Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bastisje në Kisella Vodë, kapet kokainë në vlerë prej mbi dy mijë euro

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 22:30, janë kryer bastisje për kapje të drogës në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, respektivisht në hapësirat e personit P.F. 20 vjeç nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sekuestruan qese najloni me substancë pluhuri të bardhë, përkatësisht kokainë në sasi të ndryshme, një peshore digjitale me mbetje të substancës, para të gatshme (në denarë dhe euro), si dhe u gjet në vendngjarje edhe personi F.K. (22) nga Shkupi, te i cili u gjet një qese e vogël me kokainë”.

“Sasia totale e drogës së sekuestruar në këtë bastisje ishte rreth 22 gramë, me një vlerë të përafërt tregu prej 2.200 eurosh. Së bashku me bastisjen që u krye në mëngjesin e së njëjtës ditë nga e njëjta njësit, për të cilën MPB tashmë ka njoftuar opinionin, dje janë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej rreth 122 gramë kokainë”, shtojnë nga MPB.

The post Bastisje në Kisella Vodë, kapet kokainë në vlerë prej mbi dy mijë euro appeared first on Telegrafi.

Policia sekuestron pesë vetura sportive në Strugë, MPB: Bënin zhurmë në një tubim me rreth 120 vetura

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë sekuestruar 5 automjete në Strugë, pasi gjatë një tubimi të entuziastëve të automjeteve, sipas Policisë, kanë prishur rendin dhe qetësinë duke bërë zhurmë me automjete. Sipas MPB-së, në vendngjarje ishin mbi 500 persona dhe rreth 120 vetura sportive e luksoze.

“Sot (05.08.2025), në periudhën nga ora 00:30 deri në 02:00, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në një parking në Strugë është prishur rendi dhe qetësia publike nga disa persona me zhurmë nga automjetet, punonjës policie ndërmorën disa masa sipas Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor”.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimit, punonjës policie nga Drejtoria për Sigurinë në Trafikun Rrugor në Strugë dolën në vendngjarje dhe gjetën më shumë se 500 persona dhe rreth 120 automjete sportive dhe luksoze, të cilët dyshohet se organizonin një ekspozitë”.

“Personat nuk i përmbaheshin urdhrave të punonjësve policorë, ndaj u angazhuan njësi shtesë dhe situata u vu nën kontroll. Gjatë këtij procesi, u sekuestruan pesë automjete sipas nenit 344 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, si dhe u evidentuan tetë shkelje të tjera nga i njëjti ligj”, thonë mes tjerash nga MPB.

 

The post Policia sekuestron pesë vetura sportive në Strugë, MPB: Bënin zhurmë në një tubim me rreth 120 vetura appeared first on Telegrafi.

Ndjekje si në filma – dy shtetas të Kosovës arrestohen nga Policia e Maqedonisë, transportonin emigrantë nga Kina

Policia e Maqedonisë së Veriut njofton se janë ndaluar dy shtetas të Kosovës, të cilët siç thonë nga policia, dyshohen për transport joligjor të emigrantëve nga Kina.

Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për personat G.L. 24 vjeç dhe B.L. 18 vjeç. Ata po i transportonin emigrantët me veturë “VW Caddy”, ndërsa janë arrestuar pas tentimit për të ikur nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 31.07.2025, rreth orës 22:30, zyrtarët policorë ndaluan G.L. (24) dhe B.L. (18), të dy nga Kosova, pasi në automjetin “Volkswagen Caddy“ me targa kosovare, që drejtohej nga G.L, ndërsa pasagjer ishte B.L, u gjetën tetë emigrantë nga Republika Popullore e Kinës”.

“Rreth orës 21:40, automjeti ishte vërejtur duke lëvizur në autostradën nga Gradsko drejt Shkupit dhe nuk kishte ndaluar në shenjën për ndalim, dhe kishte vazhduar të ikte. Gjatë ndjekjes nga patrullat policore, drejtuesi i automjetit dëmtoi stacionin e pagesës në Gradsko, ndërsa në Katllanovë u përplas në lëvizje me një veturë “Opel Insignia” me targa të huaja, si dhe shkaktoi dëme në një motoçikletë me targa të Maqedonisë”.

