❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kush është shefi i Forcave izraelite që kundërshton planin për të pushtuar Gazën?

Muaji i mjaltit midis Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili shkurtin e kaluar e zgjodhi atë për të zëvendësuar Herzi Halevi, duket se ka qenë jetëshkurtër.

Zamir, shefi i 24-t i Forcave tĂ« Armatosura tĂ« Izraelit, ka shprehur dyshime dhe rezistencĂ« ndaj planit tĂ« Netanyahut pĂ«r tĂ« pushtuar GazĂ«n. “NĂ«se ai nuk Ă«shtĂ« dakord, duhet tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen”, thanĂ« burime nĂ« zyrĂ«n e kryeministrit.

Megjithatë, sipas Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, Zamir ishte gjithmonë favoriti për të zëvendësuar Halevi-n, i cili, duke dhënë dorëheqjen në janar, kishte marrë përgjegjësinë për dështimin e 7 tetorit.

Ai arriti të mbizotërojë mbi dy kandidatët e tjerë, Gjeneralin Amir Baram, zëvendësin e Halevi-t, dhe Gjeneralin Tamir Yadai, kreun e forcave tokësore të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit. Kjo falë përvojës së tij të konsiderueshme në menaxhimin e sistemeve të sigurisë dhe sfidave të sigurisë kombëtare.

Më parë, Zamir ka shërbyer si Zëvendës Shef i Shtabit, Shef i Komandës Jugore të Forcave të Armatosura të Izraelit dhe Sekretar Ushtarak i Kryeministrit. I emëruar Drejtor i Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2023 nga Ministri i atëhershëm Yoav Gallant, Zamir kishte shprehur qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, por më pas u tërhoq me kërkesë të Katz.

Në prag të lirimit të tre pengjeve të para, Zamir udhëzoi Ministrinë e Mbrojtjes që të vinte në dispozicion të gjitha burimet për zbatimin e marrëveshjes, pritjen e pengjeve të kthyera dhe mbështetjen për familjet e tyre. /E.T

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të entuziazmuar.

Festivali pati pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, me një prani të veçantë të një numri të madh fansash nga Turqia, të cilët u bënë pjesë e atmosferës unike që ofron kjo ngjarje.

NjĂ« nga pjesĂ«marrĂ«set e kĂ«tij festivali ishte edhe aktorja dhe influencerja MĂŒge Boz, e cila ndau nĂ« rrjetet e saj sociale disa pĂ«rshtypje tĂ« sinqerta pĂ«r pĂ«rvojĂ«n e saj dhe pĂ«r artistĂ«t qĂ« performuan gjatĂ« festivalit.

NĂ« mesazhet e saj, ajo veçoi po ashtu reperin shqiptar Ledri Vula si njĂ« nga emrat qĂ« i tĂ«rhoqĂ«n mĂ« shumĂ« vĂ«mendjen. NĂ« njĂ« postim tĂ« shkurtĂ«r, MĂŒge shkroi:

“Ledri Vula ishte nga emrat qĂ« mĂ« tĂ«rhoqĂ«n vĂ«mendjen. Ai konsiderohet reperi mĂ« i mirĂ« i KosovĂ«s. Edhe pse nuk jam fanse e rap-it, muzika e tij mĂ« pĂ«lqeu shumĂ«, ndaj vendosa ta pĂ«rfshij nĂ« sugjerimet e mia pĂ«r ju”.

Por ajo qĂ« e bĂ«ri momentin edhe mĂ« special ishte reagimi i vetĂ« Ledri VulĂ«s. PĂ«r habinĂ« e ndjekĂ«sve, reperi komentoi nĂ« postimin e MĂŒge Boz, duke i shprehur falĂ«nderimet e tij nĂ« gjuhĂ«n turke.

Ai gjithashtu shtoi me njĂ« mesazh nĂ« anglisht: “Shihemi vitin tjetĂ«r,” duke treguar entuziazmin pĂ«r njĂ« rikthim tĂ« mundshĂ«m nĂ« Sunny Hill Festival./E.T

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA, ende nuk e ka marrë trupin e tij, më shumë se dy muaj pasi ai u zhduk.

JavĂ«n e kaluar, ushtari nĂ« pension i UshtrisĂ« Amerikane Anthony Aguilar, i cili punonte si mercenar pĂ«r GHF-nĂ«, tha se pa forcat izraelite tĂ« vrisnin Abdulrahim ‘Amir’ al-Jaraba mĂ« 28 maj ndĂ«rsa punonte nĂ« njĂ« pikĂ« shpĂ«rndarjeje ndihmash tĂ« GHF-sĂ« nĂ« jug tĂ« GazĂ«s.

“Ky djalĂ« i ri, Amiri, erdhi tek unĂ« zbathur dhe me rroba tĂ« grisura qĂ« i vareshin nga trupi i tij i dobĂ«t. Ai kishte ecur 12 km pĂ«r tĂ« shkuar atje, dhe kur arriti atje, na falĂ«nderoi pĂ«r mbetjet dhe thĂ«rrimet e vogla qĂ« i kishin dhĂ«nĂ«. Ai i vendosi nĂ« tokĂ«, la ushqimin e tij poshtĂ«, dhe vendosi duart nĂ« fytyrĂ«n time, nĂ« anĂ«t e fytyrĂ«s sime, nĂ« faqet e mia, kĂ«to duar tĂ« brishta, tĂ« dobĂ«ta i vendosi nĂ« fytyrĂ«n time, dhe mĂ« puthi. Ai mĂ« puthi dhe tha faleminderit nĂ« anglisht, faleminderit. Dhe ai mblodhi gjĂ«rat e tij dhe u kthye te grupi”, tha Aguilar.

Pastaj e qëlluan me sprej piperi, gaz lotsjellës, granata zhurmuese dhe plumba në këmbë dhe pastaj në ajër, dhe ai iku me vrap nga frika, ndërsa ushtria izraelite qëlloi në turmë.

