Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim online në e-Albania nga kryefamiljari
Ădo qytetar me vendbanim apo vendqĂ«ndrim nĂ« ShqipĂ«ri ka detyrimin tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«deklarimin e adresĂ«s sĂ« banimit nĂ«pĂ«rmjet e-Albania.
Por me qëllim vërtetimin e adresës së deklaruar, qytetari ka detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë me qira. E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.
âĂdo kryefamiljar ka tĂ« drejtĂ« tĂ« bĂ«jĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r ndryshimin e vendbanimit apo saktĂ«simin e vendbanimit, duke pasqyruar nĂ« portalin e-Albania njĂ« dokument certifikatĂ« pronĂ«sie, kontratĂ« qiraje, njĂ« kontratĂ« hua-pĂ«rdorje ose çdo dokument ligjor tjetĂ«r qĂ« vĂ«rteton vendbanimin e tij. Kjo kĂ«rkesĂ« merret nĂ« shqyrtim nga ana e zyrĂ«s sonĂ« dhe brenda 24 orĂ«ve, nĂ« rast se shohim njĂ« pasaktĂ«si nĂ« dokumente, e njoftojmĂ« online qytetarin qĂ« tĂ« plotĂ«sojĂ« dokumentet e nevojshme dhe brenda 72 orĂ«ve, zyra jonĂ« kryen veprimet pĂ«r ndryshimin apo saktĂ«simin e vendbanimit,â thotĂ« Jurgen Qirici, pĂ«rgjegjĂ«s i ZyrĂ«s sĂ« Gjendjes Civile nĂ« BashkinĂ« Korçë.
Zyrat e Gjendjes Civile, nga ana tjetër, janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast të mungesës së dokumentacionit, të cilin qytetarët duhet ta plotësojnë brenda tri ditëve.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili është tashmë në fuqi, po ashtu përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi që plotëson të gjitha elementet e adresës sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.
Në rastet kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa duhet të konfirmohet online nga kryefamiljari. Ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur i familjes kërkon gjithashtu shkëputjen nga familja ekzistuese në sistemin elektronik./e.t