“Më pas, ai dëmtoi edhe rampën në pikën e pagesës në Petrovec. Pasi vazhdoi lëvizjen, tek nyja e rrugës drejt Prishtinës, në unazën e Shkupit, drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Ai më pas sulmoi fizikisht një zyrtar policor në tentativë për t’u arratisur, por u neutralizua dhe u ndalua. Gjatë përpjekjeve për të ndalur automjetin, policia qëlloi me plumba paralajmërues, por fatmirësisht askush nuk u lëndua”, thonë nga MPB.

Të dy personat janë dërguar në stacionin policor, ndërsa emigrantët u vendosën në një qendër tranziti./Telegrafi/

The post Ndjekje si në filma – dy shtetas të Kosovës arrestohen nga Policia e Maqedonisë, transportonin emigrantë nga Kina appeared first on Telegrafi.

Ndryshime në Ligjin për policinë, policët që dënohen për vepra penale nuk do të largohen nga vendi i punës

Sot në Kuvend, ndër të tjera, në rend të ditës do të jenë edhe ndryshimet në Ligjin për Punë të Brendshme dhe Ligjin për Policinë.

Më kontestuesi në këto ndryshime është Neni 19 i Ligjit për policinë, i cili po fshihet në tërësi.

“Një oficer policie të cilit i ndalohet me vendim të formës së prerë të kryejë detyra të caktuara nga punësimi i tij ose nëse i është shqiptuar një masë mbrojtëse ose sigurie, për shkak të së cilës nuk mund të kryejë detyra për më shumë se gjashtë muaj ose do të duhet të mungojë nga puna për më shumë se gjashtë muaj për shkak të vuajtjes së dënimit me burg, punësimi i tij në Polici do të ndërpritet në ditën e dorëzimit të vendimit të formës së prerë. Vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës sipas paragrafit 1 të këtij neni merret nga Ministri”, thuhet në artikull në versionin e tij aktual.

Me fshirjen e këtij neni, sanksionimi në mënyrë efektive fshihet, d.m.th. në realitet mund të nënkuptojë që edhe nëse një oficer policie dënohet ligjërisht për një krim, ai mund të kthehet në punë pas vuajtjes së dënimit.

Duke e fshirë këtë nen dhe duke mos e zëvendësuar atë me një tjetër, do të thotë se nuk ka bazë ligjore që një oficer policie të pushohet nga puna, edhe nëse ai është dënuar ligjërisht dhe i ndalohet të kryejë një aktivitet të caktuar.

The post Ndryshime në Ligjin për policinë, policët që dënohen për vepra penale nuk do të largohen nga vendi i punës appeared first on Telegrafi.

Mbi 1200 shkelje në trafik për dy ditë, 305 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë dy ditëve të para të punës të kësaj jave (21 dhe 22 korrik 2025) si pjesë e kontrolleve të intensifikuara të trafikut në rrugët në të gjithë vendin, oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme regjistruan gjithsej 1293 urdhërpagesa bazuar në shkelje të ndryshme të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, dhe në një masë më të vogël në bazë të Ligjit për Automjetet.

Nga MPB thonë se gjatë kontrolleve u vendosën 305 sanksione për shpejtësi të papërshtatshme, 340 masa për parkim të papërshtatshëm, ndërsa 97 shoferë u larguan nga trafiku për shkak se nuk kishin patentë shoferi.

“Gjithashtu, u vendosën sanksione ndaj 47 përdoruesve të rrugës për mospërdorim të rripit të sigurimit, 49 personave u sanksionuan për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe 85 personave të tjerë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse. Përveç kësaj, u regjistruan 18 raste të kalimit të semaforit të kuq, dhe u lëshuan plot 122 urdhërpagesa kundërvajtëse për këmbësorët, ndërsa 11 shoferë u larguan nga trafiku për drejtim të automjetit me sasi të tepërt alkooli”.

