Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOTOT/ Pas zërave për lidhje dashurie, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen bashkë. Këngëtari nuk i’a ndan sytë teksa kërcejnë

Prej disa ditësh, ndjekësit kanë vënë re një afrim virtual mes Don Xhonit dhe Loredanës, ku nuk kanë munguar as komentet me nota lozonjare nga ana e reperit në postimet e saj.

Por sot, Don Xhoni ka shtuar dhe më shumë “benzinë në zjarr”, duke postuar një video ku shfaqet së bashku me Loredanën.

Shikimi i tij ndaj saj është gjithçka për të cilën po flasin rrjetet…

The post FOTOT/ Pas zërave për lidhje dashurie, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen bashkë. Këngëtari nuk i’a ndan sytë teksa kërcejnë appeared first on Albeu.com.

“Kush është ky, Frederik…?”, Amber tallet me Gjestin: E ngatërrova…

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Amber Candy, ka qenë sot e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka treguar për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, marrëdhëniet me ish-banorët.

Teksa në monitor janë shfaqur disa prej fotove të ish-banorëve, Amber ka komentuar raportet dhe mendimin që ka ajo për ta. Kur u ndal te fotoja e Gjestit, me të cilin ka pasur disa konflikte brenda shtëpisë, Amber u shpreh:

“Kush është ky, Frederik Ndoci?”.

Pjesë nga intervsita:

Ronaldo: Ky është Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti. Këngëtar dhe fitues njëkohësisht i “Big Brother VIP Albania 4”. Pse Frederik Ndoci?

Amber: Po ngaqë është këngëtar dhe e ngatërrova.

Ronaldo: Nuk besoj se e the për ofendim, se Frederik Ndoci është emër i madh i muzikës shqiptare.

Amber: Pse duhet ta them për ofendim? Frederiku hyn te këngëtarët me zë brilant shqiptarë. Kështu që është kompliment, jo ofendim. Por e ngatërrova.

The post “Kush është ky, Frederik…?”, Amber tallet me Gjestin: E ngatërrova… appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Korrupsion në zgjedhje, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, të procedimit penal nr.117 të vitit 2021 me marrëveshje fajësie në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar për veprat penale si më poshtë:

 Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal;
Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara në kuadër të këtij hetimi rezulton se gjatë zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill 2021, është konstatuar një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor, e cila përfshinte ofrimin e shpërblimeve monetare në këmbim të votës.

Skema korruptive konsiston në  një model të organizuar të blerjes së votës, ku individë të lidhur me një forcë politike kanë ofruar shuma të  caktuara parash  (rreth  5 000 lekë për votë) për qytetarë të ndryshëm, me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale.

Kjo është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e vet, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Gjatë hetimeve, janë përdorur mjete të posaçme të hetimit, përfshirë përgjime telefonike, të cilat kanë evidentuar se shtetasi Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të një subjekti politik.

Për sa më lart, nga tërësia e hetimeve të kryera,  bazuar në provat e marra gjatë hetimeve paraprake, transkriptimeve të përgjimeve telefonike, deklarimet e shtetasve të dyshuar si dhe pas studimit të dokumentacionit të administruar, rezulton se shtetasit Ndreke Lera dhe Ilir Sokoli, me veprimet e tyre, kane konsumuar elementë të veprës penale penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 dhe 25 i Kodit Penal.

The post EMRAT/ Korrupsion në zgjedhje, SPAK përfundon hetimet për 4 persona appeared first on Albeu.com.

Flitet për një lidhje me Mirlind Dakun, Vesa Vllasaliu: Nuk e publikoj se më marrin mësysh

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, po përflitet së fundmi për një lidhje të mundshme me futbollistin e njohur të Kosovës, Mirlind Daku.

Thashethemet janë shtuar veçanërisht pas disa detajeve të vërejtura në rrjetet sociale, përfshirë edhe mungesën e fotografive me partnerin.

Një ndjekës e ka pyetur Vesën në Instagram: “Pse i ke heq fotot me të dashurin?”.

Ajo ka vendosur t’i përgjigjet me një ton të lehtë dhe me pak humor: “Pa arsye valla. Nëse publikoj sërish në Highlight e publikoj me fytyrë të vet. Po nuk po dua se po mi marrin mësysh (hajgare pak)”.

Përgjigja e saj ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit, ndërsa vetë Vesa nuk ka konfirmuar as mohuar një lidhje me Dakun.

Megjithatë, deklarata e saj lë të nënkuptohet se ajo është ende në një raport dashurie, por dëshiron ta mbajë më të rezervuar nga publiku.

