Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qyteti i Pogradecit mirëpret rikthimin e një prej festave më të dashura dhe autentike të zonës: “Mokra n’Fest”

Nga brigjet e liqenit e deri në zemër të malësive, muaji gusht është kthyer në një mozaik festash dhe ngjarjesh kulturore në çdo cep të Shqipërisë. Në këtë atmosferë të ngrohtë verore, qyteti i Pogradecit mirëpret rikthimin e një prej festave më të dashura dhe autentike të zonës: “Mokra n’Fest”, më 16 gusht 2025. Kjo festë është më shumë sesa një ngjarje – është një përjetim i gjallë i rrënjëve…

Source

Nju Jorku nuk quhej gjithmonë kështu. Hollandezët e këmbyen vendin me një ishull erëzash në Inditë Lindore!

Fillimisht, ky metropol kishte një emër krejtësisht të ndryshëm: New Amsterdam (Amsterdami i Ri). Ishte një koloni holandeze, e themeluar në shekullin e 17-të nga të njëjtët navigatore që kishin eksploruar detet anembanë botës. Por ja pjesa më e pabesueshme e historisë. Holandezët ua ceduan këtë territor anglezëve – dhe a e dini në këmbim të çfarë? Një ishulli të vogël dhe të largët në Inditë…

Source

Nuk i ndahen përndjekjet ish-presidentit Bill Klinton, e thërrasin të dëshmojë për çështjen Epstein

Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i kryesuar nga republikani James Comer, ka ndërmarrë një veprim të paprecedent duke thirrur në gjyq disa ish-zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë Bill dhe Hillary Clinton si dhe ish-drejtorin e FBI-së James Comey, në kuadër të hetimeve për lidhjet dhe dokumentet që lidhen me Jeffrey Epstein. Komiteti kërkon gjithashtu që…

Source

Kinezi Hongping Xiao dhe mediat shqiptare!

Pas skandalit të Bankers, dosja e prokurorisë tregon edhe një një tjetër skemë se si një korporatë gjigante pa konkurencë në tregun vendas përdor reklamat për të blerë heshjten e mediave. Prokuroria ka zbardhur skemën e BANKERS e cila tregon se kjo kompani përmes kontratave të fryra të reklamave ka paguar miliona lekë në mediat kombëtare për të ndalur zërat kritikë dhe për të fshehur protestat e…

Source

Qeveria vendos: Të hiqen të gjitha linjat e internetit dhe korentit në ajër

Tirana dhe krejt qytetet e vendit janë kthyer në “merimanga” ajrore të shumëfishta aqsa të krijon pamjen e një filmi horror. Por mësohet se kryeministri Rama ka lëshuar një urdhër të prerë kompanive të internetit në Tiranë dhe krejt Shqipërinë që të marrin masa urgjente për ti hequr linjat e internetit dhe kabllot e OSHEE nga ajri dhe të futen nëntokë. Në fakt kush e shikon Tiranën se si rrugët…

Source

Policia arreston 27-vjeçarin me pistoletë në dorë dhe me fishekë në gojë në Tiranë

Reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 27-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Në pranga edhe vëllai i tij, i cili fshehu armën e zjarrit menjëherë pas ngjarjes. Sekuestrohen arma e zjarrit, me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe një automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6…

Source

Presidentja maqedonase pas thirrjeve antishqiptare: Turpi bie mbi të gjithë ne

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, tha se terrenet sportive nuk duhet të përdoren për të përhapur gjuhë të urrejtjes e fyerje. Ky reagim i Silanovska-Davkovas vjen pasi më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë pati thirrje antishqiptare nga tifozët. Ajo tha se për atë që ndodhi në Kumanovë gjatë fundjavës “turpi…

Source

E goditi rrufeja, vdes në vend 47-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja. Viktima, identifikuar me inicialet L. Ç., ishte duke ruajtur bagëtitë në një zonë malore, kur u përfshi nga stuhia. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit. Në momentin e goditjes…

Source

Çmendet moti në Itali! Një tornado e fuqishme, e papritur, pushton plazhin. Çadra dhe shezlongje në ajër…

Çmendet moti në Itali! Një ditë e zakonshme pushimi në plazhin e Maccarese, në veri të Romës, u kthye në panik të pastër kur një tornado e fuqishme përshkoi papritur zonën e mbushur me turistë. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentet dramatike kur çadrat e diellit u shkëputën nga toka dhe u ngritën në ajër, ndërsa njerëzit vraponin nëpër rërë për të shpëtuar nga kaosi. Rëra…