“Në përputhje me Ligjin për Automjetet, në tre ditët e treguara të kësaj jave, janë lëshuar 12 kundërvajtje në bazë të automjeteve me defekte teknike dhe 22 në bazë të automjeteve që nuk ishin të regjistruara”, thonë nga MPB.

Më tej shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

The post Mbi 1200 shkelje në trafik për dy ditë, 305 gjoba për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Voziti 114 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar ishte 50, ndalohet shoferi nga Bogovina

MPB Maqedoni njofton se dje (13.07.2025) në orën 18:05 në rrugën kryesore Kërçovë – Ohër, në afërsi të fshatit Drugovë të Kërçovës, policia e ka ndaluar personin K.T. (44) nga fshati Bogovinë.

Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, oficerët e policisë përcaktuan se i njëjti po drejtonte automjetin e pasagjerëve “Folkswagen Golf” me targa të Shkupit në një zonë të populluar me shpejtësi prej 114 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale është 50 kilometra në orë.

“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik””, thonë nga MPB.

The post Voziti 114 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar ishte 50, ndalohet shoferi nga Bogovina appeared first on Telegrafi.

Voziti me 157 km/h në autostradën Tetovë – Gostivar, ndalohet shoferi nga Toplica e Gostivarit

MPB Maqedoni njofton se dje (29.06.2025) në orën 15:50 në rrugën Gostivar-Tetovë, oficerët e Stacionit Policor për Siguri Rrugore të Tetovës ndaluan personin B.Sh. (52) nga fshati Toplicë, rajoni i Gostivarit.

“Gjatë kontrolleve në trafik, u përcaktua se B.Sh. po drejtonte automjetin e pasagjerëve “Golf” me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 157 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”.

“Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit””, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Voziti me 157 km/h në autostradën Tetovë – Gostivar, ndalohet shoferi nga Toplica e Gostivarit appeared first on Telegrafi.

Ndalohet një person nga Shkupi, drejtoi kamionin me shpejtësi 121 km/h në vend ku ishte e lejuar 50 km/h

MPB Maqedoni njofton se më 18.06.2025 në orën 10:00 në rrugën Prilep-Krushevë, pranë vendit të quajtur “Stopanstvo”, oficerët e policisë nga DPB Krushevë ndaluan personin S.A. (20) nga Shkupi.

Siç thonë nga MPB, gjatë kontrollit të trafikut dhe masave të marra, oficerët e policisë përcaktuan se S.A. po drejtonte një kamion “Dacia” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 121 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “vozitje e papërgjegjshme e automjetit””, thonë nga MPB.

The post Ndalohet një person nga Shkupi, drejtoi kamionin me shpejtësi 121 km/h në vend ku ishte e lejuar 50 km/h appeared first on Telegrafi.

Ndalohet një afarist nga Strumica, dyshohet për fshehje tatimi

Policia sot ka privuar nga liria biznesmenin nga Strumica, Risto Krmzov, ndaj të cilit ishte hapur një hetim për keqpërdorime financiare që vlerësohen në rreth 15 milionë euro.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), arrestimi është kryer me udhëzim të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Nga ana e zyrtarëve policorë, me udhëzim të prokurorit publik, personi R.K. është privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Për Krmzov dhe bizneset e tij, Prokuroria ka hapur lëndë pasi më herët janë kryer bastisje në disa lokacione nëpër vend për shkak të dyshimeve për shmangie të tatimeve, mashtrime tatimore dhe pastrim parash.

Në shtator të vitit të kaluar u realizua një aksion për shmangie tatimore në kompani në Strumicë, Shkup dhe Gostivar.

Atëherë u arrestuan katër persona, ndërsa kryeprokurori Ljupço Kocevski, informoi se është formuar lëndë për mashtrim tatimor dhe pastrim parash dhe se janë marrë në pyetje tre persona, ndërsa për një është propozuar masa për kujdes.

The post Ndalohet një afarist nga Strumica, dyshohet për fshehje tatimi appeared first on Telegrafi.

