Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

70 milionë euro, Bayern Munich gati të zëvendësojë Sane-n me yllin e Arsenal

By: S SH
23 June 2025 at 18:35

Më 1 korrik, Leroy Sane mbyll aventurën e tij me Bayern Munich, për të nisur një të re me Galatasaray. Në këto kushte, klubi bavarez është futur në treg për një “ëinger”.

Emrat janë të shumtë, që nga Nico Williams, Bradley Barcola dhe Rafael Leao. Por një tjetër emër ka dalë në “skenë”, këtë herë nga kampionati anglez i futbollit, Premier League.

Bëhet fjalë për Gabriel Martinellin. Sulmuesi brazilian është në kontratë me Arsenal deri në vitin 2027 dhe ende nuk ka bisedime për rinovim. Nga kjo situatë, kërkon të përfitojë Bayern.

Këta të fundit janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro për shërbimet e 24-vjeçarit, por ende nuk ka hapa konkretë.

Në sezonin që lamë pas, Martinelli bëri mjaft mirë me Arsenal. Sulmuesi i krahut të majtë, ia doli që të shënonte 10 gola dhe të asisonte në 6 të tjerë, duke qenë një nga më të mirët te “Topçinjtë”.

The post 70 milionë euro, Bayern Munich gati të zëvendësojë Sane-n me yllin e Arsenal appeared first on Albeu.com.

Nënshkrim urgjent: Tre sulmuesit anësorë që synon Barcelona

31 May 2025 at 09:10

Barcelona ka nisur procesin e planifikimit sportiv me një objektiv të qartë: të nënshkruajë me një sulmues të nivelit të lartë i cili mund të ndajë vëmendjen me Raphinhan në anën e majtë të sulmit.

Sipas Fichajes, me nevojën për të rritur konkurrencën në atë fushë dhe për të shtuar më shumë thellësi sulmuese, Barcelona ka ngushtuar listën e kandidatëve në tre profile të përcaktuara mirë: Marcus Rashford, Leroy Sane dhe Gabriel Martinelli.

Drejtuesit sportiv, të kryesuar nga Deco, po monitorojnë nga afër zhvillimet e tregut, ndërsa presin sqarime nëse klubi do të jetë në gjendje të operojë sipas rregullit 1:1 në LaLiga.

Ky faktor do të përcaktojë se sa larg mund të përballojnë ata për të bërë nënshkrime të mëdha pa shkelur limitet financiare. Për më tepër, largimet e mundshme të lojtarëve si Ansu Fati dhe disa lojtarëve të rinj do të siguronin hapësirën e nevojshme për të ndërmarrë këtë operacion.

Marcus Rashford kryeson grupin. Sulmuesi anglez i Manchester United nuk po kalon momentin e tij më të mirë në Old Trafford dhe Barça po shqyrton një mundësi huazimi, duke marrë parasysh se klubi i tij do të kërkonte një shifër afër 50 milionë eurove nëse do të konsiderohej një shitje e plotë. Opsioni vlerësohet për përvojën dhe aftësinë e tij për të depërtuar nga e majta.

Por nëse kjo rrugë nuk funksionon, katalunasit po shqyrtojnë alternativa. Gabriel Martinelli, një lojtar i qëndrueshëm te Arsenali me perspektiva afatgjata, është një nga emrat në agjendë.

Një tjetër profil më i provuar është Leroy Sane i Bayern Munichut, megjithëse nënshkrimi i tij do të kërkonte një kosto të lartë.

Barça nuk dëshiron të nxitojë gjërat. Ata do të zgjedhin formën më të mirë, si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo atletike, duke e ditur se ky përforcim do të jetë çelësi për të balancuar linjën e tyre sulmuese për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Nënshkrim urgjent: Tre sulmuesit anësorë që synon Barcelona appeared first on Telegrafi.

Probleme për Arsenalin – ylli i skuadrës pëson lëndim dhe do mungojë një muaj

7 February 2025 at 23:21

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, pritet të mbetet jashtë fushave për të paktën një muaj pas lëndimit që pësoi në kuadër të EFL Cup ndaj Newcastle United. 

Raportimet e para bëjnë me dije se kjo është periudha kohore në të cilën ‘Topçinjtë’ do të vuajnë mungesën e 23-vjeçarit. 

