Luçiano Squadrone është lojtari më i ri i Flamurtarit. 25-vjeçari është tjetër goditje “big” për vlonjatët. Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 600 mijë euro, që e bën tashmë mbrojtësin më të vlerësuar të Superiores. Te Flamurtari vijojnë kështu me goditjet e mëdha në Superiore, siç edhe kanë premtuar. Argjentinasi ishte për herë […]
Vasil Shkurtaj është prezantuar te AEZ Zakakiu. Klubi qipriot e ka prezantuar sulmuesin shqiptar me kontratë 1-vjeçare. Shkurtaj ishte për herë të fundit pjesë e Flamurtarit. Tashmë rikthehet pikërisht andej nga erdhi në janarin e vitit 2024. Kontributin e tij do e japë në ligën e dytë për nga rëndësia në Qipro. “Zakakiu njofton afrimin […]
Albi Alla mbylli një sezon pozitiv me Flamurtarin, duke ndihmuar ekipin të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar, por me vendimin e fundit ai ka surprizuar. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi grek PO Atsaleniou, i cili militon në Kategorinë e Tretë të futbollit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin shqiptar Albi […]
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) organizoi konkurse projektimi për stadiumet e Durrësit, Vlorës dhe Korçës, por procesi mban hije dyshimi për konflikte të mundshme interesi. Arkitektë të përfshirë në juritë e përzgjedhjes kishin lidhje me studiot fituese të projekteve.
Konkurset e dyshimta
Në vitin 2023, AKPT organizoi konkurse për rijetëzimin e stadiumeve: “Niko Dovana” (Durrës), “Flamurtari” (Vlorë) dhe “Skënderbeu” (Korçë). Morën pjesë 42 studio, të cilat paraqitën gjithsej 86 projekte.
Fituesit u shpallën në prill 2023. Për Durrësin, u përzgjodh 51N4E & Plan Comun. Në Korçë, fitoi bashkimi Cebra & ARUP & UNO. Ndërsa në Vlorë, u përzgjodh XDGA me partnerë shqiptarë dhe të huaj.
Por nëse kthehemi pas dhe shqyrtojmë procesin, përzgjedhja ngjall dyshime për mungesë transparence dhe konflikte të mundshme interesi. Juritë patën anëtarë që kishin lidhje me disa nga studiot pjesëmarrëse.
Rasti më shqetësues ishte ai i studios belge XDGA. Themeluesi i saj, Xaveer de Geyter, ishte në jurinë e stadiumit të Durrësit, ku fitoi 51N4E. Ai rezulton të ketë pasur lidhje me administratorin e 51N4E, Johan Anrys.
Juritë e konkurseve, arkitektët e nënvizuar ishin gjithashtu pjesëmarrës në garë/Citizens.al
Anrys është bashkëthemelues i studios lokale “iRI”, në të cilën ka qenë aksioner – të paktën deri në prill 2023. XDGA ka punuar me “iRI”-n në disa projekte, për shembull për zhvillimin e PDV-së për zonën e ish-Gardës.
Pra de Geyter, në jurinë e Durrësit, mori përsipër të vlerësonte si fitues projektin e bashkëpunëtorit të tij Anrys.
Peter Wilson, Špela Videčnik dhe Diogo Brito, nga juria e Korçës, ishin në kushte të tjera konflikti të mundshëm interesi. Ngjashëm Marco Casamonti, Jesus Hernandez dhe Odile Decq, nga juria e Vlorës. Po ashtu Pablo Bofill dhe Caterina Memeo nga juria e Durrësit.
Ky grup arkitektësh ishin në juri pavarësisht se studiot e tyre kishin garuar për projektet e stadiumeve.
AKPT tha për Citizens.al se juritë vepruan në fazën e dytë. Ato u ngritën pas një përzgjedhjeje paraprake që u ishte bërë projekteve nga një komision teknik.Sipas AKPT-së, pjesëmarrja e këtyre arkitektëve në juri nuk përbënte konflikt pasi studiot e tyre ishin eliminuar nga gara.
Megjithatë, rasti i XDGA-së nxjerr në pah lidhjet e ngushta të rrjetit ndërkombëtar të studiove.
Nga konkurset bie në sy anashkalimi i pushtetit vendor në Vlorë. AKPT ka marrë në juri ministren e Kulturës Elva Margaritin dhe jo kryetarin e Bashkisë Dritan Leli – asokohe në marrëdhënie të trazuara politike me kryeministrin Rama.
