Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Helen Flanagan feston 35-vjetorin mes luksit dhe reflektimeve personale

Aktorja britanike, Helen Flanagan, shënoi 35-vjetorin me një udhëtim në Positano të Italisë, ku publikoi fotografi provokuese me një fustan transparent ngjyrë ari dhe një mesazh emocional për jetën në të 30-at.

Ylli i “Coronation Street” foli për tre fëmijët e saj, arritjet në karrierë dhe sfidat personale, duke pranuar se ka përjetuar dhimbje, por nuk do të ndryshonte asgjë.

Festimet vijnë mes lajmeve për shitjen e shtëpisë së saj luksoze me tetë dhoma gjumi në Cheshire, vendim që ajo e lidhi me nevojën për një fillim të ri pas ndarjes nga ish-i fejuari, futbollisti Scott Sinclair, shkruan DailyMail.

Megjithëse ka mohuar një “krizë financiare”, Helen ka pranuar se vitet e fundit kanë qenë të trazuara, përfshirë edhe ndalimin e drejtimit të makinës për gjashtë muaj për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Duke folur për mediat britanike, Flanagan tha se zhvendosja do të jetë sfiduese, pasi ka investuar shumë në shtëpinë e saj aktuale.

Për momentin, ajo planifikon të qëndrojë në zonë për të mos ndërprerë shkollimin e fëmijëve, por synon të vendoset në Londër në të ardhmen.

Pas ndarjes nga partneri i saj i fundit, Robbie, aktorja është e përqendruar te fëmijët, puna dhe jeta sociale, duke pranuar se për momentin nuk ka interes për lidhje romantike. /Telegrafi/

 

The post Helen Flanagan feston 35-vjetorin mes luksit dhe reflektimeve personale appeared first on Telegrafi.

Selena Gomez shkëlqen në lançimin e parfumit të saj Rare Beauty

Selena Gomez u shfaq plot elegancë në Santa Monica për të prezantuar linjën e re të parfumeve Rare Beauty.

Ylli 33-vjeçar veshi një fustan të bardhë midi me shkëlqim dhe taka elegante, ndërsa u shoqërua nga emra të njohur si Becky G dhe pjesëmarrës të Love Island USA.

Në Instagram, Selena shprehu entuziazmin për këtë projekt, duke falënderuar fansat për mbështetjen: “Kanë kaluar gati 5 vjet dhe më duket sikur sapo kemi filluar. Jam shumë e emocionuar për atë që vjen”, shkruan DailyMail.

Këngëtarja dhe manjatja e bukurisë është gjithashtu në përgatitje për dasmën me producentin Benny Blanco, me të cilin u fejua në dhjetor.

Ajo ka zbuluar se për ditën e madhe nuk dëshiron një tortë tradicionale, por ëmbëlsirën e preferuar, biskota me salcë sipas recetës së gjyshes.

Benny, i cili e propozoi me një unazë me vlerë rreth 1 milion dollarë, tha së fundmi se jeta e tij “nuk mund të ishte më e mirë” dhe zbuloi se çifti nisi të bënte muzikë bashkë për argëtim, gjë që përfundoi me albumin e tyre të përbashkët “I Said I Love You First”. /Telegrafi/

The post Selena Gomez shkëlqen në lançimin e parfumit të saj Rare Beauty appeared first on Telegrafi.

Macaulay Culkin sqaron thashethemet për “Home Alone” pas 35 vitesh

Macaulay Culkin ka sqaruar disa prej thashethemeve më të famshme rreth filmit “Home Alone”, që e bëri të famshëm 35 vite më parë.

Në një intervistë të rrallë për emisionin “Hot Ones” në YouTube, aktori 44-vjeçar foli për prapaskenat e filmit dhe momentet ikonike që kanë ngjallur diskutime për dekada.

Culkin mohoi zërat se kishte improvizuar frazën e famshme “Ju dorëzoheni? Apo keni etje për më shumë?”, por tha se një tjetër moment, kur i thotë një punonjësi dyqani “Sepse je i huaj”, ishte plotësisht i improvizuar prej tij, shkruan DailyMail.

Po ashtu, konfirmoi se fotografia e “të dashurës së Buzz-it” nuk ishte e një vajze, por e një djali të maskuar nga ekipi i filmit, për të shmangur talljen ndaj vajzave.

Një tjetër zbulim ishte edhe ai i dublantit të tij në film, një burrë 30-vjeçar i quajtur Larry, të cilin Culkin e kishte marrë për 13-vjeçar.