Aksion kontrollues në Tetovë, konfiskohen 453 pako cigaresh dhe 199 kilogram duhan pa dokumentacione përkatëse

MPB Maqedoni njofton se dje (20.05.2024), midis orës 12:00 dhe 14:30 në rrugën “Marshall Tito” pranë Tregut të Gjelbër në Tetovë, oficerë policie nga Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë, ndërmorën masa dhe aktivitete për të shtypur aktivitetet e paligjshme sipas Ligjit për Akcizat dhe Kodit Penal.

“Gjatë kontrollit, u ndaluan personat I.I. (59) nga fshati Kamjan, R.I. (66) nga fshati Llërc, N.M. (59) nga fshati Sellcë, R.S. (46) nga fshati Pallçisht i Epërm, si dhe R.A. (37) dhe B.Z. (64), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “shmangie e pagesës së akcizës” sipas nenit 279-b të Kodit Penal”.

“Gjegjësisht, gjatë kontrollit të këtyre personave, u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej 453 kuti cigare të ndryshme dhe 199 kilogramë duhan të ndryshëm. Ata po mbahen në një stacion policor dhe ndaj tyre do të ngrihen akuza përkatëse pasi të dokumentohet rasti”, thonë nga MPB.

The post Aksion kontrollues në Tetovë, konfiskohen 453 pako cigaresh dhe 199 kilogram duhan pa dokumentacione përkatëse appeared first on Telegrafi.

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër F.S. (35) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mashtrim”.

“F.S si punonjës i një kompanie private në Shkup, veproi si ndërmjetës për ankandin e apartamenteve të shitura nga Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar dhe i ofroi një burri 40-vjeçar nga Kumanova një apartament në Ohër, ndërsa një burri 50-vjeçar nga Kumanova apartamente në Ohër, Shkup dhe një automjet”.

“Pasi nënshkruan kontratë, personi i parë i pagoi atij 26,000 euro, ndërsa tjetri i pagoi 79,000 euro, dhe pasi ankandi supozohej se u përfundua, ata nuk morën asnjë dokument nga personi juridik”.

“Pas masave të ndërmarra nga oficerët e policisë nga SPB Kumanovë dhe Departamenti i Policisë Kriminale, më 12.05.2025 në hyrje të Kumanovës, F.S u privua nga liria dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër tij u ngritën akuza me procedurë të shpejtë”, thonë nga MPB Maqedoni.

The post Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Sindikata e Pavarur e Policisë në RMV kërkon paga më të larta dhe kushte më të mira për punë

Policia dhe Sindikata e Pavarur e Policisë dolën në protestë duke kërkuar kushte më të mira pune dhe paga më të larta. Thonë se pa shtesat për përvojën e kaluar, paga e tyre është më e ulët se ajo minimale. Kërkojnë që paga bazë të zbatohet edhe për ta.

“Në qytete të ndryshme të vendit, gjykatat po thonë se disa oficerë policie duhet të paguhen më shumë, në Shkup thonë se paga që marrim është e mjaftueshme, kështu i bie. Sepse, me këto vendime, kolegët tashmë kanë paguar dhe është vërtetuar se paga e tyre është nën minimumin, dhe për fat të keq, gjykatat e Shkupit po thonë se nuk është kështu”, tha Martin Efremov – Sindikata e Pavarur e Policisë.

Nga Sindikata e Pavarur e Policisë rikujtuan se ata janë këtu çdo ditë për ta ruajtur qetësinë dhe rendin në qytet, por paguhen minimalisht.

“A e dinë këta zotërinj në kolltuqe çfarë do të thotë të jesh polic, kur ka protesta, policia, kur prishet rendi dhe qetësia publike, policia përsëri, vjedhjet, asistencë gjithmonë policia, kriza e Covid-it përsëri policia, nga viti 2000 deri më sot arrestime, revolucione laramane. Kriza e refugjatëve dhe le të pyesim veten se sa viktima kemi pasur, sa kolegë na kanë lënë shumë shpejt. Dhe për çfarë punojmë, për çfarë page nën minimumin, hiqni kompensimet ligjore që na takojnë, do ta shihni që paga bazë e policisë është nën minimumin në vend”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Policisë.

