❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosura dërgohen në spital, procedohet penalisht një prej shoferëve

✇Albeu
By: M C

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas raportimeve, nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy pasagjere ndërsa ka nisur procedimi penal për një prej shoferëve.

Të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“SpecialistĂ«t e Sektorit tĂ« Qarkullimit Rrugor referuan materialet nĂ« Prokurori ku nisi procedimi penal pĂ«r shtetasin J. M., 27 vjeç, pasi nĂ« aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjetin qĂ« drejtonte Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. B., 50 vjeç. Si pasojĂ« janĂ« dĂ«mtuar lehtĂ« 2 pasagjere nĂ« automjetin me drejtues shtetasin K. B”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosura dërgohen në spital, procedohet penalisht një prej shoferëve appeared first on Albeu.com.

Celularë dhe takime speciale me eskorta, policia e Burgjeve kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

✇Albeu
By: M C

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të njohura nga showbizzi shqiptar, Policia e Burgjeve ka zbarkuar në paraburgimin 313 dhe 302 ku po ushtron kontrolle blic.

Nga burimet e para për mediat mësohet se kontrollet e hollësishme po ushtrohen në qeli për sende të ndaluara si telefon dhe arme të ftohta.

Inspektimi i imtësishëm në të gjitha burgjet e vendit ka nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe raportohet të ketë përfunduar mëngjesin e sotëm ku është kontrolluar për sende të ndaluara të futura brenda nëpër qeli si dhe gjithashtu është bërë kqyrja e të gjitha kartelave të takimeve për disa të burgosur specifikë.

KujtojmĂ« se dy javĂ« mĂ« parĂ«, gjatĂ« njĂ« kontrolli tĂ« ushtruar nĂ« burgun e DrenovĂ«s Ă«shtĂ« kapur me telefon celular Laert Haxhiun, njĂ« prej tĂ« dĂ«nuarve pĂ«r krime tĂ« rĂ«nda, i njohur pĂ«r pĂ«rfshirjen nĂ« “MasakrĂ«n e LushnjĂ«s”.

The post Celularë dhe takime speciale me eskorta, policia e Burgjeve kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313 appeared first on Albeu.com.

Morena Taraku ndez rrjetin, shfaqet në shtrat me një mashkull misterioz

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka ndezur rrjetin me disa fotografi të reja të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ajo ndodhet aktualisht në Paris, ku po shijon disa ditë relaksi dhe luks në një hotel të njohur në kryeqytetin francez.

Në njërën nga fotografitë më të komentuara, Morena shihet e shtrirë në shtrat bashkë me një mashkull, në një ambient që duket qartë se është një suitë hoteli e sofistikuar.

Dyshja duken të relaksuar dhe në momente intime, teksa fotoja është realizuar përmes pasqyrës që ndodhet përballë shtratit, duke krijuar një efekt të veçantë artistik dhe personal.

Në fotot e tjera, Morena shfaqet e veshur me një fustan elegant saten ngjyrë blu të errët, me aksesorë të shndritshëm dhe taka të kuqe, duke dëshmuar edhe një herë stilin dhe shijen e saj të rafinuar.

Ajo pozon mbi shtrat me shumë vetëbesim dhe hijeshi, ndërsa dallohet për tatuazhet karakteristike dhe pamjen glamuroze që i kanë sjellë vëmendje ndërkombëtare.

Ky postim ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, me shumë fansa dhe ndjekës që komentojnë për pamjen e saj, si dhe për mashkullin misterioz në krah të saj.

Edhe pse Morena nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me identitetin e tij, spekulimet nuk kanë munguar.

The post Morena Taraku ndez rrjetin, shfaqet në shtrat me një mashkull misterioz appeared first on Albeu.com.

MERRET VENDIMI/ Qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës

✇Albeu
By: M C

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme ka vendosur hapjen e pikës kufitare në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Vendimi vjen në një moment që aeroporti i Vlorës është drejt përfunditmit ndërsa pika kufitare do të jetë në përputhje me rregullat ndërkombëtare për kalimin e shtetasve, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Për këtë qëllim, ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

VENDIMI I QEVERISË:

HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËS

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 1, tĂ« nenit 8, tĂ« ligjit nr.71/2016, “PĂ«r kontrollin kufitar”, tĂ« ndryshuar, me propozimin e ministrit tĂ« BrendshĂ«m, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve.

2.Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”.

The post MERRET VENDIMI/ Qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës appeared first on Albeu.com.

“Nga barku i shtatzĂ«nisĂ« te pĂ«rqafimet e foshnjave”, Kiara Tito dedikim prekĂ«s pĂ«r miqĂ«sinĂ« shumĂ«vjeçare me LiesĂ«n

✇Albeu
By: M C

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Kiara Tito ka ndarë disa foto në Instagramin e saj, ku shihet me mikeshën e ngushtë, Liesa Haxhiasllani dhe me dy vajzat e tyre.

Të veshura me fustane të bardha, Kiara dhe Liesa shihet të lumtura, teksa shijojnë kohën e çmuar me vogëlushet e tyre.

