Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Tirana prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm

Tirana ka prezantuar fanellën e parë në sezonin e ri. Është një video model e publikuar nga bardheblutë, pas disa sekuencave të ruajtura në rrugët e kryeqytetit. Po ashtu pjesë e videos janë lojtarë të afruar gjatë merkatos së verës. Tirana dje zyrtarizoi trajnerin e ri, Vangjel Mile, që ka përgjegjësinë e madhe për të […]

The post VIDEO/ Tirana prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm appeared first on BoldNews.al.

Etienne Tare kalon tek “KF Tirana”

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Sulmuesi premtues Etienne Tare është zyrtarisht pjesë e “KF Tirana”.

Klubi bardheblu njoftoi se Tare i bashkohet Tiranës për sezonin e ri me energji, vizion dhe dëshirë për të dhënë maksimumin.

“Me një profil të qartë teknik dhe një mentalitet serioz pune, Tare vjen te Tirana si një futbollist me perspektivë, i gatshëm të japë kontributin e tij.

“Transferimi i Etienne Tares është një investim në vazhdimësinë dhe cilësinë, duke ndjekur filozofinë e klubit për të afruar lojtarë me potencial të madh zhvillimi, të cilët ndajnë vlera dhe përkushtim ndaj fanellës”, njofton klubi bardheblu.

Sulmuesi 21-vjeçar është djali i ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.

Etienne është rritur në ekipet e moshave të Lacios, ndërsa sezonin e kaluar luajti për Skënderbeun dhe më pas me Dukagjinin. /gj.m/j.p/

 

The post Etienne Tare kalon tek “KF Tirana” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana emëron trajnerin e ri, kush është 39-vjeçari i “panjohur” që iu besua pankina

Tirana ka emëruar ditën e sotme trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa bëhet me dije se […]

The post Tirana emëron trajnerin e ri, kush është 39-vjeçari i “panjohur” që iu besua pankina appeared first on BoldNews.al.

U largua nga Egnatia, Zejnullai kërkohet me ngulm nga dy klubet e kryeqytetit

Arbin Zejnullai është mesfushori më i kërkuar i Superiores. 26-vjeçari në këtë merkato është përfolur te disa klube, ndërsa ka mbetur si lojtar i lirë pas largimit nga Egnatia. Zejnullai po pret çdo ofertë, ndërsa pas Partizanit dhe Vllaznisë është Tirana që pret të firmosë me të. Me çdo ekip qëndron hapur mundësia, vetëm nëse […]

The post U largua nga Egnatia, Zejnullai kërkohet me ngulm nga dy klubet e kryeqytetit appeared first on BoldNews.al.

“KF Tirana” zyrtarizon blerjen e mbrojtësit të majtë, Georgios Valerianos

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ “KF Tirana” ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të majtë Georgios Valerianos.

Valerianos ka një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare.

Sipas klubit, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës.

“Zyrtare: Georgios Valerianos është bardheblu! KF Tirana mirëpret mbrojtësin e majtë Georgios Valerianos, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri! Me një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës sonë. Mirë se erdhe Georgios! Bardheblutë janë shtëpia jote e re”, shkruan klubi bardheblu.

/gj.m/j.p/

The post “KF Tirana” zyrtarizon blerjen e mbrojtësit të majtë, Georgios Valerianos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtare/ Jarmouni largohet nga Tirana, sulmuesi firmos me klubin e ri

Walid Jarmouni është lojtari më i ri i Hassania Agadir ose i njohur ndryshe Husa. Klubi nga Maroku e ka prezantuar me një video të veçantë. Në sfond është kënga e KF Tiranës, ndërsa tregohet edhe kryeqyteti shqiptar. Mbetet për t’u mësuar sa ka përfituar Tirana nga shitja e 25-vjeçarit. Jarmouni ishte sulmuesi që spikati […]

The post Zyrtare/ Jarmouni largohet nga Tirana, sulmuesi firmos me klubin e ri appeared first on BoldNews.al.

Tirana zbret në fushë pa trajner, bardheblutë sfidojnë sot ekipin e njohur grek

Pasi siguroi me vështirësi mbijetesën në Superiore, Tirana po përjeton një revolucion të vertetë në merkato. Shumë prej prej titullarëve janë larguar, por sigurisht ka pasur edhe 6 afrime, siç janë Patsatsia, Serge Tabekou, Angelos Tafas, Serxho Vogli, Kleandro Lleshi, dhe Georgios Valerianos. Përgatitja për sezonin e ri ka nisur por Tirana është ende pa […]

The post Tirana zbret në fushë pa trajner, bardheblutë sfidojnë sot ekipin e njohur grek appeared first on BoldNews.al.

“Tirana” zyrtarizon mesfushorin Kleandro Lleshi

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ “KF Tirana” vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në këtë merkato vere, duke forcuar ndjeshëm organikën për sezonin e ri.