Sindikata e Pavarur e Policisë së Pyjeve e porositi Ministrin e Bujqësisë, Cvetan Tripunoski, se kur ishte ministër teknik, u premtoi gjithçka, dhe tani nuk po u përgjigjet thirrjeve të tyre.

“Në dy takimet që patëm me të, na u premtua se pas festave të Vitit të Ri, grupet e punës do të fillonin punën për marrëveshjen kolektive, por për momentin nuk u përgjigjet mesazheve, shkresave apo kërkesave tona për të filluar punën e grupit të punës”, thonë nga Sindikata e Pavarur e Policisë së Pyjeve.

Nga Ministria e Brendshme thonë se pakënaqësia me këtë protestë nuk drejtohet ndaj Ministrisë së Brendshme, por më tepër ndaj veprimeve të gjykatave të caktuara në rastet kur policët ushtrojnë disa nga të drejtat e tyre./Alsat/

The post Sindikata e Pavarur e Policisë në RMV kërkon paga më të larta dhe kushte më të mira për punë appeared first on Telegrafi.

Gjuajtje me armë në Shtip, ndërron jetë një person – arrestohet i dyshuari

Mbrëmë në një kafene në Shtip nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një person, konfirmuan sot nga Prokuroria. Nga organi hetues thonë se edhe sulmuesi edhe viktima janë shtetas të huaj.

“Sulmuesi dhe viktima janë identifikuar dhe janë shtetas të huaj. Nga vendi i ngjarjes janë nxjerrë gëzhoja nga plumbat dhe gjurmë të tjera, që do t’i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Janë siguruar dhe kontrolluar pamje nga kamerat e sigurisë”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria shtojnë se Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar se është arrestuar i dyshuari, ndërsa është gjetur edhe arma.

The post Gjuajtje me armë në Shtip, ndërron jetë një person – arrestohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

Mbi 1400 gjoba për dy ditë për shkelje të rregullave në trafik

MPB Maqedoni njofton se në zonat e të tetë Sektorëve të Punëve të Brendshme, gjatë dy ditëve të fundit (6 dhe 7 maj 2025), oficerët e policisë, në kuadër të kontrolleve intensive të trafikut, lëshuan gjithsej 1452 urdhërpagesa pas masave të ndërmarra, veçanërisht në bazë të Ligjit për Sigurinë në trafikun rrugor, si dhe në bazë të Ligjit për automjetet.

Sipas të dhënave statistikore, numri më i madh i shkeljeve të lëshuara nga drejtuesit e automjeteve – 436, lidhen me parkimin e paligjshëm, ndërsa 258 lidhen me tejkalimin e shpejtësisë.

Lidhur me shkeljet e tjera të regjistruara, u vendosën 132 sanksione për mosvendosje të patentës së drejtimit, pastaj 162 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, si dhe 44 shkelje për drejtuesit e motoçikletave për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse. Kjo pasohet nga 85 shkelje për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 11 shkelje të kryera nga këmbësorët”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

The post Mbi 1400 gjoba për dy ditë për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.

Të enjten në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në trafik

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, njoftojnë se nesër (01.05.2025) për shkak të protestës do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.

Protesta do të filloj para ndërtesës të LSM-së në rrugën “Mirçe Acev” me pas do të lëvizin në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë, në rrugën “11 tetori”, në rrugën “Dimitrie Çupovski”, në rrugën Vasil Gllavinov”, Bulevardi “VMRO”, Bulevardi “Ilinden”, deri para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

SPB-Shkup apelon të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhërat që do të jepen nga nëpunësit policor.

The post Të enjten në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në trafik appeared first on Telegrafi.

Policia vazhdon me kontrollet në trafik, gjatë fundjavës shqiptoi 1570 gjoba

MPB Maqedoni njofton se fundjavën e kaluar (26/27 pill 2025), zyrtarët policorë nga të gjitha departamentet e punëve të brendshme, të cilët veprojnë në fushën e kontrollit të trafikut rrugor në të gjithë vendin, lëshuan gjithsej 1570 urdhërpagesa për kundërvajtje të trafikut, shumica e të cilave bazoheshin në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor.