Ai rrëfeu një skenë të rrezikshme kur rafti u shemb mbi të dhe u desh të xhirohej disa herë, duke u lutur që “mos të ndodhte gjë me Larry-n”.

Në intervistë, Culkin foli edhe për rolin që e kishte refuzuar pa e ditur rëndësinë e tij, protagonistin në filmin “Rushmore” të Wes Anderson.

Ai pranoi se ishte penduar që nuk e kishte lexuar skenarin, duke thënë: “Kur e gjeta më vonë mes letrave të vjetra, thashë ‘Oh, dreq!’”.

Culkin, që u tërhoq nga aktrimi në vitin 1994 pas suksesit me “Richie Rich”, tregoi se i ishte përkushtuar jetës personale për disa vite, përpara se të rikthehej në vitin 2003 me filmin “Party Monster”. /Telegrafi/

The post Macaulay Culkin sqaron thashethemet për “Home Alone” pas 35 vitesh appeared first on Telegrafi.

Kate Moss viziton plazhin nudist në Ibiza dhe tërheq vëmendje me paraqitjen e saj natyrale

Kate Moss nuk i mbajti dot të qeshurat gjatë një vizite në një plazh nudist në Ibiza të enjten.

Supermodelja britanike, e shoqëruar nga vajza e saj Lila Moss, mikja e ngushtë e familjes Bella Tilbury dhe i dashuri i Lilës, Yoni Helbitz, u duk se po shijonte çdo moment në diell.

Teksa ishte e rrethuar nga pushuese të zhveshura që bënin plazh lakuriq, Kate u pa duke qeshur me të madhe, me kokën hedhur prapa nga humori i situatës, shkruan DailyMail.

Edhe pse vetë mbajti veshur një bluzë të shkurtë me print leopardi që i nxirrte në pah trupin e tonifikuar, në një moment ajo pothuajse u zhvesh krejt, ndërsa luante në det me Bellën.

Pas notit, Kate u mbulua me një këmishë plazhi me pika rozë dhe veshi syze me model “sy maceje”, duke e ruajtur gjithmonë stilin e saj ikonik.

Ndërkohë, Bella Tilbury, mbesa e grimieres së famshme Charlotte Tilbury, dukej po ashtu e mrekullueshme me bikini të bardha.

Lila Moss, vajza 21-vjeçare e supermodeles, tërhoqi vëmendje me një set plazhi me lule dhe pajisjet mjekësore që mban për menaxhimin e diabetit të tipit 1: një kapsulë insuline në ije dhe një monitor glukoze në krah.

Lila ka folur hapur për gjendjen e saj dhe është shfaqur edhe në pasarelë me pajisjet mjekësore, për të ngritur ndërgjegjësimin.

Në një intervistë të mëparshme për Vogue, ajo tha: “Kam gjithmonë me vete tableta sheqeri dhe një etiketë ajri për të ndjekur pajisjen, në rast se më humbet. Është thelbësore për mua”.

E qeshura e Kate në plazh, pamja natyrale pa grim dhe atmosfera e çlirët me miqtë dhe familjen, tregojnë një anë më të lehtë dhe spontane të ikonës së modës, e cila, edhe në moshën 51-vjeçare, mbetet një simbol stili dhe vetëbesimi. /Telegrafi/

The post Kate Moss viziton plazhin nudist në Ibiza dhe tërheq vëmendje me paraqitjen e saj natyrale appeared first on Telegrafi.

Rike Roçi magjeps me paraqitjen sensuale në det, shfaq linjat trupore perfekte

Rike Roçi mori vëmendje me postimin e saj më të fundit, ku ndau dy fotografi dhe një video nga një ditë relaksuese në plazh.

Bukuroshja shqiptare shihet duke hyrë dhe dalë nga uji, ndërsa tregon linjat e saj të tonifikuara dhe format perfekte në një palë bikini ngjyrë jeshile.

E pozicionuar në ujërat e kristaltë të detit, me një peizazh shkëmbor në sfond, Rike shkëlqen në çdo kënd, duke kombinuar sensualitetin dhe elegancën.

Foto: Rike Roci/Instagram

Pamjet e saj janë pritur me komente të shumta admirimi nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për trupin dhe sharmin e saj natyral.

Rike, e njohur për paraqitjet e guximshme dhe atraktive, vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura të showbiz-it shqiptar edhe gjatë pushimeve verore. /Telegrafi/

Foto: Rike Roci/Instagram
Foto: Rike Roci/Instagram

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rike Roçi (@rike_roci_)

The post Rike Roçi magjeps me paraqitjen sensuale në det, shfaq linjat trupore perfekte appeared first on Telegrafi.

