Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të shtunë një sasi të konsiderueshme trarësh prej druri të vendosur pranë hekurudhës Fier-Vlorë. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shtëllunga tymi janë përhapur mbi qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shqetësuar banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por raportohet se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Source

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë

Mes zhurmës së detit dhe gjallërisë së verës, në Shëngjin po zhvillohet për herë të parë panairi i librit “Valë dhe Fjalë”. Pjesë e këtij eventi kulturor janë bërë mbi 20 shtëpi botuese me qindra tituj të rinj librash, si dhe shumë autor nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët ndajnë eksperiencat dhe emocionet e tyre me lexuesit. Shkrimtaret pjesëmarrës thonë se panaire të tilla, janë një mundësi e…

Source

Doris Pack mesazh për opozitën: S’mund të qëndrojnë vetëm në rrugë!

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament, jo vetëm në rrugë. Ajo u shpreh se deputetët e opozitës duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën dhe se nuk mund të qëndrojnë jashtë. “Berisha do vazhdoj betejën…

Source

Shkarkohet shefi i inteligjencës ushtarake amerikane

Pentagoni ka shkarkuar kreun e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, thanë të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes dhe një senator. Ky vendim erdhi disa javë pasi agjencia hartoi një raport paraprak që kundërshtonte pretendimin e Presidentit Trump se lokacionet bërthamore të Iranit ishin “zhdukur” në sulmet ushtarake amerikane. Gjeneral-lejtnant i Forcave Ajrore Jeffrey Kruse është…

Source

Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë

Kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të madh mjetesh në Rrugën e Kombit. Më problematik është segmenti nga Rrësheni në Milot dhe në drejtim të Lezhës. Dyndja e shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit ka krijuar radhë të gjata automjetesh që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune. Për të përshkuar rreth 17 km rrugë, qytetarët presin deri në 3 orë. Ata thonë se kjo situatë…

Source

Shqipëria destinacioni i ri për turistët afrikanë

Në periudhën janar– korrik 2025, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 6.5 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 kur numëroheshin 6.3 milionë hyrje. Sipas të dhënave të përpunuara nga INSTAT, pjesën dërrmuese të hyrjeve e përbën Europa, me mbi 6.2 milionë vizitorë, nga të cilët më të shumtët janë nga Evropa Jugore (mbi 4.6 milionë). Megjithatë…

Source

Iu merrte 600 euro për person emigrantëve që t’i kalonte në Mal të Zi, arrestohet i riu në Shkodër

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Itinerari”, duke goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë S. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë nga vende të treta, me qëllim kalimin e tyre ilegal drejt Malit të Zi. Hetimet kanë zbuluar se 28-vjeçari u merrte…

Source

PD, Genta Vangjeli: Detyrimet miliona euro dhe fshehja e bilanceve financiare ngrenë dyshime për një krizë të thellë të kompanisë “Air Albania”

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka deklaruar nga selia e PD se fshehja e bilanceve të kompanisë së fluturimeve “Air Albania” ngre pikëpyetje për një krizë financiare. Sipas Vangjelit, në muaj qershor u raportua se do të krijoheshin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Lubjanës, por sipas saj disa muaj më pas u raportua në mediat sllovene se planet u anuluan për shkak të…

Source

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara. Marina Fara u kap ditën e djeshme me 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet. Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine. ‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe…

Source

Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën tragjikisht. E mitura po luante në oborrin e shtëpisë rreth orës 15:00, kur për pak çaste i shpëtoi vëmendjes së nënës. Pas kërkimeve të menjëhershme, vajza u gjet pa shenja jete në një pishinë rreth 150 metra larg, nga kuzhinieri i një vile turistike aty pranë.

Source

AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës, me fokus garantimin e sigurisë ushqimore dhe luftimin e informalitetit. Gjatë verifikimeve në pika shitjeje të produkteve ushqimore, u evidentuan shkelje të rënda në standardet e ruajtjes dhe mungesë dokumentacioni të origjinës së produkteve.

Source

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin për mbajtjen e një referendumi

Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska (RS) miratoi të premten mbrëma një vendim antikushtetues për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e këtij entiteti do të duhet të shprehen mbi aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kundër Millorad Dodikut dhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Bosnje e Hercegovinës me të cilin atij iu hoq mandati i presidentit të RS-së.

Source

Mbi 53 mijë m² hapësirë publike e liruar në Tiranë

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka bërë një pasqyrë të punës së kryer për çlirimin e hapësirave publike të zaptuara, duke arritur të lirojë 53 031 m² vetëm në kryeqytet. Gjatë këtij procesi janë kryer 1 408 çmontime, prej të cilave 1 167 kanë qenë vullnetare nga bizneset dhe 241 bazuar në vendime zyrtare. Kryeministri Edi Rama është shprehur se ky nuk është thjesht një aksion…

Source

DW: Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt, Trump dhe familja e tij kanë bërë kohët e fundit marrëveshje të shumta – nga pasuritë e paluajtshme dhe kriptovalutat te obligacionet dhe aksionet. A ka ndonjë model këtu që tregon pasurim personal? Në SHBA, Akti i Etikës në Qeveri i vitit 1978…

Source

Rama fton qytetarët në nismën “Male të Pastra”: Kujdesi ndaj natyrës është përgjegjësi e përbashkët

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë këtë mëngjes një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të zhvillohet më 26 gusht në dhjetë parqe kombëtare dhe natyrore të vendit. “Mirëmëngjes 😊 dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës ‘Male të Pastra’, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore…

Source

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në Kosovë. Në një postim në X, Forca e NATO-s në Kosovë njofton se vendosja e tyre u realizua me mbështetjen e Grupit të Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) të KFOR-it, duke përfunduar kështu dislokimin e përkohshëm të forcave britanike në rajon. Kjo vjen në kuadër të…

Source

Përplasje Romë-Paris pas deklaratave të Salvinit! Franca thërret ambasadoren italiane: Komente të papranueshme

Tani përplasja është publike, e dukshme dhe e zhurmshme. Ambasadorja italiane Emanuela D’Alessandro, shkruan AFP duke cituar burime diplomatike, është thirrur nga qeveria franceze për shkak të “deklaratave të papranueshme” që Matteo Salvini bëri ditëve të fundit për Emmanuel Macron. Zemërimi i Pallatit Elysee, për të cilin raportoi dje “Repubblica”, kishte ardhur pas fjalëve të…

Source

Inteligjenca artificiale po ndryshon tregun e punës në Shqipëri

Vodafone Italia ka shkurtuar 450 punonjës shqiptarë që ofronin shërbime call center, duke i zëvendësuar me chatbot të integruar me inteligjencë artificiale. Vendimi pritet të prekë deri në 900 punonjës deri në fund të vitit, duke sinjalizuar një ndryshim të madh në tregun e punës ku detyrat rutinë po zëvendësohen nga teknologjia. Punonjës si A. Aga, i cili humbi vendin e punës pas 15 vitesh…

Source

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

Në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë, uji përmban klor. Në parim, kjo është diçka e mirë, por në praktikë mund ta konsiderojmë si një e keqe e domosdoshme. Klorifikimi bëhet në varësi të burimit të ujit dhe ndotësve të tij. Studimet tregojnë se uji i klorifikuar nuk është plotësisht i sigurt, megjithatë rreziqet në shëndet janë minimale në krahasim me përfitimet që sjell ky…

Source

❌