Pritet të shihet në vazhdim nëse do të dalin publikisht, për të konfirmuar këtë romancë.

The post Flitet për një lidhje me Mirlind Dakun, Vesa Vllasaliu: Nuk e publikoj se më marrin mësysh appeared first on Albeu.com.

Eros Grezda: Nuk i pëlqej vajzat që shkojnë nëpër klube, nuk dal më

Eros Grezda ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top”, ku ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.

Ai zbuloi se ka një vit që e ka lënë futbollin dhe tani merret si agjent futbolli dhe ndihet shumë mirë.

“Do të thoja se jam në një fazë të mirë profesionale, kanë ecur punët shumë mirë në biznesin e ri”, tha Grezda.

Më pas moderatorja e ka ‘ngacmuar’ pak me pyetjet e saj ‘pikante’ për jetën e tij private.

Pjesë nga intervista:

Lei Kraja: Ke më shumë ish-a apo gola?

Eros Grezda: Gola. Kam bërë gola, ish-a nuk kam patur shumë.

Lei Kraja: Sa ish-a ke?

Eros Grezda: Nuk e di, gola kam shumë.

Lei Kraja: Të kam paragjykuar më shumë seç duhet, se di pse. Sa gola ke? 50 e ca gola?

Eros Grezda: Nuk e di, duhet me hy me i pa. Edhe pse sulmues, nuk është se kam qenë lojtar goli, që duhet të bëj gol patjetër. Kam qenë lojtar që ka dashur të japë gjithçka në fushë, kështu do e karakterizoja veten.

Lei Kraja: Mënyra më ideale për të nisur një lidhje? Një vajzë që të simpatizon, si mund të njihet me ty? Në “Instagram”, në klub apo rastësisht?

Eros Grezda: Në klub jo.

Lei Kraja: Nuk i ke qejf këto vajzat në klube?

Eros Grezda: Jo, nuk i kam qejf. I kam frekuentuar shumë më përpara me thënë të drejtën, kam qenë një djalë që kam dalë shumë, nuk dal më.

The post Eros Grezda: Nuk i pëlqej vajzat që shkojnë nëpër klube, nuk dal më appeared first on Albeu.com.

Kancelari Merz kërkon urë ajrore me ndihma për Rripin e Gazës

Mbledhja e kabinetit të sigurisë në Gjermani – për shkak të gjendjes së vështirë humanitare në Rripin e Gazës qeveria e gjermane do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave.

Ditët e fundit për herë të parë në Rripin e Gazës po mbërrinnë sërish sasi të mëdha ndihmash për popullsinë e rrezikuar nga uria.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e konsideron këtë një hap të parë dhe do që në bashkëpunim me vende të tjera të krijohet një urë ajrore për transportimin e ndihmave.

Qeveria e Gjermanisë në sfondin e gjendjes emergjente humanitare do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.

Kancelari Friedrich Merz deklaroi pas një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë në kancelari, se kjo nismë do të zbatohet bashkë me Jordaninë.

Edhe Franca dhe Britania e Madhe, sipas tij, janë të gatshme ta mbështesin urën ajrore për ndihma me ushqime dhe materiale mjekësore.

Kjo, tha ai, është në fakt vetëm “një ndihmë e vogël” për njerëzit në Gazë, por një kontribut që qeveria do të japë.

“Ne duam që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin fund vuajtjet humanitare për popullsinë civile në Gazë”, tha kancelari kristiandemokrat.

Lejimin së fundi nga Izraeli për kalimin e autokolonave me ndihma dhe hedhjen e ndihmave nga ajri, kancelari e konsideroi si një “hap i parë i rëndësishëm”.

Tani duhet të pasojnë hapa të mëtejshëm, tha Merz. “Izraeli duhet menjëherë të përmirësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qendrueshme gjendjen katastrofale humanitare në Gazë”.

Jo dëbime dhe jo ankesim

Kancelari ritheksoi kërkesën e qeverisë gjermane për një armëpushim të qendrueshëm.

Për këtë Hamasi radikal-islamik duhet të hapë rrugën duke liruar pengjet dhe ulur armët.

Ndër personat që vazhdojnë të mbahen peng ka edhe shtetas gjermanë.

Merz i tërhoqi vëmendjen Izraelit, se nuk duhet të ketë dëbime nga Rripi i Gazës dhe as hapa të mëtejshme për aneksim të territorevenë Jordanin Perëndimor.

Ndërkohë për qeverinë gjermane nuk shtrohet për vendim një njohje e një shteti palestinez – sikurse ka deklaruar Franca.

Ky nuk është “një hap i parë, por ndoshta një ndër hapat përfundimtar” në rrugën e zgjidhjes me dy shtete.

