Zjarret jashtë kontrollit në Gramsh! Banorët e tre fshatrave urdhërohen të lënë shtëpitë
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave në Gramsh. “Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore…