Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me postin e kreut të bashkisë më të madhe në vend.

Pyetja që shtrohet më shpesh është nëse dhe kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të ri, në vjeshtë apo në vitin 2027.

Sipas pedagogut dhe opinionistit Ermal Hasmja, i cili foli në emisionin “Politics” të Euronews Albania, edhe vetë kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një dileme serioze në lidhje me këtë situatë dhe zgjidhjen që duhet t’i japë, duke peshuar argumentet pro dhe kundër organizimit të zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Tiranës.

Hasmja thekson se hezitimi i Ramës për të marrë një vendim në këtë rast tregon se vendimmarrja nuk është e lehtë, duke qenë se ai ndodhet mes presionit për të reaguar dhe kostove politike që mund të sjellë një vendim i tillë.

Sipas tij, koha do të jetë faktori që do ta kufizojë manovrën politike dhe do ta detyrojë kryeministrin të marrë një vendim përfundimtar për zgjedhjet.

“Edi Rama gjendet përballë disa argumenteve kundërshtuese. Nga njëra anë, është në sikletin që ka kryetarin e bashkisë më të madhe të Shqipërisë praktikisht pas hekurave. Nga ana tjetër, nëse bën zgjedhjet, ai de facto tregon dhe heq përfundimisht mbështetjen ndaj Veliajt. Dhe gjithashtu është i detyruar më pas që t’i japë zgjidhje këtij problemi, aq më tepër në një realitet si Shqipëria, ku të gjithë e dinë që është ai që do ta vendosë çështjen e zgjedhjeve, pasi në një mënyrë apo tjetër ai e kontrollon situatën. Fakti që ndodhemi në këtë fazë ku ende nuk merret një vendim, tregon se nuk është e lehtë për të ndarë midis alternativave. Por me shumë gjasë, do të vijë një moment ku koha do të luajë në favor të mbajtjes së zgjedhjeve në Tiranë,” u shpreh Hasmja në “Politics”, Euronews Albania. m.p.

“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”, zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe avokatët e tij.

Kjo është një nga gjetjet e Avokatit të Popullit, në një raport konfidencial që Top Channel pati mundësi ta shikojë dhe që do t’i jepet me sugjerimet përkatëse Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se gjatë arrestimit të ish-presidentit, ka shkelje të të drejtave të njeriut pasi sikurse është vërejtur, në momentin e parë duhet t’i vendosej në dispozicion vendimi i gjykatës, pra të informohej për masën e arrestit si dhe t’i rezervohej e drejta e një telefonate, pra me avokatin.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur, bëhet me dije, dhe nëse ka ndodhur barra për ta provuar procedurën nuk i takon të dyshuarit, por Policisë, e cila duhet të kishte kamera trupi për ta provuar.

Por, policia nuk ka pasur kamera trupi që të provojnë versionin që këmbëngulin, ndaj merret i vërtetë versioni i pretendentit, në këtë rast besohet Ilir Meta.

Gjetjet e tjera të Avokatit lidhen me përdorimin e jelekut, një shenjë dalluese, e cila konstatohet se ishte e shkruar policia vetëm në kurrizin e oficerëve dhe jo përpara, ç’ka do të informonte të dyshuarin për operacionin, si edhe për prezencën e forcave operacionale, të cilat aktivizohen vetëm në rast të rrezikshmërisë së shtetasit që do të arrestohet

Në këtë rast, i arrestuari konsiderohet se nuk ishte i rrezikshmërisë së lartë përsa kohë i është përgjigjur ftesave të SPAK dhe është treguar i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë.

Shkelje e të drejtave është konsideruar edhe shoqërimi i Atemis Pecës, që ishte në të njëjtin mjet me Metën. Për të, konstatohet se është mbajtur me pranga në ambientet e drejtorisë, pa qenë e nevojshme.

Ilir Meta, ndonëse nuk është dërguar në dhomat e shoqërimit, rezulton nga kontrolli i Avokatit të Popullit se emri i tij u regjistrua në sistem dy orë me vonesë. m.p.

Belinda Balluku: Në plazhet e Semanit dhe Darëzezës, më lirë se kudo tjetër, shërbim cilësor nga njerëz që të presin me buzëqeshje

Belinda Balluku i bën supër reklamë zonës së saj elektorale, duke ftuar vizitorë, turistë, etj që të shkojnë plazhet e Semanit dhe Darëzezës. Ja se çfarë shkruan Balluku: “Det, diell, Fier. Fieri ka det dhe të mrekullueshëm madje. E diel në plazhet e Semanit dhe Darëzezës. Provoni plazhet e Fierit këtë verë! Më lirë se kudo tjetër, shërbim cilësor nga njerëz që të presin me buzëqeshje dhe…

Source

Dy pamjet e Durrësit/ Berisha vijon të nxijë turizmin, ndërkohë realiteti është ndryshe (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet sociale një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar është bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.