Efi Dhedhes magjeps me pozat verore në bikini të bardha

Efi Dhedhes ka ndezur sërish rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit.

Bukuroshja shqiptare ndau disa fotografi në Instagram ku shihet duke pozuar me detin blu në sfond dhe një ndriçim natyral që i theksonte tiparet.

E veshur me një palë bikini të bardha, Efi dukej elegante dhe sensuale, ndërsa pozonte me vetëbesim dhe qetësi.

Foto: Efi Dhedhes/Instagram

Drita që i binte në fytyrë shtonte një efekt dramatik në fotografi, ndërsa tatuazhet dhe aksesorët e saj plotësonin imazhin veror.

Postimi i saj u prit me komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për pamjen dhe stilin.

Efi, e njohur për paraqitjet e saj të kuruara deri në detaj dhe për stilin e saj tërheqës, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe të pëlqyera në rrjetet sociale gjatë kësaj vere. /Telegrafi/

Foto: Efi Dhedhes/Instagram
Foto: Efi Dhedhes/Instagram

The post Efi Dhedhes magjeps me pozat verore në bikini të bardha appeared first on Telegrafi.

Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik

Rina Balaj ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish të reja ku shfaqet më joshëse se kurrë.

Këngëtarja e njohur ka publikuar së fundmi disa imazhe ku shihet me një fustan të gjatë, ngjyrë të kuqe të ndezur, i cili i thekson linjat trupore në mënyrë perfekte.

Veshja me prerje elegante dhe detaje minimaliste vë në pah stilin gjithnjë në evolucion të Rinës, e cila këtë herë ka zgjedhur një pamje më glamuroze, por me sensualitet të theksuar.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Flokët e kuqe, të lëshuara në onde, kombinohen në mënyrë perfekte me ngjyrën e fustanit, duke e kthyer këngëtaren në një figurë që tërheq gjithë vëmendjen.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo pozon me vetëbesim dhe qëndrim të fuqishëm përpara një sfondi minimalist, që e lë në qendër të vëmendjes vetëm atë dhe pamjen e saj.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Fansat kanë shpërthyer me komente pozitive, duke e përgëzuar për stilin dhe elegancën.

Rina vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për paraqitjet e saj të guximshme dhe gjithmonë trendi. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram

The post Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik appeared first on Telegrafi.

Përplasje në mes të të dashurave, përfshihen edhe dy yjet e Barcelonës

Një dramë jashtë fushës po trondit prapaskenat e Barcelonës.

Marrëdhënia mes Gavit dhe Fermin Lopez, dy mesfushorë të rinj që u rritën së bashku në akademinë blaugrana, thuhet se është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të një sherri mes të dashurave të tyre.

Sipas Corriere dello Sport, e dashura e Gavit, Ana Pelayo, dhe partnerja e Ferminit, Berta Gallardo, të dyja influencuese nga Sevilla, kanë shkëmbyer ofendime në rrjetet sociale, duke ndezur një përçarje që ka ndikuar edhe tek lojtarët, shkruan DailyMail.

Foto: Screenshot

Tensioni u përshkallëzua kur Fermin postoi një mesazh të fshehtë në Instagram, që më pas e fshiu: “Njerëzit e këqij nuk fitojnë kurrë. As ata që e kthejnë kokën nga ana tjetër, as ata që e bëjnë tradhtinë një stil jetese dhe frikacakërinë një moto. Ata humbasin çdo ditë, sepse grimi me të cilin mbulohen çdo mëngjes herët a vonë zhduket, dhe ata përfundojnë duke i treguar botës se kush janë në të vërtetë”.

Ky mesazh u interpretua si i drejtuar ndaj Gavit dhe Anës, veçanërisht pasi Fermin nuk i uroi ditëlindjen Gavit më 5 gusht.

Mediat raportojnë se Zahara, një shoqe e Bertës, kishte interes për Gavi shumë kohë përpara lidhjes së tij me Ana Pelayo.

Pas shpalljes së lidhjes, Zahara dyshohet se postoi video tallëse në TikTok për Anën. Gavi dhe Ana nuk reaguan, gjë që u interpretua si shpërfillje.