Gjermania vazhdon përpjekjet diplomatike në Lindjen e Mesme

Në vazhdim të përpjekjeve diplomatike, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) të enjten (31.07.2025) do të udhëtojë për në rajonin e Lindjes së Mesme.

Merz do të bisedojë në telefon me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu.

Gjithashtu kancelari vuri në dukje, se do të marrë masa për organizimin e “një konference për rindërtimin në Gazë”.

Për Gjermaninë, ministrja për Zhvillimin Reem Alabali Radovan (SPD) do të jetë koordinatore.

Ajo do të koordinohet me partnerët në rajon si dhe me Francën dhe Britaninë e Madhe. /DW/

The post Kancelari Merz kërkon urë ajrore me ndihma për Rripin e Gazës appeared first on Albeu.com.

Genta Ismajli po rikthehet me një bashkëpunim të ri me Luana Vjollcën – shfaqen provokuese në klip me bikini të kuqe

Dy prej emrave më të njohur të muzikës dhe televizionit shqiptar, Genta Ismajli dhe Luana Vjollca, po përgatisin një surprizë të madhe për fansat e tyre – një bashkëpunim muzikor që pritet të ndezë skenën verore.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë artistet përmes rrjeteve sociale, ku kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram disa pamje nga prapaskenat e klipit.

Në fotografitë që tashmë po qarkullojnë gjerësisht, Genta dhe Luana shfaqen me bikini të kuqe, duke ekspozuar linjat e tyre trupore dhe një energji femërore të fuqishme.

Megjithëse ende nuk është zbuluar data e publikimit të projektit të përbashkët, fansat kanë nisur të spekulojnë se ky do të jetë një nga hitet më të nxehta të verës.

Ky projekt gjithashtu shënon rikthimin e shumëpritur të Genta Ismajlit në skenën muzikore, pasi prej disa vitesh ajo kishte qëndruar larg projektëve të reja, duke iu përkushtuar më shumë jetës familjare.

Nga ana tjetër, Luana Vjollca vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar, me projekte që shpesh bëjnë bujë, si në muzikë, ashtu edhe në ekranin televiziv.

Të dyja artistet duken më të sigurta se kurrë në këtë bashkëpunim, i cili sipas zërave të afërt me projektin, do të sjellë një këngë me ritme verore, klip dinamik dhe një dozë të lartë sensualiteti. Fansat tashmë mezi presin publikimin zyrtar.

The post Genta Ismajli po rikthehet me një bashkëpunim të ri me Luana Vjollcën – shfaqen provokuese në klip me bikini të kuqe appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë në bisedime për rolet kryesore në filmin e ardhshëm të James Bond?

Dua Lipa dhe Callum Turner po përfliten për përfshirje në filmin e radhës të James Bond – njëri si këngëtare e kolonës zanore, dhe tjetri si aktori i ri që do të marrë rolin e agjentit legjendar 007.

Çifti i famshëm, që u fejua muajin e kaluar, ka gjasa 12 me 1 për të qenë pjesë e filmit – sipas parashikimeve të kompanisë së basteve britanike William Hill.

Sipas të njëjtit burim, Dua Lipa, 29 vjeçe, ka një shans 15 me 8 për të ndjekur hapat e Adele dhe Billie Eilish në interpretimin e këngës hyrëse të filmit, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, partneri i saj, Callum Turner, 35 vjeç, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje për të pasuar Daniel Craig në rolin e James Bond – ku koeficienti i bastit për të është ulur në 7 me 2.

Zëdhënësi i William Hill, Lee Phelps, deklaroi: “Spekulimet për filmin e ri të James Bond janë duke u shtuar, dhe kemi parë mbështetje për çiftin Dua Lipa dhe Callum Turner për të qenë të përfshirë në projekt. Dua Lipa tashmë e ka dëshmuar veten në skenën e madhe dhe në studio muzikore, ndaj nuk është befasi që ajo po shihet si kandidate serioze për të sjellë këngën ikonike të radhës së Bond-it. Ndërkohë, Callum Turner po mbështetet gjithnjë e më shumë për të trashëguar rolin nga Daniel Craig – është vetëm pas favoritit aktual Aaron Taylor-Johnson”.

The post Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë në bisedime për rolet kryesore në filmin e ardhshëm të James Bond? appeared first on Albeu.com.

“A ju ka falënderuar Gjesti ty e Blerinës”, Blerta Rugova me përgjigje të prerë për përkrahjen që i dhanë në Big Brother

Blerta Kllokoqi – Rugova ka komentuar për herë të parë publikisht raportin e saj me Gjestin, fituesin e Big Brother VIP Albania 4.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe motra e saj Blerina kishin marrë ndonjë falënderim nga Gjesti për mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme.

