❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Izraeli godet një spital në Gaza: 15 persona të vrarë, përfshirë dhe gazetarë

Sulmet izraelite kanë goditur në Spitalin Nasser në Gaza këtë të hënë. Nga ky sulm u vranë të paktën 15 persona, përfshirë tre gazetarë, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Sipas dëshmitarëve, një nga gazetarët e vrarë në sulme sipas zyrtarëve, ishte kontraktor për Reuters. Fotografi Hatem Khaled, i cili ishte gjithashtu kontraktor i Reuters, i cili u plagos.

Ushtria izraelite dhe Zyra e Kryeministrit nuk dhanë asnjë koment të menjëhershëm në lidhje me sulmet.

A do t’i blejĂ« Serbia aksionet ruse nĂ« NIS?

A ka bërë Serbia zyrtarisht ofertë për blerjen e aksioneve të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS)?

Kësaj pyetjeje nuk i është përgjigjur Ministria e Minierave dhe Energjisë, megjithëse kështu kishte deklaruar më herët gjatë gushtit drejtori i ndërmarrjes Srbijagas, Dushan Bajatoviq.

Bajatoviq, sipas mediave, në fillim të gushtit tha se Serbia do ta blinte këtë kompani, por pala ruse thotë se NIS-i nuk është në shitje.

As Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje nga drejtori i Srbijagas-it për më shumë detaje se çfarë ka ofruar Serbia. Përgjigje nuk ka pranuar as nga NIS-i.

NIS-i është futur në listën e sanksioneve amerikane në janar, për shkak të lidhjeve me Gazprom Neft-in rus, i cili ndodhet nën sanksionet perëndimore për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Më 28 korrik, SHBA e shtyu për herë të pestë zbatimin e sanksioneve.

ÇfarĂ« ka ndĂ«rmarrĂ« pala serbe dhe çfarĂ« ajo ruse?
Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, tha nĂ« janar se po kĂ«rkohet “dalja e plotĂ« e RusisĂ« nga pronĂ«sia e NIS-it”, pĂ«r çka do tĂ« jetĂ« e nevojshme njĂ« transformim i pronĂ«sisĂ«.

Më 14 mars, NIS-i i ka paraqitur Departamentit amerikan të Thesarit një kërkesë për heqjen nga lista e sanksioneve, ndërkohë që Gazprom Neft ka transferuar rreth 5 për qind të pjesës së vet te Gazprom, një kompani ruse që nuk është e përfshirë në sanksionet perëndimore.

Aktualisht, pjesëmarrja pronësore e Gazprom Neft-it në NIS është rreth 44.9 për qind, shteti i Serbisë ka 29.9 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom rreth 11 për qind. Aksionet e tjera u takojnë aksionarëve më të vegjël.

Ministrja e EnergjisĂ« sĂ« SerbisĂ«, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, tha mĂ« 12 gusht se, duke e parĂ« nĂ« aspektin afatgjatĂ«, gjendja aktuale me shtyrjen e sanksioneve ndaj NIS-it nĂ« baza mujore “po sjell shumĂ« pasiguri”.

“E vetmja zgjidhje afatgjatĂ« pĂ«r NIS-in Ă«shtĂ« heqja nga lista e sanksioneve”, theksoi ajo.

Ajo mĂ« herĂ«t, nĂ« korrik, kishte thĂ«nĂ« se po ndĂ«rmerren “masa konkrete pĂ«r tĂ« ulur pasiguritĂ« nĂ« funksionimin e NIS-it”.

NdĂ«r tĂ« tjera, siç deklaroi atĂ«botĂ«, Ă«shtĂ« nĂ« proces zgjedhja e dy anĂ«tarĂ«ve tĂ« pavarur tĂ« Bordit tĂ« DrejtorĂ«ve “me qĂ«llim pĂ«rmbushjen e kĂ«rkesave tĂ« OFAC-ut [Zyra pĂ«r Kontrollin e PasurisĂ« sĂ« Huaj nĂ« Departamentin amerikan tĂ« Thesarit] lidhur me menaxhimin e kompanisĂ«â€.

NIS është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës si dhe prodhimin e gazit natyror.

“Blerja e detyruar ose riorganizim”
Millan Kovaçeviq, ekspert pĂ«r investime tĂ« huaja, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se Serbia ka mundĂ«sinĂ« qĂ« ta detyrojĂ« “palĂ«n ruse” tĂ« shesĂ« nĂ« paketĂ«n aksionet qĂ« ka nĂ« NIS, por nuk e bĂ«n kĂ«tĂ« pĂ«r interesa politike.

“NĂ«se ndonjĂ« anĂ«tar i kompanisĂ« e vĂ«shtirĂ«son suksesin thjesht duke qenĂ« anĂ«tar, tĂ«rĂ« veprimtaria e kompanisĂ« duhet tĂ« jetĂ« nĂ«nshtruar suksesit tĂ« saj. Pra, ekziston mundĂ«sia qĂ« dikush tĂ« ‘detyrohet’ tĂ« dalĂ« nga pronĂ«sia, por pyetja Ă«shtĂ« nĂ«se Serbia do tĂ« ndjekĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«â€, thotĂ« ai.

Serbia, megjithëse është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon të harmonizohet me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë. Zyrtarët e Serbisë mbajnë kontakte me homologët rusë edhe gjatë kohës kur pushtimit rus i Ukrainës po vazhdon, ndërsa Serbia shpreson në mbështetjen e Rusisë në negociatat për Kosovën, ish-provincën e saj, të cilën nuk e njeh si shtet të pavarur.

Kovaçeviq thekson se ekziston edhe mundĂ«sia e riorganizimit tĂ« NIS-it, ku “biznesi transferohet nĂ« njĂ« kompani me pronĂ«si tĂ« ndryshme”.

Sipas tij, është i kuptueshëm pozicioni i partnerit rus, i cili nuk dëshiron të shesë pjesën e aksioneve.

Sipas të dhënave të NIS-it, vëllimi i investimeve në këtë kompani që nga viti 2008, kur kompania u privatizua, arrin mbi 4 miliardë euro.

“NĂ« kushte normale, njĂ« transaksion varet nga fakti nĂ«se shitĂ«si Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« shesĂ«. MegjithatĂ«, kĂ«tu nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« transaksion tĂ« thjeshtĂ«. Duhet parĂ« sa e dĂ«mshme Ă«shtĂ« pĂ«r kompaninĂ« qĂ« ata [partnerĂ«t rusĂ«] mbeten”, thotĂ« ai.

Një nga skenarët e përmendur më parë për NIS-in është edhe nacionalizimi. Ai do të ndodhte nëpërmjet një ligji të veçantë të Kuvendit të Serbisë, që parashikon një transaksion me kompensim të caktuar për aksionet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e hodhi poshtë në janar mundësinë e nacionalizimit të NIS-it, duke shtuar se Serbia nuk do të marrë pjesë në konfiskimin e pasurisë ruse.

“Strategjia e tĂ«rheqjes”
Ekonomisti Millan Kovaçeviq vlerëson se për momentin nuk duket që Qeveria e Serbisë po ndërmerr hapa që do të zgjidhnin problemin e NIS-it.

“Kam frikĂ« se [zyrtarĂ«t e SerbisĂ«] do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rpiqen tĂ« tejkalojnĂ« tĂ« tjerĂ«t dhe tĂ« ulen ‘nĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« karrige’. Nga kjo mund tĂ« dalin kushte edhe mĂ« tĂ« kĂ«qija se tani”, thotĂ« ai.

Ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, tha në korrik se ministria që ajo udhëheq i kishte kërkuar SHBA-së shtyrjen e sanksioneve për 180 ditë, por SHBA-ja i shtyn ato vetëm për 30 ditë secilën herë.

Sipas saj, qĂ«llimi pĂ«rfundimtar Ă«shtĂ« heqja e NIS-it nga lista e sanksioneve amerikane. Ajo shtoi se pĂ«r kĂ«tĂ«, mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« “progresi nĂ« dialogun mes SHBA-sĂ« dhe RusisĂ«â€.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte sugjeruar se mund të arrihej një marrëveshje me Rusinë për luftën në Ukrainë në të ardhmen e afërt pas takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë më 15 gusht.

Megjithatë, në këtë takim nuk u arrit marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Ekonomisti Millan Kovaçeviq vlerëson se për Serbinë nuk është e zgjuar të presë që negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë do ta zgjidhin çështjen e NIS-it.

“KĂ«tu mund tĂ« arrihet vetĂ«m njĂ« shtyrje, jo heqja e sanksioneve. NĂ« varĂ«si tĂ« marrĂ«veshjes qĂ« do tĂ« arrihet pĂ«r UkrainĂ«n, me kalimin e kohĂ«s mund tĂ« ketĂ« disa rregullime dhe lehtĂ«sime tĂ« sanksioneve, por jo heqje radikale”, thotĂ« ai.

Biznesi i NIS-it
Përfaqësuesit e NIS-it njoftuan në gusht se kompania përfundoi gjysmën e parë të vitit me një humbje prej 3.6 miliardë dinarësh (30 milionë euro).

Drejtori financiar i NIS-it tha se, përveç sanksioneve të SHBA-së, në rezultatet e kompanisë ndikuan edhe rënia e çmimeve të naftës në tregun botëror, efekti i stokut të shtrenjtë të naftës dhe produkteve të saj, si dhe rezultati financiar negativ i HIP Petrohemisë, të cilën NIS e mori në pronësi më 2023.

Udhëheqësit e NIS-it gjithashtu njoftuan se do të vazhdojnë të punojnë për heqjen e kompanisë nga lista e sanksioneve të SHBA-së.

Serbia, në vitin 2008, shiti 51 për qind të aksioneve të NIS-it kompanisë Gasprom Neft për 400 milionë euro./REL

Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!

Ditën e sotme, në Univeritetin e Arteve të Bukura po i jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zhejit.

Personazhe publike, të medias por edhe të kinemasë kanë marrë pjesë në homazhe.

Aktorja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, e prekur nga ndarja e mikut të saj, Artur Zheji, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media.

“Lindi nga dy prindĂ«r me shpirt tĂ« lirĂ«, nga atdhetarĂ«, nga njĂ« artiste tĂ« mrekullueshme Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerĂ«zve tĂ« shquar shqiptarĂ«. Lindi i lirĂ« nga kĂ«ta tĂ« dy, lindi i mençur, i kulturuar. Luftoi tĂ«rĂ« jetĂ«n e tij pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« fjalĂ«n e drejtĂ«, tĂ« mençur. Elokuenca e tij ishte e jashtĂ«zakonshme dhe e pa krahasuar.

Do na mungojĂ« shumĂ«, shumë  jo vetĂ«m ne qĂ« e kishim afĂ«r, qĂ« e donim dhe e vlerĂ«sonim, por tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« donin ta dĂ«gjonin zĂ«rin e Turit. ZĂ« tĂ« lirĂ«, fjalĂ« tĂ« drejtĂ«, mençur, pa thyerje, dhe besoj se do ta kĂ«rkojĂ« gjithmonĂ« e do ta mbaj nĂ« mendje ashtu siç ishte gjithmonĂ«, i drejtĂ«, i mençur. UnĂ« Turin e njoh, gjyshĂ«rit tanĂ« janĂ« kushĂ«rinj dhe kanĂ« gjak Gjakove. Ne e donim shumĂ« KosovĂ«n tĂ« trashĂ«guar nga dashuria e gjyshĂ«rve tanĂ«â€,  tha Bulku.

“Turi, u prehsh nĂ« paqe, tĂ« deshĂ«m shumĂ«, dhe do tĂ« duam shumĂ«â€, pĂ«rmbylli aktorja e prekur.

Pjesë e homazheve ishte dhe aktori i madh shqiptar, Timo Flloko, i cili përshkroi Zhejin si një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një erudit të rrallë.

“Ishte personalitet i dimensioneve tĂ« jashtĂ«zakonshme. Nuk flas nĂ« prerjen politike tĂ« çështjes, apo si njĂ« analist i jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« televizione e nĂ« media. Arturi ishte njĂ« artist i madh nĂ« shpirt, me njĂ« sensibilitet tĂ« padallueshĂ«m, tĂ« dukshĂ«m, por tĂ« thellĂ« e tĂ« brendshĂ«m. NjĂ« erudit i pĂ«rmasave tĂ« mĂ«dha. UnĂ« i kam dhĂ«nĂ« mĂ«sim, leksionet i pĂ«rgatisja pĂ«r tĂ« mĂ« shumĂ«, sepse dijet e tij ishin tĂ« tilla sa dinte gjithçka. Ishte djali i Petro Zhejit, por Arturi ishte njĂ« bir i tij, kishte edhe njĂ« nĂ«nĂ« tĂ« nderuar, njĂ« artiste tĂ« madhe. Kam pasur miqĂ«si tĂ« afĂ«rt. Iku shumĂ« shpejt”, tha Flloko.

Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i takon Ana Dajkos

Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i takon Ana Dajkos

Mandati i vetëm që fitoi Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit i takon Ana Dajkos. Vendimin përfundimtar e dha Kolegji Zgjedhor që zgjidhi në këtë mënyrë përplasjen mes Adriatik Lapajt të Shqipëria Bëhet dhe Endrit Shabani nga Nisma Thurje.

Të dy u futën në koalicion në zgjedhje, por rezultati me vetëm një mandat solli mosmarrëveshje mes palëve. Zeqir Kordhoni, i afërmi i Endrit Shabanit, i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos merrte parasysh një firmë që ai kishte dërguar para zgjedhjeve që hiqte dorë nga mandati i listës së mbyllur.

Por kjo krijoi konflikt pasi plani i dakordësuar mes palëve ishte që emrat në listat e mbyllura që janë familjarë të përfaqësuesve të partisë të jepnin dorëheqjen dhe gara të zhvillohej vetëm mes emrave në listat e hapura.

Ky vendim i Kolegjit i hap rrugë certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve.

Politika shqiptare pritet të rikthehet në skenë në Shtator. Mandati i Kuvendit aktual mbyllet më 9 shtator, ndërsa parlamenti i ri pritet të nisë jo më shumë se 10 ditë më vonë.

Seanca hapëse do të jetë vetëm konstituive, pa axhendë dhe pa debate. Rregullorja e Kuvendit përcakton që drejtimin e seancës së parë e merr deputeti më i vjetër në moshë. Edhe në këtë legjislaturë, radha i takon Sali Berishës, i cili është 81 vjeç.

Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët e rinj do të bëjnë betimin.

Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Zhejit dhe vlerësoi figurën e tij si një personalitet të spikatur në fushën e gazetarisë dhe analizës politike.

Ai shtoi se ndan dhimbjen me familjen dhe të afërmit e Zhejit në këtë moment të vështirë, duke i uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

“Erdha tĂ« shpreh ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« ndjera dhe nderimin tim tĂ« thellĂ« pĂ«r Artur Zhejin, njĂ« personalitet i mirĂ«njohur i gazetarisĂ« me njĂ« eksperiencĂ« tĂ« gjatĂ«, i analizĂ«s, publicistikĂ«s, botimeve.

Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër.

Me kĂ«tĂ« rast shpreh ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« ndjera familjes sĂ« tij tĂ« nderuar, miqve, shokĂ«ve dhe lutem sĂ« bashku me ta qĂ« shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit tĂ« gjejĂ« paqen e merituar”, tha Berisha.

Punimet në aksin Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm 


Puna nĂ« kantierin e ndĂ«rtimit nĂ« aksin rrugor ShirokĂ« – Zogaj, vijon me ritme tĂ« shpejta.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë paraditen e sotme pamje nga ecuria e punimeve në këtë aks. Bashkangjitur me pamjet, Rama shkruan se ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë edhe si një kthesë e re për turizmin.

“Vijon me ritme tĂ« mira puna nĂ« kantierin e rrugĂ«s, njĂ« investim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« jo vetĂ«m do tĂ« lehtĂ«sojĂ« qarkullimin, por do tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« kthesĂ« e re pĂ«r turizmin, me lidhjen qĂ« do tĂ« krijojĂ« mes ShqipĂ«risĂ« dhe Malit tĂ« Zi, duke e pozicionuar ShkodrĂ«n nĂ« kryeqendĂ«r tĂ« rajonit”, shkruan kreu i qeverisĂ«.

Berlini dhe Memoriali për Viktimat e Komunizmit

Që në vitin 2019, Bundestagu kishte miratuar ndërtimin e një memoriali përkujtimor qendror për viktimat e diktaturës komuniste në Gjermani. Deri më tani ka ndodhur pak, më në fund planet po konkretizohen.

ËshtĂ« njĂ« lĂ«ndinĂ« e gjelbĂ«r e mirĂ«mbajtur me disa pemĂ« tĂ« reja. PĂ«rpara saj tre stola parku. Çdo ditĂ«, mijĂ«ra njerĂ«z kalojnĂ« nĂ« tĂ« ashtuquajturin Spreebogen (Harku i SpresĂ«) nĂ« qendĂ«r tĂ« Berlinit. Ata janĂ« turistĂ« nga e gjithĂ« bota, punonjĂ«s tĂ« KancelarisĂ« Federale aty pranĂ« ose tĂ« Bundestagut, nĂ« udhĂ«timin e tyre tĂ« shkurtĂ«r pĂ«r nĂ« ose nga Stacioni Qendror i Berlinit. Trualli i zbrazĂ«t do tĂ« jetĂ« vendi i njĂ« prej memorialeve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« RepublikĂ«n Federale tĂ« GjermanisĂ«. QĂ« nga vjeshta e vitit 2024, ai Ă«shtĂ« caktuar si vendi pĂ«r “Memorialin nĂ« Kujtim dhe PĂ«rkujtimin e Viktimave tĂ« DiktaturĂ«s Komuniste nĂ« Gjermani”. Ai ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« pĂ«rkujtojĂ« viktimat e shumta tĂ« tiranisĂ« komuniste nĂ« Gjermani.

Deri në vitin 1989, një kufi ndante Gjermaninë midis Perëndimit dhe Lindjes, midis qeverive demokratike në Perëndim dhe qeverive komuniste në Lindje. Në Gjermaninë Lindore, Zona e Pushtimit Sovjetik (SBZ), e cila kishte ekzistuar që nga fundi i luftës në vitin 1945, u shpall Republika Demokratike Gjermane (RDGJ), e themeluar më 7 tetor 1949.

Sistemi diktatorial i persekutoi vazhdimisht disidentët dhe shtypi lirinë e udhëtimit dhe të shprehjes deri në rënien e tij në vjeshtën e vitit 1989 dhe ribashkimin e Gjermanisë vitin pasardhës. Më shumë se 600 njerëz humbën jetën gjatë viteve të RDGJ-së duke u përpjekur të arratiseshin në Perëndim përtej kufirit të brendshëm gjerman ose përtej Murit të Berlinit. Këtë persekutim kërkon të kujtojë memoriali. Projekti tani po merr formë. Në shtator, Parlamenti do të debatojë buxhetin federal të vitit 2026 dhe do ta miratojë atë në nëntor. Buxheti i Ministrit të Shtetit për Kulturën synon të sigurojë financimin për ndërtimin e memorialit. Pastaj mund të fillojë konkursi për dizajnin e tij.

Shoqatat e viktimave: Memoriali i vonuar
“Ngritja e kĂ«tij memoriali Ă«shtĂ« madje e vonuar prej kohĂ«sh”, tha Dieter Dombrowski pĂ«r DW. 74-vjeçari me origjinĂ« nga Berlini Lindor Ă«shtĂ« kryetar i “Unionit tĂ« Shoqatave tĂ« Viktimave tĂ« TiranisĂ« Komuniste”. NĂ« vitin 1974, ai u dĂ«nua me katĂ«r vjet burg nga Gjykata e Qarkut Schwerin nĂ« GjermaninĂ« Lindore pĂ«r “kalim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kufirit” dhe “vendosje kontaktesh subversive”. Dombrowski vuajti 20 muaj tĂ« dĂ«nimit tĂ« tij dhe mĂ« vonĂ« iu lejua tĂ« emigronte nĂ« GjermaninĂ« PerĂ«ndimore, dhe u rehabilitua nĂ« vitin 1994.

Memoriali, thotĂ« 74-vjeçari, do mund tĂ« pĂ«rkujtojĂ« edhe ata tĂ« burgosur qĂ« kanĂ« ndĂ«rruar jetĂ«. “ShumĂ« njerĂ«z nuk jetuan pĂ«r tĂ« parĂ« rĂ«nien e Murit nĂ« vitin 1989, por e pritĂ«n me padurim.” PĂ«r tĂ« mbijetuarit, ai ofron mbĂ«shtetje psikologjike dhe tregon se nuk ishin vetĂ«m. “Ne jemi ndoshta tĂ« fundit nĂ« ish-Bllokun Lindor qĂ« ngremĂ« njĂ« memorial kombĂ«tar pĂ«r kĂ«tĂ«. Kjo flet vetĂ«â€, thotĂ« Dombrowski. Ai thekson se kujtimi i viktimave tĂ« “diktaturĂ«s sĂ« dytĂ« gjermane”, viteve tĂ« RDGJ-sĂ« deri nĂ« vitin 1989, nuk duhet ta zvogĂ«lojĂ« “rĂ«ndĂ«sinĂ« e veçantĂ«â€ tĂ« diktaturĂ«s sĂ« parĂ« gjermane, epokĂ«s naziste. “Por komunizmi do tĂ« thotĂ« gjithmonĂ« diktaturĂ«â€, thotĂ« ai.

Deri mĂ« sot, mĂ« shumĂ« se 900 vende pĂ«rkujtimore dhe muze nĂ« Gjermani kujtojnĂ« diktaturĂ«n nĂ« RDGJ. ShumĂ« prej tyre janĂ« iniciativa lokale ose rajonale, ndĂ«rsa disa kanĂ« rĂ«ndĂ«si pĂ«retj -rajonale, siç janĂ« “Memoriali Berlin-Hohenschönhausen” ose “Memoriali i Burgut Cottbus”, tĂ« cilĂ«t tĂ« dy pĂ«rkujtojnĂ« burgjet e Stasit.

PĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r memorialin do tĂ« jetĂ« Fondacioni Federal pĂ«r PĂ«rballimin me DiktaturĂ«n SED. Drejtoresha e tij, Anna Kaminsky, shpreson qĂ« sapo tĂ« sqarohet buxheti, projekti do tĂ« bĂ«het mĂ« konkret dhe memoriali do tĂ« bĂ«het realitet “sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur”. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« “sa mĂ« shumĂ« viktima dhe tĂ« prekur, veçanĂ«risht ata tĂ« viteve tĂ« para”, ta shohin ende memorialin e pĂ«rfunduar. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, ata mund tĂ« ndiejnĂ« se vuajtjet e tyre kujtohen pĂ«rgjithmonĂ«, tha historiani pĂ«r DW.

Të tregohen dallimet mes diktaturës dhe demokracisë
Kaminsky i referohet kryengritjes popullore nĂ« RDGJ nĂ« qershor tĂ« vitit 1953 dhe ndĂ«rtimit tĂ« Murit tĂ« Berlinit nĂ« gusht tĂ« vitit 1961, Perdes sĂ« Hekurt midis Lindjes dhe PerĂ«ndimit nĂ« EvropĂ« dhe kujtimin konkret e sheh si tĂ« nevojshĂ«m “urgjentisht sot pĂ«r tĂ« identifikuar ndryshimet midis diktaturĂ«s dhe demokracisĂ«â€.

Ende duhet miratuar buxheti federal i vitit 2026. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« sqaruar vetĂ« Ă«shtĂ« çështja e truallit. Fondacioni Federal pĂ«r RivlerĂ«simin e DiktaturĂ«s SED, stafi i Ministrit tĂ« Shtetit pĂ«r KulturĂ«n dhe Zyra Federale pĂ«r NdĂ«rtimin punojnĂ« aktualisht pĂ«r tenderin e konkurrimit pĂ«r projektimin e memorialit tĂ« ardhshĂ«m. Pritet qĂ« punimet tĂ« fillojnĂ« pa vonesa sapo tĂ« miratohet financimi. NĂ«se konkursi vendoset nĂ« vitin 2026, ndĂ«rtimi mund tĂ« fillojĂ« nĂ« vitin 2027 – 38 vjet pas rĂ«nies sĂ« Murit.

Dombrowski thotĂ« se shoqatat e viktimave nuk janĂ« tĂ« interesuara thjesht pĂ«r njĂ« vend pĂ«rkujtimor ku zhvillohet njĂ« ceremoni shtetĂ«rore njĂ« herĂ« nĂ« vit ose ku vendosen kurora herĂ« pas here. Ai do tĂ« donte tĂ« shihte njĂ« “memorial interaktiv”, tĂ« cilin Fondacioni Federal pĂ«r PĂ«rballimin me DiktaturĂ«n e SED mund ta ofronte edhe nĂ« internet – njĂ« vend pĂ«rkujtimor tredimensional qĂ« ofron njĂ« sĂ«rĂ« veçorish shtesĂ« duke pĂ«rdorur kode QR. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, vendi mund tĂ« bĂ«het njĂ« qendĂ«r mĂ«simi pĂ«r klasat shkollore, grupet rinore ose institucionet arsimore, thotĂ« Dombrowski. “AtĂ«herĂ« ai nuk do tĂ« ishte vetĂ«m njĂ« memorial, por edhe njĂ« kontribut mĂ« i gjerĂ« pĂ«r edukimin qytetar.”/DW

Netanyahu: Izraeli mund të tërhiqet nga Libani, nëse Hezbollahu çarmatoset

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se e ka mirĂ«pritur “vendimin historik” tĂ« kabinetit libanez nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji pĂ«r tĂ« punuar drejt çarmatosjes sĂ« Hezbollahut deri nĂ« fund tĂ« vitit 2025, dhe se ky vendim mund tĂ« çojĂ« nĂ« tĂ«rheqjen e trupave izraelite nga vendi.

Ai tha se, nëse Libani i ndërmerr hapat e nevojshëm për ta çarmatosur Hezbollahun, atëherë Izraeli do të përgjigjet me masa të ndërsjella, duke përfshirë zvogëlimin dalëngadalë të pranisë ushtarake të Izraelit në Libanin jugor.

QĂ« nga pĂ«rfundimi i luftĂ«s mes Izraelit dhe Hezbollahut nĂ« nĂ«ntor falĂ« njĂ« armĂ«pushimi tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suar nga Shtetet e Bashkuara, zyrtarĂ«t e Hezbollahut kanĂ« thĂ«nĂ« se grupi nuk do tĂ« diskutojĂ« pĂ«r çarmatimin e tij derisa Izraeli tĂ« tĂ«rhiqet nga pesĂ« kodra qĂ« kontrollon brenda Libanit dhe t’i ndalĂ« sulmet ajrore pothuajse tĂ« pĂ«rditshme qĂ« kanĂ« vrarĂ« ose plagosur qindra njerĂ«z, shumica prej tyre anĂ«tarĂ« tĂ« Hezbollahut.

Bejruti përballet me trysni nga SHBA-ja për ta çarmatosur grupin që së fundmi luftoi një luftë 14-mujore me Izraelin, pas të cilës mbeti plotësisht i dobësuar, sepse shumë nga udhëheqësit e tij politikë dhe ushtarakë u vranë.

UdhĂ«heqja e Hezbollahut Ă«shtĂ« zotuar se nuk do tĂ« çarmatoset, duke thĂ«nĂ« se vendimi i QeverisĂ« kombĂ«tare pĂ«r t’ia hequr armĂ«t grupit tĂ« mbĂ«shtetur nga Irani deri nĂ« fund tĂ« vitit, i shĂ«rben interesave tĂ« Izraelit.

Izraeli e ka akuzuar Hezbollahun se po pĂ«rpiqet t’i rindĂ«rtojĂ« kapacitetet e tij ushtarake, ndĂ«rsa ushtria izraelite ka thĂ«nĂ« se pesĂ« kodrat nĂ« Liban ofrojnĂ« pika vĂ«zhgimi ose ndodhen pĂ«rballĂ« komuniteteve nĂ« veri tĂ« Izraelit, ku rreth 60.000 izraelitĂ« u zhvendosĂ«n gjatĂ« luftĂ«s.

Që nga përfundimi i luftës, Hezbollahu ka tërhequr shumicën e luftëtarëve dhe armëve të tij nga zona përgjatë kufirit me Izraelin.

Marrëveshja e armëpushimit është e paqartë se si duhet trajtuar çështja e armëve dhe objekteve ushtarake të Hezbollahut në veri të lumit Litan, duke thënë se autoritetet libaneze duhet të çmontojnë objektet e paautorizuara duke filluar nga zona në jug të lumit.

Hezbollahu këmbëngul se marrëveshja mbulon vetëm zonën në jug të Litanit, ndërsa Izraeli dhe SHBA thonë se ajo kërkon çarmatosjen e grupit në të gjithë Libanin.

Lufta Izrael–Hezbollah filloi njĂ« ditĂ« pas sulmit tĂ« udhĂ«hequr nga Hamasi kundĂ«r Izraelit nga Gaza mĂ« 7 tetor 2023. Ajo la mbi 4.000 njerĂ«z tĂ« vdekur dhe shkaktoi dĂ«me me vlerĂ« 11 miliardĂ« dollarĂ«.

Ilir Meta ankimon vendimin që e la arrest në burg

Ish-presidenti Ilir Meta ka ankimuar vendimin e datës 13 gusht të Apelit të Gjykatës së Posaçme, që e la në burg.

