Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

By: e xh
15 July 2025 at 11:18

Aktiviteti fizik është armë e fortë në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene. Jo vetëm kaq, por rrit edhe efikasitetin e terapive onkologjike, dhe e arrin këtë pasi është në gjendje të ndryshojë mikrobiotën intestinale.

Sipas një studimi të Universitetit të Pittsburgh, ndryshimi që shkakton te kjo e fundit ndikon te qelizat imunitare, duke i shtuar efikasitetin për të vrarë qelizat tumorale.

Deri tani, provat dhe eksperimentet në laborator kanë treguar se kaviet që kishin aktivitet gjatë një periudhe 4-javore, patën tumore më të vegjël dhe më tepër mundësi për mbijetesë, benefite që u zhdukën pas terapisë me antibiotikë.

Pra, bakteret intestinale luajnë rol të mirë, dhe është vërtetuar se të ushtruarit nxit numrin e tyre, që më pas ushtrojnë rol vendimtar te mbrojtja dhe aktivizimi imunitar që lufton qelizat e sëmura.

Po ashtu, rezultoi se organizmi që ushtrohet fizikisht ka një kontroll shumë më të mirë e efikas ndaj patologjive të rënda. Klan News

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

By: e xh
3 June 2025 at 16:12

Krijohen në laborator miniorganet e para, modele të thjeshtuara të organeve të njeriut. Kjo është një arritje mjaft e rëndësishme, pasi konsiderohet premtuese për krijimin e terapive të reja, kryesisht për diabetin.

Ekipi kërkimor i Mjekësisë Molekulare Max Delbrück ka arritur të rikrijojë pankreasin, duke formuar grupime qelizash që prodhojnë hormonin thelbësor, insulinën.

Deri më sot, të gjitha kërkimet për funksionimin e këtyre qelizave kaq komplekse kanë dështuar. Ndërsa kësaj here, pas 5 vitesh përpjekje, është arritur të organizohen qelizat me një rrjet enësh gjaku. Kjo e bëri të mundur që qelizat prodhuese të insulinës të piqeshin, duke u bërë mjaft të ngjashme me ato të pankreasit real.

Autorët e studimit i kanë transplantuar këto qeliza tek kaviet diabetike, dhe qelizat përgjegjëse për rregullimin e insulinës kanë rezultuar efikase. Ndërkohë, pas 19 javësh, nuk kishte më shenja të sëmundjes, çka është mjaft shpresëdhënëse për të ardhmen e terapive për diabetikët. Klan News

 

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

By: e xh
30 May 2025 at 11:58

Neurostimulimi ngre në këmbë një paraplegjik. Verifkohet në Itali për të parën herë në botë një rezultat i tillë, mbi një pacient 33-vjeçar, i cili para 4 vitesh kishte humbur përdorimin e këmbëve në një incident sportiv.

Ndërhyrja e realizuar ka parfshirë një trial klinik, ku së pari i është implantuar një neurostimulues në shtyllën kurrizore, që më pas është aktivizuar, e ka zgjuar disa lidhje nervore. Më pas është nevojitur kohë për rihabilitim me anë të ushtrimeve specifike.

Gjatë 3 muajve mjekët kanë asisituar në një rritje të dukshme të lëvizjeve të këmbëve dhe të kontrollit të qëndrimit të trupit. Më pas 33-vjeçari është ngritur në këmbë dhe ka arritur të ecë pas 6 muajsh nga ndërhyrja duke përshkuar 58 m në vetëm 6 minuta.

Mjekët dhe ekipi i specialistëve nga disa institute dhe spitale italiane u shprehen entuziastë dhe në verifikim të këtij protokolli, hapi i radhës do të jetë kërkesa për të marrë autorizim nga entet përkatëse për ta trajtuar këtë teknikë si një ndërhyrje rutine, pasi mundësitë janë të larta për sukses.

Aktualisht është e përshtatshme për t’u aplikuar vetëm mbi paraplegjikët, dhe në pacientë nga 18 deri në 55-vjeç, jo në mbipeshë, dhe pa sëmundje të sistemit nervor qendror. Klan News

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

By: e xh
29 May 2025 at 14:59

Sifilizi, një nga sëmundjet  seksualisht të transmetueshme, ka shënuar rritje të rasteve në vendin tonë.  Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Balili, shprehet  në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se vitet e fundit, ndikuar edhe nga rritja e numrit të turistëve, janë shtuar pacientët me këtë infeksion seksual. Sëmundja transmetohet përmes kontaktit me personin e infektuar.

Mjeku bën thirrje për marrjen e masave nga autoritetet për zhdukjen e kësaj sëmundjeje që i përket shekullit të kaluar.

“Para 2 javësh kam qenë në një konferencë ndërkombëtare dhe kam dëgjuar referimin e shëndetit publik në Tiranë që është shtuar sifilizi. Kjo është një problematikë”…

Katerina Trungu: Ka më shumë pacientë tani, vitet e fundit?

Shkëlqim Balili: Po. Ka edhe një mendim që është shtuar nga turizmi, ka turizëm seksual që vijnë apostafat. Mandej, ka turizëm seksual me grupe të organizuara, mandej ka grupe seksualisht edhe te meshkujt. Dua të  them që sifilizi është sëmundje e shekullit të kaluar, hyn te sëmundjet veneriane, sëmundje që merret me kontakt seksual, me lëngje, inde, prekje, me lëkurë, me puthje, veshje, vaska.

Katerina Trungu:Edhe nga puthja?

Shkëlqim Balili: Edhe puthja. Me gërvishtje, plasjet e lëkurës, pra kontakti i lëkurës. Sifilizi, unë mendoj që shteti dhe parlamenti duhet të  marrë  masa urgjente që të zhduket si sëmundje sepse është një sëmundje pa shenja, një sëmundje që neglizhohet, një sëmundje që vazhdon me vite dhe që në fund i sëmuri vdes.

Kjo sëmundje ka disa simptoma si nyje apo ulcera në lëkurë, puçrra të vogla që neglizhohen. Në çdo rast, duhet kryer një analizë gjaku që tregon menjëherë praninë e sëmundjes. Kapja e hershme e saj mundëson trajtimin dhe shërimin. Në faza të vona, sifilizi depërton në organet e trupit, në sy, tru, zemër etj duke shkaktuar mosfunksionim të tyre e deri në vdekje të pacientit.

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

By: b b
26 May 2025 at 20:19

“Prevalenca e hipertensionit në popullatën shqiptare ka ardhur në rritje.

Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 42 %  e personave mbi 18 vjeç vuan nga hipertensioni”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.

“Hipertensioni mbetet një rrezik kryesor për të gjitha vendet e Evropës Juglindore krahasuar me vendet Evropës Perëndimore. Hipertensioni arterial ka ardhur në rritje në popullatën tonë. Prevalenca e hipertensionit arterial është tek grupmoshat më të reja, nën 40 vjeç. Tek meshkujt varion nga 16-40 %, ndërsa tek fermat nga 9-26 %”, thotë specialistja e ISHP, Dorina Canaku.

Edhe të rinjtë mbi 18 vjeç po preken nga hipertensioni.

Tek grupmosha mbi 18 vjeç dëshmon për një rritje të hipertensionit arterial në popullatës shqiptare, nga 37 % në 40 %, por pozitiv është fakti i personave që e kanë nën kontroll hipertensionin”, shprehet Canaku.

