❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BE-ja jep 7.5 milionë euro shtesë për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

Bashkimi Evropian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke e rikonfirmuar mbështetjen e tij për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në vend.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës së përgjithshme prej 75 milionë eurosh që ka ofruar BE-ja deri tani për sektorin energjetik.

Falë kësaj mbështetjeje: Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për pagesën e faturave të energjisë, janë rinovuar mbi 3,600 shtëpi për efiçiencë energjetike, 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi, mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë pajisur me panele solare dhe teknologji të kursimit të energjisë.

“BE-ja qĂ«ndron pranĂ« KosovĂ«s dhe popullatĂ«s sĂ« saj nĂ« rrugĂ«n drejt energjisĂ« sĂ« qĂ«ndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisĂ« energjetike”, thuhet nĂ« njoftim.

The post BE-ja jep 7.5 milionë euro shtesë për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Mbi 1,400 biznese të shkyçura nga energjia, institucionet qendrore në heshtje

Po bëhet gati një javë që kur KEDS-i nisi shkyçje masive të energjisë elektrike ndaj bizneset që mbetën pa kontratë për furnizim një furnizues i licencuar në tregun e lirë. Por, asnjë deklaratë nuk u dha institucionet qendrore, ani pse përfaqësuesit e bizneseve ka kohë që kanë parashtruar kërkesat e tyre. Ato thonë se qeveria në detyrë ka dalë në anën e furnizuesve, gjersa theksojnë se e njëjta injoroi kërkesat e tyre për subvencionim.

Kanë kaluar disa ditë qëkur në fuqi hyri vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shkyçjen e bizneseve që nuk arritën të lidhin kontratë me një furnizues të licencuar për tregun e lirë.

Zhurmë nga bizneset u bë, e edhe paralajmërime u dhanë nga përfaqësuesit e odave të bizneseve për pasojat e formës në të cilën hyri në fuqi vendimi.

Por as edhe një deklarim e veprim nuk u ndërmor nga institucionet qendrore, as nga Presidenca e as nga qeveria në detyrë.

Kjo për përfaqësuesit e bizneseve mbetet zhgënjyese.

“FatkeqĂ«sisht institucionet nuk kanĂ« mbĂ«shtetur fare bizneset ani se rreth 60% e buxhetit tĂ« shtetit mbushet po nga kĂ«to biznese qĂ« dolĂ«n dhunshĂ«m nĂ« tregun e lirĂ«. PĂ«rkundĂ«r kĂ«rkesave publike, letrave dhe disa takimeve, institucionet nĂ« heshtje kanĂ« mbĂ«shtetur veprimin e ZRRE-sĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r pĂ«rkundĂ«r qĂ« BE shprehu gatishmĂ«rinĂ« qĂ« tĂ« mbĂ«shteste KosovĂ«n tĂ« kalonte kĂ«tĂ« proces hap pas hapi dhe pĂ«r tĂ« cilin ofroi mbi 22 milionĂ« euro, institucionet sĂ«rish heshtĂ«n. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« porosi shumĂ« negative si pĂ«r bizneset vendĂ«se ashtu edhe pĂ«r ato tĂ« jashtme qĂ« kanĂ« investuar dhe qĂ« nĂ« njĂ« nga kushtet e favorshme u Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« energjia”, ka thĂ«nĂ«  Kushtrim Ahmeti, kryetar i DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« nĂ« KosovĂ«.

Njëzëri shprehen edhe nga Oda Ekonomike gjersa thonë se qeveria ka marrë një anë tjetër.

“Tek ne Ă«shtĂ« kriju precepsioni se ma shumĂ« Qeveria ka qenĂ« nĂ« anĂ«n e furnizuesve sesa bizneseve edhe si nuk e kanĂ« marrĂ« mundim asnjĂ« reagim tĂ« ketĂ«. Ju kujtohet nĂ« fillim tĂ« qershorit se si ministrja ka qenĂ« kategorike qĂ« bizneset tĂ« lidhin kontratĂ« me furnizuesit dhe aty e kemi kuptuar se s’ështĂ« nĂ« rregull.  Kemi kĂ«rku nga kryeministri me subvencionu ashtu siç ka kĂ«rkuar ZRrE pĂ«r njĂ« subvencionim 50 milionĂ«sh po s’kemi pas pĂ«rgjigje”, ka thĂ«nĂ« Lulzim Rafuna, kryetar i OdĂ«s Ekonomike.

Rafuna thotë se qeveria ka injoruar thirrjet e tyre ndonëse.

Mes të tjerash, kritika i drejtohen edhe Presidentes, Vjosa Osmani.

“Ju kemi drejtu edhe PresidencĂ«s, s’kemi pas asgjĂ« zyrtare por do ishte shumĂ« e mirĂ«seardhur dhe jo tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« heshtje gjersa shkatĂ«rrohet ekonomia. RrugĂ«s do ishte qĂ« qeveria tĂ« subvenciononte shumĂ«n. Tash Ă«shtĂ« edhe mĂ« e vogĂ«l se po flasim pĂ«r 7-8 muaj, tĂ« ketĂ« njĂ« paketĂ« mbĂ«shtetĂ«se dhe njĂ« kĂ«rkesĂ« tek ZRRE ta pĂ«rgatisĂ« terrenin mĂ« mirĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Lulzim Rafuna, Kryetar i OdĂ«s Ekonomike.

Televizioni ka pyetur Presidencën që nga java e kaluar për një koment por e njëjta, sikurse edhe qeveria në detyrë, nuk janë deklaruar për Dukagjinin.

Nga vendimi i ZRrE-së preken 1400 biznese, ndërsa shkyçja e tyre ka nisur që nga dita e shtunë dhe po vazhdon ende./Tv Dukagjini

The post Mbi 1,400 biznese të shkyçura nga energjia, institucionet qendrore në heshtje appeared first on Telegrafi.

ZRRE u bën thirrje konsumatorëve industrialë: Lidhni kontrata me furnizues të licencuar për të siguruar energjinë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) përmes një komunikate drejtuar mediave sqaron opinionin publik se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është një detyrim ligjor, i përcaktuar me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2016.

Në sqarim thuhet se në atë kohë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në ligjet e sektorit të energjisë ka transpozuar direktivat Evropiane për energjinë, duke përcaktuar se duhet të bëhet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike. Pra, procesi i derregullimit dhe liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në ligjet e sektorit të energjisë derivon nga obligimet kontraktuale që ka Republika e Kosovës si palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

“Duhet theksuar se nga viti 2017, ZRRE ka ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprime ligjore dhe rregullative pĂ«r krijimin e kushteve pĂ«r liberalizimin e tregut tĂ« energjisĂ« elektrike, dhe nĂ« funksion tĂ« saj nĂ« vitin 2017 ka filluar procesin e derregullimit dhe liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ«, me daljen nĂ« treg tĂ« konsumatorĂ«ve industrial”, thuhet nĂ« njoftimin e tyre.

