Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandali i mikrokredive, nga kriza e vitit 2008 tek akuza për krim të organizuar

Kriza ekonomike e vitit 2008 që përfshiu edhe Shqipërinë la pas rreth 1.1 miliardë euro kredi të këqija. Huatë e papaguara në kohë, niveli i të cilave në vitin 2015 ishte sa 25 % e totalit, gjunjëzuan sektorin bankar në vend. Me filozofinë “aty ku ka kriza ka edhe mundësi”, në vend nisën të krijoheshin kompanitë e para që blinin kreditë e këqija nga bankat, me norma të ulëta interesi, shkruan A2 CNN.

Më pas këto institucione, me ndihmën e zyrave private përmbarimore, detyrimin qytetarët të paguanin shumë të mëdha parash ose përndryshe iu bllokonin banesa e automjete.

Një hetim administrativ i kryer nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2020, zbuloi se rreth 17 mijë individë ishin dëmtuar me gjoba të padrejta dhe sekuestrim pronash në skemën e mbledhjes së detyrimeve ishte përfshirë shoqëria “Micro Credit Albania” si dhe një grup zyrash private të përmbarimit, noterë dhe shoqëri të tjera të lidhura me të.

Nga ana tjetër hetimi i kryer nga Prokuroria e Tiranës vlerësoi se përgjegjësitë mund të shtriheshin deri te Banka e Shqipërisë dhe guvernatori i saj për masa të vonuara ose të papërshtatshme për të frenuar këtë skemë. Edhe pse u kallëzua që në vitin 2020, skandali i mikrokredive u zgjerua dhe u sofistikua nën hundën e institucioneve ligjzbatuese, duke shkaktuar pasoja tejet serioze për mijëra kredimarrës dhe shtyrë drejt vetëvrasjes njërin prej tyre. Pal Trashaj piu fostoksinë në shenjë proteste në oborrin e SPAK, raporton A2 CNN.

Në fund të korrikut të vitit të shkuar presidenti i Republikës, Bajram Begaj me anë të një letre të pa-precedentë i kërkoi Kuvendit të hetojë rolin e Bankës së Shqipërisë në të ashtuquajturin “skandali imikrokredive”.

Më herët, në muajin maj Banka e Shqipërisë iu kishte hequr licencat, duke nxjerrë nga tregu dy subjektet financiare jo banka, përkatësisht shoqërtitë “Final” dhe “Micro Credit Albania” për shkak të abuzimeve me dhënien e kredive.

Sot panorama është më e qartë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përmbyllur hetimet për një grup të strukturuar kriminal prej 16 individësh dhe 4 kompanish të akuzuara për mashtrime me pasoja të rënda përmes skemave të mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare, përcjell A2 CNN..

Sipas SPAK, grupi vepronte si një strukturë e vetme, duke përdorur të njëjtin sistem kompjuterik, duke ndarë burimet financiare dhe duke qarkulluar stafin mes subjekteve, në funksion të një skeme kriminale që synonte pasurimin e paligjshëm në kurriz të qytetarëve në vështirësi ekonomike.

The post Skandali i mikrokredive, nga kriza e vitit 2008 tek akuza për krim të organizuar first appeared on JavaNews.al.

“Do t’ia jap mandatin vëllait”, Xhuveli i shton dhe 15 mijë vota Lapajt: Unë jam garante e procesit…

Deputetja Kleana Xhuveli, motra e Adriatik Lapajt, ka bërë të ditur se do të mbajë mandatin e deputetes, pavarësisht faktit që nuk arriti të hyjë në parlament përmes listës së mbyllur.

Në një deklaratë për mediat pas marrjes së mandatit këtë të mërkurë, Xhuveli tha se kjo vendimmarrje buron nga rrethanat aktuale dhe dëshira për të mbështetur misionin e listave të hapura, që janë themeli i lëvizjes së tyre politike.

Ajo thote se perfaqeson 80 mije shqiptare, por ne fakt jane me pak se 65 mije qe kane votuar per Nisma Shqiperia Behet.

“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin e 80 mijë shqiptarëve. Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi,” deklaroi Kleana Xhuveli.

The post “Do t’ia jap mandatin vëllait”, Xhuveli i shton dhe 15 mijë vota Lapajt: Unë jam garante e procesit… first appeared on JavaNews.al.

Inceneratori i Tiranës, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Alqi Bllakos

Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për Alqi Bllakon dhe e kthen për rigjykim. Bllako ishte dënuar në Shkallën e parë me katër vite burg lidhur me inceneratorin e Tiranës, që zbriste në dy vite e tetë muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, për akuzën e korrupsionit në dy raste.

Bllako e pati ankimuar vendimin e Shkallës së Parë.

Kujtojmë se Bllako u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në 11 mars të këtij viti me 4 vite burg, dënim i cili u zbrit në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, pasi u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.

Ish-deputeti është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim nga Apeli në shkallë të parë.

The post Inceneratori i Tiranës, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Alqi Bllakos first appeared on JavaNews.al.

