Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ikona e Man Utd i jep këshilla Rashfordit para transferimit tek Barcelona

Gjatë fundjavës, Barcelona arriti një marrëveshje me Manchester United për të nënshkruar me Marcus Rashford në formë huazimi me të drejtë blerjeje. 

27-vjeçari tashmë ka udhëtuar drejt Kataloni dhe njoftimi zyrtar për transferimin e tij pritet të bëhet brenda 24 deri në 48 orët e ardhshme. 

Rashford pritet të ketë një rol shumë të rëndësishëm te kampionët e La Ligas, duke qenë se është afruar për të sfiduar Raphinhan për një vend titullari në krahun e majtë të sulmit. 

Një ndër ata që beson se Rashford do të ketë sukses te Barcelona është legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, sipas gazetës Sport. 

“Marcus duhet të hyjë dhe të sjellë diçka ndryshe nga sulmuesit që janë aktualisht në këtë skuadër. Dhe ai ka të gjithë kapacitetin për ta bërë këtë”. 

“Duhet t’i bëjë skuadrat kundërshtare të tërhiqen kur ai është në fushë. Dhe duhet të gjuajë sepse ka një goditje vdekjeprurëse me të djathtën. Duhet të gjuajë shumë. Do të ishte gabim nëse do të bëhej një nga ata sulmues që driblon shumë dhe e komplikon lojën”. 

Ferdinand dha edhe disa këshilla për Rashford përpara transferimit të tij te Barcelona.

“Marcus duhet ta mbajë lojën e tij të thjeshtë te Barcelona. Të përdorë kombinimet me Lewandowskin dhe pastaj të vrapojë në krah. Rashford ka atë inteligjencën në lojën ofensive dhe e kemi parë tashmë”. 

“Nëse e thjeshton lojën në këto detyra ofensive dhe shton përpjekjen në mbrojtje kur skuadra nuk e ka topin, me siguri do të ketë sukses”. 

“Nëse arrin të adaptohet dhe të luajë lojën e tij në mënyrë të thjeshtë, ky operacion do të jetë një blerje e jashtëzakonshme për Barcelonën”, ka thënë Ferdinand./Telegrafi/

The post Ikona e Man Utd i jep këshilla Rashfordit para transferimit tek Barcelona appeared first on Telegrafi.

Data dhe ora e prezantimit të Marcus Rashford te Barcelona është caktuar – gjithçka që duhet të dini për transferimin e anglezit

Marcus Rashford ka mbërritur në Barcelonë mbrëmjen e së dielës, në orën 21:30, për të nisur një faqe të re në karrierën e tij.

Sulmuesi 27-vjeçar është huazuar për një sezon nga Manchester United, me një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja është tashmë e finalizuar mes dy klubeve.

Të hënën në mëngjes, Rashford do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”. Ai do të ketë disa ditë të ngarkuara përpara nisjes së turneut aziatik të Barçës, ku pritet të udhëtojë me ekipin të enjten drejt Japonisë.

 

Marcus Rashford ya ha llegado a la Ciudad Deportiva para pasar el reconocimiento médico. pic.twitter.com/2sMpT6s5U9

— FCB PRIME (@fcbisprime) July 21, 2025

Prezantimi i tij zyrtar, i planifikuar fillimisht për të martën, është shtyrë për një ditë për shkak të ndryshimeve në programin stërvitor të trajnerit Hansi Flick.

Sipas planit të ri, Rashford do të prezantohet si futbollist i Barcelonës të mërkurën pasdite, në një ceremoni që do të mbahet në ambientet e “Spotify Camp Nou”.

Në orën 18:00, lojtari do të firmosë kontratën e tij të re në prani të presidentit Joan Laporta dhe më pas do të japë deklaratat e para për mediat zyrtare të klubit.

Një orë më pas, ai do të dalë në një konferencë të shkurtër për shtyp në dyqanin zyrtar të Barçës, njësoj siç ndodhi së fundmi me rinovimin e kontratës së Lamine Yamal. /Telegrafi/ 

 

The post Data dhe ora e prezantimit të Marcus Rashford te Barcelona është caktuar – gjithçka që duhet të dini për transferimin e anglezit appeared first on Telegrafi.

Pogba reagon pas kalimit të Rashford tek Barcelona, ka një mesazh për Man Utd

Paul Pogba ka komentuar transferimin e Marcus Rashford te Barcelona në formë huazimi, duke thënë për iShowSpeed se Manchester United po humb një lojtar të madh. 

