Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

A vazhdon pas “BBVA” miqësia mes Livias dhe Rozana Radit?

Rozana Radi ka uruar publikisht mikeshën e saj, Livia Brunga, me një dedikim për ditëlindjen. Ajo kujtoi se miqësia e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother, si një lidhje që nuk kërkohet, por të gjen papritur, dhe që i mbijetoi sfidave e zhurmave sepse ishte ndërtuar mbi diçka të vërtetë.

“Ti je uragani im i vogël, me energjinë dhe zjarrin që të rrëmben pa paralajmërim. Më ke mësuar të shoh botën ndryshe, me më shumë ndjeshmëri dhe forcë,” shkruan Rozana, duke e quajtur Livia-n një bekim që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, por ndjehet në heshtje, në praninë e saj.

Ajo shton se vitet mund të ndryshojnë shumë gjëra, por shpreson që Livia të mos humbasë “maninë” e saj për të kundërshtuar, duke e cilësuar si pjesë të bukurisë së saj.

The post A vazhdon pas “BBVA” miqësia mes Livias dhe Rozana Radit? appeared first on Albeu.com.

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

Rozana Radi nuk ka folur shumë për marrëdhëniet e saj me banorët e BBVA 4 që pas përfundimit të shfaqjes por kjo ndryshoi me pyetje-përgjigjet e fundit në Instagram, ku duket se njerëzve vetëm Big Brother-i u interesonte. Kur u pyet se me cilin banor nga Big Brother mban ende lidhje, Rozana tha: “Me ata […]

The post Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV appeared first on BoldNews.al.

E kryqëzuan në rrjet, ish-banorja e BBV 4 i del në mbrojtje Xhensila Myrtezajt

✇Albeu
By: M C

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, ka folur së fundmi mbi reagimet që publiku ka në lidhje me Xhensila Myrtezaj për performancat dhe daljet e saj publike. Nëpërmjet një “Instastory”, ajo shprehu çudinë e saj në lidhje me kritikat që fansat kanë për të.

“Kam një pyetje shumë të rëndësishme për t’ju bërë. Përse Xhensila merr kaq shumë urrejtje në rrjetet sociale? Mund të mos na pëlqejë mënyra si kërcen, por nuk bën asgjë më shumë apo më ekstravagante se këngëtaret e tjera. Çfarë i irriton kaq shumë njerëzit dhe e masakrojnë?”, shkroi ajo.

Ish-konkurrentja gjithashtu ndau edhe disa nga komentet e njerëzve ku thoshnin se Xhensila nuk ka dashur të njihej si ajo vajza seksi por të njihej për talentin e saj. Disa të tjerë mendonin se si ajo e ka shitur veten e saj.

Mesa duket Arsida e mori përgjigjen e pyetjeve që ajo bëri duke dalë në konkluzionon se sot njerëzit nuk durojnë dot fallcitetin ose të qenurit e një personi që nuk je:
“Mesa kuptova nga mesazhet, urrejtja (e pajustifikueshme për mendimin tim) vjen nga fakti që e ka shitur veten ndryshe në momente të ndryshme të jetës së vet. Nuk është as nga kërcimet as nga ekstravaganca. Sot njerëzit nuk durojnë më fallcitetin apo të qenuit e një personi që nuk je”.

The post E kryqëzuan në rrjet, ish-banorja e BBV 4 i del në mbrojtje Xhensila Myrtezajt appeared first on Albeu.com.

Ish-banori i “Big Brother VIP” zbulon bisedat e çuditshme me ChatGPT

✇Albeu
By: M C

Këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, ku ndan me ndjekësit herë pas here foto dhe video shumë ‘funny’. Disa të realizuara vetëm, e disa ku është edhe partnerja e tij, Krisa Çaushi.

Ditën e sotme, ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, ka publikuar në “Instastory” dy fotografi ku tregon një bisedë që ka bërë me ChatGPT.