Berisha: Meta dhe Veliaj po dhunohen në burg!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar pushtetin se janë duke ushtruar dhunë ç’njerëzore ndaj të burgosurit politik, Ilir Meta. Po ashtu, sipas kryedemokratit duhet të kryhet një hetim edhe ndaj rastit të Erion Veliajt.

“I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit”, tha Berisha, shkruan A2 CNN.

“Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit Erion Veliaj. Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 për qind të krimeve që ka kryer. Por, cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës”, shtoi Berisha.

The post Berisha: Meta dhe Veliaj po dhunohen në burg! first appeared on JavaNews.al.

Aksident me dy të vdekur në Bulqizë, një i mbijetuar niset me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Qafë-Buall Bulqizë gjatë ditës së sotme.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 persona dhe është plagosur një tjetër.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

The post Aksident me dy të vdekur në Bulqizë, një i mbijetuar niset me urgjencë në spital first appeared on JavaNews.al.

Brukseli hapi grupkapitullin e fundit të negociatave, Rama: Shqipëria nuk ndalet!

“Shqipëria nuk ndalet”, me këto fjalë ka reaguar kryeministri Edi Rama pas vendimit të ambasadorëve të 27 vendeve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave për grupkapitullin e pestë me Shqipërinë, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin.

Rama konfirmoi se presidenca daneze e BE-së ka marrë autorizimin të ftojë Shqipërinë për të paraqitur pozicionin e saj negociues lidhur me kapitujt e fundit.

“Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 ‘Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni’.”, shkruan Rama.

Pritet që në fillim të muajit shtator të mbahet edhe konferenca e gjashtë ndërqeveritare për të shënuar hapin final zyrtar të hapjes së të gjithë kapitujve me qëllim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në vitin 2030. Kryeministri Rama ka deklaruar shpesh herë se synon që të përfundojë negociatat deri në vitin 2027 si dhe anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.

The post Brukseli hapi grupkapitullin e fundit të negociatave, Rama: Shqipëria nuk ndalet! first appeared on JavaNews.al.

Ndërtuan objekt pa leje në Tiranë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë arrestoi një shtetas dhe një u shpall në kërkim, pasi po ndërtonin pa leje, një objekt, afër lumit Zhullima në fshatin Mushqeta, Tiranë si dhe hodhën inerte që ndotën mjedisin dhe penguan rrjedhën e lumit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve në terren dhe punës hetimore për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë konstatuar në fshatin Mushqeta, afër lumit Zhullima, një objekt të ndërtuar pa leje dhe inerte të hedhura pranë lumit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., 52 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi K. G., 47 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.

The post Ndërtuan objekt pa leje në Tiranë, një i arrestuar dhe një në kërkim first appeared on JavaNews.al.

Tregtarët në protestë, Myftinia e Shkodrës kërkon largimin e tregut të Zdrales

Tregtarët e tregut të Zdrales kanë protestuar para bashksië së qytetit, pasi kundërshtojnë projektin e Myftinisë së Shkodrës e cila ka në pronësi tokën ku është tregu dhe ku ka vendosur të kryejë një investim.

Sipas tregtarëve ato kanë vite që punojnë në atë treg, duke e cilësuar si mundësinë e vetme që kanë për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, shkruan A2 CNN.

Një përfaqësi e tregtarëve u prit edhe nga kryebahskikau i Shkodrës, Benet Beci, i cili ka premtuar që të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje që tregtarët të vijojnë aktivitetin e tyre, por pa përcaktuar nëse do të gjendet një vend tjetër apo do të negociohet për të vijuar në të njëjtin vend.

Sakaq pak ditë më pare, Myftiu i Shkodrës ka patur një reagim në lidhje me këtë problematikë, ku ka sqaruar pozicionin e Myftinisë.

Fundi I muajit gusht është afati kur tregtarët duhet që t’ja lirojnë tregun e Zdrales Myftinisë së Shkodrës, e cila ka një projekt për zhvillimin e asaj prone, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

The post Tregtarët në protestë, Myftinia e Shkodrës kërkon largimin e tregut të Zdrales first appeared on JavaNews.al.

Kush është Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapajt që mori mandatin e deputetes

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Xhuveli është goca e tezes së kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me të cilin ka një lidhje të ngushtë familjare. Ajo është rritur në familjen e Lapajt dhe, në intervistat e dhëna më herët, ky i fundit i është referuar asaj si “motra ime”.

26-vjeçarja ka qenë pjesë e fushatës së “Shqipëria Bëhet”, ku ka mbajtur role organizative.

Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes dy partive që përbëjnë koalicionin, “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”, kandidatët e listës së mbyllur kishin firmosur paraprakisht dorëheqje nga mandati, për të hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur. Në këtë skenar, mandati do t’i kalonte Adriatik Lapajt si kandidati më i votuar.

