Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao me shkrim emocionues për ditëlindje: Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao ka publikuar një shkrim të gjatë reflektues me rastin e ditëlindjes së saj.

Me fjalët më të thella për këtë kapitull të ri të jetës, ajo shprehet se është më e fortë se kurrë dhe se do të ndërtojë vetë themelet e lumturisë së saj.

Përmes këtij shkrimi, Selvija thekson se është duke e rindërtuar jetën nga e para. Ajo, ndër të tjera, përmend edhe djalin e saj, Roelin, të cilin e ka me Shpatin, duke shtuar se atij do t’i mësohet dashuria e sinqertë dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj.

“Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua. E festova me njerëz që ju interesoj, që më duan sinqerisht dhe e dinë se sa vlej.

“Ditëlindjen e kaluar i bëra një premtim vetes: që nuk do të heshtja më, nuk do të lejoja që zemra ime e pastër, e butë dhe plot mëshirë të neglizhohej, të mos respektohej… dhe përsëri të dukesha si fajtore! Roelit do t’i mësohet çfarë do të thotë të jesh njeri, të kesh parime dhe respekt ndaj vetes. Do t’i mësohet dashuria e sinqertë, pa kushte, dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!

Ndonëse prej kohësh është përfolur ndarja mes saj dhe këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, kjo u konfirmuar nga ky i fundit vetëm së fundmi.

Këngëtari tha se ata nuk janë më bashkë porse vazhdojnë të mbeten miq të mirë.

Postimi i plotë:

“Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua.

E festova me njerëz që ju interesoj, që më duan sinqerisht dhe e dinë se sa vlej.

Dhe është shumë bukur të rrethohesh me njerëz të tillë që të duan thjesht se je ti!

Faleminderit Zotit që unë jam shumë e fortë dhe jam arkitektja e jetës sime, vendos vetë themelet e lumturisë sime!

Faleminderit Zotit që m’i pranoi lutjet kur unë lutesha të mos humbisja veten, të mos humbisja modestinë, butësinë time në këtë botë ku gjithçka shpesh keqpërdoret dhe merret për dobësi!

Faleminderit Zotit që më ka bërë ta dua veten aq shumë sa të mos pranoj minimumin nga askush; të mos pranoj manipulimet, gënjeshtrat, tradhtitë…!

Po krijoj jetën time nga e para me ata pak njerëz, por me shumë vlerë për mua!

Ditëlindjen e kaluar i bëra një premtim vetes: që nuk do të heshtja më, nuk do të lejoja që zemra ime e pastër, e butë dhe plot mëshirë të neglizhohej, të mos respektohej… dhe përsëri të dukesha si fajtore!

I premtova vetes që Roeli do të rritet në një shtëpi të qetë, të ngrohtë dhe me shumë dashuri.

Roelit do t’i mësohet çfarë do të thotë të jesh njeri, të kesh parime dhe respekt ndaj vetes.

Do t’i mësohet dashuria e sinqertë, pa kushte, dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!

Mami do të jetë gjithmonë aty për Roelin, pavarësisht rrethanave, 24/7 me lejen e Zotit.

Kjo ditëlindje nuk ishte si çdo tjetër, ishte një ditë ku unë nisa një kapitull të ri për veten dhe për Roelin.

Një kapitull ku shumë pak persona do të kenë akses, sepse jo çdokush meriton të hyjë në jetën e dikujt që kërkon vetëm sinqeritet, respekt dhe lumturi.

Në jetën e dikujt që dëshiron mbi gjithçka qetësinë shpirtërore dhe sigurinë emocionale.

Nuk është gjithçka luksi, paraja dhe të mirat e kësaj bote.

Njeriu që është falënderues ndaj Zotit është gjithmonë mirënjohës edhe për gjënë më të vogël, dhe ngrihet 100 herë më i fortë…

Sepse kjo jetë është shumë e gjatë për ta mbytur veten me një milion “Pse unë?!”

Faleminderit të gjithëve që ndatë kohë për të ma uruar ditëlindjen🩷 Mirnjohëse pafund🙌🏻”.

The post Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvije Jao me shkrim emocionues për ditëlindje: Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj appeared first on Albeu.com.

Selvija pas ndarjes: ‘Jam arkitektja e jetës sime, zemrën time nuk e prek më askush’

Koha pas ndarjes duket se ka shërbyer si periudhë reflektimi dhe rilindjeje për Selvijen, ish-partneren e Shpat Kasapit. Në foton e saj të fundit të ditëlindjes, ajo publikoi një postim të gjatë në Instagram, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave dhe u interpretua si një mesazh i koduar për ish-partnerin, këngëtarin Shpat Kasapi.

“Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua. E festova me njerëz që më duan sinqerisht dhe e dinë sa vlejë. Është shumë bukur të rrethohesh me njerëz që të duan thjesht për atë që je!”, shkruan ajo. Selvija thekson se tani është “arkitektja e jetës sime” dhe nuk pranon më “manipulime, gënjeshtra e tradhti”.

Në postim, ajo ndalet edhe tek roli i saj si nënë, duke theksuar se prioritet i saj mbetet djali i saj, Roeli: “Roeli do të rritet në një shtëpi të qetë, të ngrohtë dhe me dashuri. Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!”

Selvija shpjegon se kjo ditëlindje shënon një kapitull të ri në jetën e saj, ku shumë pak njerëz do të kenë akses. Ajo shfaqet më e fortë dhe e vendosur se kurrë, duke falënderuar për çdo gjë të vogël në jetë dhe duke theksuar vendosmërinë për të mos humbur veten dhe për të mbrojtur zemrën e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Selvije Jao (@selvije.jao)

The post Selvija pas ndarjes: ‘Jam arkitektja e jetës sime, zemrën time nuk e prek më askush’ appeared first on iconstyle.al.

Shpat Kasapi e konfirmon ndarjen nga Selvije Jao

Shpat Kasapi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo pas një incidenti që ndodhi në një dasmë, ku mes tjerash pati edhe reagime të shumta.

E një i tillë u bë edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Selvije Jao, me të cilën ka një djalë.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari nga Maqedonia me këtë rast për herë të parë ka pranuar se nuk janë më bashkë.

Artisti shqiptar theksoi se nuk i interesojnë shumë shkrimet që bën dhe se nuk dëshiroi të fliste rreth kësaj pjese.

“Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë të mirë po nuk jemi bashkë, rrimë për hatër të çunit, djalit Roelit”, u shpreh ai.

Tutje shtoi: “Nuk më intereson shkrimi i saj sepse nuk kam çka e zgjas”.

 

Tani secili po vazhdon me angazhimet e tyre, përkundër se ka pasur shumë thumba në rrjete sociale. /Telegrafi/

The post Shpat Kasapi e konfirmon ndarjen nga Selvije Jao appeared first on Telegrafi.

Shpat Kasapi sqaron sërish zërat për “rrahjen” në dasmë: Kërkush nuk më ka prek

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar ndaj raportimeve se ishte përfshirë në një rrahje gjatë një dasme, duke i quajtur ato thashetheme. Në emisionin Weekend në Klan Kosova, ai shpjegoi se kishte pasur vetëm një debat për shkak të vonesës dhe pagesës.

“U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët. Jam nis pak me vonesë sepse ka pasë kolonë. Kur kam mbërritur, dasmori më ka thënë: ‘Shpat je vonu por këndo’, unë i thashë se do të këndoj më shumë tash sepse jam vonu dhe ai ishte i agravuar normal. Në fund të dasmës ishte puna e pagesës, thanë ‘ti s’ke kënduar, s’do e marrësh pagesën’. Unë pak u agravova, ata u agravuan, u bë një debat i vogël dhe kaq ka qenë. Kërkush nuk më ka prek, as nuk më ka ngacmu”, tha Kasapi.

Ndër të tjera ai komentoi dhe reagimin e ish-partneres së tij teksa u shpreh se nuk i interesonte dhe se së bashku janë vetëm për hir të djalit të tyre.

“Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë të mirë por nuk jemi bashkë, rrimë për hatër të djalit dhe nuk më intereson shkrimi i saj.”

@klankosovaofficial

Shpat Kasapi zbulon prapaskenat e dasmës së BUJSHME dhe raportin me SELVIJEN!

♬ original sound – Klan Kosova – Klan Kosova

The post Shpat Kasapi sqaron sërish zërat për “rrahjen” në dasmë: Kërkush nuk më ka prek appeared first on iconstyle.al.

U tha se u dhunua nga dhëndri e dasmorët, Shpat Kasapi rrëfen të vërtetën e tij: Nuk donin të më paguanin se u vonova

✇Albeu
By: M C

Këngëtari Shpat Kasapi ka sqaruar njëherë e mirë ngjarjen e komentuar së fundmi në media sociale ku u aludua për një konfrontim fizik mes tij dhe disa dasmorëve ku ishte i ftuar për të kënduar.

Për Klan Kosova, këngëtari ka treguar se nuk ka pasuar asnjë përplasje fizike, por nuk mohon që ka pasur një debat mes tij dhe dasmorëve lidhur me vonesën e tij për të shkuar në dasmë.

