Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Endri Shabani kërkesë KQZ: T’i jepet mandati kandidatit të parë të renditur në listë

By: M C
11 July 2025 at 19:14

Endri Shabani i është drejtuar KQZ me një kërkesë, në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Shabani i kërkon KQZ të njohë zyrtarisht dorëheqjet e 46 kandidatëve të listave të mbyllura të paraqitura në datë 11 Maj 2021 dhe të vijojë me procedurat për t’i dhënë mandatin kandidatit të renditur i pari në listën e hapur.

Ditën e djeshme, një i afërm i Shabanit, Zeqir Kordhoni, i renditur i nënti në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës ka shprehur ambicien për të marrë mandatin e ligjvënësit Adriatik Lapajt. Në një shkresë depozituar në KQZ, kandidati që në CV e tij deklaruar se ka qenë punëtor ndërtimi, por që trajtohet me KEMP, duket se nuk mban mend se çfarë ka firmosur dhe i kërkon Ilirjan Celibashit informacion se çfarë ka dorëzuar partia e Adriatik Lapajt në emër të tij.

Shkresa e plotë:

Lënda: Kërkesë për njohjen e dorëheqjeve të dorëzuara në 11 Maj 2025 Drejtuar: Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kryetarit Ilirjan Celibashi

Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ju drejtohem për të kërkuar zyrtarisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë sa më shpejtë rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 dhe të shpërndajë mandatet sipas vullnetit të zgjedhësve.

Kanë kaluar dy muaj nga dita e zgjedhjeve dhe këto vonesa po krijojnë hapësira për lojra politike, të cilat po delegjitimojnë procesin duke u kthyer në telenovelat e verës.

Gjithashtu, kërkoj që KQZ-ja të njohë vullnetin e zgjedhësve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ku mbi 54,000 vota u dhanë drejtpërdrejt për kandidatët e listës sonë të hapur. Këto nuk janë thjesht shifra, por një shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve për të zgjedhur direkt përfaqësuesit e tyre në parlament.

Më lejoni t’ju rikujtoj se ky garim me lista të hapura, erdhi në kushtet kur partitë e vjetra u bënë bashkë për të na imponuar një kod zgjedhor anti-demokratik. Ne e sfiduam këtë përpjekje duke e ccuar ccështjen në Gjykatën Kushtetuese, dhe më pas duke u detyruar të përdornim një artificë, e cila gjithësesi është brenda hapësirës që na jep ligji.

Prandaj, për të vendosur një standard demokratik në Shqipëri, do duhet të krijohen kushte kur partitë politike të garojnë me lista të hapura. Dhe për këtë qëllim, kërkoj nga KQZ-ja që të njohë dorëheqjet e dorëzuara me datë 11 Maj 2025 nga 46 kandidatët e listës së mbyllur të koalicionit tonë, të cilët me vullnet të plotë deklaruan se nuk synojnë të marrin mandatin e deputetit.

Dua t’ju rikujtoj se veprimet tona janë marrë në bashkërendim të plotë me KQZ-në. Pikërisht për këtë arsye insistojmë që KQZ-ja të veprojë në përputhje me praktikën e mëparshme të tij, ku dorëheqjet e paraqitura janë njohur pa pengesa apo interpretim selektiv. Çdo devijim nga ky standard në rastin tonë do të përbënte jo vetëm shkelje të parimit të barazisë, por do të cënonte besueshmërinë e institucionit.

Prandaj, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që: Të mos lejojë asnjë manipulim apo vonesë që do të përbënte mungesë respekti ndaj 65,000 qytetarëve që i besuan koalicionit tonë dhe kandidatëve tanë.

Besojmë se nën drejtimin tuaj, KQZ do të qëndrojë në lartësinë e misionit të saj për të mbrojtur procesin demokratik dhe për të mos lejuar asnjë devijim nga vullneti i votuesve.

The post Endri Shabani kërkesë KQZ: T’i jepet mandati kandidatit të parë të renditur në listë appeared first on Albeu.com.

Nuk i jep mandatin Lapajt/ Shabani zbulon bisedën me dajën: Zeqiri është mërzitur, ndihet i përdorur!

11 July 2025 at 15:18

Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka komentuar lëvizjen e dajës së tij, Zeqir Kordhonit, i cili kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” si deputet për qarkun e Tiranës. Gjatë një intervistë të dhënë për emisionin “Shqipëria Live”, Shabani zbuloi se ka kontaktuar me dajën e tij dhe sipas tij, […]

The post Nuk i jep mandatin Lapajt/ Shabani zbulon bisedën me dajën: Zeqiri është mërzitur, ndihet i përdorur! appeared first on BoldNews.al.