“Ata qĂ«lluan nĂ« kĂ«tĂ« turmĂ« dhe palestinezĂ«t – civilĂ«, qenie njerĂ«zore – bien pĂ«rtokĂ«, qĂ«llohen. Dhe Amiri ishte njĂ« prej tyre”, tha ai.

KushĂ«riri i Amirit, Qusai al-Jarabe’a, tha se familja kishte shpresuar qĂ« ai tĂ« ishte ende gjallĂ« pavarĂ«sisht se ishte zhdukur mĂ« shumĂ« se dy muaj mĂ« parĂ«.

“Ai Ă«shtĂ« ende i zhdukur, fati i tij Ă«shtĂ« i panjohur”, tha Qusai, duke iu referuar faktit se trupi i tij nuk Ă«shtĂ« gjetur ende.

“TĂ« gjithĂ« janĂ« zemĂ«rthyer. Por ai nuk Ă«shtĂ« fĂ«mija i parĂ«, as nuk do tĂ« jetĂ« i fundit qĂ« zhduket. Izraeli synon fĂ«mijĂ«t”, shtoi ai.

QĂ« nga 28 maji, kur thuhet se Amiri vizitoi njĂ« vend ndihme tĂ« GHF nĂ« jug tĂ« GazĂ«s, njerka e tij Siham al-Jarabe’a tha se kishte kontaktuar çdo klinikĂ« dhe spital funksional duke kĂ«rkuar ndonjĂ« shenjĂ« jete.

“Ai shkoi pĂ«r tĂ« marrĂ« ushqim dhe nuk u kthye mĂ« kurrĂ«. NĂ«se qeni do tĂ« ishte zhdukur kĂ«shtu, njerĂ«zit do tĂ« kishin pyetur se ku shkoi – por pĂ«r shkak se Ă«shtĂ« njĂ« fĂ«mijĂ« palestinez, bota hesht”, tha ajo. /e.t

Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Me shumë gjasë e keni në kuzhinë

Studiuesit nga Universiteti William Paterson në New Jersey kanë analizuar 41 lloje të ndryshme frutash, duke i renditur në bazë të përmbajtjes së lëndëve ushqyese esenciale për kalori. Në krye të listës ka dalë pikërisht ai frut i thjeshtë që shumë prej nesh e përdorin çdo ditë: limoni.

Kur mendojmë për frutin më të shëndetshëm në botë, shumica prej nesh do të parashikonin ndonjë frut tropikal, të rrallë apo të kushtueshëm. Por, rezultati befasues i këtij studimi nxjerr në pah rëndësinë e ushqimeve të zakonshme me vlera të jashtëzakonshme.

ÇfarĂ« kanĂ« zbuluar shkencĂ«tarĂ«t?

Ekipi hulumtues e vlerĂ«soi çdo frut nĂ« bazĂ« tĂ« asaj qĂ« quhet “dendĂ«si ushqyese”, pra, sasia e lĂ«ndĂ«ve ushqyese tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« ofron njĂ« ushqim pĂ«r çdo 100 kalori. Kjo metodĂ«, e pĂ«rdorur edhe nga CDC (Centers for Disease Control and Prevention), synon tĂ« promovojĂ« ushqime qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« parandalimin e sĂ«mundjeve kronike.

Limonët, vitaminë C dhe shumë më tepër

Në vend të parë u rendit limoni, falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në rigjenerimin e indeve. Vetëm një limon mbulon mbi 50% të nevojës ditore për vitaminë C, transmeton Telegrafi.

Por përfitimet nuk mbarojnë me kaq.

â–Ș Redukton lodhjen dhe pĂ«rmirĂ«son lĂ«kurĂ«n, falĂ« antioksidantĂ«ve qĂ« luftojnĂ« dĂ«met e shkaktuara nga radikalet e lira, stresi oksidativ, ndotja dhe mungesa e gjumit.

â–Ș Ndihmon tretjen – aciditeti i limonit stimulon prodhimin e acidit klorhidrik nĂ« stomak, duke pĂ«rmirĂ«suar tretjen dhe thithjen e lĂ«ndĂ«ve ushqyese.

â–Ș Pastron mĂ«lçinĂ« – pĂ«rbĂ«rĂ«sit bioaktivĂ« nĂ« limon, si limonoidet, ndihmojnĂ« nĂ« detoksifikimin natyral tĂ« organizmit.

Vlera të mëdha në një frut të vogël

Limoni përmban gjithashtu kalium, i cili ndihmon në mbajtjen e presionit të gjakut në nivele të shëndetshme, si dhe flavonoide, që njihen për efektin pozitiv në shëndetin kardiovaskular. Po ashtu, fibra si pektina ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe mbështesin florën e zorrëve.

Ndryshe nga shumĂ« fruta tĂ« tjerĂ«, limoni ka pak sheqer dhe njĂ« indeks glikemik tĂ« ulĂ«t – njĂ« kombinim ideal pĂ«r ata qĂ« kujdesen pĂ«r nivelet e sheqerit nĂ« gjak.

Përfundim

NĂ« njĂ« kohĂ« kur tregu ushqimor ofron pafundĂ«sisht produkte “superfood” tĂ« shtrenjta dhe tĂ« reklamuar, ky studim rikujton se ndonjĂ«herĂ« zgjidhja mĂ« e shĂ«ndetshme gjendet nĂ« mĂ« tĂ« thjeshtĂ«n. Limoni Ă«shtĂ« i lirĂ«, i gjithanshĂ«m dhe, sipas shkencĂ«s, ndĂ«r frutat mĂ« tĂ« fuqishĂ«m pĂ«r shĂ«ndetin tonĂ«./e.t

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

NjĂ« kopsht zoologjik nĂ« DanimarkĂ« ka vendosur tĂ« bĂ«jĂ« thirrje publike pĂ«r njĂ« “donacion ndryshe”.

Ai po kĂ«rkon kafshĂ« shtĂ«piake “tĂ« padĂ«shiruara, por tĂ« shĂ«ndetshme” – si pula, lepuj, madje edhe kuaj – pĂ«r grabitqarĂ«t qĂ« strehohen aty.

