Gruaja e Bruce Willis në momentin që mësoi për diagnozën e tij: Isha e tmerruar
Gruaja e Bruce Willis, Emma Heming Willis, ka zbuluar publikisht për herë të parë se si u ndje kur burri i saj u diagnostikua me demencë.
Ylli i Hollywoodit ndërtoi një karrierë në fund të viteve tetëdhjetë dhe njihet më së miri për rolin e tij si John McClane në serialin “Die Hard”.
Por në vitin 2022, u detyrua të tërhiqej nga jeta publike për shkak të problemeve serioze shëndetësore.
Fillimisht u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në aftësinë për të folur dhe për të kuptuar gjuhën. Vetëm një vit më vonë, mbërritën lajme edhe më shkatërruese – u diagnostikua me demencë frontotemporale.
Emma, me të cilën aktori është i martuar prej 16 vitesh, ka folur tani para kameras për herë të parë rreth momentit kur dëgjoi diagnozën e tij.
Në një intervistë me Diane Sawyer të ABC-së, ajo kujtoi: “Isha e tmerruar dhe e vetmja gjë që mbaj mend është se e dëgjova dhe pastaj nuk dëgjova asgjë tjetër”.
Çifti ka dy vajza së bashku, Mabel Ray, 13 vjeçe, dhe Evelyn Penn, 11 vjeçe.
Willis ka tre vajza të tjera nga martesa e tij e parë me aktoren Demi Moore – Rumer, 37 vjeçe, Scout LaRue, 34 vjeçe, dhe Tallulah Belle, 31 vjeçe.
Emma përshkroi po ashtu sa e vështirë ishte të pranonte rolin e kujdestares: “Në ditët e para, e izolova veten. Ndihesha e pafuqishme, sikur nuk kisha kontroll mbi atë që po i ndodhte familjes sime. Në të njëjtën kohë, po përballesha me pikëllimin, me humbjen e jetës siç e njihja, ndërkohë që rrisja dy vajzat tona të vogla”. /Telegrafi/
The post Gruaja e Bruce Willis në momentin që mësoi për diagnozën e tij: Isha e tmerruar appeared first on Telegrafi.