Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Prurje intelektuale që “zgjojnë” heshtjen

Brenda çdo njeriu, ekziston “mekanizmi i heshtjes”. Kjo është, sipas mendimit tim, një e vërtetë universale. Jo rrallë “heshtja është flori”, si një kulturë qytetare, ku njeriu përpiqet të respektojë deri diku kundërshtinë me tjetrin. Unë dua të flas për një tjetër lloj heshtjeje. Ju me siguri e keni provuar qysh nga ajo “nota10-të” në …

Analiza e BBC: Kievi i frikësohet një marrëveshje Trump-Putin pa praninë e tyre

Përpjekja e Donald Trump dhe presidentit Putin për të arritur një marrëveshje pa praninë e Ukrainës është pikërisht ajo për të cilën shqetësoheshin Ukraina dhe shumë nga aleatët e saj evropianë. Fjalët e Trump për Rusinë mund të jenë ashpërsuar muajt e fundit. Por për Ukrainën, ato ende nuk janë pasuar nga veprime konkrete. Afati …

Raporteri i Shqipërinë në PE: Lajmet e fundit nga Tirana ngrenë pikëpyetje

Raporteri i Grupit të EPP-së, (Partia Popullore Europiane) për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka reaguar lidhur me sulmin e Edi Ramës ndaj News 24 duke ndërprerë sinjalin televiziv dhe ndalimin e gazetarëve e punonjësit të hynin brenda redaksisë. Andrey Kovatchev në një reagim të postuar në rrjetin social X shkruan se po vihet në pikëpyetje …

Reporterët pa Kufij: Dënojmë pengimin e së drejtës për informim

Reporterët pa Kufij kanë reaguar lidhur me rrethimin që u bë sot në televizionin News24, ku forcat e policisë dhe përfaqësues të shoqërisë “Kayo” ndërprenë sinjalin e televizionit News 24 dhe penguan funksionimin e mediave të tjera të grupit. Reporterët pa Kufij dënojnë këtë pengim të së drejtës për të informuar. Ata kërkojnë që kjo …

Radhën e ka kali

Vriten njerëz dhe shumica pyesin jo për dorasin, por për viktimën: “me siguri ka bërë ndonjë gjë, nuk të vret njeri kot…” Ndërron jetë në heshtje, jo vetëm nga sëmundja, por nga mungesa e ilaçeve ose për shkak të medikamenteve që s’dihet nëse shërojnë apo dëmtojnë më shumë. Shtëpitë shkatërrohen pa paralajmërim, pa dëmshpërblim, më …

Thellohet skandali, policia del jashtë, ne loje futet ushtria

Është thelluar skandali në News24. Pasi kanë qëndruar më shumë se 16 orë brenda ambienteve, policia ka dalë jashtë duke i lënë vendin ushtrisë, Gjatë ditës nën drejtimin e Ardi Veliut, administratorit të shoqërisë KAYO, policia rrethoi ambienti e News24, ndërkohë që është ndërprerë sinjali i transmetimit te TV News24, Panorama TV, po ashtu dhe …

E qara për ndihmë

Udhëheqësi kishte sunduar përmbi 20 vjet. Gjithe keto vite sundimi kishte qëne erratik, me zigzage, e premtime para zgjedhore që ju vihej kazma menjeherë pas tyre. Portretet e hijes se tij vareshin në çdo shkollë e institucion, bile shembëlltyra e kokës ishte betonizuar ne disa ngrehina. Fjalimet e tij elokuente dëgjoheshin me kërsheri ne TV …

Të jemi të ndershëm edhe kur na dhëmb

Policia ndaloi gazetarët e ” Fokus Media News” të hynin në godinën ku ata punojnë. Në vështrim të parë të  ngjan  sikur jetojmë në një shtet policor despotik që do t’i mbylli gojën shtypit ose mediave të lira. Po a është kjo e vërtetë për këtë rast?     Le të ndjekim rrjedhën e përplasjes …

Republika e rregjimeve të urryera të së kaluarës

Në një cep të Ballkanit, ku shqiponjat fluturojnë aq lart sa harrojnë ku parkohen, dhe historia riciklohet si rrobat e vjetra te Gabi, shtrihet Republika e Rregjimeve të Urryera të së Kaluarës, ose siç e njohin ndryshe vendasit, me emrin Shqipëri. Këtu, në tokën e bekuar mes malesh që flasin dhe detit që ankohet, historia …