Meta kërkoi lirimin në fillim të muajit gusht, duke argumentuar se hetimet janë përfunduar dhe nuk ka arsye për të qëndruar në izolim.

Por gjyqtari Erjon Çela e rrĂ«zoi kĂ«rkesĂ«n e ish-presidentit pĂ«r tĂ« ndryshuar masĂ«n e sigurisĂ« nga “arrest nĂ« burg” nĂ« njĂ« masĂ« mĂ« tĂ« butĂ«, siç Ă«shtĂ« ajo e “arrestit nĂ« shtĂ«pi” ose “detyrim paraqitjeje’.

Kjo me argumentin se ekziston rreziku për të prishur provat, për të intimiduar dëshmitarët dhe për rëndimin e pozitës procedural.

Pas publikimit tĂ« argumentit tĂ« plotĂ« tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme, kreu i PartisĂ« sĂ« LirisĂ« reagoi nga qelia pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale duke u shprehur i revoltuar kundĂ«r vendimit tĂ« gjyqtarit, tĂ« cilin e akuzoi se po vepron si “noter i SPAK-ut” dhe se po zbaton “diktatin e AfĂ«rmendshit”, njĂ« nofkĂ« qĂ« Meta ia atribuon drejtuesit tĂ« SPAK-ut, Altin Dumani.

Meta kundĂ«rshtoi arsyetimin e gjykatĂ«s, sipas tĂ« cilit lirimi i tij do tĂ« pĂ«rbĂ«nte rrezik pĂ«r intimidim tĂ« dĂ«shmitarĂ«ve, tĂ« cilĂ«t pretendohet se janĂ« pjesĂ« e PartisĂ« sĂ« LirisĂ«. Ai e cilĂ«son kĂ«tĂ« si “mashtrim publik”.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për disa vepra penale, mes të cilave korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e pasurisë, teksa ata kanë mohuar akuzat duke konsideruar hetimin si politik. Ilir Meta u arrestua në 21 tetor të vitit të shkuar me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në rajon

Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.

Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar. Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Bosnje Hercegovina, me 26.5 dollarë, Serbia, me 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë dhe Mali i Zi, me 37.5 dollarë.

Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën.

Shqipëria renditet e parafundit në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në teknologji dhe automatizim, inovacioni dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës. Një ndikim gjithashtu mund të ketë edhe struktura e ekonomisë dhe pesha në të e sektorëve që në përgjithësi mundësojnë një vlerë më të madhe të shtuar për njësi kohë pune.

Shtetet me produktivitetin më të lartë të punës në Botë janë Luksemburgu, me 166.1 dollarë në orë, i ndjekur nga Irlanda, me 139.1 dollarë në orë dhe Norvegjia, me 123.6 dollarë.

Të dhënat e ILO tregojnë se në përgjithësi ato shtete që mund të kenë në dispozicion një forcë pune më të kosto të ulët kanë edhe produktivitet më të ulët të punës. Për shembull, Kina, megjithëse është një nga ekonomitë më të mëdha në Botë, ka një produktivitet puna pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Edhe në vendin tonë, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në dekadat pas rënies së komunizmit. Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet kanë ndier pak presion për të investuar në pajisje dhe teknologji, çka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Në vitet e fundit, rënia e peshës së fasonerisë dhe rritja e peshës së turizmit në strukturën e ekonomisë duket se ka ndikuar pozitivisht produktivitetin në ekonominë shqiptare. Megjithatë, Shqipëria ngelet ende dukshëm mbrapa ekonomive të rajonit dhe Europës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor, mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës dhe emigracioni i lartë mes të rinjve kanë ndikuar negativisht aftësinë e forcës së punës.

Përmirësimi i produktivitetit të punës është i lidhur me ngushtë me nivelin e pagave. Produktiviteti i ulët nuk krijon mundësi reale për paga të larta, ndaj përmirësimi i këtij treguesi është thelbësor për rritjen e mirëqenies së një vendi. Nga ana tjetër, tyrsnia nga tregu i punës për rritjen e pagave (siç ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit) mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./monitor.al

Aksidenti në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy motrat, arrestohet 23-vjeçari

Policia ka arrestuar shoferin e “Audit”, njĂ« 23-vjeçar, nĂ« lidhje me aksidentin e rĂ«ndĂ« mbrĂ«mjen e 24 gusht ku nĂ« SarandĂ« humbĂ«n jetĂ«n dy motra.

Uniformat blu njoftuan se i riu me iniciale K.N ka qenë duke e drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

“Nga verifikimet e kryera nĂ« vendngjarje ka rezultuar: testi i parĂ« i alkoolit nĂ« masĂ«n 1.52 mg/l, ndĂ«rsa testi i dytĂ« nĂ« masĂ«n 1.42 mg/l”, njoftoi policia.

Ai u pĂ«rplas me njĂ« makinĂ« tip “Lancia” ku udhĂ«tonin dy motrat dhe njĂ« shoqe e tyre.

Për pasojë humbën jetën dy motrat E.Dh, 22 vjeçe, që ishte edhe shofere dhe R. Dh, 20 vjeçe. E dëmtuar mbeti A.Zh, 24 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Fier/ Shiste kokainë në doza, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike të ndara në doza nëpër qytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë sekuestruar 13 doza kokaine, të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë.

Mbi 30-vjeçarin rĂ«ndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”.

Njoftimi i Policisë:

Fier- Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen 13 doza kokaine të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë.

ShĂ«rbimet e ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, nĂ« bashkĂ«punim me specialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve dhe shĂ«rbimet e ForcĂ«s Operacionale tĂ« DVP Fier, nĂ« vijim tĂ« punĂ«s pĂ«r goditjen e veprimtarive kriminale nĂ« fushĂ«n e narkotikĂ«ve, bazuar dhe nĂ« informacionet e siguruara nĂ« rrugĂ« policore pĂ«r njĂ« shtetas qĂ« shiste lĂ«ndĂ« narkotike, kanĂ« organizuar punĂ«n pĂ«r identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u identifikua dhe u arrestua nĂ« flagrancĂ« shtetasi:
A. T., 30 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, kur Ă«shtĂ« konstatuar nga punonjĂ«sit e PolicisĂ«, nĂ« lagjen “Konferenca e PezĂ«s”, ka hedhur dozat e lĂ«ndĂ«s narkotike kokainĂ«, nĂ« tokĂ«, dhe ka tentuar tĂ« largohet, por Ă«shtĂ« kapur dhe vĂ«nĂ« nĂ« pranga pas ndjekjes nga punonjĂ«sit e PolicisĂ«.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ«, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme, pĂ«r veprĂ«n penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”.

Nisin homazhet në nder të gazetarit Artur Zheji

Kanë nisur këtë të hënë në orën 10:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

Gazetarja Ermelinda Hoxhaj e cila ndodhet pranĂ« universitetit, raportoi pĂ«r “Klan News” se sapo “KanĂ« ardhur dhe personat e parĂ« qĂ« po i japin lamtumirĂ«n gazetarit dhe publicistit tĂ« njohur z.Zheji, i cili u nda nga jeta tĂ« shutnĂ«n e 23 gushtit”.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga të shtunën në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji ka dhënë kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

ShqipĂ«ri–Letoni, dalin nĂ« shitje biletat fizike pranĂ« stadiumit “Air Albania”

Federata e Futbollit njofton se nga sot tĂ« gjithĂ« futbolldashĂ«sit dhe tifozĂ«t e KombĂ«tares kanĂ« mundĂ«si tĂ« blejnĂ« biletat edhe fizikisht pĂ«r ndeshjen e 9 shtatorit, ShqipĂ«ri – Letoni, e vlefshme pĂ«r kualifikueset e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2026.