Pogba u shfaq në transmetimin live të iShowSpeed, ku të dy diskutuan rreth lëvizjeve të fundit në afatin kalimtar, nga një jaht i ankoruar në portin e Monte Carlos. 

Ylli i internetit e pyeti fituesin e Kupës së Botës për mendimin e tij mbi marrëveshjen e Rashfordit. Pogba u shpreh se, ndonëse United po humb një lojtar të klasit të lartë, ai nuk fajëson trajnerin Ruben Amorim që po largohet nga lojtarë ‘tek të cilët nuk beson’. 

Marrëdhënia mes Rashford dhe Amorim u përkeqësua menjëherë pas emërimit të portugezit, duke bërë që sulmuesi anglez të huazohej te Aston Villa në janar 2025. 

“Është e çmendur, por jam i lumtur për të. Ata (United) ia morën numrin. Manchester United po humb një lojtar të madh. Fatkeqësi për ta”. 

“Për të qenë i sinqertë, është fantastike për Barcelonën. Nuk kam shumë për të thënë për United, sepse ata kanë blerë disa lojtarë të rinj dhe trajneri i ri po bën punën e vet, mesa duket”. 

“Nuk është vërtet faji i Amorim. Nëse ai nuk beson te një lojtar, është zgjedhja e tij. Ai ka nevojë të fitojë. Sepse nëse nuk fiton, do ta shkarkojnë”, ka thënë Pogba. 

Pogba dhe Rashford ishin bashkëlojtarë te Manchester United për gjashtë sezone, pasi mesfushori francez u rikthye te klubi në vitin 2016 për një shifër rekord prej 89 milionë eurosh. 

Gjatë asaj periudhe, ata luajtën bashkë në 187 ndeshje, duke fituar Ligën e Evropës./Telegrafi/

The post Pogba reagon pas kalimit të Rashford tek Barcelona, ka një mesazh për Man Utd appeared first on Telegrafi.

Mësohet data kur Marcus Rashford do të prezantohet te Barcelona

Barcelona ka finalizuar transferimin e Marcus Rashford, pasi ka arritur një marrëveshje me Manchester United për nënshkrimin e sulmuesit anglez.

Sipas gazetës katalunase Sport, drejtuesit e klubit katalanas planifikojnë ta prezantojnë Rashfordin si yllin e madh të merkatos verore më 22 ose 23 korrik.

Rashford ka dhënë miratimin për transferimin dhe tani po përgatitet të udhëtojë drejt Spanjës, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës.

Barcelona dëshiron që ai të bashkohet sa më parë me ekipin në stërvitje dhe të jetë pjesë e skuadrës që më 24 korrik do të niset për turneun parasezonal në Japoni.

Kalimi i Rashford në “Camp Nou” shihet si një hap i madh për të dy palët, sidomos për lojtarin që kërkon një fillim të ri pas një sezoni të vështirë me “Djajtë e Kuq”.

Në sezonin 2024/25, Rashford zhvilloi 41 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe dhënë 9 asistime për Manchester Unitedin dhe Aston Villan ku ishte i huazuar nga janari.

Barcelona shpreson se 26-vjeçari do të sjellë dinamizëm dhe eksperiencë në repartin ofensivë, duke rritur konkurrencën në skuadër nën drejtimin e trajnerit të ri, Hansi Flick. /Telegrafi/ 

The post Mësohet data kur Marcus Rashford do të prezantohet te Barcelona appeared first on Telegrafi.

Si mund të rreshtohet Barcelona me Marcus Rashfordin në dy formacione

Barcelona dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Marcus Rashford në formë huazimi për një sezon.

Ky veprim i jep fund ndjekjes së gjatë të Barcelonës për një sulmues të krahut të majtë, i cili ka kaluar nga Nico Williams te Luis Diaz dhe tani te anglezi.

Me Rashfordin, Hansi Flick tani ka më shumë mundësi në sulm, duke i lejuar atij të ndryshojë ekipin si të dëshirojë.

Ja dy mënyra se si Barca mund ta formojë Rashfordin.

Si një sulmues

Dihet që Rashford mund të luajë si sulmues. Ai e ka bërë këtë shumë te Manchester United dhe te Aston Villa sezonin e kaluar.

Rashford është brilant në vrapimin midis vijave dhe në krijimin e hapësirës me lëvizjet e tij.

Ky sistem i lejon Flickut ta pushojë Lewandowskin dhe të provojë diçka të ndryshme në varësi të gjendjes së lojës.

