Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar kombin nga të rinjtë.
âNĂ« disa aspekte duhet tĂ« jemi realistĂ«, kombi Ă«shtĂ« i rrĂ«zuar pĂ«rdhe. Sot ne, falĂ« kĂ«saj politike tĂ« spastrimit etnik, me tĂ« cilĂ«n ky tejkalon Xhorxheviçin dhe Pashiçinâ, tha Berisha.
Ish-kryeministri shtoi se Rama ânuk ka mĂ« skuadra pushkatimi, por ka banda pushkatimi, ai burgos kundĂ«rshtarĂ«tâ.
Sali Berisha: Miq, sot pas 35 vitesh, gjaku, sakrifica, idealet e Josif Budos janë një kushtrim i vërtetë për çdo shqiptar, për çdo shqiptare.
Ju u kujtohet, situata e sotme me vitet â90 nĂ« disa aspekte Ă«shtĂ« vite drite larg.
Por nĂ« disa tĂ« tjera Ă«shtĂ« po aq e zezĂ« sa çâishte nĂ« vitin 1990.
Nuk kishte pushtet mĂ« shumĂ« diktatori i fundit se sa çâka sot narkodiktatori Ramaduro.
Nuk ka urrejtje mĂ« tĂ« pakĂ«t Ramaduro i sotĂ«m ndaj KavajĂ«s, ndaj ShkodrĂ«s, se sa çâkishte Ramiz Alia, diktatori i fundit, ndaj tyre.
Nuk kishte urrejtje mĂ« tĂ« madhe pĂ«r tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« Ramiz Alia se sa çâka sot Ramaduro i TiranĂ«s.
Ai i përzuri, siç u kujtohen ju eksodet, kurse ky narkodiktator që shëtit në samite me atlete të bardha, i përzë çdo ditë dhe në 10 vite ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e tij të lashtë.
Në disa aspekte duhet të jemi realistë, kombi është i rrëzuar përdhe.
Sot ne, falë kësaj politike të spastrimit etnik, me të cilën ky tejkalon Xhorxheviçin dhe Pashiçin.
45 përqind e shqiptarëve janë larguar në 10 vite nga Shqipëria. Falë kësaj politike, ne sot kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit. Falë kësaj politike, ne këtë vit kemi lindje asnjë më shumë se sa kishim një shekull më parë.
ĂfarĂ« mund tâi bĂ«jĂ« njĂ« armik tjetĂ«r njĂ« kombi se sa u bĂ«n Ramaduro shqiptarĂ«ve?
Sigurisht jetohet në një kohë tjetër dhe ai nuk ka më skuadra pushkatimi, por ka banda pushkatimi.
Ai burgos kundërshtarët. Ervin Salianji foli këtu sepse dënoi mbrojtjen që Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama i bënin Geron Xhafës për trafiqet e Vlorës.
A ka ndonjë dallim të madh varja në litar e Havzi Nelës në vitin 1988 me nxjerrjen brutale dhe rrëmbimin nga makina e tij, goditjen dhe zvarritjen në rrugë të kundërshtarit politik pas 37 viteve të Edi Ramës?
Sigurisht ai vdiq, por edhe ky jo vetëm që e terrorizoi, por terrorizoi një popull të tërë.
Ndaj miqtë e mi, sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budën, gjakun e tij, sakrificën e tij, me një betim solemn se nuk do pajtohemi kurrë me këtë regjim.
Se Josif Buda do na frymëzojë në një përpjekje të re për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve, për të rikthyer shpresën, besimin.
Do ta mbyll duke të falënderuar shumë zoti kryetari i bashkisë. Ke një meritë të veçantë për këtë nismë që ke marrë.
Ke nderuar Josif Budën, ke nderuar jo vetëm familjen Buda, por çdo familje të ndershme të këtij qyteti dhe të gjithë shqiptarët liridashës./e.t