Mandati i Lapaj në Tiranë në pikëpyetje, zbulohet kërkesa në KQZ

By: fra nc
10 July 2025 at 13:12

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” vihet në pikëpyetje. Edhe pse sipas akordit që dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin përpara zgjedhjeve, se mandatet do i merrnin kaniddatët që do të merrnin më shumë vorta nga lista e hapur dhe listat e mbyllura do të dorëhiqeshin, duket se ky akord mund të mos zbatohet.

Kjo pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëhqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Kordhoni deklaroi se i është drejtuar KQZ për të verifikuar se çfarë ka firmosur pasi nuk mban mend të hedhur firmën mbi një dokument që të lërë mandatit e fituar në zgjedhje.

Kandidati Kordhoni deklaroi më tej se pasi të njihet me dokumentacionin e dorëzuar në KQZ do të ulet për të biseduar me dy drejtuesit e koalicionit Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, duke shtuar se në parim përpara zgjedhjeve, ai nuk kishte qenë dakord që të jepte dorëheqjen nga mandati në rast fitoreje.

Po ashtu Euronews Albania kontaktoi edhe Adriatik Lapajn, i cili deklaroi se deri në këto momente nuk ka asnjë lloj informacioni në lidhje me këtë çështje, por që do të bisedojë si me kandidatin Kordhoni por edhe me bashkëdrejtuesin e koaliconit, Endri Shabani.

Me këtë të fundit, Euronews Albania tentoi të komunikonte, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk kemi marrë asnjë reagim.

Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se Zeqir Kordhoni nuk është një kandidat i thjesht në listën e Tiranës, por një familjar i afërt i Endri Shabanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mandati i Lapaj në Tiranë në pikëpyetje, zbulohet kërkesa në KQZ appeared first on Euronews Albania.

Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit

10 July 2025 at 14:34

Zeqir Kordhoni kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë të fituar në zgjedhjet parlamentare në Tiranë. “Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Ata u futën në zgjedhje me lista të hapura praktikisht, […]

The post Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit appeared first on BoldNews.al.

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

By: Ela
28 June 2025 at 21:50

Endri Shabani, drejtuesi i partisë “Nisma Thurje” është pyetur lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë një shkrirje të dy partive që kanë qenë në një aleancë të përbashkët, “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”. Mbi atë se çfarë do ndodhë në vijim, Shabani nënvizoi se një bashkëpunim për zgjedhjet […]

The post A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani appeared first on BoldNews.al.

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

28 June 2025 at 15:09

“Para zgjedhjeve ka pasur një qasje që mund të ndodhë edhe një kohezion, një shkrirje në një. Ngelet për t’u diskutuar, unë jam i hapur për të gjitha variantet”.  Kjo deklaratë e kreut të Shqipëria Bëhet, Adratik Lapaj, duket se është rrufe në qiell të hapur për aleatët e tij në koalicion. Në një intervistë […]

The post Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma” appeared first on BoldNews.al.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

23 May 2025 at 08:04

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në […]

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Reporter.al.

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

15 May 2025 at 16:41
Edi Rama në Opinion

Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahëve duket i balancuar.  Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizve tregojnë se gjatë edicioneve informative në 18 televizionet kryesore të vendit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 51% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e […]

The post Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste appeared first on Reporter.al.

Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme

8 May 2025 at 12:38

Disa herë përgjatë tre dekadave të fundit, historia politike e Shqipërisë është shkruar në Tiranë, qyteti më i madh i vendit, epiqendra e rinisë së kombit. Në vitin 1991, vendimi i banorëve të një lagjeje në Tiranë për të rrëzuar me votë udhëheqësin e fundit komunist Ramiz Alia, në një betejë maxhoritare përballë një kandidati […]

The post Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme appeared first on Reporter.al.

Shabani: “Nisma Shqipëria Bëhet” synon ti pamundësojë qeverisjen Ramës dhe Berishës

By: Besnik
3 May 2025 at 21:57

Pas Altin Qorit dhe Lulzim Bashës, këtë të shtunë, në studion e emisionit “Review”, ishte i ftuar edhe një nga përfaqësuesit e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani.

Ai theksoi se prioriteti kryesor i këtij koalicioni është që Shqipëria të bëhet një vend për të ardhmen e fëmijëve, pasi qeverisjet e PD dhe PS kanë shpopulluar vendin. Shabani gjithashtu deklaroi se synohet të ngrihet një tribunal për pronën, i ngjashëm me SPAK-un.