Përgjigjja e Blertës ishte e prerë: “JO”.

Gjatë qëndrimit të Gjestit në Big Brother, motrat Kllokoqi ishin ndër përkrahëset më të zëshme të tij.

I njëjti në të shumtën e rasteve në Prime u shfaq me veshje nga koleksioni i stilistes Blerina Kllokoqi. Për shumë, kjo mbështetje u pa si një pjesë e rëndësishme e imazhit të Gjestit gjatë qëndrimit në shtëpi.

Megjithatë, sipas Blertës, kjo përkrahje nuk është vlerësuar apo kthyer me një shenjë mirënjohjeje nga ana e fituesit të edicionit të katërt.

Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet që krijohen gjatë spektaklit dhe çfarë mbetet prej tyre pas përfundimit.

The post “A ju ka falënderuar Gjesti ty e Blerinës”, Blerta Rugova me përgjigje të prerë për përkrahjen që i dhanë në Big Brother appeared first on Albeu.com.

Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë

Reperi Gjesti ka mbajtur mbrëmë (e hënë) një performancë të veçantë në njërin prej klubeve më të njohura të kryeqytetit, Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku.

Ishte hera e parë që artisti performonte në Prishtinë, dhe momenti nuk kaloi pa emocione.
Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun.

Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun.

“Është hera e parë që po këndoj në Prishtinë. Kam luftuar shumë për këtë ditë, shumë kam luftuar me mbërri këtu ku jam”.

Fjalët e tij prekëse u pritën me duartrokitje, ndërsa ai vazhdoi me falënderime: “Faleminderit që mi keni hapur dyert, jau ha zemrën të gjithëve”.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për artistin në karrierën e tij, duke lënë të kuptohet se për të, ky nuk ishte thjesht një koncert, por një ëndërr e realizuar.

E kjo vjen falë famës së madhe që bëri në Big Brother VIP Albania 4, ku edhe u shpall fitues.

The post Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë appeared first on Albeu.com.

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Shteti i Kosovës është në gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur – kështu e përshkruan situatën institucionale në Kosovë, politologu Dritëro Arifi, profesor në Kolegjin UBT në Prishtinë.

Sipas tij, kjo gjendje është pasojë e dështimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të përmbyllur konstituimin e këtij institucioni deri më 26 korrik.

Kjo datë shënonte skadimin e afatit prej 30 ditësh të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për deputetët e Kuvendit, të cilëve, sipas një vendimi të po kësaj gjykate të publikuar më 24 korrik, u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit nga data 27 korrik e deri më 8 gusht.

Politologu Arifi rikujton se Kosova është shtet parlamentar dhe, përderisa Kuvendi i Kosovës është institucion që ratifikon çdo ligj vendor dhe marrëveshje ndërkombëtare si dhe mbikëqyr institucionet tjera të shtetit, mosfunksionimi i tij e çon vendin në një situatë problematike.

“Shumica e të gjitha institucioneve relevante, me të cilat funksionon një shtet – sidomos një Republikë parlamentare – varen kryesisht nga Kuvendi. Pra, pa votat e Kuvendit nuk funksionon asgjë… Shteti i Kosovës është në gjendje të jashtëzakonshme, veçse se nuk është e shpallur. Është faktike”, thekson Arifi në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme mund ta shpallë presidenti i vendit, në rast se: ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes; ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike; ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Zyrës së presidentes së Kosovës, nëse presidentja Vjosa Osmani konsideron se vendi po hyn në një fazë të mosfunksionimit institucional dhe rreziqet e situatës aktuale. Deri në publikimin e artikullit, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Situatë “pa shtegdalje”?

Nga Instituti Demokratik i Kosovës sqarojnë se Kuvendi i Kosovës është gjeneratori kryesor që vë në lëvizje aktivitetin shtetëror, duke mbikëqyrur llogaridhënien e ekzekutivit, agjencive të pavarura dhe mekanizmave të tjerë, si dhe duke miratuar ligje dhe duke ratifikuar marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare.

Vullnet Bugaqku nga ky institut, thekson se përderisa Kuvendi mbetet i pakonstituuar, shteti i Kosovës është praktikisht në një bllokadë institucionale dhe aktualisht pa shtegdalje.

“Si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit, shumë çështje mbesin pezull. Pa pasur një konstituim të Kuvendit, normalisht që edhe shteti nuk mund të veprojë dhe funksionojë në mënyrë normale dhe në mënyrë të plotë, në kuptimin e ushtrimit të përgjegjësive dhe funksioneve të secilit funksionar, por edhe të secilit institucion”, thekson Bugaqku.