“Durrësi sot në ora 9:00! Njëlloj si në dimër! Pa njerëz! Narkoshteti i Ramaduros po shkatërron turizmin. #sb” – ka shkruar Berisha në Facebook.

Por pamjet reale nga i njëjti qytet, të marra ditën e sotme tregojnë një realitet krejt të ndryshëm: plazhet dhe shëtitorja e mbushur me pushues vendas e të huaj, ndërsa aktivitetet turistike vijojnë normalisht.

Ky nuk është rasti i parë kur Berisha akuzohet se përdor imazhe të pjesshme apo momente të zgjedhura për të dhënë një panoramë negative të situatës.

Pyetja që shtrohet është se kur Berisha thotë që Durrësi është bosh, nxihet a skuqet? A ka marrëdhënie me realitetin apo jo?/ TemA

The post Dy pamjet e Durrësit/ Berisha vijon të nxijë turizmin, ndërkohë realiteti është ndryshe (FOTO) first appeared on JavaNews.al.

S’ka rinovim të Moratoriumit, qeveria gati projektligjin për gjuetinë: Vetëm në disa zona, do jenë me qira!

Pas më shumë se një dekade, kufizimet në gjueti do të hiqen. Kur kanë mbetur më pak se tre javë për nga mbarimi i afatit të moratoriumit, qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin që i hap rrugën gjuetisë në zona të caktuara.

“Gjuetia zhvillohet vetëm në zonat për ushtrimin e gjuetisë, që përfshihen në fondin pyjor dhe kullosor jashtë territorit të zonave të mbrojtura, në tokat bujqësore, sipërfaqet ujore të brendshme, toka të pafrytshme, të populluara me lloje të faunës së egër, objekt gjuetie, dhe shtrihen në sipërfaqe, që janë me pronësi shtetërore apo private”, thuhet në pikën 1 të nenit 8 të projektligjit.

Në këtë projektligj është sqaruar se zonat e gjuetisë do të jenë në sipërfaqe jo më të vogla se 500 hektar në terrenet fushore, jo më të vogla se 1 mijë hektar në ato malore, ndërsa rezervatet e mbarështimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, krijohet në sipërfaqe jo më të vogla se 50 hektar. Këto territore ku do të lejohet gjuetia do të jenë 300 metra larg zonave të banuara, qendrave ekonomike, arsimore, sportive e fetare, si dhe 200 metra larg zonave të mbrojtura.

“Zonat e gjuetisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë”, thuhet në projektligj.

Këto zona do të jepen me qira tek persona fizik ose biznese, përmes një konkurrimi publik. Qiraja e zonës do të jetë sa 50% e vlerës së gjuetisë vjetore të kafshëve të egra e llogaritur sipas çmimeve të tregut.

“Menaxhuesi i zonës së gjuetisë është personi fizik ose juridik, që përzgjidhet sipas një procedure konkurrimi për marrjen në përdorim të një zone gjuetie”, thuhet në pikën 11 të nenit 21 të projektligjit.

Statusi i zonës së gjuetisë do të hiqet për arsye të sigurisë kombëtare, nevoja të zhvillimit rural, kur ka keqpërdorim dhe kur nuk zbatohet kontrata me qiramarrësin. Për gjueti do lejohen vetëm llojet e faunës së egër që jetojnë në gjendje të lirë në natyrë dhe që janë riprodhuar, lista e lejuar do të miratohet nga Ministria.

Ndërkohë ndalohet gjuetia e llojeve të faunës së egër që mbrohen nga konventat ndërkombëtare, që janë të rralla, në rrezik zhdukjeje dhe i kategorive që janë pjesë e listës së mbrojtur. Gjuetia në këto kategori të ndaluara do të bëhet vetëm nëse ka mbiprodhim, ka situata pandemike apo prej tyre shkaktohen dëme, por për këto raste do të ketë autorizime nga ministri përgjegjës. Ndërsa do të ketë edhe vrasje emergjente të kafshëve nëse rrezikohet jeta e njerëzve.

Për gjuetinë e ligjshme do të ketë edhe sezone të përcaktuara nga ministria.

