Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

Anxhelo Koci publikon këngën e re “Ma Belle” me Livia Brungën në klip

16 July 2025 at 20:58

Anxhelo Koci ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Ma Belle”.

Një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për melodinë dhe tekstin, por edhe për praninë e një fytyre tashmë të njohur për publikun shqiptar: Livia Brunga, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4.

Kënga, e cila përkthehet si “E bukura ime” nga frëngjishtja, sjell një frymë romantike të shoqëruar me ritme të buta dhe një atmosferë intime.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë është fakti se teksti dhe produksioni muzikor janë realizuar nga vetë Koci, duke e dëshmuar edhe një herë si një artist të kompletuar që zotëron kontroll të plotë mbi krijimtarinë e tij.

Videoklipi është realizuar nga Magic Pro, një studio që tashmë njihet për cilësinë e lartë të produksioneve muzikore.

Foto: Screenshot/YouTube

Pamjet janë të kuruara me kujdes dhe e përcjellin bukur historinë emocionale të këngës, me Livian në rolin kryesor. Ajo shfaqet në skena që ndërthurin ndjeshmërinë me estetikën, duke sjellë një imazh të fortë vizual që përforcon mesazhin e këngës.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, ku premton të jetë një hit veror. /Telegrafi/

The post Anxhelo Koci publikon këngën e re “Ma Belle” me Livia Brungën në klip appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“S’jam shkatërruesja e asnjë çifti”/ Livia shpërthen ndaj Mevlanit: Kur të qesh në fytyrë të bën copë dinjitetin

By: gaze tare
7 July 2025 at 09:47

Livia Brunga ka reaguar me një mesazh në Instagram, ku ka treguar hapur për vuajtjet e saj personale dhe situatën e vështirë që ka përjetuar. Pa përmendur emrin e tij, por duke lënë të kuptohet se i drejtohet Mevlanit, ajo flet për tradhtinë, mungesën e përgjegjësisë dhe dhimbjen që ka kaluar.

“Jam lodhur të ndjej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mua, as me historinë time”, shkruan ajo, duke theksuar se gjëja që e ka lodhur më shumë është fakti që ka mbrojtur një person që nuk mori kurrë përgjegjësi, por që luajti me të dhe me familjen e saj në mënyrën më të pistë.

Livia sqaron se nuk është “shkatërruesja e një çifti”, pasi sipas saj, çifti ishte i saj që në fillim.

Ajo i drejtohet dhe atyre që e gjykojnë: “Ju që gjykoni, nuk më prekni dot sepse unë di të vërtetën,” duke u uruar që një ditë të përjetojnë të njëjtën dhimbje që ajo ka kaluar.

Teksti i plote:

**“Me ju thënë të drejtën jam lodh.
Jam lodh të ndjej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mu, nuk ka lidhje me historinë time.
Por gjëja që më ka lodh më shumë është të toleroj dhe të mbroj një person që nuk diti kurrë me marrë një përgjegjësi, dhe luajti në format më të pista, me mu, me prindërit e mi.

Do ishte më e thjeshtë me hesht, do ishte më e thjeshtë me kthyer shpinën e me ec përpara, por kur dikush të dëmton shpirtin, kur dikush të qesh në fytyrë ndërkohë që po të bën copë copë dinjitetin dhe zemrën, aty nuk mban ma.

Jo, nuk jam shkatrruesja e as një çifti, çifti ishte i jemi.
Jo, nuk e bën një shtatzani e ndodhur dy netë nëpër hotele një vajzë të jetë “zonja” e situatës,
dhe jo, nuk janë gënjeshtra që e ndërtojnë një “familje” që praktikisht kurrë nuk ka ekzistu, por që një tufë injorantësh dhe komentues “farash në shkallë pallati” kanë dëshirë ta thërrasin të tillë për një ose dy paraqitje fake të shfaqura nëpër ekran.

Do dukem e keqja e situatës, si përherë, por nuk trembem, sepse e vërteta kurrë nuk më ka tremb.

