Funksiononte kështu: rekrutoheshin përmes disa kanaleve në Telegram, në emër të një përkatësie të përbashkët ndaj kauzës ruse. U kërkohej të shkarkonin një softuer që, me bazë në Itali, u shërbente grupeve të terrorizmit kibernetik që mbështesnin Rusinë në kuadër të konfliktit me Ukrainën, për të sulmuar faqet italiane të infrastrukturës strategjike.
Sulmet kryheshin duke i pĂ«rmbytur serverĂ«t me trafik tĂ« dhĂ«nash, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tâi paralizonin dhe tâi nxirrnin jashtĂ« funksionit. Midis objektivave tĂ« goditur ishin: MinistritĂ« e Mbrojtjes dhe tĂ« Brendshme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Financat dhe autoriteti financiar Consob. JanĂ« sulmuar gjithashtu edhe bankat si Unicredit, Intesa dhe MPS; infrastruktura transporti si serverĂ«t e aeroporteve dhe shoqĂ«ri publike tĂ« mĂ«dha, si edhe korporata tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.
Prokuroria e Romës, në një hetim të koordinuar nga Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit, kreu dje kontrolle në banesa ndaj pesë personave: një 72-vjeçar nga Milano, dy 22-vjeçarë nga veriu i Italisë, një 30-vjeçar dhe një 26-vjeçar nga provinca e Torinos.
Pesë histori të ndryshme, të bashkuara nga një emër që prej muajsh përmendet në sistemet e sigurisë europiane: NoName057(16). Një kolektiv hakerësh pro-rus, aktiv që nga marsi i vitit 2022, i specializuar në sulme kibernetike ndaj faqeve institucionale, bankave, transportit, shëndetësisë dhe telekomunikacionit.
Vendimi për bastisje mban firmën e përbashkët të prokurores Lucia Lotti dhe të prokurorit Eugenio Albamonte (aktualisht pranë Prokurorisë Kombëtare të Antiterrorizmit, Dna), në një hetim që prek Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, Zvicrën, Hollandën, Suedinë, Francën dhe Spanjën.
Hetimi ndërkombëtar ka çuar në pesë urdhër-arreste për qytetarë rusë, dy prej të cilëve konsiderohen në krye të organizatës, si dhe në çaktivizimin e më shumë se 600 serverëve.
Në Itali, hetimet nisën nga një vëzhgim i thjeshtë: sulmet kibernetike që kohët e fundit kanë dëmtuar infrastrukturat italiane nuk kanë ardhur vetëm nga IP-të ruse. Disa prej tyre u gjurmuan nga lidhje me origjinë italiane, me metoda dhe përmbajtje të njëjta me ato të grupit NoName. Autorët dinin çfarë të bënin, si ta bënin dhe më e rëndësishmja, pse ta bënin.
NĂ« qendĂ«r tĂ« hetimit janĂ« pesĂ« persona qĂ«, ânĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrinâ, siç thuhet nĂ« dekret, âme qĂ«llim terrorizmi informatikâ, kanĂ« vepruar pĂ«r tĂ« shkaktuar âdĂ«me konkrete ndaj infrastrukturave me rĂ«ndĂ«si publikeâ.
Dy nga të hetuarit punojnë në sektorin e sigurisë kibernetike dhe kanë aftësi teknike të nivelit të lartë. Tre të tjerët nuk janë profesionistë në këtë fushë, por ndajnë hapur simpati për ideologjinë pro-ruse. Sipas dekretit, disa prej tyre kanë mbështetur publikisht fushatat pro-Putin në kanale si Telegram të lidhura me kolektivin, me mbi 15 mijë ndjekës.
Hetimet kanë zbuluar se nuk u kërkohej ndonjë aftësi e veçantë teknike, sepse vetë hakerët rusë koordinonin sulmet, duke përdorur kompjuterët me bazë në Itali si mjete për aksionet.
Në vendim përshkruhen hapat teknikë: adresat IP të përsëritura, pseudonimet, pjesëmarrja në aksione të koordinuara. Por ajo që u intereson më shumë prokurorëve është intensiteti i kontakteve mes pesë personave, organizimi i brendshëm dhe lidhja e drejtpërdrejtë me drejtuesit rusë të grupit.
Nuk bëhet fjalë për simpatizantë të rastësishëm, por sipas hipotezës hetimore, për pjesëmarrës aktivë dhe të vetëdijshëm të një strategjie që bashkon propagandën dhe sabotimin, ideologjinë dhe krimin kibernetik.
Bastisjet ndodhën njëkohësisht në Lombardi, Veneto dhe Piemonte. Pajisjet informatike të sekuestruara, kompjuterë, telefona dhe hard disqe, janë tani nën analizën e ekspertëve të policisë postare. Pikërisht nga këto të dhëna pritet të dalin provat më të forta: për mjetet e përdorura, kanalet e komunikimit dhe lidhjet me grupin kryesor rus. Prokurorët synojnë gjithashtu të zbulojnë strukturën hierarkike të këtyre terroristëve të rinj ndërkombëtarë./tvklan.al
Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica
Â