejtat politike të opozitës apo të protestuesve të saj (kuptohet me disa përjashtime sic është kufizimi i komisioneve hetimore parlamentare). Ajo nuk i bën presion gjygjësorit për të përcaktuar se kush duhet ta marrë vulën e opozitës. Nuk i urren dhe as i deklaron opozitarët armiq të popullit, sic bëjnë Maduro, Orban dhe Erdogan. Përkundrazi, me përcmim dhe keqardhje i quan cyryk votuesit e opozitës dhe i fton të ftillohen nga përgjumja berishiste dhe të votojnë pushtetin socialist.
Pikërisht për këtë arësye denoncimet që i bëhen pushtetit të Ramës në Bashkimin Evropian bien në vesh të shurdhër. Për BE-në liberalizmi, i kuptuar si shteti i së drejtës, respekt për opozitën politike dhe zgjedhje relativisht të lira, është identik me demokracinë dhe nuk mund të ketë diktaturë liberale. Si mund të jetë Shqipëria sot më pak demokratike se dje edhe pse ka zgjedhje më të lira se dje, më shumë liri shprehje se dje, më pak gazetarë të arrestuar se dje, më shumë pavarësi të gjygjësorit nga ekzekutivi se dje, më shumë zyrtarë të lartë të arrestuar për korrupsion se dje? Idea që liberalizmi mund ti shërbejë një diktature politike është e pakonceptueshme nga BE-ja për faktin e thjeshtë sepse fenomene si totalitarizmi partiak, eleminimi i demokracisë vendore dhe bllokimi total i rinovimit të klasës politike nuk ekzistojnë në vendet e BE-së. Ama në kushtet e Shqipërisë fenomene të tilla e transformojnë politikën liberale në instrument të riprodhimit dhe legjitimimit të diktaturës politike të kryeministrit.
Bujaria që shumica socialiste tregon ndaj Berishës për ti dhënë hapësirë në parlament edhe përtej afatit të tij kohor, vetpërmbajtja e pushtetit ndaj protestave të opozitës berishiste përballë kryeministrisë, edhe kur ata godasin dhe dhunojnë policinë me shpresën se do dhunohen prej saj, apo toleranca e qeverisë ndaj televizioneve berishiste, edhe kur financimi i tyre ëshë i dyshimtë, buron kryesisht nga kalkulimi i thjeshtë politik se të gjitha këto aktivitete në fakt e forcojnë pushtetin e Ramës. Protestat berishiste për vjedhjen e zgjedhjeve, fjalimi opozitar që Berisha përsërit që nga rënia e komunizmit, herë në shesh dhe herë në Kuvend, apo lajmet dhe programet politike të televizionit të familjes Berisha nuk përbëjnë asnjë kërcënim për pushtetin e Ramës. Përkundrazi ai i tregon ato me gisht si provë e qartë e mungesës së alternativës politike berishiste dhe të tolerancës së tij liberale për shtypin opozitar.
Në këto kushte Rama e toleron dhe e përballon me lehtësi forcimin e SPAK-ut dhe goditjet që ai i bën pushtetit socialist sepse ndihet shumë komod përballë opozitës mjerane të berishizmit dhe të partive të vogla që deri tani i kanë hapur gropën vetes. E thënë ndryshe hetimet e SPAK-ut dhe forcimi i këtij institucioni edhe pse tregojnë përditë kalbësimin korruptiv të pushtetit aktual nuk e kërcënojnë ekzistencën e tij përballë mungesës së alternativave politike të vjetëra apo të reja. Përkundrazi, nëpërmjet reformës në drejtësi Rama jo vetëm ka konsoliduar kredencialet e tij liberale, brenda dhe jashtë vendit, por ka betonizuar edhe më tej pushtetin e tij brenda PS-së. Arrestimi i një kryeministri në detyrë është pothuajse i pamundur, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende me demokraci të konsoliduar. Ndaj arrestimet e bujëshme të SPAK-ut edhe në nivelet më të larta të pushtetit socialist nuk bëjnë gjë tjetër përveçse thellojnë hendekun mes përjetësisë politike të Ramës dhe përkohësisë së politikanëve të tjerë socialist.
E thënë ndryshe, si pasojë e deformimit të thellë të sistemit tonë politik, si në nivel qendror edhe në nivel lokal, liberalizmi politik i qeverisjes aktuale ka shërbyer për të konsoliduar dhe fshehur mungesën e demokracisë dhe për pasojë ka forcuar diktaturën politike të kryeministrit Rama. Ndaj mund të flasim për një diktaturë liberale, ku demokracia, qoftë si hapësirë ku ndërtohen dhe zgjidhen alternativat qeverisëse, qoftë si pjesmarrje në vendimmarrje apo si llogaridhënie, reduktohet pa përdorur metodat represive të diktaturave apo sistemeve autoritare iliberale. Përkundrazi, vdekja e demokracisë substanciale është shoqëruar me përmirësimin e një numëri procedurash të demokracisë liberale sic janë zgjedhjet apo ndarja mes ekzekutivit dhe gjygjësorit. Kjo nuk do të thotë aspak që Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë liberalizëm, përkundrazi. Pavarësimi i Parlamentit përballë Ekzekutivit në mënyrë që të luajë rolin e monitoruesit dhe ti kërkojë ekzkutivit llogari është i domosdoshëm për demokratizimin e sistemit tonë politik. Ashtu sikurse edhe zgjerimi i hapësirave hetimore për komisionet parlamentare të opozitës.