Por situata u tensionua kur Zeqir Kordhoni, i afërmi i drejtuesit tjetër të koalicionit Endri Shabani, paraqiti kërkesë për të marrë mandatin. Sipas Shabanit dhe Kordhonit, kjo kërkesë bazohej në një deklaratë të mëhershme të Lapajt, i cili, sipas tyre, kishte premtuar se do të hiqte dorë nga mandati nëse koalicioni do të siguronte vetëm një vend në Kuvend.

Në bazë të marrëveshjes për “djegien” e kandidatëve të listës së mbyllur, Xhuveli ishte vendosur në vendin e katërt për të lehtësuar kalimin e mandatit tek lista e hapur. Por, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe pretendimeve të ngritura nga pala tjetër, Adriatik Lapaj aktivizoi emrin e Xhuvelit, duke e parë atë si mundësi për të mos lejuar që mandati i vetëm i këtij koalicioni të kalonte te “Nisma Thurje”.

The post Kush është Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapajt që mori mandatin e deputetes first appeared on JavaNews.al.

Përpara se t’i dërgojë raketat Patriot në Ukrainë, Gjermania do garanci nga SHBA

Gjermania ka nevojë për garanci të forta nga SHBA-ja se do të marrë shpejt sisteme të tjera raketore Patriot si zëvendësim, nëse ajo dërgon dy nga njësitë e saj në Ukrainë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Duke folur për revistën gjermane Der Spiegel, ai tha se vendet evropiane anëtare të NATO-s kanë nevojë për garanci “të hekurta” që çdo sistem amerikan i mbrojtjes ajrore Patriot, i dërguar në Ukrainë, do të zëvendësohet brenda një periudhe prej gjashtë deri në tetë muajsh.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri të ditur se ka arritur një marrëveshje me shefin e NATO-s, Mark Rutte, që vendet evropiane të aleancës të furnizohen me armë amerikane – sidomos me sistemet raketore Patriot – për ta ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Ky veprim shënoi një kthesë në qëndrimin e Trumpit, i cili tha se është gjithnjë e më i pakënaqur me presidentin rus, Vladimir Putin, që po pengon përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjermania është ofruar me financimin e dy sistemeve Patriot, ndërsa disa aleatë të tjerë të NATO-s janë shprehur të gatshëm të paguajnë për tri të tjera.

Por, shqetësimet janë rritur, pasi Uashingtoni do që aleatët evropianë fillimisht t’i dërgojnë sistemet Patriot nga rezervat e tyre në Ukrainë dhe më pas të presin që ato të zëvendësohen nga Shtetet e Bashkuara.

Pistorius i tha revistës Der Spiegel se është e rëndësishme që “vendet që po i transferojnë sistemet, të mund t’i përmbushin detyrimet e tyre ndaj NATO-s dhe të mos krijohen boshllëqe sigurie për aleancën”.

Disa vende, si Norvegjia, Suedia dhe Holanda, kanë shprehur gatishmëri të paguajnë për sistemet Patriot, por Pistorius tha se ende nuk është vendosur se cili vend do t’ia japë këto sisteme Ukrainës.

Duke folur më vonë në një konferencë për media në Berlin, ai tha se po vazhdojnë bisedimet për çështjen se “cilat vende në Evropë dhe më gjerë kanë aktualisht sisteme Patriot dhe sa prej tyre janë të gatshme t’i dorëzojnë”.

“Ka para për këto sisteme Patriot. Tani vetëm na duhen ato”, tha Pistorius.

Gjermania ka pasur 12 sisteme Patriot, por tashmë ka dërguar 3 prej tyre në Ukrainë dhe 2 në Poloni.

Një sistem tjetër përdoret vetëm për trajnime, kështu që tani i ka vetëm 6 sisteme aktive në dispozicion./ REL

The post Përpara se t’i dërgojë raketat Patriot në Ukrainë, Gjermania do garanci nga SHBA first appeared on JavaNews.al.

DETAJE / Pse partnerja e Endri Shabanit nuk pranoi mandatin e deputetes?

KQZ i ka dhene sot mandatin të katërtës në listë, Kleana Xhuvelit, motrës së Adriatik Lapajt, duke i dhën kështu fund sagës Lapaj-Shabani se kujt i takon mandati.

Mirëpo pyetja logjike shtrohet se nëse Endrit Shabani do dontë ta bllokonte ‘Shqipëria Bëhet’, perse nuk e perdori partneren e tij Livia Stavri? Pra shume thjeshte mund te perdorte te dyten e listes dhe jo dajen, te nentin. Gjithmone nese eshte ashtu sic akuzon Adriatik Lapaj…

Lista tregon se Stavri ndodhet para Xhuvelit në listën e mbyllur dhe se ajo ia ka hapur rrugën kandidatëve të tjerë.

Nese kjo do të ishte një përpjekje e Shabanit për te bllokuar mandatin personal të Lapajt, nuk kishte pse ky mandat i shkonte në fund po prap partisë së Lapajt. E cila në përfundim krahas rrogës së deputetes përfiton të tjera benefite financiare nga ligji si parti parlamenatre.