Bllokada institucionale aktuale, sipas vëzhguesve të situatës politike në vend, tashmë po e përballë vendin me një varg pasojash.

Përplasjet politike, vlerësojnë ata, tashmë po dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, duke e paraqitur si një vend që nuk ka stabilitet politik.

Gjithashtu, pa Kuvend të konstituuar, që do të ratifikonte marrëveshjet ndërkombëtare, Kosova ende nuk ka arritur të marrë para-financimin nga fondi prej rreth 880 milionë eurosh nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë euro nga Banka Botërore.

“Shteti në pauzë”

Aktualisht shteti i Kosovës “është në pauzë” dhe nuk ka ndonjë sinjal se situata mund të dalë nga bllokada, thotë Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, në mungesë të një Kuvendi të konstituuar, Qeveria në detyrë e Kosovës, e cila ka kompetenca të kufizuara, aktualisht nuk ka kujt t’i përgjigjet apo t’i raportojë.

“Kur nuk ka Kuvend, nuk mund të formohet një qeveri e re dhe legjitime. Rrjedhimisht, shtohen mundësitë që kjo që është tani [Qeveria në detyrë] të prodhojë vendime të kundërligjshme dhe jokushtetuese, si dhe të krijojë një lloj situate kaotike për sa i përket zbatimit të kushtetutshmërisë, por edhe ligjshmërisë në vend”, thekson Bugaqku.

Të paparashikueshme e sheh situatën politologu Arifi.

Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit për shkak të përplasjeve politike, e ka futur vendin në situatë të pakuptueshme juridike, në të cilën, siç thotë ai, institucionet janë pa mbikëqyrje legjitime.

“Përveç presidentes që ka një legjitimitet, madje shumë të cunguar, sepse presidentja zgjidhet prej Kuvendit…Pra, absurditet në vete. I vetmi institucion ku jepet llogaridhënia është Parlamenti, ndërkaq ne nuk kemi Parlament”, thotë Arifi.

Vëzhguesit e zhvillimeve politike në Kosovë, tashmë janë në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që pritet të sqarojë rrugën drejt konstituimit të Kuvendit pas 8 gushtit.

Lidhur me moskonstituimin e Kuvendit ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Ajo u ka thënë mediave vendore se ngërçi politik po vonon progresin e aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të Kosovës, si dhe u ka bërë thirrje liderëve politikë që të punojnë për të arritur një marrëveshje për konstituimin e organit ligjvënës.

The post Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur” appeared first on Albeu.com.

Përplasje publike! Bay T shpërthen ndaj Drilon Ramës: E dija që ishe në tre lidhje

Bay T ka zgjedhur të reagojë publikisht ndaj Drilon Ramës, duke adresuar komentet dhe zhvillimet që kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale së fundmi.

Në një postim në Instagram, Bay T shprehet se nuk është tipi që merret me drama publike, por është ndjerë e detyruar të ndërhyjë pas shumë mesazheve që ka marrë nga ndjekësit.

Ajo rrëfen se gjatë kohës së marrëdhënies me Drilonin ka qëndruar në heshtje edhe kur ka mësuar për tradhtinë apo lidhjet paralele të tij. “Kam besuar sinqerisht në çdo fjalë, në çdo ‘pëlqim’ tëndin… edhe kur mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht, nuk reagova”, shkruan ajo.

Por çfarë e bëri të ndryshojë qëndrim? Sipas Bay T, komentet publike të Drilonit dhe tentativa për ta “ulur” publikisht si femër ishin pika e fundit. “Keqpërdore mirësinë time – por unë kurrë s’kam me e ul veten në nivelin tënd”, thekson ajo, duke shtuar se jeton me kokën lart dhe zemrën e pastër.

The post Përplasje publike! Bay T shpërthen ndaj Drilon Ramës: E dija që ishe në tre lidhje appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë

Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në Georgia, vetëm pak ditë para se të përfundojë turneun botëror. Këngëtari 44-vjeçar u kritikua ashpër për performanca të cilësuara si “të lodhura”, “minimaliste” dhe “pa energji”.

Në rrjetet sociale, shumë fansa janë shprehur të zhgënjyer duke thënë se Timberlake “vështirë se këndon” dhe se sjellja e tij në skenë është “dembelë dhe pa përkushtim”. “Imagjino të paguash 600 dollarë për një karaoke të ftohtë,” shkruan një komentues i irrituar. Të tjerë e akuzuan se performanca e tij po trajtohet si “një punë anësore”.