Në rast se kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Martinelli nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Leicester City, West Ham, Nottingham Forest, teksa do ishte në dyshim edhe për duelin ndaj Manchester United më 9 mars dhe vizitën tek Chelsea një javë më vonë. 

Raundi i 1/16-ave në Ligën e Kampionëve po ashtu do të luhet në atë periudhë dhe Arsenali tashmë ka siguruar kualifikimin në atë fazë. 

Humbja e një lojtari kaq të rëndësishëm, veçanërisht në fazën ofanzive aty ku Mikel Arteta tashmë po ka probleme, ka ardhur si një goditje e rëndë për spanjollin. 

Martinelli u detyrua të largohej nga loja në minutën e 37-të pasi ndjeu një shqetësim në muskujt hamstring dhe u zëvendësua eventualisht nga Ethan Nwaneri. 

Reprezentuesi brazilian kështu i është bashkuar një liste të gjatë lëndimesh tek Arsenali, me Gabriel Jesus që ka pësuar këputje të ligamentit ACL dhe me Bukayo Saka që nuk pritet të luajë deri në mars. 

Martinelli ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 35 ndeshje këtë sezon dhe kishte mbuluar mungesën e Sakas në krahun e djathtë në javët e fundit./Telegrafi/

The post Probleme për Arsenalin – ylli i skuadrës pëson lëndim dhe do mungojë një muaj appeared first on Telegrafi.

Premier League/ Fitore me “5 yje”, Arsenal fiton me goleadë në fushën e Crystal Palace

21 December 2024 at 20:32

Ishte padyshim një fitore spektakolare.

“Topçinjtë” e Bayern Munich kanë treguar edhe një herë se janë ndër pretendentët për fitimin e titullit kampion të Premier League, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune mundën “Shqiponjat” e Crystal Palace me rezultatin e thellë 5-1.

Protagonist ishin gjithë ekipi i Vincent Kompany, teksa rrugën e rrjetës e gjetën plot 4 lojtarë të ndryshëm, teksa ishte fillimisht “ylli” brazilian, Gabriel Jesus, i cili shënoi një dopietë në minutat 6’ e 14’, për të vijuar më pas me golat e Kai Havertz, Gabriel Martinelli e Declan Rice në minutat 38’, 60’ e 84’, ndërsa golin e vetëm për miqtë e shënoi Ismaila Sarr në minutën e 16’-të.

Falë këtij triumfi Arsenal ngjitet në kuotën e 33 pikëve dhe tashmë qëndron 3 pikë larg Liverpool kryesues, të cilët kanë 2 ndeshje më shumë për të luajtur. /i.m /abcnews.al

Premier League/ Mbyllet në barazim përplasja e “titanëve”, Chelsea e Arsenal ndajnë pikët në “Stamford Bridge”

10 November 2024 at 19:25

Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se përfundoi në barazim.

“Blutë” e Chelsea ia kanë dalë të shmangin humbjen në sfidën e javës së 12-të të Premier League, teksa në mitikun “Stamford Bridge” mbyllën gjithçka në barazimin 1-1, ndaj “Topçinjve” të Arsenal.

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht “Topçinjtë”, të cilët nisën festën në minutën e 60’-të pas një goli nga Gabrieli Martinelli, mirëpo nuk vonoi shumë dhe vetëm 10 minuta më vonë “ylli” portugez Pedro Neto shfyrtëzon më së miri një asist të Enzo Fernandez, për të dërguar topin në rrjetë e si rrjedhojë për të “vulosur” shifrat” në 1-1.

Sfidat pa edhe dy gola të tjerë, atë të Declan Rice, në minutën e 32’-të për Arsenal dhe Nicolas Jackson në minutën e 78’-të për Chelsea, mirëpo golat rezultuan të dy të parregullt gjatë ndërtimit të aksionit, për shkak se ishin “offside”.

Falë këtij rezultati, Chelsea ngjitet në vendin e 3-t të tabelës, me 19 pikë, po aq sa “Topçinjtë” e Arsenal dhe skuadrat e Nottingham Forest dhe Brighton, por me një golavarazh më pozitiv. /i.m /abcnews.al

Zhbllokohet sfida në “Stamford Bridge”, Martinelli nis festën e “Topçinjve”

10 November 2024 at 18:51

Tentuan edhe në pjesën e parë për të gjetur e golit të avantazhit, por më në fund e siguruan.

