Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rikthehet seriali i shumëpritur Wednesday, sot publikohet pjesa e parë e sezonit të dytë

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pushtoi ekranet dhe zemrat e miliona fansave në mbarë botën, Wednesday rikthehet me sezonin e dytë – dhe këtë herë është më i errët, më i ndërlikuar dhe më misterioz se kurrë më parë.

Pjesa e parë e këtij sezoni të ri publikohet sot, më 6 gusht, duke hapur një kapitull krejtësisht të ri në jetën e enigmatikes Wednesday Addams. Me një stil akoma më gotik dhe një atmosferë që të mban pezull që nga minuta e parë, sezoni i dytë premton të zbulojë sekrete të fshehta dhe ngjarje që do të trondisin botën e Nevermore Academy.

Ky serial që tashmë ka bërë namin global, do të jetë sërish në dispozicion në platformën e njohur Netflix, ku fansat do të kenë mundësinë të zhytën në një botë të errët dhe plot tension.

Por pritja nuk mbaron këtu! Pjesa e dytë e sezonit do të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdimësi të ngjarjeve që premtuan të jenë edhe më emocionuese, plot kthesa dhe mistere që do t’i mbajnë të gjithë në ankth deri në fund.

Nëse menduat se e njihnit Wednesday, kjo rikthim do t’ju bindë se errësira ka vetëm filluar. /Telegrafi/

The post Rikthehet seriali i shumëpritur Wednesday, sot publikohet pjesa e parë e sezonit të dytë appeared first on Telegrafi.

Rachel Zegler fotografohet në krahët e të dashurit gjatë një shëtitjeje në Londër

Rachel Zegler u fotografua me të dashurin e saj, Nathan Fernand, teksa të dy bënin një shëtitje në shi në Londër, të hënën.

Aktorja 24-vjeçare dhe partneri i saj, kërcimtari 27-vjeçar, dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin gjatë ecjes nëpër rrugët e kryeqytetit.

Për këtë dalje, ylli i filmit Snow White kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë: një bluzë gri të errët dhe xhinse blu. Ajo e kombinoi pamjen me çizme të zeza dhe një çantë të kuqe lëkure, të cilën e mbante mbi supe.

Ndërkohë, Nathan kishte veshur një bluzë jeshile, xhinse të gjera blu dhe një kapele të zezë me logon e Yankees.

Thuhet se çifti janë njohur gjatë provave për muziklin Evita, që nisën në prill, për adaptimin e regjisorit Jamie Lloyd të veprës së famshme nga Tim Rice dhe Andrew Lloyd Webber. /Telegrafi/

The post Rachel Zegler fotografohet në krahët e të dashurit gjatë një shëtitjeje në Londër appeared first on Telegrafi.

Morena Taraku shtrohet në spital, publikon një fotografi me një fashë në zonën e barkut – por vjen me një mesazh domethënës

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment delikat nga jeta personale, duke treguar se ndodhet aktualisht në spital për trajtim mjekësor.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë një fotografi të vetes nga shtrati i spitalit, ku shihet me një fashë mjekësore në zonën e barkut. E veshur me një palë tuta të bardha dhe me telefon në dorë, Morena shfaqet në qetësi, ndërsa në sfond vërehen elementët e një ambienti spitalor.

Në mbishkrimin prekës që shoqëron foton, Morena zbulon se ka kaluar muaj të vështirë të mbushur me ulje-ngritje.

 “Kam kaluar shumë gjatë këtyre muajve të fundit — ulje-ngritje, probleme shëndetësore të babait tim, stres dhe momente të gëzueshme. Por kam vetëm një kërkesë: ju lutem, jetoni jetën tuaj pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur dhe nuk duhet ta marrim as edhe një minutë si të mirëqenë.

Kaloni jetën me njerëz që ju duan dhe që i doni — kjo është lumturia e vërtetë në jetë.

Faleminderit për mesazhet dhe dashurinë tuaj.

Me shumë dashuri për të gjithë ju”, shkroi Morena në postimin e saj.

Deri tani, nuk janë dhënë detaje të sakta mbi gjendjen shëndetësore të saj. /Telegrafi/

The post Morena Taraku shtrohet në spital, publikon një fotografi me një fashë në zonën e barkut – por vjen me një mesazh domethënës appeared first on Telegrafi.

Sogojeva: Prishtina fitoi 22 milionë euro të hyra nga Festivali Sunny Hill

Sunny Hill Festival 2025 shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe muzikore në Kosovë, duke e vendosur sërish Prishtinën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Ky festival, i cili tashmë është kthyer në një simbol të fuqishëm të identitetit urban dhe rinor të vendit, jo vetëm që solli yje botërore në skenën kosovare, por gjithashtu solli të hyra për Prishtinën.

Përvec imazhit global, kosovarët  fituan edhe para nga të huajt që erdhën ta kënaqin shpirtin me muzikë. Dhe atë jo pak, raporton Klan Kosova.

Madje një pjesë e fitimeve shkoi edhe në rajon.

Nëse dikush e përjetoi më së shumti fluksin e festivalit, ishin taksistët që ditë e natë përshkuan rrugët, duke bartur turistë nga e gjithë bota për në Bërnicë.

Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerise e Turizmit thotë se përfitimet sillen nga 22 milionë euro.