Ka jetu çdo ditë me mu, ka marrë frymë çdo ditë me mu, ka hangër bukë me mu nga duart e mia, dhe në fund ka gjet guximin me dal në publik nga frika e opinionit të më uli mu, të më mohoj mu, aty ku fjala dashuri u përkthye me forcë në fjalën “suporti”, aty ku promovimi i një gënjeshtre ishte primar për mos t’u duk “djali i keq”.

Por ti je djali i keq!
Jam lodh, dhe të kem këtë rol, sepse i kam mohu vetit vërtetësinë dhe lumturinë për t’e ruajtë të gjithëve, por pesha që unë kam mbajt mbi supe deri tash, më s’muri.

Ju që do gjykoni, nuk më prekni në asnjë mënyrë, sepse unë di të vërtetën, por ju uroj një ditë që personi që ju bërtet aq jeni dashuria e tyre më e madhe, t’ju surprizoj me një jetë të dyfishtë e me një shtatzani nga dikush tjetër, që as emri s’i ka vlerë.

S’ka më kthim, por vetëm pasoja.”**

The post “S’jam shkatërruesja e asnjë çifti”/ Livia shpërthen ndaj Mevlanit: Kur të qesh në fytyrë të bën copë dinjitetin appeared first on iconstyle.al.

‘Babai im ëndërron të bëhet gjysh’: Rrëfimi prekës i Livias

By: gaze tare
23 April 2025 at 21:32

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Livia Brunga, ka ndarë një moment shumë të ndjerë gjatë një lidhjeje telefonike për emisionin “Pardon My French”, ku foli për ribashkimin e saj me të atin – një takim që ndodhi pas plot 22 vitesh. Livia rrëfeu për herë të parë emocionet që e kanë përfshirë në këtë kapitull të ri të jetës së saj. Ajo zbuloi se më parë e kishte takuar të atin vetëm dy herë – një herë kur ishte 2 vjeç dhe një herë tjetër në moshën 7-vjeçare.

“Takimi ishte i papritur, i bukur, i natyrshëm… sikur të mos ishim ndarë kurrë,” – u shpreh ajo. “Ishte ajo që më duhej: jo më përmes ekranit të telefonit, por fizikisht, duke ecur në rrugët e Shkodrës së bukur.”

Livia shtoi se komunikimi me të atin kishte nisur menjëherë pas daljes nga BBV. Ajo u ndje e befasuar nga sa lehtësisht rrjedhën bisedat mes tyre, si të mos kishte ndodhur asgjë gjatë dy dekadave të ndarjes.

“Më tha: jepi forca vetes, ndërto gjërat e tua, sidomos nëse e ke pasion ekranin. Por më tha edhe diçka që më preku shumë… që ëndrra e tij është të bëhet gjysh.”

E pyetur nëse ky ishte një plan i afërt apo i largët, Livia u përgjigj me buzëqeshje:

“Më vonë… tani jo.”

Në lidhje me familjen nga ana e babait, Livia tregoi se ende nuk ka pasur mundësi të takojë vëllain, pasi ai nuk ka qenë prezent në Shqipëri gjatë këtij takimi.

“Jemi në kontakt, por ende nuk jemi takuar. Babi ka ardhur vetëm. Kam qenë e ngarkuar, por pres që vëllai të vijë më vonë.”

Ky moment për Livian është një hap i rëndësishëm drejt pajtimit dhe balancës në jetën e saj personale, siç e përshkroi ajo vetë:

“Tani po futem në rrugën e ekuilibrit. Dhe ndihem shumë mirë.”

The post ‘Babai im ëndërron të bëhet gjysh’: Rrëfimi prekës i Livias appeared first on iconstyle.al.

Pas 22 vitesh ndarje, Livia Brunga takon për herë të parë babain!

By: gaze tare
23 April 2025 at 08:17

Livia Brunga është bërë bashkë me të atin pas 22-vitesh ndarje! Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale!

Rikujtojmë që në një moment prekës gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, ish-banorja Livia Brunga përjetoi një emocion të veçantë: pas 22 vitesh ndarje, ajo komunikoi për herë të parë me të atin përmes një lidhjeje Skype. Ky takim i papritur u bë i mundur nga produksioni i spektaklit, duke sjellë emocione të forta për Livian dhe banorët e tjerë të shtëpisë.