“Më thuaj një fjalë të vështirë në shqip dhe unë do ti gjej kuptimin”, i ka shkruar Tiri dhe përgjigja nga ana e ChatGPT-së është:

“Fjala: shkabërdhyes. Suksese! Më thuaj çfarë mendon se do të thotë”.

“Nuk ka fjalë të tillë në fjalor. E di që do të më kapësh mat, po provo përsëri”, i ka shkruar më pas këngëtari i njohur.

E këtu ChatGPT ka habitur me përgjigjen, pasi i ka shkruar se ishte një krijim i qëllimshëm për t’a provokuar pak.

“E drejtë, shkabërdhyes ishte një krijim i qëllimshëm për të të provokuar pak. Tani luajmë seriozisht”, i kthen përgjigje ChatGPT, Tirit.

Ndërkohë kujtojmë se ekspertët kanë dhënë këshilla të shumta në lidhje me ChatGPT-në, të mos ndahen kurrë biseda që përmbajnë të dhëna personale, informacione pune apo çështje familjare. Nëse dëshironi të ndani një ide apo këshillë nga një bisedë me AI, përdorni vetëm pjesë neutrale duke fshirë çdo element që mund të identifikojë personin apo kontekstin.

The post Ish-banori i “Big Brother VIP” zbulon bisedat e çuditshme me ChatGPT appeared first on Albeu.com.

Gjestit nuk i del inati me Stresin, vazhdon me ironi publike

Raportet mes Gjestit dhe Stresit duket se kanë hyrë në një fazë të ftohtë, pas publikimit të videos virale ku reperi shfaqet në një skenë të afërt me Jozin.

Reagimi i parë publik i Gjestit ishte largimi i Stresit nga lista e ndjekësve në Instagram – veprim të cilin më pas e pasoi edhe Stresi, duke bërë të njëjtën gjë.

Por, duket se unfollow-i nuk ka qenë i vetmi sinjal që Gjesti kishte për të dhënë. Gjatë një koncerti të fundit, ai ironizoi hapur situatën duke thënë në skenë: “Sa puthje po vijnë, asnjë s’më puthi”, duke shkaktuar të qeshura dhe brohorima në publik. Një koment që shumë e lidhën drejtpërdrejt me momentin mes Stresit dhe Jozit.

Ndërkohë, Stresi ka reaguar më parë duke sqaruar se videoja ishte pjesë e një skenari promovues për një bashkëpunim muzikor me Jozin, duke mohuar çdo keqkuptim.

Megjithatë, ky sqarim nuk u prit mirë nga Gjesti, i cili ka zgjedhur distancimin dhe ironinë si përgjigje.

Vlen të kujtohet se gjatë qëndrimit të Gjestit në Big Brother VIP Albania, Stresi ishte një nga përkrahësit e tij më të zëshëm, madje edhe organizoi një protestë në shenjë mbështetjeje.

Kjo e bën akoma më të dukshme ndryshimin në marrëdhënien mes tyre.

Në pritje të bashkëpunimit të paralajmëruar mes Stresit dhe Jozit, mbetet për t’u parë nëse këto tensione do të zbuten apo do të thellohen edhe më tej.

The post Gjestit nuk i del inati me Stresin, vazhdon me ironi publike appeared first on Albeu.com.

Gjesti i bëri unfollow në Instagram, reagon Stresi

Pas videos virale ku Jozi dhe Stresi u shfaqën në një situatë që ndezi rrjetin, nuk ka munguar as reagimet. Gjesti hoqi Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Ky veprim u komentua gjerësisht në rrjet, pasi dihet që gjatë kohës së BBVIP, Stresi ishte një ndër mbështetësit më të zëshëm të Gjestit, duke e përkrahur hapur në çdo dalje publike.

Por duket se “unfollow”-i nuk mbeti pa përgjigje. Stresi reagoi shpejt, duke ia kthyer me të njëjtën mënyrë: ai hoqi Gjestin nga ndjekësit e tij, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur në prapaskenë mes dy artistëve, por një gjë është e sigurt, marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë.