Ama reforma të tilla liberale nuk do të mund të rrëzojnë dikaturën politike të Ramës për sa kohë liberalizmi si garant i demokracisë ndalon tek pragu i partive politike. Partitë tona politike sot janë hapësira thellësisht totalitare ku procedurat, zgjedhjet, dhe statuti shërbejnë thjesht për përjetësimin dhe konfirmimin e liderit në krye të partisë. Zgjedhje kishte edhe brenda Partisë së Punës dje, por roli i tyre nuk ishte përzgjedhja mes alternativave, por konfirmimi i Enverit dhe ideve të tij në krye të partisë, ashtu sikurse ndodh me Ramën dhe Berishën sot.
ĂshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« ndĂ«rtosh njĂ« demokraci liberale me parti totalitare qĂ« reduktohen tek vullneti i liderit. Pasi e kanĂ« boshatisur demokracinĂ« brenda partive liderĂ« tĂ« tillĂ« do ta boshatisin atĂ« edhe jashtĂ« tyre. Nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si qĂ« demokracia shqiptare tashmĂ« Ă«shtĂ« reduktuar nĂ« disa procedura elektorale dhe politike qĂ« riprodhojnĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n shumicĂ« (dhe pothuajse tĂ« njĂ«jtĂ«n opozitĂ«). Vdekja e demokracisĂ«, debatit dhe diskutimit brenda partive politike ka zhdukur edhe hapĂ«sirat demokratike jashtĂ« tyre, hapĂ«sira ku diktati i kryeministrit do mund tĂ« kontestohej, bashkĂ« me modelin aktual tĂ« zhvillimit, apo ku mund tĂ« ndĂ«rtoheshin alternativa qeverisĂ«se. E kam fjalĂ«n jo vetĂ«m pĂ«r parlamentin dhe pushtetin vendor qĂ« janĂ« reduktuar nĂ« zgjatime tĂ« kryeministrit, por edhe pĂ«r hapĂ«sirĂ«n mediatike.
ĂshtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« sot tĂ« debatosh nĂ« hapĂ«sirĂ«n tonĂ« mediatike modelin e zhvillimit ekonomik tĂ« qeverisĂ« Rama, qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar tek investitorĂ«t strategjik (miliarderĂ«t apo oligarkĂ«t), nĂ«se ky debat nuk zhvillohet brenda dhe midis partive politike. PĂ«r tĂ« kuptuar kĂ«tĂ« mjafton tĂ« dĂ«gjosh heshtjen e thellĂ« dhe tĂ« turpĂ«shme qĂ« ka mbuluar median tonĂ« mbi modelin e zhvillimit turistik nĂ« Sazan. ĂshtĂ« akoma mĂ« e vĂ«shtirĂ« ta kontestosh modelin aktual tĂ« zhvillimit qĂ« nĂ« qendĂ«r ka investitorin strategjik dhe jo qyetarin, fshatarin, apo bujqĂ«sinĂ«, kur pushteti vendor Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht impotent dhe i shkĂ«putur nga qytetarĂ«t. Pasi ia ka vjedhur tĂ« gjitha kompetencat pushtetit vendor kryeminstri Rama ia dhuron lumin, kullotĂ«n, lĂ«ndinĂ«n apo bregun e komunitetit njĂ« investitori strategjik duke injoruar opinionin dhe interesat e komuniteteve lokale qĂ« janĂ« tĂ« papĂ«rfaqĂ«suar si nga kryebashkiaku edhe nga njĂ« kĂ«shill bashkiak anonim qĂ« zgjidhet nga listat e mbyllura tĂ« partive politike dhe nuk ka fare lidhje direkte me qytetarĂ«t.
Për këtë arësye demokracia brenda partive dhe demokracia vendore janë cështje publike që përcaktojnë cilësinë e demokracisë sonë dhe jo thjesht cështje të militantëve partiak apo të reformës territoriale dhe administrative. Ndaj ato nuk mund dhe nuk duhet të lihen në dorë thjesht të partive politike dhe të liderëve të tyre. Ekzistojnë plot praktika ndërkombëtare ku proceset dhe procedurat zgjedhore brenda partive parlamentare zhvillohen nga institucione zgjedhore kombëtare. Mendoj se është gabim i madh ta shikojmë mungesën reformimit të PD-së si problem thjesht i demokratëve apo transformimin e PS-së në një kazermë politike si cështje e ngushtë e socialistëve. Nuk mund të pranojmë, dhe aq më pak të normalizojmë, transformimin e PD-së dhe PS-së në prona private të kryetarëve pasi ky standart politik hedh në erë pasurinë tonë më të rëndësishme publike, që është demokracia, si në nivel lokal edhe në atë qendror. Një sistem politik ku nuk ekziston demokracia vendore, ku nesër kryetare e PD-së është Argita Berisha dhe kryetare e PS-së Linda Rama nuk mund të prodhojë demokraci, konkurrencë dhe alternativa politike. Maksimumi mund të prodhojë një diktaturë liberale si kjo e Ramës. m.p.