Qeveria i pagoi projektet me fonde publike, pa siguruar investitorë konkretë për ndërtimin e tyre. Ndërkohë dy vite më pas ajo ka nisur t’ua ofrojë për zhvillim privatëve përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH).
Rasti i parë është ai i stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, thirrja për të cilën u hap nga KISH këtë javë.
Lidhja në bashkëpunime mes 51N4E dhe XDGA/Citizens.al
Paratë publike për projekte private
Qeveria i pagoi studiot fituese për projektet e tre stadiumeve dhe zonave përreth me 1.2 milionë euro. Pagesat u kryen për “Planet e Detyruara Vendore” për secilin projekt.
Për stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”, 51N4E dhe Plan Comun u paguan me 368 mijë euro.
Megjithatë, deri në fillim të vitit 2025, asnjë investitor nuk ishte paraqitur për realizimin e tyre. Projekti i stadiumeve mbeti në nivel vizualizimi 3D, pa ndonjë plan konkret zbatimi.
Kryeministri Rama njoftoi në prill 2025 se KISH po përgatiste garën për zhvilluesit. Por Korporata nuk kishte hapur asnjë thirrje konkrete për investitorë.
Në faqen zyrtare, projektet u shfaqën pa përshkrim dhe pa afate të caktuara, së paku deri në qershor.
Më 19 qershor 2025, qeveria miratoi një VKM për transferimin e stadiumit “Niko Dovana” te Korporata. Ajo autorizohej për negocim të drejtpërdrejtë me investitorë privatë për kontrata zhvillimi.
Procesi përjashton garën për projekt-idenë, që në raste të tjera u lihet investitorëve. Në këtë rast, qeveria pagoi vetë për projektet, duke i dorëzuar privatëve një paketë të gatshme.
KISH hapi të mërkurën, datë 9 korrik, thirrjen për investitorë me afat deri më 15 shtator.
Njësoj si në rastin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe ish-“Qemal Stafën” nuk janë dhënë garanci se cilat klube futbolli do të luajnë në të. Teuta për shembull, aktualisht ka mbetur pa stadium.
Projekti 51N4E dhe Plan Comun shtrihet në mbi 76 mijë m² truall dhe parashikon përveç stadiumit (27 mijë m²), zhvillimin e një qendre multifunksionale, njësi hotelerie, tregtare dhe rezidenciale.
Sipas specifikimeve, partneri privat duhet të ketë kapacitete financiare dhe likuiditet apo mundësi financimi për së paku 9.5 milionë euro.
Kriteri bazë në kualifikimin e ofertave do të jetë mundësia e dhënies së 45% të sipërfaqes për publikun dhe avantazh do të ketë ai investitor që ofron përqindjen më të lartë.
Deri më sot KISH ka hapur disa gara për zhvillimin e pronave publike. Gara më e fundit ishte ajo për Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, thirrja për të cilën u zgjat deri në fund të muajit korrik.
Më herët janë shpallur fituesit për “VOID Tower”, stadiumin “Selman Stërmasi” dhe vilat qeveritare në Velipojë dhe Vlorë.
Vasil Shkurtaj nuk është më pjesë e ekipit të Flamurtarit. Pas vetëm një sezoni e gjysmë, klubi vlonjat dhe sulmuesi 33-vjeçar kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin. Mësohet se Vasil Shkurtaj do ta vijojë karrierën e tij në Qipro dhe ndoshta me shumë mundësi tek Enad Polis, aty ku ka qenë edhe më parë, pikërisht përpara […]
Flamurtari nuk ka të ndalur në këtë merkato vere. Vlonjatët po duken të frikshëm në këtë edicion teksa së fundmi kanë prezantuar edhe mesfushorin Hamza Ramani. 22-vjeçari ka qenë një nga emrat më të vlerësuar në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ku ai së fundmi ka qenë pjesë e Shkupit, klub në të cilin ka mbajtur […]
Christ Evo Ememe do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Flamurtarit. Sulmuesi nigerian dhe klubi vlonjat i Superiores kanë vendosur që të zgjasin bashkëpunimin mes tyre. Në sezonin që lamë pas, 24-vjeçari nigerian bëri mjaft mirë me fanellën kuqezi. Në 30 ndeshje që mori pjesë në Kategorinë e Parë dhe Kupë, ai ia […]
Flamurtari gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar dy lojtarë. I pari është Jose Rodriguez i cili prej ditësh ishte konfirmuar se kishte firmosur për vlonjatët. Rodrigez është 30 vjeç dhe prej gushtit të kaluar qëndronte pa ekip. Eksperienca e fundit ishte me Adana Demirspor në Turqi. Kulmin e karrierës e pati te Real Madrid. Pikërisht […]
Flamurtari vijon përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa një tjetër futbollist i është bashkuar kuqezinjve.