The post Gjesti i bëri unfollow në Instagram, reagon Stresi appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Këta janë VIP-at shqiptarë që kanë refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e Big Brother

✇Albeu
By: M C

Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të nisë në sezonin e ardhshëm televiziv.

Por, duket se sfida më e madhe për produksionin po mbetet njësoj si vitet e kaluara: sigurimi i emrave të mëdhenj të showbizit dhe opinionit publik.

Ftesat tashmë kanë nisur të bëhen, por edhe refuzimet nuk kanë munguar.Diona Fona, Emine Toska, Afrona Dika, Kaltrina Selimi, Robert Berisha, Valon Syla, Zana Avdiu dhe Alberie Hadergjonaj janë disa nga figurat që ndër vite janë ofertuar nga formati në Kosovë e Shqipëri, por që kanë ngurruar ta pranojnë si përvojë

The post EMRAT/ Këta janë VIP-at shqiptarë që kanë refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e Big Brother appeared first on Albeu.com.

“Ma shpife dashurinë…”/ G-Bani shpërthen në një rrëfim emocional: Po, fitove (FOTO)

Reperi dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G Bani, ka ndarë një mesazh të fuqishëm dhe emocional në Instagramin e tij, ku duket se i drejtohet një personi që ka lënë gjurmë të thella në jetën e tij. Në një postim me tone të ndjera dhe të dhimbshme, ai rendit me ironi dhe sarkazëm një seri gjykimesh dhe realitetesh që duket se i janë veshur atij nga të tjerët:

“Po, vetëm. Po, selfie. Po, makinën në servis. Po, me 100 halle. Po, beqar. Po, pa sukses në karrierë… Po, ish përdorues hashashi… Po, më mungon… Po, humba. Po, fitove.”

Fjalët e tij përshkruajnë një përzierje emocionesh: zhgënjim, nostalgji, dhimbje dhe ndoshta edhe pendesë, duke e përfunduar me një mesazh të fortë për personin në fjalë:

“Po, nuk do kthehesh kurrë. Po, edhe po të kthehesh do jesh thjesht një më shumë. Po, ma shpife dashurinë… Po, humba. Po, fitove.”

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, me ndjekës që pyesin nëse ky mesazh është i drejtuar një ish-partnereje dhe çfarë e ka shtyrë artistin ta ndajë publikisht këtë rrëfim kaq personal.

The post “Ma shpife dashurinë…”/ G-Bani shpërthen në një rrëfim emocional: Po, fitove (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Adrola Dushi: Nuk do të hyja kurrë në Big Brother VIP

Modelja e njohur, Adrola Dushi, ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” me moderatoren Aulona Musta, ku ka folur hapur dhe me sinqeritet për qëndrimin e saj ndaj pjesëmarrjes në reality shoun shumë të komentuar, Big Brother.

Adrola tregoi se djali i saj i ka bërë dy kërkesa të qarta dhe të rëndësishme, të cilat ajo i ka marrë seriozisht: e para, të mos pijë duhan, dhe e dyta, të mos marrë pjesë kurrë në Big Brother.

Kjo e fundit është diçka që bukuroshja nga Rrësheni e konsideron të papranueshme për veten e saj.

Në intervistë, Adrola u shpreh se respekton njerëzit që vendosin të hyjnë në këtë format, duke theksuar se për disa është një mundësi e mirë për të gjetur veten dhe për të përparuar në jetë.

“Ka njerëz që kanë arsye për ta bërë dhe realisht gjejnë veten dhe ia dalin, dhe kjo është një gjë shumë e mirë për ta”, tha ajo.

Por për veten e saj, ajo nuk sheh këtë mundësi si të përshtatshme.

“Nëse unë do të hyja aty, nuk do të isha më vetja ime, nuk do të isha më mami i djalit tim”, theksoi Adrola me vendosmëri.