Pamje nga koncertet e fundit tregojnë Timberlake duke ecur i përhumbur në skenë, me syze dhe kapelë, duke shmangur kontaktin me publikun dhe duke kënduar vetëm disa fjalë nga çdo këngë. Në Dublin, ai u pa duke lëshuar mikrofonin dhe duke qëndruar pasiv gjatë gjithë shfaqjes, larg lëvizjeve energjike që e bënë të famshëm.

Burime pranë këngëtarit thonë për Daily Mail se ai është i bllokuar në një rutinë të lodhshme dhe ka nevojë për ndryshim. Madje, thuhet se bashkëshortja e tij, Jessica Biel, po e inkurajon të tërhiqet nga skena pas reagimeve të ashpra.

The post Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë appeared first on Albeu.com.

Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në…

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi një moment me djalin e saj, duke treguar dy kërkesat e sinqerta që ai i ka bërë.

“Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, të lutem, mos hyr në Big Brother mami”, ka rrëfyer Adrola në “Natën me Aulonën”.

Modelja shtoi se, pavarësisht se e respekton vendimin e atyre që zgjedhin të futen në reality show, për veten e saj nuk e sheh të përshtatshëm: “Nuk është gjë për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse unë hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh.”

E pyetur më tej se si do të reagonte nëse partneri i saj hipotetik do të merrte pjesë në “Big Brother”, ajo u përgjigj prerë: “Jam shumë kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.”

The post Adrola Dushi zbulon kërkesat e të birit: Mos pi duhan dhe mos hyr në… appeared first on Albeu.com.

Përparim i madh në kancerin e gjirit, shkencëtarët zbulojnë një mënyrë për të parandaluar sëmundjen

Shkencëtarët kanë zbuluar se si kanceri i gjirit përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe kjo mund të revolucionarizojë mënyrën se si trajtohet sëmundja në fazat e hershme. Studiuesit skocezë zbuluan se kanceri ndryshon metabolizmin, mënyrën se si qelizat prodhojnë dhe përdorin energji, të qelizave specifike imune.

Ata zbuluan se ato lëshojnë një lloj të caktuar proteine, të quajtur uracil, e cila mund të përdoret si një ‘skelë’ nga qelizat kancerogjene, duke i lejuar ato të rriten në organe të tjera.

Shkencëtarët ishin në gjendje të bllokonin formimin e skelës së mundësuar nga uracili te minjtë. Kjo riktheu aftësinë e sistemit imunitar të krijesave për të vrarë qelizat sekondare të kancerit dhe për të ndaluar përhapjen e kancerit.

Shkencëtarët e arritën këtë duke bllokuar një enzimë të quajtur uridine fosforilazë-1 (UPP1), e cila prodhon uracil. Ata shpresojnë që zbulimi i uracilit në gjak mund të ndihmojë në identifikimin e shenjave të hershme të përhapjes së kancerit – dhe bllokimi i UPP1 me ilaçe mund të ndalojë përhapjen para se të fillojë.

Gjetjet e studimit, i cili u krye në laboratorët e Profesor Jim Norman dhe Profesor Karen Blyth, u botuan në revistën Embo Reports. Autorja kryesore e studimit, Dr. Cassie Clarke, tha: “Ky studim përfaqëson një ndryshim të madh në mënyrën se si mendojmë për parandalimin e përhapjes së kancerit.”

“Duke i synuar këto ndryshime metabolike sa më herët të jetë e mundur, ne mund ta ndalojmë përparimin e kancerit dhe të shpëtojmë jetë.”

Ndërkohë, Dr. Catherine Elliot, drejtoreshë e kërkimit në Cancer Research UK, tha: “Metastaza – kur kanceri përhapet – është një faktor kryesor që e bën kancerin e gjirit më të vështirë për t’u trajtuar, veçanërisht nëse kanceri kthehet muaj ose edhe shumë vite më vonë.”

“Ky zbulim na jep shpresë të re për zbulimin dhe ndalimin e hershëm të metastazave dhe për t’u siguruar njerëzve shumë vite të tjera me familjet dhe të dashurit e tyre.”

The post Përparim i madh në kancerin e gjirit, shkencëtarët zbulojnë një mënyrë për të parandaluar sëmundjen appeared first on Albeu.com.

Fedez e bën zyrtare lidhjen e tij me Giulia Honegger, ndan fotot e para në rrjetet sociale

Fedez ka dhënë konfirmimin që mungonte: ai dhe Giulia Honegger janë në një lidhje. Reperi postoi disa foto në Instagram, ku shihet me pushime me stilisten. Ata shikojnë kamerën me fytyrat e tyre të rrethuara nga një zemër e bërë me duart e tyre, pastaj ai e fotografon atë shtrirë me bikini.