Në lidhje me numrin e votave dhe mandateve, ai tha se synimi i koalicionit është që as Rama, as Berisha të mos arrijnë të fitojnë 70 mandate.

“E rëndësishme është të nxjerrim jashtë sa më shumë pleq të politikës dhe besoj se Rama nuk do t’i marrë 70 mandate. Unë do doja të qeverisim që nesër dhe jemi gati të qeverisim që nesër, por nëse shifrat e sondazheve janë të afërta, do të thotë që Rama nuk formon dot qeveri, do të thotë që Berisha nuk formon dot qeveri, që do të thotë 15 përqind janë 300 mijë vota dhe do të thotë 300 mijë njerëz që besojnë se Shqipëria ka nevojë t’i japë fund tranzicionit politik”, tha Shabani.

Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ramën, Berishën dhe Ilir Metën, duke shtuar se çdo i ri, njeri i ndershëm ka derën e hapur për të formuar një qeveri koalicioni dhe për të transformuar Shqipërinë.

“Nuk do bashkojmë vota me Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën. Këta janë jashtë këtij ekuacioni ashtu si dhe ish-ministrat e tyre. Çdo i ri, e re, njeri i ndershëm ka derën e hapur për të formuar një qeveri koalicioni për të transformuar Shqipërinë,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shabani: “Nisma Shqipëria Bëhet” synon ti pamundësojë qeverisjen Ramës dhe Berishës appeared first on Euronews Albania.

Shabani në “Real Story”: Demokracia pjesëmarrëse, e domosdoshme. Të fuqizohet qytetari, të dobësohet politikani

By: Re Nato
29 April 2025 at 21:03

Bashkëthemeluesi i partisë “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani thotë se demokracia pjesëmarrëse në vend, është e domosdoshme.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Shabani u shpreh se duhet të fuqizohet qytetari dhe të dobësohet politikani.

“Unë e shoh politikën si edukim. Nëse unë kam bindje të thella politike, dua ta mësoj votuesin, ta ndërgjegjësoj votuesin. Unë besoj që Shqipëria ka nevojë për një demokraci pjesëmarrëse. Të fuqizojmë qytetarët dhe të dobësojmë politikanin. Pse ka ndodhur kjo? Ne kemi prodhuar një drejtim oriental të përqëndrimit të pushtetit. Ai sillet si bajraktar. Unë dua ta përmbys këtë. Unë dua ta edukoj qytetarin. Besoj se është vetëm fillimi, do jetë një rrugë e gjatë”, theksoi ai./abcnews.al

“Nuk bëjmë koalicion me të mëdhenjtë”/ Shabani: Më 11 maj, asnjë parti nuk merr mbi 70 mandate

By: Re Nato
29 April 2025 at 20:27

Bashkëthemeluesi i partisë “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, asnjë parti politike nuk do të marrë më shumë se 70 mandate.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Shabani u shpreh se nuk do të bëjë koalicion me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Nuk është e vërtetë. Çdo parti ka mbetje votash që i shkopjnë partisë tjetër. Mund të qëlloj që edhe votat e fundit të PS dhe PD t’i shkojnë Nismës Thurrje. Forlmuna funksionon kështu, pjesëtohet me radhë, në fillim, me 1, shikohet kush ka më shumë vota. Vazhdon me radhë. Një parti që ka 7 mandate, është pjesëtuar shtatë herë. Unë pashë, ju kishin pyetur njerëzit, kush po bën fushatë më të mirë. Megjithëse ne nuk dalim parti e dytë, do të thotë që edhe ata që votojnë për PD e PS, mendojnë se po bëjmë fushatë të mirë. Të dyja partitë kanë persona që janë nën hetim nga SPAK. Unë jam përditë duke shpërndarë ftesa në terren. Kanë zhgëjnyer kanë shumë njerëzit, nuk i dalin në rrugë. Sondazhi më i mirë, është 11 maji. Asnjë parti nuk merr më shumë se 70 mandate. Ka një dobësi PS dhe PD. PS mund të ketë 70 mandate, por nuk i hyn në unë, nuk qeveris dot. Me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk bëjmë koalicion”, theksoi ai./abcnews.al

“T’i largojmë tre mamuthët!”/ Shabani: Duan vota edhe nga burgu, na kanë frikë se i dalim në sondazhe..”