Tutje, thuhet se  zbatimi i mëtutjeshëm i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme ka pasur vonesa, si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe krizës energjetike ndërkombëtare.

“Pas kĂ«saj, ZRRE ka vendosur qĂ« nga data 1 Qershor 2025 tĂ« vazhdoj zbatimin e liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« elektrike, si detyrim ligjor dhe nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« konsumatorĂ«ve fundor. Duhet theksuar se liberalizimi i tregut tĂ« energjisĂ« elektrike Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m jo vetĂ«m pĂ«r pĂ«rafrimin me Direktivat Evropiane, por edhe sepse krijon konkurrencĂ« nĂ« njĂ« treg qĂ« deri mĂ« tani ka funksionuar si monopol”, theksohet mĂ« tej nĂ« komunikatĂ«.

Po ashtu, bëhet e ditur se ZRRE ka të licencuar 23 kompani për aktivitetin e furnizimit me energji elektrike.

“Aktualisht, nĂ« tregun e hapur tĂ« energjisĂ« elektrike janĂ« 23 kompani tĂ« licencuara pĂ«r furnizim me energji elektrik, prej tĂ« cilave 7 furnizues janĂ« aktivĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« nĂ«nshkruar kontrata me konsumatorĂ«t”, vijon njoftimi.

Më tej, ZRRE ka sqaruar opinionin publik se 9,963 pika matëse të ndërmarrjeve ekonomike i plotësojnë kriteret ligjore për të dalur në tregun e hapur të energjisë elektrike, ku prej tyre:

· 9,212 pika matëse (92%) janë duke u furnizuar me kontrata komerciale;

· 751 pika matëse (8%) ende janë pa furnizues.

“Duhet theksuar se edhe kĂ«to pika matĂ«se tĂ« cilĂ«t kanĂ« mbetur pa furnizues, kanĂ« qenĂ« duke u furnizuar me energji elektrike qĂ« nga data 1 Qershor 2025, dhe se nga ajo periudhĂ« kanĂ« pasur mundĂ«si tĂ« zgjedhin furnizuesin me energji elektrike dhe tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« kontratĂ«â€, sqaron ZRRE.

NĂ« komunikatĂ« thuhet se “PĂ«r tĂ« lehtĂ«suar kalimin e konsumatorĂ«ve qĂ« i plotĂ«sojnĂ« kriteret pĂ«r tĂ« dal nĂ« treg tĂ« hapur, ZRRE sipas dispozitave ligjore tĂ« Ligjit pĂ«r Energji Elektrike, ka pĂ«rcaktuar KorporatĂ«n Energjetike tĂ« KosovĂ«s (KEK) si Furnizues i MundĂ«sisĂ« Fundit (FMF), dhe kĂ«ta konsumator qĂ« deri mĂ« 1 Qershor 2025 nuk kishin lidhur ende kontrata komerciale, janĂ« furnizuar pĂ«rmes FMF pĂ«r njĂ« periudhĂ« gjashtĂ«dhjetĂ« (60) ditore”.

Gjithashtu, duhet njoftuar se sipas dispozitave ligjore të Ligjit për Energjinë Elektrike, konsumatorët të cilët dështojnë të hyjnë në marrëveshje me një nga furnizuesit e licencuar, operatori i sistemit është i obliguar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për ta.

“ZRRE do tĂ« vazhdojĂ« mbikĂ«qyrjen e procesit dhe inkurajon tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t qĂ« i plotĂ«sojnĂ« kriteret pĂ«r tĂ« dal nĂ« treg tĂ« hapur, e tĂ« cilĂ«t ende nuk kanĂ« nĂ«nshkruar kontrata komerciale, sa mĂ« shpejt tĂ« lidhin kontratĂ« me njĂ«rin nga furnizuesit e licencuar, pĂ«r tĂ« garantuar furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, thekson ZRRE.

Në sqarim thuhet se ZRRE mbetet e përkushtuar të zbatojë këtë reformë në mënyrë transparente, të drejtë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet evropiane. /Telegrafi/

The post ZRRE u bën thirrje konsumatorëve industrialë: Lidhni kontrata me furnizues të licencuar për të siguruar energjinë appeared first on Telegrafi.

“Miliona euro humbje pĂ«r buxhetin e shtetit”, sipĂ«rmarrĂ«si Malushaj flet pĂ«r daljen e biznesve nĂ« tregun e lirĂ« energjetik

NĂ« episodin mĂ« tĂ« ri tĂ« “PĂ«rballje Podcast”, mysafir ishte Hamdi Malushaj, themelues dhe drejtor i “evroTarget” dhe “KiKxxl”, dy kompani qĂ« operojnĂ« nĂ« sektorin energjetik dhe teknologjik nĂ« KosovĂ«.

Malushaj foli për sfidat me të cilat përballen bizneset vendore, përfshirë vështirësitë në hyrjen në tregun e lirë të energjisë elektrike, si dhe ndau përvojën e tij si sipërmarrës në vend.

Ai theksoi se shkyçja nga rrjeti i energjisë ka sjellë pasoja të rënda për funksionimin e kompanive dhe mirëqenien e punonjësve.

Malushaj deklaroi se nga liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, buxheti i Kosovës do të humb miliona euro.

“TrembĂ«dhjetĂ« milionĂ« euro do t’i humb buxheti i KosovĂ«s nga tatim nĂ« fitim. UnĂ« tash fitimet i kam ma tĂ« vogla, dhjetĂ« pĂ«r qind Ă«shtĂ« tatimfitimi. NĂ«se njĂ«qind e tridhjetĂ« milionĂ« euro i kemi fitimet mĂ« tĂ« vogla si biznese, duhet me i heq faturat, me thanĂ« lirona, prejt tatimit. Pasi, tash fitim, nuk mundemi me tĂ« dhĂ«nĂ«, sikur tĂ« kem dhĂ«nĂ« pĂ«rpara”, potencoi ai.

Drejtori i evroTarget dhe KiKxxl, Hamdi Malushaj gjatĂ« “PĂ«rballje Podcast” Foto: Ridvan Slivova

GjatĂ« bisedĂ«s, ai u shpreh se brenda dy-tre muajsh, askush nuk do tĂ« mundet t’i bĂ«jĂ« konkurrencĂ« KESCO, duke shtuar se “PĂ«rveçse ajo mundet t’i bĂ«jĂ« edhe disa kompani me emra tĂ« ndryshme edhe ajo me lut me oferta, pĂ«rndryshe kĂ«ta qĂ« s’e kanĂ« lidhje le ta harrojnĂ« qĂ« munden me shit”.

Malushaj deklaroi se në secilin shtet bizneset e kanë energjinë elektrike, duke përmendur kështu edhe disa vende të rajonit.