Rashford është më i shpejtë dhe më i aftë se sulmuesi polak, gjë që mund të jetë çelësi kundër skuadrave që luajnë me bllok të ulët.

Si një anësor i majtë

Rashford luan me këmbë të djathtë, gjë që e bën atë një sulmues ideal për krahun e majtë. Ky është pozicioni i tij i preferuar në fushë, siç e ka thënë shumë herë.

Kështu, Rashford do të sigurojë mbulim për Raphinhan në të majtën e gjerë.

Ky formacion i lejon Barcelonës të kalojë midis Raphinhas dhe dikujt tjetër dhe gjithashtu zgjidh problemin e një zëvendësuesi në raste lëndimesh ose pezullimesh. /Telegrafi/

The post Si mund të rreshtohet Barcelona me Marcus Rashfordin në dy formacione appeared first on Telegrafi.

Sakrifica e madhe që Rashford do të bëjë për t’u bërë pjesë e Barcelonës

Barcelona është gati të bëjë Marcus Rashford transferimin e tyre të tretë këtë verë, pasi është arritur akordi me Manchester United.  

Futbollisti i kombëtares së Anglisë do të bashkohet me klubin katalanas si lojtar i huazuar për një sezon, me mundësi blerjeje në përfundim të edicionit 2025/2026. 

Rashford raportohet se ka qenë shumë i qartë. Ai dëshiron vetëm Barcelonën, dhe kur klubi katalanas dha përgjigjen negative për Luis Diaz për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga Liverpooli, ata shpejt përfunduan marrëveshjen me Manchester United. 

Sulmuesi pritet të udhëtojë shumë shpejt drejt Katalonisë për testet mjekësore dhe pritet të zyrtarizohet në kohë për t’iu bashkuar skuadrës së Hansi Flick për turneun përgatitor në Japoni dhe Korenë e Jugut që nis javën e ardhshme. 

Barcelona do të duhet ta regjistrojë Rashfordin pas mbërritjes së tij, gjë që nuk do të jetë e lehtë duke pasur parasysh se duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe për Joan Garcia, i transferuar nga Espanyol në fillim të korrikut. 

Megjithatë, përpjekjet për regjistrimin kanë qenë të lehtësuara nga aranzhimet në këtë marrëveshje. 

Sipas David Ornstein, Barcelona do të mbulojë 100 për qind të pagave të Rashford gjatë huazimit, një faktor kyç që i dha dritën e gjelbër marrëveshjes nga Manchester United. 

🚨 Barcelona set to pay whole Marcus Rashford salary as part of proposed transfer from Manchester United. Impending loan + option to buy includes 100% wage coverage by #FCBarcelona as all parties work to finalise deal for 27yo #MUFC attacker @TheAthleticFC https://t.co/n6HWvIbJTp

— David Ornstein (@David_Ornstein) July 19, 2025

Por kjo u bë e mundur pasi 27-vjeçari vendosi të ulë pagën e tij me 30 për qind, siç raporton Sport. 

Në total, Rashford fitonte rreth 18 milionë euro në sezon te United, por sipas Ben Jacobs, Barcelona pritet të paguajë rreth 10 milionë euro në sezon për të, pa asnjë pjesë të pagës së tij që mbulohet nga skuadra angleze. 

Kjo sakrificë financiare do të ndihmojë Barcelonën ta regjistrojë Rashfordin në La Liga më lehtë, megjithëse ende kërkohet një përpjekje e mirë për të përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme./Telegrafi/ 

The post Sakrifica e madhe që Rashford do të bëjë për t’u bërë pjesë e Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Man Utd nis menjëherë bisedimet me yllin francez pas largimit të Rashford

Manchester United ka shfaqur interes për të siguruar një zëvendësues për Marcus Rashfordin, vetëm pak orë pas lajmit se sulmuesi ka gjetur një skuadër tjetër. 

Rashford u huazua nga Manchester United te Aston Villa për pjesën e dytë të sezonit 2024/2025, pasi kishte prishur raportet me trajnerin Ruben Amorim. 

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse marrëdhënia mes tij dhe klubit do të rregullohej pas rikthimit në ‘Old Trafford’. 

Megjithatë, bazuar në atmosferën në klub dhe në faktin që ai nuk u përfshi në skuadrën prej 29 lojtarësh për miqësoren me Leeds United në Suedi, duket se marrëdhënia nuk do të rindërtohet. 