“Përmbi 22 milionë sillet që veç Prishtina i ka fitu këtu kanë fitu të gjithë, nuk ka fitu veç Prishtina me Hotele por të gjithë, ai i ushqimit ai i gastronomisë, ai i veshmbathjes”, tha ai.

Sipas Odës, Sunny Hill tashmë ka emrin e një eventi që sjell më së shumti të ardhura financiare.

The post Sogojeva: Prishtina fitoi 22 milionë euro të hyra nga Festivali Sunny Hill appeared first on Telegrafi.

Një influencuese ruse theu shpinën pasi u përpoq të bënte një trend duke qëndruar me taka mbi një kavanoz

Një nënë influencuese ka thyer shtyllën kurrizore pasi mori pjesë në sfidën virale të quajtur “Stiletto Challenge”, e frymëzuar nga Nicki Minaj.

Mariana Barutkina, 32 vjeçe, u përpoq të qëndronte në ekuilibër mbi një kavanoz me ushqim për foshnje të vendosur mbi një tenxhere të përmbysur – e gjitha kjo, ndërsa mbante taka shumë të larta.

Pamjet tregojnë momentin kur ajo përpiqet të bëjë pozicionin e vështirë mbi ishullin e kuzhinës së saj, përpara se të rrëzohet prapa dhe të përplaset në dysheme.

Kjo ndodhi pasi “Stiletto Challenge” është bërë virale në rrjetet sociale – një veprim i rrezikshëm që përpiqet të rikrijojë pozën e famshme nga videoklipi i këngës “High School” të Nicki Minaj.

Në atë video, reperja shfaqet pranë një pishine, me taka të larta, duke u ulur në gjunjë me një këmbë të kryqëzuar mbi tjetrën.

Mariana, një stiliste thonjsh nga Jekaterinburgu i Rusisë, tha se e bëri këtë sfidë vetëm tetë javë pas lindjes.

Ajo u shpreh: “Vendosa të hap një blog, xhirimi im i parë — dhe ja ku jam, duke dalë nga spitali me një diagnozë.

Ironi? Karma? Apo thjesht jeta, që gjithmonë na vë në provë në momentin më të papritur.”

Ajo pësoi një frakturë të shtypur dhe të përkulur në shtyllën kurrizore — duke e detyruar të mbajë një korse për tre muaj.

Videoja u bë virale në Rusi, ku shumë njerëz e kritikuan influenceren e cila u bë nënë për herë të parë, sipas tyre, vuri famën mbi kujdesin ndaj foshnjës së saj.

Një komentues shkroi: “Ironi? Karma? Budallallëk dhe guxim”.

Një tjetër shtoi: “Të jetosh deri në 32 vjeç, të kesh fëmijë, por të mos fitosh asnjë pikë mençuri – duhet të përpiqesh shumë për këtë”. /Telegrafi/

The post Një influencuese ruse theu shpinën pasi u përpoq të bënte një trend duke qëndruar me taka mbi një kavanoz appeared first on Telegrafi.

Shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne zbulohet pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 76-vjeçare

Shkaku i vdekjes së legjendarit të heavy metal-it, Ozzy Osbourne, u bë i ditur pas ndarjes së tij nga jeta muajin e kaluar në moshën 76-vjeçare.

Kryetari i grupit Black Sabbath, i diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2019, ndërroi jetë më 22 korrik, i rrethuar nga familja e tij.

Sipas certifikatës së vdekjes, Ozzy vdiq nga një “infarkt akut i miokardit” dhe “ndalim kardiak”.

Ai u varros javën e kaluar në pronën e tij në Buckinghamshire, gjatë një funerali privat ku morën pjesë familjarët dhe disa yje të muzikës rock.

Gruaja e tij Sharon, 72 vjeçe, dhe fëmijët e tyre u shoqëruan nga emra si Marilyn Manson dhe gitaristi kryesor i Ozzy-t, Zakk Wylde, gjatë ceremonisë në pronën familjare pranë Gerrards Cross.

Vdekja e tij ndodhi vetëm pak javë pas performancës së tij të fundit në koncertin e lamtumirës në stadiumin Villa Park në qytetin e tij të lindjes, Birmingham.

Në këtë koncert – vetëm tre javë para se të largohej nga jeta – Ozzy u ribashkua me anëtarët origjinalë të Black Sabbath për herë të parë që nga viti 2005.

The post Shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne zbulohet pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 76-vjeçare appeared first on Telegrafi.

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill, reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të entuziazmuar.

Festivali pati pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, me një prani të veçantë të një numri të madh fansash nga Turqia, të cilët u bënë pjesë e atmosferës unike që ofron kjo ngjarje.

Një nga pjesëmarrëset e këtij festivali ishte edhe aktorja dhe influencerja Müge Boz, e cila ndau në rrjetet e saj sociale disa përshtypje të sinqerta për përvojën e saj dhe për artistët që performuan gjatë festivalit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Müge Boz (@mugeboz)

Në mesazhet e saj, ajo veçoi po ashtu reperin shqiptar Ledri Vula si një nga emrat që i tërhoqën më shumë vëmendjen. Në një postim të shkurtër, Müge shkroi:

“Ledri Vula ishte nga emrat që më tërhoqën vëmendjen. Ai konsiderohet reperi më i mirë i Kosovës. Edhe pse nuk jam fanse e rap-it, muzika e tij më pëlqeu shumë, ndaj vendosa ta përfshij në sugjerimet e mia për ju”.

