Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nxirrnin deri në 30 kg kokainë në ditë, zbulohet laboratori i drogës në Valencia. Në pranga edhe shqiptarë

Agjentët e Policisë Kombëtare, në një operacion të përbashkët me Departamentin e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore në Spanjë, kanë shkatërruar një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe trafikimin e kokainës në Valencia. Duke pasur parasysh karakteristikat dhe burimet e laboratorit, të ndarë në dy lokacione, hetuesit vlerësojnë se, ai mund të prodhonte 20 […]

The post Nxirrnin deri në 30 kg kokainë në ditë, zbulohet laboratori i drogës në Valencia. Në pranga edhe shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Tmerri i Torinos! Vodhën 68 banesa brenda një viti, arrestohen 8 shqiptarë

Tetë shqiptarë, pjesëtarë të një bande kriminale që ishte kthyer në tmerrin e banorëve në kodrat e Torinos në Itali janë arrestuar. Ata akuzohen për 68 episode vjedhjeje, të kryera midis janarit 2024 dhe marsit 2025. Banda kishte një strukturë hierarkike, me disponueshmërinë e makinave të regjistruara në emër të personave të tjerë për të qenë në […]

The post Tmerri i Torinos! Vodhën 68 banesa brenda një viti, arrestohen 8 shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Operacion antidrogë në Itali/ Në pranga 3 shqiptarë, bllokohen 10 llogari bankare

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane në kuadër të një operacioni antidrogë. Operacioni është rezultat i një hetimi të kryer nga seksioni operativ i kompanisë Pioltello, i cili lejoi të përcaktohej një organizatë kriminale e strukturuar dhe e qëndrueshme, e dedikuar për ndalimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e kokainës, me një ndarje të […]

The post Operacion antidrogë në Itali/ Në pranga 3 shqiptarë, bllokohen 10 llogari bankare appeared first on BoldNews.al.

Përdornin makina me qira për të trafikuar drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë një 34-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij 19-vjeçar. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia pikasi një mjet të dyshimtë  në Chiasso. Makina e marrë me qira, në të cilën udhëtonte 34-vjeçari u kontrolluar nga policia dhe u zbulua drogë. Disa topa kokaine, gati për t’u shitur në tregun […]

The post Përdornin makina me qira për të trafikuar drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Shkatërrohet një organizatë kriminale italo-shqiptare, të përfshirë në trafik droge, prostitucion dhe grabitje

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar ditët e fundit në Bergamo të Italisë nga Guardia di Finanza, duke çuar në çmontimin e një organizate kriminale të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë. Banda ishte aktive në rajonin e Lombardisë dhe zona të tjera të Italisë, dhe kishte në fokus trafikimin dhe shfrytëzimin për prostitucion, trafikun e drogës dhe grabitjet në banesa luksoze.

Gjatë aksionit janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha parash të paketuara, drogë e llojit marihuanë, hashash dhe kokainë, si dhe një limuzinë luksoze që përdorej për transportimin e prostitutave.

Operacioni çoi në arrestimin e disa personave të cilësuar si krerë të grupit, ndërsa autoritetet italiane nuk kanë bërë ende publike identitetet e tyre. Media lokale raporton se kjo organizatë përballej me një sërë akuzash, përfshirë trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, zhvatje, vjedhje dhe grabitje, posedim të paligjshëm të armëve, pranim mallrash të vjedhura dhe falimentim mashtrues.

Pamje dhe foto nga operacioni janë shpërndarë nga autoritetet italiane, duke ilustruar shkallën e përfshirjes dhe luksin që shoqëronte aktivitetin kriminal të grupit.

The post Itali/ Shkatërrohet një organizatë kriminale italo-shqiptare, të përfshirë në trafik droge, prostitucion dhe grabitje appeared first on Sot News | Lajme.