“Nga barku i shtatzĂ«nisĂ« te pĂ«rqafimet e foshnjave. Kemi Ă«ndĂ«rruar sĂ« bashku, jemi rritur sĂ« bashku, dhe tani po rrisim qenie tĂ« vogla krah pĂ«r krah. Disa miqĂ«si kthehen nĂ« familje, e pastaj nĂ« skuadra mamash” – shkruan Kiara pĂ«rbri fotove.

KujtojmĂ« se Kiara dhe Liesa janĂ« shoqe tĂ« ngushta prej vitesh. PĂ«rveçse shoqe tĂ« ngushta ato kanĂ« ndarĂ« edhe skenĂ«n sĂ« bashku ku kanĂ« qenĂ« nĂ«n moderimin e programin “Select” qĂ« transmetohej nĂ« Top Channel.

The post “Nga barku i shtatzĂ«nisĂ« te pĂ«rqafimet e foshnjave”, Kiara Tito dedikim prekĂ«s pĂ«r miqĂ«sinĂ« shumĂ«vjeçare me LiesĂ«n appeared first on Albeu.com.

“Ku ta dija unĂ« i varfi, se armiku isha unĂ«â€, Shabani i pĂ«rgjigjet Lapajt lidhur me “luftĂ«n” pĂ«r 1 mandat

✇Albeu
By: M C

VetĂ«m pak minuta pasi Adriatik Lapaj reagoi nĂ« rrjetet sociale, kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka reaguar me disa vargje nĂ« “Facebook”.

“Mora pushkĂ«n dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Të luftoja në furtunë;

Se armiku isha unĂ«â€.

MĂ« herĂ«t, Adriatik Lapaj reagoi pasi kandidati pĂ«r deputet i koalicionit “Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het”, Zeqir Kordhoni, i ka dĂ«rguar njĂ« letĂ«r Komisionerit ShtetĂ«ror tĂ« Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin pĂ«r tĂ« pranuar mandatin, nĂ« rast se do tĂ« shpallet fitues i tij.

Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga mandati, në mënyrë që të futeshin në Parlament kandidatët nga lista e hapur me më shumë vota.

NĂ« postimin e tij, Lapaj shkroi se, “Endri Shabanin dhe dajon e tij do t’i gjykojĂ« populli”.

The post “Ku ta dija unĂ« i varfi, se armiku isha unĂ«â€, Shabani i pĂ«rgjigjet Lapajt lidhur me “luftĂ«n” pĂ«r 1 mandat appeared first on Albeu.com.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë: Do të të vras ty dhe familjen tënde

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar mëngjesin e sotëm.

Lajmi e ka konfirmuar për Telegrafin, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Emaili, i dĂ«rguar nga njĂ« person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa betimibrahimi@yahoo.com, kishte pĂ«r subjektin “Punoni pak ma shumĂ«/shpejt”, por pĂ«rmbajtja e tij kalonte çdo kufi tĂ« komunikimit institucional.

NĂ« mesazhin kĂ«rcĂ«nues, i cili i Ă«shtĂ« dĂ«rguar adresĂ«s zyrtare tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Presidentes, pĂ«rveç fjalĂ«ve ofenduese dhe gjuhĂ«s pĂ«rçmuese, kĂ«shillohen veprime hakmarrĂ«se edhe ndaj familjes sĂ« presidentes, pĂ«r “tradhti” dhe vendime tĂ« pretenduara politike si ndĂ«rrimi i flamurit apo zbatimi i gjuhĂ«sisĂ« nĂ« komunikimin zyrtar.


“Edhe familja jote. PĂ«r tradhti. PĂ«r ndĂ«rrimin e flamurit tonĂ«. PĂ«r ndjekjen e njerĂ«zve dhe marrjen e vendimeve bazuar nĂ« mendimet e tyre
 A janĂ« shenjat nĂ« Serbi nĂ« tĂ« dyja gjuhĂ«t, shqip dhe serbisht?”,”, shkruhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« emailin e dĂ«rguar mĂ« 16 korrik nĂ« ora 00:15.


Mesazhi është shoqëruar edhe me një paralajmërim automatik të sistemit informativ të presidencës që e cilëson emailin si të ardhur nga jashtë organizatës.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Presidenca apo Policia e Kosovës, por pritet që rasti të hetohet dhe personi në fjalë të merret në përgjegjësi ligjore./Telegrafi

The post Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë: Do të të vras ty dhe familjen tënde appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Arbana Osmani tregon për herë të parë ndërhyrjet estetike që ka bërë

✇Albeu
By: M C

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka vendosur të jetë e hapur me ndjekësit, duke ndarë për herë të parë detaje rreth ndërhyrjeve estetike që ka bërë. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo ka treguar se ka aplikuar botox në ballë dhe nën sy, për të reduktuar rrudhat.


Gjithashtu, Arbana ka konfirmuar se ka bërë filler në buzë, duke theksuar se rezultati është natyral dhe i pandryshueshëm me kalimin e kohës.

Me këtë deklaratë, Arbana konfirmon edhe një herë qëndrimin e saj të sinqertë ndaj publikut, duke e normalizuar diskutimin për kujdesin estetik pa tabu apo komplekse.

The post FOTO/ Arbana Osmani tregon për herë të parë ndërhyrjet estetike që ka bërë appeared first on Albeu.com.