“Gjuetia ushtrohet vetëm brenda sezonit të hapur për gjueti duke respektuar periudhën e riprodhimit derisa të vegjlit të ndahen nga nëna, dhe të folezimit derisa të vegjlit të mësojnë të fluturojnë, që përcaktohet sipas kritereve gjeografike, klimatike dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë. Për çdo vit, ministria publikon hapjen e sezonit të gjuetisë në faqen e saj zyrtare”, thuhet në nenin 31.

Gjuetarët duhet të jenë shtetas shqiptar mbi 25 vjeç, që ketë leje për armë gjahu, kalon testin për të marrë lejen e gjuetarit si dhe është i padënuar për asnjë vepër penale e cila cenon jetën dhe shëndetin e njeriut. Sipas këtij ligji, leja do jetë 5-vjeçare dhe gjuetia bëhet vetëm me armë dhe asnjë metodë tjetër.

Për gjuetinë, gjuetari do të paguajë tek menaxhuesi i zonës.

Neni 32- Pagesat për ushtrimin e gjuetisë:
1. Për ushtrimin e gjuetisë, gjuetari bën pagesën, e cila përfshin:
a) tarifën e lejes së gjuetisë;
b) tarifën për përdorimin e zonës së gjuetisë;
c) pagesën për çdo individ të vrarë të llojeve, objekt gjuetie.

2. Tarifat e parashikuara në shkronjat “a” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, dhe mënyra e pagesës së tyre, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë.

Personat e pajisur me certifikatë gjuetari aplikojnë me kërkesë për leje gjuetie në portalin “e-Albania” dhe ngarkojnë dokumentet e përcaktuara. Në zbatim të këtij ligji do të ketë edhe gjoba nga 300 mijë lekë deri në 1.3 milionë lekë në varësi të shkeljes.

Me këtë nismë ligjore të re, shfuqizohet ligji i mëparshëm i gjuetisë si dhe moratoriumi, që ndalon vrasjen e kafshëve apo shpendëve.

Moratoriumi i gjuetisë, u vendos nga Ministria e Mjedisit më 2014, për të ndaluar vrasjet pa kriter të faunës në vend. Fillimisht ishte me afat 2 vjeçar, por më pas u shty herë pas here.

The post S’ka rinovim të Moratoriumit, qeveria gati projektligjin për gjuetinë: Vetëm në disa zona, do jenë me qira! first appeared on JavaNews.al.

“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”/ Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit

Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe avokatët e tij.

Kjo është një nga gjetjet e Avokatit të Popullit, në një raport konfidencial që Top Channel pati mundësi ta shikojë dhe që do t’i jepet me sugjerimet përkatëse Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se gjatë arrestimit të ish-presidentit, ka shkelje të të drejtave të njeriut pasi sikurse është vërejtur, në momentin e parë duhet t’i vendosej në dispozicion vendimi i gjykatës, pra të informohej për masën e arrestit si dhe t’i rezervohej e drejta e një telefonate, pra me avokatin.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur, bëhet me dije, dhe nëse ka ndodhur barra për ta provuar procedurën nuk i takon të dyshuarit, por Policisë, e cila duhet të kishte kamera trupi për ta provuar.

Por, policia nuk ka pasur kamera trupi që të provojnë versionin që këmbëngulin, ndaj merret i vërtetë versioni i pretendentit, në këtë rast besohet Ilir Meta.

Gjetjet e tjera të Avokatit lidhen me përdorimin e jelekut, një shenjë dalluese, e cila konstatohet se ishte e shkruar policia vetëm në kurrizin e oficerëve dhe jo përpara, ç’ka do të informonte të dyshuarin për operacionin, si edhe për prezencën e forcave operacionale, të cilat aktivizohen vetëm në rast të rrezikshmërisë së shtetasit që do të arrestohet

Në këtë rast, i arrestuari konsiderohet se nuk ishte i rrezikshmërisë së lartë përsa kohë i është përgjigjur ftesave të SPAK dhe është treguar i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë.

Shkelje e të drejtave është konsideruar edhe shoqërimi i Atemis Pecës, që ishte në të njëjtin mjet me Metën. Për të, konstatohet se është mbajtur me pranga në ambientet e drejtorisë, pa qenë e nevojshme.

Ilir Meta, ndonëse nuk është dërguar në dhomat e shoqërimit, rezulton nga kontrolli i Avokatit të Popullit se emri i tij u regjistrua në sistem dy orë me vonesë. /tch/

The post “Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”/ Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit first appeared on JavaNews.al.