Ndërkohë, Berta dhe Fermin patën një ndarje të shkurtë, pasi nuk ndiqeshin më në Instagram pas pushimeve në Republikën Dominikane, por u ribashkuan pak ditë më vonë.
Asnjëri nga futbollistët nuk e ka komentuar publikisht situatën. /Telegrafi/

Foto: Screenshot

The post Përplasje në mes të të dashurave, përfshihen edhe dy yjet e Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Lexi Hughes shkëlqen në setin e ri fotografik, ndjek hapat e nënës Amanda Holden

Lexi Hughes, vajza 19-vjeçare e prezantueses britanike Amanda Holden, ka tërhequr vëmendje me disa fotografi të reja joshëse, teksa ka pozuar për një set të ri fotografik.

Me një pamje natyrale dhe stil të guximshëm, Lexi pozoi me një jelek të bardhë, xhinse dhe taka të larta, duke reflektuar besim dhe elegancë.

Modelja e re, e cila ka nënshkruar kontratë me agjencinë prestigjioze Storm Model Management që në moshën 16-vjeçare, vazhdon të ngjajë gjithnjë e më shumë me nënën e saj të famshme, shkruan DailyMail.

Në një tjetër fotosesion, ajo pozoi me një xhaketë elegante të zezë, të brendshme me bel të lartë dhe geta, duke treguar sensin e saj të zhvilluar për stilin.

Lexi u ngjit për herë të parë në pasarelë gjatë Javës së Modës në Londër vitin e kaluar, duke përfaqësuar markën Tran Hung. “Isha shumë nervoze, por e shijova shumë përvojën”, tha ajo pas debutimit.

Ndërkohë, marrëdhënia e saj me të dashurin ka qenë gjithashtu në vëmendjen e medieve, pasi Lexi ndau një fotografi intime gjatë pushimeve familjare në Greqi.

Nëna e saj, Amanda, nuk nguroi të komentonte me humor fotografi duke bërë shaka me partnerin e vajzës.

Amanda dhe Chris Hughes, prindërit e Lexit, kanë shprehur vazhdimisht mbështetjen për vajzën e tyre, teksa ajo ndjek hapat në industrinë e modës dhe përgatitet për një fillim të ri në universitet. /Telegrafi/

The post Lexi Hughes shkëlqen në setin e ri fotografik, ndjek hapat e nënës Amanda Holden appeared first on Telegrafi.

Le Point: Dua Lipa, arma diplomatike pop që ndriçon Kosovën

Revista e njohur franceze, Le Point, i ka kushtuar një artikull të gjatë dhe të detajuar Dua Lipës, duke e cilësuar atë si armën diplomatike të popit që e bën Kosovën të shkëlqejë.

Në këtë shkrim, Dua Lipa portretizohet si një prej figurave më të rëndësishme që po i jep zë dhe imazh pozitiv një vendi të vogël, ende pak të njohur në skenën ndërkombëtare, por me ambicie të mëdha kulturore dhe diplomatike.

Artikulli vjen pak ditë pas ngjarjes së rëndësishme në Prishtinë, ku Presidentja Vjosa Osmani e shpalli zyrtarisht Dua Lipën shtetase të Kosovës më 1 gusht 2025.

Welcome back home, Dua!

Today, by presidential decree, I had the honor of granting the citizenship of the Republic of Kosovo to one of the most iconic cultural figures in our country’s history, @DUALIPA.

Dua and Kosovo have always been inseparable. From the world’s biggest… pic.twitter.com/aNlME6pocG

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 31, 2025

Le Point e quan këtë gjest “shumë simbolik” dhe një kurorëzim të lidhjes së fortë që artistja ka me vendin e origjinës së saj.

Presidentja Osmani u shpreh se Dua Lipa është një nga figurat më emblematike kulturore në historinë e vendit tonë, duke theksuar ndikimin e saj të madh në ndërtimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

Revista franceze e ndërlidh ndikimin e Dua Lipës me fuqinë e butë që Kosova po e zhvillon përmes kulturës dhe diasporës.

Në artikull citohet edhe muzikanti kosovar Genc Salihu, i cili e krahason këngëtaren me një prokurore të përgjithshme në luftën për emancipim kulturor dhe shoqëror.

Le Point sjell në vëmendje rrugëtimin personal të artistes nga Londra në Prishtinë dhe anasjelltas, duke nënvizuar se qëndrimi i saj katërvjeçar në kryeqytetin e Kosovës e ka formësuar emocionalisht dhe artistikisht.

Shtimi i shtetësisë së Kosovës vjen pas asaj shqiptare, të cilën ajo e mori në vitin 2022, duke e lidhur edhe më ngushtë identitetin e saj me rrënjët e prejardhjes.

Revista franceze thekson se, në një vend që vazhdon të jetë i kontestuar ndërkombëtarisht dhe që përballet me sfida ekonomike e diplomatike, emri i Dua Lipës mbetet një dritare e fuqishme që lidh Kosovën me botën.

Me miliona ndjekës në rrjete sociale dhe një karrierë të jashtëzakonshme në industrinë globale të muzikës, ajo është bërë ambasadorja e padiskutueshme kulturore e Kosovës dhe një zë i gjeneratës së re që kërkon ndryshim dhe afirmim në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Le Point: Dua Lipa, arma diplomatike pop që ndriçon Kosovën appeared first on Telegrafi.

U sigurua që Kosova gjithmonë ta kujtojë – rikthimi i Shawn Mendes në skenë që nga viti 2022, për herë të parë përpara një publiku kosovar

Mbrëmja e dytë e Sunny Hill Festival solli një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni: rikthimin e shumëpritur të Shawn Mendes në skenë, dhe për herë të parë, përpara një publiku kosovar.

Një performancë që nuk ishte thjesht koncert, por një përvojë e paharrueshme emocionale.

Pas një pauze mbi dyvjeçare nga skenat, që filloi në vitin 2022 kur anuloi turneun botëror për t’u fokusuar në shëndetin mendor dhe mirëqenien personale, Shawn Mendes u rikthye më i fuqishëm se kurrë më parë.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Dhe pikërisht në Prishtinë, ai zgjodhi të ndajë këtë kthim, në një natë që do të mbetet gjatë në memorien e fansave.

I veshur me një bluzë të zezë pa mëngë dhe pantallona të gjera, Mendes dominonte skenën me një energji fantastike.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Ngjyrat e ngrohta të ndriçimit, skena elegante dhe e pastër, krijuan një atmosferë intime dhe emocionuese, ku në qendër të gjithçkaje ishte zëri i tij – i fuqishëm, i pastër, plot shpirt.

Gjatë gjithë koncertit, Shawn nuk ishte thjesht një këngëtar, por një rrëfimtar.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Ndërveprimi me publikun ishte i vazhdueshëm, ndalesa për të falënderuar, buzëqeshje të sinqerta, përqafime me fansat pranë skenës dhe një përkushtim që dëshmoi dashurinë e tij të vërtetë për muzikën dhe njerëzit.

Repertori i tij përfshiu një përzgjedhje të dashur të hiteve që kanë shënuar karrierën e tij: “There’s Nothing Holding Me Back”, “Stitches”, “Wonder”, “Mercy”, “Lost in Japan”, “Never Be Alone”, “Why” dhe “Treat You Better”.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Çdo këngë u përjetua me entuziazëm nga publiku që këndonte njëzëri, duke e kthyer natën në një kor gjigand emocionesh.

Të veçantë e bënë edhe momentet kur ai performoi vetëm me kitarë apo piano, i shoqëruar nga grupi i tij muzikor dhe këngëtarët e prapavijës, duke i dhënë koncertit nuanca thellësisht njerëzore dhe të ndjera.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Mbrëmja përfundoi me duartrokitje të zgjatura dhe emocione të shpërthyera – një rikthim në skenë, një debutim në Kosovë dhe një lidhje e re që me shumë gjasë do të zgjasë gjatë.

Shawn Mendes nuk erdhi vetëm për të kënduar, por për të lënë gjurmë. Dhe ia doli me sukses. /Telegrafi/

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram
Foto: Sunny Hill Festival/Instagram
Foto: Sunny Hill Festival/Instagram
Foto: Sunny Hill Festival/Instagram
@sunnyhill_festival @Shawn Mendes #ShawnMendes #SunnyHill #sunnyhillfestival ♬ original sound – Sunny Hill Festival

@sunnyhill_festival @Shawn Mendes #sunnyhillfestival #SunnyHill #ShawnMendes ♬ original sound – Sunny Hill Festival

The post U sigurua që Kosova gjithmonë ta kujtojë – rikthimi i Shawn Mendes në skenë që nga viti 2022, për herë të parë përpara një publiku kosovar appeared first on Telegrafi.

Stresi dhe Jozi pajtohen pas incidentit të shuplakës – Gjesti reagon duke e hequr nga ndjekësit në Instagram

Dikur në qendër të vëmendjes pas shuplakës së Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania, Jozi dhe Stresi kanë befasuar ndjekësit me një video të re që sugjeron një pajtim të papritur.