Gjatë bisedës, Livia, e përlotur, i tha të atit: “Është ai zëri… që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab.” Babai i saj, i emocionuar, u shpreh: “Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderoje babin.” Ata e mbyllën komunikimin duke premtuar një takim pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP.

The post Pas 22 vitesh ndarje, Livia Brunga takon për herë të parë babain! appeared first on iconstyle.al.

Livia Brunga përballë ofendimeve – nuk hesht, reagon publikisht

By: gaze tare
7 April 2025 at 10:34

Livia Brunga, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, është përballur së fundmi me komente fyese në rrjetet sociale. Por këtë herë, ajo nuk ka zgjedhur të heshtë.

Përmes një postimi në Instagram, Livia ka publikuar mesazhet ofenduese që ka marrë dhe ka vendosur të bëjë publik edhe profilin e komentueses që i ka shkruar. “Kjo është fytyra e urrejtjes në internet,” ka shkruar ajo ndër të tjera, duke ngritur zërin kundër bullizmit online.

Reagimi i saj ka marrë shumë vëmendje, ku një pjesë e ndjekësve e kanë mbështetur për qëndrimin e fortë, ndërsa të tjerë kanë hapur diskutime mbi kufijtë e reagimit publik.

The post Livia Brunga përballë ofendimeve – nuk hesht, reagon publikisht appeared first on iconstyle.al.

Livia Brunga përballet me ofendime të rënda, reagon dhe publikon profilin e komentueses

7 April 2025 at 09:56

Livia Brunga, një nga ish-banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Siç ndodh shpesh me figurat publike, veç përkrahjes dhe dashurisë nga fansat, ajo përballet edhe me komente negative dhe ofendime.

Së fundmi, Livia ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të rëndë fyes që ka marrë nga një ndjekëse, e cila e ka quajtur atë me një fjalor tepër banal.

Foto: Livia Brunga/Instagram

Komenti i ulët, i cili përmendte emisionin “Për’puthen” në mënyrë nënvlerësuese, e ka irrituar ish-banoren e BBVA, e cila vendosi të reagojë publikisht.

Ajo jo vetëm që shfaqi gjuhën e përdorur, por publikoi edhe profilin e vajzës që e kishte ofenduar, duke shoqëruar postimin me një mesazh të fortë dhe simbolik: “Meqenëse kënaqeni duke sha publikisht, ta baj dhe unë një herë me një përshëndetje: ‘Ashtu’ mos keni nanat, motrat ose vajzat.”

Ky reagim i Livias ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekës të shumtë i dolën në krah dhe dënuan gjuhën e urrejtjes me të cilën përballen vajzat dhe gratë publike.

Ngjarja ngre edhe një herë alarmin për bullizmin online dhe nevojën për respekt në komunikimin virtual, sidomos ndaj personazheve që, pavarësisht ekspozimit publik, meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe njerëzi. /Telegrafi/

The post Livia Brunga përballet me ofendime të rënda, reagon dhe publikon profilin e komentueses appeared first on Telegrafi.

Pas daljes nga reality show, Livia jeton në banesën e banores së ‘BBVA’

By: gaze tare
22 March 2025 at 19:26

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Livia Brunga, ka treguar për raportin e saj të veçantë me Rozana Radin, duke e cilësuar atë si një mbështetje të madhe pas daljes nga shtëpia e BBVA. Në një deklaratë të sinqertë, Livia zbuloi gjestin e madh të Rozanës ndaj saj:

“Unë jetoj në Durrës, por Rozana më tha: ‘Jo, ti do vish në Tiranë’. Më premtoi që sapo të dilja, do të më jepte çelësat e shtëpisë. Dhe ashtu ndodhi. Sapo dola, motra e saj më dha çelësat. Kur vij në Tiranë, jam aty, te shtëpia e saj.”

Ky veprim tregon miqësinë dhe besimin e madh mes tyre, duke dëshmuar se lidhjet e krijuara në botën e spektaklit mund të shkojnë përtej ekranit dhe të kthehen në mbështetje reale në jetën e përditshme.

The post Pas daljes nga reality show, Livia jeton në banesën e banores së ‘BBVA’ appeared first on iconstyle.al.