Por ajo që e bëri momentin edhe më special ishte reagimi i vetë Ledri Vulës. Për habinë e ndjekësve, reperi komentoi në postimin e Müge Boz, duke i shprehur falënderimet e tij në gjuhën turke.

Ai gjithashtu shtoi me një mesazh në anglisht: “Shihemi vitin tjetër,” duke treguar entuziazmin për një rikthim të mundshëm në Sunny Hill Festival. /Telegrafi/

The post Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill, reperi i përgjigjet në turqisht appeared first on Telegrafi.

Lily Collins dukej plot stil në rolin e Emily-t gjatë xhirimeve për sezonin e pestë të serialit

Lily Collins dukej shumë stil gjatë xhirimeve për sezonin e pestë të “Emily in Paris” në kryeqytetin francez të hënën.

Aktorja 36-vjeçare, e njohur për rolin e ekzekutives së marketingut, Emily Cooper, u pa në set duke mbajtur një buqetë të madhe me lule jashtë një lulishte.

Ajo tërhoqi vëmendjen me një palë pantallona të shkurtuara me printime lulesh dhe një bluzë të kuqe e të bardhë, të thurur me grep.

Për të kompletuar pamjen, veshi këpucë sportive kafe të markës Adidas dhe mbante një çantë ngjyrë kafe.

Në një moment, ajo dukej e thelluar në bisedë me shitësen në dyqan, ndërsa mbante edhe një çantë të bardhë prej rrjeteje, plot me ushqime.

Seria e ardhshme, që po pritet me padurim, do të shfaqë Emily-n duke u përpjekur të gjejë ekuilibrin mes jetës së saj të re në Romë dhe asaj që la pas në Paris.

Në fund të sezonit të katërt, Emily duhej të merrte një vendim të rëndësishëm pasi iu ofrua pozicioni i drejtoreshës së zyrës së Agence Grateau në Itali. /Telegrafi/

The post Lily Collins dukej plot stil në rolin e Emily-t gjatë xhirimeve për sezonin e pestë të serialit appeared first on Telegrafi.

Bora Zemani tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e saj më të fundit me fustan ngjyrë vanilje

Bora Zemani, një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të sofistikuar dhe elegancën natyrale.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, Bora shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vanilje, i cili i binte lirshëm deri në fund të këmbëve, duke e theksuar me delikatesë siluetën e saj elegante.

Detajet e fustanit – prerja e pastër, materiali që rrëshqet lehtësisht mbi trup dhe tonaliteti i butë – i jepnin veshjes një ndjesi të lehtë, verore dhe njëkohësisht shumë tërheqëse.

Foto: Bora Zemani / Instagram

Flokët e saj, të lëna të lirshme dhe të stiluara në valë të buta, e plotësonin pamjen duke nxjerrë në pah veçoritë e bukura të fytyrës së saj: tiparet e rregullta, shikimin e qetë dhe buzëqeshjen e saj të ëmbël që tashmë është bërë pjesë e identitetit të saj publik.

Për të përmbyllur look-un me finesë, Bora kishte zgjedhur një çantë dhe një palë taka në të njëjtën ngjyrë si fustani, duke ruajtur një harmoni të përkryer në veshje.

Foto: Bora Zemani / Instagram

Kombinimi i nuancave dhe aksesorëve i jepte paraqitjes së saj një pamje të kuruar deri në detaj, por pa humbur thjeshtësinë që e karakterizon. /Telegrafi/

Foto: Bora Zemani / Instagram
Foto: Bora Zemani / Instagram

The post Bora Zemani tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e saj më të fundit me fustan ngjyrë vanilje appeared first on Telegrafi.

Një fanse e Katy Perryt humbi ndjenjat në njërin prej koncerteve të saj

Një fanse humbi ndjenjat në skenë gjatë koncertit të Katy Perry-t të dielën.

Gjatë çdo nate të turneut të saj Lifetimes, këngëtarja 40-vjeçare fton disa fansa në skenë për ta ndihmuar në interpretimin e këngës së saj të vitit 2011, The One That Got Away.

Por emocionet ishin tepër të forta për një fanse të vogël, me emrin McKenna, e cila humbi ndjenjat pikërisht në momentin kur Perry po përgatitej të niste këngën.

Sipas Billboard, këngëtarja e njohur thirri McKennën dhe një shoqe të saj nga skaji më i lartë i arenës Little Caesars në Detroit, Michigan, për t’u bashkuar në skenë.

Kur McKenna u rrëzua, ajo u ndihmua menjëherë nga pjesëtarë të stafit të Perry-t dhe nga ekipi mjekësor i vendit, ndërkohë që vetë këngëtarja u ul pranë saj për t’i qëndruar afër.

Pas largimit të vajzës nga skena, Perry përqafoi tre fanset e tjera në një përqafim të përbashkët dhe bëri një lutje, duke thënë:

“O Zot, lutemi për McKennën, që ajo të rikthehet plotësisht, më e ndritshme dhe më e fortë se kurrë. Amen”.

Ajo shtoi gjithashtu:

“Është shumë. Ndonjëherë je kaq e guximshme dhe ngjitesh në skenë, por ndihesh e tejmbushur nga emocionet. E kuptoj plotësisht atë ndjesi.”