Së fundi të shtunën, David Ornstein i The Athletic raportoi se Barcelona po përparon në formulimin e një marrëveshjeje për Rashford, përfshirë një huazim dhe një opsion blerjeje. 

Vetëm disa orë më vonë, filluan të qarkullonin raportime për alternativën e mundshme të tij. 

Sipas Footmercato, Newcastle dhe Man United janë në garë për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Randal Kolo Muani, i cili kaloi pjesën e dytë të sezonit te Juventus, duke shkëlqyer me 10 gola dhe tri asistime në 22 paraqitje. 

26-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në qershor 2028, por mund të ketë vështirësi për një vend titullari me trajnerin Luis Enrique. 

Kolo-Muani u transferua te PSG në vitin 2023 për një marrëveshje me vlerë 76.4 milionë euro, por deri më tani nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë në kryeqytetin francez./Telegrafi/

The post Man Utd nis menjëherë bisedimet me yllin francez pas largimit të Rashford appeared first on Telegrafi.

Man Utd pranon planin e Barcelonës për të nënshkruar me Rashford

Barcelona thuhet se është shumë afër për të arritur një marrëveshje për transferimin e Marcus Rashford nga Manchester United këtë verë.

Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, Barcelona po përparon në përpjekjen për të nënshkruar me Rashford nga United.

“Barcelona ka bërë një ofertë nëpërmjet ndërmjetësve për ta huazuar Rashfordin sezonin e ardhshëm dhe propozimi përfshin një mundësi blerjeje”, shkruan fillimisht Ornstein.

“Ideja është pranuar nga United dhe megjithëse ende nuk është një marrëveshje e përfunduar, bisedimet midis të gjitha palëve janë tani në fazat përfundimtare”.

“Barcelona ka qenë në kërkim të një sulmuesi që mund të veprojë në zona të gjera dhe në sulm, gjë që e bën Rashford një opsion tërheqës”.

“Krahu i majtë është konsideruar si përparësi për klubin pasi ata menduan se u mungonin opsione në atë pozicion drejt fundit të sezonit të kaluar”, përfundoi gazetarit anglez. /Telegrafi/

The post Man Utd pranon planin e Barcelonës për të nënshkruar me Rashford appeared first on Telegrafi.

Juventus më anglez – Zonja e Vjetër e ka Sanchon në dorë, tani sulmon për Rashfordin

Juventusi ka hapur negociatat për të transferuar Marcus Rashford dhe Jadon Sancho nga Manchester United, në një përpjekje për të forcuar repartin ofensiv. Dy sulmuesit anglezë janë pjesë e një grupi prej pesë lojtarësh që klubi anglez kërkon t’i largojë këtë verë.

Sipas raportimeve të “Sky Sports Italia”, Sancho është më afër një marrëveshjeje. Juventus ka zhvilluar bisedime pozitive me përfaqësuesit e tij të mërkurën dhe tashmë është afër mbylljes së transferimit për rreth 15 milionë euro – një shifër shumë më e ulët sesa që Mn United pagoi për të në vitin 2021.

Sancho, i cili u huazua te Chelsea sezonin e kaluar, nuk është paraqitur më për ekipin e parë të Man United që nga gushti 2023. Blutë paguan 6 milionë euro për të mos e nënshkruar përfundimisht.

Ai është lejuar të stërvitet vetëm pas orës 17:00 në qendrën stërvitore të klubit, së bashku me lojtarët e tjerë të përjashtuar nga planet e trajnerit të ri, Ruben Amorim.

Ndërkohë, Juventusi ka hapur edhe kontaktet e para për Rashfordin, i cili gjithashtu nuk bën pjesë në planet e trajnerit portugez. 26-vjeçari u huazua te Aston Villa në janar, ku rigjeti formën, por vendosi të mos qëndrojë përfundimisht në “Villa Park”.

Barcelona mbetet destinacioni i preferuar i Rashford, por pas dështimit për të transferuar Nico Williams, katalanasit janë fokusuar tek Luis Diaz i Liverpoolit. Kjo mund t’i hapë rrugën “Zonjës së Vjetër” për të bindur Rashfordin me një rol qendror në projektin e saj të ri.

Man United tashmë ia ka dhënë fanellën me numër 10 lojtarit të sapoardhur Matheus Cunha nga Wolves – një tjetër shenjë se koha e Rashford në “Old Trafford” po mbyllet.