Shpat Kasapi thotë se situata u tensionua paksa në fund, pasi në momentin e pagesës pala tjetër pretendoi se këngëtari nuk kishte kënduar mjaftueshëm dhe për këtë arsye nuk do të merrte paratë për të cilat ishin dakordësuar.

“U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët… Por në të vërtetë nuk ka pasur asnjë rrahje. Unë jam nisur pak me vonesë sepse kishte kolonë. Dasmori më tha ‘Shpat, je vonuar, por këndo’, dhe unë iu përgjigja se do të këndoj më shumë për ta kompensuar vonesën.

Në fund thanë ‘ti s’ke kënduar, nuk do ta marrësh pagesën’. Unë pak u agravova, ata gjithashtu, dhe u bë një debat i vogël. Por asnjë nuk më ka prekur dhe askush nuk më ka ngacmuar.”

Ndër të tjera, këngëtari është shprehur se personi që ka trilluar për përleshje fizike do të mbajë përgjegjësi.

“Shpifësin e këtij lajmi do ta gjej,” u shpreh Kasapi.

The post U tha se u dhunua nga dhëndri e dasmorët, Shpat Kasapi rrëfen të vërtetën e tij: Nuk donin të më paguanin se u vonova appeared first on Albeu.com.

Shpat Kasapi reagon sërish pas sherrit në dasmë: Jam mirë si molla

Pas zhurmës së krijuar nga incidenti në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Në një video të publikuar në InstaStory, ai u shfaq i qetë dhe me humor, duke siguruar ndjekësit se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Jam mirë si molla”, u shpreh Shpati, duke konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se vazhdon aktivitetet normalisht. Ky është reagimi i tij i dytë publik pas ngjarjes.

Screenshot

The post Shpat Kasapi reagon sërish pas sherrit në dasmë: Jam mirë si molla appeared first on iconstyle.al.

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është bërë pjesë e titujve kryesorë të mediave rozë ditët e fundit, pas një incidenti të ndodhur në një dasmë ku ai ishte i ftuar për të performuar. Sipas burimeve pranë ngjarjes, Kasapi dyshohet se ka mbërritur me rreth dy orë vonesë nga ora e parashikuar, duke shkaktuar tension dhe pakënaqësi mes organizatorëve dhe të pranishmëve, duke e cuar situaten deri ne dhune.

Ndërkohë, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje edhe një postim i ish-bashkëshortes së tij, Selvijes. Ajo ka shpërndarë një imazh të një perëndimi dielli pranë detit, i shoqëruar me një mesazh të fortë dhe plot nënkuptime:

“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre.”

The post Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij appeared first on iconstyle.al.

Dhuna në dasëm ndaj Shpat Kasapit, tre persona arrestohen nga Policia

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Shkabaj, Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, 09.08.2025 – 01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (m/k), pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.”

Ndërkohë, vetë këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke theksuar se është mirë me shëndet dhe ka kërkuar të mos ekzagjerohet rasti. Ai tha se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një “keqkuptimi me dasmorët”.

The post Dhuna në dasëm ndaj Shpat Kasapit, tre persona arrestohen nga Policia appeared first on iconstyle.al.

Zbardhen EMRAT, kush janë dasmorët që rrahën Shpat Kasapin në dasmë

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar në Kosovë, ku këngëtari Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, Albin Kasapi u dhunuan fizikisht nga dasmorët dhe dhëndri i dasmës, ku ai ishte i ftuar për të kënduar. Ngjarja ndodhi në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë. Mediat kosovare raportojnë se […]

The post Zbardhen EMRAT, kush janë dasmorët që rrahën Shpat Kasapin në dasmë appeared first on BoldNews.al.

Pas raportimeve për rrahje nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi!

Pas raportimeve që këngëtari Shpat Kasapi u rrah nga disa dasmorë gjatë një dasme, vetë artisti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një InstaStory, Kasapi ka sqaruar se është mirë me shëndet dhe ka theksuar se lajmet janë ekzagjeruar.

Ai ka shpjeguar se gjithçka ka qenë një keqkuptim me disa nga të ftuarit e dasmës dhe ka kërkuar që të mos shqetësohen për situatën. “Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” shkruan ai.

The post Pas raportimeve për rrahje nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi! appeared first on Albeu.com.

E rrahu dhëndri në dasmë/ Reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët!

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara ditën e djeshme se së bashku me vëllain e tij u dhunuan fizikisht nga dasmorët dhe dhëndri i dasmës, ku ai ishte i ftuar për të kënduar. Ngjarja ndodhi në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë në Kosovë. Shpat Kasapi nuk […]

The post E rrahu dhëndri në dasmë/ Reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët! appeared first on BoldNews.al.