“U bastardua”/ Livia flet për BBVA: Historia ime u përdor në mënyrën e gabuar

By: gaze tare
22 March 2025 at 19:12

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Livia, ka ndarë emocionet dhe përvojën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ajo është shprehur se ndonëse përjetoi momente të vështira, do ta ripërsëriste këtë eksperiencë.

“Jam ndjerë shumë mirë në BBVA, kisha emocione, kam pasur momente të mia të vështira, do ta kisha bërë sërish. E kam shijuar,” – tha ajo në ‘Se luan topi’.

Livia sqaroi se kishte marrë ftesën për të hyrë në shtëpi shumë më herët dhe se dëshironte të sqaronte disa keqkuptime. Megjithatë, ajo pranoi se gjatë qëndrimit të saj në BBVA, pati një përballje të fortë me opinionin publik dhe se emri i saj u përmend në mënyra që e bënë të ndihej keq.

“BBVA u përmendën gjëra nga jashtë, isha e përgatitur, por jo kaq shumë. Kjo pjesë më bëri të vuaj shumë. U përdor në formën e gabuar, në shtëpi u bastarduan (fjalët), u gjykova, nuk isha ajo Livia që u përshkrua,” – shtoi ajo, teksa fliste për historinë me Mevlanin.

Ajo theksoi se kishte hyrë në shtëpi me një deklaratë të madhe, por që u paragjykua për këtë. Megjithatë, me kalimin e kohës, beson se publiku pati mundësinë të njihte versionin e saj të vërtetë.

The post “U bastardua”/ Livia flet për BBVA: Historia ime u përdor në mënyrën e gabuar appeared first on iconstyle.al.

“Kemi folur”/ Livia zbulon se çfarë po ndodh mes saj dhe Mevlanit

By: gaze tare
22 March 2025 at 16:55

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Livia Brunga, ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ndau më shumë rreth eksperiencës së saj në këtë reality show. Ajo foli hapur për momentet e saj brenda shtëpisë dhe për situatat që kanë ndodhur deri më tani.

Kur u pyet për jetën personale dhe nëse është në një lidhje, Livia u shpreh se aktualisht është e fokusuar te vetja:

“Në këtë moment nuk kam sy për askënd. Po merrem vetëm me veten. Kam qenë në një lidhje deri vonë dhe gjatë asaj periudhe nuk më ngacmonin çunat fare. Tani jam single, por prioriteti im jam unë.”

Sa i përket marrëdhënies së saj me Mevlanin pas përfundimit të spektaklit, ajo la të kuptohet se kanë komunikuar, por nuk dha shumë detaje:

 “Kemi folur, mund të them që kemi folur. Nuk do të them më shumë, por kemi pasur mundësi të komunikojmë. Respekti është i ndërsjellë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme mes dy njerëzve që kanë pasur një histori të fortë.”

The post “Kemi folur”/ Livia zbulon se çfarë po ndodh mes saj dhe Mevlanit appeared first on iconstyle.al.

E lidhur apo single?! Livia Brunga zbulon gjithçka rreth situatës me Mevlanin

By: Oldi
21 March 2025 at 19:01

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe eksperienca në këtë format. Livia gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq… Kur u pyet në lidhje […]

The post E lidhur apo single?! Livia Brunga zbulon gjithçka rreth situatës me Mevlanin appeared first on BoldNews.al.

“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

12 March 2025 at 23:52

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Livia Brunga, ka hapur një pyetësor në Instagram, ku iu përgjigj disa prej pyetjeve më të shpeshta nga ndjekësit.

Një nga pyetjet më të shpeshta që ajo mori kishte të bënte me Eglin, dhe Livia nuk hezitoi të japë një përgjigje, por duke ruajtur njëfarë diskrecioni.

“Po, jam në kontakt me Eglin, por nuk kam dëshirë të ‘shes’ informacione deri kur ai vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndërtuar brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka filluar dhe jo, dua shumë atë buzëqeshjen e tij” – shkroi ajo.

E pyetur për jetën e saj personale, Livia u tregua e rezervuar, duke theksuar se nuk dëshiron të ndajë detaje, por siguroi ndjekësit se është e lumtur.