Juventusi synon të përfundojë dy marrëveshjet brenda javëve në vijim, me prioritet Sanchon dhe me Rashfordin, në varësi të zhvillimeve. /Telegrafi/ 

The post Juventus më anglez – Zonja e Vjetër e ka Sanchon në dorë, tani sulmon për Rashfordin appeared first on Telegrafi.

Ashpërsohet gara për Rashford – Barcelona do ta ketë konkurrencë gjigantin italian

Barcelona është e gatshme të përshpejtojë përpjekjet për të transferuar yllin e Manchester United, Marcus Rashford, gjatë kësaj vere. 

Blaugranasit kanë qenë të detyruar të bëjnë një ristrukturim të madh në planet e afatit kalimtar, pasi humbën mundësinë për të nënshkruar me Nico Williams, i cili refuzoi një kalim në Kataloni për të dytin sezon radhazi. 

Trajneri Hansi Flick është tashmë në kërkim të alternativave. Megjithëse një transferim i shtrenjtë është i vështirë për shkak të problemeve të njohura financiare të klubit, sapo të rikthehet rregulli 1:1 i La Ligas, Barcelona është gati të veprojë fuqishëm, me Rashford si objektiv kryesor. 

Sipas raportimeve të gazetarit Javi Miguel, drejtori sportiv Deco nuk është tërësisht i bindur për ndikimin që Rashford mund të ketë në skuadër dhe është skeptik për këtë lëvizje. 

Deco preferon Luis Diaz, i cili ndodhet gjithashtu në listën e Flick, por Liverpool kërkon më shumë se 70 milionë euro për yllin kolumbian. 

Pavarësisht gatishmërisë së Manchester United për ta shitur Rashford, Barcelona nuk ka mundësi të plotësojë kërkesën prej 40 milionë eurosh, ndaj po shqyrton një huazim si opsion të mundshëm. 

Sipas burimeve nga Tuttosport, në garë për Rashford është futur edhe Juventusi, që konsiderohet si një kundërshtar serioz në këtë çështje. 

Shpejtësia për të vepruar pritet të jetë elementi kyç në këtë garë, dhe Barcelona duhet të paraqesë një ofertë të menjëhershme nëse dëshiron të sigurojë nënshkrimin e sulmuesit anglez./Telegrafi/

The post Ashpërsohet gara për Rashford – Barcelona do ta ketë konkurrencë gjigantin italian appeared first on Telegrafi.

Hansi Flick e aprovon transferimin e yllit të madh tek Barcelona

Barcelona është e vendosur të nënshkruajë me një sulmues të majtë këtë verë dhe, pasi dështoi të sigurojë shërbimet e Nico Williams, tashmë po ndjek objektiva të tjerë. 

Marcus Rashford është një nga lojtarët në listën e tyre të ngushtë, dhe mundësitë për një marrëveshje me Manchester United janë shtuar ndjeshëm. 

Luis Diaz dhe Rashford janë objektivat kryesorë të Barcelonës tani që Williams ka vendosur të qëndrojë te Athletic Bilbao dhe raportohet se drejtori sportiv Deco ka në plan të nënshkruajë me sulmuesin e Liverpoolit. 

Megjithatë, një marrëveshje për Diaz duket e vështirë, sidomos sepse Bayern Munich po shtyn fort për të arritur një akord me kampionët e Ligës Premier. 

Kjo po e afron Rashfordin më pranë Barcelonës, pasi një marrëveshje me Manchester United do të ishte shumë më e realizueshme. 

Për më tepër, 27-vjeçari është i dëshiruar të bashkohet me kampionët e La Ligas, dhe tashmë duket se dëshira e tij mund të realizohet. 

Sipas raportimeve të Matteo Moretto, Hansi Flick i ka dhënë dritën e gjelbër Barcelonës për të finalizuar një marrëveshje për Rashfordin, të cilin klubi synon ta marrë fillimisht në formë huazimi me një opsion blerjeje të përhershme verën e ardhshme. 

Gjithashtu raportohet se Barcelona do të zhvillojë kontakte të reja për Rashfordin, i cili është i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës së tij te Manchester United, në mënyrë që katalanasit të mund ta përfshijnë brenda kufijve të tyre financiarë. 

Rashford e ka bërë të qartë se do të konsiderojë një transferim vetëm nëse lëvizja drejt Barcelonës mbetet një mundësi reale për të./Telegrafi/

The post Hansi Flick e aprovon transferimin e yllit të madh tek Barcelona appeared first on Telegrafi.