Source

Policia e Shtetit njofton…

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e Shtetit/Njoftim për plotësimin e formularit A1/A1Z për të gjithë punonjësit e Policisë që duan të studiojne në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, dhe për ata shtetas që kanë përfunduar shkollën e mesme edhe përpara vitit 2024 Në vijim të procedurave të konkurrimit të hapur me urdhër Nr.986, datë 08.07.2025, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit…

Source

Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale peng i kokëderrsisë së Albin Kurtit

Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale të të cilave emërohen nga Kuvendi i Kosovës, janë jofunksionale ose funksionojnë me mungesa për shkak të mosveprimit të legjislativit. Institucioni i Avokatit të Popullit, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni i Pavarur i Mediave janë në listën e këtyre institucioneve, të cilës pritet t’i shtohet edhe…

Source

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg: Brenda pak vitesh bota do jetë krejt ndryshe nga intelegjenca artificiale

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg ka një vizion: superinteligjenca duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve. Ndërkohë, falë IA, Microsofti hyri në klubin e kompanive me vlerë mbi 4 bilionë dollarë në bursë. Mark Zuckerbergu është i bindur se bota do të jetë “shumë ndryshe” brenda pak vitesh. “Jam i emocionuar të krijoj një superinteligjencë personale për të gjithë në planet”…

Source

DASH mund të kërkojë nga aplikantët për vizë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike tw dorëzojnë garanci deri në 15000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Në një njoftim që do të publikohet në Regjistrin Federal të martën, DASH-it thekson se do të nisë një program testues 12-mujor, sipas të cilit, njerëzve nga vende që konsiderohen me shkallë të larta të qëndrimeve të…

Source

Edhe luftojnë edhe bëjnë korrupsion në Ukrainë!

Nga radio gjermane DW- Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me prokurimin e armëve. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), së bashku me Zyrën e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAP), njoftuan se kishin zbuluar “përvetësim sistematik” të fondeve publike për ushtrinë, si dhe “marrjen dhe dhënien e përfitimeve të paligjshme në një shkallë veçanërisht të…

Source

Belinda Balluku: Me ekspertë shqiptarë dhe investitorë norvegjezë në favor të fermerëve të Myzeqesë

“Liqeni i Thanës është burim jete për fushën e Myzeqes, por tashmë po hyn në vitin e 70-të të funksionimit. Ndërkohë që sipërfaqet e të mbjellave janë trefishuar vetëm vitet e fundit, ndërkohë që sot në kaskadën e Devollit operojnë dy nga HEC më të rëndësishme të gjerdanit tonë energjitik, gjendemi para sfidave që kërkojnë bashkëpunim, inovacion dhe mbi të gjitha zgjidhje të favorshme për të…

Source

Presioni i Presidentit malazez ndaj zv/kryeministrit shqiptar, reagon Agron Gjekmarkaj

Deklaratë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj Shqiptarët në Mal të Zi, malsorët dhe qytetarët e Tuzit, kanë qenë dhe mbeten një faktor thelbësor në proceset demokratizuese dhe integruese të Malit të Zi. Ata kanë kontribuar me përgjegjësi dhe vizion në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike, në stabilitetin institucional dhe në orientimin perëndimor të vendit.

Source

RTSH në kolaps financiar, Eni Vasili kërkon auditim ndër vite të financave

RTSH asnjëherë nuk u bë radiotelevizion publik. Pati një fillesë të mbarë me Thoma Gëllçin, por nuk e lanë konkurentët, të cilët e futen edhe në burg! Çdo herë tjetër në këto 35 vite pluralizëm RTSH u përdor si vend pune për njerëzit e pushtetit të radhës. Të mos harrojmë se RTSH ka afro 1000 punonjës. Dhe të gjithë paguhen nga taksat e qytetarëve si dhe nga buxheti i shtetit. Ndërkohë…

Source

Shpërthim historik në Rusi: Vullkani Krasheninnikov zgjohet pas 600 vitesh, prej tërmetit 8.8 ballë

Për herë të parë në historinë moderne, vullkani Krasheninnikov në Gadishullin e Kamchatkës ka shpërthyer, duke çliruar një re hiri deri në 6,000 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe duke shkaktuar alarm në Lindjen e Largët Ruse. Sipas Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s (KVERT), shpërthimi ndodhi në orën 4:50 të mëngjesit, pak ditë pas një tërmeti të fuqishëm me…

Source

Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”

Orikum – 3 gusht 2025 Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”, i shpallur në kërkim prej muajsh si i dyshuar kryesor për vrasjen e Gentian Bejtjes në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur në mars të këtij viti. Plaku, 41 vjeç, me origjinë nga Vlora, ishte një emër i njohur për policinë shqiptare. Prej kohësh ai jetonte mes Greqisë dhe Italisë…

Source

❌