Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza” (VIDEO)

Një valixhe e madhe është vendosur në formë instalacioni përpara aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, për të promovuar turizmin në Shkodër. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e këtij instalacioni, për të gjithë turistët që zgjedhin për të vizituar Shkodrën. “Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza”. Një pikë takimi për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shkodrën për të…

Source

REL: Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgatiten të takohen në Alaskë për një takim shumë të rëndësishëm për të biseduar për përfundimin e luftës gati katërvjeçare në Ukrainë, por një ndjenjë pasigurie i ka kapluar kryeqytetet evropiane, veçanërisht Kievin. Takimi i sotëm mes dy liderëve, i pari që nga kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në…

Source

Përmirësohet situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 28 vatra të raportuara, vetëm 3 aktive

Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim. Aktualisht po punohet me intensitet në këto zona: * Tërnovë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë.

Source

Shtëpia e Bardhë publikon axhendën e takimit Trump-Putin: Do shoqërohen vetëm nga përkthyesit e tyre

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatiten për një samit të shumëpritur në Alaska mbi luftën në Ukrainë. Dhe Shtëpia e Bardhë ka publikuar axhendën e takimit të dy udhëheqësve. Oraret kryesore: Trump niset Në orën 06:45 EDT (11:45 BST), presidenti amerikan pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë për në Anchorage, Alaskë, ku do të zhvillohen…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 15 gusht 2025

Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret do hezitojnë t hedhin çdo lloj hapi për te filluar një lidhje dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat fatmirësisht do jene te mira. Gjithsesi rekomandohet qe çdo lloj shpenzimi te kryhet me maturi. Demi Pasioni do shtohet mjaft ne jetën…

Source

Zjarret më shkatërrues në 13 vite, Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret dhe pyjet rezulton se në vendin tonë në 7 muaj janë djegur si pasojë e zjarreve mbi 49 mijë hektarë tokë.Nga të dhënat vërehet se kjo është sipërfaqja më e madhe e regjistruar që prej vitit 2012 ku rezulton se në të gjithë vitin janë djegur mbi 53 hektarë sipërfaqe në të gjithë…

Source

Takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë, çfarë duhet të dini për bazën ushtarake që do të presë vizitën historike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të takohen të premten në Anchorage për të diskutuar se si t’i japin fund luftës në Ukrainë. Vendi i takimit të profilit të lartë është Baza e Përbashkët Elmendorf-Richardson, një instalim ushtarak amerikan në skajin verior të qytetit më të populluar të Alaskës. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se baza…

Source

Rama: Falenderim i posaçëm dhe mirënjohje për Forcat Komando që luftuan me zjarret mes Delvinës e Gjirokastrës

Në një tjetër reagim për zjarret, kryeministri Edi Rama shpreh mirënjohje për forcat Komando, duke thënë se ishin një vlerë e shtuar “në pastrimin nga çdo vatër mes Delvinës dhe Gjirokastrës “Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit…

Source

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Bizneset dhe qytetarët e Tiranës mund të kontrollojnë në kohë reale detyrimet e tyre vendore përmes shërbimit elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia Tiranë” në portalin unik qeveritar e-Albania. Deri më tani ky shërbim ishte i orientuar kryesisht për bizneset, por tashmë është zgjeruar edhe për qytetarët që zotërojnë njësi tregtare apo pasuri të tjera të përdorura për aktivitet ekonomik.

Source

Ministria e Mbrojtjes tregon për situatën e zjarreve: Në 24 orë 57 vatra zjarri, 29 ende aktive

Pas përpjekjeve intensive të mijëra forcave të emergjencave sot situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive. Aktualisht po punohet me intensitet në këto vatra: *Qarku Vlorë* Në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Në terren po operojnë: 67 forca zjarrfikëse me 11…

Source

Melania Trump hedh në gjyq djalin e Joe Biden

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka paralajmëruar një padi prej mbi 1 miliard dollarësh ndaj Hunter Biden, pasi ky i fundit pretendoi se ajo ishte prezantuar me bashkëshortin e saj, Donald Trump, nga pedofili i dënuar dhe i vetëvrarë në burg Jeffrey Epstein. Avokatët e Melanias e kanë quajtur deklaratën e Biden-it “të rreme, shpifëse dhe nxitëse të urrejtjes”, duke theksuar se synon të…