Për mjekët ky është një alarm i cili nuk duhet neglizhuar, pasi hipertensioni është klasifikuar si vrasësi i heshtur.

“Është një faktor rreziku kryesor për vdekshmërinë në vendin tonë. Të reduktohet konsumi i kripës, të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime. Sa më pak yndyra të saturuara, të kryhet aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv të paktën 3 ditë të javës”, shton Canaku.

Vlerësohet se 1.28 miliardë të rritur të moshës 30-79 vjeç në të gjithë botën kanë hipertension, shumica (dy të tretat), jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sipas raporteve të OBSH, 46% e të rriturve me hipertension nuk janë në dijeni se e kanë këtë gjendje.

Tv Klan

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

By: e xh
24 May 2025 at 11:07

Martesa dëmton rëndë shëndetin mendor. Për më ironikët kjo do të ngjallte reagime natyrisht, por në fakt eksistojnë studime të shumta mbi temën, dhe i fundit i kryer vë në dukje se martesa rrit rrezikun për tu prekur veçanërisht nga demenca. Ekipi kërkimor bën të qartë se arsyeja qëndron pas reduktimit të jetës shoqërore, gjë që sjell izolim.

Njeriu, si qenie sociale, pavarësisht se nuk e ndjen, duhet të përmbushë detyrime, dhe me kalimin e viteve, kjo sjell pasoja në shëndet, kryesisht atë mendor, me nje degradim më të shpejtë të funksioneve të trurit, por edhe me rrezik të shtuar për tu prekur nga to. Puna kërkimore e publikuar në revistën Alzheimer and Dementia, ka marrë në shqyrtim dhe analizuar mbi 24 mijë persona të martuar në SHBA, të cilët janë ndjekur nga ekipi mjekësor për 18 vjet.

Të gjithë pjesëmarrësit në studim i janë nënshtruar në mënyrë periodike testeve neuropsikologjike, që shërben për verfikimin e gjendjes konjitive.

Në grupimin tjetër, me njerëz të pamartuar, gjithashtu janë kryer të njejtat teste përgjatë viteve me persona të moshave të ndryshme, deri në 104 vjeç.

Në rezultate dallohet një diference e madhe mes dy grupimeve, ku që në testet e kontrollet e para mjekësore kishin treguar shenja të një defiçiti të lehtë mendor që me kalimin e kohës u thellua, dhe të gjithë adultët jo të martuar kishin një risk të paktën 50% më të ulët për të vuajtur nga demenca në krahasim me kolegët e tyre të martuar.

Përfundimet kanë qenë surprizë dhe autorët hedhin hipotezën që faktori kryesor mund të jetë që një stil jetese me aktiv dhe me pak rutinor ndoshta ndikon në mbajtjen e trurit më të fresket tek ata që nuk ishin në çift të konsoliduar.

Për të rikonfirmuar rezultatet, u kërkuan faktorë të tjerë për të analizuar që mund të ndikonin në këtë ndryshim, si mosha, gjinia, etnia, edukim, varësia ndaj duhanit apo aspekte të tjera të shëndetit fizik dhe mendor.

Rezultatet duket sikur rikonfirmonin veten, dhe shkencëtarët i rikthehen hipotezave. Theksohet se jeta sociale më aktive është faktor vendimtar, pasi në sjellje normale, çiftet kanë tendencen të jenë më pak të integruar në shoqëri, duke e kthyer jetesën në një univers rutine. Kjo gjë e bën trurin të ketë më pak stimuj, dhe rehatia e përqëndrimi në vetëm disa shtylla, sjell përgjumje dhe rënie te funksioneve të trurit, që theksohet me kalimin e kohës.

Përveç kësaj, personat single janë shumë më të pavarur, një faktor ky thelbësor që ndikon në mbajtjejn e një konstanteje aktive në shumë aspekte. Studimi është mjaft interesant, por sërish duhet marrë parasysh që studime të tjera mund ta hedhin poshtë këtë hipotezë. Ndërsa antropologët, që studjojnë pikërisht njeriun, sikurse e sugjeron dhe fjala nga greqishtja e lashtë anthropos, sugjerojnë se në jemi qenie monogame, si pak të tilla në natyre, por jemi monogame seriale. Dhe këtu ndikojnë faktore nga evolucioni, kultura, biologjia dhe ndryshimet e shoqërisë ku jetojmë. Klan News

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

By: b b
23 May 2025 at 20:59

Arresti kardiak është një problem serioz vdekjeprurës që mund t’i ndodhë kujtdo.

Kur ndodh arresti kardiak, gjaku në organizmin e njeriut resht së qarkulluari.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shpesh arresti kardiak ngatërrohet me atakun në zemër, ndonëse janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Arresti Kardiak

Arresti kardiak ka të bëjë me momentin kur zemra krejt papritur resht së pompuari gjak, për shkak të një problem serioz me sinjalet elektrike në këtë organ.

Kur zemra nuk pompon gjak, truri vuan për oksigjen.

Një gjë e tillë shkakton gjendje të fikëti dhe ndalim të frymëmarrjes.

Cilat Janë Shenjat E Arrestit Kardiak?

Një arrest kardiak ndodh pa simptoma dhe krejt papritur.

Nëse nuk trajtohet menjëherë, arresti kardiak mund të jetë vdekjeprurës.

Nëse dikush është goditur nga arresti kardiak, ai ose ajo :

Do të humbasin ndjenjat

Nuk do të reagojnë

Nuk do të marrin dot frymë.

Shenjat e Atakut Në Zemër

Dhimbje kraharori

Shqetësim në pjesën e sipërme të trupit

Djersë të ftohta

Të përzjera.

Këto simptoma mund të jenë të menjëhershme por mund të zgjasin edhe disa ditë përpara se një atak zemre të ndodhë vërtet.

Ndaj AgroWeb.org këshillon të shkoni te mjeku sapo të keni këto shenja.

Shkaktarët E Arrestit Kardiak

Shkaku kryesor i një arresti kardiak është prishja e ritmit normal të zemrës që ndodh kur aktiviteti elektrik në zemër bëhet aq kaotik sa zemra thjesht heq dorë.

Sëmundjet koronare, ataku në zemër, sëmundjet e valvulave të zemrës, miokardit e të tjera janë disa prej shkaktarëve më të zakonshëm të arrestit kardiak.

Cili Është Dallimi Mes Një Arresti Kardiak Dhe Një Ataku Në Zemër?

Njerëzit shpesh mendojnë që një arrest kardiak dhe një atak në zemër janë e njëjta gjë.

Ataku Në Zemër

Ataku në zemër ndodh kur furnizimi i zemrës me gjak ndërpritet si pasojë e një bllokimi të enëve të gjakut.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ataku në zemër shoqërohet me dhimbje të fortë në kraharor.

Zemra vazhdon të pompojë gjak dhe njeriu vazhdon të marrë frymë.

Arresti Kardiak

Arresti kardiak ndodh kur zemra ndalon së furnizuari trupin me gjak.

Njerëzit që pësojnë një arrest kardiak humbin ndjenjat dhe nuk marrin frymë krejt papritur.