Pas raportimeve për rrahje nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi!

Pas raportimeve që këngëtari Shpat Kasapi u rrah nga disa dasmorë gjatë një dasme, vetë artisti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një InstaStory, Kasapi ka sqaruar se është mirë me shëndet dhe ka theksuar se lajmet janë ekzagjeruar.

Ai ka shpjeguar se gjithçka ka qenë një keqkuptim me disa nga të ftuarit e dasmës dhe ka kërkuar që të mos shqetësohen për situatën. “Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” shkruan ai.

The post Pas raportimeve për rrahje nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi! appeared first on iconstyle.al.

Sherr në dasëm! Dhëndrri dhe dasmorët dhunojnë brutalisht Shpat Kasapin – DETAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dasëm në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar fizikisht nga disa persona. Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë edhe vetë dhëndri i dasmës ku Kasapi ishte i ftuar për të kënduar. […]

The post Sherr në dasëm! Dhëndrri dhe dasmorët dhunojnë brutalisht Shpat Kasapin – DETAJE appeared first on BoldNews.al.

Shpat Kasapi flet për raportin me Selvijen, ajo e “thumbon” me një mesazh që ngre dyshime në rrjet

✇Albeu
By: M C

Prej disa kohësh, rrjetet sociale janë ndezur nga thashethemet dhe aludimet për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe partneres së tij, Selvije Jao.

Së fundmi, Shpati ka vendosur të reagojë ndaj këtyre thashethemeve, i ftuar në emisionin “Kosova Live”, ka sqaruar situatën. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për një ndarje, por për një krisje në marrëdhënien e tyre.

Gjithashtu, ai tha se Selvija është një person shumë emocional dhe shpesh zgjedh të ndajë ndjenjat e saj me fansat në rrjetet sociale, çka sipas tij ka krijuar keqkuptime.

Megjithatë, deklaratat e Shpatit nuk është pritur mirë nga Selvija, e cila ka reaguar në InstaStory.“Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?” shkruan ajo.

Mësazhi i saj u intepretua si një thumb nga fansat, duke lënë të kuptohet se ajo brenda vetes mban një tjetër version të ngjarjes.

The post Shpat Kasapi flet për raportin me Selvijen, ajo e “thumbon” me një mesazh që ngre dyshime në rrjet appeared first on Albeu.com.

Shpat Kasapi foli për raportin me Selvijen, ajo i përgjigjet me një mesazh thumbues!

Prej disa javësh, rrjetet sociale janë ndezur nga aludimet për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe partneres së tij, Selvije Jao. E ndërsa fansat prisnin një konfirmim apo mohim, këngëtari vendosi të flasë hapur.

I ftuar në emisionin “Kosova Live”, Shpati tha se nuk bëhet fjalë për ndarje, por për një krisje në marrëdhënien e tyre.
Ai theksoi se Selvija është një person shumë emocional dhe shpesh zgjedh t’i shprehë ndjesitë përmes postimeve në rrjet, çka sipas tij, ka ngjallur keqkuptime.

Por duket se Selvija nuk e ka përtypur lehtë deklaratën. Me një postim të shkurtër, por shumë domethënës në InstaStory, ajo shkroi:
“Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?”

Mesazhi u interpretua gjerësisht si një thumb ndaj Shpatit, duke lënë të kuptohet se ajo mban brenda vetes një version tjetër të ngjarjeve, një histori që, nëse do të ndahej, mund të ndryshonte gjithë panoramën.

The post Shpat Kasapi foli për raportin me Selvijen, ajo i përgjigjet me një mesazh thumbues! appeared first on iconstyle.al.

‘Nuk e di nga dolën’/ Shpat Kasapi përgënjeshtron lajmet e ndarjes

Në ditët e fundit, u aludua se këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvie, kanë kaluar përmes një ndarje. Por, artisti ka reaguar duke hedhur poshtë këto thashetheme, duke siguruar fansat e tij se marrëdhënia me gruan e tij është e fortë dhe nuk ka ndryshuar.

Në një intervistë të tijën të fundit, Kasapi sqaroi se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur në jetën e tij personale dhe se si çdo çift tjetër, ata kanë edhe mosmarrëveshje të vogla. “Nuk jemi ndarë. Si çdo çift kemi zënkat tona, por kjo është krejt normale,” shpjegoi ai.

Kur u pyet për origjinën e këtyre spekulimeve, Kasapi u shpreh me qetësi: “Nuk e di… vërtet nuk e di nga dolën.”