Mandati i deputetit fut sherrin mes “aleatĂ«ve”, reagon Lapaj: MbarĂ« i shkoftĂ« Endri Shabanit, bashkĂ« me dajon

✇Albeu
By: M C

Adriatik Lapaj ka reaguar pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« daja i “aleatit” tĂ« tij nĂ« zgjedhje, Endri Shabanit paraqiti nĂ« KQZ ku dhe kĂ«rkon mandatin e deputetit.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« “Facebook”, Lapaj thekson se ka qenĂ« vetĂ« Endri Shabani ai i cili para njĂ« populli tĂ« tĂ«rĂ« doli garant pĂ«r familjarĂ«t e vet tĂ« cilĂ«t pĂ«r shkak tĂ« formulĂ«s i futĂ«n nĂ« listat e mbyllura.

Duke treguar qartĂ« “ftohjen” mes tyre, drejtuesi i “LĂ«vizja ShqipĂ«ria BĂ«het” lĂ« tĂ« kuptohet se si Edi Rama, Sali Berisha po ashtu dhe vetĂ« “aleati” i tij nĂ« zgjedhjet e 11 Majit kanĂ« “luftuar” kundĂ«r tij.

“Jam krenar qĂ« u luftova nga çdo anĂ« dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe kĂ«ta “tĂ« rinjtĂ«â€, deri dhe te ky qĂ« e futa nĂ« gji
nga tĂ« gjithĂ«. Ndaj meje dhe krejt ekipit tĂ« LĂ«vizjes ShqipĂ«ria BĂ«het po konsumohet publikisht PADREJTËSI”, shkruan Lapaj.

Daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, iu drejtua sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një letër ku dhe kërkoi që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues.

Koalicioni “Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het” duke qenĂ« se qĂ« prej fillimit ishin kundĂ«r “listave tĂ« sigurta” vendosĂ«n qĂ« nĂ« zgjedhjet e 11 Majit tĂ« shkonin nĂ« “listĂ«n e mbyllur” me emra kandidatĂ«sh fiktivĂ«, tĂ« cilĂ«t mĂ« pas me dakordĂ«sinĂ« e palĂ«ve do tĂ« digjnin mandatin, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nĂ« Kuvend tĂ« futen kandidatĂ«t qĂ« morĂ«n mĂ« tepĂ«r vota nga lista e hapur.

Pro, mesa duket njĂ« prej 12 kandidatĂ«ve fiktivĂ« nĂ« qarkun e TiranĂ«s tĂ« “NismĂ«s ShqipĂ«ria BĂ«het” ka “ndĂ«rruar mendje” dhe kĂ«rkon qĂ« tĂ« jetĂ« deputet nĂ« legjislacionin e ri parlamentar.

Ky Ă«shtĂ« pikĂ«risht daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, i cili pretendon se gjatĂ« kandidimit nuk ishte i qartĂ« nĂ«se kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit tĂ« deputetit, duke rrezikuar kĂ«shtu “karrigen” e Adriatik Lapajt nĂ« Kuvendin e ri 2025-2029.

Ai i ka kërkuar Celibashit se është i bindur që nuk do të djegë mandatin e tij dhe të injorojë çdo deklaratë apo pretendim të Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet që janë bërë në emër të tij.

The post Mandati i deputetit fut sherrin mes “aleatĂ«ve”, reagon Lapaj: MbarĂ« i shkoftĂ« Endri Shabanit, bashkĂ« me dajon appeared first on Albeu.com.

Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron punonjësit e ALUIZNI dhe Kadastrës: Do ketë ndëshkim për ata që kanë firmosur legalizime kriminale

✇Albeu
By: M C

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, në lidhje me aksionin për lirimin e ambienteve publike, të cilat janë zënë nga biznese të ndryshme.

Bashkangjitur këtij postimi, ai ka publikuar foton e një ambienti lokali në zonë publike dhe dokumentin e anulimit të lejes së legalizimit që ka marrë për përdorimin e kësaj hapësire publike.

Sa më sipër, Rama ka paralajmëruar se do ketë masa ndëshkimore për të gjithë ata punonjës të ALUIZNI-it, apo Kadastrës më pas, që i kanë lëshuar.

Reagimi i Ramës:

Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron punonjësit e ALUIZNI dhe Kadastrës: Do ketë ndëshkim për ata që kanë firmosur legalizime kriminale appeared first on Albeu.com.

Riaktivizohen zjarret nĂ« DrenovĂ« tĂ« MallakastrĂ«s, zjarrfikĂ«sit sĂ«rish nĂ« “luftĂ«â€ me flakĂ«t

✇Albeu
By: M C

Ditën e djeshme forcat zjarrfikëse arritën të vendosën nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, por mësohet se vatra është aktivizuar sërish.

Burimet për median bëjnë me dijë se zjarri është riaktivizuar në masivin pyjor të Drenovës. Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por mësohet se situata është e vështirë për shkak të terrenit malor.

Kujtojmë se zjarri në Drenovë kanë rënë disa ditë më parë dhe janë proceduar penalisht tre persona ku dyshohet se kanë ndezur zjarr në tokat e tyre për djegien e mbeturinave, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në sipërfaqet pyjore dhe të mbjellave me vreshta dhe pemë frutore.