Skandal Diplomatik/ Ambasadori i Shqipërisë në Austri me master plagjiaturë dhe lidhje me shërbime sekrete

Emërimi dhe qëndrimi në detyrë i ambasadorit shqiptar në Austri, Fate Velaj, po shoqërohet me një stuhi akuzash që variojnë nga plagjiatura dhe mashtrimi me ndihmat sociale, deri te tituj akademikë të blerë dhe lidhje të mundshme me shërbime të inteligjencës. Dyshimet para emërimit Sipas burimeve diplomatike, para se Velaj të merrte postin në Vjenë, […]

The post Skandal Diplomatik/ Ambasadori i Shqipërisë në Austri me master plagjiaturë dhe lidhje me shërbime sekrete appeared first on BoldNews.al.

Kosova në muajin e gjashtë pa institucione të reja, analistët: Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë asnjë partie

Kosova po hyn në muajin e gjashtë pa institucione të reja. Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partive politike që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj, ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e rinj. Njohës të fushës, vënë në pah se ngërçi i krijuar është rezultat i mungesës së një konsensusi politik.

Konsensus për krijimin e institucioneve po kërkojnë njohës të politikës, në mënyrë që vendi të dalë nga ngërçi politik dhe pasojat të jenë sa më të vogla.

Njohës të fushës vlerësojnë se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje duhet të dalë me oferta konkrete për Nismën e Fatmir Limajt, si dhe për pakicat joserbe, në mënyrë që të sigurojë shumicën absolute për zhbllokimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Jeton Halimaj, njohës i drejtësisë dhe politikës, tha për RTK-në se tash është koha e fundit të mblidhen të diskutojnë dhe Albin Kurti të shkoj me oferta konkrete edhe për Limajn edhe për Baljen, të themelojnë Institucionet e Kosovës dhe të lënë inatet politike.

Gjykata nuk mund t’i zgjidhë çështjet politike, theksojnë njohësit e drejtësisë, duke vënë në pah se një konsensus mes subjekteve politike është i nevojshëm për të ecur përpara.

“Kushtetuta ka lënë hapësirë të mjaftueshme që aktorët politik kur vije koha e konstituimit të institucioneve të ulen dhe të gjejnë një konsensus “, tha Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese.

Analisti Halimaj thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë asnjë partie politike.

Sipas tij, ky ngërç politik do t’i varfërojë qytetarët dhe do ta pengojë rrugën euroatlantike të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partive politike që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj, ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e rinj.

The post Kosova në muajin e gjashtë pa institucione të reja, analistët: Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë asnjë partie appeared first on Telegrafi.

“Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama i përgjigjet komentuesit: I kam kuqezi! Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një komunikim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, ku u fokusua te puna për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga pronat private.

Megjithatë, jo të pakta ishin komentet për pamjet e kreut të qeverisë, që mbante një palë syze të kuqe, duke guxuar me stilin. “Le nam me këto syzë kalamajsh”, shkroi një ndjekës i Ramës në “Facebook”.

“Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden, por të paktën janë kuqezi. Dhe mua kuqezi më pëlqen shumë”, u përgjigj kryesocialisti.

The post “Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama i përgjigjet komentuesit: I kam kuqezi! Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden first appeared on JavaNews.al.

Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, në një konferencë për media ka shpalosur Pikën 5 të Platformës Kombëtare, e cila fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, ekologjinë dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në komunat shqiptare.

Taravari theksoi se kjo pikë synon pastrimin e deponive ilegale, krijimin e sistemeve të riciklimit, mbrojtjen e ujërave dhe burimeve natyrore, si dhe përdorimin e energjive të ripërtëritshme.

Në planin e infrastrukturës, ai paralajmëroi investime në rrugë të rikonstruktuara me ndriçim LED, parkingje të organizuara, transport publik për nxënës e studentë, si dhe përmirësim të qasjes në zonat rurale. Taravari gjithashtu përmendi ndërtimin e tregjeve moderne me përparësi për bizneset familjare dhe lehtësira për prodhuesit e produkteve BIO, si dhe ruajtjen e arkitekturës tradicionale shqiptare.

“Motoja e kësaj pike është e qartë: Mjedis i pastër – Komunitet i shëndetshëm; Infrastrukturë moderne – Zhvillim i qëndrueshëm,” tha Taravari.

The post Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare appeared first on Telegrafi.