Nico Williams i la “thatë”, Barcelona kthen vëmendjen te sulmuesi i Man.United

Për të dytën verë rresht, Nico Williams “gënjen” Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e anësorit spanjoll te Barcelona, ai rinovojë deri në vitin 2035 me klubin bask. Gjithsesi, drejtuesit e Barcelonës duke mos pasur më kohë për të humbur, i janë rikthyer pistës së vjetër […]

The post Nico Williams i la “thatë”, Barcelona kthen vëmendjen te sulmuesi i Man.United appeared first on BoldNews.al.

Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar

Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i madh i Marcus Rashford, raportoi sot Marca.

Rashford ofron më shumë fleksibilitet në repartin ofensiv, pasi mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit, ndryshe nga Williams, i cili është më i përshtatshëm për krahun e majtë.

Për këtë arsye, Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit anglez këtë verë, në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Flick.

Megjithatë, një marrëveshje me Manchester United nuk do të jetë aspak e lehtë. Klubi anglez preferon ta shesë përfundimisht Rashfordin, ndërsa Barcelona po synon një huazim me të drejtë blerjeje.

Një tjetër pengesë është paga e lartë e Rashford, i cili aktualisht përfiton rreth 430 mijë euro në javë – një shifër që Barcelona nuk mund ta mbulojë për shkak të kufizimeve të Fair Play Financiar.

Gjithsesi, raportet nga Anglia sugjerojnë se lojtari është i gatshëm të pranojë një ulje page për të bërë të mundur transferimin në “Camp Nou”. /Telegrafi/

The post Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar appeared first on Telegrafi.

Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar

Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i madh i Marcus Rashford, raportoi sot Marca.

Rashford ofron më shumë fleksibilitet në repartin ofensiv, pasi mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit, ndryshe nga Williams, i cili është më i përshtatshëm për krahun e majtë.

Për këtë arsye, Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit anglez këtë verë, në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Flick.

Megjithatë, një marrëveshje me Manchester United nuk do të jetë aspak e lehtë. Klubi anglez preferon ta shesë përfundimisht Rashfordin, ndërsa Barcelona po synon një huazim me të drejtë blerjeje.

Një tjetër pengesë është paga e lartë e Rashford, i cili aktualisht përfiton rreth 430 mijë euro në javë – një shifër që Barcelona nuk mund ta mbulojë për shkak të kufizimeve të Fair Play Financiar.

Gjithsesi, raportet nga Anglia sugjerojnë se lojtari është i gatshëm të pranojë një ulje page për të bërë të mundur transferimin në “Camp Nou”.

The post Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar appeared first on Albeu.com.

Zbulohet plani se si Barcelona synon transferimin e Rashfordit

Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford në formë huazimi, raportojnë Alex Crook dhe Ben Jacobs.

Klubi katalunas dëshiron të nënshkruajë me anglezin për aftësinë e tij për të luajtur në treshen e sulmit, veçanërisht si sulmues qendror.

Kalimi i Rashford nuk do të ndikojë në afrimin e Nico Williams te gjiganti Blugranas.

Sulmuesi anglez po shkon si një tjetër opsion në arsenalin e Hansi Flick.

Sulmuesi 27-vjeçar thuhet se është i gatshëm të ulë pagën e tij prej 350 mijë eurosh në javë për t’u bashkuar me Barcelonën.

Rashford më parë kishte deklaruar se do t’i pëlqente shumë lojtarë si Lamine Yamal. /Telegrafi/

 

The post Zbulohet plani se si Barcelona synon transferimin e Rashfordit appeared first on Telegrafi.

Nënshkrim urgjent: Tre sulmuesit anësorë që synon Barcelona

Barcelona ka nisur procesin e planifikimit sportiv me një objektiv të qartë: të nënshkruajë me një sulmues të nivelit të lartë i cili mund të ndajë vëmendjen me Raphinhan në anën e majtë të sulmit.

Sipas Fichajes, me nevojën për të rritur konkurrencën në atë fushë dhe për të shtuar më shumë thellësi sulmuese, Barcelona ka ngushtuar listën e kandidatëve në tre profile të përcaktuara mirë: Marcus Rashford, Leroy Sane dhe Gabriel Martinelli.

Drejtuesit sportiv, të kryesuar nga Deco, po monitorojnë nga afër zhvillimet e tregut, ndërsa presin sqarime nëse klubi do të jetë në gjendje të operojë sipas rregullit 1:1 në LaLiga.