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

Një operacion me shkallë të gjerë është zhvilluar në Itali disa ditë më parë nga Guardia di Finanza në Bergamo. Policia ka shkatërruar një organizatë kriminale italo-shqiptare, e dedikuar trafikut dhe shfrytëzimit për prostitucion, drogës dhe grabitjes së vilave. Gjatë aksionit u sekuestruan armë, shuma të mëdha valute të ndara në pako, sasi të konsiderueshme droge si marihuanë, […]

The post Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo appeared first on BoldNews.al.

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

Një operacion i kryer në agim nga Policia e Shtetit të Astit në Itali, në emër të Zyrës së Prokurorit Publik, çoi në ekzekutimin e tetë masave paraprake kundër individëve të përfshirë në një rrjet aktiv të trafikimit të kokainës në qendër të qytetit. Në detaje, gjashtë persona u arrestuan dhe u dërguan në burgjet […]

The post Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Ilegalisht në Angli, dënohen dy shqiptarët që shtireshin si gjermanë

Dy shqiptarë në Corsham të Anglisë janë burgosur pasi u kapën me patenta të falsifikuara. Më 20 shkurt, policia kreu një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në një pronë në Pockeridge Road, Corsham, shtëpia e Irfan Azizi, 35 vjeç. Azizi dhe Muhamet Jahollari, 22 vjeç, ndodheshin në dhomën e gjumit në katin e sipërm […]

The post Ilegalisht në Angli, dënohen dy shqiptarët që shtireshin si gjermanë appeared first on BoldNews.al.

Operacion anti-drogë në Gjermani, arrestohen 5 shqiptarë. Sekuestrohet kokainë dhe makina luksoze

Pesë shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Gjermani. Aksioni u udhëhoq nga Departamenti i Hetimeve Kriminale të Ingolstadit. Detektivët, të mbështetur nga forca të shumta nga departamente të ndryshme policore, disa nga Mynihu, arrestuan shtatë të dyshuar. Gjatë kontrollit në një banesë u sekuestruan rreth 3.1 kilogramë kokainë, afërsisht 15.000 euro dhe enë […]

The post Operacion anti-drogë në Gjermani, arrestohen 5 shqiptarë. Sekuestrohet kokainë dhe makina luksoze appeared first on BoldNews.al.

Ishin gati për të kryer vjedhje, arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë në Belgjikë

Policia belge mundi të arrestonte tre hajdutë në lagjen Nekkerspoel të Mechelen. Një banor lokal ka vënë re disa persona të dyshimtë dhe me ndihmën e një droni janë arrestuar tre shqiptarë. Ata posedonin pajisje për vjedhje dhe ndodheshin në mënyrë të paligjshme në Belgjikë. Ka qenë një banor i Zierikzeestraat, i cili ka vënë […]

The post Ishin gati për të kryer vjedhje, arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë në Belgjikë appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen EMRAT e tre shqiptarëve, pjesë e grupit kriminal që trafikoi 2 ton kokainë në Itali

Dy grupe kriminale u goditën nga hetimet e Prokurorisë Publike të Breshias në Itali, si pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të drogës që çoi në arrestimin e 45 personave, mes tyre 3 shqiptarë, dhe procedimin e 87 të tjerëve si të dyshuar. Ky grup dyshohet se trafikoi rreth 2 mijë kilogramë kokainë, […]

The post Zbardhen EMRAT e tre shqiptarëve, pjesë e grupit kriminal që trafikoi 2 ton kokainë në Itali appeared first on BoldNews.al.

Trafikuan 5 mln euro drogë/ Goditet banda shqiptare me 19 anëtarë, mes tyre edhe korrieri 90-vjeçar

Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që importonte kokainë nga portet evropiane, është goditur nga policia. 19 persona janë akuzuar, mes tyre edhe një 90-vjeçar që bënte rolin e korrierit. Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 persona. Trafiku drejtohej me anë të komunikimeve në SKY ECC, me mesazhe të […]

The post Trafikuan 5 mln euro drogë/ Goditet banda shqiptare me 19 anëtarë, mes tyre edhe korrieri 90-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë

Një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike, e cila operonte prej vitit 2017 sipas të dhënave policore, është shkatërruar gjatë një operacioni ditën e djeshme në rajonin e Torino, në Itali. Në orët e para të ditës së 21 marsit, karabinierët e kompanisë Chivasso përfunduan një operacion të rëndësishëm antidrogë, duke arrestuar 9 persona, shumica prej […]

The post Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Spanjë, tre të arrestuar

Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptare që akuzohet se ka realizuar disa grabitje në vila në provincën e Valencias. Mediat vendase bëjnë të ditur se personat e arrestuar të gjithë shtetas shqiptarë, janë pjesë e një organizate kriminale që grabiti vila, disa prej tyre luksoze, në zonat e banuara të Betera, Paterna, Ribarroja, l’Eliana dhe […]

The post Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Spanjë, tre të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastisnin vilat e VIP-ave

Policia italiane ka ‘çmontuar’ bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte banorët e një lagjeje në kodrën e Torinos, ku ndodhen edhe shumë nga shtëpitë dhe vilat e personazheve të njohur të huaj dhe vendas. Pas një sërë grabitjesh të kryera muajt e fundit, karabinierët kanë shkatërruar bandën që vidhte vilat në kodrat e Torinos, njoftoi […]

The post Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastisnin vilat e VIP-ave appeared first on BoldNews.al.

Angli – Dy shqiptarët dështojnë të arratisen nga shtëpia e barit, arrestohen dhe dënohen/ EMRAT

Pas një hetimi të Policisë së Luginës së Thames, dy shqiptarë janë burgosur për pjesëmarrje në tregun e drogës në High Wycombe. Rahim Deda, 30 vjeç dhe Azem Kalia, 29 vjeç, të dy pa vendbanim të caktuar, janë dënuar secili me nga tetë muaj burg në Gjykatën e Magjistraturës së Lartë Wycombe të enjten më […]

The post Angli – Dy shqiptarët dështojnë të arratisen nga shtëpia e barit, arrestohen dhe dënohen/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Policia britanike godet fermën e kanabisit me vlerë 1 milion paund, kapen 2 shqiptarët

Një hetim policor që synonte një komplot droge të parë të këtij lloji, bastisi një fermë kanabisi me vlerë, më shumë se 1 milion funte dhe e lidhur me bandat shqiptare. Hetimi i Njësisë Rajonale të Krimit të Organizuar Veri-Perëndimor (NWROCU), i koduar Operacioni Shkëndija, i cili u krijua për të hetuar një komplot që […]

The post Policia britanike godet fermën e kanabisit me vlerë 1 milion paund, kapen 2 shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Kapen me 4 kg kokainë, arrestohet 4 shqiptarët në Itali

Katër shqiptarë kishin fshehur në shtëpi katër kilogramë kokainë, të ndarë në pako dhe të ruajtura në dollapët e kuzhinës. Droga u zbulua nga policia, e cila pas një aktiviteti hetimor të përpiktë dhe të shënjestruar, zbuloi një treg të gjerë të tregtimit të drogës në provincën e Pordenones. Aktiviteti i vëzhgimit, kontrollit dhe hijezimit […]

The post Kapen me 4 kg kokainë, arrestohet 4 shqiptarët në Itali appeared first on BoldNews.al.

Kapet 1.1 tonë kokαinë në Vigo të Spanjës, shumica shqiptarë mes 9 të arrestuarve

“Bαndαt shqiptare kanë fituar rëndësi në Spanjë duke futur ngarkesa të mëdha me një lëvizje, ndonjëherë edhe dhjetëra tonë. Evropa po përmbytet me kokαinë, sipas ekspertëve”. Kështu nis një shkrim në median spanjolle “La voz de Galicia” për një operacion antidrogë në portin e Vigo dhe ku u sekuestrua 1.1 tonë kokαinë. 9 persona u vunë në pranga, shumica e të cilëve shqiptarë.

Ministri i Brendshëm i Spanjës Fernando Grande-Marlaska e cilësoi si “të rëndësishëm” operacionin e zhvilluar. Droga ishte fshehur në një kontejner të shkarkuar nga anija tregtare “Cape Citius” me flamur të Qipros, e cila u ankorua në portin e Vigos në mesjavë përpara se të vazhdonte rrugën për në Malaga. Në mesin e 9 të arrestuarve ka një ose dhe më shumë drejtues, prandaj konsiderohet si një goditje e madhe policore.