Më vonë, Perry i siguroi të pranishmit duke thënë se “McKenna është mirë”.

Ndërkohë, dy javë më parë, Katy Perry përjetoi një moment frike gjatë koncertit të saj në San Francisko, kur flutura mekanike që ajo po përdorte për të fluturuar mbi publikun papritur ra disa metra poshtë. /Telegrafi/

The post Një fanse e Katy Perryt humbi ndjenjat në njërin prej koncerteve të saj appeared first on Telegrafi.

“Ndoshta ke harruar se kush është babai yt”, Fero me një postim emocionues për vajzën e tij Ninën

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka bërë një postim emocionues për vajzën e tij, Ninën.

Përmes një postimi në InstaStory, ai deklaron se nuk e ka parë të bijën prej gati një viti.

“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi”, shkroi Fero, duke i shtuar edhe hashtagun #shtetikorruptuar.

Foto: Fero / Instagram

Fero prej kohësh ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajlit, duke pretenduar se ajo ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë.

Pas rikthimit në muzikë, reperi ka deklaruar se ka kaluar muaj pa e parë vajzën e tij. Çështja e kujdestarisë mbetet ende e paqartë.

Nga ana tjetër, Fero po përballet me një proces gjyqësor të veçantë, ku iu janë ngritur tri aktakuza për vepra penale.

Sipas disa burimeve mediale, ende të pakonfirmuara nga gjykata, ato përfshijnë ngacmim seksual dhe dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenitës.

The post “Ndoshta ke harruar se kush është babai yt”, Fero me një postim emocionues për vajzën e tij Ninën appeared first on Telegrafi.

Ylli që shndriti Prishtinën: Dua Lipa në Sunny Hill solli magjinë e skenave botërore

Dua Lipa, ylli me famë botërore, dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm para mijëra të pranishmëve në natën e parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë, duke hapur edicionin e sivjetshëm me gjithë madhështinë që e karakterizon si një artiste e kompletuar dhe ndër më të suksesshmet në skenën ndërkombëtare.

Ashtu siç pritej, ajo e nisi performancën me këngën “Training Season”, ndërsa e përmbylli me stil me hitin “Houdini”.

Dua solli një kombinim magjepsës të këngëve nga albumi i saj i fundit Radical Optimism dhe nga suksesi i mëhershëm Future Nostalgia, duke sjellë në Kosovë energjinë e një turneu botëror që sapo ka përfunduar në Evropë dhe do të vazhdojë në shtator në Shtetet e Bashkuara.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në qendër të vëmendjes nuk munguan as veshjet e saj ikonike, të cilat tashmë janë pjesë e imazhit të saj të turneut. Publiku u befasua veçanërisht nga një moment emocional: Dua interpretoi së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipa, këngën ikonike “Era”, një klasik i muzikës shqiptare. Para se ta ftonte në skenë, ajo tha:

“Ai ka qenë gjithmonë inspirimi im”.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Dua dhe Dukagjini janë gjithashtu bashkëthemelues të Sunny Hill Festival, një iniciativë që synon të sjellë artistë të njohur ndërkombëtarë në Kosovë dhe ta vendosë Prishtinën në hartën e ngjarjeve të mëdha muzikore.

“Është kënaqësi me pas mundësinë me kriju një festival me familjen time për vendin tonë,” u shpreh ajo në shqip gjatë performancës, duke falënderuar gjithashtu organizatorët që kanë bërë të mundur këtë ngjarje tashmë të përvitshme.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Atmosfera ishte elektrizuese. Publiku këndonte njëzëri çdo këngë, ndërsa koreografitë e menduara me kujdes dhe skenografia ikonike që ka shoqëruar turneun Radical Optimism u sollën në Prishtinë – duke e bërë qytetin epiqendrën e një magjie që jemi mësuar t’i shohim dikur vetëm në skenat më të mëdha në Evropë, Amerikë e kudo në botë.

Energjia që shpërndau Dua Lipa me zërin, lëvizjet dhe praninë e saj skenike bëri që çdo spektator të përfshihej emocionalisht. Ishte një natë që shumëkush nuk do ta harrojë lehtë – një performancë që jo vetëm përmbushi pritshmëritë, por i tejkaloi ato.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Sunny Hill Festival këtë vit bashkoi emra të mëdhenj si Shawn Mendes, Fatboy Slim, Anyma, dhe Mochakk, duke e konfirmuar statusin e tij si festivali më prestigjioz në rajon.

Vizita e Dua Lipës në Kosovë këtë herë ishte edhe më e veçantë, jo vetëm sepse hapi festivalin si artistja kryesore e mbrëmjes, por edhe sepse mori shtetësinë kosovare.

Shtetësia iu dha me dekret presidencial gjatë një ceremonie pritëse nga presidentja Vjosa Osmani. Nuk kaloi shumë dhe mediat prestigjioze si BBC dhe The Guardian nisën të raportojnë mbi këtë ngjarje, duke i dedikuar artikuj jo vetëm Dua Lipës, por edhe vizitës së saj në Kosovë. /Telegrafi/

The post Ylli që shndriti Prishtinën: Dua Lipa në Sunny Hill solli magjinë e skenave botërore appeared first on Telegrafi.

Peggy Gou e befasuar me Kosovën: Ishte hera ime e parë këtu, çfarë publiku!