Ajo shtoi se pjesëmarrja në një reality shou të tillë do t’i merrte privatësinë dhe qetësinë, dy gjëra të cilat për të janë të paçmueshme.

“Nuk dua që e gjithë bota të di si ngrihem unë, si ha unë, si shkoj në tualet. Nuk do ta doja kurrë këtë”.

Adrola shprehu qartë se nuk ka asnjë çmim apo përfitim që mund t’i zëvendësojë qetësinë dhe privatësinë e saj personale, duke bërë të qartë se nuk ka asnjë mundësi që ajo të marrë pjesë në këtë format televiziv.

The post Adrola Dushi: Nuk do të hyja kurrë në Big Brother VIP appeared first on Albeu.com.

Flitet për një lidhje me Mirlind Dakun, Vesa Vllasaliu: Nuk e publikoj se më marrin mësysh

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, po përflitet së fundmi për një lidhje të mundshme me futbollistin e njohur të Kosovës, Mirlind Daku.

Thashethemet janë shtuar veçanërisht pas disa detajeve të vërejtura në rrjetet sociale, përfshirë edhe mungesën e fotografive me partnerin.

Një ndjekës e ka pyetur Vesën në Instagram: “Pse i ke heq fotot me të dashurin?”.

Ajo ka vendosur t’i përgjigjet me një ton të lehtë dhe me pak humor: “Pa arsye valla. Nëse publikoj sërish në Highlight e publikoj me fytyrë të vet. Po nuk po dua se po mi marrin mësysh (hajgare pak)”.

Përgjigja e saj ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit, ndërsa vetë Vesa nuk ka konfirmuar as mohuar një lidhje me Dakun.

Megjithatë, deklarata e saj lë të nënkuptohet se ajo është ende në një raport dashurie, por dëshiron ta mbajë më të rezervuar nga publiku.

Pritet të shihet në vazhdim nëse do të dalin publikisht, për të konfirmuar këtë romancë.

The post Flitet për një lidhje me Mirlind Dakun, Vesa Vllasaliu: Nuk e publikoj se më marrin mësysh appeared first on Albeu.com.

Emrat e rinj që po përfliten, ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5”

✇Albeu
By: M C

“Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur me vrull.

Edhe pse ende nuk ka një listë zyrtare, disa zëra kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në media. Një nga emrat më të përfolur për këtë edicion, është aktori dhe moderatori i njohur Salsano Rrapi. Ai vetë ka pranuar në një intervistë televizive së fundmi, se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e “BB VIP 5”, duke shtuar akoma më shumë kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje përfundimtare, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim. Duke parë formatin e viteve të kaluara, producentët pritet të sjellin një përzierje personazhesh nga bota e muzikës, aktrimit, televizionit, modës dhe influencuesve të rrjeteve sociale.

Emra që janë përmendur nga fansat si “të dëshirdëshirue këtë sezon përfshijnë këngëtarë si Argjentina Ramosaj, figura të ekranit si Evi Reçi apo edhe ndonjë ish-banor me potencial rikthimi, si Donald Veshaj ose Einxhel Shkira, megjithëse këto mbeten vetëm spekulime.

Publiku duket më i etur se kurrë për një edicion që të kthejë emocionin dhe kaosin e “BB VIP 2”, i cili mbetet ende kulmi i këtij formati në Shqipëri. Me producentët që kanë premtuar risi, surpriza dhe një kast “bombë”, mbetet për t’u parë nëse do të përmbushen pritshmëritë.

The post Emrat e rinj që po përfliten, ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5” appeared first on Albeu.com.

Ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5” (Emrat)

    

“Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur me vrull.

Edhe pse ende nuk ka një listë zyrtare, disa zëra kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në media.

Një nga emrat më të përfolur për këtë edicion, është aktori dhe moderatori i njohur Salsano Rrapi.

Ai vetë ka pranuar në një intervistë televizive së fundmi, se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e “BB VIP 5”, duke shtuar akoma më shumë kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje përfundimtare, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim.