A është ky një produkt i presioneve publike ose i një marrëveshjeje të fshehtë mes Lapajt dhe Shabanit? Apo kandidati i nëntë në listë, Zeqir Kordhoni, ka qene përtej pikës së kthimit?

The post DETAJE / Pse partnerja e Endri Shabanit nuk pranoi mandatin e deputetes? first appeared on JavaNews.al.

Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti dhe një këmbësor

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në fshatin Dvoran të Korçës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Tv Klan, Daniela Zisi, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar me rrota përpjetë.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur së bashku me bashkëshorten që ishte pasagjere. Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar edhe një këmbësore, e cila është përplasur nga mjeti.

Të lënduarit janë çuar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.

The post Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti dhe një këmbësor first appeared on JavaNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është vërtet magjik për ju. Nëse jeni beqarë dhe keni qëndruar vetëm për një kohë të gjatë, do të keni mundësi për njohje.

Puna: Lajm i mirë në frontin e punës, së shpejti do të ketë lajme të tjera që do t’ju bëjnë shumë të lumtur.

Demi

Dashuria: Sot shanset për të gjetur dashurinë nëse jeni beqar ose po e jetoni atë në një mënyrë më të pakujdesshme nëse po jetoni një marrëdhënie solide mund të rriten. Dita ju fton të përjetoni marrëdhënie në një mënyrë shumë më spontane. Venusi është në anën tuaj.

Puna: Dikush mund të ju bëjë një ofertë tërheqëse për punë, por shmangni lënien e të sigurtës.

Binjakët

Dashuria: Ditë interesante falë Hënës në aspekt të mirë. Një periudhë vërtet pozitive do të fillojë për ju, do të gjeni zgjidhje për problemet që dukeshin të pamundura për t’u zgjidhur. Suksese në dashuri për zemrat e vetmuara.

Puna: Sot do të jetë e rëndësishme të punoni për gjërat që mund të bëni. Kushdo që ka një biznes të vetin mund të ketë një kënaqësi shtesë.

Gaforrja

Dashuria: Dita ju fton të lidheni me të tjerët në një mënyrë pozitive dhe të fitoni një sfidë në sferën emocionale. Do të jetë mirë t’i jepeni pasionit pa hezitim. Edhe për beqarët sot është një ditë e ngjarjeve të shkëlqyera, shumë takime.

Puna: Rritja e biznesit për ata që kanë vendosur të mos ndalen dhe të vazhdojnë rrugën e tyre. Ndonjëherë dëgjimi i instinktit shërben.

Luani

Dashuria: Para se të bëni polemikë për diçka që nuk ka themel, hapni sytë. Mos e derdhni zemërimin që keni me dikë tjetër në dashuri. Beqarët do luftojnë për të imponuar zërin e tyre dhe dikush do të jetë në gjendje të keqkuptojë disa fjali të paqarta.

Puna: Në këtë periudhë jeni mjaft nervoz, mbase një marrëveshje nuk shkoi mirë dhe kjo ju bën të hutoheni.

Virgjëresha

Dashuria: Sot disa ide mund t’ju vijnë në kokë. Kushdo që ka përjetuar një krizë ose ka qenë gabim mund të zemërohet. Mos harroni të dëgjoni ndjenjat tuaja. Beqarët do duhet të qëndrojnë pranë një personi që nuk dëshiron të heqë dorë.

Puna: Sot do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje marrëdhënieve profesionale. Disa marrëveshje duhet të trajtohen me kujdes që të jenë në gjendje të kalojnë.

Peshorja

Dashuria: Në këtë ditë ju mund të përfitoni nga më pak angazhime për t’ju kushtuar më shumë kohë planifikimit të gjërave që duhet të bëni. Dashuria vazhdon në mënyrë paqësore. Nëse jeni beqarë dhe doni të takoni njerëz të rinj, thjesht duhet të kapni mundësitë!

Puna: Reflektoni për atë që nuk është e mirë për ju dhe do të jeni në gjendje të përpunoni një pikë kthese. Me kundërshtimin e Jupiterit nuk është e thjeshtë të gjesh zgjidhje.

Akrepi

Dashuria: Sot disa nga ju do të rizbulojnë dëshirën për të dashur dhe do të jenë më të prirur ta lini veten të lirë. Mos u tregoni shumë të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Beqarët do duhet të shtyjnë një takim të rëndësishëm për shkak të një pengese.

Puna: Perspektiva të mira profesionale, surpriza të reja dhe kontrata pune fitimprurëse janë në rrugë e sipër.

Shigjetari

Dashuria: Dita e mahnitshme, erosi është duke u rritur dhe keqkuptimet me partnerin janë ulur. Midis kaq shumë butësive ju do të keni sukses të bëni të harroni disa nga dështimet tuaja! Për beqarët do jetë një ditë e këndshme plot lajme, takime të shkëlqyera në mbrëmje.