The post ‘Nuk e di nga dolën’/ Shpat Kasapi përgënjeshtron lajmet e ndarjes appeared first on iconstyle.al.

Edhe pse të ndarë, Selvije Jao ka dy fjalë për Shpat Kasapin!

Pas një periudhe të qetë në sytë e publikut, Selvije Jao ka zgjedhur të ndajë disa reflektime personale me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Në një sesion pyetje-përgjigje, ajo u ndal te një nga rolet më të rëndësishme të jetës së saj: ai i prindit.

Një koment nga një ndjekës, i cili e komplimentoi si “një nënë e mirë”, nxiti një përgjigje të sinqertë nga Selvije. Ajo u shpreh se djali i saj, Roeli, është prioriteti absolut dhe se përpiqet çdo ditë të japë më të mirën për të.

“Roeli është primare tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të”, shkroi ajo, duke reflektuar një përkushtim që flet shumë më tepër se çdo status apo foto.

Edhe pse rrugët me partnerin e saj të mëparshëm, Shpat Kasapin, janë ndarë, Selvije nuk ngurroi të vlerësojë raportin bashkëprindëror, duke theksuar se kujdesi për Roelin mbetet një përgjegjësi e përbashkët dhe e balancuar dhe u shpreh kështu:

The post Edhe pse të ndarë, Selvije Jao ka dy fjalë për Shpat Kasapin! appeared first on iconstyle.al.

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvija “thumbon”: I vetmi njeri që kam humbur është vetja

Pas javësh spekulimesh dhe postimesh me mesazhe të fshehta, Selvije Jao ka thyer heshtjen me një video selfie në Instagram, ku përmes një audioje virale shprehet: “Personi i vetëm që kam humbur dhe që më duhet ta rikthej jam unë.” Në përshkrimin e postimit, ajo shton: “E kam gjetur veten dhe kjo mjafton.” Ky reagim […]

The post Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvija “thumbon”: I vetmi njeri që kam humbur është vetja appeared first on BoldNews.al.

Pas ndarjes së vështirë nga Shpat Kasapi, Selvija “thumbon” këngëtarin, prapaskenat e fundit të marrëdhënies, si nisën përplasjet mes tyre

✇Albeu
By: V K

Pas javësh spekulimesh dhe postimesh me mesazhe të fshehta, Selvije Jao, ka thyer heshtjen me një video selfie në “Instagram”, ku përmes një audioje virale shprehet: “Personi i vetëm që kam humbur dhe që më duhet ta rikthej jam unë”.

Në përshkrimin e postimit, ajo shton: “E kam gjetur veten dhe kjo mjafton”. Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Selvija publikoi një foto me mbishkrimin “ditët e fundit në Tiranë…”, duke shtuar dyshimet për një ndarje nga këngëtari Shpat Kasapi, pas katër vitesh martesë dhe një djali së bashku, Roelit.

Një ditë më vonë, edhe Shpati postoi një mesazh që dukej si përgjigje ndaj situatës: “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të lë!”,

Asnjëri nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar për ndarjen, por fansat janë të bindur se postimet flasin vetë.

Ndërsa Shpati flet për rregulla dhe gabime, Selvija duket e fokusuar tek forca dhe rilindja personale.

Burimet flasin se çifti, që pas shpërnguljes në Tiranë ka pasur probleme të shumta. Shkak për këtë janë bërë jo vetëm xhelozitë e Selvijes, por edhe ndryshimi që erdhi bashkë me zhvendosjen.

Konfliktet e çiftit kanë qenë të rënda dhe veç xhelozive, akuza ka pasur edhe për vese nga ana e këngëtarit. Në këtë situatë, pas shumë debatesh që çifti ka pasur, të dy i kanë dhënë fund raportit të tyre, në një mënyrë goxha të vështirë.

The post Pas ndarjes së vështirë nga Shpat Kasapi, Selvija “thumbon” këngëtarin, prapaskenat e fundit të marrëdhënies, si nisën përplasjet mes tyre appeared first on Albeu.com.

Vese dhe xhelozi, ndarja e vështirë e Shpat Kasapit nga bashkëshortja

Vetëm një muaj më parë, shkruam për një ndarje jo dhe aq të lehtë që ishte duke ndodhur mes Shpat Kasapit dhe bashkëshortes së tij, Selvijes. Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë kjo e fundit që ka konfirmuar jo vetëm ndarjen, por edhe momentet e vështira që ka kaluar në këtë martesë. Selvija […]

The post Vese dhe xhelozi, ndarja e vështirë e Shpat Kasapit nga bashkëshortja appeared first on BoldNews.al.

❌