Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shpërndarja e librave shkollorë, Xhixho: Propagandë e qeverisë

Partia e Lirisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shpërndarjen e librave falas për nxënësit, duke e cilësuar si akt propagandistik. Zv/kryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë se po mashtron publikun, pasi sipas saj, vetëm nxënësit e klasave I deri në III përfitojnë tekste të reja. Ndërkohë, për klasat IV deri në IX, librat që shpërndahen janë të përdorur dhe…

Source

Osmani pritet nga presidenti austriak: Austria, një nga aleatët tanë më të fortë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach. Osmani ka shkruar në Facebook se me presidentin austriak ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria është një nga aleatët më të fortë të Kosovës. “Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen…

Source

Nuk ka më siguri në rrugë, aksident me vdekje në Vorë

Ditët e fundit rrugët në vend janë përgjakur nga aksidente me pasoja fatale. Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin Jani Tanushi, rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Kujtim Luka rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është…

Source

Urdhri i ri hyri në fuqi, mbi 30-vjeç nuk bëhesh dot polic

Nëse je mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie. Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Mosha për tu pranuar në polici urdhëron ministri i Brendshëm është deri në 30 vjeç. Që do të thotë ky është viti i…

Source

Humbi betejën për të qenë deputet, Lapaj: Politika na ka borxh 7 mandate, Shabani ka 12 vite që ha bukë tek unë

Adriatik Lapaj flet për vijimin e aksionit të tij politik në krye të “Shqipëria Bëhet”. Për të beteja nuk ka qenë për një mandat deputeti, por për hapjen e listave dhe garë të ndershme për qytetarët. Ai tha se nëse do të kishte dashur të hynte në Kuvend, e kishte të lehtë, pasi vetë kishte firmosur listën, por theksoi se qëllimi ka qenë gjithmonë përfaqësimi dinjitoz dhe ndryshimi i sistemit.

Source

12 shenjat e horoskopit, ja çfarë ju pret këtë javë

Dashi Universi po punon për të sjellë më shumë kënaqësi dhe pasion në jetën tënde. Kjo është një periudhë për të ndjekur romancën, argëtimin dhe lidhjet intime. Pavarësisht statusit tënd, përfshihu emocionalisht dhe shijo çdo moment. Mund të shfaqet dikush që ia vlen. Nëse ke fëmijë ose dëshiron, kjo është një periudhë e mirë për t’u fokusuar te ta. Kreativiteti, sporti dhe hobet gjithashtu janë…

Source

Stadiumi i ri ”Flamurtari” në Vlorë, ministri Vengu: Arenë moderne në funksion të qytetit

Stadiumi “Flamurtari” pritet të kthehet në një arenë moderne sportive dhe një pikë referimi për jetën sportive, sociale dhe ekonomike të qytetit të Vlorës, si pjesë e një masterplani të gjerë zhvillimi. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nëpërmjet një postimi sot në rrjetet sociale, nënvizoi se stadiumi do të jetë në funksion të qytetit, ndërsa theksoi rëndësinë e këtij projekti. Sipas tij…

Source

Zjarri në pyllin me pisha në Hidrovor, Dredha: Autori të dalë para drejtësisë

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha thotë se zjarri në Pishë-Poro të Vlorës vijon dhe është në një gjatësi 2-3 km. Për të dyshohet që është zjarrëvënie e qëllimshme dhe tha se autori duhet që të dal para drejtësisë. ”Zjarri ka nisur në Delisuf dhe nga atje ka ardhur deri këtu në hirdovor është 2 deri në 3 km gjatësi zjarri. Terreni nuk është se është shumë i vështirë po ka shumë…

Source

Vila e Silvio Berlusconit, një arab misterioz ofron rreth 500 milionë euro

Villa Certosa, rezidenca e ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri pjesë e trashëgimisë së Berlusconit që tashmë e kanë fëmijët, do të bëhet një nga transaksionet më të mëdha, ndoshta më e rëndësishmja ndonjëherë, në tregun e pasurive të patundshme në Itali. Çmimi i shitjes së kësaj rezidence mund të shkojë nga 300 deri në 500…

Source

Perëndimi si pikturë, Rama poston foton: Rruga panoramike Shëngjin-Velipojë

Aksi i ri Shëngjin-Velipojë ka sjellë jo vetëm lehtësim të ndjeshëm të lëvizjes mes dy prej zonave më të njohura bregdetare të veriut, por është kthyer edhe në një atraksion të ri për vizitorët. Foton si pikturë nga perëndimi ka ndarë kryeministri Edi Rama në Facebook, ku shkruan ”Rruga panoramike Shëngjin-Velipojë”. Nga kjo pikë panoramike mbi Ranën e Hedhun, deti duket si një tablo që…

Source

Trump: Putin nuk e takon Zelenskin pasi nuk e pëlqen

Shtetet e Bashkuara nuk do të humbim më asnjë dollarë për Ukrainën, por do të mbështesin sigurinë e Kievit. Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump, i cili shton se nuk janë diskutuar ende garanci të posaçme sigurie për Ukrainën dhe se detajet janë ende duke u shqyrtuar. “Nuk e dimë ende se cilat do të jenë garancitë pasi nuk kemi diskutuar ende për diçka të tillë. Europa do t’u japë…

Source

Ministria e Mbrojtjes për zjarret: 4 vatra aktive, po punohet për shuarjen e flakëve në Pishë-Poro të Vlorës

Këtë të hënë janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Terreni ranor nuk mundëson…

Source

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në operacionin për vendosjen në kontroll të kësaj vatre, përveç ekipeve në terren po angazhohen dhe 4 helikopterë…

Source

Zjarri nuk ndalet, përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Situata me zjarret vijon me vatra aktive. Një zjarr ka rënë në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e…

Source

Meta troket sërish tek Apeli i Posaçëm: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ilir Meta ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit të shkuar. Paraditen e së hënës, përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, ish-presidenti apeloi vendimin e 13 gushtit të Gjykatës së Posaçme, që i refuzoi atij kërkesën për liri. Presidenti i PL-së, kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe zëvendësimin e masës “arrest në burg”…

Source

Osmani thirrje për partitë: T’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i bën thirrje partive politike parlamentare që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se të njëjtat duhet t’i lënë anash dallimet dhe të vendosin interesin e Kosovës të parin, duke krijuar një shumicë parlamentare që e çon vendin përpara. Edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, vendi nuk ka formuar institucionet e reja.

Source

13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt dhe sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse. Pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina. Po sa kushton një…

Source

Rama poston artikullin nga “The New York Times” ku e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga artikulli që media prestigjoze ”The New York Times” ka shkruar për Shqipërinë. Në këtë artikull vendi ynë cilësohet si një destinacion turistik në rritje. ”Artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit. Po ashtu, “The New York Times” ndalet edhe…

Source

Rroga mesatare 900 euro? Tabaku: 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale. Sipas të dhënave të INSTAT, për të 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri…

Source

❌