Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian, pa mbledhje të Këshillit dhe pa takime të komisioneve.
Me pak fjalĂ«, gjatĂ« kĂ«tyre javĂ«ve nuk diskutohet â e aq mĂ« pak vendoset â pĂ«r ndonjĂ« çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.
Por, sapo diplomatët dhe zyrtarët të kthehen në zyrat e tyre në shtator, BE-ja do të përballet me vendime të mundshme të vështira dhe dilema gjatë vjeshtës.
Radio Evropa e Lirë sjell pesë çështjet kryesore që pritet të jenë në qendër të vëmendjes në muajt në vijim.
A do të zhbllokohen asetet e Rusisë?
Mbi 200 miliardë euro asete të ngrira të Rusisë ndodhen në Bashkimin Evropian që nga shkurti i vitit 2022, kur blloku filloi të vendoste sanksione ndaj Moskës pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Që atëherë, ka vazhduar debati i ashpër se çfarë duhet bërë me këto para.
MĂ« 29-30 gusht, ministrat e JashtĂ«m tĂ« BE-sĂ« mblidhen nĂ« DanimarkĂ« pĂ«r njĂ« takim joformal tĂ« njohur si âGymnichâ, qĂ« shpesh shĂ«non hapjen e sesionit tĂ« vjeshtĂ«s pĂ«r bllokun.
Shefja e politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« BE-sĂ«, Kaja Kallas, e ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se ky Ă«shtĂ« momenti pĂ«r tĂ« vendosur pĂ«r fatin e aseteve â duke i cilĂ«suar si njĂ« mjet tĂ« fuqishĂ«m pazari pĂ«r tĂ« ardhmen, por edhe njĂ« burim dilemash ligjore.
Shumë shtete anëtare të BE-së, veçanërisht ato në lindje që kanë një qasje më të ashpër ndaj Moskës, kërkojnë që paratë të konfiskohen për të financuar armët për Ukrainën ose për të rimbushur arsenalin e bllokut.
Argumenti i tyre është se kjo mund të mbulojë mungesën e mundshme të financimit nga SHBA-ja dhe se është më e drejtë që këto para të Rusisë të përdoren për këtë qëllim, në vend të taksapaguesve evropianë.
Të tjerë, sidomos shtetet më të mëdha, nuk janë të gatshëm për konfiskim ende. Ata thonë se këto para mund të shërbejnë si kartë negociuese për paqe ose armëpushim, pasi Moska kërkon të rimarrë një pjesë të tyre.
Po ashtu, përmendet mundësia që të përdoren si mjet presioni ndaj Kremlinit për bashkëpunim me tribunalin e ri për luftën. Një tjetër opsion është që asetet të mbeten të ngrira për të financuar rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të luftës.
Banka Qendrore Evropiane ka shprehur frikën se konfiskimi i aseteve mund të dëmtojë reputacionin e euros si monedhë globale dhe të dekurajojë vendet të investojnë në Eurozonë.
Belgjika, ku ndodhet depozita qendrore e sigurisĂ« âEuroclearâ â qĂ« mban shumicĂ«n e kĂ«tyre aseteve sovrane â Ă«shtĂ« po ashtu e kujdesshme ndaj veprimeve tĂ« njĂ«anshme. Argumenti belg Ă«shtĂ« se asetet e ngrira janĂ« njĂ« âmundĂ«si e artĂ«â, pasi fitimet e papritura qĂ« ato gjenerojnĂ«, rreth 1-2 miliardĂ« euro çdo tre muaj, shkojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« arkĂ«n e UkrainĂ«s.
A do të ndahen Moldavia dhe Ukraina në rrugën e tyre drejt integrimit në BE?
Deri më tani, Ukraina dhe Moldavia kanë ecur së bashku në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Të dyja morën statusin e vendit kandidat në vitin 2022 dhe, në fund të vitit 2023, vendet anëtare të BE-së ranë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me to.
Shumica e diplomatëve evropianë prisnin që gjysma e parë e këtij viti të sillte hapjen e kapitujve të parë nga 33 sa janë gjithsej, si për Kishinjevin, ashtu edhe për Kievin. Por, Hungaria po e bllokon nisjen e këtyre negociatave, duke pretenduar se Ukraina nuk garanton të drejtat e pakicës hungareze.
MeqĂ« Moldavia dhe Ukraina janĂ« âtĂ« lidhuraâ deri tani nĂ« kĂ«tĂ« proces, bllokada prek edhe Kishinjevin. KĂ«tĂ« pranverĂ« pati diskutime pĂ«r tâi ndarĂ« kĂ«to dy vende nĂ« procesin e anĂ«tarĂ«simit, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« paktĂ«n Moldavia tĂ« ecte pĂ«rpara, por nuk u arrit ndonjĂ« konsensus.