“Topçinjtë” e Arsenal kanë arritur të gjejnë të parët rrugën e rrjetës në “Stamford Bridge”, me “yllin” brazilian Gabrial Martinelli, i cili merr një pasim të bukur nga Odegaard, duke çuar topin në rrjetën e “Bluve” të Chelsea.

Rezultati shkon në 0-1. /i.m /abcnews.al

Arsenali ‘refuzoi’ dy lojtarë të mëdhenj nga Barcelona në një marrëveshje të mrekullueshme shkëmbimi gjatë afatit kalimtar të verës

10 October 2024 at 11:41

Arsenali thuhet se refuzoi dy oferta të veçanta nga Barcelona gjatë verës për sulmuesin anësori brazilian, Gabriel Martinelli, pasi Hansi Flick kërkonte të siguronte një anësor të ri të majtë për skuadrën katalunase.

Barcelona ishte shumë e lidhur me superyllin e Spanjës në Euro 2024, Nico Williams gjatë gjithë verës, pasi ai ndezi në turne së bashku me Lamine Yamal.

Pas një vere spekulimesh, Williams përfundimisht zgjodhi të refuzojë gjigantët evropianë dhe të zgjasë qëndrimin e tij në Athletic Bilbao duke nënshkruar një zgjatje deri në vitin 2027.

Flick mbeti i interesuar për të siguruar një nënshkrim të ri për të operuar në krahun e majtë, dhe sipas një raporti të Football365, Martinelli i Arsenalit ishte në krye të listës së blerjeve të gjermanit si ‘Plani B’ kryesor.

Raporti pretendon se Martinelli ka qenë në radarin e Barçës për kohë të gjatë, megjithatë, për shkak të vështirësive financiare me të cilat përballet skuadra e La Ligës, ata ofruan dy lojtarë në këmbim të 23-vjeçarit.

Emri i parë i ofruar nga Barcelona ishte Ferran Torres , i cili iu bashkua Barcelonës nga Manchester City për 45 milionë funte në janar të 2022.

Torres u kuptua se ishte i interesuar për marrëveshjen për shkak të shansit për të punuar me Mikel Artetën, por në momentin që thuhet se iu ofrua Topçinjve, gjatë afatit kalimtar të verës, lëvizja ishte “përjashtuar plotësisht”.

Megjithatë, Barcelona u kishte ofruar një propozim më tërheqës Topçinjve duke ofruar ish-mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen për shkak se Arteta dëshironte më shumë opsione mbrojtëse.

Përvoja dhe shkathtësia e reprezentuesit danez në Ligën Premier shihen si asete të vlefshme për Artetën dhe klubi londinez thuhet se do të mbetet i interesuar për mbrojtësin me kontratën e tij që përfundon në vitin 2026.

Pavarësisht formës së tij të luhatshme kohëve të fundit, Martinelli konsiderohet të jetë i paprekshëm nga hierarkia e Arsenalit edhe pse braziliani është vënë nën presion për vendin e tij në ekip nga Leandro Trossard. /Telegrafi/

The post Arsenali ‘refuzoi’ dy lojtarë të mëdhenj nga Barcelona në një marrëveshje të mrekullueshme shkëmbimi gjatë afatit kalimtar të verës appeared first on Telegrafi.

Publikohet lista me top 10 lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier

3 October 2024 at 16:52

Tashmë është publikuar liusta me lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier dhe ka shumë befasi.

Ka disa emra që mund t’i befasojnë tifozët, duke ditur se tashmë sa ka filluar sezoni i ri.

Dy yje të Manchester United janë futur në listën e top 10 lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier deri më tani në këtë edicion.

Alejandro Garnacho është i gjashti në listë me një shpejtësi maksimale prej 35.48 km/h ndërsa Marcus Rashford plotëson top 10-shen me 35.35 km/h.

Lojtari më i shpejtë është anëtari i Tottenmhamit, Micky van de Ven që ka arritur shpejtësinë 37.12 km/h. /Telegrafi/

The post Publikohet lista me top 10 lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

❌
❌