Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Thethi, perla e Alpeve Shqiptare, po mirëpret vizitorë nga e gjithë bota (VIDEO)

“Thethi, perla e Alpeve Shqiptare, po mirëpret vizitorë nga e gjithë bota me hapësirat e rikthyera publike në identitet e në harmoni me peizazhin, ku ata mahniten me pamjet përrallore, mikpritjen tradicionale, me ujin e kristaltë e me ajrin e pastër që të falin qetësi dhe energji pozitive”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga ky destinacion turistik mjaft i…

Source

DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

Samiti i shumëpritur midis Presidentit të SHBA-së Trump dhe udhëheqësit të Kremlinit Putin përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Në konferencën për shtyp Trumpi ia dha fjalën fillimisht Putinit. Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema kryesore e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin…

Source

Me delen në krahë me motor, flet për herë të parë shqiptari që bëri xhiron e rrjetit

Një 33-vjeçar shqiptar, Olsien Muçobega, u kthye në simbol të humanizmit teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët që përfshinë rajonin e Patrës para disa ditësh. Pamjet u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej saj, megjithatë kjo nuk ishte e vetmja kafshë që ai shpëtoi atë ditë, shkruan media greke Protothema.gr.

Source

Ministri Vengu: Shpërndahen 11 tonë ushqim për bagëtitë në Gramsh

Drejtoria e Rezervave të Shtetit ka shpërndarë 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive në mbështetje të blegtorëve në Gramsh. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ai thotë se koncentrat për ushqimin është shpërndarë edhe në Delvinë e Himarë gjatë këtyre ditëve. “Në mbështetje të blegtorëve të Bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit…

Source

Benet Beci: Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të Shkodrës

Kryebashkiaku Benet Beci, bën me dije se vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër, ku sipas tij janë liruar mbi 470 hapësira të zëna dhe 12 akse kryesore të qytetit. Postimi i plotë i Becit në Facebook: Rezultate konkrete nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër. Gjatë këtij aksioni janë arritur deri tani këto rezultate: ✅ Janë liruar mbi 470 hapësira publike…

Source

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Maliq. Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar. Ditën e ngjarjes (14 gusht) viktima Erald Xhejo, së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberhane në…

Source

“Qëllimi është gjithmonë paqja”, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhet e presidentit Trump pas takimit me Putin

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhet e presidentit Donald Trump pas takimit me liderin rus Vladimir Putin në Alaskë. “Qëllimi është gjithmonë paqja”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook, shoqëruar me një foto bardhë e zi nga takimi mes presidentit amerikan dhe homolgut rus. Ndërkohë në një tjetër postim ambasada amerikane publikoi një tjetër mesazh të Trump ku thuhet se “Bëmë një…

Source

Deputetja e zgjedhur, Aulona Bylykbashi: Do të mbështesim çdo familje të prekur nga zjarret

Deputetja e zgjedhur më 11 maj, Aulona Bykykbashi, Adi Qose, së bashku me drejtuesin politik të PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku, zhvilluan sot një vizitë në Gramsh, ku zjarret e ditëve të fundit kanë prekur disa fshatra duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. “Gramshi nuk dorëzohet! Shqipëria nuk dorëzohet! Mes familjeve të prekura, tokave të djegura kemi nisur punën menjëherë për t’ju…

Source

Momentet e sikletshme nga takimi në Alaskë. Putin u bërtet gazetarëve, Trump “nuk gjen rehat”

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u shndërrua në një skenë kaotike, teksa gazetarët nisën t’i drejtojnë pyetje të ashpra liderit rus. Në përpjekje për të shmangur përgjigjet, Putin reagoi me të bërtitura dhe ironi, ndërsa Trump u pa i tensionuar dhe i pëshpëriti diçka ndihmësit të tij. Samiti i nivelit të…

Source

Liderët evropianë telefonatë të dytë me Zelenskyn, pa pjesëmarrjen e Trump. Mediat ruse: Topi në fushën e BE dhe Kievit

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar në një bisedë të dytë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë mëngjesit të sotëm. Biseda po zhvillohet në grup së bashku edhe me liderët evropianë të vendeve anëtare të NATO-s dhe Presidentin Zelensky. Mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup liderësh që morën pjesë në thirrjen e mëparshme me Presidentin amerikan.

Source

Krasta e misterit dhe frymëmarrjes së qytetit

Në hyrje të qytetit, ullishtat shtrihen si një qilim argjendi, ndërsa në dalje ngrihet krenare Krasta, e njohur si mushkëria e gjelbër e Elbasanit. Pishat e saj, ajri i pastër dhe pamja që shtrihet mbi gjithë qytetin e bëjnë një vend të dashur për këdo që kërkon qetësi, frymëmarrje dhe natyrë. Në mëngjes, qindra qytetarë ngjiten për të bërë ecje, për të thithur ajrin e freskët dhe për të shijuar…

Source

Pas takimit me Putin, Trump telefonon Zelenskyn

Presidenti Trump pati një telefonatë të gjatë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fluturimit për në Uashington DC, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Trump është aktualisht në telefon me udhëheqësit e NATO-s, u tha ajo gazetarëve. Edhe zyra presidenciale e Ukrainës ka konfirmuar se Zelensky ka folur me Trump këtë mëngjes. “Ishte një telefonatë e…

Source

Fëmijët e rrëmbyer gjatë luftës në Ukrainë, Trump i jep Putinit një letër nga bashkëshortja Melania

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i dorëzoi personalisht homologut rus Vladimir Putinit një letër nga bashkëshortja e tij Melania gjatë samitit, raporton Reuters. Ishte një letër personale për gjendjen e vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, veçanërisht fëmijëve të rrëmbyer, sipas agjencisë së lajmeve, duke cituar dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, ata nuk do ta zbulonin…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 16 gusht 2025

Dashi Vendimet e këqija të së kaluarës do të çojnë në zhgënjim. Mund të ndiheni të bllokuar dhe të paaftë për të vendosur se çfarë të bëni më pas, prandaj kërkoni ndihmën e të tjerëve. Përmbajuni buxhetit tuaj për të shmangur kufizimet financiare. Demi Do të jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Do të keni një diskutim për çështjet e parave me bashkëshortin tuaj dhe do të bëni plane për të…

Source

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot – Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë

Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot – Lezhë – Shkodër. Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar. Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen. Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe të…

Source

Kryeministri Rama: Ruhuni nga piromanët verbalë, shfaqin prirje për të krijuar tension

Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama në Facebook: Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret. Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në…

Source

“Rrezik i lartë”, Trump poston mesazhin dhe avioni presidencial niset drejt Alaskës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në platformën e tij Truth Social “rrezik i lartë!” dhe është nisur drejt Alaskës. Ai u largua në orën 7:31 të mëngjesit sipas orës lokale (12:31 sipas orës së Mbretërisë së Bashkuar). Axhenda e tij zyrtare thotë se ai duhej të nisej në orën 06:45 EDT (11:45 BST), por ende nuk është larguar. Autokolona po shkon tani drejt Bazës së Përbashkët…

Source

Panik në aeroportin e Mançesterit! Dy avionë përplasin krahët me njëri-tjetrin

Dy avionë janë përplasur mëngjesin e së premtes në pistën e Aeroportit të Mançesterit, në një incident që ndodhi rreth orës 06:30 sipas kohës lokale. Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi se avioni i kompanisë EasyJet preku me majën e krahut një tjetër avion gjatë lëvizjes në pistë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Të gjithë pasagjerët janë evakuuar nga të dy avionët…

Source

❌