Modelja mbështet fytyrën mbi shpatullën e reperit dhe së bashku shikojnë në objektivin e kamerës, përmes filtrit të një zemre të vizatuar me dorë.

Fedez dhe Giulia Honegger po e kalojnë verën së bashku. Ata u fotografuan nga paparacët në Marina di Pietrasanta, në Versilia, ku shijuan detin dhe mbrëmjet romantike. Më pas u nisën për në Sardenjë me miqtë, dhe pikërisht nga ishulli dolën fotot e para në mediat sociale.

Javën e kaluar, u lëshua dekreti i divorcit midis Fedez dhe Chiara Ferragni. Menjëherë pas njoftimit zyrtar, sipërmarrësja u pa përsëri me Giovanni Tronchetti Provera. Ata janë parë përsëri së bashku, fillimisht në aeroportin e Malpensas dhe më pas në male, dhe disa thonë se nuk u ndanë kurrë, por thjesht ishin më të kujdesshëm që të mos linin gjurmë. Tashmë Chiara dhe Fedez nuk kanë frikë të ndajnë jetën e tyre të re

The post Fedez e bën zyrtare lidhjen e tij me Giulia Honegger, ndan fotot e para në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Sunny Hill Festival ‘pushton’ Prishtinën – mbi 95 për qind e apartamenteve janë rezervuar

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Sunny Hill Festival 2025, që do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht dhe atmosfera tashmë ka filluar të ndihet në Prishtinë.

Akomodimi është bërë një sfidë më vete, mbi 95 për qind e apartamenteve janë të zëna në Booking.com, ndërsa edhe në Airbnb, opsionet po zhduken përditë.

Të apasionuarit pas muzikës dhe fansat e festivalit kanë vërshuar platformat e rezervimeve për të siguruar vendin e tyre në këtë ngjarje që pritet të sjellë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare.

Sunny Hill nis të premten

Sunny Hill, themeluar nga Dua dhe babai i saj Dukagjin Lipa, nuk është më thjesht një festival – është një fenomen kulturor që çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga Kosova, Shqipëria, rajoni dhe bota.

Përveç muzikës, festivali sjell energji, jetë nate, aktivitete paralele, por mbi të gjitha, një gjallërim ekonomik të ndjeshëm për qytetin pritës.

Me datat që po afrojnë dhe fluksin që s’ka ndërmend të ndalet, tani është momenti i fundit për të rezervuar akomodimin, meqë kanë mbetur edhe shumë pak prej tyre.

Në ndërkohë, këngëtarja me famë botërore do të ngjitet në skenë në natën e parë (e premte), duke e kthyer hapjen në një spektakël që pritet të ndezë publikun si kurrë më parë.

The post Sunny Hill Festival ‘pushton’ Prishtinën – mbi 95 për qind e apartamenteve janë rezervuar appeared first on Albeu.com.

Dafina Zeqiri sfidon tabutë/ Publikon FOTO duke ushqyer me gji vogëlushin

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale duke ndarë një moment të ëmbël dhe shumë personal nga jeta e saj si nënë.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet duke ushqyer me gji të birin e saj të porsalindur, Daskan, duke përcjellë natyrshmëri, dashuri dhe lidhjen e fortë mes nënës dhe fëmijës.

Ky postim ka marrë menjëherë reagime pozitive nga fansat dhe ndjekësit, të cilët kanë përgëzuar Dafinën për natyrshmërinë dhe ndarjen e këtij momenti të veçantë.

Pas lindjes së vogëlushit, artistja duket më e plotësuar se kurrë dhe ka treguar hapur emocionet e saj në përvojën e re të mëmësisë.

The post Dafina Zeqiri sfidon tabutë/ Publikon FOTO duke ushqyer me gji vogëlushin appeared first on Albeu.com.

Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV

Në një intervistë të fundit të zhvilluar me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja Neda Balluku ndau mendimet e saj për shumë figura të ekranit dhe ish-banorë të “Big Brother VIP”.

E pyetur kë do të zgjidhte për të kaluar pushime të paharrueshme mes Balina Bodinakut, Zhaklin Lekatarit dhe Ori Nebijajt, Neda ishte e prerë: “Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit që e bën jetën në mënyrë shumë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh, ndaj sigurisht do të zgjidhja Orin,” tha ajo.

Nuk munguan as pyetjet për rolin e saj si opinioniste. “Po, mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe publikun. Më transparentja,” deklaroi Neda me bindje, duke nënvizuar përkushtimin e saj ndaj drejtësisë dhe objektivitetit në panel.

