Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Putin i përgjigjet lëvizjes së nëndetëseve nga Trump, zhvendos 4 bombardues drejt…

Shqetësime të reja në lidhje me përshkallëzimin bërthamor midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë po ngrihen nga zhvendosja e të paktën katër bombarduesve bërthamorë strategjikë Tupolev Tu-95MS drejt perëndimit, më afër Evropës, nga Vladimir Putin, sipas informacionit nga shërbimi hetimor ukrainas “Insider UA”.

Bombarduesit të cilët përdoren shpesh për sulme në Ukrainë, por gjithashtu i përkasin arsenalit bërthamor të Moskës thuhet se janë tashmë të pajisur me raketa, gjë që sipas të njëjtit burim rrit ndjeshëm mundësinë e një sulmi të madh të afërt.

Tu-95MS thuhet se u zhvendosën nga baza ajrore Ukrainka në Lindjen e Largët në bazat Oleny dhe Engels-2 në Rusinë perëndimore vende të braktisura më parë për shkak të frikës nga sulmet ukrainase.

Lëvizjet, nëse konfirmohen, vijnë vetëm 24 orë pasi Donald Trump zbuloi se kishte urdhëruar lëvizjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane “më afër Rusisë”, në përgjigje të deklaratave të Dmitry Medvedev, i cili kërcënoi me luftë bërthamore.

“Nëndetëset tani janë aty ku duhet të jenë”, tha presidenti amerikan të dielën vonë në mbrëmje, duke shtuar se i kishte dhënë Putinit një ultimatum për të ndaluar zjarrin deri të premten ose për t’u përballur me sanksione të reja të SHBA-së.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë për në Moskë të mërkurën për bisedime. Sipas Trump, kërkesa për kontakt erdhi nga vetë regjimi i Putinit.

Kremlini: “Deklarat e Medvedevit nuk shprehin një qëndrim zyrtar”

Zëdhënësi i Kremlinit u përpoq të distancohej nga deklaratat e Medvedevit, duke vënë në dukje se “në Rusi, politika e jashtme përcaktohet ekskluzivisht nga presidenti Putin”.

Ndërsa pranoi se ka “zëra të vijës së ashpër” si në Rusi ashtu edhe në Perëndim, ai theksoi: “Ne nuk duam të përfshihemi në një luftë bërthamore. Ne jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në çdo deklaratë të tillë. Rusia mbetet përgjegjëse dhe e përkushtuar ndaj mospërhapjes bërthamore. Nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore”.

Gonxhja: Kredi pa interes për disa kategori, 20% grant për blerjen e banesës

Qeveria ka miratuar vendimin për të lehtësuar përballimin e kostos së strehimit për disa kategori të veçanta, duke ofruar mundësinë e një kredie me interes 0%, e cila do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se programi i mbështetjes përfshin disa kategori të rëndësishme të shoqërisë dhe një nga përfitimet e këtij programi është një grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës, i cili do t’u ofrohet familjeve të punonjësve të rendit që kanë rënë në detyrë dhe fëmijëve në përkujdesje të Republikës, një nismë që synon të mbështesë ata në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të ndihmojë në lehtësimin e barrës financiare.

“Mund të përfitojnë nga ky program familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë rënë në detyrë, fëmijët në përkujdesje të Republikës si dhe familjet qiramarrëse në ish-prona private. Një nga përfitimet e këtij programi është një grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës, i cili do t’u ofrohet familjeve të punonjësve të rendit që kanë rënë në detyrë dhe fëmijëve në përkujdesje të Republikës, një nismë që synon të mbështesë ata në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të ndihmojë në lehtësimin e barrës financiare”, tha Gonxhja.

Për ata që duan të aplikojnë për këtë mundësi, procesi është i thjeshtë.

Së pari, ata duhet të hyjnë në portalin e-Albania, ku mund të kërkojnë shërbimin “Aplikim për përfitim kredie me 0% interes – Enti Kombëtar i Banesave”. Pasi të plotësojnë formularin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar, ata mund të dërgojnë aplikimin.

Aplikimi mund të bëhet në çdo kohë, pa afat të caktuar dhe nuk kërkohet thirrje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

Zgjedhjet 2023/ SPAK çon për gjykim pesë persona për blerje votash në Rrogozhinë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve:

Limon Shala

Fatmir Thaçi

Florant Saraçi

Engjell Cara

Shkëlqim Hoxha

Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se:

Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” të Kodit Penal.

Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën penale“Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.

Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Moti i keq në Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Erëra me shpejtësi që tejkalojnë 160 kilometra në orë kanë goditur Britaninë, ndërsa stuhia Floris ka përfshirë vendin, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në udhëtime, mungesë të energjisë elektrike dhe anulime masive të ngjarjeve në mbarë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Guardian, zonat më të goditura ishin Skocia qendrore dhe veriore, ku është lëshuar një paralajmërim portokalli dhe autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e udhëtimit deri në mbrëmje.