Në fund të vitit të kaluar u zbulua një tjetër kontejner i shkarkuar në Vigo me gjysmë ton drogë. Policia duhej të skanonte 100 kontejnerë për të gjetur mallin e paligjshëm. Anija, Izmit Express, mbante flamurin maltez dhe vinte nga Ekuadori. Në operacionin e kësaj jave, ka shumë gjasa që banda ballkanike të planifikonte të merrte në mënyrë të fshehtë kontejnerin me drogë dhe ta fshihte në një bazë në periferi të Vigos. Për të bërë këtë, grupi shqiptar kishte udhëtuar në Vigo. Disa prej të ndaluarve ishin shoferë.

Efektivët po e ruanin kontejnerin edhe pse kishte zëra se banda mund ta hapte kontejnerin dhë vidhte nga aty drogën. Megjithatë sasia shumë e madhe e saj do të kërkonte shumë personel, automjete dhe kohë për të hequr pakot, gjë që rriti shumë rrezikun për t’u zbuluar. Arrestimi ishte spektakolar sepse shumë anëtarë të bandës u kapën nga policia në afërsi të stacioneve të autobusëve dhe trenave të qendrës tregtare Vialia, të mbushur me vizitorë.

Fakti që të dyshuarit ishin afër stacionit tregon se ata ose do të takoheshin për të organizuar largimin e ngarkesës ose po planifikonin të iknin kur kuptuan se policia kishte zbuluar kontejnerin.

9 të arrestuarit do të dalin para gjykatësit të premten në mëngjes. Sasia e saktë e drogës është në pritje të peshimit zyrtar. Operacioni është ende në vazhdim dhe është konsideruar sekret, ndaj nuk përjashtohen arrestime të reja në orët e fundit. Porti i Vigos në Spanjë po bëhet porta e dërgesave të konsiderueshme të drogës. Disa vite më parë, çantat e shpinës me 50 apo 100 kilogramë drogë vinin të kamufluara mes frutave. Ishte e vështirë të gjeje dërgesa prej gjysmë toni apo më shumë se një mijë kilogramë, siç ka ndodhur muajt e fundit.

Prania e shqiptarëve në Galicia dhe jo vetëm që nuk është sekret, por kreu i bandës që u gjykua për anijen e drogës “Karar” i përmendi ata në një seancë të zhvilluar së fundmi në Vigo. Ai u përplas me një dëshmitar të policisë dhe i bërtiti gjykatës para se ajo ta nxirrte jashtë: “Nuk ishim ne që pimë duhan, ishin shqiptarët”.

“Këto banda ballkanike kanë krijuar një rrjet vertikal në Amerikën Latine për të blerë drogën me çmimin më të lirë, pa ndërmjetës dhe më pas nënkontraktojnë transportin për në Evropë. Ata kanë kontroll financiar dhe logjistik dhe me formulën e tyre mund të lëvizin deri në 13 tonë kokainë në një ngarkesë” – thuhet në shkrimin e ““La voz de Galicia”. ©LAPSI.al

The post Kapet 1.1 tonë kokαinë në Vigo të Spanjës, shumica shqiptarë mes 9 të arrestuarve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndanin drogë, ‘çmontohet’ grupi kriminal në Patra. 4 në pranga, 2 prej tyre shqiptarë

Një grup kriminal, i cili shpërndante drogë në Ahaia të Greqisë, është shkatërruar nga anti-droga e Patras. Sipas Policisë, janë arrestuar 4 persona dhe janë sekuestruar sasi kokaine dhe marijuane. Sipas informacioneve, 4 persona, 2 grekë dhe 2 shqiptarë, kishin krijuar një grup kriminal dhe shpërndanin sasi të mëdha kokaine në Patra dhe Kato Ahaia. […]

The post Shpërndanin drogë, ‘çmontohet’ grupi kriminal në Patra. 4 në pranga, 2 prej tyre shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

❌