Hungaria ka sinjalizuar se nuk do të tërhiqet nga ky qëndrim, sidomos pas një referendumi jodetyrues më herët këtë vit, në të cilin 95 për qind e pjesëmarrësve u shprehën kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE. Shumë zyrtarë të BE-së besojnë se ky pozicion nuk do të ndryshojë deri pas zgjedhjeve parlamentare hungareze në prill 2026.
Ndërkohë, Moldavia mban zgjedhje më 28 shtator, ku Qeveria proevropiane kërkon një mandat të ri. Në Bruksel po qarkullojnë zëra se Ukraina dhe mbështetësit e saj kanë pranuar një ndarje të procesit, ku Moldavia do të avanconte e vetme. Një vendim i tillë mund të merret në fillim të shtatorit, për të ndikuar potencialisht në favor të forcave pro BE-së në zgjedhjet moldave.
ĂfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« BE-ja pĂ«r GjeorgjinĂ«?
Brukseli pritet tĂ« vazhdojĂ« kĂ«tĂ« vjeshtĂ« pĂ«rballjen me kthimin prapa tĂ« demokracisĂ« nĂ« Gjeorgji, dhe disa vendime mund tĂ« pasqyrojnĂ« kĂ«tĂ« realitet. Komisioni Evropian i dĂ«rgoi njĂ« letĂ«r QeverisĂ« gjeorgjiane nĂ« korrik, duke i kĂ«rkuar qĂ« deri nĂ« fund tĂ« gushtit tĂ« pĂ«rmbushĂ« tetĂ« kushtet e vendosura nĂ« fund tĂ« vitit 2024 â pĂ«rfshirĂ« shfuqizimin e Ligjit tĂ« diskutueshĂ«m pĂ«r âagjentĂ«t e huajâ dhe paketĂ«n po aq tĂ« kontestuar ligjore pĂ«r âvlerat familjare dhe mbrojtjen e tĂ« miturveâ.
Pak në Bruksel presin që Tbilisi të bëjë lëvizje të mëdha në këto çështje, ndaj mbetet pyetja: si dhe kur do të përgjigjet BE-ja?
Deri mĂ« tani nuk ka pasur sanksione ndaj zyrtarĂ«ve tĂ« partisĂ« nĂ« pushtet Ăndrra Gjeorgjiane apo gjyqtarĂ«ve tĂ« konsideruar pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r shĂ«njestrimin e opozitĂ«s dhe protestuesve, pasi Hungaria dhe Sllovakia i kanĂ« bllokuar ato â dhe pritet ta bĂ«jnĂ« sĂ«rish.
Në Bruksel po punohet për pezullimin e liberalizimit të vizave të Gjeorgjisë me bllokun. Për këtë masë nevojitet vetëm një shumicë e kualifikuar e vendeve anëtare të BE-së (55 për qind e shteteve anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së BE-së), dhe kjo shumicë duket se është siguruar. Do të ishte hera e parë që BE-ja pezullon liberalizimin e vizave për një vend kandidat, por Brukseli duket se po përgatit kuadrin e nevojshëm ligjor.
Mund tĂ« shohim gjithashtu pezullimin e disa pjesĂ«ve tĂ« marrĂ«veshjes sĂ« asociimit BE-Gjeorgji, pĂ«rfshirĂ« aspektet e saj tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ«. Pyetja mbetet sa i pĂ«rket kohĂ«s: ministrat e JashtĂ«m tĂ« BE-sĂ« nuk mblidhen zyrtarisht nĂ« format KĂ«shilli deri nĂ« fund tĂ« tetorit, duke i lĂ«nĂ« Tbilisit mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r tâu pĂ«rgjigjur. Deri atĂ«herĂ«, Gjeorgjia do tĂ« ketĂ« mbajtur edhe zgjedhjet lokale mĂ« 4 tetor â njĂ« tregues tjetĂ«r i drejtimit qĂ« po merr kjo republikĂ« e Kaukazit tĂ« Jugut.
Zbatimi i sistemit të ri të udhëtimeve
Pas shumĂ« vonesash, mĂ« 12 tetor, Bashkimi Evropian do tĂ« nisĂ« mĂ« nĂ« fund zbatimin e Sistemit tĂ« hyrje-daljeve (EES). Ky sistem ka rĂ«ndĂ«si pĂ«r tĂ« gjithĂ« shtetasit qĂ« nuk janĂ« nga vendet e BE-sĂ« dhe qĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ« 24 shtetet anĂ«tare pjesĂ«marrĂ«se (tĂ« gjitha vendet e BE-sĂ« pĂ«rveç Qipros dhe IrlandĂ«s, ndĂ«rsa Danimarka mund tâi bashkohet mĂ« vonĂ«), si dhe nĂ« katĂ«r vende joanĂ«tare tĂ« BE-sĂ« â Norvegji, IslandĂ«, ZvicĂ«r dhe Lihtenshtajn.
EES-i i jep fund vulosjes manuale të pasaportave dhe synon ta zëvendësojë atë me një sistem të sofistikuar teknologjik në çdo aeroport ndërkombëtar, port dhe pikë kufitare tokësore, që regjistron hyrjet, daljet, shenjat e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës.