Një paralajmërim i verdhë u dha njëkohësisht për Irlandën e Veriut, pjesë të Uellsit Verior dhe Anglinë Veriore, ku meteorologët paralajmëruan për “erëra jashtëzakonisht të forta dhe potencialisht shkatërruese”.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Britanik, në Malësitë e Skocisë u regjistruan erëra që arritën deri në 170 kilometra në orë, ndërsa në zonat e populluara ato shkuan deri në 144 kilometra në orë. Shumë udhëtarë në Britani janë përballur me vështirësi, pasi një numër i madh i shërbimeve hekurudhore janë pezulluar. ScotRail ka vendosur një kufi shpejtësie prej 50 mph në disa nga linjat e saj, për shkak të rrezikut të lartë.

Në një postim në rrjetet sociale, kompania hekurudhore u bëri thirrje banorëve që jetojnë pranë linjave hekurudhore të sigurojnë mobiljet e kopshtit dhe trampolinat, për të shmangur rrëzimin e tyre në shina. Disa linja në Skoci u dëmtuan nga pemët që ranë mbi to, duke ndërprerë plotësisht trafikun hekurudhor në disa zona.

Shoferët britanikë janë paralajmëruar të tregojnë durim, pasi Ura Forth dhe ura të tjera të rëndësishme janë mbyllur për autobusët me dy kate, automjetet e mëdha, motoçiklistët dhe këmbësorët. Në autostradën A87, disa karvanë u përmbysën për shkak të erërave të forta. Pemët e rrëzuara kanë bllokuar rrugë në Skoci dhe kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë.

Disa ngjarje të planifikuara për ditën e hënë janë anuluar. Më e spikatura është Royal Edinburgh Military Tattoo, e cila u anulua për herë të parë në historinë e saj 75-vjeçare, për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Stuhia Floris është cilësuar si më e forta që ka goditur Britaninë gjatë këtij muaji gusht. Meteorologu i Met Office, Peter Sloss, i tha BBC Radio Scotland se kjo ishte një situatë “në territor të paeksploruar”.

 

Storm floris hits london, uk today#storm #StormFloris #london #unitedkingdom pic.twitter.com/MGIQrlYaLm

— ONE man (@JOSHUA_LORDP) August 3, 2025

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

Pavarësisht problemeve që mund të keni pasur më parë, kjo javë do të jetë e mbushur plot me surpriza.

Nëse u përkisni shenjës së Gaforres, Virgjëreshës, Akrepit, Shigjetarit apo shenjës së Peshqve atëherë jeni një nga “të favorizuarit e universit”. Shfrytëzoni mundësitë për rritje, komunikim dhe krijim!

Gaforrja
Këtë javë do të përfshiheni nga një atmosferë ripërtëritjeje dhe vendosmërie. Në vend që të kërkoni vlerësim të jashtëm, do të vini re se vetëbesimi juaj forcohet përmes fitoreve të vogla dhe zbulimeve personale. Është koha ideale për të ripërcaktuar prioritetet dhe për të guxuar të bëni një hapa të mëtejshëm.

Virgjëresha
Java ju fton t’i besoni procesit, pa u përpjekur të kontrolloni gjithçka. Bashkëpunimet dhe shkëmbimet e ideve janë veçanërisht të frytshme. Nëse u hapni derën të tjerëve, do të zbuloni se mbështetja është më afër nga sa mendonit.

Akrepi
E vërteta, sado e dhimbshme të jetë, të çliron. I drejtohesh vetëanalizës së brendshme dhe kupton se disa marrëdhënie ose perceptime kanë bërë një rreth të plotë. Kjo është koha për sqarim, pastrim të mendjes që hapin shtigje të reja.

Shigjetari
Entuziazmi dhe zjarri juaj i brendshëm do të bëhen udhërrëfyesit tuaj. Në vend që të prisni që rrethanat të “piqen “, do të ndjeni dëshirën për t’i krijuar ato vetë. Këtë javë, fati ju favorizon – veçanërisht kur bëhet fjalë për njohje të reja.

Peshqit
Ëndërroni shumë dhe tani ato ëndrra po fillojnë të marrin formë. Nëse e keni injoruar intuitën tuaj, këtë javë do ta dëgjoni më qartë se kurrë. Po ju thërret që të vini idetë tuaja në veprim.

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës dhe ankimon në Kolegjin Zgjedhor.

Pak ditë pasi KAS e rrëzoi atë dhe KQZ, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr kushërirës Kleana Xhuveli dhe kaluar tek Ana Dajko.

Lapaj ka depozituar sot (4 gusht) në Kolegjin Zgjedhor padinë e tij kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së.

Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpallui fituese.

KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga NSHB në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.