Departamenti i Komunikimit nĂ« FSHF bĂ«n me dije se biletat mund tĂ« sigurohen pranĂ« pikĂ«s sĂ« shitjes qĂ« ndodhet tek hyrja e tribunĂ«s kryesore tĂ« stadiumit “Air Albania”.

Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link .

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

Do të kemi një vjeshtë të nxehtë debati në Gjermani për shkak të reformimit të thellë të shtetit social? Deklarata e kancelarit mbi shtetin social gjerman sjell reagime.

I dëshiruar! I lakmuar! I kritikuar! Shteti social gjerman, kaq i mirënjohur, nuk i ka punët mirë: Qoftë sigurimi shndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë. Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e shtetit social. Koalicioni qeveritar CDU/CSU-SPD me ardhjen në pushtet premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit social dhe modernizimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore të Gjermanisë. Por ka mosmarrëveshje se si të arrihet kjo.

Apel i kancelarit Merz
NjĂ« deklaratĂ« e fundit e kancelarit gjerman, Friedrich Merz tĂ« le tĂ« kuptosh, se muajt e ardhshĂ«m nĂ« Gjermani do tĂ« ketĂ« debate tĂ« forta si brenda koalicionit ashtu edhe nĂ« shoqĂ«rinĂ« gjermane nĂ« lidhje me kĂ«to reforma. Ku do tĂ« ketĂ« reformim, shkurtime dhe sa tĂ« forta do tĂ« jenĂ« ato? “Shteti social siç e kemi sot nuk Ă«shtĂ« mĂ« i financueshĂ«m me atĂ« qĂ« po arrijmĂ« ekonomikisht.” u shpreh kancelari gjerman nĂ« njĂ« konferencĂ« tĂ« partisĂ« CDU tĂ« SaksonisĂ« sĂ« Poshtme nĂ« OsnabrĂŒck nĂ« fundjavĂ« (23.08.), duke theksuar nevojĂ«n pĂ«r njĂ« riorganizim tĂ« politikave sociale. “Nuk do tĂ« lejoj veten tĂ« irritohem nga fjalĂ« si shkurtime sociale, qĂ«rim i fortĂ« dhe gjĂ«rat e tjera qĂ« lidhen me to”, tha Merz, qĂ« iu drejtua partnerit socialdemokrat. “Por apeli u drejtohet tĂ« gjithĂ«ve ne: Le tĂ« tregojmĂ« sĂ« bashku se ndryshimi Ă«shtĂ« i mundur, se reformat janĂ« tĂ« mundshme.”

SPD nuk përjashton rritjen e tatimeve
Reagimi i Kancelarit Merz erdhi pas propozimit nga SPD-ja pĂ«r rritjen e tatimeve. ZĂ«vendĂ«skancelari Lars Klingbeil nga socialdemokratĂ«t kishte deklaruar mĂ« parĂ« se nuk do tĂ« pĂ«rjashtonte taksa mĂ« tĂ« larta pĂ«r ata qĂ« kanĂ« tĂ« ardhura tĂ« larta dhe tĂ« pasurit. “AsnjĂ« opsion nuk hiqet nga tavolina”, ishte shprehur kryetari i SPD-sĂ« pĂ«r televizionin ZDF. Klingbeil si ministĂ«r i Financave duhet tĂ« mbushĂ« boshllĂ«qet prej miliarda dollarĂ«sh pĂ«r buxhetet e ardhshme federale.

Më shumë Helmut Kohl: SPD i kujton CDU kohën e viteve 90-të
Socialdemokrati Lars Klingbeil i mbĂ«shtet reformat, por paralajmĂ«ron nga padrejtĂ«sia sociale. “Ne kemi nevojĂ« pĂ«r reforma strukturore pĂ«r tĂ« mbajtur kontributet sociale tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« planin afatgjatĂ«â€, tha Klingbeil pĂ«r grupin mediatik Funke. Sipas ministrit gjerman tĂ« Financave tĂ« gjitha reformat duhet t’i pĂ«rmbahen parimit : “Ne mbetemi njĂ« vend qĂ« ndihmon njerĂ«zit qĂ« kanĂ« nevojĂ«, qĂ« sĂ«muren dhe kanĂ« nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ«.”

Kryeministri i landit Renani-Pfalc (Rheinland Pfalz) Alexander Schweitzer, po ashtu socialdemokrat, e shikon zgjidhjen tek maksimalizimi i tatimit pĂ«r super tĂ« pasurit. Schweitzer i kujtoi CDU kohĂ«n e kancelarit, Helmu Kohl, duke thĂ«nĂ« se kjo parti duhet tĂ« “guxojĂ« tĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ« si Helmut Kohl”. NĂ« mesin e viteve 1990, norma maksimale e taksave ishte 56 pĂ«rqind, dhe kishte edhe njĂ« taksĂ« mbi pasurinĂ«. “Askush nuk kishte pĂ«rshtypjen atĂ«herĂ« se socializmi mbretĂ«ronte nĂ« Gjermani. I shĂ«rben demokracisĂ« t’i mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«s ata qĂ« janĂ« aq tĂ« pasur sa nuk do tĂ« jenĂ« kurrĂ« mĂ« nĂ« telashe”, tha Schweitzer pĂ«r Tagesspiegel.

CDU përjashton rritjen e tatimeve
Rritja e tatimeve pĂ«rjashtohet nga CDU, partnerja mĂ« e madhe e koalicionit qeverisĂ«s gjerman. Kancelari Merz e pĂ«rjashtoi çdo barrĂ« shtesĂ« mbi bizneset e vogla dhe tĂ« mesme. “Me kĂ«tĂ« qeveri federale nĂ«n udhĂ«heqjen time, nuk do tĂ« ketĂ« rritje tĂ« taksĂ«s mbi tĂ« ardhurat pĂ«r ndĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme nĂ« Gjermani”, tha Merz, edhe pse ka disa brenda SPD-sĂ« qĂ« “kĂ«naqen tĂ« diskutojnĂ« rritjen e taksave”. Kancelari shprehu kritika pĂ«r punĂ«n e deritanishme tĂ« qeverisĂ« sĂ« koalicionit me socialdemokratĂ«t. “Nuk jam i kĂ«naqur me atĂ« qĂ« kemi arritur deri mĂ« tani. Na duhet mĂ« shumĂ«â€, tha ai megjithĂ«se vuri nĂ« dukje se ishte nisur njĂ« politikĂ« e re pĂ«r migracionin dhe ishin dhĂ«nĂ« impulse pĂ«r njĂ« kthesĂ« ekonomike. Merz dĂ«shiron njĂ« SPD mĂ« “kritike ndaj migracionit dhe mĂ« miqĂ«sore ndaj industrisĂ«â€.

“VjeshtĂ« e mizorive sociale”?
Kancelari Merz mori mbĂ«shtetje pas deklaratĂ«s mbi problemet e shtetit social nga Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i CDU-sĂ«, Carsten Linnemann. Politikani i CDU bĂ«ri thirrje pĂ«r njĂ« “ndryshim paradigme” nĂ« lidhje me ndihmĂ«n pĂ«r qytetarin (BĂŒrgergeld): Gjermania Ă«shtĂ« me shpatulla pas murit “sepse shteti social Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i papĂ«rballueshĂ«m”, i tha ai “Neue OsnabrĂŒcker Zeitung”.