Peggy Gou ishte ndër DJ-të më të njohur ndërkombëtarë që performoi para mijëra spektatorëve në edicionin e sivjetëm të Festivalit Sunny Hill në Prishtinë.

Kompozitorja e hitit “Na Na Na” duket se është larguar me përshtypje të jashtëzakonshme për Kosovën e po ashtu edhe për publikun entuziast, të cilit i dhuroi një performancë spektakolare.

Menjëherë pas përfundimit të festivalit, Peggy Gou ndau emocionet e saj në rrjetet sociale, duke veçuar Kosovën dhe eksperiencën unike që përjetoi në Sunny Hill. Artistja koreano-jugore u shpreh e mahnitur me publikun dhe atmosferën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Peggy Gou 구 (@peggygou_)

“Kosovë, wow! @sunnyhillfestival ❤ është hera ime e parë këtu – çfarë publiku! Faleminderit që vallëzuat në shi, dhe faleminderit familjes Lipa për ftesën!” – shkroi ajo, duke ndarë disa nga përshtypjet më të bukura nga festivali.

Sunny Hill Festival mbylli me sukses edicionin e këtij viti, duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës botërore si Shawn Mendes, Fatboy Slim, Anyma dhe Mochakk.

Foto: Peggy Gou /Instagram

Në natën hapëse, Dua Lipa, bashkëthemeluese e festivalit, ndezi atmosferën me një performancë madhështore, duke e kthyer ngjarjen në një festë të paharrueshme për publikun vendas dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/

Foto: Peggy Gou /Instagram

The post Peggy Gou e befasuar me Kosovën: Ishte hera ime e parë këtu, çfarë publiku! appeared first on Telegrafi.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis vodhën vëmendjen në koncertin e grupit legjendar

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis vendosën t’i jepnin vetes një fundjavë romantike në Las Vegas, dhe kulmi i mbrëmjes ishte një koncert nga grupi legjendar Backstreet Boys.

Çifti, i cili u pa së fundmi duke bërë pazar rastësisht me fëmijët e tyre në Los Angeles, e shijuan nostalgjinë muzikore të shtunën në mbrëmje dhe ishin të akomoduar në në seksionin VIP të sallës Sphere.

TikTok është plot me video të çiftit të famshëm, të cilët festuan 10-vjetorin e martesës më 4 korrik, duke kërcyer dhe kënduar së bashku me këngën hit “I Want It That Way”.

@asahedbonilla Anoche en Las Vegas 🎤 Mila Kunis y Ashton Kutcher coreando “You are… my fireee” 🔥 con los Backstreet Boys 🤩 ¡Momentazo de nostalgia total! @Backstreet Boys @Sphere #BackstreetBoys #LasVegas #MilaKunis #AshtonKutcher #IWantItThatWay #ConcertVibes ♬ original sound – Asahed Bonilla | Viajes

Kasti i “That ’70s Show” nuk dukej se e kishin problem se kush po i shikonte, dhe në një moment ata madje ndanë një puthje pasionante.

Për këtë rast, 41-vjeçarja Kunis zgjodhi një kombinim të përditshëm të një bluze të ngushtë dhe pantallonave me bel të lartë, ndërsa 47-vjeçari Kutcher mbante veshur një bluzë të gjerë, pantallona me prerje të drejtë dhe një kapelë të zezë bejsbolli të kthyer mbrapsht. /Telegrafi/

The post Ashton Kutcher dhe Mila Kunis vodhën vëmendjen në koncertin e grupit legjendar appeared first on Telegrafi.

Gjithçka që duhet të dini para se të shkoni në Festivalin Sunny Hill

Festivali Sunny Hill nis sonte, dhe këto janë disa informacione të rëndësishme që duhet t’i dini përpara se të merrni pjesë:

Dyert e festivalit hapen nga ora 14:00. Në hyrje, do t’ju kërkohet bileta për skanim në mënyrë që të merrni shiritin (wristband), i cili ju jep qasje në hapësirat e festivalit.

Për ata që tashmë e kanë marrë shiritin, nuk është e nevojshme të skanojnë përsëri biletën.

Mund të shkoni në festival me autobusët e dedikuar për ngjarjen, të cilët nisen nga Stacioni i Trenit në Arbëri (Prishtinë), që nga ora 14:00 e deri në orën 5 të mëngjesit. Ky orar ju mundëson kthimin edhe pas përfundimit të festivalit. Gjithashtu, do të ketë në dispozicion edhe linja të ndryshme të taksive.

Këtë vit festivali përfshin tri skena të ndryshme:

Skena “Next Stage”, ku artistë të ndryshëm performojnë nga ora 14:00 deri rreth orës 17:00 ose 18:00.

Skena kryesore, që është edhe më e madhja, ku performancat zhvillohen nga ora 18:00 deri në mesnatë.

Skena C4, pas mesnate, performancat vazhdojnë në skenën “C4”, deri në orën 5 të mëngjesit, me përjashtim të natës së fundit, kur festivali përfundon më herët.

Në festival nuk lejohet të hyni me mjete të mprehta, ushqime apo pije të sjella nga jashtë, mjete ndezëse si shkrepëse apo fishekzjarrë.

Hyrja në festival mbyllet në orën 23:00, prandaj sigurohuni që të jeni brenda përpara këtij orari. /Telegrafi/

The post Gjithçka që duhet të dini para se të shkoni në Festivalin Sunny Hill appeared first on Telegrafi.