The post Riaktivizohen zjarret nĂ« DrenovĂ« tĂ« MallakastrĂ«s, zjarrfikĂ«sit sĂ«rish nĂ« “luftĂ«â€ me flakĂ«t appeared first on Albeu.com.

Lapaj jashtë Kuvendit? Kordhoni nuk heq dorë: Dua të bëhem deputet nëse shpallem fitues

✇Albeu
By: M C

Kandidati Zeqir Kordhoni, i cili ka garuar në listën e mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet, në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve një ditë më parë, kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues. Kordhoni i thotë kryekomsionerit Celibashi që të injorojë çdo deklaratë tjetër të bërë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në emër të tij.

“UnĂ«, i nĂ«nshkruari Zeqir Kordhoni kam kandiduar pĂ«r Koalicionin “Nisma Shqiperia BĂ«het” nĂ« qarkun e TiranĂ«s nĂ« zgjedhjet parlamentare tĂ« datĂ«s 11 Maj 2025. PĂ«rmes kĂ«saj deklaratĂ« tĂ« nĂ«nshkruar pĂ«rpara noterit sot, mĂ« datĂ« 15/07/2025, dua tĂ« vĂ« nĂ« dijeni Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve, vullnetin tim tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« ushtruar funksionin e deputetit nĂ« rast se shpallem fitues, pas shpĂ«rndarjes sĂ« mandateve nĂ« pĂ«rputhje me rregullat e pĂ«rcaktuara nga Kodi Zgjedhor i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

NĂ« ketĂ« kuadĂ«r, kĂ«rkoj qĂ« KQZ tĂ« injorojĂ« cdo deklaratĂ« tjeter tĂ« depozituar mĂ« parĂ« nga Koalicioni “Nisma ShqipĂ«ria Behet” ose nĂ« emrin tim dhe tĂ« marre ne konsideratĂ« vetĂ«m kĂ«tĂ« deklaratĂ« si shprehje tĂ« qartĂ« dhe tĂ« vlefshme tĂ« vullnetit tim”, thuhet nĂ« letrĂ«n e KQZ.

Fituese e mandatit të Nismës Shqipëria Bëhet në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin.

Dy partitĂ« “ShqipĂ«ria BĂ«het” dhe “Nisma Thurje” kishin rĂ«nĂ« dakord qĂ« deputet do tĂ« bĂ«hej kandidat ai qĂ« merrte mĂ« shumĂ« vota nga lista e hapur. NdĂ«rsa ata qĂ« ishin nĂ« listĂ«n e mbyllur do tĂ« jepnin dorĂ«heqjen.

Por tani duke se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet, pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni vijon këmbënguljen.

The post Lapaj jashtë Kuvendit? Kordhoni nuk heq dorë: Dua të bëhem deputet nëse shpallem fitues appeared first on Albeu.com.

RadhĂ«n e ka dhe Lezha/ IKMT “zbarkon” nĂ« rrugĂ«t e qytetit, i lĂ« lezhjanĂ«ve 5 ditĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« çliruar hapĂ«sirat ose do t’i vendosĂ« rruspĂ«n

✇Albeu
By: M C

Inspektorët e IKMT, IMT dhe Policia Bashkiake e Lezhës kanë dalë në terren ku dhe janë duke evidentuar rastet e zaptimit të hapësirave publike.

Burime për mediat bëjnë me dije se nga kontrollet e deritanishme rezulton se pjesa më e madhe e objekteve janë me dokumentacion të rregullt, por janë konstatuar edhe ndërhyrje pa leje.

PĂ«r kĂ«to tĂ« fundit pronarĂ«ve u Ă«shtĂ« vendosur njĂ« afat kohor prej pesĂ« ditĂ«sh, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« rast se nuk i prishin vullnetarisht atĂ«here do t’u duhen inspektorĂ«ve tĂ« IKMT-sĂ« qĂ« tĂ« t’i “rrafshojnĂ«â€.

Ky aksion ka ardhur pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« kryeministrit Edi Rama i cili u ka vendosur “ultimatum” tĂ« gjithĂ« kryebashkiakĂ«ve tĂ« vendit qĂ« tĂ« lirojnĂ« hapĂ«sirat publike tĂ« cilat janĂ« “zaptuar” pa leje nĂ« qytetet tĂ« cilat ata drejtojnĂ«.

The post RadhĂ«n e ka dhe Lezha/ IKMT “zbarkon” nĂ« rrugĂ«t e qytetit, i lĂ« lezhjanĂ«ve 5 ditĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« çliruar hapĂ«sirat ose do t’i vendosĂ« rruspĂ«n appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Po fliste drejtpërdrejt në tv, pamjet kur spikerja siriane largohet pas sulmit izraelit

✇Albeu
By: M C

NjĂ« sulm ajror izraelit ka shĂ«njestruar kryeqytetin sirian, Damask, sipas agjencisĂ« siriane tĂ« lajmeve “Sana”. Transmetuesi izraelit “Channel 12” raportoi gjithashtu sulme pranĂ« pallatit presidencial sirian nĂ« Damask.