Tirana ka zyrtarizuar sot afrimin e mesfushorit Kleandro Lleshi, i cili së fundmi ka qenë pjesë e “Laçit”, ndërsa më herët ka luajtur edhe për “Kukësin”.

“Lleshi është një mesfushor i ri dhe premtues, me aftësi të spikatura teknike dhe disiplinë taktike. Ai i bashkohet ekipit me ambicie të qarta për të dhënë maksimumin dhe për të kontribuar në objektivat e klubit më të madh në vend”, njofton “KF Tirana”.

Lleshi është afrimi i pestë në vetëm dy ditë për klubin më të titulluar të Shqipërisë, pas mesfushorëve Tsotne Patsatsia e Serxho Vogli, sulmuesit Serge Tabekou dhe portierit Angelos Tafas.

/gj.m/j.p/

The post “Tirana” zyrtarizon mesfushorin Kleandro Lleshi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Tirana” nis lëvizjet në merkato, prezanton dy mesfushorë dhe një sulmues

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Klubi i Futbollit “Tirana” ka nisur lëvizjet në merkato, duke zyrtarizuar tre përforcime për këtë verë.

Pas afrimit të mesfushorit gjeorgjian Tsotne Patsatsia, bardheblutë kanë nënshkruar me sulmuesin kamerunas Serge Tabekou dhe mesfushorin e akademisë, Serxho Vogli.

28-vjeçari Serge Tabekou vjen nga kampionati qipriot, ku ishte pjesë e skuadrës së “Nea Salamis”, ndërsa më parë ka zhvilluar një karrierë të pasur në Evropë, me eksperienca të rëndësishme në Belgjikë (Gent, Union SG, Mouscron), si dhe në Turqi me “Manisa FK”.

Tabekou ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Tiranën dhe pritet të sjellë dinamizëm në lojën sulmuese, falë profilit të tij.

Ndërsa Tsotne Patsatsia do të jetë përforcimi për repartin e avancuar pasi lojtari nënshkroi një kontratë 2-vjeçare. 25-vjeçari u aktivizua në sezonin e fundit me klubin e “Torpedo Kutaisi”, me të cilët zhvilloi 18 ndeshje duke shënuar 2 gola e dhënë 2 asist.

“KF Tirana” pritet që të zyrtarizojë edhe Tefik Osmanin, si drejtorin e ri sportiv. Pas tij do jetë edhe koha për trajnerin e ri.

1 nga 3

/gj.m//r.e//a.f/

The post “Tirana” nis lëvizjet në merkato, prezanton dy mesfushorë dhe një sulmues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Struga e Bledi Shkëmbit bën merkato te Tirana, firmos me Gledi Micin

Gledi Mici është përforcimi i dytë zyrtar i Strugës së Bledi Shkëmbit. Mbrojtësi 34-vjeçar bashkohet me skuadrën shqiptare që militon në elitën e futbollit maqedonas, pas aventurës së fundit me Tiranën. Gjatë karrierës së tij, Mici ka fituar plot 5 trofe, Kupën me Kukësin dhe Flamurtarin, kampionatin me Shkëndijën dhe Prishtinën si dhe një Kupë […]

The post Struga e Bledi Shkëmbit bën merkato te Tirana, firmos me Gledi Micin appeared first on BoldNews.al.

Eksod te Tirana, bardhebluve i largohen 12 futbollistë

Eksodi te Tirana është me përmasa shqetësuese. Nga 1 janari e deri në 30 qershor 2025, Tiranës i janë larguar 12 futbollistë, duke bërë që skuadra t’i futet sërish një revolucioni të vërtetë, një vit pasi Bledi shkëmbi dhe Agim Ibrahimi ndërtuan ekipin nga themelet. “Panorama Sport” ka vëzhguar të gjitha ikjet dhe rezulton se […]

The post Eksod te Tirana, bardhebluve i largohen 12 futbollistë appeared first on BoldNews.al.

Tirana kapet në befasi, mbrojtësi kërkon largimin nga bardheblutë

Një tjetër lojtar nuk kërkon të qëndrojë te Tirana. Pikërisht Qëndrim Ismajli, i cili, sipas burimeve jozyrtare në klub, u ka paraqitur një kërkesë bardhebluve për të prishur kontratën me konsensus. Arsyet e kësaj lëvizjeje nuk zbulohen, por është marrë vesh se mbrojtësi i majtë ka kontaktuar drejtuesit dhe ka kërkuar prej tyre që ta […]

The post Tirana kapet në befasi, mbrojtësi kërkon largimin nga bardheblutë appeared first on BoldNews.al.

Lëvizje surprizë/ U largua nga Tirana, Përgjoni kalon te rivalët e Superiores

Florian Përgjoni do të vazhdojë karrierën në Durrës. Mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshjen me Teutën, sipas raportimeve të fundit. Lojtari njoftoi largimin nga Tirana pak ditë më parë, aty ku kishte mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Përgjoni vendosi për një aventurë të re, ndërsa do të vazhdojë të jetë pjesë e Superiores. Florian Përgjoni […]

The post Lëvizje surprizë/ U largua nga Tirana, Përgjoni kalon te rivalët e Superiores appeared first on BoldNews.al.