Ai nënvizoi se në Kosovë nuk është bërë liberalizimi i tregut të lirë energjetik, por monopolizim me ligj.

“Nuk Ă«shtĂ« liberalizim, por Ă«shtĂ« monopolizim me ligj. DomethĂ«nĂ«, ligji e mbĂ«shtet monopolin edhe i dhunon bizneset nĂ« drejtim tĂ« s’ka konkurrencĂ« treg”, pohoi mes tjerash ai.
Në podcast, ai tha se liberalizimi i energjisë elektrike përfshinë 60 përqind të ekonomisë kosovare.

“ËshtĂ« bĂ«rĂ« jo profesionalisht, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« qysh nuk ka ndodhĂ« kurrkund nĂ« botĂ«, me njĂ«farĂ« vendimi arbitrar, domethĂ«nĂ« vendim pa e pĂ«rgatitĂ«, me zero pĂ«rgatitje. JanĂ« katĂ«r, pesĂ« vetĂ« qĂ« e kanĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« punĂ« edhe nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« duke mbrojtur konsumatorin”, deklaroi ai. /Telegrafi/

The post “Miliona euro humbje pĂ«r buxhetin e shtetit”, sipĂ«rmarrĂ«si Malushaj flet pĂ«r daljen e biznesve nĂ« tregun e lirĂ« energjetik appeared first on Telegrafi.

“Ky patrioti i rremĂ«â€ – Haradinaj kritikon Kurtin, thotĂ« se miliona euro pĂ«r energjinĂ« po pĂ«rfundojnĂ« nĂ« Beograd

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Kurtiit, duke e akuzuar për shkatërrim të planifikuar të sektorit të energjisë në Kosovë.

Haradinaj tha se që në javën e parë të qeverisjes, Kurti anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në vitet 2023-2024.

“Sot operatorĂ«ve u kushton nga 198 deri nĂ« 220 euro pĂ«r megavat, ndĂ«rsa plani i mĂ«hershĂ«m parashihte njĂ« kosto prej vetĂ«m 82 euro. Kjo rritje astronomike i kushton qytetarĂ«ve rreth 360 milionĂ« euro nĂ« vit. Nuk ka qytetar qĂ« nuk do ta ndiejĂ« kĂ«tĂ« barrĂ«â€, shkroi Haradinaj.

Ai theksoi se energjia është sektor i sigurisë globale dhe se blerja e saj po bëhet përmes lidhjeve të shkurtra të kryeministrit Kurti.

“Kush e cenon sigurinĂ« kombĂ«tare ndĂ«shkohet herĂ«t a vonĂ«. Mos i mbyllni sytĂ«, po reagoni, sepse e nesĂ«rmja mund tĂ« jetĂ« vonĂ«. Ky ‘patrioti’ nuk e ka nĂ« vendim shkyçjen e elektro serverit serb”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, populli po paguan njĂ« “krim tĂ« organizuar shqiptaro-serb”, pasi miliona euro pĂ«r energjinĂ« po pĂ«rfundojnĂ« nĂ« Beograd nga xhepi i varfĂ«r i KosovĂ«s. /Telegrafi/

The post “Ky patrioti i rremĂ«â€ – Haradinaj kritikon Kurtin, thotĂ« se miliona euro pĂ«r energjinĂ« po pĂ«rfundojnĂ« nĂ« Beograd appeared first on Telegrafi.

AKB paralajmëron krizë të rëndë energjetike, mbi 200 kompanive iu ndërpre rryma

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur alarmin për krizën e thellë të energjisë që po godet bizneset në Kosovë, duke njoftuar se ndërprerja e papritur dhe e dhunshme e furnizimit me energji elektrike ka lënë jashtë funksionit mbi 200 kompani me më shumë se 10 mijë punëtorë.

Kryetari i AKB-sĂ«, Agim Shahini nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media kritikoi ashpĂ«r veprimet e KEDS-it dhe PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, duke i cilĂ«suar si “shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« ligjore” dhe “abuzim me autoritetin”.

“Sot po pĂ«rballemi me njĂ« krizĂ« tĂ« paprecedentĂ«. KEDS, me asistimin e PolicisĂ«, ka ndĂ«rprerĂ« energjinĂ« pĂ«r mbi 1,200 njehsorĂ« elektrikĂ« qĂ« pĂ«rfshijnĂ« mĂ« shumĂ« se 200 kompani dhe mbi 10 mijĂ« punĂ«torĂ«, duke shkaktuar dĂ«me tĂ« mĂ«dha nĂ« ekonomi dhe imazhin e vendit,” tha Shahini.

Ai kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të kësaj fushate kundër bizneseve dhe hapjen e një dialogu të hapur mes bizneseve, KEDS-it, ZRRE-së dhe Qeverisë.

“NĂ«se nuk merren parasysh kĂ«rkesat tona, AKB do tĂ« pĂ«rdorĂ« tĂ« gjitha mjetet ligjore nĂ« mbrojtje tĂ« bizneseve”, u shpreh Shahini.

Nga ana tjetĂ«r, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« kompanive tĂ« prekura kanĂ« shprehur shqetĂ«simet e tyre. Ahmeti Kuçi nga kompania “Solid” nĂ« SuharekĂ«, qĂ« merret me prodhimin e kĂ«pucĂ«ve dhe ka mbi 300 punĂ«torĂ«, tha se veprimet e KEDS-it i kanĂ« lĂ«nĂ« pa zgjidhje.

“Kemi paditur KEDS-in dhe jemi tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r faturat dhe kĂ«rkesĂ«n pĂ«r garanci prej 15 mijĂ« eurosh, pa arsye tĂ« qartĂ«â€, tha Kuçi.

Lumnije Hajdini, anëtare e AKB-së, shtoi se investitorët e huaj janë të shqetësuar dhe disa kompani pritet të humbasin punëtorë për shkak të krizës së energjisë./Telegrafi/

The post AKB paralajmëron krizë të rëndë energjetike, mbi 200 kompanive iu ndërpre rryma appeared first on Telegrafi.

Ethem Çeku kritikon mĂ«nyrĂ«n si u liberalizua tregu i energjisĂ«: Vendimet janĂ« tĂ«rĂ«sisht tĂ« politizuara

Ish-ministri i EnergjisĂ«, Ethem Çeku ka ngritur shqetĂ«sime serioze rreth mĂ«nyrĂ«s se si Ă«shtĂ« realizuar procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« nĂ« KosovĂ«, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« vendim tĂ« nxituar dhe tĂ« politizuar, qĂ« ka dĂ«mtuar sigurinĂ« energjetike dhe sektorin privat.

NĂ« njĂ« reagim nĂ« Facebook, Çeku vlerĂ«son se procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« zhvillim qĂ« shumica e vendeve evropiane e kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« gjatĂ« tri dekadave tĂ« fundit, por qĂ« nĂ« rastin e KosovĂ«s Ă«shtĂ« zbatuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« gabuar dhe pa njĂ« strategji tĂ« qartĂ«.

“Kosova, nĂ« vend qĂ« tĂ« mĂ«sonte nga kĂ«to pĂ«rvoja, ndĂ«rmori hapin e liberalizimit pĂ«r kompanitĂ« e mĂ«dha pa siguruar mĂ« parĂ« kapacitete tĂ« reja prodhuese”, shkruan Çeku, duke shtuar se kjo ka detyruar sektorin privat tĂ« lidhet me furnizues tĂ« jashtĂ«m, duke rritur varĂ«sinĂ« nga importi dhe ekspozuar bizneset ndaj luhatjeve tĂ« tregjeve ndĂ«rkombĂ«tare.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Çeku kritikon mungesĂ«n e njĂ« politike afatgjate nĂ« kĂ«tĂ« sektor.

“Ajo qĂ« e veçon KosovĂ«n nga shumica e vendeve tĂ« tjera Ă«shtĂ« politizimi ekstrem i sektorit energjetik. NĂ« Gjermani, Britani apo Poloni, energjia Ă«shtĂ« trajtuar si politikĂ« kombĂ«tare afatgjatĂ«, e lidhur ngushtĂ« me sigurinĂ« energjetike dhe zhvillimin ekonomik. NĂ« KosovĂ«, pĂ«rkundrazi, energjia Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« instrument politik tĂ« qeverive tĂ« radhĂ«s. Vendimmarrjet nuk janĂ« mbĂ«shtetur gjithmonĂ« mbi analiza ekonomike dhe strategjike, por shpesh mbi llogaritje tĂ« ngushta partiake”, ka shkruar ish-ministri.

Sipas tij, kjo qasje ka pasur pasoja të rënda.

“Shumica e qeverive tĂ« KosovĂ«s, nĂ« vend qĂ« ta shohin energjinĂ« si themelin e zhvillimit ekonomik dhe tĂ« pavarĂ«sisĂ« kombĂ«tare, ia kanĂ« ‘vrarĂ« shpirtin zhvillues’ vendit duke e kthyer atĂ« nĂ« njĂ« fushĂ« pĂ«rplasjesh politike”, u shpreh Çeku.

Ai pĂ«rmend bllokimin e projekteve madhore si “Kosova C” dhe e sheh liberalizimin si njĂ« hap qĂ« nuk ka qenĂ« drejt zhvillimit, por hap drejt dobĂ«simit tĂ« mĂ«tejshĂ«m ekonomik dhe rritjes sĂ« pasigurisĂ« energjetike.

“VetĂ«m pĂ«rmes njĂ« strategjie qĂ« kombinon ndĂ«rtimin e kapaciteteve tĂ« reja prodhuese, zhvillimin e burimeve tĂ« ripĂ«rtĂ«ritshme dhe, mbi tĂ« gjitha, depolitizimin e sektorit, Kosova mund ta shndĂ«rrojĂ« energjinĂ« nga fushĂ« krize nĂ« motor tĂ« zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, ka shkruar Çeku. /Telegrafi/

The post Ethem Çeku kritikon mĂ«nyrĂ«n si u liberalizua tregu i energjisĂ«: Vendimet janĂ« tĂ«rĂ«sisht tĂ« politizuara appeared first on Telegrafi.

​Vendimi i ZRRE-sĂ«, deri mĂ« tash janĂ« shkyçur 90 pĂ«r qind e bizneseve nga rrjeti elektrik

Nëntëdhjetë për qind e bizneseve janë shkyçur më 16 gusht nga furnizimi me energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër e mbetur do të shkyçen gjatë ditëve të ardhshme.

Lulzim Krasniqi nga KEDS ka thënë për KosovaPress se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur shkyçje të bizneseve nga rrjeti energjetik pasi është ditë pushimi, por një gjë e tillë do të vazhdojë javën tjetër.

“Shumica e mbi 1400 njehsorĂ«ve elektrikĂ«, tĂ« identifikuar si prona tĂ« kompanive, janĂ« shkyçur gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme, janĂ« diku 90 pĂ«r qind e atyre janĂ« shkyçur. Pjesa tjetĂ«r e mbetur do tĂ« shkyçen nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, nĂ«se nuk arrijnĂ« marrĂ«veshje me ndonjĂ« nga furnizuesit e licencuar nga ZREE-ja”, ka thĂ«nĂ« ai.

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka njoftuar bizneset që nuk kanë lidhur kontrata se do të detyrohen të zbatojnë vendimet duke paralajmëruar se mosveprimi do të rezultojë në shkyçje nga rrjeti duke filluar nga data 16 gusht.

KEDS ka theksuar se e ka të ndaluar ligjërisht të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që nuk kanë marrëveshje të vlefshme me një furnizues të licencuar.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

“Ne ritheksojmĂ« se forma e zgjedhur nga ZRRE, e pĂ«rkrahur nĂ« heshtje nga tĂ« gjitha institucionet relevante, do tĂ« shkaktojĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r ekonominĂ« e vendit, pĂ«rfshirĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, rritje tĂ« çmimit tĂ« produkteve, rrezikimin e mijĂ«ra vendeve tĂ« punĂ«s, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet qĂ« po rriten çdo ditĂ« dhe mbylljen e njĂ« numri tĂ« madh veprimtarish biznesore”, thuhet nĂ« reagimin e DhTIK.

Se do ta vazhdojnë betejën ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), kanë thënë edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës duke paralajmëruar mundësinë e ngritjes së çështjes në Gjykatën Supreme dhe nëse është e nevojshme, edhe në atë Kushtetuese.

Shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga KEDS e ka quajtur persekutim Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) teksa kjo parti i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucione siç janë Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe asessi të mos mbetet e pa ndëshkuar.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës shkyçjene bizneseve nga rrjeti i energjisë elektrike e ka cilësuar si një katastrofë kombëtare ekonomike duke theksuar se kjo situatë rrezikon mbi 100 mijë familje në Kosovë, për shkak të mungesës së furnizimit me energji dhe ndërprerjes së aktivitetit ekonomik të bizneseve.

Reagime ka pasur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka theksuar se bizneset e Kosovës kanë mbetur në mëshirë të mafisë energjetike.

The post ​Vendimi i ZRRE-sĂ«, deri mĂ« tash janĂ« shkyçur 90 pĂ«r qind e bizneseve nga rrjeti elektrik appeared first on Telegrafi.

Tahiri: Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë

KEDS ka njoftuar se kanë nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve që nuk kanë lidhur marrëveshje me furnizues energjie të licencuar.