Zbatimi do të bëhet gradualisht gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Shtetet anëtare të BE-së që kanë qendra të mëdha ndërkombëtare udhëtimi frikësohen se një nisje e menjëhershme dhe e plotë e këtij sistemi do të shkaktonte kolaps. Për një kohë të gjatë besohej se sistemi teknologjik i EES-it nuk ishte teknikisht i qëndrueshëm, por zyrtarët e BE-së tani shprehen të bindur se gjithçka është gati për funksionim.
Nëse zbatimi i plotë i EES-it përfundon në tremujorin e parë të vitit 2026, mund të pritet që edhe ETIAS-i (Sistemi Evropian për Informacion dhe Autorizim të Udhëtimit) të nisë më vonë gjatë atij viti, pasi të dy sistemet janë të ndërlidhura.
ETIAS-i është ekuivalenti i BE-së për Sistemin Elektronik të Autorizimit të Udhëtimit (ESTA) të Shteteve të Bashkuara dhe pritet të ketë ndikim të madh te udhëtarët që hyjnë në BE pa viza.
Rreth 1.4 miliard persona â pĂ«rfshirĂ« qytetarĂ« tĂ« BritanisĂ« sĂ« Madhe, GjeorgjisĂ«, MoldavisĂ«, UkrainĂ«s, Shteteve tĂ« Bashkuara dhe vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor qĂ« nuk janĂ« pjesĂ« e BE-sĂ« â do tĂ« kenĂ« nevojĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« autorizim para se tĂ« hyjnĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« bllok. Ai do tĂ« vlejĂ« pĂ«r tre vjet dhe do tĂ« kushtojĂ« shtatĂ« euro.
Ku priten zgjedhje?
Këtë vjeshtë nuk priten shumë zgjedhje në Evropë, çka është diçka e rrallë. Moldavia mban një votim vendimtar në shtator, ndërsa në fund të tetorit në Holandë do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, ku pritet që partia populiste e djathtë PVV të dalë e para, por ka gjasa që një koalicion i qendrës së majtë dhe i të gjelbërve të formojë Qeverinë.
Ndoshta votimi mĂ« interesant do tĂ« jetĂ« nĂ« Ăeki mĂ« 3-4 tetor. TĂ« gjitha sondazhet tregojnĂ« se populisti Andrej Babish do tĂ« rikthehet nĂ« pushtet. ĂĂ«shtja kryesore pĂ«r tâu ndjekur Ă«shtĂ« nĂ«se partia e tij ANO do tĂ« qeverisĂ« e vetme, me mbĂ«shtetjen e forcave edhe mĂ« radikale nĂ« tĂ« majtĂ« dhe tĂ« djathtĂ« tĂ« spektrit politik, apo nĂ«se ndonjĂ« parti nga koalicioni aktual proevropian do tâi japĂ« mbĂ«shtetje. Kjo do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« se çfarĂ« lloj Ăekie do tĂ« paraqitet nĂ« skenĂ«n evropiane.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, dhe ai i Hungarisë, Viktor Orban, ka gjasa të mirëprisin një partner në Pragë, me të cilin ndajnë qëndrimet. Ndërkohë, pasi populisti Karol Nawrocki u betua së fundmi si president i Polonisë me pritshmërinë për të bllokuar legjislacionin e kryeministrit më liberal Donald Tusk, në Varshavë po qarkullojnë zëra se Qeveria e tij mund të bjerë, duke hapur rrugën për rikthimin e partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi.
Nga e gjitha kjo po del sërish në pah një Grup i Vishegradit (V4), që ka qëndrime të ngjashme. Ky bllok prej katër vendesh të Evropës Qendrore për vite me radhë ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave të BE-së. Por, për shkak të dallimeve të fundit politike, V4 kishte mbetur kryesisht një koncept pasiv. Tani, ai mund të rikthehet si një faktor, që duhet ndjekur me vëmendje.
Natyrisht, ende ka dallime â sidomos sa i pĂ«rket marrĂ«dhĂ«nieve me RusinĂ« â dhe Varshava vazhdon tĂ« jetĂ« disi pĂ«rjashtim, pasi pritet qĂ« Tusk tĂ« vazhdojĂ« kursin e tij. Por, nĂ«se Babish rikthehet kĂ«tĂ« vjeshtĂ« me njĂ« mandat tĂ« qartĂ« popullor, atĂ«herĂ« do tĂ« kemi tre kryeqytete tĂ« EvropĂ«s Qendrore me qĂ«ndrim skeptik si ndaj Brukselit, ashtu edhe ndaj Kievit.
Kjo, sigurisht, mund të ndryshojë sërish kur Hungaria të mbajë zgjedhjet e shumëpritura parlamentare në pranverën e vitit 2026, por në një moment kyç për Evropën, vendet e Vishegradit mund të shndërrohen në një burim surprizash të mëdha për zhvillimet që do të vijnë./REL