4 April 2025 at 14:55

Kështu është shprehur Endri Shabani nga “Nisma Shqipëria Bëhet” teksa ishte i ftuar në një studio televiziv, teksa ju referuar drejtuesve të tre partive PS, PD e LSI. Ai u shpreh se tashmë ndaj tyre kanë nisur sulmet nga radhët e këtyre partive pasi ky koalicion është duke u shfaqur në sondazhe me mbi 10 përqind të votave për zgjedhjet e 11 majit.

“Është një përpjekje e dëshpëruar e establishmentit të vjetër politikë që të na luftojë, megjithëse tentojnë të na injorojnë, por nuk na injorojnë dot më se ju dalim në sondazhe dhe ju dalim se Nisma Shqipëria Bëhet është një faktor real, është në terren.

Të gjitha sondazhet e deritanishme nuk e ulin Nismën Shqipëria Bëhet nën 10 apo 15 përqind të votave. Kështu praktikisht ata na sulmojnë. Kjo është dëshpëruese që këtë sulm e bën ministrja e Arsimit. Kur vjen një i ri i diplomuar në Oxford ajo duhet ta përshëndesë.

Nëse flasim për moçal, këtë e përfaqëson PS dhe PD. Aty ke uji i ndenjur janë rritur shumë baktere. 6 deputetë të PS janë në burg, se kanë vjedhur votat dhe kanë vjedhur shqiptarët. Si mund të vendosen përballë me të rinjtë e Nismës Shqipëria bëhet. Ata janë nën hetim nga SPAK-u dhe këta i nxjerrin kandidatë. Ata janë në fund të një cikli politikë dhe ky cikël do t’i marrë përpara të gjithë”, u shpreh Shabani.

The post “T’i largojmë tre mamuthët!”/ Shabani: Duan vota edhe nga burgu, na kanë frikë se i dalim në sondazhe..” appeared first on Sot News | Lajme.

A po mashtron? Endri Shabani: Dash Sula nuk e ka emrin në listat tona

14 March 2025 at 19:43

Mesnatës e 12 Marsit, në listat e kandidatëve që u depozituan në KQZ-së, tek ato të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” figuronte dhe emri i deputetit të PD-së Dashnor Sula, si kandidat në listën e hapur në Elbasan. Ky fakt u konfirmua një ditë më pas nga ana e Dashor Sulës, i cili përmes një postimi […]

The post A po mashtron? Endri Shabani: Dash Sula nuk e ka emrin në listat tona appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje kërkesë në KQZ për regjistrimin e koalicionit

3 March 2025 at 22:20

Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje dhe Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë kanë dërguar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet e 11 majit.

Në shkresën dërguar KQZ thuhet se ky koalicion do të mbajë emrin Nisma Shqipëria Bëhet, ndërsa drejtues do të jetë Adriatik Lapaj.

Gjithashtu logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Kërkesa:

Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Lënda: Kërkesë për të regjistruar koalicionin në zgjedhjet e 11 Majit 2025 Baza ligjore: Neni 64, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë I nderuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Në bazë të Kodit Zgjedhor, po ju dërgojmë kërkesën për të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, koalicionin e partive politike të mëposhtme:

  1. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB)
  2. Partia “Nisma Thurje” (Nisma)
  3. Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë” (PLDSH)

Partia drejtuese e koalicionit është Partia Shqipëria Bëhet, dhe drejtuesi i saj do të jetë edhe drejtues i koalicionit.

Emri i koalicionit është Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, dhe logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”. Veprimtaria e koalicionit, përgatitja e listave garuese dhe marrëdhëniet mes anëtarëve rregullohen me marrëveshje mes palëve, e cila është bashkangjitur kësaj kërkese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje kërkesë në KQZ për regjistrimin e koalicionit appeared first on Euronews Albania.

Lapaj-Shabani, tubim mbështetjeje para SPAK-ut

13 February 2025 at 13:24

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Partitë e reja kanë zhvilluar sot një tubim para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në mbështetjet të organeve të reja të drejtësisë.

Kryetari i partisë “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj, në fjalën e mbajtur, tha se ka një aleancë të ndyrë politike kundër drejtësisë. Lapaj theksoi se njerëzit e ligjit nuk do të lihen vetëm.

“Ne i japim kurajo çdo njeriu të ligjit që shoqëria nuk i lë vetëm. Duhet të ndërtojmë një shtet, ku njerëzit të përballen me ligjet. As nuk linçohen njerëzit, por as nuk linçohet drejtësia. Në çdo rast duhet që njerëzit të përballen me institucionin. Duhet të ndërtojmë institucione. Nuk mundet që institucionin ta sulmosh kaq egër”, tha Lapaj.