Duke parë formatin e viteve të kaluara, producentët pritet të sjellin një përzierje personazhesh nga bota e muzikës, aktrimit, televizionit, modës dhe influencuesve të rrjeteve sociale.

Emra që janë përmendur nga fansat si “të dëshiruar” për këtë sezon përfshijnë këngëtarë si Argjentina Ramosaj, figura të ekranit si Evi Reçi apo edhe ndonjë ish-banor me potencial rikthimi, si Donald Veshaj ose Einxhel Shkira, megjithëse këto mbeten vetëm spekulime.

Publiku duket më i etur se kurrë për një edicion që të kthejë emocionin dhe kaosin e “BB VIP 2”, i cili mbetet ende kulmi i këtij formati në Shqipëri.

Me producentët që kanë premtuar risi, surpriza dhe një kast “bombë”, mbetet për t’u parë nëse do të përmbushen pritshmëritë.

Derisa të dalë lista zyrtare, publiku nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të hamendësojë, të krijojë meme dhe të përgatitet për një tjetër sezon me “live 24/7”, dashuri, skandale, lot dhe spektakël.

“Big Brother VIP 5” po afron… Kush do të hyjë? Kush do të befasojë? Dhe kush do të fitojë zemrat e publikut? Mbetet për t’u parë.

The post Ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5” (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re? Ja ç’thotë ajo

Loredana, një nga personazhet më të komentuar të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

“Nuk kemi qenë keq me kërkesat, më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por nuk jam aq e fiksuar me muskujt me thënë të drejtën,” tha ajo me sinqeritet.

Deklarata e saj u interpretua nga fansat si një shenjë që është e hapur për një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi, por këtë herë me më shumë theks tek personaliteti dhe energjia, sesa tek “six-pack-u”.

The post Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re? Ja ç’thotë ajo appeared first on Albeu.com.

Gjesti: Shumë shumë shpejt vjen kënga e re

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të spektaklit.

Me një stil të veçantë, energji pozitive dhe një qasje të drejtpërdrejtë që e bëri të dallojë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Së fundmi, Gjesti ka postuar një mesazh në rrjete sociale, që menjëherë u bë temë diskutimi.

“Veshu, ndreqhu, hala e para, shumë, shumë shpejt tjetra”, ka qenë përshkrimi që i ka bërë një postimi në InstaStory.

Kjo frazë, karakteristike për stilin e tij urban dhe plot ngjyrë, tingëllon si një paralajmërim i qartë për diçka të re që po vjen, një projekt muzikor.

Postimi i tij i fundit vjen në një moment kur publiku pret me kuriozitet hapin e tij të radhës.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje konkrete, fraza “shumë, shumë shpejt tjetra” është një sinjal i fortë se Gjesti është gati për të rikthyer vëmendjen drejt vetes.

Duke qenë një nga personazhet më të komentuara dhe më të dashura të këtij edicioni, çdo lëvizje e tij tashmë ndiqet nga mijëra fansa që mezi presin të shohin çfarë do të sjellë në vazhdim.

The post Gjesti: Shumë shumë shpejt vjen kënga e re appeared first on Albeu.com.

Aktori i njohur i humorit konfirmon pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 5, ja çfarë thotë

I ftuar në  një studio televizive, ka qenë aktori i njohur Salsano Rrapi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij të gjatë në televizion në moderim po ashtu edhe në aktrim, ka treguar gjithashtu edhe linjën të jetës duke e rrëfyer në mënyrën më të veçantë.

Ne një moment gjatë intervistës Visjani e pyeti në lidhje me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP” në edicionin e pestë dhe Salsano u përgjigj duke thënë se:

Unë kur e shoh BBV është shumë tunduese, sidomos kur aty ka debate mendoj që po të isha unë aty do thoja këtë, pra do të reagosh. Në përgjithësi unë nuk rri dot larg njerëzve të mi të dashur dhe miqve të mi.