“Nga jeta private/sentimentale nuk kam qejf të ndaj gjë. Por jam e lumtur, besoj mjafton”, tha ajo.

Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte nëse Livia do të rikthehej në BBVA nëse do t’i jepej mundësia. Ajo u përgjigj me entuziazëm, duke shprehur dëshirën për të provuar sërish veten.

Foto: Livia Brunga/InstaStory

“Po, më kanë ngjitur një epitet që nuk qëndronte aspak, dhe kush e ka ndjekur me të vërtetë Big-un ka pasur mundësinë të njohë intuitën time, mënyrën si i përballoja të gjithë dhe po, edhe zgjuarsinë time. Nuk kam luajtur, kam qenë e vërtetë dhe nuk kam shitur dinjitetin si disa. Kjo vlen më shumë se çdo gjë, po dhe publiku e ka vlerësuar, e di mirë!” – u shpreh ajo.

Livia përmendi dy emra të rëndësishëm nga shtëpia e BBVA, duke treguar se mungesa e tyre i ka lënë boshllëk. “Më ka marrë malli për Rozanën dhe Laertin,” – tha ajo, duke lënë të kuptohet se raporti i saj me ta ka qenë i sinqertë dhe i fortë. /Telegrafi/

The post “Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 appeared first on Telegrafi.

“Nuk do shes informacione”/ Livia flet për Eglin: Jam në kontakt me të

By: gaze tare
12 March 2025 at 22:49

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Livia Brunga ka reaguar për herë të parë pas daljes nga reality show, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e madhe dhe duke dhënë disa përgjigje për pyetjet më të shpeshta që ka marrë.

Ajo u ndal veçanërisht te raporti i saj me Eglin, duke konfirmuar se vazhdojnë të jenë në kontakt, por ka zgjedhur të mos japë detaje të mëtejshme deri sa ai të vendosë të flasë vetë. Livia nuk ka preferuar të ndajë detaje nga jeta e saj private, duke thënë se është e lumtur dhe kjo mjafton. Po ashtu, ajo ka treguar se i mungojnë shumë Rozana dhe Laerti nga shtëpia e “Big Brother”.

Po, jam në kontakt me Eglin por nuk kam dëshirë të “shes” informacione deri kur Egli vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndarë aty brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka fillu, dhe ja dua aq shumë atë buzëqeshjen”

The post “Nuk do shes informacione”/ Livia flet për Eglin: Jam në kontakt me të appeared first on iconstyle.al.

Pas ‘BBVA’ nuk i dha shans, Mevlani thumbon Livian?

By: gaze tare
11 March 2025 at 09:37

Edhe pse kur Livia ishte brenda “BBVA” u duk se kishte një fije shprese për ribashkim me Mevlanin, kjo nuk ka ndodhur jashtë saj. Të paktën asnjëri prej tyre nuk ka dhënë shenja që janë takuar apo se lidhja e tyre ka kaluar në fazë tjetër.

Madje, edhe Mevlani duket se është dëshpëruar nga ky reagim i Livias.

Në “Instastory” ka publikuar një thënie e cila mendohet se është thumb ndaj ish partneres së tij.

“Më thua, kush të trishtoi më shumë: ata që zgjodhe apo ata prej të cilave hoqe dorë?”.

The post Pas ‘BBVA’ nuk i dha shans, Mevlani thumbon Livian? appeared first on iconstyle.al.

Deklarata e papritur e Livias: Jozi ka të dashur jashtë

By: gaze tare
2 March 2025 at 09:27

Mbrëmjen e kaluar, gjatë Prime, Livia Brunga ka bërë një deklaratë të papritur për Jozin. Ajo ka treguar se banori ka të dashur jashtë shtëpisë ndërsa përpiqet që edhe brenda të krijojë diçka me Loredanën.

“Në këtë lojë do të mbijetojnë personazhe si Jozi që kanë të dashurën jashtë dhe aty brenda do të zgjasin një histori që nuk ekziston”- tha Livia.

Mendoni se është e vërtetë?

The post Deklarata e papritur e Livias: Jozi ka të dashur jashtë appeared first on iconstyle.al.