Më pas avionët luftarakë izraelitë goditën selinë e Ministrisë së Mbrojtjes siriane në zemër të kryeqytetit sirian, Damask. Ky është sulmi i dytë izraelit ndaj ndërtesës, pas një sulmi me dron disa orë më parë. Ky sulm i dytë shkaktoi dëme të konsiderueshme. Në një video tashmë të bërë virale, duke qartë se një spikere lajmesh largohet kur prapa saj predha izraelite godet një ndërtesë.

Mediat shtetĂ«rore siriane raportuan se “disa persona u plagosĂ«n” nĂ« sulm, por nuk dhanĂ« detaje tĂ« mĂ«tejshme. NdĂ«rtesa ndodhet pranĂ« Sheshit tĂ« frekuentuar Umajad. Sipas mediave vendase, tĂ« paktĂ«n nĂ«ntĂ« persona u plagosĂ«n nĂ« sulmin ajror izraelit qĂ« goditi Damaskun qendror, por mendohet se ka edhe viktima.

The post VIDEO/ Po fliste drejtpërdrejt në tv, pamjet kur spikerja siriane largohet pas sulmit izraelit appeared first on Albeu.com.

Bajram Begaj shkarkon vajzën e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare prej vitesh ambasadore në UNESCO

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shkarkuar nga posti i ambasadores së UNESCO-s , Besiana Kadarenë, vajzën e shkrimtarit të madh, Ismail Kadaresë.

Besiana Kadare më herët mbante postin si ambasadorja shqiptare në OKB, ndërkohë që prej 2021, me firmë të presidentit të asokohe Ilir Metës, ajo u emërua si ambasadore në UNESCO.

“Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit tĂ« JashtĂ«zakonshĂ«m dhe FuqiplotĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pranĂ« OrganizatĂ«s sĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Edukimin, ShkencĂ«n dhe KulturĂ«n (UNESCO), rezident”, thuhet nĂ« dekretin e firmosur nga presidenti i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Bajram Begaj.

E lindur nĂ« TiranĂ«, Besiana Kadare u diplomua nĂ« Universitetin Sorbonne Paris-IV nĂ« Paris, FrancĂ«. Ajo zotĂ«ron njĂ« diplomĂ« Masteri nĂ« LetĂ«rsi Moderne dhe Krahasuese, tĂ« ndjekur nga njĂ« DiplomĂ« e Studimeve tĂ« Larta tĂ« Specializuara (DiplĂŽme d’Etudes SupĂ©rieures SpĂ©cialisĂ©es-DESS) nĂ« LetĂ«rsi Moderne tĂ« Specializuar.

Ajo e ka filluar karrierën e saj profesionale në Francë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (Grolier Interactive Europe, Lycos France dhe LagardÚre Active media).

Në vitin 2002, Kadare iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Departamenti i Organizatave Ndërkombëtare dhe më vonë u emërua Sekretare e Parë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Në vitin 2005, ajo u bashkua me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Shqipëri, ku menaxhoi një projekt të madh ndërkombëtar për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e grave dhe fëmijëve.

Në vitin 2008, u emërua në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Francë, ku mbulonte kryesisht çështjet e UNESCO-s.

Nga viti 2011 deri në vitin 2016, Kadare shërbeu si Ambasadore dhe Delegate e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë), dhe nga viti 2013 deri në vitin 2015 si Zëvendëskryetare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s.

Në vitin 2016, Ambasadorja Kadare u emërua Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kubë, jo-rezidente. Në Kombet e Bashkuara, ajo udhëhoqi punën përgatitore dhe fushatën e lobimit që rezultoi në zgjedhjen e Shqipërisë, për herë të parë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për një mandat 2-vjeçar 2022-2023.

Gjithashtu, ajo shërbeu edhe si Zëvendëspresidente e Bordit Ekzekutiv të UNDP/UNFPA/UNOPS për dy vjet rresht (2018-2019). P oashtu mbajti postin e Zëvendëspresidentes së sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (2020-2021).

Në nëntor 2021, ajo u emërua Ambasador dhe delegat i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në UNESCO, post të cilin e mbajti deri para dy ditësh, pasi presidenti Begaj vendosi që ta lironte nga kjo detyrë.

The post Bajram Begaj shkarkon vajzën e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare prej vitesh ambasadore në UNESCO appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 16 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
TĂ« lindur mĂ«: 21 Mars – 19 Prill
NĂ« dashuri, mund tĂ« ndjeni njĂ« nevojĂ« pĂ«r t’u afruar mĂ« shumĂ« me partnerin, por kini kujdes nga keqkuptimet e vogla. NĂ« punĂ«, njĂ« projekt qĂ« ka kĂ«rkuar vĂ«mendjen tuaj mund tĂ« marrĂ« njĂ« kthesĂ« pozitive falĂ« kĂ«mbĂ«nguljes suaj. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m, por shmangni stresin e panevojshĂ«m gjatĂ« ditĂ«s. Financat janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, por Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« shmangni shpenzimet impulsive sot.