Unë kam një ritual shumë të mirë dhe ma mbushin jetën me gëzim, përpos edhe halleve qe kemi.

Plus që kur hyn aty brenda çfarë nuk thuhet jashtë. Fillojë fantazitë, kur ti nuk je pastaj ato vazhdojnë edhe katër muaj ndërsa kur je është ndryshe.

The post Aktori i njohur i humorit konfirmon pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 5, ja çfarë thotë appeared first on Sot News | Lajme.

“Po të mos futesha në Big Brother, nuk do të njihesha me Luizin dhe nuk do të kisha Lunën” – rrëfimi prekës i Kiara Titos

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi periudhën e vështirë që ka kaluar përpara se të bëhej pjesë e formatit Big Brother VIP Albania, i cili, sipas saj, i ndryshoi jetën rrënjësisht.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara foli me ndjeshmëri për momentet e pasigurta dhe të errëta që kishte përjetuar para se të merrte vendimin për të hyrë në reality shoun që më pas i solli jo vetëm një transformim personal dhe profesional, por edhe dashurinë dhe familjen që gëzon sot.

“Unë kam pasur momente që jeta më ka shtyrë në një drejtim që nuk e kisha menduar. Me zgjedhjet që unë kam bërë, kam krijuar një realitet krejt ndryshe”, tha ajo.

Moderatorja tregoi se nëse nuk do të kishte marrë pjesë në Big Brother, rrjedha e jetës së saj do të ishte krejt tjetër. Për të, ky vendim nuk ishte vetëm një hap profesional, por një pikë kthese që ndryshoi gjithçka.

“Po të mos isha futur në Big Brother, nuk do të kisha këtë jetë që kam tani. Nuk do të kisha Lunën [vajzën e saj], nuk do të kisha takuar Luizin dhe ndoshta nuk do të isha kthyer më në televizion. Isha në një periudhë ku nuk dija as çfarë doja nga jeta. Ishte ose gjithçka, ose asgjë. Ose do të ndryshoja tërësisht jetën, ose do të mbyllesha në vetvete”, u shpreh tutje.

Kiara shtoi se nuk beson se do ta kishte njohur ndonjëherë Luizin jashtë shtëpisë së famshme, pasi, siç tha ajo, ndodhej në një gjendje ku ishte shkëputur nga jeta publike dhe shoqëria.
“Nuk do ta kisha takuar Luizin jashtë, sepse nuk dilja më në rrugë, nuk doja të shfaqesha më askund, nuk doja të isha më pjesë e televizionit”.

Në fund të rrëfimit, Kiara u ndal edhe te roli i fatit në jetën e njeriut, por theksoi se është njeriu ai që merr vendimet kyçe që ndryshojnë gjithçka.

“Mund të jetë fati deri diku, por jemi ne që e kemi në dorë të ndryshojmë rrjedhën e jetës sonë”, përfundoi ajo.

Sot, Tito gëzon një jetë familjare të lumtur me Luizin dhe vajzën e tyre të vogël, Lunën, ndërsa shfaqet gjithnjë e më e qetë dhe e plotësuar, duke dhënë mesazhe shprese për ata që kalojnë momente të vështira në jetë.

The post “Po të mos futesha në Big Brother, nuk do të njihesha me Luizin dhe nuk do të kisha Lunën” – rrëfimi prekës i Kiara Titos appeared first on Albeu.com.

Anisa Veseli pas Big Brother-it: Brenda presion, jashtë mosbesim

Pas muajsh në qendër të vëmendjes si një nga figurat më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli është rikthyer në jetën jashtë katër mureve të shtëpisë… por jo pa sfida.

Në një intervistë për “Onima”, këngëtarja ka reflektuar me sinqeritet për rrugëtimin e saj, duke e cilësuar eksperiencën si një aventurë që i testoi çdo kufi.