NĂ« vend tĂ« lodrave pĂ«r kafshĂ«t, tani ata po kĂ«rkojnĂ« “ushqim tĂ« freskĂ«t dhe me gĂ«zof”.

Sipas kopshtit zoologjik Aalborg, kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« “natyrale” pĂ«r t’i bĂ«rĂ« qejfin njĂ« tigri qĂ« ka menduar gjithĂ« ditĂ«n “pĂ«r njĂ« vakt tĂ« shijshĂ«m”.

Kështu, për ata pronarë që vendosin të bëjnë një gjë të tillë, kafshët e tyre mund të përfundojnë në barkun e ndonjë luani të uritur. /E.T

Parashikimi i Baba Vangës për alienët për vitin 2025/ Disa besojnë se po bëhet realitet

Baba Vanga, një parashikuese bullgare e ndjerë që ndërroi jetë më shumë se një çerek shekulli më parë, mbetet një trend aktiv në rrjetet sociale për shkak të parashikimeve të saj.

Emri i saj u bë trend kohët e fundit për shkak të një parashikimi të lidhur me alienët që bëri për vitin 2025.

Baba Vanga ka bërë një sërë parashikimesh ogurzeza për vitin 2025, shumica e të cilave përfundojnë në një lloj shkatërrimi masiv dhe vdekjesh.

Mistikja parashikoi se “alienĂ«t” do tĂ« vizitojnĂ« TokĂ«n nĂ« vitin 2025.

Parashikimi ka krijuar një bujë në rrjetet sociale dhe disa përdorues besojnë se profecia po bëhet realitet me zbulimin e një objekti misterioz, 3I/ATLAS, i cili po shkon drejt Tokës.

Sipas raportimeve, Vanga paralajmĂ«roi: “NjerĂ«zimi do tĂ« bĂ«jĂ« kontakt me jetĂ«n jashtĂ«tokĂ«sore, duke çuar ndoshta nĂ« njĂ« krizĂ« globale ose apokalips.”

Objekti misterioz, 3I/ATLAS vlerësohet të jetë afërsisht sa madhësia e një qyteti të madh si Manhattan.

Shkencëtarët zbuluan 3I/ATLAS duke përdorur një teleskop në Kili, dhe shpejtësia dhe trajektorja e tij kanë ngjallur interes në origjinën e tij dhe kërcënimin e mundshëm për Tokën.

A është një anije kozmike aliene?

Disa shkencëtarë, përfshirë profesorin e Harvardit Avi Loeb, kanë pohuar se 3I/ATLAS mund të jetë një anije kozmike aliene për shkak të karakteristikave të tij të pazakonta.

Ndërkohë, të tjerë thonë se mund të jetë një asteroid ose kometë.

Agjencia hapësinore NASA tha se 3I/ATLAS do të arrijë pikën e tij më të afërt me Diellin rreth 30 tetorit 2025, në një distancë prej rreth 210 milionë kilometrash.

Do të mbetet brenda orbitës së Marsit.

Sipas raportimeve, 3I/ATLAS pritet t’i afrohet TokĂ«s nĂ« nĂ«ntor 2025, por NASA tha se nuk pĂ«rbĂ«n kĂ«rcĂ«nim pĂ«r TokĂ«n dhe do tĂ« mbetet larg. /e.t

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thirri sot një takim të kufizuar sigurie, sipas mediave në vend, por mbledhja e kabinetit të sigurisë mësohet se është shtyrë pa një vendim.

Channel 12 raportoi se Benjamin Netanyahu e ka thirrur këtë takim të ngushtë me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, shefin e shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Eyal Zamir dhe ministrin e çështjeve strategjike, Ron Dermer përpara një mbledhjeje të plotë të kabinetit të sigurisë më vonë këtë javë.

Në mbledhjen e sigurisë, mësohet se do të diskutoheshin disa mundësi për vazhdimin e luftës në Gaza.

Qëllimi i këtij takimi ishte të finalizohej një plan për ta paraqitur më vonë këtë javë në takimin më të gjerë të kabinetit, shtoi Channel 12.

Por zyra e Benjamin Netanyahut ka njofutar se Mbledhja e kabinetit të sigurisë është shtyrë.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi sot njĂ« diskutim tĂ« kufizuar pĂ«r sigurinĂ« qĂ« zgjati rreth tre orĂ«, nĂ« tĂ« cilin shefi i shtabit paraqiti opsionet pĂ«r vazhdimin e fushatĂ«s nĂ« Gaza.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë të përgatitura të zbatojnë çdo vendim të marrë nga Kabineti Politik dhe i Sigurisë.

Mbledhja e plotĂ« e kabinetit tĂ« sigurisĂ« pritet mĂ« vonĂ« kĂ«tĂ« javĂ«, ndĂ«rsa Netanyahu dhe ekipi i tij thuhet se planifikojnĂ« njĂ« “pushtim tĂ« plotĂ«â€ tĂ« GazĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e kabinetit tĂ« kryeministrit tĂ« Izraelit, Benjamin Netanyahu./e.t

Gjenerali më i lartë francez paralajmëron: Rusia mund të sulmojë brenda pesë vitesh

Thierry Burkhard, shefi nĂ« largim i Forcave tĂ« Armatosura, thotĂ« se Europa ka shumĂ« punĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ«, pasi Rusia po armatoset me njĂ« ritĂ«m tĂ« tillĂ« qĂ«, sipas gjeneralit Thierry Burkhard, mund tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« njĂ« “kĂ«rcĂ«nim real” pĂ«r EuropĂ«n brenda pesĂ« vitesh.

Kjo është ndër vlerësimet më pesimiste në mesin e kolegëve të tij në fushën ushtarake dhe të inteligjencës.

Deri nĂ« vitin 2030, thotĂ« ai pĂ«r The Economist, “Rusia do tĂ« ketĂ« sĂ«rish kapacitetin pĂ«r tĂ« paraqitur njĂ« kĂ«rcĂ«nim ushtarak ndaj vendeve perĂ«ndimore, dhe sidomos atyre europiane.”