Pas Sarandës, Kryeministri Rama sjell të dielën e mrekullueshme në plazhin e Durrësit

Në një postim video të publikuar nga Durrësi Live, kryeministri ka ndarë me ndjekësit atmosferën e gjallë të një të diele verore në një prej plazheve më të frekuentuara të vendit. Pamjet shfaqin rrezet e diellit që pasqyrohen mbi detin e kaltër, pushuesit që shijojnë bregun dhe gjallërinë e aktiviteteve tipike të sezonit, duke sjellë jo vetëm imazhe pushimi, por edhe një ndjesi të plotë të…

Source

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të sqaronte se çfarë po ndodh me aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Teksa pranoi edhe përgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë në lejimin e ngritjes së godinave pa leje, Rama bëri me dije se puna e nisur këtë verë për lirimin e hapësirave publike nuk është një aksion, por një reformë e thellë që pritet të zgjatë gjatë gjithë mandatit të katërt.

“Rilindja urbane 2.0 është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror. Dhe ata që thonë se pse nuk e lije dot për në dimër, jo nuk e linim dot në dimër”, tha Rama.

Çdo ndërtim i ri, pohoi numri një i qeverisë, do të bëhet në bazë të një rregulloreje të qartë dhe paralajmëroi se çdo metër pa leje do të shkojë në favor të shtetit.

“Një metër katror të paligjshëm duhet ta dijë se nuk do ta gëzojë dot. Ose do ta marrë shteti, ose do të bjerë në tokë godina”, shtoi ai.

Reformim premtoi edhe për strukturat e inspektorateve ndërtimore në bashki, ku pohoi se çdo drejtor aktual nuk do të jetë më në detyrë.

“IMT e bashkive do të reformohen, do të ndryshojë struktura. Dhe kush ka drejtuar IMT nuk do të jetë më drejtor IMT dhe kjo po ndodh. Nuk janë për t’u futur të gjithë në një thes, por gjëja që është më e rëndësishme është që burgu është një adresë ku përcillet robi me prova e fakte, nga drejtësia dhe jo nga FB e qeveria”, tha kreu i qeverisë. m.p.

Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit

Gazment Bardhi akuzon Belinda Ballukun si nismëtaren kryesore për të dërguar forcat e policisë dhe ushtrisë në godinën e televizionit News 24, duke mos lejuar gazetarët të futen në redaksi dhe se prej dy ditësh televizionit i është fikur sinjali. Sipas Bardhit, Balluku ka urdhëruar boshatisjen e News24 në shenjë hakmarrje, pas publikimit të lajmit […]

The post Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit appeared first on BoldNews.al.

Anila Denaj: Nisma “Turi i farave autoktone” po sjell në vëmendje thesaret e harruara të bujqësisë shqiptare

Nisma “Turi i farave autoktone” po sjell në vëmendje thesaret e harruara të bujqësisë shqiptare, duke u kthyer në një urë lidhëse mes traditës dhe të ardhmes. Me synimin për të rigjeneruar varietete vendase dhe për t’i integruar ato në sistemin ushqimor të vendit, kjo iniciativë po bashkon fermerë, kuzhinierë dhe struktura agroturistike nga e gjithë Shqipëria. Falë këtij bashkëpunimi…

Source

Turizmi, Rama: Një pjesë e industrisë nuk po mendon strategjikisht, masa radikale për plazhet

Kryeministri Edi Rama tërhoqi sot vëmendjen ndaj një pjese të subjekteve që operojnë në fushën e turizmit, të cilat sipas tij, nuk po mendojnë strategjikisht për të ardhmen, por po mendojnë për fitimet e momentit, me çmime shumë të larta. Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj komentuesve lidhur me impaktin që ka në turizëm aksioni për lirimin e hapësirave…

Source

MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë të jenë aktive

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 66 automjete zjarrfikëse dhe 760 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu në operacione nga ajri morën pjesë edhe 2 avionë “Canadair” nga Kroacia dhe Italia. Në qarku Vlorë, aktualisht është aktiv zjarri…

Source

Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së

Edi Rama, në skenë zbavit popullin me aksionet e përditshme të “çlirimit të hapësirave”, në prapaskenë thur zaptimin me ndërtime të Zonave Natyrore të Mbrojtura. Në vitin 2022, kur e komandoi drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Edi Rama nuk zgjodhi ndonjë biolog, agronom, inxhinier pyjesh apo mjedisi. Ai e dërgoi zonjën Daniel […]

The post Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së appeared first on BoldNews.al.

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

Prej dy ditësh, televizioni News24 ndodhet pas sinjal, për shkak se iu ndërpre nga Qeveria, pasi në godinën ku ndodhej televizioni zbarkoi policia dhe ushtria, duke mos lejuar punonjëlsit të futen brenda. Godinën e mori nën administrim shoqëria shtetërore KAYO, e drejtuar nga Ardi Veliu, e cila do të prodhojë armë. Këtë akt, opozita, aktivistë […]

The post Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë! appeared first on BoldNews.al.

❌