Në pamjet që po qarkullojnë në TikTok, reperi shfaqet në një bisedë të çiltër me Jozin, duke i bërë një pyetje miqësore: “Çka i ke çunat e Fushë-Krujës?”, ndërsa Jozi përgjigjet: “Vëllezër.” Më pas, me humor, ai i kërkon një puthje në faqe dhe Stresi e pranon.

Kjo skenë, që u komentua si një shenjë pajtimi dhe mbyllje e kapitullit të vjetër të përplasjes fizike, mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Por, ndërsa videoja u bë virale dhe nisi të shoqërohej me meme dhe rikrijime, Stresi sqaroi se gjithçka ishte një “prank” përpara publikimit të një kënge të re me Jozin.

Ndërkohë, Gjesti, i cili dikur kishte mbështetje të hapur nga Stresi, nuk ka qëndruar indiferent.

Ai e ka hequr Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Ky veprim vjen pas këtij afrimi publik mes Stresit dhe Jozit, që dikur kishin qenë në anë të kundërta nga incidenti që tronditi rrjetin. /Telegrafi/

 

The post Stresi dhe Jozi pajtohen pas incidentit të shuplakës – Gjesti reagon duke e hequr nga ndjekësit në Instagram appeared first on Telegrafi.

Rihanna fsheh barkun me një bluzë të lirshme, ndërsa përgatitet për rikthim në skenë në 2026

Rihanna u shfaq me një stil të rehatshëm dhe elegant teksa darkoi në Santa Monica të dielën mbrëma, duke mbuluar barkun e shtatzënisë me një bluzë të gjerë gri dhe xhinse të gjera.

Artistja 37-vjeçare e plotësoi veshjen me një shall të bardhë me lesh artificial dhe bizhuteri ari.

Dalja publike vjen mes lajmeve se këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të tretë me ASAP Rocky, ndërsa po planifikon rikthimin në skenë me një turne të madh në vitin 2026, shkruan DailyMail.

Fillimisht, ajo kishte planifikuar një seri koncertesh në Londër këtë verë, por i anuloi pak para konfirmimit.

Sipas burimeve për The Sun, turneu i ri pritet të përkojë me 10-vjetorin e albumit të saj të fundit Anti dhe fansat mund të presin edhe këngë të reja.

Ky do të jetë rikthimi i saj i parë në skenë në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2016.

Në një intervistë të fundit, Rihanna konfirmoi se albumi i saj i nëntë është në përgatitje dhe u shpreh se “koha larg muzikës duhet të ketë vlerë”.

Ndërkohë, ajo po shijon mëmësinë me dy djemtë e saj, RZA dhe Riot, duke e përshkruar energjinë e tyre si të lodhshme por të mrekullueshme. /Telegrafi/

The post Rihanna fsheh barkun me një bluzë të lirshme, ndërsa përgatitet për rikthim në skenë në 2026 appeared first on Telegrafi.

Hailey Bieber rrëfen sfidat e mëmësisë dhe ndan momente të veçanta me djalin e saj Jack Ask ChatGPT

Hailey Bieber ka ndarë një fotografi të rrallë me të birin Jack, duke ofruar një pasqyrë të verës së saj në Instagram, ku shfaqet me pamje natyrale dhe atmosferë relaksi.

Modelja 28-vjeçare zbuloi se shtatzënia ishte një surprizë dhe pranoi se e pati të vështirë ta pranonte në fillim, për shkak të ndryshimeve emocionale dhe mendore që solli me vete.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, mirëpritën Jack-un në gusht të vitit 2024, mes spekulimeve për vështirësi në martesë, shkruan DailyMail.

Megjithatë, Hailey i hodhi poshtë thashethemet gjatë një interviste për Vogue Italia, duke e përshkruar Justin-in si një “baba natyral” dhe “të jashtëzakonshëm”.

Hailey theksoi se përvoja e mëmësisë ka qenë sfiduese, por në fund një mësim i madh personal dhe për marrëdhënien e saj. “Papritmas, partneri yt të sheh si një perëndeshë, një superheroinë”, tha ajo.

Ndërkohë, Justin ka folur për vështirësitë që ka përjetuar nën vëmendjen publike, duke e përfshirë këtë tematikë edhe në albumin e tij të fundit, i cili përmban elementë reflektues dhe humoristikë. /Telegrafi/

The post Hailey Bieber rrëfen sfidat e mëmësisë dhe ndan momente të veçanta me djalin e saj Jack Ask ChatGPT appeared first on Telegrafi.