Pas katër vitesh në krye të ushtrisë franceze, gjenerali Burkhard do të largohet nga detyra më 1 shtator.

Në vitin 2021, përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, ai paralajmëroi në të njëjtën gazetë se Europa duhej të përgatitej për një luftë me intensitet të lartë.

Sot, ai ngre alarmin se pĂ«rvoja luftarake e RusisĂ«, masa e saj e madhe dhe aftĂ«sia pĂ«r tĂ« duruar e bĂ«jnĂ« atĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« rrezikshme: nĂ« njĂ« konflikt tĂ« mundshĂ«m, populli rus do tĂ« pĂ«rballonte “pesĂ« minuta mĂ« shumĂ« se ne”.

Megjithatë, ka edhe arsye për optimizëm. Sipas gjeneralit Burkhard, ushtria amerikane nuk do të largohet nga Europa, edhe pse mund të reduktojë praninë e saj.

Ai pĂ«rmend gjithashtu forcimin e lidhjeve dypalĂ«she, veçanĂ«risht mes BritanisĂ«, FrancĂ«s dhe GjermanisĂ«, drejtuesit e tĂ« cilave janĂ« takuar kohĂ«t e fundit, si njĂ« vizion konkret pĂ«r tĂ« ardhmen e “shtyllĂ«s europiane tĂ« NATO-s”.

NĂ« vitet e fundit, aleatĂ«t e NATO-s kanĂ« filluar tĂ« artikulojnĂ« plane konkrete pĂ«r mbrojtjen rajonale: çfarĂ« forcash duhen, kush do t’i ofrojĂ« dhe ku do tĂ« pĂ«rballen.

Megjithatë, pothuajse asnjë nga aleatët europianë nuk i përmbush këto objektiva. Dhe një tërheqje e mundshme e SHBA-ve vetëm do ta thellonte hendekun.

Disa, paralajmĂ«ron ai, mund ta pĂ«rdorin kĂ«tĂ« si justifikim pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« se “nĂ«se nuk i kemi tĂ« gjitha kĂ«to [pajisje], nuk jemi nĂ« gjendje tĂ« veprojmĂ«â€.

Europa, sipas tij, nuk mund ta kopjojĂ« qasjen “industriale dhe mekanike” tĂ« AmerikĂ«s ndaj luftĂ«s — e cila synon tĂ« tejkalojĂ« kundĂ«rshtarin pĂ«r tĂ« ulur rrezikun nĂ« minimum.

UshtritĂ« europiane do tĂ« duhet tĂ« bĂ«jnĂ« mĂ« shumĂ« me mĂ« pak, “duke marrĂ« mĂ« shumĂ« rreziqe, duke qenĂ« mĂ« tĂ« lĂ«vizshme”.

NĂ« rast se oficerĂ«t amerikanĂ« largohen nga selia e NATO-s, nuk Ă«shtĂ« e domosdoshme tĂ« zĂ«vendĂ«sohen njĂ« pĂ«r njĂ«. EuropianĂ«t mund tĂ« “gjejnĂ« mĂ«nyra pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« strukturĂ« tĂ« re komanduese me oficerĂ«t qĂ« u kanĂ« mbetur”.

Forcat e armatosura europiane duhet gjithashtu të përshtaten me ndryshimet në natyrën e luftës.

FushĂ«betejat nĂ« UkrainĂ« janĂ« mĂ« transparente se kurrĂ« mĂ« parĂ«: luftĂ«tarĂ«t mund tĂ« “shohin pas çdo shkurre”.

Nga kjo ai nxjerr dy mësime. I pari ka të bëjë me ekonominë e vrasjes.

Armët me teknologji të lartë mbeten të domosdoshme, ndërkohë Franca në korrik njoftoi rifillimin e prodhimit të raketave kruz SCALP pas një ndërprerjeje 15-vjeçare, por municionet e lira janë po aq të nevojshme për të lodhur armikun.

“Na duhen FerrarĂ«t herĂ« pas here,” thotĂ« ai. “Por nuk fitohet lufta me FerrarĂ«.”

Mësimi i dytë është se taktikat dhe organizimi janë po aq të rëndësishëm sa teknologjia. Në vitin 1940, të gjitha ushtritë europiane kishin tanke, artileri dhe avionë, por ishte Gjermania ajo që i integroi ato në mënyrë efikase.

“Sot tĂ« gjithĂ« kanĂ« dronĂ«,” thotĂ« ai. Fitorja do t’i takojĂ« atyre ushtrive qĂ« i ndĂ«rthurin kĂ«to mjete nĂ« tokĂ«, ajĂ«r dhe det.

Pastaj vjen çështja e parandalimit bërthamor.

Presidenti Emmanuel Macron deklaroi mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« vit se dĂ«shiron tĂ« diskutojĂ« me aleatĂ«t europianĂ« pĂ«r “mbrojtjen qĂ« ofron forca jonĂ« parandaluese”.

MĂ« 10 korrik, Franca dhe Britania, dy fuqitĂ« bĂ«rthamore tĂ« EuropĂ«s, ranĂ« dakord tĂ« thellojnĂ« bashkĂ«punimin, duke deklaruar se çdo “kĂ«rcĂ«nim ekstrem ndaj EuropĂ«s” do tĂ« provokonte njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

Forcat bĂ«rthamore tĂ« tĂ« dy vendeve do tĂ« mbeten tĂ« pavarura. Ka tashmĂ« mekanizma pĂ«r tĂ« “dekonfliktuar” patrullimet e nĂ«ndetĂ«seve tĂ« tyre, thotĂ« gjenerali Burkhard. Por perspektiva e njĂ« goditjeje bĂ«rthamore tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kĂ«rkon njĂ« nivel tĂ« ri planifikimi.