Në njoftimin e tyre thuhet se KEDS-i ligjërisht nuk do të mundë të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për ato kompani që nuk kanë arritur akoma marrëveshje me ndonjërin prej furnizuesve të licencuar nga ZRRE-ja.

E, për këtë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, duke e quajtur këtë si katastrofë ekonomike, trasnmeton Telegrafi.

“Bizneset po mbyllen, punĂ«torĂ«t po mbesin pa punĂ«! Ky nuk Ă«shtĂ« dĂ«shtim – Ă«shtĂ« katastrofĂ« kombĂ«tare ekonomike”, ka shkruar ai,

Tutje, ai ka deklaruar se “Qeveria e Albin Kurtit po i lĂ« mbi 1,400 biznese pa rrymĂ«, duke rrezikuar mbi 100 mijĂ« familje nĂ« KosovĂ«â€.

“Kjo Ă«shtĂ« tradhti ndaj ekonomisĂ« dhe qytetarĂ«ve tĂ« vendit”.

Ndryshe, bizneset janë duke kundërshtuar daljen në treg të lirë energjetik, ata kanë kërkur një afat kohor për këtë tranzicion./Telegrafi/

The post Tahiri: Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë appeared first on Telegrafi.

“Edhe kĂ«tĂ« e pĂ«rjetuam, kĂ«to veprime na i rikujtojnĂ« vendimet e padrejta tĂ« viteve ’90”, flet pronari i njĂ« kompanie pas shkyçjes nga KEDS-i

Hamdi Malushaj nga kompania “KiKxxl & evroTarget L.L.C” ka reaguar sot pasi Kompania pĂ«r Distribuim tĂ« EnergjisĂ« Elektrike nĂ« KosovĂ« (KEDS) e ka shkyçur kompaninĂ« e tij nga rrjeti i energjisĂ« elektrike.

Malushaj në një postim në Facebook shkruan se bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar.

Lexoni të plotë postimin:

Edhe këtë e përjetuam!

Bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar, nën heshtjen e institucioneve dhe në bashkëpunim të hapur me ZRRE.

Na shkëputën nga energjia elektrike, duke nxjerrë punëtorët tanë në rrugë!

KĂ«to veprime na rikujtojnĂ« vendimet e padrejta tĂ« viteve ’90 – kur i forti vendoste mbi kurrizin e tĂ« dobĂ«tit.

Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë, bizneseve dhe familjeve tona.

KĂ«rkojmĂ« reagim urgjent dhe solidaritet – sot jemi ne, nesĂ«r mund tĂ« jeni ju!. /Telegrafi./

The post “Edhe kĂ«tĂ« e pĂ«rjetuam, kĂ«to veprime na i rikujtojnĂ« vendimet e padrejta tĂ« viteve ’90”, flet pronari i njĂ« kompanie pas shkyçjes nga KEDS-i appeared first on Telegrafi.

Ajvazi: Mos shkoni me i terrorizu prodhuesit, njĂ« kompani me investitor tĂ« huaj e me rreth 20 milionĂ« investime Ă«shtĂ« vizituar nga policia pĂ«r t’ia ndalur rrymĂ«n

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi ka reaguar sot pasi qindra biznese kanë mbetur pa rrymë për shkak se siç thonë nga KEDS-i ligjërisht nuk do të mundë të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për ato kompani që nuk kanë arritur akoma marrëveshje me ndonjërin prej furnizuesve të licencuar nga ZRRE-ja.

Ajvazi në një postim në Facebook ka ngritur shqetësimet që ka marr një kompani prodhuese në Kosovë, gjersa ka kërkuar që të mos shkohet me polici tek prodhuesit dhe të terrorizohen.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Ju lutem mos shkoni me i terrorizu prodhuesit me polici se nuk janë kriminelë!

Sapo mora telefonat nga një kompani prodhuese në Kosovë.

NjĂ« kompani me investitor tĂ« huaj (evropian), qĂ« ka lĂ«nĂ« SerbinĂ« pĂ«r tĂ« investuar kĂ«tu, me rreth 20 milionĂ« € investime, sot Ă«shtĂ« vizituar nga policia pĂ«r t’ia ndalur rrymĂ«n.

Kjo kompani ligjërisht nuk e plotëson kushtin me dalë në treg të lirë. Nuk ka mbi 10 milionë qarkullim, por ka pasur plane të qarta për zgjerim dhe punësimin e deri në 500 punëtorëve. Sot i është vendosur dryni.

E njëjta kompani gjatë fushatës së fundit është vizituar nga vetë Kryeministri në detyrë, i cili u krenua me investimin në Kosovë.

Sot ky investitor përballet me polici te dera


Pyetja është: pse duhet me shku me polici me i terrorizu bizneset  që kanë investuar miliona euro?

A Ă«shtĂ« ky mesazhi qĂ« duam t’u japim investitorĂ«ve tĂ« huaj dhe prodhuesve tanĂ«? Ndaluni. /Telegrafi/

The post Ajvazi: Mos shkoni me i terrorizu prodhuesit, njĂ« kompani me investitor tĂ« huaj e me rreth 20 milionĂ« investime Ă«shtĂ« vizituar nga policia pĂ«r t’ia ndalur rrymĂ«n appeared first on Telegrafi.

Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) i bën thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të respektojë vendimet e gjykatës dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e vendimit për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

LBK thekson se ky veprim, i marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë dialog serioz me komunitetin e bizneseve, është i papranueshëm dhe rrezikon të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë vendore. Qasja e deritashme e ZRRE-së, me mbështetjen e heshtur të Qeverisë, përbën një hap të gabuar strategjik, që nuk i shërben interesit të bizneseve të Kosovës dhe as zhvillimit ekonomik të vendit.

“LBK shpreh keqardhje qĂ« ZRRE dhe Qeveria kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« njĂ« vendim pa konsultime tĂ« thelluara, pa analizĂ« tĂ« ndikimit ekonomik dhe pa ndonjĂ« plan kalimtar tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« garantuar furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rballueshĂ«m me energji pĂ«r sektorin privat.

Nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« nĂ« çfarĂ« agjende janĂ« pĂ«rfshirĂ« ZRRE-ja dhe Qeveria, por Ă«shtĂ« evidente se ky drejtim nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me nevojat dhe interesat strategjike tĂ« prodhuesve dhe bizneseve vendore, tĂ« cilat janĂ« shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik tĂ« vendit”, thuhet nĂ« reagim.

Sipas tyre, edhe gjykata kompetente ka vlerësuar se ky vendim është kundërshtim më legjislacionin dhe ka urdhëruar pezullimin e tij, çka e bën të pakuptimtë këmbënguljen për zbatimin e tij nga ana e ZRRE-së.

LBK kërkon që ky vendim të rishikohet me urgjencë dhe që të ndërmerren masa konkrete për të ndaluar zbatimin e tij deri në një analizë të plotë gjithëpërfshirëse, të hartuar në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe partnerët institucionalë.