Psikologët shpjegojnë pse është e rëndësishme ta lini fëmijën tuaj të zgjedhë rrobat që vesh

Si prindër, nuk keni gjithmonë nevojë të kuptoni zgjedhjet e modës së fëmijëve tuaj. Kur u jepni atyre liri, ata ndonjëherë përfundojnë me veshje të ndryshme, të çrregullta ose thjesht diçka që shkon kundër shijes suaj.

Ndërsa zgjedhjet e tyre mund të mos kenë gjithmonë kuptim, ekspertët bien dakord se t’u lejosh fëmijëve të zgjedhin vetë rrobat e tyre është thelbësore për zhvillimin dhe pjekurinë e tyre.

“Fëmijët kanë shumë pak kontroll mbi jetën e tyre, kështu që t’u lejosh atyre të bëjnë zgjedhje të kufizuara dhe të sigurta është thelbësore për rritjen e tyre emocionale”, thotë psikoterapistja Rebecca A. Love.

Ajo shton se “t’u japësh fëmijëve liri për t’u shprehur përmes veshjeve është një mënyrë e lehtë për t’u ofruar atyre njëfarë kontrolli mbi jetën e tyre, në vend që të krijosh luftëra të panevojshme për pushtet që shkaktojnë stres si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj”.

Si e ndërton veshja vetëbesimin dhe përgjegjësinë?

Edhe pse mund të duket si një gjë e vogël, t’u lejosh fëmijëve të shprehen lirisht përmes zgjedhjeve të tyre të veshjeve ka një ndikim të rëndësishëm pozitiv. Ja disa nga përfitimet kryesore.

Vetëshprehja dhe vetëvlerësimi

Të lejosh fëmijën të zgjedhë vetë rrobat mund të jetë një nxitës i madh i vetëbesimit, thotë Nechama Sorscher, një psikologe fëmijësh në New York City. “Të lejosh fëmijën të zgjedhë vetë rrobat dhe të diktojë stilin e vet është një formë e madhe e vetëshprehjes, dhe të lejosh fëmijën të marrë vendimet e veta mund të nxisë një ndjenjë vetëbesimi”, shpjegon ajo.

Përgjegjësia dhe pavarësia

Zgjedhja e rrobave mund të ngjallë gjithashtu një ndjenjë përgjegjësie dhe pavarësie. “Të lejosh fëmijët të zgjedhin se çfarë të veshin u jep atyre një hapësirë të sigurt për të praktikuar vendimmarrjen”, thotë Aja Chavez, një terapiste martesore dhe familjare.

“Ata mësojnë të mendojnë përpara dhe të përjetojnë rezultatet natyrore të zgjedhjeve të tyre”, shton ajo, duke shpjeguar se pikërisht kështu mësojnë fëmijët për pavarësinë dhe përgjegjësinë – përmes provës dhe gabimit.

Ndjenja e kontrollit

Fëmijët marrin shumë kënaqësi nga marrja e vendimeve të tyre, madje edhe të vogla, thotë Dr. Sorscher. “Kjo u jep atyre një ndjenjë kontrolli që nuk e ndiejnë gjithmonë se e kanë”, përshkruan ajo. Gjithashtu i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi të përgjithshme vendimmarrëse. Për fëmijët neurodivergjentë në veçanti, lejimi i tyre për të bërë zgjedhje në lidhje me veshjet e tyre “mund të ndihmojë vërtet me zhvillimin shqisor dhe nevojat”, shton Dr. Sorscher.

The post Psikologët shpjegojnë pse është e rëndësishme ta lini fëmijën tuaj të zgjedhë rrobat që vesh appeared first on Telegrafi.

Pesë tipare të prindërve emocionalisht inteligjentë

Inteligjenca emocionale nuk shprehet vetëm në marrëdhëniet me partnerët dhe kolegët, por edhe në ndërveprimet e përditshme me fëmijët.

Sipas ekspertëve të ndryshëm të marrëdhënieve familjare, prindërit që zhvillojnë vetëdijen e tyre emocionale janë më të aftë t’u përgjigjen nevojave të fëmijëve të tyre dhe të krijojnë një mjedis më të qëndrueshëm dhe të sigurt për zhvillimin e tyre.

Ata nuk janë perfektë (askush nuk është), por janë të pranishëm dhe të vetëdijshëm se sjellja e tyre lë një gjurmë të qëndrueshme.

Pra, këto janë disa nga karakteristikat e prindërve me inteligjencë emocionale.

Ata dinë si të qetësohen para se të reagojnë

Prindërit me inteligjencë të lartë emocionale nuk bërtasin nga zemërimi. Kur ndiejnë një valë zemërimi, ata marrin frymë thellë, largohen për një moment ose presin që fëmija i tyre të qetësohet para se të flasin. Psikologët theksojnë se ky lloj rregullimi i emocioneve i dërgon fëmijës një mesazh se ndjenjat janë në rregull, por se nuk ka nevojë të reagohet menjëherë ndaj tyre në mënyrë impulsive.