Source

Policia e Shtetit arreston 46 persona për zjarrvënie, reagon Rama: Këta kriminelë meritojnë ndëshkime maksimale

Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë 3 muajve nga qershori deri më 14 gusht ka arrestuar 64 persona për zjarrvënie dhe janë proceduar penalisht 91 të tjerë. Lidhur me këtë ka reaguar Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikimin dhe kapjen e zjarrvënësve, në një sezon me një rritje të numrit të tyre po edhe…

Source

DW: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare për territoret?

Nga Radio shtetërore gjermane, DW E drejta ndërkombëtare ka udhëzime të qarta për njohjen e cedimit të territorit, thotë eksperti Pierre Tilberger. Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe presidenti i SHBA-së tha se marrëveshja me Putinin përcakton që gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e…

Source

Policia e Shtetit: 137 zjarrvënës të identifikuar në 3 muaj. 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim

Policia e Shtetit zyrtarisht bën me dije se gjatë 3 muajve, nga qershori deri më sot (14 gusht), janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve. Nga këta, 46 janë arrestuar dhe 91 janë nën hetim në gjendje të lirë. Disa zjarrvënës janë identifikuar edhe nga monitorimi nga ajri përmes dronit, të cilët janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarre. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Strukturat e…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 14 gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu rikthehen jo vetëm emocionet, por edhe pasioni. Beqaret ka shume mundësi te pëlqejnë një shtetas te huaj i cili ne fakt ka një karakter shume ndryshe nga ata. Për te përmirësuar financat nuk duhet absolutisht te fiksoheni pas lojërave te fatit. Demi Do jeni shume te qarte për…

Source

Evropa në flakë, zjarret janë rritur me 45% krahasuar me vitin 2024! Si ndikon kriza klimatike?

Europa është në flakë. Dhe nuk është surprizë: temperatura që në shumë zona të Kontinentit po i kalojnë 40 gradët, mungesë reshjesh prej javësh, erëra të nxehta që ushqejnë dhe “shëtisin” zjarrin. Edhe vera e vitit 2025, si dhe më shumë se ato që e kanë paraprirë, ka bashkuar të gjithë përbërësit e nevojshëm për përhapjen e zjarreve pyjore. Bilanci i orëve të fundit është dramatik dhe…

Source

Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës

Nënkryetari i bashkisë së Delvinës Filip Xuxi ka përfunduar në urgjencë për shkak të asfiksisë nga tymi pasi zjarret vijojnë të djegin në fshatin Kasapaj. Së bashku me të është edhe një e moshuar 86-vjeçare e cila shoqërohet nga të afërmit. Fshati Kasapaj po përballet me flakë massive të cilat kanë përfshirë shtëpitë duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Shumë prej tyre nuk kanë pranuar të…

Source

Përkeqësohet situata në Gramsh! Nis evakuimi i banorëve dhe bagëtive në fshatin Nartë

Situata e zjarreve në bashkinë e Gramshit nga ora në orë po vijon të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Mësohet se ka nisur evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë në fshatin Nartë, ndërsa flakët po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara. Sipas raportimeve nga terreni, zjarri është përhapur në një luginë nga krahu i Harunasit, për të rimarrë nën kontroll edhe një herë fshatin Harunas…

Source

Vala ekstreme e të nxehtit përfshin Europën, regjistrohen temperatura rekord në Francë dhe Kroaci

Vala ekstreme e të nxehtit po thyen rekorde temperaturash në mbarë Evropën, sipas matjeve të hershme, dhe po shkakton zjarre më të mëdha dhe më të fuqishme në pyje. Në jug-perëndim të Francës, rekordet u thyen të hënën në Angoulême, Bergerac, Bordeaux, Saint-Émilion dhe Saint-Girons. Météo France tha se “temperaturat maksimale shpesh të jashtëzakonshme, madje edhe të paprecedentë” në rajon ishin…

Source

Kryeministri reagon sërish: Kriminelët që luajnë me flakët do të marrin ndëshkim maksimal

“Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme.

Source

❌