Ky faktor do të përcaktojë se sa larg mund të përballojnë ata për të bërë nënshkrime të mëdha pa shkelur limitet financiare. Për më tepër, largimet e mundshme të lojtarëve si Ansu Fati dhe disa lojtarëve të rinj do të siguronin hapësirën e nevojshme për të ndërmarrë këtë operacion.

Marcus Rashford kryeson grupin. Sulmuesi anglez i Manchester United nuk po kalon momentin e tij më të mirë në Old Trafford dhe Barça po shqyrton një mundësi huazimi, duke marrë parasysh se klubi i tij do të kërkonte një shifër afër 50 milionë eurove nëse do të konsiderohej një shitje e plotë. Opsioni vlerësohet për përvojën dhe aftësinë e tij për të depërtuar nga e majta.

Por nëse kjo rrugë nuk funksionon, katalunasit po shqyrtojnë alternativa. Gabriel Martinelli, një lojtar i qëndrueshëm te Arsenali me perspektiva afatgjata, është një nga emrat në agjendë.

Një tjetër profil më i provuar është Leroy Sane i Bayern Munichut, megjithëse nënshkrimi i tij do të kërkonte një kosto të lartë.

Barça nuk dëshiron të nxitojë gjërat. Ata do të zgjedhin formën më të mirë, si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo atletike, duke e ditur se ky përforcim do të jetë çelësi për të balancuar linjën e tyre sulmuese për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Nënshkrim urgjent: Tre sulmuesit anësorë që synon Barcelona appeared first on Telegrafi.

Rashford ka refuzuar të gjitha ofertat, dëshiron vetëm Barcelonën

Dëshira e Marcus Rashford për t’u bashkuar me Barcelonën ka qenë një temë e vazhdueshme në diskutimet e fundit për transferime.

Sipas gazetarit Toni Juanmarti, Rashford ka treguar një preferencë të qartë për Barcelonën, duke refuzuar ofertat nga klube të tjera.

Në janar të vitit 2025, përfaqësuesit e Rashford u takuan me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco, për të shqyrtuar një transferim të mundshëm në formë huazimi. Megjithatë, marrëveshja nuk u realizua për shkak të kufizimeve financiare dhe kundërshtimeve të brendshme brenda Barcelonës.

Si pasojë, Rashford u bashkua me Aston Villan në formë huazimi, ku kontribuoi me katër gola dhe pesë asistime në 17 paraqitje përpara se një dëmtim në kofshë ta linte jashtë fushe.

Pavarësisht performancës së tij, Aston Villa nuk kërkoi një marrëveshje të përhershme, pjesërisht për shkak se nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

Rashford mbetet i vendosur të bashkohet me Barcelonën. Manchester United është i hapur ta shesë atë për rreth 40 milionë funte për të lehtësuar barrën nga paga e tij prej 350,000 funtesh në javë.

Barcelona, ​​ndonëse e interesuar, mund të marrë në konsideratë vetëm një marrëveshje huazimi për shkak të kufizimeve financiare.

Angazhimi i Rashford për t’u bashkuar me Barcelonën është i dukshëm, por pengesat financiare dhe dinamikat e brendshme të klubit deri më tani e kanë penguar këtë transferim. Afati i ardhshëm i transferimeve do të jetë vendimtar në përcaktimin nëse ambicia e tij e kahershme do të realizohet. /Telegrafi/

The post Rashford ka refuzuar të gjitha ofertat, dëshiron vetëm Barcelonën appeared first on Telegrafi.

Deco takohet me agjentin e yllit të Ligës Premier

Barcelona po ndërmerr hapa drejt transferimit të sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford. 27-vjeçari nuk është në planet e Djajve të Kuq dhe Barcelona po kërkon përforcime në të tretën sulmuese të fushës.

Sipas Sport, Drejtori i Futbollit i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar një takim me agjentin e sulmuesit të Manchester United, i cili u zhvillua të mërkurën në mëngjes për të diskutuar një transferim të mundshëm. Blaugranët besojnë se një transferim për lojtarin kryesor Luis Diaz do të jetë shumë i vështirë për t’u realizuar dhe kanë vendosur të bëjnë përparime me alternativat e tyre.

Rashford ishte tashmë një opsion për Barcelonën në afatin kalimtar të janarit, por skuadra katalanase nuk kishte hapësirë ​​në limitin e tyre të pagave. Lojtari anglez, i cili me sa duket po i jep përparësi një transferimi te Barcelona, ​​​​duroi deri në ditët e fundit të tregut të transferimeve përpara se të siguronte një huazim te Aston Villa.

