Situatë kritike! Helikopterët e emergjencave në stadiumin e Gramshit, në gatishmëri për të transportuar të plagosur
Helikopterët e emergjencave janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit në pritje për të transportuar të plagosur drejt Tiranës. Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht…