Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, zëvendëskryeministrja Balluku inspekton punimet për ndërtimin e stacioneve

Zëvendëskryeministrja Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës ka inspektuar punimet në ndërtimin e hekurudhës. Puna për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës vijon me ritëm të avancuar për të pasur një projekt të përfunduar me kushte bashkëkohore. Risia do të jetë se do krijojë lidhjen e aeroportit me Stacionin e Trenit. Projekti në Stacionin e Trenit në kryeqytet…

Source

Erion Veliaj, kërkesë GJKKO-së për shpalljen e pavlefshme të hetimeve: Drejtësia s’mund të jetë selektive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes së cilës kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme. Në kërkesën e tij, Veliaj rendit të gjitha shkeljet e bëra nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimin ndaj tij…

Source

Aksident i rëndë në Shkodër, një person humb jetën pas përplasjes së kamionit me makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër–Bushat, ku një kamion është përplasur me një autoveturë. Nga përplasja mësohet se ka humbur jetën një person, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin…

Source

Aksion pastrimi në institucionet arsimore, bashkia e Elbasanit nis përgatitjet për vitin e ri shkollor

Tre javë para nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Elbasan ka nisur një aksion të gjerë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha çerdheve, kopshteve dhe shkollave të qytetit. Ky aksion synon që fëmijët të rikthehen në ambiente të rregulluara, të sigurta dhe higjienike, duke krijuar kushtet e duhura për një nisje sa më të mbarë të vitit shkollor. Përveç pastrimit, po punohet edhe për lyerjen…

Source

Turistja humb kontrollin dhe rrëzohet nga parashuta në Vlorë

Një turiste ka mbetur e lënduar në Vlorë. Ajo ka qenë duke fluturuar e vetme me një parashutë, kur ka përfunduar në një plazh pranë Lungomares. Ambulanca me bluzat e bardha kanë mbërritur për t’i dhënë ndihmë mjekësore dhe transportuar atë në spitalin e Vlorës. Ajo ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Source

Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor. Detajet që duhet të dini

Viti i ri shkollor për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 shtator 2025 dhe mbyllet më 12 qershor 2026. Për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes dative 1-26 qershor. Për klasat e 9-ta, provimet do të mbahen në 15:26 qershor 2026. Sa u përket regjistrimeve, për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht.

Source

Fluks i lartë udhëtarësh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë

Fluks i shtuar lëvizjesh në Kakavijë në hyrje dhe në dalje të territorit shqiptar. Për të përballuar fluksin, pala jonë po punon me 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të lëvizjes së udhëtarëve. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje.

Source

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vijon lufta me flakët në Bulqizë dhe Fushë Arrëz

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend për harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025. Sipas njoftimit zyrtar, në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 23 vatra zjarri: 16 janë shuar plotësisht, 4 janë ende aktive, ndërsa 3 mbeten nën monitorim. Janë izoluar dhe shuar zjarret në: Gramsh (Teqeja e Dushkut…

Source

Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, ministri Gonxhja: Do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë disa pamje nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar në qendër të Tiranës. “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse Tiranës së shekullit të XXI dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”…

Source

Tare flet për merkaton e Milanit: E kuptova menjëherë që Modric do vinte

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për planet e klubit në merkato para debutimit në Kupën e Italisë kundër Barit në “San Siro”. Në një intervistë për Sportmediaset, Tare u ndal veçanërisht te roli i sulmit, duke konfirmuar disa emra të mëdhenj që janë në radarët e Rossonerëve. “Hojlund është një opsion i mirë për ne. Po e vlerësojmë këto ditë, por tregu i transferimeve është i…

Source

Tortura e turistëve drejt Veriut!

Turizmi në Shqipëri po njeh maja të larta sa i përket numrit të turistëve të huaj. Jugu është një mrekulli. Edhe në Veri turren drejt plazhit të Velipojës dhe atij të Shëngjinit. Por sidomos drejt Thethit. E natyrshme që në pikun e verës të ketë trafik. Kudo ndodh! Por trafiku në aksin Tiranë-Milot mbetet alarmant, sidomos nga pjesa e autostradës Thumanë- Milot ku radha arrin në afro 15…

Source

Sali Berisha paraqitet në SPAK

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur nga gjykata. Berisha akuzohet se gjatë kohës që mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi…

Source

“Disa gjëra nuk do të ndryshojnë kurrë”/ Trump: Ukraina s’mund ta kthejë Krimenë dhe as të hyjë në NATO!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mund t’i japë fund menjëherë luftës me Rusinë menjëherë “nëse do ai”, porse ka përjashtuar mundësinë që Ukraina të futet në NATO e po ashtu rikthimin e gadishullit të Krimesë. Krimea u aneksua nga Rusia ilegalisht në vitin 2014. Trump ka bërë një postim në “Truth Social” disa orë para se të takohet në…

Source

Kushtet e Putinit: Çfarë dëshiron në të vërtetë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

“Nuk do të shkojmë përtej katër rajoneve”. Në pranverën e kaluar, gjatë një videokonference me ministrinë e Jashtme, Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të ndalte pretendimet e saj te territoret tashmë të aneksuara në Federatë me referendumin e mbajtur në shtator 2022. Por në atë rast shtoi edhe një detaj të rëndësishëm. Presidenti refuzoi me forcë hipotezën e një “ngrirjeje” të konfliktit në…

Source

Thethi, perla e Alpeve Shqiptare, po mirëpret vizitorë nga e gjithë bota (VIDEO)

“Thethi, perla e Alpeve Shqiptare, po mirëpret vizitorë nga e gjithë bota me hapësirat e rikthyera publike në identitet e në harmoni me peizazhin, ku ata mahniten me pamjet përrallore, mikpritjen tradicionale, me ujin e kristaltë e me ajrin e pastër që të falin qetësi dhe energji pozitive”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga ky destinacion turistik mjaft i…

Source

DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

Samiti i shumëpritur midis Presidentit të SHBA-së Trump dhe udhëheqësit të Kremlinit Putin përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Në konferencën për shtyp Trumpi ia dha fjalën fillimisht Putinit. Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema kryesore e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin…

Source

Me delen në krahë me motor, flet për herë të parë shqiptari që bëri xhiron e rrjetit

Një 33-vjeçar shqiptar, Olsien Muçobega, u kthye në simbol të humanizmit teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët që përfshinë rajonin e Patrës para disa ditësh. Pamjet u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej saj, megjithatë kjo nuk ishte e vetmja kafshë që ai shpëtoi atë ditë, shkruan media greke Protothema.gr.

Source

Ministri Vengu: Shpërndahen 11 tonë ushqim për bagëtitë në Gramsh

Drejtoria e Rezervave të Shtetit ka shpërndarë 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive në mbështetje të blegtorëve në Gramsh. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ai thotë se koncentrat për ushqimin është shpërndarë edhe në Delvinë e Himarë gjatë këtyre ditëve. “Në mbështetje të blegtorëve të Bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit…

Source

Benet Beci: Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të Shkodrës

Kryebashkiaku Benet Beci, bën me dije se vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër, ku sipas tij janë liruar mbi 470 hapësira të zëna dhe 12 akse kryesore të qytetit. Postimi i plotë i Becit në Facebook: Rezultate konkrete nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër. Gjatë këtij aksioni janë arritur deri tani këto rezultate: ✅ Janë liruar mbi 470 hapësira publike…

Source

❌