Të dyja rastet kanë nevojë për ndihmë mjekësore të menjëhershme./AgroWeb

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

By: e xh
6 May 2025 at 15:50

Edhe pse nuk ka studime të viteve të fundit në Shqipëri, rreth 5% e fëmijëve në vend janë të prekur nga sëmundja e astmës, gjë e cila sipas specialistëve ka pasur trend rritës.

“Tek fëmijët për fat të mirë, prevalenca e astmës është akoma e ulët, pra rreth 5 % e popullatës rezulton, te fëmijët në mosha pediatriake bazuar në të dhënat shkencore. Por, ajo çka ne shikojmë në përditshmërinë tonë është vënë re që sëmundshmëria është rritur, sepse dhe vet sëmundjet alergjike në Shqipëri janë rritur si sëmundshmëri, si prevalencë që ne e konsiderojmë”, tha Eris Mësonjësi, mjeke alergologe.

Disa nga faktorët ndikues në këtë problem shëndetësor janë stili i jetesës, por dhe mungesa e aktiviteteve në natyrë nënvizojnë mjekët.

“Vet jeta që ne bëjmë, përshtatja me stilin perëndimor që është një nga faktorët e rrezikut që rrit pjesën e prevalencës e sëmundjeve tona. Fakti që fëmijët rrinë më të mbyllur brenda, pra nuk luajnë më në ambientet të hapura, fakti që nuk kalojnë më aq shumë sëmundje infektive të thjeshta që i bëjnë që të forcohet deri diku imuniteti, përballemi më shumë kimikate në jetën e përditshme”, tha Eris Mësonjësi, mjeke alergologe.

Sëmundja e astmës mund të mbahet nën kontroll nga mjekimet përkatëse që merr pacienti.

“Pjesa më e madhe e astmës, 90/95% e astmave, janë astma të formave të lehta dhe të mesme që me pak mjekim, e theksoj se pa mjekim nuk duhen të jenë asnjëherë, janë goxha të stabilizuar, sëmundjen e kanë goxha të kontrolluar dhe që mund të bëjë një jetë aktive, një jetë normale. Çdo pacientë që vuan nga astma, kanë rrezik për të bërë kriza të rënda të astmës gjatë gjithë jetës së tij”, tha Eris Mësonjësi, mjeke alergologe.

Ekzaminimi pranë specialistëve, por dhe marrja e vaksinave antialergjike shmang komplikacionet serioze të astmës shprehen mjekët. Klan News

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

By: b b
26 April 2025 at 20:10

Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë.

Por akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë.

Akumulimi i ujit është vetëm një nga shkaktarët e shtimit në peshë, megjithatë ai kontributon për shtimin në peshë me të paktën 2 deri në 5 kilogramë.

Akumulimi i ujit ndodh si pasojë e disa faktorëve.

Disa prej tyre janë konsumi i madh i kripës, mungesa e proteinave, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale.

Faktorë më të lartë rreziku janë problemet me zemrën, veshkat dhe marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve, kontraceptivëve dhe ilaçeve për zemrën.

AgroWeb.org ju liston më poshtë disa nga mënyrat më të mira për të humbur peshën e shkaktuar nga akumulimi i lëngjeve në trup.

Si Të Humbni Peshën E Krijuar Nga Akumulimi i Lëngjeve

Aktiviteti Fizik

Mungesa e aktivitetit fizik është një nga faktorët kryesorë të akumulimit të lëngjeve në trup.

Nëse kryeni aktivitet fizik, indet e këmbëve dhe kyçeve do të lëshojnë lëngjet e mbledhura.

Kujdes Me Kripën

Pakësimi i sasisë së kripës është një nga mënyrat më efikase në humbjen e peshës së krijuar nga akumulimi i lëngjeve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sasia ditore e kripës së konsumuar nuk duhet të jetë më shumë se 2,300 miligramë në ditë, e barazvlefshme me një lugë çaji.

Tregoni kujdes me konsumin e proshutave, sallamrave, djathrave, supave dhe produkteve të tjera të paketuara industriale.

Më Shumë Proteinë

Proteina luan një rol kryesor në ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në organizëm.

Sasia e rekomanduar ditore e proteinës duhet të jetë një gramë për çdo kilogramë të peshës trupore.

Burime të mira të proteinës janë produktet e detit, mishi i shpendëve, mishi pa dhjamë i viçit dhe derrit, vezët dhe fasulet.

Më Shumë Kalium

Kaliumi është një mineral tepër i përfshirë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup.

Ai ndihmon në nxjerrjen e ujit dhe krips nga urina dhe djersa.

Sasia e rekomanduar ditore e kaliumit është 4,700 miligramë.

Ushqime të pasura me kalium janë barishtet, banania, patatet, avokado dhe domatet.

Më Shumë Magnez

Magnezi rrit prodhimin e urinës dhe uljen e sasisë së ujit të akumuluar në trup.

Të rriturit kanë nevojë për 310-420 miligramë magnez në ditë.

Magnezi gjendet me bollëk tek barishtet si spinaqi, por edhe tek avokado, bajamet dhe fasulet e zeza.

Hidratimi

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me ujë përpara çdo vakti ose ushqimi të konsumuar gjatë ditës.

Përveç ujit, ju mund të konsumoni ushqime që kanë rol hidratues siç janë shalqini, selinoja, kastraveci dhe luleshtrydhet./AgroWeb.org

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

By: b b
23 April 2025 at 14:19

Mjekja Valbona Salko në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan tha se reumatizma ndryshe nga sa jemi mësuar që të dëgjojmë, nuk është një sëmundje që prek vetëm kockat, kyçet apo muskujt.

Mjekja thotë se ajo shkon më gjerë nga sa ne mund ta kishim ditur.

Sëmundjet reumatizmale mund të prekin dhe organet e trupit, si veshkën, mëlçinë e të tjera, kur sëmundja ka agravuar.

Mjekja tregoi gjithashtu dhe simptomat kryesore të reumatizmës si ngurtësia e trupit në lëvizje, dhimbja e kyçeve dhe muskujve, sëmundje të lëkurë, rënie të flokëve, lodhje e shpeshtë dhe dobësi trupore. Në grupin e simptomave të sëmundjeve reumatizmale bën pjese dhe prekja e organeve.

“Përditshmëria që i përket kohës sonë përgjithësisht, është bërë rutinë që themi jam e dobët ose ndjehem e lodhur. Në moshën 20 e deri në 40 vjeç kjo është një simptomë që gjithmonë neglizhohet dhe ne kur i karakterizojmë këto sëmundje, që siç do i shohim janë me kritere. Në moshat e reja fillojnë në një mënyrë të fshehtë, në një mënyrë që gjithmonë neglizhohet. Lodhja dhe dobësia muskulore nuk kanë pse të jenë në një adult të ri, absolutisht është një simptomë që është në këto kriteret që thashë dhe nuk duhet që të neglizhohet.

Të tjera simptoma janë sëmundje e lëkurës apo rënie e flokëve. Shumë shpesh këto sëmundje shfaqen me karakteristika tipike të lëkurës, nuk janë vetëm sëmundje dermatologjike, shpesh herë janë atashim i sëmundjeve sistemike reumatizmale. Simptoma të tjera, ku ka reumatizëm ka dhe dhimbje të kyçeve dhe kockave. Mund të jetë e fokusuar në një artikulacion, por mund të jetë dhe më e shpërndarë. Individi mund ta përjetojë më shumë natën ose në momente qetësie. Tjetër simptomë është dhe kur ndjen një lloj vështirësie për t’u çuar në mëngjes. Në momentin që këta pacientë çohen në mëngjes nga krevati për të bërë rutinën e tyre, nuk e kanë më atë zhdërvjelltësinë që duhet të kenë.