Tirana beson te Selmani, klubi bardheblu i ofron portierit rinovimin

Burime zyrtare në klubin bardheblu kanë bërë dje me dije se dëshirojnë të mbajnë gardianin edhe për sezonin e ardhshëm. Paçka të gjithave, presidenti Refik Halili e sheh portierin si pjesë të projektit dhe pritet t’i besojë edhe një apo dy vite të tjera. Kjo do të thotë se bardheblutë garantojnë edhe portën, ndërsa kanë […]

The post Tirana beson te Selmani, klubi bardheblu i ofron portierit rinovimin appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ E donte Tirana, klubi i Superiores i “rrëmben” bardhebluve futbollistin

Flamurtari ka prezantuar blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Klubi njofton se ka siguruar shërbimet e portierit maqedonas, Igor Aleksovski, i cili nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit. Gardiani nga Maqedonia ishte dëshirë e Tiranës, por duket se tashmë ka zgjedhur vlonjatët për të vijuar karrierën. 30-vjeçari është aktivizuar […]

The post Zyrtare/ E donte Tirana, klubi i Superiores i “rrëmben” bardhebluve futbollistin appeared first on BoldNews.al.

Përgjoni mund të mbetet në Superiore, ish-kapiteni i Tiranës kërkohet nga dy klube

Florjan Përgjoni u largua nga Tirana pak ditë më parë. Palët ndanë rrugët mes tyre pas 4 vitesh dhe tashmë 28 –vjeçari është një futbollit i lirë në treg. Për të nuk mungojnë interesimet dhe nga Superioja janë 2 klube që tentojnë shërbimet e tij. Përkatësisht Elbasani  dhe Egnatia. Kampionët synojnë të përforcohen me një […]

The post Përgjoni mund të mbetet në Superiore, ish-kapiteni i Tiranës kërkohet nga dy klube appeared first on BoldNews.al.

Akileu Ndreca shpreh zhgënjimin nga Tirana: Kurrë nuk u vlerësova si të tjerët

Një faqe tjetër në karrierën e tij: Akileu Ndreca nuk është më pjesë e Tiranës. Sulmuesi ka zgjedhur të vijojë rrugëtimin futbollistik në Prishtinë, duke u prezantuar zyrtarisht dje te kryeqytetasit kosovarë. Por pas këtij transferimi, nuk mungoi edhe fjala e lënë pezull. Me një ton të qartë, por pa mllef, Ndreca vendosi të flasë […]

The post Akileu Ndreca shpreh zhgënjimin nga Tirana: Kurrë nuk u vlerësova si të tjerët appeared first on BoldNews.al.

Tirana, kapiteni njofton largimin pas katër vitesh në klub

Florjan Përgjoni është larguar zyrtarisht nga Tirana, pasi nuk ka rinovuar kontratën. 27-vjeçari ka konfirmuar vendimin për të ardhmen përmes rrjeteve sociale. Përgjoni mbajti edhe shiritin e kapitenit në sezonin e fundit. Me ekipin e parë të Tiranës numëroi 138 ndeshje ku më së shumti preferohej në krahun e majtë të mbrojtjes. Prej kohësh lojtari […]

The post Tirana, kapiteni njofton largimin pas katër vitesh në klub appeared first on BoldNews.al.

Merkato bardheblu, për mbrojtësin e Tiranës në skenë del edhe Arabia Saudite

Mahamadou Dembele pritet të shitet në një skuadër tjetër dhe zor se mund të luajë me Tiranën në sezonin e ri. Ashtu siç e ka paralajmëruar më parë gazeta, futbollisti do të ndërrojë fanellë këtë verë. Së fundmi, ka dalë në lojë, një ofertë nga Arabia Saudite. Emri i skuadrës nuk bëhet i ditur, por […]

The post Merkato bardheblu, për mbrojtësin e Tiranës në skenë del edhe Arabia Saudite appeared first on BoldNews.al.

E konfirmojnë mediat maqedonase, Vllaznia i “rrëmben” Tiranës objektivin

Igor Aleksovski do të jetë portieri i ri i Vllaznisë. Ky lajm është bërë i ditur nga media maqedonase “sportsport.mk”. Fillimisht ishte Tirana ajo që hodhi sytë te gardiani i Rabotniçkit, por duket se shkodranët kanë fituar “përballjen” me bardheblutë në merkato. Aleksovskit i mbaron kontrata më 30 qershor dhe është i lirë për të qenë pjesë […]

The post E konfirmojnë mediat maqedonase, Vllaznia i “rrëmben” Tiranës objektivin appeared first on BoldNews.al.

❌