Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Situatë kritike! Helikopterët e emergjencave në stadiumin e Gramshit, në gatishmëri për të transportuar të plagosur

Helikopterët e emergjencave janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit në pritje për të transportuar të plagosur drejt Tiranës. Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht…

Source

Manastirliu inspekton investimin e ri në Universitetin e Sporteve: Një standard i ri për studentët dhe sportistët elitarë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e pistës së atletikës dhe fushës së re të futbollit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, një investim i rëndësishëm që po realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Manastirliu tha se ky projekt synon të vendosë një standard të ri në infrastrukturën…

Source

Digjen katër fshatra, pamje apokaliptike tymi e zjarri në Gramsh

Digjen 4 fshatra në Gramsh: Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër. Tymi ka mbuluar të gjithë zonën deri në afërsi të Cërrikut dhe flakët arrijnë në deri disa metra. Më herët, Ministria e Mbrojtje bëri thirrje urgjente që banorët e këtyre fshatrave të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Në Kullollas humbi jetën një i moshuar…

Source

Situatë katastrofike me zjarret në Gramsh, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga flakët, që kanë përfshirë fshatrat e Gramshit. “Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit…

Source

Rëndohet situata e zjarreve në Gramsh! Urdhërohet evakuimi i plotë i banorëve në fshatin Skënderbegas

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Gramsh! Zjarret që kanë përfshirë disa fshatra të njësive administrative vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke lënë pas dëme të mëdha dhe banorë të lënduar. Në fshatin Skënderbegas, një ndër zonat më të goditura, është dhënë urdhri për evakuim të plotë, pasi flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave. Megjithatë, situata bëhet edhe më dramatike nga…

Source

Zjarret jashtë kontrollit në Gramsh! Banorët e tre fshatrave urdhërohen të lënë shtëpitë

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave në Gramsh. “Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore…

Source

Agron Gjekmarkaj: Po grabitësit e pronës në median News 24, kush mund t’i ndalë?

Nga Agron Gjekmarkaj Po grabitësit e pronës në median News 24, kush mund t’i ndalë? Prej katër ditësh shohim skena të pajustifikuara nga arsyeja! Mbyllja politike e gojës së televizionit të News 24, gazetave e portaleve “Panorama”, “BalkanWeb”, “Gazeta Shqiptare” dhe marrja e ambienteve të tij është një anë e medaljes me dy shëmti! E dyta është ajo që prej katër ditësh konsumohet brenda…

Source

Fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Kakavijës! 112.000 udhëtarë në 10 ditët e para të gushtit

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare Kakavijë janë përpunuar rreth 12.400 shtetas dhe mbi 4.100 mjete. Nga këta, afërsisht 8.000 kanë hyrë në Shqipëri dhe rreth 4.400 kanë dalë, ndërsa në hyrje janë regjistruar rreth 2.600 mjete dhe në dalje 1.500. Nga 1 deri më 10 gusht 2025, totali i kalimeve ka arritur mbi 112.000 shtetas dhe rreth 37.500 mjete, me një fluks rreth 20%

Source

Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 bizneseve

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 pikave të këmbimit valutor, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga ky aktivitet Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme: euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj. Operacioni u kodua “The Script 2”. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e…

Source

Situata me zjarret në Tiranë, nënkryetari Sulaj në terren: Bashkia 24 orë në shërbim të qytetarëve

Strukturat e Shërbimit Zjarrfikës, të Emergjencave Civile dhe Bashkisë së Tiranës janë angazhuar për të vënë në kontroll flakët e zjarrit me përmasave të konsiderueshme që kanë përfshirë prej disa ditësh fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka paralajmëruar të gjithë ato subjekte që kryejnë veprime për zjarrvënie të qëllimshme dhe…

Source

Edhe Greqia digjet nga zjarret, kërkohet evakuimi i banorëve në Kefalonia, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa

Temperaturat përvëluese po djegin edhe Greqinë. Shteti fqinj po vuan nga zjarre të shumtë që kanë shpërthyer në të katër anët e vendit. Sipas mediave greke, situata më problematike është në Kefalonia, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa. Autoritetet kanë dërguar SMS në telefonat e banorëve të këtyre zonave, duke i vënë në dijeni për situatën e rrezikshme dhe u kërkojnë të evakuohen.

Source

I nxehti afrikan mbërthen sërish vendin, temperaturat mbi 40 gradë celcius

Moti për ditën e sotme, më 12 gusht 2025, do të sjellë një tjetër ditë përvëluese për qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Sipas parashikimeve të fundit meteorologjike, vendi do të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, me temperatura që në shumë zona do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Qytetet e zonës perëndimore, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Elbasanin…

Source

Këmbimi valutor 12 gusht, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.8 lekë dhe do shitet me 112.4 lekë.

Source

Ende aktiv zjarri te Syri i Kaltër, 1 avion dhe 1 helikopter po punojnë për shuarjen e flakëve

Zjarri në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, që ra pasditen e djeshme me përmasa të mëdha, ka vijuar edhe gjatë natës por me intensitet të ulët. Në fshatin Pecë, vatra e zjarrit është fikur gjatë natës. Prej orëve të para të mëngjesit në Syrin e Kaltër po operojnë 1 avion Canadair dhe 1 helikopter. Ditën e djeshme u bë evakuimi i vizitorëve nga parku natyror. Qarkullimi Muzinë-Sarandë u mbyll…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 12 gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe në raportin në çift. Mundohuni që të rrini të qetë, të analizoni mirë gjërat dhe të gjeni një zgjidhje. Demi Kjo e martë do të jetë e lodhshme, ku ju do të jeni shumë të stresuar për shkak të gjërave të shumta që keni për të bërë. Shumë ndryshime do të vihen në jetë…

Source

BSH: Kreditë me probleme bien në 4 për qind të huave

Niveli i kredive me probleme mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë qershorit niveli i kredive të këqia ose i kredive që nuk shlyhen në afat rezultoi 4% nga 4.12% që u regjistrua në muajin maj. nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë ulja e nivelit të huave që nuk paguheshin në kohë rezulton më e fortë .Në qershor të 2024 ato rezultonin se ishin…

Source

Turizmi, jo vetëm bregdet/ Travel and Tour World: Turistët në Shqipëri preferojnë të eksplorojnë sa më shumë

Turistët e huaj po shfaqin gjithmonë e më tepër interes për te eksploruar sa më shumë destinacione ne Shqipëri.Platforma e njohur e udhëtimeve në botë Travel and Tours World shkruan se turizmi në Shqipëri po evoluon ndërsa preferencat e vizitorëve po ndryshojnë. Në një kohë që mbërritjet e udhëtarve të huaj rriten, çmimet e hoteleve po përshtaten për të tërhequr më shumë udhëtarë me buxhet të…

Source

Koçiu nga Golemi: Në 36 qendrat verore, shërbim shëndetësor falas

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish. Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës…

Source

Projekti për Akademinë e Forcave të Armatosura me të gjitha standardet e NATO-s (FOTO)

Akademia e Forcave të Armatosura Shqiptare do të ketë një kampus të ri që do të përmbushë të gjitha parametrat e NATO-s. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga projekti e këtij kampusi, që është hartuar nga kompania ndërkombëtare “Bofill Taller de Arquitectura”. Kampusi do të përfshijë hapësirë akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese.

Source

Presidenti Begaj dekreton Arben Kingjin për mandatin e dytë si Shef i Shtabit të FA

Në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë. Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në…

Source

❌