Ndryshe nga forca britanike, ajo franceze nuk është e lidhur me NATO-n. Të dy vendet po krijojnë një grup të përbashkët drejtues për çështjet bërthamore.

AsnjĂ« gjeneral nuk do tĂ« tregonte publikisht se si do tĂ« reagonin nĂ« çdo skenar tĂ« mundshĂ«m; thelbi, thotĂ« ai, Ă«shtĂ« “qĂ« kur ndodh njĂ« krizë  tĂ« shohĂ«sh cilat janĂ« kĂ«rcĂ«nimet dhe pĂ«r çfarĂ« duhet tĂ« jesh i pĂ«rgatitur”.

Gjermania dhe aleatë të tjerë europianë po pyesin çfarë do të thotë gjithë kjo për ta. Më 13 korrik, z. Macron i kërkoi gjeneralit Burkhard dhe ministrit të mbrojtjes, Sébastien Lecornu, të nisin një dialog strategjik me partnerët europianë për rolin e parandalimit francez.

“Franca nuk mund tĂ« luftojĂ« e vetme kundĂ«r RusisĂ«,” thotĂ« gjenerali. NĂ«se ndonjĂ«herĂ« ajo kĂ«rcĂ«nohet nga Rusia, “nuk do tĂ« jetĂ« çështje armĂ«sh konvencionale, por çështje e parandalimit bĂ«rthamor”./e.t

Rusia tĂ«rhiqet nga traktati bĂ«rthamor i LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«, ç’do tĂ« thotĂ« kjo?

Rusia shpalli të hënën se nuk do të respektojë më një traktat çarmatimi bërthamor të nënshkruar me SHBA-në që nga viti 1987, duke shtuar frikën për një rikthim të garës së armatimeve në stilin e Luftës së Ftohtë. Fjala është për Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), i cili ndalonte prodhimin dhe vendosjen e raketave tokësore me rreze nga 500 deri në 5.500 km.

SHBA-tĂ« u tĂ«rhoqĂ«n zyrtarisht nga traktati nĂ« vitin 2019 gjatĂ« mandatit tĂ« parĂ« tĂ« presidentit Donald Trump, duke akuzuar RusinĂ« pĂ«r shkelje tĂ« tij. Moska, megjithĂ«se vazhdoi nominalisht tĂ« ishte pjesĂ« e marrĂ«veshjes, deklaroi se nuk do tĂ« vendoste raketa tĂ« tilla nĂ«se edhe Uashingtoni do tĂ« qĂ«ndronte brenda kufijve. Por sipas Kremlinit, kjo marrĂ«veshje “morale” nuk ka mĂ« kuptim.

TĂ«rheqja e RusisĂ« erdhi disa ditĂ« pasi Trump urdhĂ«roi zhvendosjen e dy nĂ«ndetĂ«seve bĂ«rthamore amerikane si kundĂ«rpĂ«rgjigje ndaj deklaratave “kĂ«rcĂ«nuese” tĂ« Dmitry Medvedev, ish-president dhe aktualisht nĂ«nkryetar i KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ« sĂ« RusisĂ«. Medvedev, gjithashtu aktiv nĂ« rrjetet sociale, reagoi ashpĂ«r, duke i quajtur lĂ«vizjet e SHBA-sĂ« provokuese dhe paralajmĂ«roi masa tĂ« tjera nga Moska.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« traktati INF?

Traktati INF u firmos në 1987 nga presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov. Marrëveshja ndalonte prodhimin dhe testimin e raketave tokësore me rreze të mesme, qoftë bërthamore apo konvencionale. Në bazë të traktatit, SHBA shkatërroi 846 raketa dhe Rusia 1.846.

Pse u tërhoq Rusia tani?

Ministria e Jashtme ruse deklaroi se vendosja e platformave raketore amerikane nĂ« EuropĂ«, Filipine dhe Australi pĂ«rbĂ«n njĂ« kĂ«rcĂ«nim direkt pĂ«r sigurinĂ« e saj. “Kushtet pĂ«r tĂ« ruajtur njĂ« moratorium tĂ« njĂ«anshĂ«m nuk ekzistojnĂ« mĂ«,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

PĂ«r MoskĂ«n, tĂ«rheqja Ă«shtĂ« njĂ« lĂ«vizje pĂ«r tĂ« ruajtur ekuilibrin strategjik. Medvedev shkoi mĂ« tej, duke e quajtur vendimin “njĂ« realitet tĂ« ri qĂ« tĂ« gjithĂ« duhet ta pranojnĂ«.”

ÇfarĂ« ndodhi me SHBA-nĂ« dhe INF?

SHBA u tërhoq në 2019, duke akuzuar Rusinë për shkelje përmes zhvillimit të sistemit të raketave Novator 9M729 (i quajtur SSC-X-8 nga NATO), që sipas Washingtonit tejkalon kufijtë e traktatit. Rusia i mohoi akuzat dhe pretendoi se raketa ka rreze më të shkurtër.

Trump gjithashtu përmendi faktin që Kina, një superfuqi e re ushtarake, nuk ishte pjesë e traktatit, duke i dhënë fund zyrtarisht një marrëveshjeje që ishte jetike në fundin e Luftës së Ftohtë.

A ka mbetur ndonjë marrëveshje tjetër bërthamore mes dy vendeve?

Po, marrëveshja e fundit e mbetur është Traktati i ri START, i nënshkruar në vitin 2010, që kufizon numrin e ogiveve strategjike bërthamore dhe raketave të vendosura. Por edhe kjo marrëveshje është në rrezik: në vitin 2023, Putin njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë, duke akuzuar SHBA-në për mosrespektim të kushteve dhe për kërcënime ndaj sigurisë ruse. Marrëveshja skadon në vitin 2026.

Ndërkohë, Rusia ka vendosur të vendosë raketa balistike në Bjellorusi dhe ka ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore në doktrinën e saj ushtarake.

Ku e çon kjo botën? 