Një tjetër simptomë është që këto sëmundje bëjnë dhe një lloj prekje e organeve të brendshme. Shumë prej tyre nuk kursejnë asgjë, por ky është një stad që ne nuk  do të donim që ta shikonim. Nuk do donim që të shikonim një lupus në një stad që ka prekur gjakun apo veshkën sepse pastaj për të vendosur diagnozën nevojiten shumë ekzaminime, qoftë të përgjithshme, qoftë specifike. Sa i përket pjesës së përgjithshme kur ne shohim një bilanc kur është prekur veshka, gjaku, mëlçia dhe shumë organe të tjera ne dëshpërohemi sepse i bie që pacienti ka ardhur në një stad të avancuar, ose sëmundja ka filluar me një agresivitet jo të zakonshëm”, tha mjekja./tvklan.al

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

By: b b
21 April 2025 at 08:21

Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të përmbajnë një kod identifikimi të njohur si “lot”, i cili do të vendoset në etiketë për të garantuar gjurmueshmëri të plotë në zinxhirin ushqimor.

Kjo masë vjen si pjesë e udhëzimit të ri “Mbi treguesit ose shenjat që identifikojnë lot-in të cilit i përket një produkt ushqimor1 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i botuar në Fletoren Zyrtare, që synon rritjen e sigurisë ushqimore dhe përputhjen me standardet e Bashkimit Evropian.

“Ky udhëzim ka për qëllim të forcojë sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore nëpërmjet vendosjes në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor të lot-it, të formuluar me tregues identifikues me shkronja ose numra, duke u mundësuar autoriteteve kompetente dhe operatorëve të biznesit të monitorojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë efektive produktet ushqimore”, citohet në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas këtij udhëzimi, çdo produkt ushqimor do të duhet të ketë të shënuar një tregues unik, të formatuar me shkronja ose numra, që tregon kohën dhe vendin e prodhimit, përpunimit ose paketimit. Ky tregues do t’i paraprijë shkronja “L”, përveç rasteve kur identifikimi është i qartë edhe pa të.

Udhëzimi parashikon disa përjashtime për produkte që tregtohen pa ambalazh, për paketime shumë të vogla ose produkte të destinuara për përpunim të menjëhershëm. Megjithatë, shumica e produkteve ushqimore të parapaketuara do të duhet të pajisen me këtë kod.

Produktet që janë etiketuara përpara hyrjes në fuqi të udhëzimit do të lejohen të qëndrojnë në treg deri në përfundimin e stoqeve, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ngarkuar të monitorojë këtë proces kalimtar.

Udhëzimi

Neni 1 1. Ky udhëzim ka për qëllim të forcojë sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore nëpërmjet vendosjes në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor të lot-it, të formuluar me tregues identifikues me shkronja ose numra, duke u mundësuar autoriteteve kompetente dhe operatorëve të biznesit të monitorojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë efektive produktet ushqimore. 2. Për qëllimet e këtij udhëzimi, “lot” nënkupton një sasi të identifikueshme të një produkti ushqimor të dorëzuar në të njëjtën kohë dhe që është prodhuar, përpunuar ose paketuar praktikisht në të njëjtat kushte.

Neni 2 1. Produktet ushqimore tregtohen vetëm nëse përmbajnë lot-in me treguesit identifikues të përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi. 2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet: a) për produktet bujqësore, të cilat, pas largimit nga ferma, janë: i. shitur ose dorëzuar në stacionet e magazinimit, përgatitjes ose paketimit të përkohshëm; ii. transportohen tek organizatat e prodhuesve; ose iii. mblidhen për përfshirje të menjëhershme në një proces përgatitjeje ose përpunimi; b) në pikën e shitjes te konsumatori i fundit, kur produktet ushqimore nuk janë të parapaketuara, janë të paketuara me kërkesë të blerësit ose janë të parapaketuara për shitje të menjëhershme; c) për paketimet ose kontejnerët, ana më e madhe e të cilave ka një sipërfaqe më të vogël se 10 cm2 ; ç) në porcione individuale të akullores, treguesi që mundëson identifikimin e lot-it të tregohen në paketimin e kombinuar.

Neni 3 1. Lot-i përcaktohet në çdo rast nga prodhuesi ose ambalazhuesi i produktit ushqimor, ose shitësi i parë në Republikën e Shqipërisë. 2. Treguesit e përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, përcaktohen dhe vendosen nën përgjegjësinë e operatorëve që kryejnë procese specifike në zinxhirin ushqimor. Treguesit të paraprihen nga shkronja “L”, me përjashtim të rasteve kur dallohet qartë nga treguesit e tjerë në etiketë ose ambalazh.

Neni 4 1. Në rastin e produkteve ushqimore të parapaketuara, treguesi i përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, dhe sipas rastit, shkronja “L”, do të shfaqet në paketim ose në një etiketë bashkëngjitur.

Kur produktet ushqimore nuk janë të paketuara paraprakisht, treguesi i përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, dhe sipas rastit, shkronja “L” vendoset në paketim ose në kontejner ose, në rast të kundërt, në dokumentet shoqëruese tregtare. 3. Treguesit të vendosen në të gjitha rastet në mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht të dukshëm, qartësisht të lexueshëm dhe të pashlyeshëm.

Neni 5 1. Kur në etiketë është vendosur data e jetëgjatësisë minimale ose “të përdoret deri …”, treguesit e përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, nuk vendosen në etiketën e produktit ushqimor, me kusht që data konsiston të paktën në tregues të pakoduar të datës dhe muajit duke ruajtur radhën e vendosjes.

Neni 6 1. Produktet ushqimore të etiketuara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi do të vazhdojnë të tregtohen deri në mbarimin e stoqeve. Ngarkohet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të evidentojë sasinë stok të këtyre produkteve deri në shitjen e plotë të tyre.

Neni 7 1. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Udhëzimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026./Monitor

Recetat tradicionale të pashkëve, ja çfarë gatuhet më së shumti në këto ditë feste

By: b b
20 April 2025 at 16:57

Pashkët janë një festë e pasur në menunë e ushqimeve tradicionale që përgatiten në këtë ditë.

Ndonëse shumë receta janë të njohura në këtë ditë disa të tjera mund të mos e dini por përgatiten edhe për Pashkë.

Në këtë artikull gjeni 5 recetat kryesore të kësaj feste.

Vezët e kuqe

Me siguri jeni fmailjarë me vezët e kuqe dhe mënyrat e shumta të ngjyrosjes së tyre në shtëpi.

Ky ritual është ndoshta më i hershmi i tradiës së Pashkëve dhe përgatitet në vigjiljen enatës së Pashkëve.

Role me mish të grirë

Mishi duke të mbizotërojë tryezën për Pashkë dhe në ato ortodokse e preferuar është roleja e mishit të grirë.

Kjo recetë përgatitet si një qofte e madhe e gjatë me vezë në mes dhe ju shërbehet të ftuarve në feta të holla.

