Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në lidhje të re? Egli Tako: Stop, mjaft është mjaft. Edhe me tim atë po të më shihni do të shkruani

Egli Tako u bë dje qendër e thashethemeve për një lidhje të mundshme dashurie. Në rrjet qarkulluan disa video ku ajo shihej në shoqërinë e një mashkulli misterioz gjatë pushimeve në jug. Sipas disa fansave që komentuan pamjet, ai mund të jetë partneri i një shoqeje të saj me të cilën po kalon pushimet. Këngëtarja ka bërë një reagim të ashpër, ku i ka mohuar këto zëra, duke theksuar se personi në…

Source

Situata me zjarret, Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria përdoret për të konfiskuar kompjuterët e gazetarëve

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quan një emergjencë kombëtare jashtë kontrollit, situatën me zjarret në vend. Ai tha se në dy ditët e fundit Shqipëria ka përjetuar dëmet më të rënda nga flakët në historinë e saj, me mijëra hektarë pyje, kullota dhe pemë frutore të djegura, dhjetëra shtëpi të shkatërruara, gjë të gjallë të humbur dhe viktima. Sipas Berishës, qytetarët nga jugu në veri janë lënë…

Source

Zjarret në vend/ Ministri Hoxha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt që shkakton zjarrvënie, asnjë tolerancë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dënon çdo akt që shkakton zjarrvënie dhe rrezikon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve. Ai shkruan për zero tolerancë, ku edhe ka një mesazh për banorët e prekur nga zjarret, që të binden dhe të braktisin banesat që rrezikohen nga flakët. ”Gjithashtu dua ti bëj thirrje çdo qytetari të tregojë përgjegjësi maksimale, të shmangë çdo veprim që mund të shkaktojë…

Source

Flakët në Delvinë jashtë kontrollit, arrijnë afër puseve të naftës

Katër zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por flakët i janë afruar shumë puseve të naftës në Delvinë. Situata është jashtë kontrollit të autoriteteve dhe zjarri po shtrihet deri në lagjen “Llakë” të qytetit. Po ashtu 3 autoambulanca të Delvinës janë vënë në gatishmëri. Krahas zjarrfikëseve që ndodhen në vendngjarje, për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe…

Source

Errësira ndal ndeshjen Vllaznia-Kukësi

Ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” u ndërpre në minutën e 84-të, pasi energjia elektrike u shkëput, duke lënë fushën në errësirë. Me 6 minuta lojë të mbetura dhe rezultatin 4-2 për shkodranët, situata u normalizua pas disa minutash falë gjeneratorit, duke bërë të mundur rifillimin e lojës.

Source

”Flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish”, Tabaku poston fotot: Shteti i pafuqishëm, pa mjete dhe infrastrukturë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reagim për situatën me zjarret në vend, thotë se flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish dhe për të shteti është i pafuqishëm, pa mjetet dhe infrastrukturën. Po ashtu Tabaku ka edhe një mesazh mbështetës për sakrificën e punonjësve. ”Punonjësit që luftojnë me zjarrin meritojnë mirënjohje të veçantë: në kushte ekstreme dhe temperatura përvëluese…

Source

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

Ambasada e Amerikës në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kujdesit maksimal për shkak të zjarreve të shumta që po përfshijnë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada kërkon që amerikanët të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim, apo çdo lloj udhëzimi të policisë. ‘‘Ambasada e SHBA-së në Tiranë…

Source

Banori tregon tmerrin: U dogj gjithçka, po të mos kishte ardhur Policia dhe Ushtria nuk do të isha larguar

Gramshi është në luftë me egër me zjarret. Një banor asfiksuar nga zjarri, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit shprehet se situata në fshat është e vështirë pasi është djegur gjithçka, shtëpi dhe bagëti. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por mund të kishte qenë fatal vendimi i tij për të mos u larguar, derisa erdhi Ushtria dhe Policia, duke e larguar me forcë.

Source

Zjarret në Lekël të Tepelenës, shpërthejnë dy bomba të Luftës së Dytë Botërore

Një vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Lekël të Tepelenës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët kanë përpirë disa hektarë me pyje dhe të mbjella, ndërsa janë djegur disa banesa, tre stane dhe tre krerë gjedhë. Ndër objektet e prekura rëndë është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, e shpallur monument kulture i kategorisë II. Kisha, e ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja…

Source

Pista e atletikës dhe fusha e futbollit në Universitetin e Sporteve, Rama ndan pamjet: Po ecin me ritme të shpejta

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pista e atletikës dhe fusha e futbollit në Universitetin e Sporteve. Kreu i qeverisë shkruan se puna po ecën me ritme të shpejta, dhe se do t’iu shërbejë studentëve por edhe sportistëve elitarë, komunitetit dhe të rinjve që dëshirojnë të merren me sport. ”Punimet për pistën e atletikës dhe fushën e futbollit që po ndërtohen në Universitetin e Sporteve po…

Source

Zjarret në Gramsh, banorët akuzojnë shtetin: Na sollën vetëm 1 zjarrfikëse

Banorët që janë evakuuar nga fshatrat të cilat u dogjën prej flakët masive, akuzojnë shtetin për reagim të vonuar dhe jo proporcional me rrezikshmërinë e situatës. ”Shkrumb me banesë, me lopë, të gjitha. Na dogji zjarri. Për çfarë e kemi shtetin, për çfarë e duam shtetin. Mundësi shteti pati ta fikte, vërtetë ka zjarr në tërë rrethet, ama të bëhet shteti pak i gjallë. Ne e marrim në telefon…

Source

Gramshi në luftë me flakët, 200 të evakuuar

Rreth 200 banorë janë evakuuar nga zonat e prekura nga zjarret, pasi flakët kanë përfshirë 5 fshatra dhe vijojnë ende aktive në Gramsh. Për strehimin e tyre, autoritetet kanë vendosur që të përdorin konviktet, hotelet dhe çadrat që do të ngrihen në fushën e sportit, në varësi të numrit të të evakuuarve.

Source

Spahiu për situatën me zjarret: Qeveria të deklarojë emergjencën civile kombëtare

Juristi Kreshnik Spahiu teksa flet për alarmin që është dhënë në disa zona për zjarret, sugjeron shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve në operacion për parandalim dhe shuarje flakësh. ”Do ishte e udhës që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile dhe gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin duke parë situatën ku ndodhemi. Ka tre nivele të…

Source

Do shkojë në 2 numri i viktimave nga zjarret në Gramsh? Brataj: Situata është kritike, janë disa vatra

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ndodhet në Gramsh, dhe nga aty thotë se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë. Brataj tregon se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret, teksa shtoi se Urgjenca Kombëtare me ekipet ndodhet në gatishmëri me të gjitha mjetet. ”8 persona janë paraqitur në spital…

Source

Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar, banorët refuzuan evakuimin

Gramshi është në alarm nga zjarret. 4 fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe në pyllin e Koshnicës. Policia ka krijuar një kordon sigurie. Banorët kanë refuzuar fillimisht të evakuohen, por pas këmbënguljes së grupeve të emergjencave janë dorëzuar duke u larguar. Ka pasur edhe persona të lënduar…

Source

❌