Me të dyja superfuqitë që tashmë janë tërhequr nga shumica e traktateve të kontrollit të armëve, rreziku për një garë të re armatimesh është real. Ndërsa bota përballet me konflikte në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe tensione në Paqësor, zhbërja e mekanizmave të kontrollit bërthamor e bën skenarin global më të pasigurt se kurrë më parë.

Al Jazeera

Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit: Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë online nga data 11 deri më 13 Gusht, përmes portalit zyrtar e-albania.al

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka bërë më dije se është hera e parë që aplikimi për provimet e pranimit kryhet në mënyrë tërësisht elektronike, duke lehtësuar dhe thjeshtuar procesin për të gjithë maturantët./e.t

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë/ Nacionalizëm primitiv dhe akt racist!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një ngjarjeje në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ato si shfaqje të një nacionalizmi primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve.

“Partia Demokratike dĂ«non me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare nĂ« KumanovĂ« si dĂ«shmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundĂ«r etnisĂ« shqiptare nĂ« shekuj e mijĂ«vjeçarĂ« nĂ« trojet e veta,” shkruan Berisha, duke e cilĂ«suar ngjarjen si sulm jo vetĂ«m ndaj shqiptarĂ«ve, por edhe ndaj rendit kushtetues tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.

Berisha shprehu gjithashtu mbështetjen e Partisë Demokratike për qëndrimin e mbajtur nga forcat politike shqiptare dhe autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj këtyre incidenteve./e.t

Spanjollët i kapin vetë emigrantët që mbërrijnë me gomone dhe i dhunojnë

Një skenë e pabesueshme u regjistrua të dielën pasdite në plazhin Sotillo, në zonën Castel de Ferro të Granadës, kur një varkë që mbante rreth 13 emigrantë, që besohet se ishin nga Maroku, iu afrua bregut para syve të habitur të turistëve dhe vendasve.

Incidenti ndodhi rreth orës 14:00 sipas orës lokale, kur një varkë me të rinj u pa duke iu afruar plazhit të mbushur me njerëz. Sipas pamjeve që qarkullojnë në mediat sociale, njerëzit në bord filluan të hidheshin në det dhe të notonin drejt bregut, duke habitur pushuesit.

MenjĂ«herĂ« pas zbritjes, shumica e njerĂ«zve filluan tĂ« vraponin pĂ«r tĂ« humbur pĂ«rmes turmĂ«s. MegjithatĂ«, disa vendas i ndoqĂ«n, duke arritur t’i ndalonin e t’i mbanin disa derisa mbĂ«rritĂ«n autoritetet.

Në njërën nga videot, një burrë me rroba banje duket se ka hedhur një burrë në tokë, ndërsa emigranti duket se po i lutet atij ta lërë të shkojë.

Disa nga personat që zbritën nga gomonia arritën të shpëtonin, ndërsa pjesa tjetër u arrestua kur mbërriti Garda Civile Spanjolle. Sipas policisë lokale, u gjetën dhe u arrestuan gjithsej nëntë persona.

Pronari i një restoranti në zonë i përshkroi ngjarjet gazetës lokale Ideal.

“Ne ngelĂ«m aty pa kuptuar se çfarĂ« po ndodhte. Mendonim se ishte njĂ« varkĂ« argĂ«timi, por kur filluan tĂ« hidhnin objekte nĂ« ujĂ« dhe njerĂ«zit filluan tĂ« dilnin, kuptuam se nuk ishte normale. 

Ajo qĂ« na habiti mĂ« shumĂ« ishte se varka po lĂ«vizte shumĂ« ngadalĂ«, sikur tĂ« mos kishin nxitim ose frikĂ«. Ata u ndalĂ«n pesĂ« metra larg bregut, nĂ« pikĂ«n mĂ« tĂ« ngarkuar nĂ« plazh, dhe filluan tĂ« hidheshin nĂ« ujĂ« njĂ« nga njĂ«. TĂ« katĂ«r personat qĂ« mbetĂ«n nĂ« varkĂ«, disa me kapuçë, u larguan me qetĂ«si”, tha ai. /e.t

Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim online në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqĂ«ndrim nĂ« ShqipĂ«ri ka detyrimin tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«deklarimin e adresĂ«s sĂ« banimit nĂ«pĂ«rmjet e-Albania.

Por me qëllim vërtetimin e adresës së deklaruar, qytetari ka detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë me qira. E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.

“Çdo kryefamiljar ka tĂ« drejtĂ« tĂ« bĂ«jĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r ndryshimin e vendbanimit apo saktĂ«simin e vendbanimit, duke pasqyruar nĂ« portalin e-Albania njĂ« dokument certifikatĂ« pronĂ«sie, kontratĂ« qiraje, njĂ« kontratĂ« hua-pĂ«rdorje ose çdo dokument ligjor tjetĂ«r qĂ« vĂ«rteton vendbanimin e tij. Kjo kĂ«rkesĂ« merret nĂ« shqyrtim nga ana e zyrĂ«s sonĂ« dhe brenda 24 orĂ«ve, nĂ« rast se shohim njĂ« pasaktĂ«si nĂ« dokumente, e njoftojmĂ« online qytetarin qĂ« tĂ« plotĂ«sojĂ« dokumentet e nevojshme dhe brenda 72 orĂ«ve, zyra jonĂ« kryen veprimet pĂ«r ndryshimin apo saktĂ«simin e vendbanimit,” thotĂ« Jurgen Qirici, pĂ«rgjegjĂ«s i ZyrĂ«s sĂ« Gjendjes Civile nĂ« BashkinĂ« Korçë.

Zyrat e Gjendjes Civile, nga ana tjetër, janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast të mungesës së dokumentacionit, të cilin qytetarët duhet ta plotësojnë brenda tri ditëve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili është tashmë në fuqi, po ashtu përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi që plotëson të gjitha elementet e adresës sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.

Në rastet kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa duhet të konfirmohet online nga kryefamiljari. Ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur i familjes kërkon gjithashtu shkëputjen nga familja ekzistuese në sistemin elektronik./e.t

Ministri serb nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«, Vuçiç: S’ka dorĂ«zim

Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe, Darko Glisiç, u sëmur papritur këtë të martë, teksa ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit të TV Pink.