Buka me vezë

Mund ta quani buka me vezë ose buka e ëmbël e pashkëve dhe po flasim për recetën tradicionale të bukës së Pashkëve.

Cyrek

Cyreku bazohet në recetën e një buke të hershme me origjinë greke. Ka formën e gërshetit dhe përmbam dy lloje gjalpi dele dhe lope.

Yshmer

Më siguri keni dëgjuar për recetën e vjetër të yshmerit, por a edini se përgatitet edhe për Pashkë. Kjo pjatë është tradicionale e zonës së Myzeqesë dhe gatuhet me shije të ëmbël dhe të kripur.

Përgatitja e yshmerit kërkon pak kohë pasi duhet të hapni petë për tí spërkatur me mbushjen tracionale me gjalpë, vezë dhe qumësht./AgroWeb.org

A janë të sigurta për diabetikët pijet me kafeinë?

By: b b
13 April 2025 at 09:11

Diabetikët duhet të tregojnë shumë kujdes me ushqimin ashtu si edhe me lëngjet.

Ata duhet të heqin dorë nga ëmbëlsirat e përpunuara dhe karbohidratet e tjera të rafinuara, të cilat rrisin ndjeshëm nivelet e sheqerit.

Nga ana tjetër ka disa ushqime e pije të përditshme, të cilat është e pamundur t’i shmangesh aq lehtë.

Miliona njerëz në botë tregohen më dorëlëshuar kur vjen puna tek pijet me kafeinë, sepse ndryshe nga sheqeri, kafeina supozohet të jetë më pak e dëmshme për diabetiket.

A janë të sigurta për diabetikët pijet me kafeinë?

Studimet kanë treguar se kafeina ul ndjeshmërinë e insulinës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit e diagnostikuar me diabet të tipit 2.

Një studim i vitit 2017 shpjegoi se kafeina rrit nivelin e glukozës dhe e mban lart atë për shumë kohë.

Kjo nuk duket diçka e mirë e megjithatë, studime të tjera thonë se disa aspekte të kafeinës mund të jenë mirëbërëse për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Nëse nuk vuani nga diabeti, ekspertët thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga kafeja.

Një studim i vitit 2014 zbuloi se pirja e dy filxhanëve në ditë ul rrezikun e diabetit të tipit 2 me 12 përqind.

Sipas studiuesve si kafeja dhe çaji kanë vlera shtesë për shkak të antioksidantëve të cilat mbrojnë trupin dhe rrisin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar.

Çaji jeshil në veçanti mundet të ulë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy, sepse është i pasur me antioksidantë.

Për më tepër, ky çaj është shumë i mirë për rënien në peshë sepse mbipesha është problem për diabetikët.

Pijet Më Të Mira dhe Më Të Këqija Për Diabetikët

Pijet e gazuara dhe me kafeinë nuk duhen konsumuara, thonë specialistët.

Këto pije kanë më shumë sheqer se sa kafeinë.

Një pije e gazuar ka 37 gramë sheqer ose 9 lugë çaji sheqer dhe vetëm 33 miligram kafeinë.

Pijet me ëmbëlsues artificialë rrisin rrezikun e sëmundjeve të metabolizmit dhe diabetit të tipit 2.

Pijet energjike apo ato pije që pretendojnë të kenë vitamina janë më të tmerrshmet. Një kanaçe e thjeshtë përmban minimalisht 27 gramë sheqer dhe 28 gramë karbohidrate, duke u kthyer në një tmerr të vërtetë për diabetikët dhe jo vetëm.

Nga ana tjetër, vitaminat dhe mineralet merren më mirë nëpërmjet ushqimit dhe jo pseudo pijeve të shëndetshme.

Sasia e Duhur e Kafeinës Për Diabetikët dhe Jo Vetëm

Kur vjen puna tek sasia, ajo nuk është e njëjtë për çdo njeri.

Niveli i sheqerit në gjak rritet ndryshe nga njëri tek tjetri, ndaj i takon vetëm njerëzve që të mbajnë nën vëzhgim racionet dhe sasitë e pijeve që konsumojnë dhe pasojat që lënë pas.

Pirësit e rregullt të kafesë duhet të mbajnë nën kontroll edhe kolesterolin.

Është e sigurt që nëse ju pëlqen kafeja, niveli i kolesterolit është i lartë./AgroWeb.org

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

By: b b
11 April 2025 at 11:28

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se 120 studiues, tingëllon edhe më urgjente.

Pas të 50-ve burrat dhe gratë duhet të shmangin duhanin, si dhe kolesterolin e tepërt dhe mbipeshën. Kjo ka efekt.

50-vjeçarët, që nuk pinë duhan, kanë presion normal të gjakut, nuk kanë kolesterol të lartë ose diabet dhe mbajnë një peshë trupore të shëndetshme, jo vetëm që jetojnë më gjatë, por janë të mbrojtur më gjatë edhe nga sëmundjet kardiovaskulare.

Këtë e zbuluan shkencëtarët e klinikës universitare Hamburg-Eppendorf (UKE) – së bashku me rreth 120 studiues në mbarë botën. Për studimin e tyre shkencëtarët vlerësuan të dhënat e më shumë se dy milionë njerëzve nga 39 vende.

Rezultatet u publikuan në numrin e fundit të revistës “New England Journal of Medicine”.

“Pesë faktorë klasikë të rrezikshmërisë”

“Pesë faktorët klasikë të rrezikut presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, diabeti, nënpesha ose mbipesha apo obeziteti dhe nivelet e larta të kolesterolit janë përgjegjës për rreth gjysmën e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare në mbarë botën”, thotë Christina Magnussen, autorja kryesore dhe zëvendësdrejtoresha e klinikës së kardiologjike në UKE.

“Ne donim të dinim, se si mungesa ose kontrolli i këtyre faktorëve ndikon te jetëgjatësia.

Studimi tregon, se gratë që në moshën 50 vjeçare nuk kishin asnjë nga këta faktorë rreziku zhvilluan sëmundje kardiovaskulare 13,3 vjet më vonë dhe vdiqën 14,5 vjet më vonë se gratë me të pesë faktorët e rrezikut.

Burrat pa këta faktorë rreziku jetuan 10.6 vjet më gjatë pa sëmundje kardiovaskulare dhe vdiqën mesatarisht 11.8 vjet më vonë se burrat me faktorë rreziku. Gratë, që në moshën 50 vjeçare nuk pinë duhan, jetojnë 5,5 vjet më gjatë pa sëmundje kardiovaskulare; për meshkujt është 4,8 vjet.

Mbajtja nën kontoll e tensionit të gjakut

“Prandaj ia vlen që me moshë të ndryshoni sjelljen tuaj. Nga të pesë faktorët e rrezikut, kontrolli i presionit të gjakut është ai që ka lidhje me sasinë e viteve të tjera të shëndetshme”, shpjegon Stefan Blankenberg, drejtor mjekësor i qendrës universitare për zemrën dhe enët e gjakut në UKE. Njerëzit, që e kontrollojnë presionin e lartë të gjakut ose e lënë duhanin në moshën 55-60 vjeç, jetojnë më gjatë dhe pa sëmundje kardiovaskulare sesa njerëzit, që nuk ndryshojnë stilin e tyre të jetesës.