Puna: Dita do të dëshmojë të jetë e rëndësishme financiarisht, sot do të keni të ardhura të shkëlqyera që do t’ju kënaqin.

Bricjapi

Dashuria: Nuk mund të përjashtohet që sot dikush të ndjehet mire. Marsi nuk do të jetë më në kundërshtim në shenjën tuaj. Sot do të jetë dita e duhur për të folur me partnerin. Gjërat po bëhen më të mira për beqarët, diçka e re për të gjithë sot.

Puna: Dikush do të marrë lajme të mira në frontin e punës, më mirë të marrë atë që ofron jeta e mirë.

Ujori

Dashuria: Me Hënën në shenjën tuaj, kjo ditë duket vërtet interesante. Së shpejti Marsi nuk do të jetë më në kundërshtim dhe për këtë arsye do të keni dritën e gjelbër në marrëdhënie dhe takime. Edhe ata që janë beqarë mund të kenë më shumë zgjidhje.

Puna: Aspekti pozitiv i yjeve mund të ju ndihmojë financiarisht. Lajme të rëndësishme edhe për ata që duhet të kalojnë teste ose provime.

Peshqit

Dashuria: Një ditë e karakterizuar nga një hënë e mirë. Nëse përballeni me diskutime të rënda ose nëse dikush ju kundërshton, është më mirë të flisni tani dhe të mos shtyni diskutimet deri të dielën. Perspektiva të mëdha në jetën private të zemrave të vetmuara, mbase nuk do të jeni më vetëm!

Puna: Ka gjëra që mund të shkaktojnë fërkime të lidhura me punën. Megjithatë ju jeni duke fituar, kështu që mos u shqetësoni.

The post Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Korrik 2025 first appeared on JavaNews.al.

KQZ vendos! Lapaj mbetet jashtë Kuvendit! Mandatin e merr e motra e tij, Kleana Xhuveli

KQZ ka vendosur sot per mandatin e koalicionit “Nisma Shqiperia Behet” duke i dhene keshtu fund sages se perplasjeve mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

KQZ u shpreh se pretendimet e Adriatik Lapajt se doreheqjet e listes se mbyllur jane pranuar ne heshtje, nuk qendrojne.

Pasi mori ne shqyrtim kerkesat e Zeqir Kordhonit (NTH) dhe Kleana Xhuvelit (SHB) qe kerkonin te terhiqeshin nga doreheqjet e meparshme, Ilirjan Celbashi ia ka dhene mandatin: Kleana Xhuvelit, kandidate e Shqiperia Behet ne listen e Tiranes, parti kjo e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Kujtojme se Kleana Xhuveli eshte motra e Adriatik Lapajt!

The post KQZ vendos! Lapaj mbetet jashtë Kuvendit! Mandatin e merr e motra e tij, Kleana Xhuveli first appeared on JavaNews.al.

Votat e Italisë, Berisha: Në 50% të rasteve, fletët nuk u dorëzuan tek votuesit! Mbi 15 mijë vota u ‘mbytën’ në Adriatik

Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi një tjetër shkelje të kryer gjatë procesit zgjedhur, që sipas tij, ka cenuar votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

“Kam paraqitur disa ditë me radhë para mediave dhe publikut farsën zgjedhore të diasporës në Greqi. Skenarë të njëjtë me Greqinë janë zhvilluar edhe në zona të tëra të Italisë. Këtu, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë. Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike. Nuk mbërrijnë në destinacion”, tha Berisha, raporton A2 CNN.

“Grupi që po analizon ka shqyrtuar gjithsej 353 fatura që DHL ka paraqitur për dorëzimin e votave tek qytetarët shqiptarë. Nuk është u dorëzuar vota 7 për qind të votuesve, janë përjashtuar. Nuk është marrë firma tek 3 për qind e tyre. Kanë firmosur persona të tjerë në 21 për qind të rasteve. Pra, siç e shihni, në rreth 30 për qind, ai që ka marrë votën, nuk dihet kush është, nuk është i zoti, nuk është personi që i takon”.

The post Votat e Italisë, Berisha: Në 50% të rasteve, fletët nuk u dorëzuan tek votuesit! Mbi 15 mijë vota u ‘mbytën’ në Adriatik first appeared on JavaNews.al.

Proda takohet me homologun turk në Stamboll: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në një vizitë në Stamboll, ku është takuar me homologun e tij turk, Mahmut Demirtaş.

“Delegacioni shqiptar u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Drejtues i Lartë Gökhan Demirtola, dhe Drejtori i Departamentit për Interpolin dhe Europolin, Drejtues i Lartë Mustafa Serkan Sabanca.”-bën me dije Policia përmes një komunikate për mediat.

Në këtë takim, Demirtaş e përgëzoi Prodën për frymën e re të bashkëpunimit dhe vendosmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë që Policia turke të vazhdojë të jetë një mbështetje e fuqishme për Policinë e Shtetit.