Ata i respektojnë emocionet e fëmijëve të tyre, edhe kur ata nuk i kuptojnë ato

Një fëmijë që qan sepse i ra akullorja në dysheme nuk duhet të hesht me deklarata të tilla si “nuk është asgjë”. Prindërit emocionalisht inteligjentë përpiqen ta vendosin veten në vendin e fëmijës së tyre dhe t’i pranojnë ndjenjat e tij, edhe nëse i konsiderojnë ato të parëndësishme. Ekspertët theksojnë se është nëpërmjet këtij lloj empatie që ndërtohet siguria emocionale.

Ata kërkojnë falje kur bëjnë një gabim

Në vend që të veprojnë si një autoritet i pagabueshëm, prindërit me inteligjencë emocionale pranojnë kur kanë reaguar tepër ose kanë marrë një vendim të keq. Për shembull, “Më vjen keq që bërtita, isha i lodhur dhe nuk duhej të kisha reaguar në atë mënyrë” është një deklaratë që i tregon fëmijës se edhe të rriturit janë përgjegjës për sjelljen e tyre.

Ata dinë si të vendosin kufij pa bërtitur dhe kërcënime

Të jesh i disponueshëm emocionalisht nuk do të thotë të dorëzohesh. Këta prindër komunikojnë qartë rregullat dhe pasojat, por e bëjnë këtë pa frikësim ose poshtërim. Psikologët besojnë se kufijtë e shëndetshëm mund të vendosen me respekt dhe një ton të qetë, gjë që gjithashtu i mëson fëmijës si të shprehë autoritetin pa agresion.

Ata nuk përpiqen të kontrollojnë çdo emocion dhe reagim të fëmijës së tyre

Në vend që të përpiqen të “mbysin” emocionet e pakëndshme si trishtimi, turpi ose zemërimi, prindërit me inteligjencë emocionale i lejojnë fëmijët e tyre t’i ndiejnë dhe t’i përjetojnë ato. Ata nuk përpiqen vazhdimisht t’ia rregullojnë humorin, por përkundrazi janë aty për fëmijën e tyre ndërsa ai kalon nëpër këto ndjenja. Kjo krijon hapësirë për një kuptim dhe qëndrueshmëri më të thellë.

The post Pesë tipare të prindërve emocionalisht inteligjentë appeared first on Telegrafi.

Ju nuk e dini por pjepri përveçse i shijshëm ka veti të mahnitshme shëndetësore

Pjepri është një nga frutat më të dashur të verës – i ëmbël, freskues dhe i mbushur me lëng, dhe është shpesh zgjedhja e parë për të luftuar vapën përvëluese të ditëve të nxehta.

Me ngjyrën e ngrohtë dhe aromën karakteristike, pjepri jo vetëm që shuan etjen, por sjell edhe kënaqësi të menjëhershme për shijen.

Por pjepri nuk është vetëm i shijshëm, ky frut është gjithashtu një burim i pasur vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të organizmit.

Ndër shumë lloje të tij, pjepri veçohet për përfitimet e shumta që ofron.

Më poshtë janë disa nga vetitë më të rëndësishme shëndetësore që e bëjnë këtë frut një aleat të vërtetë për mirëqenien tuaj:

Hidraton organizmin. Pjepri ka një përmbajtje të lartë uji, pothuajse sa shalqini, dhe përmban elektrolite që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup. Kjo e bën atë një zgjedhje ideale për hidratim, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta.

Mbron shikimin. Ky frut përmban luteinë dhe zeaksantinë – dy antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë sytë nga dëmtimet e shkaktuara nga mosha, si degjenerimi makular. Të kombinuar me vitaminën A, këta përbërës ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të syve dhe mund të ngadalësojnë përkeqësimin e shikimit.

Ndihmon në parandalimin e astmës. Beta-karoteni, i cili në trup shndërrohet në vitaminë A, mund të ulë rrezikun për shfaqjen e astmës. Gjithashtu, kolina – një tjetër përbërës me veti anti-inflamatore që ndodhet në pjepër – mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të astmës.

Ul tensionin e gjakut. Pjepri përmban kalium, fibra dhe vitaminë C – të gjitha të rëndësishme për shëndetin e zemrës. Kaliumi ndihmon në balancimin e tensionit të gjakut, ndërsa fibrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe mbajtjen e enëve të gjakut të pastra.

Zvogëlon rrezikun e kancerit. Fibrat ushqyese ndihmojnë në parandalimin e kancerit kolorektal, ndërsa antioksidantët e pranishëm në pjepër luftojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ – dy faktorë që lidhen me zhvillimin e shumë llojeve të kancerit.

Përmirëson tretjen. Me përmbajtje të lartë uji dhe nivel të ulët të karbohidrateve, pjepri ka një indeks glikemik të ulët (vetëm 4), që do të thotë se tretet ngadalë dhe nuk shkakton rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak. Kjo e bën të përshtatshëm për personat me diabet.

Ushqen lëkurën dhe nxit rritjen e flokëve. Një filxhan pjepër përmban më shumë se 100% të dozës së rekomanduar ditore për vitaminën A, si dhe pothuajse 100% të nevojës për vitaminën C. Këto dy vitamina janë thelbësore për shëndetin e lëkurës dhe flokëve. Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit – proteina bazë për strukturën e lëkurës, flokëve dhe kërcit.

Përkundër vetive shëndetësore, pjepri duhet të konsumohet me sasi dhe pa e tepruar.