1,4 milionë njerëz në Gjermani me demencë

Instituti Robert Koch (RKI) ka bërë publike të dhënat aktuale mbi sëmundjen e demencës në Gjermani. Sipas tij rreth 1,4 milionë njerëz këtu janë të prekur nga demenca. Në vitin 2022, 2,8 përqind e njerëzve mbi moshën 40 vjeç jetonin me diagnozën e demencës, njofton RKI në Berlin. Femrat janë më të prekura se meshkujt. Në përgjithësi me moshën rritet edhe shpeshtësia e sëmundjes – një diagnozë të tillë kishin 6,9 përqind e mbi 65 vjeçarëve.

Numri i rasteve të demencës në Gjermaninë lindore dhe në lindje të Bavarisë ishte më i lartë se në rajonet e tjera. Sipas studimit një rol të rëndësishëm mund të luajnë faktorët e rrezikshmërisë, si diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe obeziteti, që në dekadat e fundit kanë patur një shpërndarje të pabarabartë rajonale, por në Gjermaninë Lindore ishin më të zakonshme.

300.000 njerëz vuajnë nga parkinsoni

Studiuesit nga RKI dhe Instituti Shkencor i AOK (Wido) analizuan edhe të dhënat mbi shpeshtësinë e sëmundjes së parkinsonit. Në vitin 2022 në Gjermani, sipas të dhënave, jetonin gati 300.000 njerëz të diagnostikuar me parkinson. 0.61 për qind e 40-vjeçarëve, burrat ishin më shpesh të prekur se gratë. Prezenca e sëmundjes së parkinsonit rritet me moshën. Tek personat mbi 65 vjeç ishin të prekur 1.42 për qind.

Demenca dhe parkinsoni janë dy sëmundjet neurodegjenerative më të zakonshme. Demenca karakterizohet nga një përkeqësim progresiv, i pakthyeshëm i strukturave të trurit, që shoqërohet me një rënie të aftësive njohëse si kujtesa, gjuha, vëmendja dhe përqendrimi, por edhe nga ndryshime të personalitetit, emocioneve dhe aftësive sociale. Sëmundja zhvillohet ngadalë dhe është deri tani e pashërueshme.

Në sëmundjen e parkinsonit ndodh dëmtimi i qelizave nervore të trurit, që prodhojnë neurotransmetuesin dopamin.

Si rezultat shfaqen pengesa, sidomos në aftësitë motorike. Ngurtësimi i muskujve ose dridhjet janë tipike. Mund të ketë edhe çrregullime të fshikëzës urinare dhe tretjes, probleme me kujtesën dhe përqendrimin, depresion dhe rrëzime.

Shifrat janë bazuar në të dhënat e të siguruarve në sigurimin shëndetësor AOK dhe janë publikuar në “Journal of Health Monitoring”./DW

Ushqimet e darkës që ju fryjnë stomakun pa e ditur

By: b b
30 March 2025 at 21:09

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura është faktor jo vetëm i një gjumi të qetë e të pa trazuar por edhe i problemeve (ose jo) me tretjen.

Një nga këto probleme, është fryrja, e cila është e sikletshme dhe mund të na lërë gjithë natën pa gjumë.

Ushqimet e Darkës Që Ju Fryjnë Pa E Ditur
Fryrja në stomak mund të burojë nga një sërë problemesh si:

Konsumi i tepruar i fibrës
Konstipacioni
Sindroma e Zorrës së Irrituar
Konsumi i tepruar i ushqimeve të fermentuara.
Ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të shkaktojnë fryrje në stomak nëse i konsumoni në darkë.

Mishi i Kuq Me Yndyrë
Ushqimet me bazë shtazore dhe tepër të yndyrshme janë të tmerrshme për tretjen.

Ato kërkojnë shumë kohë për tu tretur dhe shkaktojnë fryrje dhe rëndesë në stomak.

Përpos tyre, kripa luan një rol në tretje sepse organizmi mbledh më shumë ujë prej saj.

Ushqimet Pikante
Ushqimet pikante dhe me fibër fermentohen në stomak sepse kërkojnë shumë kohë për tu tretur duke shkaktuar kështu një grumbullim të dëmshëm të gazrave në stomak.

Fryrja që do të përjetoni prej këtyre ushqimeve do ju lërë gjithë natën pa gjumë.

Brokoli, Lulelakra dhe Lakrat e Vogla
Ushqime të tilla kanë tendencën të shkaktojnë fryrje dhe gazra tek disa njerëz.

Për më tepër, ato përmbajnë një karbohidrat kompleks që fermentohet në stomak dhe nxit prodhimin e gazrave.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që ushqime të tilla të integrohen ngadalë në regjimin ushqimor deri sa stomaku të mësohet ngadalë me tretjen e tyre.

Ushqimet Që Eliminojnë Fryrjen e Stomakut?
Ushqimet e mëposhtme jo vetëm që nuk ju fryjnë por edhe ndihmojnë në mbarëvajtjen e tretjes

Kivi
Kivi është një frut shumë i pasur me fibër.

Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me radhë eliminon konstipacionin dhe fryrjet e stomakut.

Çaji i Nenexhikut
Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen dhe zgjidhur problemet e stomakut.

Studimet thonë se ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë.

Në këtë mënyrë ato do të përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun.

Bananja
Ky frut është një burim shumë i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak dhe përmirëson tretjen.

Gratë që hanë dy banana në ditë për 2 muaj me rradhë kanë një bark më të sheshtë.

Kefiri
Kefiri përmban një enzimë të rëndësishme që shpërbën laktozën, një sheqernë tek qumështi që shkakton probleme me stomakun.

Pirja e kefirit zgjidh problemet me tretjen dhe eliminon fryrjen dhe gazrat me të paktën 70%.

Xhenxhefili
Xhenxhefili është përdorur prej mijëra vitesh për të qetësuar stomakun dhe përmirësuar tretjen.

Ai qetëson muskujt dhe lejon trupin të nxjerrë gazrat më me lehtësi.

Xhinxheroli, një prej përbërësve kryesorë të këtij zhardhoku, ofron përfitime të shkëlqyera për stomakun dhe tretjen.

Pjepri
Pjepri ka aftësi çliruese dhe ndihmon në eliminimin e ujrave të tepërt nga organizmi.

Ai shfryn stomakun por edhe shërben si një zëvendësues natyral i elektroliteve sepse është shumë i pasur me kalium./AgroWeb

Aplikacioni me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës

By: b b
10 March 2025 at 08:35

Kompania britanike e teknologjisë, “Skin Analytics” ka marrë miratimin nga organet rregullatorë për aplikacionin “DERM”, një sistem autonom me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës që mund të përdoret në telefonat inteligjentë.

Zbulimi i kancerit të lëkurës në fazat e hershme rrit shkallën e lartë të mbijetesës. Kjo teknologji mundëson fotografimin e lëkurës së pacientit dhe diagnostikimin pothuajse të menjëhershëm.

Rrezet e ngrohta të diellit nuk janë gjithmonë të mira për lëkurën e disa njerëzve. Evropa po përballet me një mungesë të theksuar mjekësh të lëkurës, me rreth 30 dermatologë për një milion banorë.

Kanceri i lëkurës është një nga format më të trajtueshme të kësaj sëmundje, nëse zbulohet në fazat e hershme. Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se normat e kancerit të lëkurës janë rritur 170% gjatë dekadës së fundit dhe 11% e rasteve urgjente u duhet të presin më shumë se një muaj për t’u vizituar tek mjeku.