Këtë herë drejtuesit e klubit kanë udhëtuar deri në Spanjë për të gjetur një mesfushor, teksa gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Jose Rodriguez Martinez, i cili më herët ka mbajtur veshur fanellën e Real Madrid.
30-vjeçari ishte prej kohësh në survejim nga drejtuesit kuqezi, të cilët arritë ndhe akordin me lojtarin. Rodriguez ka një karrierë të pasur ku krahas Real Madrid, ka luajtur dhe për Deportivo La Coruna, Galatasaray, Mainz, Malaga, si dhe me skuadra të tjera të njohura në kontinentin e vjetër. Ai cilësohet përforcimi i duhur në repartin difensiv, pasi mund të aktivizohet si mbrojtës qendre dhe mesfushor “6”.
Gjatë qëndrimit në Madrid ofertat ndaj Rodriguez ishin të shumta, ku asokohe lojtari u bë i njohur për refuzimin që i bëri Arsenalit, por dhe marrëdhëniet e mira me trajnerin Mourinho.
Më poshtë është dhe skeda e lojtarit 30-vjeçar, i cili ka veshur dhe fanellën e ekipeve zinxhir të kombëtares iberike, por jo skuadrën A.
Lushnja duket tepër aktive në këtë merkato veres. Pas Jurgen Goxhës, lagunarët kanë prezantuar ditën e sotme një emër të rëndësishëm për repartin ofensiv. Bëhet fjalë për sulmuesin vlonjat, Ardit Hoxhaj, i cili pas “divorcit” me Flamurtarin, i është bashkuar skuadrës së Erion Xhafës. Hoxhaj ka firmosur një kontratë 1 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për […]
Disa ditë pas prezantimit të trajnerit Carlos Garcia, te Flamurtari nuk kanë humbur kohë, për të kompletuar edhe stafin teknik, teksa sot kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Krahas, Garcias, Liçajt, Ribajt dhe Ferkos, pjesë e stafit të Flamurtarit do të jetë edhe përgatitësi atletik, Anibal Gonzalez, i cili ka një CV […]
Trimror Selimi është futbollisti më i ri i Deçiqit. Pasi mbylli aventurën e tij me Flamurtarin, sulmuesi 24-vjeçar ka vendosur që të nisë një të re me ekipin shqiptar në Malin e Zi. Kujtojmë se Deçiqi është në Kupat e Evropës. Tashmë Selimi dhe klubi shqiptar do të përgatiten për ndeshjen e Conference League, ku […]
Ardit Hoxhaj ka shpërthyer pas largimit nga Flamurtari. Sulmuesi vlonjat ka shigjetuar Andrea Agostinelin, për trajtimin ndaj tij. 30-vjeçari u rikthye në verën e kaluar te Flamurtari, por minutat ishin të pakta. Për këtë Hoxhaj kujton se Agostineli ka ndikuar tek ai edhe kur luante te Skënderbeu. Postimi i Ardit Hoxhajt: “Pershendetje! Dua tu beje […]
Flamurtari i Vlorës ka bërë zyrtare emërimin e Carlos García si trajner i ri i skuadrës, duke nisur kështu një kapitull të ri në pankinën kuqezi. Spanjolli vjen me një përvojë të pasur si ndihmëstrajner, pasi ka qenë pjesë e stafit teknik të Chicago Fire në MLS dhe më herët edhe tek Udinese në Itali. […]
Në këtë rikthim në elitë, Flamurtari befason jo pak duke i besuar stolin një tekniku spanjoll. Prej kohësh flitet si Sinan Idrizi do t’i besonte stolin kuqezi emrave të njohur të futbollit shqiptar, si Shpëtim Duro apo Mirel Josa, por në fund në Vlorë zbarkoi Carelos Garcia, një trajneri spanjoll. Në karrierën, Garcia ka mbajtur […]
Carlos Garcia Badias është zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtari Football Club. Ekipi i vlonjatëve i është besuar, 41-vjeçarit spanjoll. Flamurtari do të bëhet kështu ekipi i tij i dytë që ai do të drejtojë nga stoli.
“Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, ka shkruar në rrjetet sociale, ekipi vlonjat.
Trajneri spanjoll e ka nisur karrierën te Dangdai në Kinë si ndihmës. Në vitin 2022 mori drejtimin e TLV Bat Yam, ekipi i vetëm ku ka qenë trajner i parë.
Më pas ishte Serie A, ekipi ku Carlos Garcia Badias vazhdoi rrugëtimin si asistent teknik te Udinese dhe më pas në SHBA si ndihmëstrajner te Chicago.
Carlos Garcia Badias ka lindur në Barcelonë dhe ka luajtur me Espanyol, Almeria, Real Betis, Macabi Tel Aviv apo edhe Alanyaspor./abcnews.al
Flamurtari ka zgjedhur trajnerin që do ta drejtojë skuadrën në sezonin e ri futbollistik dhe ai është një spanjoll. Gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj ka zbuluar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Carlos Garcia-n. Spanjolli ka zbarkuar në Vlorë ku ka hedhur firmën për të drejtuar vlonjatët, ndërsa burime bëjnë me dije që presidenca i ka vendosur si kusht fitimin e titullit kampion.
Garcia është një emër i ri në trajning, ndërsa më herët ka qenë zv.trajner te Chicago, si dhe në Itali tek Udinese. Sa i përket karrierës si futbollist, në pjesën më të madhe ka luajtur në vendlindje. Takimi mes palëve është mbajtur në Itali, aty ku dhe janë dakordësuar kushtet e kontratës.
Flamurtari pak muaj më parë siguroi ngjitjen në elitë, ndërsa dëshiron me patjetër fitimin e titullit. Burime nga klubi kuqezi bëjnë me dije se aktualisht janë kryer 4 lëvizje në merkato, lojtarë që aktivizoheshin jashtë kufijve.
Flamurtari ka prezantuar blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Klubi njofton se ka siguruar shërbimet e portierit maqedonas, Igor Aleksovski, i cili nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit. Gardiani nga Maqedonia ishte dëshirë e Tiranës, por duket se tashmë ka zgjedhur vlonjatët për të vijuar karrierën. 30-vjeçari është aktivizuar […]
Gianni De Biasi ka mohuar kategorikisht lajmet e përhapura së fundmi në media për një kalim të mundshëm te klubi i Flamurtarit. I kontaktuar nga Euronews Albania, tekniku italian u shpreh i habitur nga spekulimet dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me klubin vlonjat. “Është diçka e pabesueshme… Nuk kam folur kurrë me […]
Ditët e fundit, mediat sportive shqiptare kanë raportuar për një lëvizje të mundshme surprizë nga drejtuesit e Flamurtarit të Vlorës, të cilët thuhet se janë duke tentuar rikthimin në Shqipëri të trajnerit të njohur italian, Gianni De Biasi.
Emri i De Biasit është i lidhur ngushtë me një nga kapitujt më të ndritur të futbollit shqiptar, pasi ishte ai që udhëhoqi Kombëtaren drejt kualifikimit historik në Kampionatin Evropian “Euro 2016”.
Megjithatë, përflitet se drejtuesit e klubit vlonjat, të cilët po punojnë për një projekt ambicioz rikthimi në elitë, po kërkojnë një figurë të njohur për të sjellë stabilitet dhe për të rritur profilin e skuadrës.
Në këtë kuadër, përmendja e De Biasit ndezi menjëherë interesin e opinionit publik.
Por, i kontaktuar nga gazetarja e A2 CNN, Dea Kozma, vetë trajneri italian i ka mohuar këto zëra.
“Nuk më ka kontaktuar askush nga Flamurtari. Nuk mund të them sesi do të shkojnë gjërat në të ardhmen, por tani nuk ka asgjë”, është shprehur ai për A2 CNN.
Ky reagim hedh poshtë për momentin mundësinë e një bashkëpunimi mes palëve, megjithatë lë një derë hapur për të ardhmen.