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet romantike mund të sjellin surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni të hapur për biseda të sinqerta. Në ambientin e punës, bashkëpunimi me kolegët do të jetë çelësi i suksesit dhe do të ndiheni të vlerësuar. Kujdesuni për dietën dhe mos neglizhoni aktivitetin fizik, pasi energjia juaj mund të bjerë pasdite. Në aspektin financiar, bëni një analizë të shpenzimeve për të shmangur pakujdesitë.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
Sot, jeta juaj sentimentale mund të përmirësohet nëse i kushtoni më shumë vëmendje ndjenjave të partnerit. Në punë, jeni të motivuar dhe keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja, por duhet të ruani qetësinë në situata të vështira. Shëndeti kërkon pushim të mjaftueshëm, kështu që mos e teproni me angazhimet. Financat janë të stabilizuara, por mos u tërhiqni nga investime të pasigurta.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
NjĂ« bisedĂ« e rĂ«ndĂ«sishme me njĂ« person tĂ« dashur mund tĂ« sjellĂ« qartĂ«si dhe afrim nĂ« marrĂ«dhĂ«nie. NĂ« vendin e punĂ«s, do tĂ« keni mundĂ«si tĂ« merrni njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« re qĂ« do t’ju ndihmojĂ« tĂ« dalloheni. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin mendor, pasi tensionet mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« gjumin tuaj. Financiarisht, Ă«shtĂ« dita e duhur pĂ«r tĂ« planifikuar buxhetin e ardhshĂ«m.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, mund të ndiheni të papërmbajtur dhe dëshironi të bëni hapa të mëdhenj, por është mirë të mendoni dy herë para se të veproni. Projektet profesionale kërkojnë më shumë vëmendje dhe përkushtim, sidomos në komunikim me eprorët. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni shëndetin emocional. Në financa, shmangni shpenzimet e panevojshme dhe fokusohuni në kursime.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
MarrĂ«dhĂ«niet personale janĂ« tĂ« harmonizuara sot, sidomos nĂ«se jeni tĂ« hapur ndaj ndjenjave tĂ« reja. NĂ« punĂ«, njĂ« koleg mund t’ju ofrojĂ« ndihmĂ« tĂ« vlefshme nĂ« njĂ« çështje tĂ« ndĂ«rlikuar. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« stabil, por Ă«shtĂ« e kĂ«shillueshme tĂ« bĂ«ni mĂ« shumĂ« aktivitet fizik. Financat paraqiten mĂ« tĂ« sigurta nĂ«se qĂ«ndroni larg riskut.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot, një bisedë e thellë me partnerin mund të zgjidhë një paqartësi që ju ka shqetësuar prej kohësh. Në aspektin profesional, idetë tuaja do të vlerësohen, por duhet të tregoni kujdes në menaxhimin e kohës. Kujdesuni për shëndetin, pasi mund të keni nevojë për më shumë pushim. Financat janë të mira, por mos u joshni nga ofertat e shpejta.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
Dita sjell harmoni në marrëdhëniet tuaja, dhe është momenti i duhur për të ndarë ndjenjat tuaja më të thella. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë në lidhje me një projekt të vjetër. Shëndeti është i qëndrueshëm, por ushqehuni më shëndetshëm për të ruajtur energjinë. Në financiarë, një shpenzim i papritur mund të ndikojë në buxhet, ndaj kini kujdes.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë personale, ndaj komunikoni qartë dëshirat tuaja. Në punë, mos u nxitoni me vendime të rëndësishme, pasi sot është më mirë të reflektosh sesa të veprosh. Shëndeti kërkon pak pushim dhe relaks, veçanërisht në orët e vona. Financat janë të balancuara, por kini kujdes me huazimet.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot mund të përjetoni emocione të forta në jetën sentimentale, prandaj tregoni durim dhe mirëkuptim ndaj partnerit. Në ambientin e punës, do të keni mundësi të shfaqni kreativitetin dhe të fitoni vlerësim nga të tjerët. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të ushtroni apo të ecni në natyrë. Në aspektin financiar, është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
Një takim i papritur mund të ndezë flakën e pasionit në jetën tuaj dashurore, ndaj jini të hapur për të reja. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat që i keni lënë pezull. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për sistemin tretës. Financiarisht, shmangni shpenzimet e kota dhe mendoni për kursime.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
Në marrëdhëniet personale, mund të ndiheni të mbështetur dhe të vlerësuar nga të afërmit. Në aspektin profesional, përkushtimi juaj do të shpërblehet me një lajm të mirë ose një vlerësim të veçantë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni të merrni pushime të shkurtra gjatë ditës. Financat janë të balancuara, por është mirë të shmangni investimet e rrezikshme.

The post Horoskopi 16 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Dh*noi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

✇Albeu
By: M C

Policia e Cërrikut ka arrestuar 55-vjeçarin Kastriot Omeri, pasi ndaj tij është bërë denoncim për dhunë në familje.

U raportua se Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases Anita Toska, 51 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës ku viktima jeton në lagjen numër 2 të qytetit.

Dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas.

Policia ka marrë masat e menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autoritetet policore nxisin qytetarët të denoncojnë çdo formë dhune, duke garantuar se rastet do të trajtohen me seriozitetin dhe urgjencën që kërkojnë.