Nga ana tjetër kryetari i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, në fjalën e tij se Prokuroria e Posaçme ka mbështetjen e popullit shqiptar.

“Jemi këtu për të mbështetur SPAK-un. SPAK ka mbështetjen e popullit shqiptar. Kushdo që vjedh popullin shqiptar e ka vendin te burgu 313, te burgu i Durrësit, te burgu i Elbasanit. Askush mos të synojë politikën për të vjedhur popullin shqiptar”, tha Shabani. /j.p/

The post Lapaj-Shabani, tubim mbështetjeje para SPAK-ut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Task forca e Prokurorisë së Posaçme/ Çollaku: SPAK e ka vendin në zyrë! Shabani: Nëse garanton që këtu nuk fitohen zgjedhjet me grupet kriminale…

29 January 2025 at 22:07
Duke komentuar task forcën e ngritur nga SPAK për parandalimin e krimit zgjedhor, sipas Endri Shabanit të Nismës Thurja, është vendim i duhur pasi do të veprojë para zgjedhjeve të 11 majit. Nga ana tjetër, gazetari Basir Çollaku shprehet se SPAK e ka vendin në institucion dhe nuk duhet ta mbyllë zyrën për të dalë

VIDEO/ Lapaj u dhunua në protestën e Qorit, reagon Shabani: Politikë e vjetër

By: redi
20 January 2025 at 20:48

Në vend të një bashkimi, partitë e vogla sot janë përçarë dhe gati sa nuk u rrahën me grushte. Adriatik Lapaj nga ”Shqipëria Bëhet” dhe përfaqësues të partisë ”Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit janë përplasur ashpër në një protestë të organizuar para Ministrisë së Brendshme. Endri Shabani, kreu i “Nismës Thurje”, ka reaguar duke thënë se kjo është një ngjarjen e shëmtuar dhe sjellje e politikës së…

Source

Del duarsh protesta në Tiranë, Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn

20 January 2025 at 19:36

Në një protestë që është realizuar mbrëmjen  e sotme para Ministrisë së Brendshme, raportohet se ka pasur përplasje fizike midis mbështetësve të liderit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe kreut të Lëvizja “Bashkë”, Arlind Qori.

Për incidentin në fjalë ka reaguar ashpër në rrjetet sociale kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, i cili pretendon se Adriatik Lapaj është dhunuar nga vetë Arlind Qori dhe aktivistët e tjerë të partisë së tij.

Sipas Shabanit, kjo është sjellje e politikës së vjetër dhe “Shqipëria nuk mund të vazhdojë të digjet për ambiciet e një njeriu”.

“Ka ndodhur një ngjarje shumë e shëmtuar ku Adriatik Lapaj u dhunua nga drejtuesit e Lëvizjes “Bashkë”, duke filluar nga Arlind Qori dhe drejtuesit e tjerë, të cilët përveçse e larguan me dhunë nga protesta, i bënin thirrje policisë që ta merrte zvarrë. Kjo është e papranueshme! E para sepse ky mentaliteti ku djegim Shqipërinë për karrierën e një njeriu, është mentalitet i politikës së vjetër. E dyta: ideja që ka pronarë kauzash, pronarë çështjesh dhe këtë çështje e kam zënë unë dhe asnjë tjetër nuk duhet të flasë dhe luftojë, do të thotë që këta nuk duan ta zgjidhin problemin”, shprehet Shabani.

Ai i bën thirrje Lëvizjes “Bashkë” që të tërhiqen nga ky mentalitet dhe modeli bolshevik prej të cilit Shqipëria ka vuajtur shumë dhe nuk mund të vazhdojë më në të ardhmen.

“Nuk është kjo mënyra se si ne mund të ecim përpara. Të ecim përpara, duhet që të rinjtë e para të bëhen të gjithë bashkë dhe të vendosin zgjidhjen e problemeve përpara karrierës apo ambicjeve personale”, përfundon mesazhi i Shabanit./A2 CNN

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dr.Endrit Shabani (@endrishabani)

The post Del duarsh protesta në Tiranë, Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet e 11 Majit/ “Nuk bashkëpunojmë me Berishën, Metën dhe…” Shabani: Në parlament duhet të çojmë përfaqësues të forcave të reja!

15 January 2025 at 21:18
Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me aksionin e partive të reja në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit. Shabani tha se thelbi është që nga pushteti të largohet kryeministri Rama dhe të mos vijë Sali Berisha. Kreu i “Nismës Thurje” tha se nevoja historike e
❌
❌