“The Skin of Light” -Edicioni i Tretë i Gjon Mili International Video Art Festival

Në edicionin e tij të tretë, Gjon Mili International Video Art Festival vjen me një titull sa të thjeshtë, aq edhe provokues për artistët: “The Skin of Light”. Kjo është një ftesë për të parë dritën jo vetëm si burim ndriçimi, por si një sipërfaqe ku bashkohen kujtesa, perceptimi dhe forma. “Lëkura e Dritës” është …

Gabimi i Ramës dhe qeverisë për Kodin Penal

Në Bashkimin Evropian Shqipëria nuk mund të hynte me Kodin Penal ekzistues. Detyrimisht si ky kod dhe Kodi Civil duhet të plotësojnë kërkesat e drejtësisë evropiane. Me të drejtë Rama si Kryeministër dhe qeveria e tij vendosën të hartonin Kodin e ri. Lind pyetja se çfarë rruge zgjodhën? Nga mos thellimi, mosdija apo vetëkënaqësia (se …

Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet

. Padyshim, që në republikën e prokurorëve suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sespe ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për që qenë korrekt thuajse të gjitha. Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre. Ndaj nuk ka asnjë kuptim matja e …

Kur hesht media publike, fiton injoranca

Vendimi i administratës Trump dhe Kongresit amerikan për t’i prerë 1.1 miliardë dollarë financim Korporatës për Transmetime Publike (CPB) nuk është thjesht një shifër në një buxhet shtetëror. Është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj një prej institucioneve më të besueshme të jetës publike amerikane, një goditje që nuk është parë në pothuajse gjashtë dekada. Ky …

“Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

Në përgjigje të gazetarëve, sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për rastin “Gëllçi” në Strasburg, duke thënë se “Avokatura e Shtetit nuk na njoftoi… Në Strasburg kanë shkuar informacione të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar“. Te kjo deklaratë ka dy probleme, një të …

Lufta e humbur me zjarret që po djegin Shqipërinë

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 në monitorim dhe 8 të shuara. Zjarre aktive janë regjistruar në bashkitë Lurë, Mat, Bulqizë, Delvinë, Gramsh, …

Mungoi në prezantimin e Kodit të ri Penal, Çela publikisht kundër: Veprim i nxituar që mund të minojë drejtësinë

Në sallën kur të premten e kaluar u prezantua drafti i kodit të ri penal, mungonte Prokurori i përgjithshëm Olsian Cela, pavarësisht ftesës nga Ministria e Drejtësisë. Për Report TV, ai shprehet se zgjedhja e tij për të mos marrë pjesë erdhi “për shkak të mosnjohjes paraprake me draftin në fjalë“. Ngjashëm, e njëjta situatë kishte përfshirë …

Nëse qeverisja do të shihte veten në pasqyrë

Në Shqipëri, pushteti është si një shishe raki që qarkullon në një dasmë fshati: kalon dorë më dorë, por gjithmonë përfundon tek i njëjti burrë. Dhe nuk ka rëndësi sa i dehur bëhet ky burrë — të gjithë të tjerët vazhdojnë t’i mbushin gotën, sepse kush guxon të thotë “jo” përfundon jashtë festës, duke ngrirë …

Radha e Pallatit të Kongreseve për t’u shembur e për t’u ringritur mes kullave

Si një turmë e shushatur, e aftë vetëm t’iu bindur urdhrave të partisë, këshilltarët bashkiakë të PS së Tiranës votuan të enjten pro një vendimi që i hap rrugën ndërhyrjes në Pallatin e Kongreseve, sipas një projekti ende të panjohur në zemër të kryeqytetit. Me shumicën e votave të Partisë Socialiste, një sipërfaqe prej mbi …

Vizita e Veliajt në spital, avokatët kërkesë “Burgjeve” për protokollin: U shoqërua nga 30 policë dhe hetues

Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë kërkuar informacion nga Drejtoria e Burgjeve mbi trajtimin mjekësor dhe shoqërimin e tij në spital. Ata pretendojnë se masat për shoqërimin kanë qenë ekstreme “duke shkelur çdo protokoll mjekësor dhe trajtimin njerëzor”. Bëhet fjalë për një vizitë mjekësore që Veliaj e ka kryer më 17 korrik. …
❌