The post EMRI/ Dh*noi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Sulmet në Rripin e Gazës vranë 90 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit, mes viktimave një anëtar i Hamasit

✇Albeu
By: M C

Sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, si dhe një burrë e grua dhe gjashtë fëmijët e tyre që po strehoheshin në të njëjtën ndërtesë, sipas zyrtarëve nga Spitali Shifa, ku u dërguan viktimat.

Një nga sulmet më vdekjeprurëse goditi një shtëpi në lagjen Tel al-Hava të qytetit të Gazës të hënën në mbrëmje, duke vrarë 19 anëtarë të një familjeje që jetonin atje, sipas Spitalit Shifa. Viktimat përfshijnë tetë gra dhe gjashtë fëmijë.

Një tjetër sulm goditi një tendë ku strehoheshin të zhvendosur në të njëjtën lagje, duke vrarë një burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre. Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani këto sulme.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gazë raportoi të martën pasdite se trupat e 93 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë sjellë në spitalet e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, së bashku me 278 të plagosur.

Politikani i Hamasit i vrarë në një nga sulmet e së martës në mëngjes, Mohammed Faraj al-Ghoul, ishte anëtar i bllokut përfaqësues të Hamasit që fitoi vende në Këshillin Legjislativ Palestinez në zgjedhjet e fundit të mbajtura mes palestinezëve në vitin 2006.

Hamasi fitoi shumicën në ato zgjedhje, por marrëdhëniet me fraksionin kryesor Fatah, i cili kishte udhëhequr prej kohësh Autoritetin Palestinez, u përkeqësuan dhe përfunduan me marrjen e kontrollit të Gazës nga Hamasi në vitin 2007. Këshilli legjislativ nuk është mbledhur zyrtarisht më prej atëherë.

Ushtria izraelite thotë se i shënjestron vetëm militantët dhe përpiqet ta shmangë dëmtimin e civilëve. Ajo fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve pasi militantët veprojnë në zona me popullsi të dendur.

The post Sulmet në Rripin e Gazës vranë 90 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit, mes viktimave një anëtar i Hamasit appeared first on Albeu.com.

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

✇Albeu
By: M C

Afera e inceneratorëve duket se nuk mbaron asnjëherë. Ashtu sikurse kostot financiare që ajo prodhon për qytetarët shqiptarë.

Qeveria shqiptare pagoi mbi 3.3 miliardë lekë me tvsh ose 33 milionë euro me kursin aktual për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit.

Pas ndërtimit me Partneritet Publik Privat nga kompania Albtek Energy dhe shlyerjes së plotë të pagesave nga buxheti i shtetit, vepra kaloi në pronësinë e bashkive të qarkut Elbasan, të cilat krijuan ndërmarrjen Eco-Elb për menaxhimin e inceneratorit dhe landfillit.

Por në vend të një aseti, që do të zgjidhte problemin e mbetjeve në Elbasan, qytetarët shqiptarë kanë paguar 33 milionë euro një gropë të madhe financiare.

Të dhënat e siguruara nga Kapitali tregojnë se inceneratori i Elbasanit ka filluar të prodhojë humbje në seri, teksa borxhet e kompanisë po bëhen mal, ashtu si plehrat, të cilat herë pas herë përfundojnë në flakë.

Dhe me sa duket për shkak të humbjeve të vazhdueshme, kompania Eco-Elb po shkon në pamundësi financiare.

Një javë më parë ndërmarrja Eco-Elb së bashku me inceneratorin si aset të saj u sekuestrua nga një kompani private për shkak të borxheve të pashlyera. Kapitali nuk arriti të saktësojë dot se për sa detyrime bëhet fjalë në total, por faturat e pashlyera i përkasin minimalisht vitit të kaluar.

Pas njoftimeve të vazhdueshme për shlyerjen e tyre vullnetare, kompania private 2 AT e Alketa Torit dhe Nuçi Shamijas ka marrë udhër përmbarim me vendim gjykate duke vendosur në sekuestro kuotat e shoqërisë Eco-Elb dhe bashkë me të edhe inceneratorin.

Dy muaj më parë, Bashkia e Elbasanit vendosi të rrisë çmimin për depozitimin e mbetjeve urbane në landfill, nga 2500 lekë në 2600 lekë për ton, pa TVSH. Praktikisht inceneratori i Elbasanit tashmë tarifon thuajse njësoj se ai i Tiranës. Por jo vetëm kaq.

çmimi 2600 lekë ose 26 euro për tonë është vetëm për depozitimin në landfill, pra me incenerator fikur. Nëse inceneratori i Elbasanit ndizet, atëherë tarifa e depozitimit shkon automatikisht në 5 mijë lekë ose 50 euro për ton.

Në relacionin e rritjes së tarifave thuhet se çmimi u rrit në bazë të analizës së kostos për landfillimin.

Aktualisht, mbetjet thjesht depozitohen nĂ« landfill, ndĂ«rsa inceneratori, qĂ« do t’i digjte mbetjet pĂ«r tĂ« krijuar energji, nuk dihet se kur do tĂ« vihet nĂ« punĂ«.

Tarifa e re nuk paguhet drejtpërdrejt nga qytetarët, megjitheate rritja mund të ndikojë tek ata, pasi bashkitë mund të rrisin tarifën për pastrimin dhe sherbimet.