“KĂ«rkojmĂ« transparencĂ«, pĂ«rgjegjĂ«si dhe njĂ« qasje tĂ« arsyeshme nĂ« raport me njĂ« çështje kaq jetike pĂ«r tĂ« ardhmen ekonomike tĂ« KosovĂ«s”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« reagim. /Telegrafi/

The post Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë appeared first on Telegrafi.

PaqartĂ«si dhe heshtje: Bizneset kanĂ« rrymĂ« por s’dinĂ« kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

Ndonëse nuk janë shkyçur përkundër tejkalimit të afatit për furnizim të përkohshëm nga KEK, bizneset e mëdha, pa kontrata, nuk e dinë se na kush po furnizohen. Derisa paqartësitë vazhdojnë në mungesë të informacioneve zyrtare, sipas llogaritjeve të Odës Ekonomike dëmi ditor në faturat e rrymës, si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Komerciales, është 328 mijë euro.

As në ditën e dytë nga përfundimi i periudhës 60-ditore të furnizimit të përkohshëm nga KEK-u, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, bizneset e mëdha, që nuk kanë kontrata, nuk e dinë se nga kush po e marrin rrymën.

Në heshtje dhe pa njoftim për të ardhmen e procesit të hapjes së tregut, ata nuk janë shkyçur, përkundër tejkalimit të afatit.

Duke vĂ«nĂ« nĂ« pah paqartĂ«sitĂ« nĂ« mungesĂ« tĂ« njoftimit zyrtar, nĂ« DhomĂ«n e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« vazhdimin e furnizimit e lidhin me aktgjykimin e GjykatĂ«s Komerciale, nĂ« tĂ« cilin thuhet se “anulohet nĂ« tĂ«rĂ«si” vendimi i ZRRE-sĂ« pĂ«r hapjen e tregut tĂ« energjisĂ« elektrike pĂ«r bizneset e mĂ«dha.

“Çka ka ndodhĂ« tash? Tash nuk e di askush çka Ă«shtĂ« duke u bĂ«, do tĂ« thotĂ« shkyçje nuk ka, sepse vendimi nuk e lejon njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«, derisa tĂ« dalĂ« vendimi final”, ka thĂ«nĂ« Kushtrim Ahmeti, Drejtor i DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« dhe IndustrisĂ«.

Duke mirĂ«pritur aktgjykimin dhe duke kĂ«rkuar hetime pĂ«r procesin, Ahmeti e vlerĂ«soi tĂ« çuditshme, siç u shpreh, “mbylljen e ZRRE-sĂ« pas krekosjes se kanĂ« tĂ« drejtĂ« deri nĂ« ditĂ«n e publikimit tĂ« aktgjykimit”

“Kam pritur qĂ« ZRRE-ja, sĂ« pari, tĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« dhe ta sqarojĂ« nĂ« publik e jo tĂ« fshihet nĂ« zyrĂ« tash, e jo me nejtĂ« gjithĂ« ditĂ«n mbyllĂ« nĂ«pĂ«r mbledhje. Por tĂ« dalĂ« prej momentin qĂ« e ka marrĂ« aktgjykimin e gjykatĂ«s dhe ta sqarojĂ« nĂ« publik, me ua dĂ«rgua edhe njoftimet kompanive qĂ« i ka qitĂ« padrejtĂ«sisht, por edhe vetĂ« kompanive qĂ« janĂ« nĂ« proces mĂ« u thĂ«nĂ« duhet ta stoponi kĂ«tĂ« punĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Kushtrim Ahmeti, Drejtor i DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« dhe IndustrisĂ«.

Duke pĂ«rmendur pasojat financiare, Oda Ekonomike pĂ«rsĂ«riti kĂ«rkesĂ«n ndaj ZRRE-sĂ« pĂ«r pezullim tĂ« procesit, duke thĂ«nĂ« se ai vendim do tĂ« pĂ«rbĂ«nte “akt patriotik”.

“Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat preliminare, konsumi vjetor i bizneseve tĂ« pĂ«rfshira nĂ« tregun e lirĂ« vlerĂ«sohet tĂ« jetĂ« rreth 550 GWh. Me çmimet aktuale tĂ« ofruara nĂ« tregun e lirĂ«, kjo pĂ«rkthehet nĂ« njĂ« kosto minimale prej rreth 120 milionĂ« euro nĂ« vit. Nga kjo rezulton njĂ« dĂ«m mesatar prej rreth 328 mijĂ« euro nĂ« ditĂ«, respektivisht rreth 10 milionĂ« euro nĂ« muaj, si pasojĂ« e moszbatimit tĂ« aktgjykimit tĂ« GjykatĂ«s Komerciale nga ZRrE“, ka thĂ«nĂ« Oda Ekonomike e KosovĂ«s.

Më 30 Korrik u publikua një aktgjykim i Gjykatës Komerciale që e shpalli të jashtëligjshëm dhe e anuloi në tërësi njoftimin e ZRRE-së për nxjerrjen bizneseve në tregun e hapur nga 1 Qershori.

Megjithatë, As ZRRE, KEK e as KESCO nuk janë përgjigjur për këtë çështje./RTV Dukagjini

The post PaqartĂ«si dhe heshtje: Bizneset kanĂ« rrymĂ« por s’dinĂ« kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet appeared first on Telegrafi.

KEK funksionalizon Departamentin për sigurinë fizike të objekteve, e quan vendimmarrje strategjike

Korporata Energjetike e Kosovës ka funksionalizuar Departamentin për Sigurinë Fizike të Objekteve, gjersa e quan një vendimmarrje strategjike për sigurinë dhe kontrollin institucional.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se duke filluar nga data. 01.08.2025, ora 00:00,  hyn në funksion Departamenti për Sigurinë Fizike të Objekteve, i cili nga tani e tutje do të operojë brenda kuadrit të vetë KEK.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« vendimmarrje strategjike e Bordit dhe Menaxhmentit tĂ« KEK, me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« kontrollit tĂ« brendshĂ«m, garantimit tĂ« sigurisĂ« sĂ« aseteve, dhe adresimit tĂ« sfidave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« sigurisĂ« fizike qĂ« janĂ« paraqitur ndĂ«r vite.

PĂ«r mĂ« shumĂ« se dy dekada, shĂ«rbimet e sigurimit fizik nĂ« KEK Sh.A. janĂ« ofruar pĂ«rmes operatorĂ«ve ekonomikĂ« privatĂ«. GjatĂ« kĂ«saj periudhe, ka pasur incidente dhe parregullsi qĂ« kanĂ« cenuar sigurinĂ« e aseteve kritike dhe kanĂ« shkaktuar dĂ«me materiale e rrezikim tĂ« jetĂ«s njerĂ«zore”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, thuhet se duke pasur parasysh rëndësinë jetike të KEK-ut si infrastrukturë kritike kombëtare, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rikthimin e këtij shërbimi nën kontroll të plotë institucional.