Kompania “Skin Analytics” po demonstron në Londër teknologjinë e re “DERM AI”. Aplikacioni në fjalë funksionon në shumicën e telefonave inteligjentë dhe kërkon një lente shtesë që mundëson fotografimin e lëkurës dhe diagnozën pothuajse të menjëhershme.

“Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Siç e shikoni kam hapur aplikacionin që aktivizon kamerën dhe zgjedh pjesën e trupit ku do të fotografojmë. Cilësia e fotos duhet të jetë sa më e mirë që të vlerësohet nga inteligjenca artificiale. Pasi zgjedh foton më të mirë, rezultati del brenda pak sekondash, duke ofruar detaje se çfarë nënkupton. Imazhi ruhet në sistem për t’u krahasuar me rezultatet që pasojnë”.

Inteligjenca artificiale krahason foton e marrë nga lëkura e pacientit me një bibliotekë imazhesh dhe pastaj jep rezultatin.

Kompania “Skin Analytics” thotë se “DERM” ka një shkallë saktësie prej 98.8% në diagnostikim.

Neil Daly, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Skin Analytics” shpjegon se si teknologjia pas aplikacionit “DERM” tashmë gjendet në shumicën e telefonave inteligjentë.

“Mund të përdorim një sërë telefonash të ndryshëm inteligjentë për të fotografuar zonën e dyshuar të lëkurës. Përdorim një lente të posaçme që e ngjitet tek telefoni për marrë një imazh me cilësi shumë të lartë. Kjo lloj teknologjie mundëson që shumë pacientë të vizitohen brenda një kohe të shkurtër si rezultat i disponimit të telefonave inteligjentë”.

Rregullatori Evropian për Pajisjet Mjekësore i hapi dritën jeshile përdorimit të këtij aplikacioni, duke u bërë pajisja e parë autonome me inteligjencë artificiale e autorizuar për zbulimin e kancerit. Rreth 21 qendra mjekësore në Britani po e përdorin këtë aplikacion dhe kanë testuar rreth 135, 000 pacientë. Kompania “Skin Analytics” thotë se kjo teknologji ka ndihmuar diagnostikimin e më shumë se 13,000 pacientëve të prekur nga kanceri i lëkurës.

Në zhvillim prej 12 vjetësh, aplikacioni DERM me inteligjencë artificiale mbështetet tek një librari e madhe të dhënash dhe imazhesh ku përfshihen kacerët e lëkurës, lëkura në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes si dhe dëmtime të lëkurës që ngjasojnë me sëmundjen./VOA

Studimi: Depresioni kalon përmes stomakut

By: b b
5 March 2025 at 09:42

Sipas një studimi njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm.

Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të reja terapie. Sepse deri tani tema e të ushqyerit nuk ka luajtur rol në trajtimin e depresioneve.

Rreth 280 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ndonëse depresionin nuk është i njëjtë për të gjithë, të gjithë të pacientët e prekur prej tij me sa duket kanë një gjë të përbashkët: urinë për karbohidrate. Këtë e kanë zbuluar gjatë një hulumtumi studuesit në klinikën universitare të Bonit dhe Tybingenit në Gjermani.

Nëse pacientët janë trajtuar me anti-depresivë ose jo, nuk ka pasur dallime sinjifikante, thotë Nils Kroemer, i cili ka studiuar në të dyja klinikat universitare në fushën e psikiatrisë, psikologjisë dhe psikoterapisë.

Deri tani mendohej, se nepsi për ushqime me karbohidrate kishte të bënte me rritjen e urisë, që shoqëron disa sëmundje depresive.

“Ne mundëm të tregojmë tani, se nuk është kështu. Faktikisht uria për karbohidrate ka të bëjë më shumë me depresionin e përgjithshëm të rëndë, veçanërisht me simptomatikën e frikës”, shpjegon Lilly Thurn, e cila ka drejtuar studimin në ekipin e Kroemer.

Nga karbohidratet trupi ynë mund të prodhojë më shpejt energji, që janë furnizueset kryesore të qelizave tona.

Nën depresion mikrobioma e zorrës ndryshon

Arsyen përse njerëzit me depresion zhvillojnë kryesisht urinë për karbohidrate, Nils Kroemer e konstaton në zorrë. Këtu mund të jenë zhvilluar ndryshimet në sistemin e tretjes. Po ashtu mund të jetë dëmtuar përçimi i informacioneve nga aparati stomak-zorrë në tru nëpërmjet nervit vagus, thotë Kroemer.

Shumë studime tregojnë, se tek njerëzit depresivë mikrobioma e zorrës është e ndryshuar dhe se këto ndryshime janë pjesë e simptomave të depresionit. Është konstatuar, se simptomat përmirësohen, nëse pacientët marrin ushqime me probiotikë.

A duhet që depresivët të heqin dorë prej ëmbëlsirave dhe karbohidrateve?

Jo, thotë Kroemer.

“Ne e dimë nga hulutimet e mëparshme, që nuk premton sukses heqja dorë e personave me depresion nga karbohidratet.”

Sepse: “Nuk është ushqimi me ëmbëlsira që shkakton depresionin. Por në depresion ndryshojnë preferencat”, thekson studiuesi.

Megjithatë është e kuptueshmë, që këto ndryshime të paktën pjesërisht shfaqen, nëse ne ushqehemi në mënyrë të pashëndetshme për një kohë të gjatë.

Mbetet të sqarohet se: “Cili është shkaku dhe pasoja?”, thotë Kroemer.

“A ka të bëjë ushqimi, që në afatgjatë shkakton një gjendje të keqe psiqike? Apo është gjendja psiqike shkaktare për përkeqësimin e të ushqyerit – dhe ajo shkakton pastaj ndryshimet në mikrobiomë?”

Për studiuesit është e qartë se: “Ne duhet të fokusohemi më intensivisht tek tretja në trajtimin e depresioneve dhe çrregullimeve nga frika.”

Deri tani kjo nuk është bërë në Gjermani.

Në direktivat kombëtare për temën e depresionit thuhet: “Pacientet dhe pacientët me çrregullime depresive duhet të inkurajohen që të ushqehen me kujdes dhe shëndetshëm.”

Ndonëse në këto direktiva përshkruhet edhe, që: “Rezultatet e studimeve tregojnë për rolin e aksit mikrobiomë-zorrë-tru dhe që mikrobioma e pacientëve me depresion dallon nga ajo e personave të shëndetshëm.”

Por për mjekët terapistë nuk jepet një rekomandim, që të analizohet enkas flora e zorrës tek të sëmurët me depresion. Deri tani ka shumë pak prova, që kjo ndihmon vërtetë, argumentohet.

Por drejtuesja e studimit Lilly Thurn i konsideron të arsyeshme mënyrat e reja të trajtimit.

“Veçanërisht premtuese duhet të jenë të të ardhmen terapitë, që synojnë trajtimin e lidhur të zorrës dhe të trurit.”

Ndërsa Nils Kroemer thekson: “Ndryshimet në ushqim dhe tretje nuk duhet të konsiderohen si probleme dytësore.”/ DW

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

By: b b
1 March 2025 at 17:15

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit Iftarin dhe vaktin para lindjes së diellit Syfyrin.