Proda nga ana tjetër e falënderoi homologun turk, për pritjen dhe për mbështetjen, dhe “e njohu atë me vizionin e tij për një transformim të mëtejshëm të Policisë së Shtetit, me një shërbim gjithnjë e më cilësor për qytetarët dhe një forcë policore më profesionale dhe të besueshme në përballjen me krimin e organizuar dhe terrorizmin”.

Sipas njoftimit për mediat, në këtë takim mes dy drejtuesve u theksua se marrëdhëniet ndërmjet dy policive janë ndërtuar mbi një partneritet strategjik dhe një histori të gjatë bashkëpunimi, i cili është intensifikuar në vazhdimësi për të përballuar sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Bashkëpunimi mes dy policive sipas tyre është i gjithanshëm dhe nuk njeh barriera: “Ai shtrihet në fusha kyçe si: lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve; bashkëpunimi në fushën e antiterrorizmit dhe të sigurisë publike; kapja, arrestimi dhe ekstradimi i shtetasve në kërkim ndërkombëtar; mbështetja logjistike dhe teknologjike pas sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shqiptare; arsimi dhe trajnimi i përbashkët i punonjësve të Policisë, si dhe menaxhimi i kufijve dhe i migracionit”.

Proda në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi.

Në përfundim të vizitës zyrtare në Stamboll, delegacioni shqiptar, vizitoi dhe Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025), ku u njoh nga afër me teknologjitë më të fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

The post Proda takohet me homologun turk në Stamboll: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive first appeared on JavaNews.al.

“E pashë vajzën time duke vdekur nga uria dhe s’munda ta ndihmoja”, dëshmia tronditëse e një babai nga Gaza

Maher Abu Zaher, 43 vjeç, nga Rripi i Gazës, ka ndarë një rrëfim prekës për humbjen e vajzës së tij katërvjeçare, Razan, e cila ndërroi jetë nga kequshqyerja mëngjesin e 20 korrikut. Ai thotë se ishte pranë saj në momentet e fundit, i pafuqishëm për t’i dhënë qumësht apo edhe një copë bukë.

“Pse bota nuk na sheh? Pse nuk sheh Gazën? Ndihem fajtor, e urrej veten time,” u shpreh ai në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.

Abu Zaher kishte pesë fëmijë deri para pak ditësh. Razan ishte më e vogla. Ajo u shtrua në spital një muaj më parë, kur ishte tashmë në gjendje të rëndë fizike. Pavarësisht përpjekjeve, gjendja e saj u përkeqësua dita-ditës.

“Para luftës ishte një fëmijë i shëndetshëm, si gjithë të tjerët. Jetonim në fshatin Almoghraga, në pjesën qendrore të Gazës. Por, bombardimet izraelite nisën pikërisht atje dhe u detyruam të strehoheshim në një shkollë të UNRWA-s, në kampin e refugjatëve Nuseirat,” tregon ai. “Në një nga sulmet ajrore, Razan pësoi një krizë paniku. Dridhej nga frika, kishte dhimbje të forta. Që nga ai moment, shëndeti i saj filloi të bjerë.”

(Vajza e Maher Abu Zaher, që ndërroi jetë nga uria.)

Në fillim, ajo trajtohej në Spitalin Al Aqsa, ku merrte ushqim dhe ilaçe. Por me përkeqësimin e situatës humanitare, ndihmat u ndërprenë dhe mjetet e kujdesit shëndetësor mungonin gjithnjë e më shumë.

“Ishte e pamundur të gjeje ushqim. Bëja ç’të mundja. Ditën qëndroja me të në spital, natën kthehesha te pjesa tjetër e familjes. Kur e kthenim në shkollë, trembej nga zhurmat e bombave. Në muajt e fundit, gjithçka u rrëzua. Izraeli mbylli kalimet kufitare dhe ndihmat ndaluan. Asgjë nuk hynte më në Gaza, as ushqim e as ilaçe.”

Maher thotë se për një kohë ndihmoheshin nga organizata humanitare palestineze dhe ndërkombëtare, por me kalimin e kohës edhe ato ndihma u ndërprenë.

“Nuk kisha as qumësht, as miell, as oriz. Asgjë. As edhe një pelenë. Gruaja ime e mbështillte Razan me letër higjienike derisa dhe ajo mbaroi. Më pas përdorëm copëra të vjetra që i lanim në ujin e baltosur dhe i ripërdornim.Tre muaj ferr.”

Ai rrëfen se djali i tij 15-vjeçar kishte shkuar fshehurazi në një qendër të Fondacionit Humanitar të Gazës, por ishte kthyer pa asgjë.

“E urdhërova të mos shkonte më. Është e rrezikshme. Njerëzit vijnë ndonjëherë me ndonjë kavanoz qumështi, japin nga një lugë për fëmijët e mi. Por, nuk mjafton.”

Në javën e fundit të jetës, edhe spitali ku Razan ishte shtruar nuk kishte më asgjë për ta ushqyer.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë atë që ndjeva. Para luftës isha kuzhinier, Tani jam një baba që pa vajzën e tij duke vdekur nga uria para syve.”