Jozi shokon me deklaratën për Rozanën: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

By: Ela
28 February 2025 at 09:08

Jozi ka bërë një deklaratë të rëndë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, duke thënë se ka parë Rozana Radin duke vepruar poshtë jorganit me ish-banoren Livia Brunga. “Kur ka fjet me atë zonjën që ka dalë jashtë, mos t’ia përmendi emrin çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit. Në rregull, […]

The post Jozi shokon me deklaratën për Rozanën: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit appeared first on BoldNews.al.

Pas daljes nga ‘BBVA’, ka komunikuar Livia me Mevlanin?

By: gaze tare
24 February 2025 at 13:35

Dalja e Livias nga ‘Big Brother VIP Albania’ ka shtuar më shumë dyshimet mbi raportin që ajo do ketë me Mevlanin, pasi kur ishte brenda shtëpisë, mori mesazh nga ai.

Për këtë raport, ajo u pyet sot në “Wake Up”, por nuk dha shumë detaje, duke theksuar se sapo ka dalë nga ‘BBVA’ e se duhet të marrë veten.

Pyetje-përgjigje:

Neada: Ke fjetur në shtëpinë tënde apo të Mevlanit?

Livia: Jo jo, unë kam fjetur në shtëpinë time

Neada: Je rikthyer me Mevlanin?

Livia: Mendoni se do ju jap informacione për këto gjëra, unë akoma s’kam fjetur, jo më të merrem me Mevlanin, ku kam nerva të merrem me Mevlanin, unë sa dola nga gjithë ajo zhurmë, më mungon edhe Mevlani tani…

The post Pas daljes nga ‘BBVA’, ka komunikuar Livia me Mevlanin? appeared first on iconstyle.al.

Pas daljes nga ‘BBVA’, Livia bën lëvizjen e papritur ndaj Rozanës

By: gaze tare
24 February 2025 at 10:15

Livia Brunga ishte e eliminuara e fundit nga Big Brother VIP Albania, duke nxitur shumë debate mes banorëve. Arsyeja e nominimit të saj duket se ishte roli kyç që çoi te prishja e miqësisë së saj dhe Rozanës.

Mirëpo e gjitha duket se ishte vetëm për pjesën e lojës. Natën e kaluar, Livia ndau nj foto në Instastory ku shihet Rozana bashkë më Laertin.

“Gjumin e amel me kta dy” shkruan ajo duke treguar se nuk ka asnjë hatërmbetje me Rozanën e se e konsideron ende mikeshë.

The post Pas daljes nga ‘BBVA’, Livia bën lëvizjen e papritur ndaj Rozanës appeared first on iconstyle.al.

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

22 February 2025 at 23:56

Spektakli i sotëm solli një tjetër eliminim surprizë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku publiku vendosi që Livia të lërë garën.

Ajo ishte në nominim përballë Loredanës, e cila arriti të sigurojë mbështetjen e publikut dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në lojë.

Me emocionet e eliminimit të saj, Livia falënderoi banorët për eksperiencën dhe ndau fjalët e fundit para se të largohej nga shtëpia.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo po ashtu tha se nuk donte të kthehej në shtëpi edhe nëse kishte biletën e fatit.

Nga ana tjetër, Loredana, e cila shpëtoi këtë javë, duket e motivuar për të vijuar strategjinë e saj në lojë.

Me këtë eliminim, loja bëhet edhe më e fortë, ndërsa banorët po përballen me sfida të reja dhe strategji të reja për të qëndruar deri në finale. /Telegrafi/

The post Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania appeared first on Telegrafi.

“Ajo u bë viktimë”/ Livia dhe Rozana përloten pasi shikojnë klipin e “përplasjes”

By: gaze tare
22 February 2025 at 21:40

Mbrëmjen e sotme, gjatë Prime, u diskutua zgjedhja e Rozanës, Gjestit dhe Eglit, të cilët e quajtën Livian më të rrezikuar. Kjo ka sjellë “përçarje” në grupin e tyre, duke nxitur debate, ‘përplasje’, teksa nuk munguan as lotët pasi shikuan klipin që shfaqi të gjithë ngjarjen mes tyre.