Kur vendosni se çfarë të konsumoni gjatë Ramazanit, mos harroni se Iftari dhe Syfyri ndihmojnë në mbajtjen e agjërimit tuaj përgjatë ditës.

Kështu që konsumimi i ushqimit dhe i sasisë së duhur, por gjithashtu edhe hidratimi janë të rëndësishëm për një agjërim të shëndetshëm.

AgroWeb.org bazuar në këshillat e dietologëve në Departamentin e Dietologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Singaporit, ju sugjeron disa këshilla për një agjërim të shëndetshëm.

Mos e shmangni Syfyrin

Thuhet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe gjatë Ramazanit ky vakt bëhet edhe më i rëndësishëm.

Prandaj ju nuk duhet të shmangni Syfyrin vetëm për të bërë disa orë gjjumë më tepër.

Trupi juaj mbështetet në këtë vakt për t’ju siguruar të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë e mjaftueshme deri në Iftar.

Për shkak të orëve të gjata të agjërimit, ka shumë mundësi të ndiheni të dehidratuar dhe të lodhur gjatë ditës.

Për më tepër, shmangia e Syfyrit ju bën të konsumoni më tepër gjatë Iftarit. Gjë që mund të shkaktojë shtim jo të shëndetshëm në peshë.

Mos e teproni me ushqimin gjatë Iftarit

Iftari duhet të jetë një vakt i ekuilibruar dhe ushqyes, por jo një festë!

Nuk është e pazakontë që agjëruesit të shpërblejnë veten me gatime të shijshme por shumë të yndyrshme ose me gatime me shumë sheqer.

Edhe pse këto ushqime ju bëjnë të ndiheni mirë në një periudhë afatshkurtër, ato mund ta vështirësojnë agjërimin ditën tjetër.

Në vaçanti konsumi i tepërt i ushqimeve me shumë yndyrë, mund të ngadalësojë procesin e tretjes dhe çojë në shtim të peshës.

Përveç shtimit në peshë, konsumimi i tyre shkakton plogështi dhe lodhje.

Ju gjithashtu duhet të kufizoni marrjen e kripës, veçanërisht gjatë Syfyrit, pasi kjo shton etjen.

Për të pasur një vakt sa më të shëndetshëm, provoni të përfshini ushqime nga të gjitha grupet kryesore të ushqimit.

Si frutat, perimet, orizi, buka integrale, produktet e qumështit me pak yndyrë dhe gjithashtu mishin e pulës dhe peshkun.

Konsumimi i ushqimeve të pasura në fibra gjatë Ramazanit është ideal, pasi ato treten më ngadalë sesa ushqimet e përpunuara. Në këtë mënyrë ju do të ndiheni të ngopur më gjatë.

Konsumoni sa më shumë ujë të jetë e mundur

Konsumi i ujit ndërmjet Iftarit dhe Syfyrit, zvogëlon rrezikun e dehidrimit gjatë agjërimit.

Përpiquni të pini të paktën 8 gota ujë ose lëngje çdo ditë para agimit dhe pas perëndimit të diellit.

Ato mund të jenë qumësht, lëngje frutash dhe supë, por uji është zgjedhja më e mirë.

Ju gjithashtu duhet të eleminoni pijet me kafeinë, pasi ato kanë një efekt diuretik dhe nxisin humbjen e lëngjeve./AgroWeb

Nëse fëmija e mban kokën mënjanë, mos e neglizhoni! Fizioterapistja: Sjell deformime

By: b b
27 February 2025 at 13:53

Fizioterapi është një fushë për të cilët nuk ka shumë informacione dhe nuk njihet gjerësisht nga shumica e popullatës, aq më tepër për dobitë që sjell.

Mëngjesin e kësaj të enjteje paneli i të ftuarave në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan folën për fizioterapinë tek fëmijët.

Fizioterapistja Ledina Nikolla tha se dhe fëmijët kanë nevojë për fizioterapi dhe kjo vjen për disa arsye. Ajo mori si shembull rastin më të lehtë dhe ndoshta më të shpeshtin që ishte mbajtja e kokës mënjanë, e cila ka të bëjë me shkurtimin e muskulit nga njëra anë.

“Ka disa arsye pse një bebe ka nevojë për fizioterapi edhe nëse nuk ka asnjë lloj patologjie, kur nuk ka asnjë nevojë madhore. Por, mund të jetë dhe një zhvillim pak më i vonuar, 2-3 javor në zhvillimin muskulor. Patologjitë që prekin bebat e vegjël janë të ndryshme. Që nga më e lehta, e famshmja mbajta e anësisë së kokës. Shpesh prindërit thonë që fëmija im mban kokën mënjanë, por i ngjan vjehrrit apo vjehrrës dhe e kemi e lënë. Por, në fakt jo, mund të jetë një muskul që mund të jetë shkurtuar. Mund të jetë shkurtuar nga barku i nënës, nga pozicioni që ka ndenjur në barkun e nënës, mund të jetë tërhequr padashje gjatë kohës së lindjes për arsye jetike nga mjekët, mund që vetë prindërit gjatë javëve të para të lindjes së fëmijës ta kenë lënë gjithmonë në të njëjtin pozicion.”

Për mbajtjen e kokës në një anë, fizioterapistja tha se është shumë e lehtë kur trajtohet në kohën e duhur. Por, nga ana tjetër nëse gjendja agravon sugjerohet ndërhyrja kirurgjikale, për shkak se mund të japë deformime të kokës dhe fytyrës.

“Ka raste kur kjo situata është më e rëndë, kur duhet ndërhyrja kirurgjikale. Por, në këto raste është aq shumë e theksuar saqë fëmijës i shfaqen dhe deformime të kokës, madje edhe të fytyrës disa herë në mimika. Ndikon dhe në simetrinë e fytyrës. Sa më shpejt të kapet dhe të mos neglizhohet, mirë është që të ketë një kontroll tek specialistët për ta parë dhe për ta parandaluar. Gjithmonë është më mirë që të parandalosh se sa të trajtosh.”/tvklan

Paracetamoli në shtatzëni mund të ndikojë në shëndetin mendor të fëmijëve

By: b b
18 February 2025 at 13:59

Përdorimi i paracetamolit në shtatzëni mund të ndikojë tek shëndeti i bebit, duke shtuar riskun për t’u prekur nga hiperaktiviteti.

Edhe studime të tjera të mëparshme kanë gjetur një lidhje mes përdorimit të paracetamolit nga nënat gjatë shtatzënisë, dhe indeksit më të lartë te bebet për të zhvilluar ADHD, me një diagnostikim gjatë viteve të para të jetës deri në 3 herë më të larta, në krahasim me ata fëmijë, nënat e të cilëve nuk e kishin përdorur aspak.

Studimi i fundit ka marrë një kampion prej 300 nënash, ndërkohë që një tjetër i mëparshëm me mbi 2.5 milionë nëna e fëmijë ishte me rezultate kontrastuese mes ilaçit me përdorim kaq të gjerë, dhe ndikimi në zhvillimin neurologjik te fëmijës.

Rezultatet e punës kërkimore të Universitetit të Ashington në Seattle janë publikuar ne revistën Nature Mental Health.

ADHD është një shqetësim neurologjik që karakterizohet nga hiperaktivitet, impulsivitet, mungesë vëmendjeje e organizimi.

Klan News

❌
❌