“U lëshuan 216 gjoba për parkim të paligjshëm, 758 sanksione për tejkalim të shpejtësisë dhe 141 persona u përjashtuan nga qarkullimi për shkak se nuk kishin leje drejtimi. Gjithashtu, u regjistruan 62 shkelje për mosvendosje të rripit të sigurimit, u vendosën 31 sanksione ndaj drejtuesve të motoçikletave për drejtim pa helmetë mbrojtëse, u vendosën 27 masa për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe u vendosën tetë sanksione për drejtuesit e automjeteve që kaluan me semafor të kuq, ndërsa 61 drejtues automjetesh u përjashtuan nga qarkullimi për shkak të një sasie të paligjshme alkooli në gjak”.

“Bazuar në Ligjin për Automjetet, gjatë periudhës së treguar janë përjashtuar nga trafiku 39 automjete, 11 prej të cilave për shkak të defekteve teknike, dhe 28 për shkak se ishin të paregjistruara. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

The post Policia vazhdon me kontrollet në trafik, gjatë fundjavës shqiptoi 1570 gjoba appeared first on Telegrafi.

Goditi me makinë këmbësorin në Ohër, policia e gjen shoferin përgjegjës

MPB informon se mbrëmë në orën 22:40, SPB Ohër ka marrë njoftim se në rrugën “Goce Delçev” në Ohër, një automjet pasagjerësh ka goditur këmbësorin E.S. (59) nga Ohri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Këmbësori është transportuar në spitalin “Shën Erazmi” në Ohër, ku i janë diagnostikuar lëndime të rënda.

“Pas masave të ndërmarra, oficerët policorë nga Stacioni Policor për Siguri Rrugore në Ohër kanë përcaktuar se bëhet fjalë për automjetin motorik të pasagjerëve Volkswagen UP me targa të Ohrit, i drejtuar nga S.P. (24) nga Ohri”.

“Pas një testi me alkotest, shoferi dhe këmbësori nuk kishin alkool në trupat e tyre. Me autorizim nga prokurori publik, një ekip i Shërbimit Special të Policisë së Ohrit ka kryer inspektimin e vendit të ngjarjes, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër S.P. do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

The post Goditi me makinë këmbësorin në Ohër, policia e gjen shoferin përgjegjës appeared first on Telegrafi.

MPB Maqedoni: Ndalohen gjashtë persona, kapen me marihuanë

MPB Maqedoni njofton se dje janë ndaluar pesë persona nga Shkupi dhe një nga Kumanova, të cilët dyshohen për tregti me lëndë narkotike.

“Me datë 20.21.04.2025 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.XH. (47), P.R (32), E.I. (39), A.I. (36) dhe I.XH. (40), të gjithë nga Shkupi dhe A.A. (50) nga Kumanova, pasi iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një lëndë e bardhë kokrrizore”.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB.

The post MPB Maqedoni: Ndalohen gjashtë persona, kapen me marihuanë appeared first on Telegrafi.

Aksioni policor në Haraçinë, është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

MPB Maqedoni njofton se sot në Haraçinë është arrestuar 40-vjeçarin me iniciale A.B., i cili ishte i dënuar për zhvatje dhe dhunë, dhe po kërkohej për vuajtje të dënimit me burg.

“Sot (18.04.2025) rreth orës 08:30 në fshatin Haraçinë, pas ndërmarrjes së masave operative dhe taktike, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria A. B. (40) nga Shkupi”.

“Personi kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh për veprën penale “zhvatje” nga neni 258 paragrafi 2, lidhur me nenin 1, në lidhje me nenin 45, paragrafi 1, dhe një vit burg për veprën “dhunë” nga neni 386, paragrafi 3, në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal. Personi është dërguar në Institucionin Korrektues Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

The post Aksioni policor në Haraçinë, është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg appeared first on Telegrafi.

Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.

“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.

“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

The post Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani appeared first on Telegrafi.

❌