Deklaratat e tyre gjatë Prime-it:

Livia: Klipi më preku në momentin e fundit, besoj se është normale. Dua të nis nga Gjesti.

Gjesti: Pse nga unë?

Livia: Me radhë… Kam ngelur keq dhe për Gjestin, sepse ai ka përmendur emrin pa u mbyllur televotimi. Në fund tha prapë Livia. Në fund të Prime-t, kur ne flasim dhe ai thotë që nuk kemi afrimitet, unë e pranoj. Nuk dua të merret për keq, por edhe motra tha që unë jam kujdesur për Gjestin. Gjithsesi ai ma tha këtë dhe është ‘ok’. Më pas Egli, e cila kur tha emrin tim, është ndikuar nga ajo që tha Gjesti. Është shumë e qartë kur ti ndjek Gjestin. Për Rozanën nuk e mendoj. Shoh një aleancë që janë tre vetë. Nuk janë ndikuar nga Gjesti. Akoma nuk kam një përgjigje nga ana e Rozanës. Është ajo kur unë nuk ndihesha mirë, ishte ajo që nuk donte të fliste me mua. U bë viktimë Rozana, ndërkohë që viktima isha unë. Kam kaluar disa nominime, kam kaluar disa situata. Por nominimi i fundit, që unë nuk isha as protagoniste atë javë… Kur një prej protagonisteve atë javë doli dhe unë jo, atëhere unë nuk isha dhe aq e rrezikuar.

Rozana: Unë e kam treguar me vepra dashurinë për Livian. Në disa debate të saj, unë jam futur pa ma kërkuar ajo. Livia më ka kërkuar që pas debatit me G Banit, që unë mos të futesha në debatet e saj. Që nga ajo ditë unë nuk jam futur në debatet e Livias. Kur e mbroja, pse e mbron. Kur s’e mbroja, pse s’e mbron. Unë ja kam treguar Livias në momentin që e shpëtova në zinxhir. Nëse do mendoja për lojën, atëherë do zgjidhja Gjestin, por zgjodha me zemër. Ne na u kërkua kush rrezikon më shumë nga kolltuku blu. Pasi doli Krisa, unë pashë një avantazh të Loredanës bashkë me Tirin. Tiri ishte më i favorizuar se Livcia nga situata që ndodhi, në krahasim me Livian. Unë thash që është e rrezikuar Livia. Ajo po më akuzon që unë po marr protagonizëm nga situatat e Livias.

The post “Ajo u bë viktimë”/ Livia dhe Rozana përloten pasi shikojnë klipin e “përplasjes” appeared first on iconstyle.al.

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

21 February 2025 at 22:18

Pas sfidës së “Valixhes së Tundimeve”, lideri i javës, Gjesti, hapi zarfin e dytë, i cili i dha fuqinë për të ndryshuar fatin e disa banorëve në Big Brother VIP Albania.

Në zarfin misterioz shkruhej: “Ti ke në dorë të ndryshosh fatin e disa banorëve. Përzgjidh pesë banorë të cilëve dëshiron t’u dhurosh nga një biletë. Vetëm një nga biletat është vajtje-ardhje”.

Duke marrë rolin e vendimmarrësit, Gjesti nisi shpërndarjen e biletave.

I pari që ai zgjodhi ishte Egli, një vendim që u prit me surprizë nga të gjithë, por Egli refuzoi ta pranonte biletën.

“Faleminderit, e vlerësoj, por nuk e dua”, tha Egli.

Më pas, ai vendosi t’ua dhurojë biletat e fatit Livias, Danjës dhe Tirit, të cilët i pranuan.

Banorët e fundit që përfituan nga ky vendim ishin Aldo dhe Kelly, të cilët gjithashtu e morën biletën me kureshtje, duke pyetur veten se cili prej tyre mund të ketë biletën vajtje-ardhje.

Ky vendim i Gjesti solli tension dhe diskutime në shtëpi, pasi askush nuk e di ende kush e ka biletën e fatit që mund t’i sigurojë një rikthim në shtëpi pas një eliminimi të mundshëm. /Telegrafi/

The post Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve appeared first on Telegrafi.

❌
❌