Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Të paktën 321 persona janë vrarë dhe më shumë se 436 janë plagosur në përleshjet e armatosura midis forcave fisnore beduine dhe fraksioneve të armatosura druze në provincën jugore siriane Suwayda, sipas një grupi sirian për të drejtat e njeriut. Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut tha në një deklaratë se vdekjet, përfshirë gjashtë […]

The post Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela appeared first on FaxWeb.

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian u plagos gjatë njërit prej sulmeve izraelite ndaj Iranit muajin e kaluar, konfirmuan dy burime të inteligjencës amerikane për CBS Neës. Mediat iraniane raportojnë se Pezeshkian po merrte pjesë në një takim të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit kur Izraeli sulmoi ndërtesën dhe se presidenti u plagos në këmbë ndërsa ikte përmes […]

The post Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit appeared first on FaxWeb.

Kosovë/ Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën. Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një […]

The post Kosovë/ Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën. Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën appeared first on FaxWeb.

Rusia ashpërson kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”: WhatsApp të përgatitet për t’u larguar nga tregu ynë

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”. “Është koha që WhatsApp të përgatitet për t’u larguar nga tregu rus”, ka thënë Anton Gorelkin, zëvendësudhëheqs i Komitetit të Dumas për Politika të Informacionit, përmes një shkrimi në Telegram. Aplikacioni në pronësi të […]

The post Rusia ashpërson kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”: WhatsApp të përgatitet për t’u larguar nga tregu ynë appeared first on FaxWeb.

Frenimi i luftës/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ulin çmimin maksimal të naftës ruse, në një përpjekje për të kufizuar më tej aftësinë e Kremlinit për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës. BE-ja ka rënë dakord të ulë çmimin maksimal për eksportet e naftës nga deti në 47.60 dollarë nga 60 dollarë për fuçi, si pjesë […]

The post Frenimi i luftës/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse appeared first on FaxWeb.

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Zyra për media në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se Izraeli ka shkatërruar më shumë se 88 për qind të sipërfaqes totale të enklavës palestineze dhe ka detyruar zhvendosjen e 2 milionë palestinezëve që nga nisja e luftës gjenocidale më 7 tetor të vitit 2023. Raporti i zyrës për media, që shënon ditën […]

The post Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023 appeared first on FaxWeb.

Tragjike në Elbasan/ Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Paraprakisht raportohet se të miturit ishin vëllezër 8 dhe 10 vjeç Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre kishin hyrë në […]

The post Tragjike në Elbasan/ Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin appeared first on FaxWeb.

“Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

Napoli afroi në këtë merkato mesfushorin e njohur Kevin De Bruyne. Sulmuesi i Lazios, Pedro është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi, se belgu De Bruyne është lojtari më i mirë në Serie A, duke vlerësuar kështu në maksimum prurjen e kampionëve të Italist. “Lojtari më i mirë në Serie A? De Bruyne”- […]

The post “Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne” appeared first on FaxWeb.

Raporti i Bankës Botërore: Djegia e gazit shkaktoi 389 milionë ton ndotje shtesë gjatë vitit 2024

Industria globale e karburanteve fosile ka liruar në atmosferë 389 milionë ton shtesë ndotje karboni gjatë vitit 2024, përmes praktikës së djegies së panevojshme të gazit, duke e barazuar këtë ndotje me emetimet vjetore të Francës, thuhet në një raport të ri të Bankës Botërore. Raporti, i hartuar nga Partneriteti për Reduktimin e Djegies së […]

The post Raporti i Bankës Botërore: Djegia e gazit shkaktoi 389 milionë ton ndotje shtesë gjatë vitit 2024 appeared first on FaxWeb.

Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike: Konfliktet e reja në Siri kërcënojnë të gjithë rajonin

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Në fokus të bisedës ishin zhvillimet në luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Rusisë dhe Turqisë. Nga ana e tij, presidenti Erdogan i shprehu homologut rus shqetësimin për përshkallëzimin e luftimeve në rajonin […]

The post Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike: Konfliktet e reja në Siri kërcënojnë të gjithë rajonin appeared first on FaxWeb.