Një gjë që mund të pengojë është çmimi i tij i kërkuar. United ka vendosur një çmim prej 48 milionë eurosh për Rashford dhe po i jep përparësi shitjes së tij në vend të një transferimi në formë huazimi.

Megjithatë, Barcelona e di që Djajtë e Kuq janë të dëshpëruar për të larguar Rashfordin. Qëllimi i tyre është që Rashford të refuzojë të gjitha opsionet e tjera dhe t’i japë përparësi një transferimi te Barcelona, ​​atëherë United do të detyrohet të marrë në konsideratë ofertën e Barcelonës. Do të ishte një huazim dhe me shumë mundësi të përfshijë një mundësi blerjeje.

Takimi në Barcelonë ndihmoi në konfirmimin se Rashford do të ishte vërtet i gatshëm të priste një transferim në Camp Nou. Do të kërkonte shumë durim, pasi Barcelona ende nuk ka zgjidhur problemet e limitit të pagave, por Rashford është i gatshëm të presë me kusht që interesi i tyre të jetë i fortë.

Hansi Flick i ka dhënë dritën jeshile këtij transferimi dhe ai dhe Deco besojnë se Rashford i përshtatet stilit të tyre të lojës. Fabrizio Romano ka shtuar se Rashford është një nga katër opsionet në listën e ngushtë të Barcelonës.

Shifrat variojnë nga 70 deri në 85 milionë euro për Barcelonën për të sjellë lojtarin e tyre kryesor, Diaz të Liverpulit. Megjithatë, një raportim i kohëve të fundit sugjeroi gjithashtu se Diaz po shfrytëzonte interesin e Barcelonës në negociatat e kontratës , edhe nëse ai do të ishte i hapur për një transferim te Barcelona. Huazimi i Rashford do të ishte një opsion shumë i ndryshëm. /Telegrafi/

The post Deco takohet me agjentin e yllit të Ligës Premier appeared first on Telegrafi.

Rashford rikthehet tek Man Utd, zbulohet çmimi për ekipet që duan ta transferojnë

I huazuari tek Aston Villa, Marcus Rashford, pritet të rikthehet tek Manchester United teksa sulmuesi anglez do të vlerësojë opsionet e tij gjatë afatit kalimtar veror. 

Rashford iu bashkua Villas në huazim nga Unitedi në shkurt dhe pati disa paraqitje mjaft solide në ‘Villa Park’, para sezoni i tij të merrte fund para kohe shkaku i një lëndimi. 

Tani, sipas Fabrizio Romanos, 27-vjeçari do të jetë i gatshëm për 40 milionë euro këtë verë, shifra e njëjtë njësoj si opsioni i blerjes së kartonit të tij për Villan. 

Rashford ka pak gjasa që të ketë nëj të ardhme tek Unitedi pas prishjes së raporteve me trajnerin Ruben Amorim, por është e qartë se ai pati një kohë të jashtëzakonshme tek Villa. 

Sidoqoftë, e ardhmja e yllit anglez mbetet në ajër dhe nuk ka asnjë garancë se Villa do të nënshkruajë me të gjatë afatit kalimtar veror. 

Rashford, kontrata e të cilit në ‘Old Trafford’ skadon në vitin 2028, ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat për Villan këtë sezon. 

Spekulimet për të ardhmen e tij do të vazhdojnë të rriten gjatë javëve në vazhdi,m, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë klubi i tij i radhës./Telegrafi/

The post Rashford rikthehet tek Man Utd, zbulohet çmimi për ekipet që duan ta transferojnë appeared first on Telegrafi.

Pas Decos, edhe Flick lavdëron dy lojtarët e njëjtë  

Hansi Flick ka folur për mediat përpara ndeshjes së Barcelonës kundër Athletic Bilbaos në La Liga.

Trajneri gjerman foli për transferimet, të ardhmen e lojtarëve dhe sfidën që e pret skuadrën e tij.

Kur u pyet për interesin për lojtarë të tjerë, Flick u pajtua me lojtarët që i ka përmendur edhe drejtori sportiv, Deco.

“Luis Diaz dhe Marcus Rashford janë të dy lojtarë fantastikë, më pëlqejnë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Flick.

Megjithatë, ai e bëri të qartë se nuk kishte pasur diskutime.

“Nuk do të flas për lojtarët që janë në klube të tjera”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

The post Pas Decos, edhe Flick lavdëron dy lojtarët e njëjtë   appeared first on Telegrafi.

❌