“Nga 1 gushti punonjĂ«sit e sigurimit fizik janĂ« zyrtarisht pjesĂ« e stafit tĂ« KEK Sh.A., dhe do tĂ« gĂ«zojnĂ« kushte mĂ« tĂ« mira pune, sigurim shĂ«ndetĂ«sor, shujta, mbĂ«shtetje institucionale dhe trajtim tĂ« dinjitetshĂ«m. Me kĂ«tĂ« vendim, KEK konfirmon pĂ«rkushtimin e saj pĂ«r siguri tĂ« lartĂ« operacionale nĂ« tĂ« gjitha objektet strategjike, ndalimin e ndĂ«rhyrjeve tĂ« jashtme tĂ« paautorizuara, sidomos nĂ« zonat e minierĂ«s dhe termocentraleve, rritje tĂ« kapaciteteve tĂ« brendshme pĂ«r menaxhimin e rrezikut dhe emergjencave.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt modernizimit dhe pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« institucionale, qĂ« reflekton angazhimin e KEK Sh.A. pĂ«r tĂ« garantuar siguri tĂ« qĂ«ndrueshme, nĂ« funksion tĂ« mbarĂ«vajtjes sĂ« operacioneve energjetike dhe interesit tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

 

 

The post KEK funksionalizon Departamentin për sigurinë fizike të objekteve, e quan vendimmarrje strategjike appeared first on Telegrafi.

Bizneset paralajmëron veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për tregun e lirë energjetik

Bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë paralajmëruar veprime të ashpra nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se bizneset shprehin shqetësim të thellë për mënyrën e njëanshme dhe të papërgatitur me të cilën po zbatohet ky vendim, i cili rrezikon rëndë stabilitetin e tyre financiar dhe vetë ekzistencën e shumë kompanive në vend.

“NĂ«se ZRRE nuk merr SOT vendim pĂ«r shtyrjen e menjĂ«hershme tĂ« kĂ«tij procesi, bizneset do tĂ« detyrohen tĂ« ndĂ«rmarrin masa demokratike dhe ligjore tĂ« kundĂ«rshtimit, pĂ«rfshirĂ« protesta tĂ« gjera dhe bllokim tĂ« aktiviteteve ekonomike. KĂ«rkesat pĂ«r dialog dhe rishqyrtim janĂ« shpĂ«rfillur sistematikisht nga ZRRE, duke e thelluar pasigurinĂ« nĂ« treg dhe duke e rritur barrĂ«n financiare mbi sektorin privat, qĂ« tashmĂ« po pĂ«rballet me sfida tĂ« rĂ«nda”, thuhet nĂ« njoftim.

Bizneset anëtare të DHTIK paralajmërojnë se përgjegjësia e plotë për çdo pasojë të kësaj krize bie mbi ZRRE-në dhe institucionet që lejojnë zbatimin e këtij vendimi të padrejtë.

“Andaj edhe njĂ«herĂ« kĂ«rkojmĂ« pezullimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« vendimit dhe pĂ«rfshirjen e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« komunitetit tĂ« biznesit nĂ« çdo proces qĂ« ndikon nĂ« funksionimin e tyre”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Bizneset paralajmëron veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për tregun e lirë energjetik appeared first on Telegrafi.

Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, së bashku me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kanë mbajtur takim me bizneset, me të cilat është diskutuar sa i përket çështjes së furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë dalë në treg të lirë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi, ka përmendur hapat e ndërmarrë deri më tani, me të cilave edhe letrat dërguar Komisionit Evropian, Sekretariatit për Energji në Vjenë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Tutje nĂ« njoftim bĂ«het e ditur se Krasniqi ka thĂ«nĂ« se pĂ«rkundĂ«r kĂ«rkesave tĂ« vazhdueshme dhe prezantimit tĂ« fakteve pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« madh tĂ« shkeljeve nga ZRRE, Qeveria e KosovĂ«s nuk ka ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« veprim qĂ« t’u gjendet bizneseve, tĂ« cilat mbushin mbi gjysmĂ«n e buxhetit tĂ« shtetit.

“Nga ana tjetĂ«r, drejtori i OEGJK-sĂ«, Besnik Vasolli tha se procesi Ă«shtĂ« pĂ«rcjellĂ« e po vazhdon tĂ« pĂ«rcillet me paqartĂ«si tĂ« shumta, derisa pĂ«rmendi faktin se bizneset qĂ« janĂ« furnizuar gjatĂ« dy muajve tĂ« fundit me energji nga KEK-u, nuk kanĂ« marrĂ« faturat e energjisĂ«. Hysen Sogojeva nga OHT, shprehu mbĂ«shtetjen e vazhdueshme nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« veprimeve tĂ« dĂ«mshme tĂ« ZRRE-sĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Në këtë takim konsultativ, sipas njoftimit drejtuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësimin për mungesë të informatave, pasigurisë për të ardhmen e tyre dhe veprimeve të KEK-ut, që po i largon orët aktuale të rrymës dhe po i vendos të vetat pa asnjë njoftim.

“Si shoqatat e bizneseve ashtu edhe bizneset, kanĂ« ripĂ«rsĂ«ritur qĂ«ndrimin e tyre se askush nuk Ă«shtĂ« kundĂ«r liberalizimit tĂ« tregut tĂ« lirĂ« tĂ« energjisĂ«, por se paqartĂ«sitĂ«, mungesa e informatave, tregu i pa pĂ«rgatitur, vĂ«rtetuar edhe nga instancat ndĂ«rkombĂ«tare, e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« proces tĂ« dyshimtĂ« dhe dĂ«mtues pĂ«r ekonominĂ«. Me kĂ«tĂ« rast i Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« thirrje edhe njĂ«herĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s, ZRRE-sĂ« dhe KEK-ut qĂ« tĂ« pezullojnĂ« ndĂ«rprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe tĂ« rishqyrtohet i gjithĂ« procesi i liberalizimit tĂ« tregut”, bĂ«het e ditur ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit appeared first on Telegrafi.

Format e kursimit nĂ« energji – çmimi mĂ« i ulĂ«t dhe konsum mĂ« i vogĂ«l

Optimizimi i furnizimit me energji është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të ulur kostot e biznesit pa ndërhyrë në operacione apo investime të mëdha.

Kursimi i dyfishtĂ« si nĂ« çmimin pĂ«r kWh, ashtu edhe nĂ« sasinĂ« e konsumuar – Ă«shtĂ« njĂ« strategji reale dhe e realizueshme pĂ«r tu pĂ«rballur me çmimet nĂ« rritje dhe presionin pĂ«r efiçiencĂ«.