Sipas KAS-it, u rrëzua vendimi i Celibashit (23 korrik) që i kishte dhënë një mandat Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, dhe e ktheu mandatin tek e para në këtë listë, Ana Dajko.

Komisioni i Ankesave tha se dorëheqjet në bllok nga kandidimi apo mandati janë ligjërisht nul dhe Celibashi nuk duhet t’i kishte pranuar ato të dorëzuara më 11 maj nga të gjithë kandidatët e listës së fiksuar të Koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Dhe sipas KAS-it, deputeti i NSHB-së nuk do të jetë as daja i Endri Shabanit dhe e as kushërira e Adriatik Lapajt.

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë

Momente tmerri përjetuan pushuesit në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios , pasditen e së dielës, më 3 gusht , kur një tornado i habiti të pranishmit, duke “ngritur” çadrat në ajër dhe duke shkaktuar panik.

Sipas dëshmitarëve, moti u përkeqësua papritur dhe një erë e fortë përfshiu plazhin, duke hedhur çadrat dhe shezlongjet. Pushuesit filluan të vraponin në panik për t’u mbrojtur, ndërsa stafi i plazhit u përpoq të rivendoste rendin.

“Moti u përkeqësua papritur dhe filloi të frynte shumë erë. Çadrat u hodhën në ajër”, tha për Adnkronos një punonjës në një dyqan plazhi në zonë. “Zgjati disa minuta, por njerëzit ishin të frikësuar dhe vrapuan për t’u fshehur. U afrova te rojet e plazhit për t’i ndihmuar të mbyllnin çadrat dhe të çonin banorët në një vend të sigurt. Pati panik, por për fat të mirë askush nuk u lëndua. Pak më vonë, gjithçka u kthye në normalitet”.

Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për të lënduar ose dëme materiale, ndërsa theksojnë se ky është një fenomen i rrallë për sezonin dhe rajonin, i cili duket se lidhet me paqëndrueshmërinë intensive të motit në ditët e fundit në Italinë qendrore.

🌪 Tromba d’aria nella spiaggia romana 🌪

Nel pomeriggio di domenica 3 agosto, una tromba d’aria ha colpito il litorale di Maccarese, sollevando gli ombrelloni e costringendo i bagnanti alla fuga.#Maccarese #Maltempo #Spiaggia #Estate #Roma #Cronaca #Notizie #Fregene pic.twitter.com/FJ2x8JqNrC

— Money.it (@moneypuntoit) August 4, 2025

“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra gjatë ditës së sotme nga kryetari i PD, Sali Berisha se ministri Igli Hasani, nëpërmjet një letre u ka bërë presion vëzhguesve ndërkombëtarë në lidhje me raportin për zgjedhjet e 11 majit.

Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme thotë se “Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova.”

Reagimi i Ministrisë së Jashtme

Në lidhje me pretendimet e sotme të Kryetarit të Partisë Demokratike mbi letrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri, sqarojmë se:

Siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre.

Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova.

Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është ne diskrecionin e plotë të Misionit vëzhgues.

Kujtojmë se edhe vetë ODIHR ka reaguar më parë që nuk ka pasur një presion të tillë.

MEPJ mbetet gjithmonë e angazhuar për të respektuar pavarësinë dhe integritetin e çdo mekanizmi vëzhgues në përputhje me mandatin që i është ngarkuar nga ODIHR.

Jasir Asani transferohet te skuadra iraniane

Jasir Asani ka marrë një vendim surprizues për të ardhmen e tij, duke u transferuar në kampionatin iranian. Klubi i njohur i Iranit, Esteglal, ka arritur marrëveshjen me klubin korean Guangju për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Asani ka nënshkruar një kontratë me Esteglal, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit 2026-2027. Megjithatë, lojtari është ende nën kontratë me Guangjun deri në muajin janar, çka do të thotë se debutimi i tij me klubin iranian do të ndodhë pasi të përfundojë marrëveshja me ekipin korean.

“Pas negociatave me Jasir Asanin, anësorin shqiptar të sulmit, lojtari ka firmosur një kontratë për një sezon e gjysmë me Esteglal dhe do t’i bashkohet ekipit sapo të përfundojë kontrata me Guangjun. Ai është nën kontratë me klubin korean deri në janar, por drejtuesit tanë po punojnë për të mundësuar një transferim të parakohshëm”, njofton klubi Iranian.

 

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca

Ndërsa disa njerëz mezi durojnë një çarçaf të hollë gjatë netëve të nxehta, të tjerë nuk mund të flenë pa u mbuluar plotësisht, edhe kur temperaturat janë përvëluese. Këto zakone gjatë gjumit nuk lidhen vetëm me preferencat apo ndjesinë fizike, por edhe me faktorë psikologjikë dhe shkencorë.