Tom Holland rikthehet në Skoci – xhiron Spider-Man-in e ri në rrugët e Glasgout

Aktori britanik, Tom Holland, është takuar me fansat në qendër të Glasgow gjatë xhirimeve të filmit më të ri të Marvel-it, “Spider-Man: Brand New Day”, që pritet të jetë kapitulli i ardhshëm në sagën e famshme të superheroit.

Xhirimet nisën të premten dhe pritet të zgjasin për rreth dy javë, me rrugë të tëra të qytetit që janë transformuar për të imituar atmosferën e një qyteti amerikan.

Disa zona të Glasgout janë bllokuar për qarkullim, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për ndërprerje dhe devijime të përkohshme, shkruan BBC.

Holland u pa të dielën duke xhiruar një skenë aksioni me kostumin e Spider-Man, përpara se t’i afrohej një grupi fansash të mbledhur aty pranë.

Rreth 100 persona ndoqën me entuziazëm momentet e xhirimit, ndërsa aktori ndau disa çaste me ta jashtë kamerave.

Ky është projekti i dytë radhazi që Tom Holland xhiron në Skoci. Më herët gjatë verës, ai u pa në zona të ndryshme përreth Inverness dhe Moray për filmin “The Odyssey”, të drejtuar nga regjisori Christopher Nolan.

Glasgou është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara për filmat e mëdhenj të Hollywood-it.

Në vitet e fundit, qyteti ka shërbyer si sfond për filma si “The Flash”, “The Batman”, “Indiana Jones and the Dial of Destiny” dhe shumë të tjerë, duke zëvendësuar metropole si New York-u apo edhe Gotham City-n e famshëm. /Telegrafi/

The post Tom Holland rikthehet në Skoci – xhiron Spider-Man-in e ri në rrugët e Glasgout appeared first on Telegrafi.

Jori Delli sjell elegancë dhe sensualitet në setin më të ri fotografik

Modelja shqiptare, Jori Delli, ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish ku shfaqet në një ambient të hapur, duke pozuar mbi një batanije të bardhë me verë, fruta dhe lule anash.

E veshur me një komplet delikat të brendshmesh në ngjyrë blu të hapur, Jori ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të kuruar deri në detaje.

Pamja e saj është sensuale, por njëkohësisht e rafinuar, duke ruajtur një balancë mes thjeshtësisë dhe finesës.

Foto: Jori Delli/Instagram

Pozat janë të natyrshme, ndërsa stili dhe atmosfera e setit krijojnë një ndjesi relaksi dhe elegance verore.

Postimi është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen, format dhe stilin e veçantë.

Jori Delli vazhdon të mbetet një prej figurave më të spikatura të rrjeteve sociale, ku përveç bukurisë, pëlqehet edhe për mënyrën se si sjell estetikë në çdo publikim. /Telegrafi/

Foto: Jori Delli/Instagram
Foto: Jori Delli/Instagram
Foto: Jori Delli/Instagram
Foto: Jori Delli/Instagram
Foto: Jori Delli/Instagram
Foto: Jori Delli/Instagram
Foto: Jori Delli/Instagram
Foto: Jori Delli/Instagram

The post Jori Delli sjell elegancë dhe sensualitet në setin më të ri fotografik appeared first on Telegrafi.

Meryl Streep rrëzohet me taka gjigante gjatë xhirimeve të “Devil Wears Prada 2” – reagon me humor

Meryl Streep, 76 vjeçe, pësoi një rrëzim të papritur gjatë xhirimeve të “Devil Wears Prada 2” në Muzeun e Historisë Natyrore në New York, ndërsa mbante një fustan të kuq të ndezur dhe taka të larta.

Aktorja ikonike, që rikthehet në rolin e Miranda Priestly, reagoi me buzëqeshje dhe ndihmën e kolegut Stanley Tucci pas incidentit.

Streep kishte bërë më herët një provë me taka më të rehatshme, por rrëzimi ndodhi gjatë xhirimeve të një skene të frymëzuar nga Met Gala.

Ajo u shfaq sërish si ikonë e modës, përkrah Tuccit dhe aktorëve të rinj si Simone Ashley.

Filmi i ri, që pritet në maj 2026, do të rikthejë edhe Anne Hathaway e Emily Blunt, në një histori të re ku Miranda përballet me ish-asistenten e saj në një luftë brenda industrisë së medieve.
Regjinë e mban sërish David Frankel. /Telegrafi/

The post Meryl Streep rrëzohet me taka gjigante gjatë xhirimeve të “Devil Wears Prada 2” – reagon me humor appeared first on Telegrafi.