Por edhe ideja ZĂ«vendĂ«skancelari i SPD, Klingbeil pĂ«r rritje tĂ« tatimeve mbĂ«shtetet nga SPD. Kreu i Juso-s, organizatĂ« rinore socialdemokrate, Philipp TĂŒrmer, i shpalli shkurtimet sociale si vijĂ«n e kuqe pĂ«r SPD-nĂ«. “NĂ«se ideja pas njĂ« vjeshte reformash Ă«shtĂ« shkurtimi i shĂ«rbimeve sociale dhe i pĂ«rfitimeve, mund tĂ« them pa mĂ«dyshje: SPD nuk mund tĂ« lĂ«vizĂ« as edhe njĂ« centimetĂ«r nĂ« drejtim tĂ« tillĂ«â€, tha TĂŒrmer pĂ«r “Stuttgarter Zeitung”.

Pas deklaratĂ«s sĂ« Merz reagoi edhe partia E Majta nĂ« opozitĂ«: Kryetarja e grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« sĂ« MajtĂ«, Heidi Reichinnek, paralajmĂ«roi pĂ«r njĂ« “vjeshtĂ« mizorie sociale”. Aktualisht, po shohim, “se si tĂ« drejtat e punĂ«s dhe shteti i mirĂ«qenies po sulmohen nĂ« njĂ« fushatĂ« masive nga grupet e ekspertĂ«ve, shoqatat e punĂ«dhĂ«nĂ«sve dhe tĂ« ashtuquajturit ekspertĂ«â€, tha Reichinnek pĂ«r agjencinĂ« e lajmeve AFP. CDU/CSU Ă«shtĂ« “nĂ« krye tĂ« sulmeve”. Reichinnek bĂ«ri thirrje pĂ«r njĂ« riaktivizim tĂ« taksĂ«s mbi pasurinĂ«.

Puna ka filluar ndërkohë. Një komision i ri duke filluar nga shtatori do të propozojë reformim të përfitimeve sociale, të tilla si pagesa e qytetarit, pagesa e strehimit dhe shtesat për fëmijët. Komisioni Shtetëror Social, i emëruar nga ministrja e Punës, BÀrbel Bas (SPD), pritet të paraqesë rezultatet deri në fund të vitit 2025./dw

Zelensky i cilëson bisedimet direkte me Putinin si më efektive për të arritur paqe

Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, tha se njĂ« takim me presidentin e RusisĂ«, Vladimir Putin, do tĂ« ishte “rruga mĂ« efektive pĂ«rpara”, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« ngecura pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s dhe sulmeve tĂ« vazhdueshme me dronĂ« nga tĂ« dyja palĂ«t.

Zelensky, duke folur tĂ« dielĂ«n nĂ« njĂ« ceremoni pĂ«r tĂ« shĂ«nuar DitĂ«n e PavarĂ«sisĂ« sĂ« vendit, u zotua se do “ta shtyjĂ« RusinĂ« drejt paqes”.

Gjenerali më i lartë i Kievit tha të dielën se trupat ukrainase kanë rimarrë tri fshatra në rajonin e Donjeckut. Njëkohësisht, Ukraina nisi sulme me dronë ndaj Rusisë, duke shkaktuar një zjarr në një termocentral bërthamor që u shua shpejt të dielën.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha të hënën në mëngjes se njësitë e mbrojtjes ajrore ruse shkatërruan dy dronë që po fluturonin drejt kryeqytetit rus.

Ai tha se shërbimet e emergjencës po punonin në vendin ku ranë mbetjet e dronëve.

Një sulm rus mbrëmjen e së dielës la disa vendbanime në rajonin e Sumit pa energji elektrike, tha kreu i administratës ushtarake rajonale. Trupat ruse sulmuan gjithashtu infrastrukturën civile në rajonin e Sumit duke përdorur bomba të telekomanduara dhe dronë sulmues, shtoi zyrtari. Nuk u raportua për viktima.

Sulmet me dronë dhe betejat tokësore kanë vazhduar pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta ndërmjetësuar një takim mes Ukrainës dhe Rusisë. Nuk ka pasur asnjë përparim në këtë drejtim prej se Trump e priti Putinin për një takim në Alaskë, më 15 gusht.

Zelensky tha se njĂ« “format bisedimesh mes liderĂ«ve Ă«shtĂ« rruga mĂ« efektive pĂ«rpara”, por ministri i JashtĂ«m i RusisĂ«, Sergei Lavrov, ngriti njĂ« pengesĂ« tĂ« re pĂ«r bisedime direkte gjatĂ« njĂ« interviste me transmetuesin amerikan NBC.

“Reagimi ndaj takimit nĂ« Anchorage [tĂ« AlaskĂ«s], mbledhja nĂ« Uashington e kĂ«tyre pĂ«rfaqĂ«suesve evropianĂ« dhe ajo qĂ« bĂ«nĂ« ata pas Uashingtonit tregon se ata nuk duan paqe”, tha Lavrov pĂ«r NBC.

Ai shtoi se anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të jenë garantuesit e sigurisë së Ukrainës.

Kievi dhe aleatët e tjerë deri nuk e kanë pranuar idenë që Moska të jetë mes garantuesve të sigurisë për një marrëveshje për paqe, dhe Zelensky ka hedhur poshtë mundësinë që Pekini të luajë ndonjë rol.

Kryeministri i KanadasĂ«, Mark Carney, gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Kiev tĂ« dielĂ«n, tha se nuk Ă«shtĂ« “nĂ« dorĂ«n e RusisĂ« mĂ«nyra se si garantohet e ardhmja e sovranitetit, pavarĂ«sisĂ« dhe lirisĂ« sĂ« UkrainĂ«s”.

Carney shtoi gjithashtu se nuk do ta përjashtonte praninë e trupave kanadeze në Ukrainë si pjesë e garancive të ardhshme të sigurisë, hollësitë e të cilave Kievi dhe aleatët e tij evropianë ende po i shqyrtojnë.

“Ne e dimĂ« se Putinit nuk mund t’i besohet kurrĂ«â€, tha Carney nĂ« fjalimin e tij nĂ« Sheshin ShĂ«n Sofia tĂ« Kievit. “Ne e dimĂ« se paqja dhe siguria e vĂ«rtetĂ« do tĂ« kĂ«rkojnĂ« garanci sigurie pĂ«r UkrainĂ«n”.

Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht vendosjen e trupave perëndimore në Ukrainë.

NĂ«npresidenti i SHBA-sĂ«, JD Vance, foli gjithashtu me transmetuesin amerikan NBC tĂ« dielĂ«n, ku tha se Rusia ka bĂ«rĂ« “lĂ«shime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme” pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit.

“Ata kanĂ« treguar vullnet pĂ«r tĂ« qenĂ« fleksibil nĂ« disa prej kĂ«rkesave tĂ« tyre kryesore. Ata kanĂ« folur pĂ«r atĂ« qĂ« do tĂ« ishte e nevojshme pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar luftĂ«n”, tha Vance nĂ« intervistĂ«.

Vance tha se Moska ka pranuar “qĂ« Ukraina do tĂ« ketĂ« integritet territorial pas luftĂ«s. Ata e kanĂ« pranuar se nuk do tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« instalojnĂ« njĂ« regjim kukull nĂ« Kiev”.