Rreziqet shëndetësore nga pjepri

Edhe pse pjepri është një frut i shijshëm dhe i dobishëm për shëndetin, ai mund të jetë gjithashtu një ndër burimet më të zakonshme të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet. Lëkura e tij me teksturë rrjete mund të bllokojë bakteret që shkaktojnë infeksione dhe probleme shëndetësore.

Për këtë arsye, është e rëndësishme të lahet mirë pjesa e jashtme e pjeprit para se të pritet. Lajeni nën ujë të rrjedhshëm duke përdorur një furçë për perime dhe shpëlani thikën pas çdo prerjeje, për të shmangur ndotjen e pjesës së brendshme me baktere nga lëkura.

Gjithashtu, konsumimi i tepërt i disa vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kantalup mund të shkaktojë ndonjë shqetësim. Nivelet shumë të larta të vitaminës A ose C, për shembull, mund të shkaktojnë efekte anësore tek disa persona, sidomos nëse merren edhe nga suplemente apo burime të tjera.

Kaliumi. Sasia e tepërt e kaliumit mund të shkaktojë probleme, sidomos nëse vuani nga sëmundjet e veshkave. Kjo ndodh sepse veshkat nuk janë gjithmonë në gjendje të eliminojnë sasinë e tepërt të kaliumit nga organizmi. Kjo mund të çojë në një gjendje serioze të quajtur hiperkalemi, e cila mund të rrezikojë jetën nëse nuk trajtohet.

Fibrat. Marrja e tepërt e fibrave mund të jetë problematike në disa raste, veçanërisht nëse keni kancer, sëmundje inflamatore të zorrëve, ose keni kaluar kirurgji në zorrë. Sasi të mëdha fibrash, si ato që gjenden te frutat si pjepri, mund të jenë të vështira për t’u përpunuar nga sistemi tretës, sidomos nëse keni diarre, dhimbje barku, ose vështirësi në tretje.

The post Ju nuk e dini por pjepri përveçse i shijshëm ka veti të mahnitshme shëndetësore appeared first on Telegrafi.

Lindsay Lohan zbulon këshillën që i ndryshoi jetën nga kolegia e saj Jamie Lee Curtis në filmin ikonik Freaky Friday

Lindsay Lohan nuk e ka harruar kurrë këshillën që Jamie Lee Curtis ia dha mbi 20 vjet më parë gjatë xhirimeve të filmit “Freaky Friday”.

“Ajo më tha: ‘Si paraqitesh në xhirime ndikon te i gjithë ekipi. Ti kontrollon energjinë që qarkullon në set, ndaj gjithmonë sill versionin tënd më të mirë’,” – tregoi ekskluzivisht aktorja 39-vjeçare për Page Six, gjatë një shfaqjeje speciale të filmit “Freakier Friday” të hënën në mbrëmje.

Dy aktoret kanë luajtur në filmin ikonik të vitit 2008, i cili u xhirua kur Lohan ishte ende adoleshente.

Vazhdimi i shumëpritur i filmit, që do të dalë në kinema më 8 gusht, i vendos sërish në një situatë ku trupat ndërrohen, por kësaj here me një ndryshim.

Ylli i “Mean Girls” pranoi se rikthimi për të xhiruar vazhdimin pas kaq shumë kohësh ishte një përvojë emocionale.

“Për mua ishte një moment që mbylli rrethin,” – shpjegoi ajo, – “dhe ishte një ditë vërtet emocionuese kur u bashkuam të gjithë për herë të parë.”

Lohan është nënë në jetën reale. Ajo ka një djalë dyvjeçar të quajtur Luai, me bashkëshortin e saj Bader Shammas, me të cilin u martua në vitin 2022. /Telegrafi/

The post Lindsay Lohan zbulon këshillën që i ndryshoi jetën nga kolegia e saj Jamie Lee Curtis në filmin ikonik Freaky Friday appeared first on Telegrafi.

Tom Cruise dhe Ana de Armas siç duket zyrtarizuan lidhjen, shihen dorë për dore së bashku

Tom Cruise dhe “dashuria e tij e re” Ana de Armas u panë dorë për dore gjatë një pushimi piktoresk këtë javë në Vermont.

Javën e kaluar, ylli i Top Gun, 63 vjeç, dhe aktorja e Blonde, 37 vjeçe, udhëtuan në Londër me helikopterin e tij dhe kaluan një mbrëmje së bashku në koncertin e Oasis në Wembley.

Tani udhëtimet e tyre verore i kanë kthyer sërish në SHBA, ku u panë duke shijuar një shëtitje romantike në Vermont.

Pas muajsh me thashetheme të vazhdueshme mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, duket se Ana dhe Tom më në fund e kanë konfirmuar se janë çift.

Ata u panë duke ecur ngadalë përgjatë një trotuari të mbuluar me pemë në fshatin Woodstock, të shoqëruar nga disa miq, ndërsa dora e saj ishte kapur fort me të tijën.

Tom tregonte fizikun e tij të mirëmbajtur prej aktori aksion në një bluzë të ngushtë, të cilën e kishte kombinuar me xhinse të errëta dhe një kapele bejsbolli.

Ndërkohë Ana dukej e thjeshtë, por me stil, me një bluzë të bardhë të zakonshme, të futur në një palë pantallona elegante të zeza, të stilit “cigarette”. /Telegrafi/

The post Tom Cruise dhe Ana de Armas siç duket zyrtarizuan lidhjen, shihen dorë për dore së bashku appeared first on Telegrafi.

❌