Shawn Mendes lë gjurmë në Prishtinë me një performancë të jashtëzakonshme dhe magjike

Prishtina mbrëmë përjetoi një natë magjike, teksa Shawn Mendes performoi për herë të parë në Kosovë, duke e kthyer natën e dytë të Sunny Hill Festival në një spektakël emocionesh të forta.

Me një skenë të mrekullueshme, por me drita të ngrohta që krijuan një atmosferë të afërt dhe të ngrohtë, Shawn i la gjithë vëmendjen zërit të tij të fuqishëm dhe mesazheve të sinqerta të këngëve.

Të shoqëruar nga një bend energjik dhe vokalistë mbështetës që e plotësonin perfekt performancën e tij, çdo notë u ndje thellë nga mijëra fansa që kishin mbushur hapësirën e festivalit.

Foto: Shawn Mendes/Telegrafi

Shawn interpretoi një setlist të pasur me hitet e tij më të mëdha, nga “There’s Nothing Holding Me Back”, “Never Be Alone” e “Stitches”, “Wonder”, “Mercy” dhe “Why Why Why”, duke përfshirë edhe ritmet më të shpejta si “Lost in Japan” dhe këngën e njohur, “Treat You Better”.

Energjia në festival ishte e jashtëzakonshme, me publikun që këndoi çdo varg bashkë me Shawn-in, duke e kthyer natën në një përvojë unike.

Për të gjithë ata që ishin aty, ky koncert nuk ishte thjesht një performancë – ishte një moment i rrallë ku muzika, emocionet dhe lidhja me artistin u bënë një. /Telegrafi/

The post Shawn Mendes lë gjurmë në Prishtinë me një performancë të jashtëzakonshme dhe magjike appeared first on Telegrafi.

Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë dhe çantën luksoze Hermes Birkin në setin e ri fotografik

Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje të re mahnitëse, duke sjellë një kombinim perfekt të elegancës dhe stilit personal.

Në setin e fundit fotografik, këngëtarja shfaqet me një fustan të gjatë rozë, në stil princeshe, me një bust të zbukuruar që i jep një prekje romantike dhe delikate pamjes së saj.

Me flokët e kuq të ndezur, një element që e dallon gjithmonë, Rina ka shtuar edhe një detaj luksi që nuk mund të kalonte pa u vënë re – çantën ikonike Hermes Birkin në ngjyrë turkuaz.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ky aksesor, i njohur si një nga më të dëshiruarit në botën e modës dhe me një çmim që shkon në mijëra euro, ka kompletuar në mënyrë të përkryer dukjen e saj glamuroze.

Në fotografi, artistja shfaqet ulur në tokë, me takat e hequra pranë saj, duke dhënë një kontrast interesant mes luksit dhe thjeshtësisë, një qasje e lirë, por njëkohësisht e sofistikuar, që e bën Rina Balajn një nga figurat më të veçanta të skenës muzikore dhe të modës shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram

The post Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë dhe çantën luksoze Hermes Birkin në setin e ri fotografik appeared first on Telegrafi.

Peggy Gou dhe Anyma përmbyllin Sunny Hill – nata e fundit e festivalit nis me super line-up

Pas dy netëve të mbushura me muzikë dhe energji, Sunny Hill Festival hyn sonte në natën e tretë dhe të fundit në Prishtinë.

Në natën e parë, Dua Lipa ndezi skenën kryesore me një performancë të paharrueshme, duke sjellë hite të njëpasnjëshme përpara mijëra fansave.

Mbrëmë, ishte radha e Shawn Mendes, për herë të parë në Kosovë, i cili dhuroi një performancë spektakolare, duke emocionuar publikun dhe duke shënuar një moment historik për festivalin.

Sonte, Sunny Hill përmbyllet me një line up po aq të fuqishëm.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Anyma do të sjellë një performancë të veçantë me vizuale mahnitëse në skenën kryesore, ndërsa pas mesnate, Peggy Gou, një nga DJ-t më të mëdha në botë, do të mbyllë festivalin me një set që pritet të ndezë Prishtinën deri në orët e para të mëngjesit.

Një fundjavë e plotë me muzikë, surpriza dhe momente të paharrueshme që do të lënë gjurmë në skenën muzikore të rajonit. /Telegrafi/

The post Peggy Gou dhe Anyma përmbyllin Sunny Hill – nata e fundit e festivalit nis me super line-up appeared first on Telegrafi.

❌