“E urrej veten. Nuk munda ta shpëtoj”, e mbyll rrëfimin e tij Maher Abu Zaher, duke i dhënë zë tragjedisë së heshtur të mijëra familjeve në Gaza që përballen çdo ditë me mungesën e ushqimit, ilaçeve dhe ndihmës së jashtme.

The post “E pashë vajzën time duke vdekur nga uria dhe s’munda ta ndihmoja”, dëshmia tronditëse e një babai nga Gaza first appeared on JavaNews.al.

Izraelitët e Big Shopping Centers do të hyjnë në Shqipëri, në partneritet me grupin BALFIN

Grupi i biznesit nga Izraeli, Big Shopping Centers, do të hyjë në tregun shqiptar, në një ndërmarrje të përbashkët me grupin shqiptar të biznesit Balfin. Izraelitët do të bëhen aksionarë në një nga sipërmarrjet më të reja të Balfin, kompaninë Retail Park Shkodra.

Në muajin qershor, palët kanë njoftuar në Autoritetin e Konkurrencës për krjimin e shoqërisë së përbashkët CEE – BIG – BALFIN Holding Development, një shoqëri investuese, e themeluar sipas legjislacionit të Hungarisë dhe që zotërohet bashkërisht nga Balfin dhe CEE – BIG, me qëllim zhvillimin, pronësinë dhe administrimin e investimeve në parqe tregtare në Shqipëri.

CEE – BIG B.V. është një shoqëri e regjistruar në Holandë, e themeluar sipas legjislacionit të Holandës dhe përfaqëson degën evropiane të grupit izraelit BIG Shopping Centers.

BIG Shopping Centers është një kompani e listuar në bursën e Tel Avivit, me një vlerë neto prej afërsisht 3 miliardë eurosh. Grupi është i pranishëm në Europë nëpërmjet BIG Europë dhe filialeve të saj.

Sipas informacionit në faqen e internetit të kompanisë, degët e BIG Europe dhe kompanitë simotra (kryesisht CEE-BIG dhe AFI Properties) zotërojnë dhe menaxhojnë një portofol prej afër 50 projektesh aktive në Evropën Qendrore-Lindore (parqe shitjeje me pakicë, qendra tregtare dhe parqe zyrash) dhe 10 ndërtesa të industrisë së lehtë në Francë.

Përveç kësaj, portofoli i CEE përfshin 20 projekte shitjeje me pakicë dhe zyrash në ndërtim e sipër, dhe toka shtesë në fazat e hershme të zhvillimit, duke përfshirë energjinë e rinovueshme.

BIG Europe themeloi selinë e saj të re evropiane në verën e vitit 2023, me qëllimin e qartë për të investuar kapital dhe për të rritur kompaninë.

Fokusi i saj kryesor do të vazhdojë të jetë në tregjet e Europës Lindore.

Shoqëria objekt i këtij transaksioni, Retail Park Shkodra ka si objekt aktiviteti parësor zhvillimin dhe dhënien me qira të hapësirave për shitje me pakicë dhe shërbime komerciale në një format të konceptuar si “retail park”.

Parqet do të përbëhen nga njësi komerciale, të cilat do t’u jepen me qira operatorëve të pavarur të shitjes me pakicë, përmes marrëveshjeve të posaçme të qirasë.

Retail Park Shkodra u themelua në muajin prill të këtij viti dhe aktualisht ka si aksioner të vetëm grupin Balfin, deri në finalizimin e transaksionit për kontrollin e përbashkët me CEE – BIG.

Retail Park Shkodra është shoqëria e parë që do të kontrollohet nga CEE – BIG – BALFIN Holding Development Ltd. dhe përfaqëson projektin e parë konkret të zbatuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Balfin dhe BIG.

Nga ana tjetër, grupi Balfin vazhdon ta ketë si pjesë të rëndësishëm të portofolit të saj zhvillimin dhe administrimin e pasurive të paluajtshme, kryesisht qendrave dhe parqeve tregtare dhe industriale.

Aktualisht, Balfin zotëron qendrat tregtare QTU dhe TEG në Shqipëri, parkun e biznesit ëest Park në Korçë dhe qendrën e biznesit East Gate Mall në Shkup të Maqedonisë së Veriut, si edhe parqet logjistike Tirana Logistic Park në Tiranë dhe East Gate Business në Shkup.

The post Izraelitët e Big Shopping Centers do të hyjnë në Shqipëri, në partneritet me grupin BALFIN first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / Lapaj si Berisha që nuk njihte baxhanakun, si “e harroi” dje motrën e tij, Kleana Xhuvelin

Skena politike shqiptare sërish na ofron një moment që sfidon kujtesën familjare. Në një intervistë të arkivuar në “Zonë e Lirë”, Adriatik Lapaj rrëfen për jetën e tij. Por diten e djeshme gjate nje konference per shtyp u shpreh se Kleana Xhuvelin e ka thjeshte nje te aferme.