Biseda ne studio:

Ronaldo: Kë do të zgjidhje ti për të bërë një palë pushime shumë të bukura, Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin apo Ori Nebijaj?

Neda: Orin sigirisht. Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit, e cila në jetën e saj, qenien e saj në këtë tokë, e bën në formë shumë elegante, në formë shumë modeste dhe pozitive. Dhe e njoh, kështu që sigurisht do të zgjidhja Ori Nebijaj.

Ronaldo: A je ti opinionistja më e ndershme me banorët që ka pasur “Big Brother”?

Neda: Po. Mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe me publikun. Më transparentja.

Ronaldo: A do ta ribëje “Big Brother”?

Neda: Mendoj që janë punët e Zotit dhe punët e Top-it (qesh).

Ronaldo: Nëse do të jesh këtë edicion, nëse nuk do të kesh Arbrin në krah, kë do të doje të kishe?

Neda: Ronaldo Sharkën.

Ronaldo: I ke monitoruar banorët e këtij edicioni? Kush mendon se po e menaxhon më mirë atë që i mori “Big Brother-it”?

Neda: Gerta Gixhari dhe Loredana Brati janë dy goca që kanë pasur një performancë shumë të mirë tek “Goca & Gra”. Përderisa Top Channel u ka besuar që t’i japë një panel që është shumë i rëndësishëm për televizionin sot, sepse është unik, nuk ka një panel të tillë në televizionet shqiptare përveç “Goca & Gra” dhe është një emision që është bërë shumë i pjekur me kalimin e sezoneve. Dhe më bëhet shumë qejfi për të dyja. Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti, ka koncerte, ka një dashuri shumë të madhe nga publiku. Kam parë që Egli po ecën, po rritet, po bën koncerte, po bën muzikë, ndihet mirë. Kam një komunikim të vazhdueshëm me Laert Vasilin dhe me G-Banin. E shoh që kanë dëshirën për të qenë pjesë tek jeta ime, për të patur një komunikim të herëpashershëm me mua dhe e vlerësoj shumë. Jam shumë e lumtur për të dy. Janë mendje shumë të zgjuara, pavarësisht se nuk kam qenë dakord dhe kam pasur ato përplasjet e mia në kohën e “Big Brother”, por si profesionistë në jetën e tyre dhe si çuna kanë fituar gjithë respektin dhe gjithë dashamirësinë time.

The post Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV appeared first on Albeu.com.

Verifikim faktesh: Pretendimi i Trump për pagesën rreth 10 milionë euro ndaj Beyonce është i pavërtetë

Ish-presidenti, Donald Trump, ka bërë thirrje për ndjekjen penale të Beyonce-së, duke pretenduar se ajo ka marrë 11 milionë dollarë (afërsisht 10.1 milionë euro) për të mbështetur Kamala Harris gjatë një aktiviteti në tetor 2024 në Hjuston. Por ky pretendim është i pabazuar dhe i pavërtetuar nga asnjë burim zyrtar.

Sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve, fushata e Harris ka kryer një pagesë prej 165,000 dollarësh (përafërsisht 150,000 euro) për kompaninë e prodhimit të Beyonce-së për shpenzime teknike të ngjarjes, jo për mbështetje politike.

Ligji kërkon që këto kosto të mbulohen nga fushatat, por pagesa për përkrahjen e një personi të famshëm nuk është e ndaluar nga ndonjë ligj federal, shkruan CNN.

Asnjë provë nuk është paraqitur ndonjëherë për pretendimin e një pagese prej 11 milionë dollarësh, i cili filloi të qarkullojë fillimisht si “10 milionë” në rrjetet sociale.

Faktkontrollues si PolitiFact dhe FactCheck.org e kanë hedhur poshtë këtë thashethem si të pavërtetë.

Në nëntor 2024, nëna e Beyonce-së, Tina Knowles, e cilësoi pretendimin si “gënjeshtër të plotë”, ndërsa një përfaqësues i këngëtares e quajti atë “tej mase qesharak”.

Shtëpia e Bardhë dhe fushata e Harris nuk kanë komentuar direkt mbi postimin e fundit të Trump, por e kanë mohuar më parë çdo pagesë të tillë.

Ky është një tjetër shembull i Trump-it që kërkon ndjekje penale ndaj kundërshtarëve politikë bazuar në pretendime të pabazuara.

The post Verifikim faktesh: Pretendimi i Trump për pagesën rreth 10 milionë euro ndaj Beyonce është i pavërtetë appeared first on Albeu.com.

❌