NĂ« fjalimin e tij nĂ« ceremoninĂ« pĂ«r pĂ«rvjetorin e pavarĂ«sisĂ« sĂ« UkrainĂ«s, Zelensky tha se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa pajtohen se Ukraina “ende nuk ka fituar plotĂ«sisht, por sigurisht nuk do tĂ« humbasĂ«. Ukraina ka siguruar pavarĂ«sinĂ« e saj”,

“Ukraina nuk Ă«shtĂ« viktimĂ«; Ă«shtĂ« luftĂ«tare”, pĂ«rfundoi ai./rel

Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj tĂ« ShqipĂ«risĂ«. ZĂ«vendĂ«sojnĂ« italianĂ«t

Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit  has shpesh djem të rinj gjermanë, me çanta në shpinë, teksa akomodohen në shtëpitë me qira, apo të ulur në bare e restorante. Të shumta janë dhe ata që flasin frëngjisht.

Franca dhe Gjermania janĂ« dy shtetet qĂ« kĂ«tĂ« vit kanĂ« “pushtuar” ShqipĂ«rinĂ«, duke ia marrĂ« stafetĂ«n ItalisĂ«, qĂ« deri njĂ« vit mĂ« parĂ« e kishin tĂ« dukshme preferencĂ«n pĂ«r vendin e shqiponjave.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se si Franca ashtu dhe Gjermania kanë shënuar rritje të fortë të hyrjeve në vend.

Në janar-korrik, hyrjet nga Gjermania arritën në 231 mijë, me një rritje prej 28%, ose 50 mijë më shumë. Gjermania është ngjitur për herë të parë në vendin e gjashtë, pas Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, malit të Zi e Greqisë, vende që tradicionalisht e kanë vizituar Shqipërinë. Operatorët turistikë pohojnë se kryesisht po vijnë turistë individualë dhe të rinj. Edhe në korrik vijoi tendenca pozitive me 15% hyrje më shumë.

E fortë ka qenë rritja dhe nga Franca, me 160 mijë hyrje nga ky vend për janar-korrik, ose  48% më shumë, duke u ngjitur në vendin e nëntë. Në numër Franca ka pasur dhe nivelin më të lartë të rritjes nga të gjithë shtetet me 51 mijë më shumë. Tendenca e tyre duket e qëndrueshme, me korrikun që shënoi një rritje prej 55%. Operatorët turistikë pohojnë se ata janë në negociata për të mbyllur kontrata me turistët francezë për vitin tjetër.

FrancezĂ«t dhe gjermanĂ«t duket se po “zĂ«vendĂ«sojnĂ«â€ itaianĂ«t, interesi i tĂ« cilĂ«ve pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« kĂ«tĂ« vit duket i zbehur. NĂ« janar-korrik hynĂ« nĂ« vend 664 mijĂ« shtetas italianĂ«, me rritje 4.5%. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ« zgjerimi kishte qenĂ« 47%. Gjithsesi italianĂ«t mbeten grupi i dytĂ« mĂ« i madh i turistĂ«ve nĂ« vend, me 10% tĂ« totalit, pĂ«r 7 mujorin, pĂ«rkundrejt GjermanisĂ« 3.5% dhe FrancĂ«s 2.4%.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbeten grupimi më i madh i turistëve në Shqipëri, me 35% të totalit për 7 mujorin, ndonëse tendenca është në rënie.

Përkundrejt francezëve e gjermanëve, turizmi po shfaq shenja ngadalësimi këtë vit. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024./Monitor.al

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 46-vjeçari në Malin e Tomorrit

NjĂ« 46-vjeçar i shpallur nĂ« kĂ«rkim nga GJKKO Ă«shtĂ« arrestuar nga policia nĂ« Malin e Tomorrit. NĂ« kudĂ«r tĂ« operacionit “Operacionalja” u vu nĂ« pranga shtetasi me iniciale D.B.,lindur dhe banues nĂ« DurrĂ«s.

Në vitin 2023, atij i ishte caktuar arrest me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal.

Njoftimi i plotë: 

Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 60”.

Lokalizohet nĂ« Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet nĂ« pranga njĂ« i kĂ«rkuar, me masĂ« sigurie “Arrest nĂ« burg”, caktuar nga GJKKO-ja.

NĂ« vijim tĂ« operacioneve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme pĂ«r kapjen e shtetasve tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim, strukturat e DrejtorisĂ« sĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme Operacionale nĂ« DPPSh, nĂ« bashkĂ«punim me DVP DurrĂ«s, finalizuan operacionin policor tĂ« koduar “Operacionalja 60”.

Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim, pasi Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, TiranĂ«, nĂ« vitin 2023, i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga ana e Seksionit pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve pranĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« DurrĂ«s u bĂ« ekzekutimi i masĂ«s sĂ« sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, dhe materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, TiranĂ«, pĂ«r hetime tĂ« mĂ«tejshme.

Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin

Ditën e sotme nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë Edi Rama, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se shpërndarja e librave falas është një mbështetjeje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

“MIRËMËNGJES, dhe me nisjen sot tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« librave shkollorĂ« FALAS pĂ«r 236 mijĂ« nxĂ«nĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, njĂ« mbĂ«shtetje e pĂ«rvitshme e QeverisĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t dhe familjet e tyre nĂ« prag tĂ« vitit tĂ« ri shkollor, ju uroj njĂ« javĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan kryeministri.

Ministri gjerman:Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë

Ministri gjerman:Putini nuk duhet të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar.

“Putini nuk duhet tĂ« ketĂ« iluzione se mbĂ«shtetja e GjermanisĂ« pĂ«r UkrainĂ«n mund tĂ« ndalet”, tha Klingbeil, kryetar i PartisĂ« Socialdemokrate, e cila Ă«shtĂ« partnere e vogĂ«l nĂ« koalicionin qeverisĂ«s tĂ« udhĂ«hequr nga kancelari Friedrich Merz.

“PĂ«rkundrazi, ne mbetemi mbĂ«shtetĂ«si i dytĂ« mĂ« i madh i UkrainĂ«s nĂ« botĂ« dhe mĂ« i madhi nĂ« EvropĂ«â€, theksoi Klingbeil.

“Ukraina mund tĂ« vazhdojĂ« tĂ« llogarisĂ« nĂ« mbĂ«shtetjen e GjermanisĂ«â€, shtoi ai.

Klingbeil i bëri thirrje Putinit të dëshmojë se është i interesuar për paqe në luftën më vdekjeprurëse në Evropë në 80 vjetët e fundit, e cila shpërtheu në shkurt të vitit 2022.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shtyrë për përfundimin e shpejtë të luftës, por Kievi dhe aleatët e tij shqetësohen se ai mund të përpiqet ta imponojë një marrëveshje sipas kushteve të Rusisë.

Klingbeil tha se Ukraina duhet të përfshihet në bisedime dhe se janë të domosdoshme armëpushimi dhe garancitë e besueshme të sigurisë për të pasur paqe të qëndrueshme.

“PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, ne po bashkĂ«punojmĂ« ngushtĂ« nĂ« nivel ndĂ«rkombĂ«tar”, u shpreh ai.

Ndër opsionet e paraqitura këtë javë për sigurinë e Ukrainës pas një marrëveshjeje të mundshme të paqes, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ashtu edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehën mbështetje për dërgimin e trupave si pjesë e një koalicioni të vullnetit.

Merz gjithashtu ka treguar se Gjermania është e hapur për pjesëmarrje në këtë koalicion, por do të përballej me kundërshtime si nga brenda ashtu edhe nga jashtë spektrit të tij politik për këtë çështje.

Sipas Ministrisë së Klingbeilit, Qeveria gjermane e ka mbështetur Ukrainën me 50.5 miliardë euro që nga fillimi i luftës./REL

❌