Ministri nuk ka mundur të përfundojë dot intervistën e tij, dhe programi ndërpreu transmetimin menjëherë pasi ai është ndjerë keq.

Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar konfirmoi më vonë se ai kishte pësuar një goditje në tru dhe se ishte në gjendje të rëndë.

“Ai u sĂ«mur gjatĂ« emisionit televiziv e u dĂ«rgua nĂ« urgjencĂ« pa ndjenja. Ajo qĂ« dihet tani Ă«shtĂ« se Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«â€, ishin fjalĂ«t e Lonçar pĂ«r televizionet sebe.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka qenë me të që nga minuta e parë.

Vuçiç pĂ«rcolli njĂ« mesazh mbĂ«shtetjeje pĂ«r Glisiç nĂ« rrjetet sociale. “Guxo, prit! Nuk ka dorĂ«zim”, shkroi ai nĂ« Instagram./e.t

BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh, pasi Brukseli arriti një marrëveshje me Uashingtonin muajin e kaluar.

“Komisioni Evropian ka miratuar sot procedurat e nevojshme ligjore pĂ«r tĂ« pezulluar zbatimin e kundĂ«rmasave tona, tĂ« cilat pritej tĂ« hynin nĂ« fuqi mĂ« 7 gusht”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si pĂ«r tregti i BE-sĂ«, Olof Gill.

Komisioni Evropian, i cili është përgjegjës për politikat tregtare të bllokut prej 27 shtetesh, kishte përgatitur një listë me mallra amerikane që do të goditeshin me tarifa nëse bisedimet me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonin me marrëveshje.

Kundërmasat e BE-së kishin në shënjestër një sërë eksportesh amerikane, nga soja deri tek aeroplanët, makinat e uiski.

Por, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, arriti një marrëveshje kornizë me presidentin amerikan, Donald Trump, më 27 korrik, teksa afati i 1 gushtit për vendosjen e tarifave të larta po afrohej.

Pas arritjes sĂ« marrĂ«veshjes, eksportet e BE-sĂ« pritet tĂ« pĂ«rballen me tarifa gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se prej 15 pĂ«r qind qĂ« nga data 8 gusht – mĂ« tĂ« larta se taksat doganore para se Trump tĂ« rikthehej nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, por mĂ« tĂ« ulĂ«ta se tarifat prej 30 pĂ«r qind, qĂ« presidenti amerikan kishte kĂ«rcĂ«nuar se do tĂ« vendoste./ REL

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit/ Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

Bashkia e Dropullit në Gjirokastër ofron atraksione kulturore për të eksploruar për të gjithë të apasionuarit pas historisë.

Kryeministri Edi Rama ka promovuar këto site arkeologjike të Dropullit, që nga qyteti antik i Adrianopolit deri te kisha e Lindjes së Virgjëreshës.

Por jo vetëm kaq, edhe bukuritë natyrore janë një tjetër atraksion turistik, sikurse është Ujëvara e Selckës.

“PasuritĂ« turistike tĂ« Dropullit nuk janĂ« thjesht atraksione pĂ«r t’u vizituar, por janĂ« udhĂ«time kulturore qĂ« tĂ« rrĂ«mbejnĂ« nĂ«n rrĂ«nojat e historisĂ« nĂ« qytetin antik tĂ« Adrianopolit nĂ« SofratikĂ«, nĂ«n kupolat magjepsĂ«se tĂ« kishave si ajo e Lindjes sĂ« VirgjĂ«reshĂ«s, si dhe mes peizazheve unike, ku natyra ka skalitur monumente tĂ« gjalla si UjĂ«vara e SelckĂ«s”, ka shkruar Kryeministri Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook./e.t

Proda pret diplomatin e Kinës/ Luftë kundër krimit të organizuar mes 2 vendeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një takim zyrtar Ministër-Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Huang Xuehu.

Fokusi i kĂ«tij takimi, i cili u zhvillua nĂ« ambientet e institucionit, me pjesĂ«marrjen e drejtuesve tĂ« lartĂ« tĂ« strukturave qendrore, ishte ‘ndĂ«rtim i urave tĂ« reja tĂ« bashkĂ«punimit bilateral’, nĂ«pĂ«rmjet nĂ«nshkrimit tĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe krijimit tĂ« pikĂ«s sĂ« kontaktit tĂ« PolicisĂ« kineze, nĂ« PolicinĂ« e Shtetit.

“Drejtor Proda dhe MinistĂ«r-KĂ«shilltar Huang u dakordĂ«suan se kĂ«to elemente do tĂ« jenĂ« pĂ«rgjigjja mĂ« efikase kundĂ«r krimit tĂ« organizuar ndĂ«rkontinental. Gjithashtu, gjatĂ« takimit u diskutua pĂ«r operacionet e fundit tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, kundĂ«r shfrytĂ«zimit pĂ«r prostitucion, objekt i tĂ« cilave kanĂ« qenĂ« shtetase kineze tĂ« rekrutuara pĂ«r tĂ« ushtruar kĂ«tĂ« veprimtari tĂ« kundĂ«rligjshme, nĂ« apartamente me qira, nĂ« vendin tonĂ«. NĂ« vijim tĂ« angazhimit policor pĂ«r ndjekjen penale tĂ« shtetasve pĂ«rgjegjĂ«s, ka pasur njĂ« qasjeje tĂ« integruar institucionale, pĂ«r t’iu ofruar asistencĂ« shtetaseve tĂ« pĂ«rfshira nĂ« kĂ«to raste”, njoftoi zyra e kryepolicit pĂ«r tematikĂ«n e bisedimeve.

Proda, gjatë takimit theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim parandalimin dhe goditjen më efikase të krimit ndërkombëtar.