Si mund te bëhet ky kursim?

1.Negocimi i çmimit – MDA Energy ofron çmim fiks deri nĂ« 30% mĂ« tĂ« ulĂ«t se mesatarja e tregut, duke e kthyer stabilitetin nĂ« avantazh financiar qĂ« matet çdo muaj nĂ« faturĂ«.

2.Auditimi energjetik – PĂ«r çdo klient tĂ« ri, MDA Energy ofron auditim tĂ« detajuar falas. Kjo analizĂ« identifikon aparatet apo proceset me humbje tĂ« panevojshme, sjell rekomandime konkrete pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim dhe ndihmon nĂ« uljen e konsumit pa cenuar produktivitetin. Optimizimi i shfrytĂ«zimit te energjisĂ« mund te sjell kursime shtesĂ« prej 10–20%.

3.AsistencĂ« e personalizuar – Nga analiza e kontratĂ«s aktuale, te krahasimi i ofertave dhe mbĂ«shtetja ligjore, gjithçka menaxhohet nga ekipi i MDA.

Shembulli me poshtë ilustron vlerën e kursimit te energjisë

Një kompani me faturë mujore rreth 10,000 euro që kalon te MDA mund të kursejë:

-Deri në 3,000 euro/muaj nga çmimi më i ulët.

-ShtesĂ« 1,000–2,000 euro/muaj nga ulja e konsumit pĂ«rmes auditimit dhe optimizimit energjetik.

Kursim total deri në 5,000 euro në muaj, që përkthehet deri në 50,000+ euro në vit

Ky Ă«shtĂ« potenciali i energjisĂ« sĂ« menaxhuar mirĂ« – mĂ« pak shpenzime, mĂ« shumĂ« kontroll dhe njĂ« furnizim mĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r biznesin tuaj.

Vizitoni www.mda.energy për të kërkuar analizën tuaj falas dhe për të zbuluar sa mund të kurseni që nga muaji i parë.

Zgjedhjet inteligjente sot krijojnë stabilitet të vërtetë nesër.

The post Format e kursimit nĂ« energji – çmimi mĂ« i ulĂ«t dhe konsum mĂ« i vogĂ«l appeared first on Telegrafi.

OEK kërkon pezullimin e tregut të lirë të energjisë deri më 1 shkurt

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin e madh të komunitetit të biznesit për pasojat që po sjell kalimi në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Rafuna përmes një konference për media i ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që ta pezullojë zbatimin e këtij sistemi deri më 1 shkurt, duke theksuar se shumë biznese nuk kanë arritur të sigurojnë oferta të favorshme për furnizim me energji.

“PĂ«rkundĂ«r kĂ«rkesave tĂ« vazhdueshme, nuk kemi hasur nĂ« mirĂ«kuptim. Pasojat tashmĂ« kanĂ« filluar tĂ« ndihen dhe do tĂ« jenĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r prodhuesit dhe bizneset, tĂ« cilat nuk do tĂ« mund t’i pĂ«rballojnĂ« kostot nĂ« rritje,” tha Rafuna.

Ai theksoi se importi është rritur me 12 për qind dhe se rritja e çmimit të energjisë do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin e prodhimeve vendore, duke i bërë ato jokonkurrente në raport me produktet e importit.

Sipas Rafunës, eksporti tashmë ka filluar të bie dhe rrezikohet pozita e bizneseve në tregjet ndërkombëtare. Ai shtoi se shumë kompani janë detyruar të lidhin kontrata për energji në kushte të pafavorshme për shkak të mungesës së ofertave.

“Ky vendim i ZRRE-sĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« bizneseve. KĂ«rkojmĂ« qĂ« institucionet tĂ« marrin pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e tyre, ndĂ«rsa ne do tĂ« ndjekim rrugĂ«n ligjore pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar pezullimin e kĂ«tij procesi.  Bizneset duan tĂ« jenĂ« pjesĂ« e njĂ« tregu tĂ« lirĂ« me konkurrencĂ« tĂ« drejtĂ«, por jo nĂ« rrethana tĂ« papĂ«rgatitura”, tha Rafuna. /Telegrafi/

The post OEK kërkon pezullimin e tregut të lirë të energjisë deri më 1 shkurt appeared first on Telegrafi.

Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro.

Kështu është marrë vendimi në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.) që është mbajtur sot, transmeton Telegrafi.

“Ky vendim Ă«shtĂ« marrĂ« bazuar nĂ« kompetencat statutare tĂ« Bordit, sipas Ligjit pĂ«r NdĂ«rmarrjet Publike dhe nĂ« pĂ«rputhje me praktikat mĂ« tĂ« mira ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« qeverisjes korporative, si dhe mbi bazĂ«n e performancĂ«s sĂ« mirĂ« financiare tĂ« KEK Sh.A. gjatĂ« vitit 2024. NjĂ«kohĂ«sisht, nĂ« shqyrtimin e kĂ«tij vendimi janĂ« marrĂ« parasysh edhe kĂ«rkesat e dy sindikatave aktive nĂ« KEK Sh.A. – SR-KEK dhe SPEK – tĂ« adresuara gjatĂ« takimeve tĂ« rregullta me menaxhmentin ekzekutiv”, thuhet nĂ« njoftimin e tyre.

Gjithashtu, thuhet se bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK Sh.A. mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj.

“Ky bonus pĂ«rfaqĂ«son njĂ« vlerĂ«sim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r pĂ«rkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshĂ«m tĂ« stafit nĂ« pĂ«rmbushjen e objektivave tĂ« korporatĂ«s nĂ« sektorin energjetik tĂ« vendit. Zbatimi i vendimit do tĂ« bĂ«het nga menaxhmenti ekzekutiv, nĂ« koordinim me njĂ«sitĂ« pĂ«rkatĂ«se financiare dhe administrative tĂ« KEK Sh.A”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

The post Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro appeared first on Telegrafi.

​ErĂ«ra tĂ« forta, KEDS njofton pĂ«r vendet qĂ« kanĂ« mbetur pa rrymĂ«

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se për shkak të erërave të forta, të përcjella me shi, aktualisht në mbarë Kosovën janë mbi 40 Dalje jashtë funksionit.

Sipas KEDS, rajonet më të prekura nga këto kushte atmosferike janë Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, ku një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen nĂ« terren dhe po punojnĂ« vazhdimisht nĂ« eliminimin gradual tĂ« dĂ«meve tĂ« shkaktuara nĂ« rrjet, pĂ«r çka kĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e konsumatorĂ«ve tanĂ« tĂ« afektuar nĂ« kĂ«to rajone”, thuhet nĂ« njoftim.

The post ​ErĂ«ra tĂ« forta, KEDS njofton pĂ«r vendet qĂ« kanĂ« mbetur pa rrymĂ« appeared first on Telegrafi.

❌