Ndërkohë që landfilli eshte i tejmbushur me mbetje urbane, nuk ka një datë të qartë se kur do të vihet në punë inceneratori i Elbasanit, një projekt i shumëpërfolur dhe me kosto të lartë.

Por pavarësisht tarifave të larta që paguhen nga Bashkitë dhe qytetarët e qarkut të Elbasanit, inceneratori vazhdon të prodhojë humbje. Dhe me sa duket do ta bëjë këtë gjithë kohën, pasi koha po tregon se djegësit janë një aset toksik, të cilët jo vetëm nuk e zgjidhën problemin e mbetjeve, por tashmë po djegin paratë publike me humbjet e tyre./ Kapitali.al

The post Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

“NĂ« TiranĂ«, lokali i parĂ« qĂ« u çmontua ishte i vĂ«llait tim!” HapĂ«sirat publike, Kryebashkiaku i LezhĂ«s: Aksioni nĂ« Theth mund tĂ« kryhej pas sezonit turistik

✇Albeu
By: M C

Kryebashkiaku i LezhĂ«s, Pjerin Ndreu ka treguar sot kĂ«ndvĂ«shtrimin e tij pĂ«r valĂ«n e shembjeve tĂ« ndĂ«rtimeve pa leje nĂ« vend. I ftuar nĂ« “Frontline”, Ndreu shprehu dakordĂ«sinĂ« e tij pĂ«r aksionin e lirimit tĂ« hapĂ«sirave publike, duke thĂ«nĂ« se subjekti i parĂ« qĂ« u prek ishte vĂ«llai i tij, qĂ« zotĂ«ronte njĂ« lokal nĂ« bulevardin “Zogu i ParĂ«â€ nĂ« TiranĂ«. Shembja e ndĂ«rtimeve pa leje nĂ« fshatin turistik tĂ« Thethit, pĂ«r Ndreun Ă«shtĂ« njĂ« vendim i pĂ«rligjur e qeverisĂ«, por mendon se koha qĂ« duhej tĂ« zhvillohej do tĂ« ishte mĂ« e duhur ajo pas sezonit turistik.

“GjithmonĂ« ka pasur ndĂ«rhyrje tĂ« tilla. Qeveria nuk Ă«shtĂ« ajo qĂ« kujdeset pĂ«r hapĂ«sirat publike, e ka pushteti lokal, bashkitĂ« e kanĂ« detyrĂ«. U pĂ«rmend Lezha dhe unĂ« mendoj se edhe Lezha ka probleme. Lokali i parĂ« qĂ« Ă«shtĂ« rrĂ«zuar te bulevardi Zogu i ParĂ« Ă«shtĂ« lokali i vĂ«llait tim, kĂ«tu nĂ« TiranĂ«. Ka pas disa vite qĂ« paguante taksa, por nĂ« fund tĂ« fundit ka njĂ« filozofi, njĂ« mĂ«nyrĂ« si trajtohen hapĂ«sirat publike. Ka njĂ« klauzolĂ« pĂ«r leje provizore qĂ« duhet tĂ« rinovohen njĂ« herĂ« nĂ« vit. Shumica e atyre nuk kanĂ« ardhur pĂ«r t’i rinovuar. Bashkia nuk mund tĂ« lĂ«rĂ« leje tĂ« pĂ«rhershme nĂ« hapĂ«sirĂ« publike. Leje tĂ« lehta me rinovim.

Kam konflikt interesi se Thethi është dashuria ime e pikave malore në Europë. Thethi për mua është diçka që e adhuroj. Jam frekuentues familjarisht i Thethit prej vitesh dhe banorët e Thethit janë më të mirët që kam parë. Nuk janë banorët e Thethit shumica e atyre që kanë hyrë tani në Theth. Janë shumë të tjerë që nuk kanë lidhje me shtëpitë e vjetra të Thethit. Kam frikë se kanë përfituar njerëz në paligjshmëri.

Kryeministri u ka thĂ«nĂ« qĂ« do t’u japĂ« tapitĂ« tokat, tĂ« gjitha atyre qĂ« kanĂ« paur bujtina, kanĂ« pas njĂ« shtĂ«pi. Kisha njĂ« vit e sa pa hyrĂ« nĂ« Theth, ishte komplet tjetĂ«r gjĂ«. Kam ngelur i befasuar nga njĂ« bum shumĂ« i madh ndĂ«rtimi. UnĂ« mendoj qĂ« institucionet qĂ« e kanĂ« pasur pĂ«r detyrĂ« atĂ« punĂ«n e kanĂ« pasur pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«. NĂ«se unĂ« shkoj ndĂ«rtoj aty dhe nuk mĂ« thotĂ« njeri gjĂ«, unĂ« mund tĂ« ndĂ«rtoj”, tha Ndreu.

The post “NĂ« TiranĂ«, lokali i parĂ« qĂ« u çmontua ishte i vĂ«llait tim!” HapĂ«sirat publike, Kryebashkiaku i LezhĂ«s: Aksioni nĂ« Theth mund tĂ« kryhej pas sezonit turistik appeared first on Albeu.com.

❌