Ne fakt, Kleana Xhuveli, e cila është rritur në shtëpinë e tij që në moshën 8 muajshe dhe është birësuar nga nëna e tij.

Në çdo kuptim praktik, Kleana ka qenë motra e tij dhe ne fakt vete Lapaj e ka pohuar se e quan moter.

Sot Kleana Xhuveli pritet të marrë mandatin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi ka kerkuar te rishikohet doreheqja e saj nga lista e mbyllur.

Në vendin ku Sali Berisha dikur u tall për “baxhanakun e vrare ne Gerdec, që nuk e njihte”, Lapaj shkoi dje me tej më tej: nuk njeh as vajzën e tezes që eshte rritur në një shtëpi me të.

The post VIDEO / Lapaj si Berisha që nuk njihte baxhanakun, si “e harroi” dje motrën e tij, Kleana Xhuvelin first appeared on JavaNews.al.

Epstein, edhe në dasmën e Trump/ CNN nxjerr pamjet, acarohet Presidenti: Po bëni shaka?!

Artikull i CNN, përshtatur në shqip

Pamje dhe foto të reja arkivore kanë hedhur dritë mbi marrëdhënien e dikurshme mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Jeffrey Epstein, përfshirë pjesëmarrjen (e padokumentuar më parë) të Epstein në dasmën e Trump me Marla Maples në vitin 1993.

CNN, përmes seksionit investigativ KFile, ka siguruar video ekskluzive nga një event mode i “Victoria’s Secret” në vitin 1999, ku Trump dhe Epstein shihen duke qeshur dhe biseduar si dy miq, pak para fillimit të sfilatës. Në të njëjtën linjë, pamje të tjera të publikuara për herë të parë tregojnë Epstein të pranishëm në dasmën e Trump në hotelin “Plaza” në New York, si dhe në disa evente të tjera nga fundi i viteve ’90.

Donald Trump dhe fëmijët e tij, Eric dhe Ivanka me Jeffrey Epstein në Harley Davidson Café – New York, 1993

Fotot dhe videot, të pakta në numër dhe të papublikuara më parë, vijnë në një kohë kur është rritur presioni ndaj Departamentit Amerikan të Drejtësisë për të bërë publike dosjet e premtuara mbi bashkëpunëtorët e mundshëm të Epstein. Disa figura brenda lëvizjes MAGA të Trump janë shprehur të zhgënjyer që “e vërteta” ende nuk ka dalë në dritë.

I pyetur shkurtimisht nga CNN për fotot e dasmës, Presidenti Trump u përgjigj: “Duhet të jeni duke bërë shaka,” dhe më pas e mbylli telefonatën, duke e quajtur CNN “fake news”.

Alison Stern, Robin Leach, Jeffrey Epstein, Cecilia Nord dhe Howard Stern te dasma e Trump– dhjetor 1993

Nga ana tjetër, drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, deklaroi se “këto janë foto të shkëputura nga konteksti, nga evente të zakonshme publike, që përdoren në mënyrë të neveritshme për të aluduar diçka të errët”. Ai theksoi se Trump “e kishte përjashtuar Epstein nga klubi i tij për shkak të sjelljes së papërshtatshme”.

Sipas CNN, marrëdhënia e Trump me Epstein filloi në vitet ’80 dhe përfshinte evente të shumta në Palm Beach dhe New York. Ata thuhet se u distancuan nga njëri-tjetri në mes të viteve 2000 për një konflikt mbi një pronë luksoze.

Në librin e tij të vitit 2004 “Trump: How To Get Rich”, Trump përmend një telefonatë nga një “Jeffrey misterioz”, për të cilin shkruan se “nuk ka nevojë për mbiemër”. Edhe pse nuk e konfirmon në mënyrë eksplicite, shumë dyshojnë se bëhet fjalë për Epstein.

Në vitin 2000, një fotografi e Palm Beach Post tregon Trumpin, Ghislaine Maxwell-in dhe princin Andrew në të njëjtin event bamirësie në Mar-a-Lago.

Më vonë, në 2003-in, sipas Wall Street Journal, një mesazh urimi i nënshkruar me emrin e Trump u dërgua për ditëlindjen e Epstein, me një vizatim të një femre nudo dhe një shënim të koduar.

Trump ka mohuar autorësinë e këtij mesazhi dhe ka paditur Wall Street Journal për shpifje.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë po zhvillon bisedime me Ghislaine Maxwell për të shqyrtuar mundësinë e dëshmisë së saj. Avokati i saj i tha CNN se “Maxwell do të dëshmojë gjithmonë me të vërtetën” dhe falënderoi Trumpin “për angazhimin e tij për zbardhjen e kësaj çështjeje”.

The post Epstein, edhe në dasmën e Trump/ CNN nxjerr pamjet, acarohet Presidenti: Po bëni shaka?! first appeared on JavaNews.al.

❌