“Nga ana e tij,  MinistĂ«r-KĂ«shilltar Huang falĂ«nderoi PolicinĂ« e Shtetit pĂ«r bashkĂ«punimin e deritanishĂ«m dhe shprehu angazhimin e agjencive ligjzbatuese kineze, pĂ«r intensifikimin e bashkĂ«punimit nĂ« fusha me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t policor ndĂ«rkombĂ«tar”, mbyllet njoftimi zyrtar./e.t

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Banka Evropiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim  do tĂ« mbĂ«shtesĂ« ndĂ«rtimin dhe elektrifikim e hekurudhĂ«s DurrĂ«s-RrogozhinĂ«. Me anĂ« tĂ« njĂ« njoftimi nĂ« faqen zyrtare ky institucion ka bĂ«rĂ« me dije se ka aprovuar kredinĂ« me vlerĂ« 30 milionĂ« euro. KĂ«to fonde do tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r rehabilitimin e hekurudhĂ«s DurrĂ«s – RrogozhinĂ«, pjesĂ« e Korridorit VIII.

Kjo hua  plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti. Në total fondi për ndërhyrjen në këtë segment hekurudhor është mbi 120 milionë euro.

Projekti strategjik parashikon që  tĂ« rehabilitojĂ« dhe elektrifikojĂ« afĂ«rsisht 34 km hekurudhĂ« midis qytetit portual tĂ« DurrĂ«sit dhe RrogozhinĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, duke pĂ«rfshirĂ« rindĂ«rtimin e ndĂ«rtesave tĂ« stacioneve. Pas realizimit tĂ« kĂ«tij investimi, trenat do tĂ« mund tĂ« udhĂ«tojnĂ« me shpejtĂ«si deri nĂ« 120 km/h. Ai shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m  nĂ« pĂ«rpjekjet e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« modernizuar rrjetin e saj hekurudhor, pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar lidhjen rajonale dhe pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me standardet e transportit dhe mjedisit tĂ« BE-sĂ«.

BERZH bĂ«ri me dije se sĂ« bashku me Bashkimin Evropian, po mbĂ«shtesin projektin e tyre tĂ« tretĂ« tĂ« madh hekurudhor nĂ« ShqipĂ«ri. Kjo, pas linjave TiranĂ« – DurrĂ«s – Rinas dhe VorĂ« – Hani i Hotit.

Realizimi i projekteve hekurudhore pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme mjedisore duke zhvendosur trafikun e mallrave dhe pasagjerëve nga rruga në hekurudhë, duke ulur emetimet e karbonit dhe duke mbështetur tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë./e.t

Alarm nĂ« KinĂ«! Mbi 7,000 tĂ« infektuar me virusin ‘chikungunya’

NĂ« provincĂ«n Guangdong tĂ« KinĂ«s janĂ« raportuar mbi 7,000 raste tĂ« virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat.

Qyteti Foshan është më i godituri, ku pacientët mbahen në spital nën masa të rrepta, sipas BBC.

Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në provincën jugore Guangdong kanë raportuar infeksione.

Gati 3,000 raste u raportuan vetëm javën e fundit.

Edhe pse rastet janë të lehta, autoritetet kineze kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar.

Megjithatë, rastet kanë çuar në panik, duke pasur parasysh se virusi nuk është i njohur gjerësisht në vend.

NdĂ«rkohĂ« SHBA-tĂ« u kanĂ« kĂ«rkuar udhĂ«tarĂ«ve nĂ« KinĂ« tĂ« tregojnĂ« “kujdes tĂ« shtuar” pas shpĂ«rthimit.

Por çfarĂ« Ă«shtĂ« ‘chikungunya’?

Shumica e njerĂ«zve tĂ« pickuar nga njĂ« mushkonjĂ« e infektuar do tĂ« zhvillojnĂ« simptoma tĂ« ‘chikungunya’ brenda tri deri nĂ« shtatĂ« ditĂ«sh.

Përveç etheve dhe dhimbjeve të kyçeve, simptoma të tjera përfshijnë skuqje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe ënjtje të kyçeve.

Në shumicën e rasteve, pacientët do të ndihen më mirë brenda një jave. Megjithatë, në raste të rënda, dhimbja e kyçeve mund të zgjasë për muaj ose edhe vite.

Ata që janë në rrezik për sëmundje më të rënda përfshijnë të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore themelore, të tilla si sëmundjet e zemrës ose diabeti.

Nuk ka kurĂ«, por vdekjet nga ‘chikungunya’ janĂ« tĂ« rralla.

Virusi u identifikua për herë të parë në Tanzani në vitin 1952. Më pas u përhap në vende të tjera në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Juglindore.

Deri më sot, është raportuar në më shumë se 110 vende.

MĂ«nyra mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar pĂ«rhapjen e virusit Ă«shtĂ« “zvogĂ«limi” i pellgjeve tĂ« ujit tĂ« ndenjur qĂ« lejojnĂ« mushkonjat tĂ« shumohen, sipas OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«./e.t

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

BE-ja ka kundërshtuar ndryshimet territoriale ose demografike në Gaza, qëndrim ky në përgjigje të planeve të Kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili ka vendosur për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës.

“BE-ja hedh poshtĂ« çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ndryshuar situatĂ«n demografike dhe territoriale nĂ« Gaza, pĂ«rfshirĂ« edhe pushtimin nga Izraeli“, tha zĂ«dhĂ«nĂ«sja e Çështjeve tĂ« Jashtme tĂ« Komisionit Evropian, Anitta Hipper.

Sipas saj, “Gaza duhet tĂ« jetĂ« njĂ« pjesĂ« integrale e shtetit tĂ« ardhshĂ«m palestinez”.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ«, ministri i JashtĂ«m italian Antonio Tajani tha se plani i Izraelit qĂ« pritet tĂ« urdhĂ«rojĂ« ushtrinĂ« ta kryejĂ« pushtimin e GazĂ«s, nuk do tĂ« ishte “pĂ«rgjigjia e duhur”.

Për situatën, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, diskutoi me homologët e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë lidhur me përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe lirim të pengjeve./e.t

❌