Sipas ekspertëve, ndjesia e të qenit i mbuluar aktivizon sistemin nervor parasimpatik, një pjesë e sistemit tonë që ndihmon trupin të relaksohet dhe të ulë nivelin e alarmit. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz ndihen më të sigurt dhe më të qetë kur janë të mbuluar, edhe nëse është vapë.

Një studim i publikuar në vitin 2011 nga Departamenti i Anesteziologjisë në Universitetin e Kalifornisë zbuloi se presioni i ushtruar nga batanijet ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve kronike dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Madje, përdorimi i batanijeve është lidhur edhe me përmirësime në shëndetin mendor te të rriturit që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Kërkues nga Universiteti i Flinders dhe Universiteti i Adelaide në Australi kanë treguar gjithashtu se mbulesat mund të ofrojnë ndjenjë qetësie dhe relaksimi trupor. Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që përdorimi i tyre është i dobishëm për të gjithë, veçanërisht për fëmijët me çrregullime si ADHD apo spektri autik. Për disa, mbulesat ofrojnë rehati; për të tjerë, mund të rrisin ankthin.

Pra, edhe në ditët më të nxehta të verës, dëshira për t’u mbuluar nuk është thjesht zakon, është reagim i natyrshëm i trupit për t’u ndier i mbrojtur dhe i qetë.

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit” . Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike. Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit , i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier […]

The post Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit appeared first on FaxWeb.

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Një aksident tragjik ndodhi të hënën në mëngjes (4/8) në Itali, në autostradën A1, midis Arezzos dhe Firences, kur një kamion u përplas me automjete të ndaluara për shkak të një bllokimi trafiku. Përplasja e dhunshme vrau tre persona dhe plagosi 15 të tjerë. Sipas Corriere della Sera, aksidenti ndodhi pak para orës 11:00 dhe […]

The post Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara appeared first on FaxWeb.

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të pezulluar kundërtarifat ndaj mallrave amerikane, një veprim që synon t’i japë fund luftës tregtare midis dy anëve të Atlantikut. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, bëri të ditur se “BE-ja vazhdon të punojë me Shtetet e Bashkuara për të finalizuar një deklaratë të përbashkët”. Si rezultat i kësaj, […]

The post Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA appeared first on FaxWeb.

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

Një stuhi e fortë shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha të mbjella me kultura bujqësore. Sipas informacioneve të mbledhura nga gazetari Shkëlzen Henkoja, përmes një lidhjeje telefonike me fermerin Leonard Shuli nga fshati Kukur, stuhia ka zgjatur mbi […]

The post Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi appeared first on FaxWeb.

💾

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, që lidhet me korrupsionin zgjedhor në Bashkinë Rrogozhinë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të […]

The post SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë appeared first on FaxWeb.

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Erëra me shpejtësi që tejkalojnë 160 kilometra në orë kanë goditur Britaninë, ndërsa stuhia Floris ka përfshirë vendin, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në udhëtime, mungesë të energjisë elektrike dhe anulime masive të ngjarjeve në mbarë Mbretërinë e Bashkuar. Sipas The Guardian, zonat më të goditura ishin Skocia qendrore dhe veriore, ku është lëshuar një […]

The post Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta appeared first on FaxWeb.

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Ivo Sanader, ish-Kryeministri i Kroacisë në periudhën 2003–2009, është liruar me kusht nga burgu, pas një vendimi të Gjykatës së Sisakut. Ai ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 18 vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sanader vuajti 11 vite burgim, duke i mbetur edhe 7 vite të tjera e 15 ditë burg. Për […]

The post Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht appeared first on FaxWeb.

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia po kryejnë stërvitje të reja të përbashkëta detare , duke vazhduar të thellojnë lidhjet e tyre dhe të forcojnë bashkëpunimin.  Stërvitjet e reja po zhvillohen në detin e Japonisë. Sipas Ministrisë kineze të Mbrojtjes, ato filluan në ujërat pranë portit rus të Vladivostokut dhe do të zgjasin tre ditë.  Ushtrimet do të […]

The post Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë appeared first on FaxWeb.

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun. Udhëheqësit e Rusisë dhe Izraelit diskutuan çështjen iraniane, sipas një njoftimi të dhënë gazetarëve nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Më parë, Peskov kishte folur për një bisedë telefonike ndërkombëtare në programin e presidentit rus sot, e cila, siç doli, ishte […]

The post Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit appeared first on FaxWeb.

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

Tesla i ka dhënë drejtorit ekzekutiv Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë, në një përpjekje për ta mbajtur miliarderin pjesë të firmës. Ky veprim vjen pasi një gjykatë amerikane rrëzoi paketën e tij të pagave për vitin 2018, me vlerë më shumë se 50 miliardë dollarë, duke vendosur se ishte “e padrejtë ndaj […]

The post Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë appeared first on FaxWeb.

❌