“Kam dëshirë me e sfidu veten. Brenda ka qenë shumë presion, por tani që kam dalë e mendoj: ka qenë diçka shumë interesante. I shikoj edhe videot ndonjëherë,” rrëfen Anisa, me atë buzëqeshjen karakteristike që e shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi.

Por jeta jashtë ekranit nuk është aq e thjeshtë. Përballë fansave, ndjekësve dhe një publiku që shpesh gjykon më shpejt sesa kupton, ajo thotë se ka ndjerë edhe një ndjesi të ftohtë: mosbesimin.

The post Anisa Veseli pas Big Brother-it: Brenda presion, jashtë mosbesim appeared first on Albeu.com.

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

✇Albeu
By: M C

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste dhe moderatore. Uindi shprehu interesimin e saj për të mësuar më shumë rreth përvojës së ata që kanë qenë në këtë reality show të njohur dhe se si përjetuan ata momentet e famës dhe viralitetit.

Gjatë bisedës, Uindi tha: “Unë në fakt kisha një pyetje për ju që keni qenë pjesë e ‘Big Brother’, si ndihesh kur del dhe përjetohet ajo famë?” Kjo pyetje jo vetëm që nxiti reagime, por gjithashtu tregoi edhe se si ajo po mundohej të kuptonte thelbin e asaj përvoje, jo thjesht si një moderator, por si dikush që mund të jetë pjesë e saj në të ardhmen.

Me interesin gjithnjë në rritje të publikut për reality show-t dhe dobinë e tyre në shoqërinë shqiptare, vendimi i Uindit Haxhia mund të shndërrohet në një moment kyç për karrierën e saj dhe një burim inspirimi për shumë të rinj që ëndërrojnë të bëhen pjesë e botës së argëtimit.

The post Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania appeared first on Albeu.com.

Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore e njohur pritet të zërë vendin e tij

✇Albeu
By: M C

Pas drejtimit të sezonit 3 dhe 4 të Big Brother VIP Albania,

Ledion Liço pritet të mos e vijojë më këtë rol në sezonin e pestë.
Sipas burimeve tona pranë produksionit, arsyeja lidhet me kohën dhe intensitetin që kërkon ky format, që e angazhon plotësisht për disa muaj dhe nuk i lë hapësirë për projekte të tjera.

Pas finales së sezonit të katërt, ku u shpall fitues Gjesti, Ledioni dhe partnerja e tij u tërhoqën për disa javë nga rrjetet sociale, duke i qëndruar larg vëmendjes publike.

Sa i përket emrit që mund ta zëvendësojë, aktualisht përfliten dy emra të njohur: Luana Vjollca dhe Arbana Osmani. Nëse nuk arrihet një marrëveshje me to, ekziston mundësia që Ledioni të rikthehet sërish, por burimet thonë se gjasat janë të vogla.

Arbana Osmani u tërhoq nga drejtimi i formatit pas përfundimit të sezonit të dytë për t’iu përkushtuar familjes dhe projekteve të saj personale. Ndërkohë, Luana Vjollca ka mbyllur me sukses sezonin e dytë të Ferma VIP dhe është e gatshme për një sfidë të re në ekran.

Të gjitha këto mbeten ende në nivel diskutimesh, ndërsa vendimi final pritet të merret në javët në vijim.

The post Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore e njohur pritet të zërë vendin e tij appeared first on Albeu.com.

Gjesti bën deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar

Gjesti, fituesi i Big Brother VIP 4, bërë një deklaratë që ka çuditur jo pak fansat gjatë një koncerti në Gjermani.

Gjatë kohës që po performonte përpara mijëra fansave, ai ka rrëmbyer vëmëndjen në një moment kur ai gjatë koncertit u ndal edhe tha: Çka po ju dukem unë juve, more vëlla? Unë jam i martuar!
Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë nisur të spekulojnë nëse ai po i referohej lidhjes së tij me Eglin që ai krijoi gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

The post Gjesti bën deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar appeared first on Albeu.com.

❌