“Lufta” për mandatin e deputetit, Lapaj i shtrin dorën Shabanit: Gati të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ka shtrirë dorën aleatit të tij, Endri Shabani, pas përplasjeve “virtuale” për mandatin e deputetit të Zeqir Kordhonit, pasi ky i fundit nuk hoqi dorë. Në deklaratën për mediat, “Shqipëria Bëhet” kërkon që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolën qytetarëve në fushatë. “Nëse gabimi ynë […]

The post “Lufta” për mandatin e deputetit, Lapaj i shtrin dorën Shabanit: Gati të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore appeared first on FaxWeb.

Kremlini reagon pas masave të reja të Perëndimit: Rusia ka zhvilluar imunitet ndaj sanksioneve të BE-së

Pas miratimit të paketës së 18-të të sanksioneve nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, e cila përfshin masa të reja ndaj industrisë së naftës ruse, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia ka arritur të zhvillojë një shkallë imuniteti ndaj sanksioneve perëndimore dhe është përshtatur me to. Në një konferencë për shtyp, Peskov i cilësoi […]

The post Kremlini reagon pas masave të reja të Perëndimit: Rusia ka zhvilluar imunitet ndaj sanksioneve të BE-së appeared first on FaxWeb.

Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pas një incidenti të rëndë që ndodhi në një qendër trajnimi të Departamentit të Policisë të Qarkut Los Angeles. Lajmin e ka konfirmuar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e cila shkroi në “X” se: “Sapo fola me departamentin lidhur me një incident që duket të jetë […]

The post Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur appeared first on FaxWeb.

Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Babai i Ilaria Sulës, të resë shqiptare që u vra mizorisht nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, kërkon drejtësi nga autoritetet italiane. “Ata njerëz e lënduan shumë familjen time”, tha Flamur Sula pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për ish-partnerin e vajzës së tij. “Ilaria kishte një jetë të tërë […]

The post Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend appeared first on FaxWeb.

Programet e strehimit social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë

Programet e strehimit social ku përfshihen disa ndarje, nga subvencionimi i interesave të kredive për banesa deri tek qiraja në tregun e lirë për familjet përfituese kanë marrë nga buxheti i shtetit 144 milionë lekë apo 1.44 milionë euro për periudhën janar-prill. Të dhënat e raportuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) tregojnë […]

The post Programet e strehimit social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë appeared first on FaxWeb.

Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

Tetë oficerë policie u plagosën gjatë përplasjes me protestues pranë një hoteli në qytetin Epping të Essex-it, të enjten në mbrëmje. Hoteli dyshohet se po strehon azilkërkues, ndërsa protestat nisën pas arrestimit të një 38-vjeçari, i akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare. Hadush Gerberslasie Kebatu u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Chelmsford […]

The post Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë appeared first on FaxWeb.

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në fshatin Çërravë, era favorizon flakët

Një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Çërravë të Pogradecit. Aktualisht vatra është tepër e gjerë ndërsa po favorizohet edhe nga era. Kodra është kryesisht me bimësi të ulët. Ndërsa në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, forcat e pyjores dhe policia për te lokalizohet flakët të cilat po përhapen. Janë 4 zjarrfikës të angazhuar […]

The post Pogradec/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në fshatin Çërravë, era favorizon flakët appeared first on FaxWeb.

Çekia kriminalizon propagandën komuniste, partia e majtë: Akt politik dhe represiv

Presidenti i Republikës Çeke ka nënshkruar një amendament në Kodin Penal që kriminalizon promovimin e propagandës komuniste, duke e vendosur atë në një nivel të ngjashëm me ideologjinë naziste. Legjislacioni i rishikuar, i nënshkruar nga Presidenti Petr Pavel, u lejon gjyqtarëve të japin dënime me burg deri në pesë vjet për këdo që “krijon, mbështet […]

The post Çekia kriminalizon propagandën komuniste, partia e majtë: Akt politik dhe represiv appeared first on FaxWeb.

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme. “Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës […]

The post Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate appeared first on FaxWeb.

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka cilësuar si “jo realiste” mundësinë që negociatat mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të çojnë në një marrëveshje për eliminimin e plotë të tarifave doganore nga të dyja palët. “Nuk është një skenar realist të besojmë se mund të arrihet një marrëveshje për tarifa zero nga të dyja […]

The post Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste appeared first on FaxWeb.

❌