Kosova, pa Kuvend/ Përfundon afati, Veliu: Mund të kemi zgjedhje të parakohshme
Analisti Lulzim Veliu thotë se në Kosovë mund të kemi zgjedhje të parakohshme, teksa dështuan 54 seanca për konstituimin e Kuvendit.
Në një intervistë për “NewsHour” në ABC News, Veliu u shpreh se përgjegjësia më e madhe për mos konstituimin e Kuvendit, i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ishte vazhdimësi e atij rrugëtimi pa asnjë adresë, pa asnjë përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur. Të zgjedhurit e popullit nuk realizuan detyrën e tyre, përgjegjësia më e madhe bie mbi forcën më të madhe, LVV. Jemi në një rrugë, ku nuk e dimë si do jetë vazhdimi i kësaj drame. Mbetëm në këtë ngërç, për të përfunduar në përfundimin kur erdhëm. Nuk është problemi te zonja Haxhiu, por pamundësia për të krijuar shumicën, si nga LVV, dhe ato ish opozitare. Në këtë mënyrë, kaoi e gjithë kjo situatë, sipas të gjitha gjasave, pritet që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk kanë të drejtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pa një vendim, që pritet të merret brenda dy javësh.”, theksoi ai./abcnews.al